Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Krijimi - evolucioni (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12262)
Jashte teme
Kurt dhe te tjeret qe keni shkruar keto mesazhe. Jam dakord me ju, plotesisht qe Shqiptaret nuk duhet te luftojne ne Siri apo diku tjeter dhe se patjeter duhet te ruajme identitetin tone si Shqiptare.
Po ajo qe keni thene eshte jashte teme, ketu po flasim per Krijimin Biblik dhe Evolucionin.
Lutja ime eshte kjo toke, ky vend do te largohet nga mekati, ai i mohimit te Perendise dhe te kthehet tek Krishti qe i jep falje cdo zemre qe pendohet.
Ka kaq shume mekat ne kete vend e po ashtu pasojat jane dhe do te jene edhe me te medha.
Eshte e vertete, shptim nga mekati dhe shprese per cdo njeri dhe vend, ka vetem tek Krijuesi, Perendia dhe tek shpetimtari, Krishti.
Gjithe te mirat
Bariu
Bari, dy-tre komentuesit e mesiperm kane dale hapur nga tema. Por ti del fshehtas nga tema. Jemi tek evolucioni, dhe ti predikon per shpetimin e shpirtit. Natyrisht ti dhe kushdo jene te lire te predikoni c'te doni. Por kur diskutohet per evolucionin, jep mendimin pse nuk ndodh ky proöes. Ti je emocionuar (ne fakt je fandaksur) nga nje gazetare (apo c'ishte ajo) qe fliste kunder evolucionit. Ne fakt, mbi ato brockulla qe kish leshuar ajo, sqaronte bukur pike per pike diskutanti pasues. Por ti nuk je kunderpergjigjur ndaj kunderargumentave te diskutantit; jo, ti vetem vazhdon te predikosh e te predikosh (!?!).
Ne teme
Robert
Faleminderit per mesazhin
Nuk kam dale une nga tema.
Tema eshte per krijimin dhe evolucionin. Te flasesh per krijimin e Perendise sigurisht do te flasesh edhe per shpetimin e shpirtit pasi jane te lidhura bashke. Krishti erdhi te sjelle shpetimin pasi krijimi ka rene ne mekat dhe bota eshte ne rrenim cdo dite nga mekati i saj dhe besoj se e sheh. Rrenim moral qe ka pasoja ne fusha te ndryshme te jetes dhe qe mund te ndreqet vetem nese zemra njerezore ndreqet dhe Ai qe e ka krijuar dhe i vetmi qe e njeh zemren eshte edhe ne gjendje ta ndreqe ate, vetem Krishti i gjalle.
Respekte
Bariu
Bari (pa kope), pse "faleminderit"!? Dikush falenderohet kur ia merr mendimin apo kritiken. Nga njera ane ti falenderon, pra e merr kritiken time per ta analizuar te pakten, nga ana tjeter vazhdon dhe i bie fyellit po ne biren e pare pa ndalur! Atehere kjo tregon se ti thua me mendje: bjeri ti bjeri, se un as e di per cfar po flet! Kjo quhet hipokrizi, pra vetmashtrim.
Tani, persa i perket Krijimit, ti e parakupton kete si cdo krijim te njeriut; p.sh. shpia, nje karroce, nje loder, nje keshtjelle rere prane detit, etj. Mirpo cilado prej ketyre krijimeve ka patur nje apo disa lende. Keto lende jane krijuar gjithashtu nga lende akoma me elementare, si uji p.sh. qe eshte i krijuar nga nje atom Oksigjen dhe dy atome Hidrogjeni. Po tu shkojme elementeve elementare deri ne thjeshtesine e tyre, arrisim tek atomi i Heliumit me dy protone dhe ai i Hidrogjenit me 1 proton. Nen kushte te caktuara elementet japin dhe marrin elektrone nga njeri-tjetri, (me 'to ndryshon edhe sasia e protoneve), duke na dhwnw lende te reja. Por si ka filluar kjo dhe si vazhdon, ky eshte nje problem qe vazhdon te studjohet. Se sa pas kwtij procesi eshte nje "dore" apo "mendje" Qiellore, ky mw duket eshte nje problem qe do ta punwsoje njeriun edhe per mijra vjet, ne mos me shume.
Persa i perket blasfemise qe thua: "...pasi krijimi ka rene ne mekat..." nuk di c'te them, pasi nuk esht problemi im. Zoti paska dhene edhe mekatin ne Krijimin e Tij! Blasfemite me te medha i bejne fetaret ne fakt. Dhe kur thua se: "...i vetmi qe e njeh zemren eshte edhe ne gjendje ta ndreqe ate, vetem Krishti i gjalle", edhe per kete blasfemi dhe shprehje pa kuptim nuk di c'te them, pasi nga njera ane fetaret kristiane predikojne ndryshimin e njeriut nga ky i fundit, nga ana tjeter pritet njehere te dali Krishti i gjalle! Por sikur thuhet, se po doli ky i gjalle, ka ndodhur edhe gjyqi i fundit! S'ka me njerez mbi toke! Apo do kete disa Gjyqe te Fundem!? Eshte per te ardhur keq me ju biblistet dhe kuranistet, qe leshoni brockulla pa menduar fare, dhe bini ne kontradikte me ato qe thoni.
Bariu ne vend qe te na tregoje per evolucionin, ben mire te na tregoje obsesionin e zotit me virgjerine.
Po Jezusi i virgjer ka qene?
Apo jo, meqe fekondoi nenen e vet Marian? Apo po?
S'e kam kuptuar kurre kete pjese te mrekullueshme te virtytit hyjnor.
Ne teme
Robert dhe Raid
Them faleminderit se i lexoj mendimet e te tjereve edhe pse nuk jam dakord me te gjitha ato, as nuk i shpreh mendimet e mia me fyerje apo blasfemi. "Blasfemia eshte nje shqiptimi i nje fyerje dhe mungese respekti ndaj Perendise", dhe nuk ka te tille nga fjalet e mia.
Po, eshte e vertete qe kam folur per modelin e krijimit i cili shihet edhe ne ate qe ben njeriu vete, pasi cdo gje qe ne prodhojme ka nje mendje nga pas, pra intelekt, informacion, material. E pra, universi qe Perendia ka krijuar eshte shume me teper i nderlikuar se sa cilado gje qe njeriu ka prodhuar si te nderlikuar.
Asyeja se pse njerezimi vuan kaq shume sot, (shih lajmet dhe e sheh se sa e keqe po behet zemra njerezore ) eshte se ne zemren e tij njeriu eshte i keq, po behet me i keq duke shkaterruar veten dhe krijimin e bukur qe Perendia na ka dhene. Dhe sa me shume qe njerezimi vazhdon ne prishje morale, aq me afer eshte gjykimi i Perendise per te, ashtu sic ndodhi ne permbytjen e Noeut ne Bibel.
Kur mendojme per lindjen e Jezusit, ajo eshte nje mrekulli, pra e mbinatyrshme, e cila shpjegohet me ate qe thote Ungjilli dhe besohet duke ditur se nuk ka azgje te pamundur per Perendine qe eshte i persosur.
Ju them se: Nese mendimet e mia jane ndryshe nga tuajat, nuk jane qellimisht ofenduese per ju nga ana ime. Ashtu sic ju deshironi qe te shprehni mendimet tuaja, keshtu bej edhe une. Ne kete teme, vec kam deshire qe lexuesit te mendojne per te verteten Biblike te krijimit dhe Krijuesin dhe vini re se pikepamja ime nuk eshte imponuese per askend.
Gjithe te mirat
Bariu
I nderuar bari, (e megjithate, serish pa kope), blasfemia qe fetaret bejne nuk vjen nga deshira e tyre, jo, kjo vjen nga padituria e tyre. Afersisht dicka te tille, (blasfemuesit me te medhenj jane fetaret), nuk e thote vetem Marksi, (me duket referim nga dikush tjeter, Lasali apo kush?), por edhe shume studjues te tjere.
Jo vetem kaq, por edhe krimet me te medha kunder besimtarve i kane bere fetaret. Meqe je i krishtere vet, po te kujtoj se po katoliket e sotem i kane rehabilituar njerzit qe kane denuar shekujt e kaluar; ka mbetur akoma pa rehabilituar Xh. Bruno, rasti i te cilit shkon po aq per bukuri si krahasim i sotem midis midis njerzve qe e pranojne evolucionin, (panvarsisht nese jane besimtare apo ateiste), dhe njerzve qe nuk e pranojne evolucionin, (panvarsisht nese jane besimtare apo dhe fetare). Hedhja poshte e sistemit te vjeter Ptolejan me qender Token dhe pranimi i sistemit te ri me qender Diellin, si dhe pranimi i mijra yjeve te tjere dhe boteve te tjera, pranimi i asaj (thuajse) pafundesie qiellore qe pranoi nje fetar-besimtar si Xhordano Bruno, duke i dhene Zotit nje vend shume me te madh e te larte nga ai biblik (sic edhe ai thosh), i perngjan pikerisht pranimit sot te evolucionit, cfare e ben ate Zot qe ti beson akoma me te larte e me te pakapshem nga mendja njerezore. Ata qe nuk shikojne evolucionin jane pikerisht si ata prifterinjte mesjetare qe denuan G. Galilein, Xh. Brunon dhe mijra te tjere, pasuesit e te cilve i pranuan pastaj zbulimet e shkences, zbulimet e atyre qe denuan.
Ndaj i nderuar bari, ti qendro sa te duash pas Bibles, sic dhe te tjeret pas Kuranit, por eshte vetem kerkimi shkencor ai qe e afron njeriun me shume dhe me shpejt pas atij misteri te Universit, te cilin disa e quajne Zot, disa Energji e pashtershme, disa Ide Absolute, etj. emra. Pse? Sepse kerkon te verteten. Sepse shkenca nuk ka frike nga Zoti, sic keni ju fetaret. Sepse kontradiktat e Bibles dhe Kuranit jane provuar katerciperisht, cfar tregojne doren dhe mendjen e njeriut.
Jo akuza
Robert
Nese ti ke deshire qe ta kthesh kete teme ne nje vend ku do te sjellesh akuza te ndryshme ti mundesh, por nuk eshte hapur per kete gje kjo teme.
Akuzat e tua jane te tilla sikur te te them se: Te gjithe ateistet jane vrases si Stalini, apo Enveri apo diktatore te kohes si Kim Jong Un ne Korene e Veriut sot. Mirepo te akuzosh ne kete menyre nuk eshte normale, pasi cdo njeri eshte pergjegjes per ate qe ai ben vete.
Une jam i krishtere Ungjillor, edhe pse nuk jam pjese e kishes katolike ndjej keqardhje per ate qe ata kane bere dhe bejne. Ne te vertete ata kane vrare me shume te krishtere se sa ateiste apo te nje besimi tjeter ne historine e tyre te turpshme.
Autoriteti i besimit tim eshte Bibla, Perendia ne te nuk eshte i paarritshem, por personal dhe njihet si Ate. Une kam nje mardhenie personale me Zotin me ane te lutjes, leximit te Bibles, adhurimit.
Shembulli im eshte Jezu Krishti dhe patjeter shume njerez me deshmi te mrekullueshme si Apostujt e Krishtit dhe miliona te tjere ne histori dhe ne te tashmen.
Nese do qe te shohesh se pjese e ciles tufe jam, je i mirepritur te vish ne kishen tone, me dergo nje mesazh per kete.
Gjithe te mirat dhe qendro ne teme nese te intereson!.
Bariu
Fantastike
Nje video fantastike per origjinen dhe per cfare po ndodh sot ne bote.
https://www.youtube.com/watch?v=A7bPCYizcFM#t=1167
Bariu
Bari, te vinka keq per vrasjet e fetarve kristiane ndaj fetarve dhe besimatrve te tjere kristiane, (apo dhe pagane etj-etj.)!?! Dhe e di se jane bere ne emer te Zotit, fjales se Tij, qe esht Bibla (e vjeter dhe e re)!?! Dhe e di se tani vone, kur u provua nga vrojtimi shkencor (nga Koperniku e me pas te pakten, pa llogaritur vrojtimet e botes antike, qe u fshine nga krishterimi), se sistemi fetar biblik i botes/ Universit ishte i gabuar (genjeshter), e pas ketyre u kerkua edhe falje per vrasjet e te krishterve ne mesjete, pas gjith ketyre ti bazohesh akoma ne Bibel!?! Atehere si mund te kerkosh nga ty te lexosh mbi evolucionin?!? Ti e perjashton ate pa nisur akoma te degjosh dhe lexosh mbi 'te!!! Atehere eshte e kote -vertet- qe diskutojme mbi evolucionin. Njelloj si ata fetaret qe denuan me burg Galileo Galilein dhe me djegie Xhordano Brunon! Edhe ata nuk dwgjonin argumentat e dy shkencarve te mesiperm. Si mund te diskutosh mbi dicka, te cilen e perjashton qysh ne fillim?!? Keshtu dhe ti. As qe diskuton fare mbi evolucionin, por na thua po ato qe thonin fetaret mesjetare kundra studjuesve te tjere. Sjell ca vidio panegjerike dhe sugjestionuese, pa kurr fare studimesh shkencore. Njelloj si shume vidio myslimanesh qe qarkullojne ne internet. Thjesht besim symbyllurazi. Ndaj mund te them i qete, ju fetaret e sotem pak ndryshoni nga ata mesjetare. Ne vend qe ta pranoni evolucionin dhe ta ngreni ate Zot qe besoni ne nje piedestal shume me te larte nga mendja mesjetare e njeriut, ju beni perpjekje te qendroni ne vend numero tek fetaret pa shkolle te se kaluares.
Per ate Biblen tuaj (dhe Kuranin e te tjerve) kam nje punim me titull: A esht Bibla dhe Kurani fjale e Zotit apo e njeriut?. S'doja ta thoja se s'esht mire te tregosh per veten, por e perserite disa here Biblen tende. Ndaj, po te ra ne dore, mund ta shfletosh te shohesh pergjigjen e pyetjes (titullit). Lere qe ti e di kete! E ndoshta dhe nuk e gjen librin, i cili pengohet ne menyra te sofistikuara te shperndahet tek lexuesi, -nuk merzitem dhe aq per kete- ashtu sic nuk merzitem qe shume nga zbulimet e mia ne 'te (apo dhe ne punime te tjera), me vidhen nga autore te tjere. Nejse, e rendesishme -mendoj- esht mos ti ndahesh te vertetes, panvarsisht se ajo na puneson dhe do na punojesoje perjetsisht ta kerkojm e ta njohim. Ndaj une them: faleminderit o Zot qe na ke krijuar mundesite te zbulojme gjithmone gjera te reja! Ndersa ti thua: faleminderit o Zot qe me ke dhene mundesin te mos zbuloj me gjera te reja! Ke te drejte, ne te dy -vertet- kot qe diskutojme edhe per evolucionin! Shendet, paqe dhe gjithe te mirat. r.th.
qendrim i qarte
Robert
Qendrimi im eshte i qarte ne ato qe kam shkruar me siper, jo ne nje por disa nga mesazhet e mia.
Nese ti meson nga historia dhe ke deshire qe t'ia vesh fajin atij qe nuk i takon, ti mund ta besh. Po, mua me vjen keq per cdo gje te keqe qe eshte bere dhe qe vazhdon qe te behet ne kete bote. Eshte nje pamje e qarte e nje bote qe ka vendosur qe te lere Krijuesin jashte planeve te saj, prandaj edhe eshte kaq keq.
Tema eshte specifike dhe per kete kerkon vemendje dhe jo qe te shkosh sa nga nje ceshtje ne nje tjeter.
Pra, sic te kam pyetur me siper, flasim se cfare provash ka per evolucionin e majmunit per tek njeriu. Nese ke deshire mund te sjellesh prova dhe jo demagogji qe nuk e pasuron kete teme.
Kush e ka Krishtin si Zotin dhe Shpetimtarin e jetes se tij, dhe i bindet Fjales se Tij, Ungjillit, do te kete Krishtin si shembull dhe gjera te tilla te keqia nuk do te shihen, degjohen. Pra eshte mohimi i Perendise nga kjo bote qe e ka bere kaq te prishur, qofte kjo edhe nga kriptokristiane me emer apo pekt fetar por pa deshmi te mire.
Bariu
Meqe po flasim per evolucionin...
http://www.balkanweb.com/metropol/2...uar-182356.html
ja pra qe Jezusi na paska qene i martuar. Po del i vertete libri i Dan Brown.. lol
Jashte teme
Komenti yt eshte jashte teme
Gjerat qe mesojme per Krishtin i mesojme ne Bibel nga ata qe ishin me te dhe deshmitare te jetes, vdekjes dhe ringjalljes se Tij. Si Brown ka patur e do te kete shume.
2 Pjeteri 1:16 16 Sepse nuk jua bëmë të njohur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht, duke shkuar pas përralla të sajuara me mjeshtri, por sepse jemi dëshmitarë okular e madhështisë së tij.
Kush ka te drejte, cili eshte me i besueshem, ai qe ishte me Krishtin apo ai qe sajon e trillon sot pas 2000 vjetesh per Te?
Bariu
Komenti im i fundit nuk paska dale, apo qenka fshire!!! Nejse!
Bari, provat per ndryshimin e llojeve, pra dhe "kalimin e majmunit ne njeri", jane pa fund. Gjith' ato skelete dhe kafka te ndryshme qe jan gjetur dhe i ke te dokumentuara ne libra, muze, emisione te ndryshem, ne materiale interneti, etj., tregojne kete ndryshim te ketyre primateve qe formuan si majmunet e sotem ashtu dhe parakaluesit tane. Nese ti nuk i pranon keto gjetje arkeologjike, atehere ti duhet te shpjegosh cfare jane keto kafka dhe skelete jo majmun dhe as njeri.
E biles, edhe sot ne dallojme ndryshime si tek disa majmune ashtu dhe tek njeriu nga kushtet e caktuara. Por keto ndryshime ndodhin shume ngadale. Nese nuk don ta shohesh kete ndikim te kushteve te caktuara tek organizmi, -ky esht problemi yt, por jo i natyres.
Dhe neqoft se e percepton ate energji Universi -te cilen e quan Zot, Allah, apo ku ta di une- sic e perceptojne mendjet mesjetare, qe na lane libra si Bibla dhe Kurani, atehere kjo tregon zhvillimin tend intelektual Bari. Kjo esht normale, sepse kurr ndonjehere ka ndodhur ne historine e njeriut, qw ai te perqafoje menjehere te renw apo te verteten.
Me ne fund!
Me ne fund po hyn pak ne teme, sa mire!.
Pra le te flasim per nje shembull, apo disa prej tyre konkretisht. Po ashtu se cfare vezhgohet sot nga ky proces transformimi.
P.sh Njeriu i Piltdown, Njeriu i Nebraskes, Ramapitiku
U shpallen si hallka te ndermjetme, po cila eshte e verteta per to?
Dua te te kujtoj se popujt qe kane patur Biblen si baze te shoqerise se tyre jane ata qe kane perparuar me shume ne historine tone njerezore. P.sh merr dhe lexo predikimin ne Mal te Jezusit Mateu 5-7. Askush tjeter nuk ka folur si Ai, sa shume nevoje ka ne shoqerine tone sot per nje mesazh te tille, dashurie, shenjterie, perulje, perkujdesje. Mendo per njerez te thjeshte si nene Tereza dhe se si njerez si ajo kane ndikuar ne bote ndersa i kane besuar Bibles.
Gjithe te mirat
Bariu
Se cfar ka predikuar Jezusi, (apo shume Jezusa, apo shume njerez paqesore dhe te zgjuar te atyre kohrave), e kam lexuar; shumica e predikimive te tij jane per paqen. Bravo i/u qofte! Por problemi i evolucionit esht nje problem qe mendja e njerzve te kohrave te vjetra nuk mund ta njihte, Bari. Ndaj lexo ti me pare mbi evolucionin dhe do bindesh nga faktet reale te qenieve te ndryshme nderlidhese te majmunit dhe njeriut. Nese ti nuk i pranon keto fakte dhe prova te gjetura, atehere problemi qendron tek ti dhe nje pjese e fetarve, por jo tek natyra qe ka qene dhe esht ne ndryshim te pareshtur.
Pikerisht, esht evolucioni ai qe te ben ty te largohesh nga shkrimet e vjetra te njeriut, te cilat benin nje Zot me koqe si njeriu, me kembe si njeriu dhe me fytyre si njeriu, thjesht nga fakti se kaq mendonte ajo mendje e pazhvilluar e parakaluesve tane. Sot ti ke mundesi te mendosh apo ndjesh nje Zot shume me te zhvilluar nga ai bibliko-kuranist. Por ti nuk do, keshtu je blasfemuesi me i pare ne kete shoqeri te zhvilluar.
(Me fal qe s'kam kohe te te reshtoj materiale te pafundm mbi evolucionin. Por ka emisione, libra dhe artikuj interneti sa te duash.) r.th.
Ne teme
Robert!
Ne mesazhin tim te kam sugjeruar qe te qendrojme ne teme dhe te kam kerkuar qe te falsim per ceshtje konkrete.
Si i krishtere qe jam, kur flas per Jezusin, flas per ate qe eshte pershkruar ne Bibel.
Pra, me sill informacion per keto hallka te ndermjetme te evolucionit te majmunit.
Dua te vesh re se: Te krishteret dhe evolucionistet ateiste, kane te njejtat evidenca kur vjen fjala per kete teme. Por konkluzioni shpesh varet nga pikepamja jone per ato dhe jo nga evidenca vete.
Pres informacionet e tua
Bariu
Bari me ke kapur ne kohe te veshtire, kur une kam pak kohe, se punoj me shume ne vere. Ndaj do presesh pak derisa te sjell ca materiale evolucioni te llojeve; ndonse do t'ia dija per faleminderit edhe ndonje tjetri po ta bente kete pune.
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.