Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Hapesira Letrare - Kendi i miqeve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10595)
[QUOTE]Po citoj ato që tha iliriusa
[B]
.
Ndersa sipas studimeve te mia personale mund ta vertetoj me fakte te forta se faktikisht ne cdo liber ka nje ndarje ne pergjithesi fare te qarte te personazheve pozitiv nga ata negativ. Pozicioni i tyre negativ apo pozitiv vendoset ne baze te lidhjes se tyre te drejteperdrejte ose te ndersjellet me PERSONAZHIN ose personazhet kryesor.
nuk i di studimet e tua personale.Por di qe ti po ngaterron permbajtjen e librit me analizen e personazheve,psikologjine e tyre nje e nga nje.
Nqs do ne edhe mund ta diskutojme mendimin tend me mendimin tim.
pershendetje
:
Ndarja e personazheve ne negative dhe pozitive eshte nje menyre te menduari qe i pershtatet nje psikologjie te caktuar. Askush nuk te pengon, ne asnje shkolle, qe te perdoresh edhe kete menyre klasifikimi e cila edhe pse duket pak skolareske ka te mirat e saj.
Citim:
Po citoj ato që tha roke
nuk i di studimet e tua personale.Por di qe ti po ngaterron permbajtjen e librit me analizen e personazheve,psikologjine e tyre nje e nga nje.
Nqs do ne edhe mund ta diskutojme mendimin tend me mendimin tim.
pershendetje![]()
![]()
:
![]()
![]()
Citim:Njehere po ngaterroj analizen e personazheve, pastaj analizen e permbajtjes se librit me ate te personazheve. Roke, une thjesht po shprehja mbresat e mija rreth nje libri per te cilin ndoshta shume veta kane degjuar por s'e kane lexuar ende. Leksionet e universitetit nuk kane rendesi sepse askush nuk mund ti tregoj dikujt tjeteri se si te pershkruaj permbajtjen apo personazhet e nje libri, aty qendron origjinaliteti i pershkrimit. Si edhe vete autori e pershkruan gjithecka nepermjet syve te tij, edhe lexuesi e pershkruan edhe e kupton nepermjet syve te tij edhe llogjikes, arsyes edhe eksperiences se vet. Me duket se ty te ka marr malli per te bere analiza letersi. Je me fat, sepse je ne forumin e duhur edhe ka mjaft antare ne kete forum qe jam e bindur jane mese te gatshem te te kenaqin deshiren per diskutim letrar. Ndaj te uroj diskutim te kendshem edhe shpresoj mos te te leri memoria ne balte...
[i]Po citoj ato qe tha roke ...pasi te pakten ashtu sic e kemi mesuar ne ne universitet,ne analizen e personazheve nuk mund te besh nje ndarje te tyre ne pozitive ose negative,pavaresisht permbajtjes se librit
Tek "saga e forsajtve" une kurre nuk isha ne gjendje te ndaja personazhet pozitive nga ata negative dhe besoj se edhe vete autori as nuk ka patur ndermend te beje kete diferencim ne pershkrimin e personazheve.
Te njejten gje do te thoja edhe per personazhet e Balzakut apo te dikujt tjeter...
Shkrimtaret dhe poetet jane njerez qe me horizontin e tyre nuk arrijne te ndajne qarte negativen nga pozitivja. Artistet dhe shkrimtaret gjithmojne justifikojne veprimet e ashtuquajtura negative prej njerezve me horizont te ngushte.
Ata thjesht pershkuajne karakteret dhe lexuesi simbas perceptimit te tij dhe horizontit qe ka per jeten ben ndarjen e atyre negative dhe pozitive.
Citim:
Po citoj ato që tha kotka

meritoj nje FALEMINDERIT NGA ANA E DREJTUESVE TE FORUMIT SEPSE RIKTHEVA ILIRUSEN,shpirtin letrar te ketij forumi,neper diskutimet dhe debatet mbi letersine.
Citim:
Po citoj ato që tha roke
meritoj nje FALEMINDERIT NGA ANA E DREJTUESVE TE FORUMIT SEPSE RIKTHEVA ILIRUSEN,shpirtin letrar te ketij forumi,neper diskutimet dhe debatet mbi letersine.![]()
ciao ilirusa. e kemi bere me fjale gje qe jemi kthyer ne forum ne te njejten kohe.
e sempre un piacere
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
iliriusa-n nuk na e solle ti por ishte midis nesh![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Dido°
ciao ilirusa. e kemi bere me fjale gje qe jemi kthyer ne forum ne te njejten kohe.
e sempre un piacere
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
iliriusa-n nuk na e solle ti por ishte midis nesh![]()
i am back.E shoh qe asnjeri nuk qenka preokupuar te shkruaje tek tema.As e "zonja" e shkrimeve kryesore.
..kisha dhe dicka tjeter, me shume pyetje.A ja vlejne autoret shqiptare te komentohen me te njejtin zell si ata te huaj? Se veshtrova te gjitha faqet e kesaj teme dhe sme zuri syri ndonje autor shqiptar (pervec vargjeve te 'Qiririt") nga Ilirusa.Se ne kete menyre ne shohim raportete e tyre me shkrimet boterore,plus vlen edhe per nje njohje me te madhe te literatures sone,pasi besoj se ka plote qe lexojne nga literatura e huaj dhe s'kane njohuri per shkrimtaret tane.
...si duket nuk ja vlejne....
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Lexim te kendshem njerez.... ah, edhe mos harroni te buzeqeshni!
Ciao!
Citim:
Po citoj ato që tha Koli_tr
o liro me fal po vetem budallejt nuk harrojn me qesh
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Pershendetje Koli_tr!
Me duket pakez e cuditshme qe kjo frazes e imja te cilen e kam permendur shume shpesh ne kete forum, ju paska bere pershtypje.
Qe ti pergjigjem komentit tuaj do te na duhej se pari te perkufizonim tamam tamam se cilet konsiderohen budallej, pasi une besoj se pervec perkufizimeve standarte dhe sociale njerzit kane perkufizimet e tyre personale te cilat ndryshojne shume nga individi ne individ.
Per mendimin tim, sipas perkufizimit tim per 'budallenjte' ata kane po ate aftesi shpirterore per te ndjer si edhe nje i 'zgjuar', ndaj edhe ata si kushdo tjeter harrojne te buzeqeshin. Jeta ka aq shume koklavitje e telashe e te papritura sa eshte teper e lehte te humbasesh ne vorrbullen e tyre e ta gjesh veteveten pre' e nje vetull-vrenjtje te perhereshme.
Ndaj gjithemon perpiqem ti kujtoj vetevetes edhe te tjereve se nuk duhet harruar kurre si te buzeqeshesh..., nje buzeqeshje e vetme e ben jeten me te bukur edhe eshte si nje ure per ndjesi akoma me te kendshme. Ndaj Koli_tr, mos harro te buzeqeshesh edhe gjithe te mirat!
Ciao!![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Koli_tr
merpo falemnerit qe po na kujto ti po e di s e si ja ke fut apo jo
kodra mas bregut ke fot
me qesh kot si rrote do te thote qe duke qene i zgjute te bohesh me zor budalla .
kot desha me pyte ku i njifte kaq mir budallejt ti ?
un kom tre ke rrugica ime dhe gjithe diten tu qesh rrine
edhe kur ti je tu qajt ato qeshin dhe se boj qefin qeder hic
nuk jan budallejt ashtu si thu ti liro jo
siduket paske njoft vetem rob te zgjute ti po hudhu dhe nga nahija tjeter qe te njofesh dhe budallejt dhe ske per te fol mo kshu si fole
nuk ke per tja fut kodra mas bregut
si ka munci qe ti nuk paske ne lagje budallej se jan shtu shum kto kohet e funit
mos mtrego mu budallejt o lir
Koli_tr, mos harro te buzeqeshesh edhe gjithe te mirat!
vallai o lir kot nuk kom per tqesh kurre sepse nuk du me qene si veri qe kom ke rrugica
ti po deshe qesh gjithe diten liro
shnet liro
tu bofte vorri mihone
Citim:
Po citoj ato që tha Koli_tr
vallai o lir kot nuk kom per tqesh kurre sepse nuk du me qene si veri qe kom ke rrugica
ti po deshe qesh gjithe diten liro
shnet liro
tu bofte vorri mihone
kaq inote e paskeni lirin mer
hahaha asnji pergjigje timen nuk ja leni gjalle
edhe mua me ka marre malli per ilirushen, edhe pse nuk e njoh!! me kujtohet nje nate dimri kam kaluar gjithe naten vetem duke tretur ne shkrimet e saj...
Wuthering Heights - nga Emily Brontë
Perkthimi i titullit te ketij libri eshte pakeza i komplikuar edhe e gjej pakez te veshtire ta perkthej edhe te ndihem e qete se titulli qe po i aplikoj ketij libri eshte ne te vertet ai qe autorja ka dashur ti japi ketij romani.
'Wuthering' - nenkupton erera te fuqishme.
'Heights' - mund te marri disa kuptime. Mund te nenkuptoj ne planin me praktik nje lartesi e siperfaqes se tokes sic eshte psh. nje koder ose nje mal, por mund te nenkuptoj edhe nje pike te lart, kulminante te dickaje jo materiale, si psh ndjenjave apo emocioneve...
Ndaj edhe autorja mund te kishte nenkuptuar piken kulminante te ererave, ose ere e forte, ose kodrat me ererat e fuqijshme... besoj se lexuesi e nxjerr personalisht konkluzionin vetjake si cili eshte kuptimi i sakte i titullit. Ai metaforik apo ai konkret.
Gjithesesi kjo ishte per te shpjeguar faktin pse po e shkruaj titullin e ketij libri ne anglisht. Ne lidhje me librin ne fjale, romanin e vetem te autores, mund te them vetem se eshte nje nga librat qe me ka prekur me thelle edhe pse dhimbja qe shkakton, ndoshta per shkak te rebelimit te Heathcliffit eshte gjithashtu rebele edhe s'te mposht por ne njefare menyre te cuditshme te frymezon.
Libri flet per dashurine e perjetshme te Heathcliff edhe Catherine Earnshaw edhe tradhetine e saj ndaj tij. Heathcliff e shpreh hidherimin edhe hakmarrjen e tij ndaj gjithekujt qe mundet.
Dashuria e Heathclif edhe Catherine ishte e ndaluar, e palejuar, e pakonceptuar nga opinioni rrethues, e papranueshme prej gjithekujt edhe e pashmangshme per Heathcliff edhe Catherinen vete. Historia zhvillohet ne vitet 1800. Autorja vete ka jetuar ne ato vite edhe vete mesazhi, historia, pasjoni, revoltimi edhe egersia e personazheve te saj edhe karakteret e tyre shokuan opinonin e asaj kohe.
Heathcliff u soll ne familjen e Catherine nga i jati i saj kur ai u kthyhe nga nje nga udhetimet e tij te biznesit. Ai e kishte gjetur Heathcliff duke bredhur rrugeve i vetemuar, nje femije pa prinder e pa te ardhme edhe vendos ta sjelli ne shtepine e tij e ta rrisi si nje nga femijet e tij. Dy femijet e tjere te tijet kane nje reagim te ndryshem ndaj Heathcliff. Catherine shendrrohet ne shoqen e ngushte te Heathcliff edhe pse ne fillim ajo preferonte ta torturonte ate ndersa Hindley i vellai i saj nuk ndryshoi kurre ndjenjat e tij ndaj Heathcliff edhe vazhdoi ta torturonte ose perpiqej ta torturonte gjithe jeten e tij.
Catherine zgjedh te martohet me Linton duke vene ne balance jeten e saj me Heathcliff ndaj asaj me Linton dhe duke qene praktike deri ne fund. Por ne nje moment te caktuar qe eshte nje nga momentet me kryesore te historise ajo i shprehet sherbetores se saj te besuar, Nellit, per ndjenjat e saj te komplikuara.
Ne fjalet e Catherine Earnshaw: " Une nuk mundem ta shpreh; por me siguri ti edhe kushdo duhet ta kene nje nocion se je ose duhet te jete, nje egzistence e jotja pertej teje. Cfare kuptimi do te kishte krijimi im nqs une do te isha perqendruar plotesisht vetem ketu? Pervuajtjet e mia te medha ne kete bote kane qene pervuajtet e Heathcliff, edhe une e pashe edhe e ndjeva seicilen prej tyre qe nga fillimi; arsyeja e jeteses sime eshte ai vete. Nqs gjithecka tjeter do te humbiste e ai i vetem do te mbetej une do te vazhdoja te isha; edhe nqs gjithecka tjeter do te mbetej e ai do te zhdukej universi do te kthehej ne dicka te huaj. Une nuk do te dukesha si pjese e tij. Dashuria ime per Linton eshte si gjethet ne pyje. Koha do ta ndryshoj une kete e di, njesoj edhe si dimri qe ndryshon pemet- dashuria ime per Heathcliff personifikon guret e perjetshem nen toke - nje burim i nje kenaqesie te paket ne pamje te pare, por i nevojshem. Nelly une jam Heathcliff- ai eshte gjithemone, gjithemone ne mendjen time - jo si nje kenaqesi, po aq sa edhe une vete jam nje kenaqesi per veteveten- por si vete qenia ime-, keshtu qe mos fol me per ndarjen tone - eshte e papraktikueshme; edhe -..."
Heathcliff largohet, ne njefare menyre zhduket, per vite me rradhe edhe kthehet krejt i ndryshuar, konfident edhe i pavarur edhe me qellimin e vetem qe te jete prane Catherine, qellim i cili shendrrohet ne mallkimin e te gjitheve edhe pervuajtjeve te shumta.
Isha vertet e kenaqur prej ketij libri. Nuk me pelqeu si ishte zgjedhur te tregohej historia. Naratori ishte i perforecuar edhe jo real. Do te kisha preferuar qe historia te ishte treguar thjesht duke i permendur personazhet kryesor ne veten e trete pa nje narator midis tyre. Por komplikacioni edhe nderthurja edhe densiteti i karakterit te personazheve mendoj se mjafton e tepron per nje lexues qe ta anashkaloj kete difekt.
Trondites edhe gllaberues ne forcen e pasjonit qe mbart tek lexuesi. "Wuthering Heights" i shembellen nje furtune te eger qe te perfshine e ben pre' te sajen si jo shume libra te tjere.
Heathcliff : " Mos gjetsh paqe per sa kohe une jetoj. Ti the se une te vrava - fantazma jote te me perndjeki kudo atehere."
Piktura e Dorian Grei - nga - Oskar Uaild
"The picture of Dorian Grey" nga Oscar Wilde eshte nje histori interesante e ngjashme me nje eksperiment shkenctaro - psikologjik.
Cfare do te ndodhte nqs do te mundje te beje te gjitha poshtersite e mundshme, te zbatoje te gjitha mekatet qe te deshiroje, te shkelje mbi kedo e mbi gjithecka, ti lejoje vetevetes cdo gje qe kjo bote mund te ofroj edhe fytyra jote te vazhdonte te mbarte pamjen e nje engjelli. Nje fytyre e bukur, e pafajshme, e mahnitshme... perhere.
Dicka e tille i ndodh Dorian Grey. Nje mik i tij piktor, pikturon nje pikture te tijen ne nje moshe kur pafajsia vishte ende fytyren e tij. Portreti eshte gjenial. I mahnitshem, duket i gjalle edhe i paaritshem. Ve vete autorin e tij ne dyshim se do te mundet te bej ndonjehere nje pikture te dyte qe ta kaloj nivelin e asaj pikture. Por mbi vleren e tij artistike piktura ka nje tjeter mrekulli se brendshmi. Ajo mbart te gjitha nenqeshjet egoiste, hidhtesine e pashmangshme te shpirtit mizor te Dorian Grey. Te gjitha rrudhat e tij, ngerdheshjet poshteruese. Romani studion, teston aftesine e nje njeriu per te qene i drejte kur gjithecka qe ve ne peshore veprimet e tij eshte vetem morali i tij. Kur nuk mbeten shenja aspak mbi lekure te asaj cfare ndodh ne shpirt.
Ishte interesant. Ne disa pika pakez i stergjatur edhe interesi te sterhollohej e pothuajse humbiste. Momentet filozofike ndonjehere pakeza te lodhshme pikerisht per te njejten arsye 'sterzgjatjen' gjithesesi nje liber i vecant ne subjekt. Akoma me interesante fakti qe libri eshte konsideruar i pamoralshem kur per mendimin tim ai liber nuk ben gje tjeter vecese nxjerr vlerat e moralit ne pah. Isha kurioze te lexoja nje roman te Oscar Wild. E lexova. Te them te drejten, i pelqej dramat e tija me teper.
Tesi i D'ubervillve - nga - Thomas Hardy
Tess of the D'Ubervilles eshte nje liber qe pershkruan viktimen e shoqerise.
Tess eshte vajza e madhe e nje familje te varfer. Familja e saj jane trashgimtaret e fundit te nje familje dikur te pasur edhe fisnike qe tashme eshte zhdukur. Babai i saj eshte nje pjanec pertac i cili edhe pse jo mizor ndaj familjes se tij eshte i papergjegjshem per ta. E ema e saj i merr gjerat thjesht e lehte atehere edhe i sterzgjate e komplikon ato qe jane vertet te thjeshta e te lehta. Tesi eshte motra e madhe e nje grumbulli femijesh qe asnjehere nuk arrin ta mbash mend se prej sa femijesh formohet. Ajo eshte gjithemon e ndergjegjshme per qesharakllekun qe perben familjen e saj. E shtyre, pothuajse e forcuar nga prindrit e saj Tesi niset ne kerkim te nje tjeter familjeje me te njejtin mbiemer si te sajin qe supozohet se jane ende te pasur, per te kerkuar ndihme per familjen e saj te varfer. Ajo gjen pune ne shtepine e te ashtu-quajturve kushurinj te saj edhe fillon vuajtjet e saj te shumta e te pashtereshme. Tesi fillon si nje viktim e ambjentit edhe vazhdon po si e tille. Opinioni gjykon e perndjek femren nga fillimi deri ne fund te romanit edhe eshte edhe shkaterruesi i saj.
Libri ishte interesant ne kuptimin qe te ben per vete, deshiron ta ndjekesh, por te le me nje ndjesi te hidhur e te dhimbshme e deshperuese.
Re: Piktura e Dorian Grei - nga - Oskar Uaild
Citim:titulli me kujtoj nje novele qe kam lexuar disa vite me pare nga nje autor anglez (kam harruar emrin)
Po citoj ato që tha iliriusa
"The picture of Dorian Grey" nga Oscar Wilde eshte nje histori interesante e ngjashme me nje eksperiment shkenctaro - psikologjik.
Cfare do te ndodhte nqs do te mundje te beje te gjitha poshtersite e mundshme, te zbatoje te gjitha mekatet qe te deshiroje, te shkelje mbi kedo e mbi gjithecka, ti lejoje vetevetes cdo gje qe kjo bote mund te ofroj edhe fytyra jote te vazhdonte te mbarte pamjen e nje engjelli. Nje fytyre e bukur, e pafajshme, e mahnitshme... perhere.
Dicka e tille i ndodh Dorian Grey. Nje mik i tij piktor, pikturon nje pikture te tijen ne nje moshe kur pafajsia vishte ende fytyren e tij. Portreti eshte gjenial. I mahnitshem, duket i gjalle edhe i paaritshem. Ve vete autorin e tij ne dyshim se do te mundet te bej ndonjehere nje pikture te dyte qe ta kaloj nivelin e asaj pikture. Por mbi vleren e tij artistike piktura ka nje tjeter mrekulli se brendshmi. Ajo mbart te gjitha nenqeshjet egoiste, hidhtesine e pashmangshme te shpirtit mizor te Dorian Grey. Te gjitha rrudhat e tij, ngerdheshjet poshteruese. Romani studion, teston aftesine e nje njeriu per te qene i drejte kur gjithecka qe ve ne peshore veprimet e tij eshte vetem morali i tij. Kur nuk mbeten shenja aspak mbi lekure te asaj cfare ndodh ne shpirt.
Ishte interesant. Ne disa pika pakez i stergjatur edhe interesi te sterhollohej e pothuajse humbiste. Momentet filozofike ndonjehere pakeza te lodhshme pikerisht per te njejten arsye 'sterzgjatjen' gjithesesi nje liber i vecant ne subjekt. Akoma me interesante fakti qe libri eshte konsideruar i pamoralshem kur per mendimin tim ai liber nuk ben gje tjeter vecese nxjerr vlerat e moralit ne pah. Isha kurioze te lexoja nje roman te Oscar Wild. E lexova. Te them te drejten, i pelqej dramat e tija me teper.
2 libra qe me kane bere pershtypje te madhe
perpara disa vitesh. Nuk jane artistike,jane me shume edukativ dhe te bejne te mendosh sepse pasqyrojne esencen e femres dhe mashkullit dhe sesi Zoti i ka krijuar ata.
Me pelqejne se tregojne lirine e te qenit aventuriere, te bukur perbrenda ,dhe te forte ne karakter. Ai libri per femrat ,eshte me i thelle, me pelqyen me shume shembujt e krisura te djemve tek libri tjeter hehe, wild at heart. Ate per femrat s'e pelqeva se ne ate kohe s'desha ti futesha aq thelle gjerave.
yeah.
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.