Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)
Dreqe, ne fakt egjiptianet nuk jane arabe.
Mos shiko gjuhen qe flasin arabisht.
Faraoni, nuk ka folur arabisht.
Egjypti, ka patur gjuhe tjeter dikur.
Por, edhe egjyptianet, ne kohen e faraonit kane qene te bardhe bore.
Egjyptin e formuan Atlantet, pas shkaterrimit te Atdheut te tyre Atlantides qe 9 mije vjet me pare.
Atlantet, flisnin pellazgjishten, pra kete gjuhe qe flasim dhe ne sot, por natyrisht me ndryshime....vecse me baze te njejte.
Kur flasim per arabe, behet fjale perseri per rracen e bardhe, por jo per Atlantet qe edhe ata ishin te bardhe.
Sidoqofte e njejta rrace eshte, por me vend banime te largeta nga njeri tjetri.
mesa kam degjuar une nga disa arab qe gjuha qe perdoret per modern standard eshte ajo nga egjypti.
Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
mesa kam degjuar une nga disa arab qe gjuha qe perdoret per modern standard eshte ajo nga egjypti.
M'u kujtua fjala satac.
Cfar eshte sataci ?
Sataci eshte nje ene me vrima qe sot i themi kullesë psh; kur e bejme kete pune me makaronat etj.
Dikur i thonin satac.
Fjala sapllak - sapllake
Sapllakja eshte si kove e vogel, qe njerzit e perdornin per t'u lare, pra duke marre uje nga kazani i madh per t'ia hedhur trupit.
Sapllakja eshte sinonimi i fjales kokme qe e kemi thene me lart.
M'u kujtua fjala çilte
Çiltja ishte ajo pejse e bute e bere prej pambuku apo nje lekure deleje etj. e cila vihej prane vatres se zjarrit qe te uleshin njerzit.
Fjala kërcu qe perdoret per drunjte.
Vjen nga fjala Kërc pra tek kockat e njeriut, apo tek nyjet e kockave, sepse dhe kërcuri nje nyje eshte.
Hirrë
Cfar eshte hirra ?
Hirra eshte ajo pjese e mbetur e qumeshtit, kur behet gjalpi ose tlyni.
Eshte nje uje, qe vjen si ngjyre ne te gjelbert, por shume e hapur si ngjyre.
Mund te shikohet edhe tek nje ene me kos, pasi ky i fundit eshte i zene, dhe hirra del ne siperfaqe.
Te mos ngaterrohet me dhallën - llalltin.
Fjala Qemone - qemane
Kjo fjale eshte zhdukur pothuajse.
Eshte vegel muzikore, ose ka qene e tille.
Une per vete nuk kam pare kurre qemone - qemane qe te them formen e saj.
Çini = pjatë (me duket se kjo fjale eshte turke)
Sakicë = sëpate me e madhe
A ka ndonje elbasonlli ktu?
Desha te me sqaronte fjalen sokak me duket se keshtu ia thone.(te mos ngaterrohet me sokakun ne jug)
Ne Elbason, eshte nje mjet me te cilin lahen.
Eshte fruti i nje bime qe ne Elbason e kane quajtur trangull kinez
Elbasonllij...ku jeni?
Ju lutem ndihme.
Sahat=ore
sabah=mengjes
vatan=atdheu
kacamak=eshte nje gjelle qe behet me miell mirsi=karabushi
besoj qe jane fjale turke
Sakicë = sëpate me e madhe???
ne sakice i thona sopates se vogel qe perdoret me pre degete holla pemesh
Sakicë mund te jete dhe ajo...nuk jam i sigurte, sepse nuk eshte nga treva ime ajo fjale.
M'u kujtu fjala gjym.
Kete fjale e kom timen.
Gjymi sherben per te mush uje tek çesmja, eshte prej bakri dhe i madh.
Kur eshte i vogel atij i thone dhe gjymçe
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
M'u kujtu fjala gjym.
Kete fjale e kom timen.
Gjymi sherben per te mush uje tek çesmja, eshte prej bakri dhe i madh.
Kemi fjalen Pi te mos ngaterrohet me te pirin por fjala Pi thuhet ne kuptimin nga apo prej?
Psh; Pi ka je?
Une jam pi Shkodre. (une jam prej Shkodre)
Gjithashtu, te mos harrojme dhe pjesen latine di e cila ne keto raste tregon po ate gje qe tregon dhe dialektorja pi e gjuhes se sotme shqipe.
Di Roma
Pi Rome
Une jam pi Rome...pershembull.
Une jam da Roma.
Une jam na Roma.
Nga = da
Prej - pi = di.
po fjalet xerxalla dhe urupka i mban mend njeri?
me thosh gjyshja "moj urupke, hap xerxallat ne klase" - hapi syte.
ose fjalen babushke - gjilpere per te qepur jorgane e dysheke. Me thot nje here gjyshja "sillme ca babushken ketu" dhe une vete marr gjyshin nga dora dhe e shpie tek ajo lol.
(kjo babushka mbase ka prejardhje sllave, nuk jam e bindur megjithate ty Konte te kemi per keto pune)
ndersa ajo sapllake ishte si kanoce qe perdorej ne tualet.
ah po, u kujtova dhe per nje fjale tjeter qe perdorte gjyshja ime. shamise se kokes i theshte dylbenke.
po sobalke perdoret me? sobalke i thone dollapit qe mban jorgane, carcafe e jastike, gjera shtrati me nje fjale.
me pelqen kjo teme.
Me thene te drejten edhe mua me pelqen shume kjo tema, urime konti.
Ndonjehere me ben te qesh, ndonjehere me con ne mendime te largeta tek gjushi dhe gjyshja sic permend edhe cupka, ndonjehere me con ne te thella se dua ti kujtoj fjalet dhe me vine me kaq veshtiresi ne kujtese.
Avdesan=Lavamani
Musander= Vendi ku mbahen batanijet dhe jorganet
Capoku= pjesa ku behet lidhja e kembes me legenin (nuk jam shume e sigurte per kete)
Govata= Ene e madhe druri ose alumini ku lanim rrobat (shyqyr qe nuk kemi me neper shtepia)
Lepitka=pandofla
Pacavure=doreza rrobe qe kapnim tenxheret e nxehta nga furra (per kete nuk jam shume e sigurt)
Pashumaqe=pandofla ose papuce leshi qe i vishnim ne dimer ne shtepi
Kaci=nje lopate teneqe me te cilen mblidhnim hirin nga soba
mangall=nje ene e madhe bakri ose alumini me kapak ku vinim prushin per te ngrohur nje dhome te ftohte
Cimbidhi ose masha=nje vegel te cilen e perdornim per te perzier prushin ne oxhak ose ne furre te sobes, ose per te kthyer geshtenjat qe i piqnim ne prush. ( a te kisha ca tani)
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Hahahahaha...Ilirusa....xinxife interesante po na thua tani...hahahahaha,
ìde ne keshtu i themi atij fruti qe ne Fier i thone xinxife
Oh tani mu kujtua edhe nje fjale tjeter kur gjyshi im me thote.
"mbeske shpejt me sill mastrapanin, se u ftoh uji"
E une rendja te gjeja ndonje kapak te madh, per kusine e madhe, qe ta mbulonim, qe te mos ftohej uji dhe nuk po gjeja asgjekundi kapak.
Me thote gjyshja "JA KU E KE MOJ BIJE, NGA VETE E KERKON, PERPARA SYVE TE TU ESHTE"
Na paskesh qene nje ene e vogel bakri, qe e perdornin per te marre ujin nga nje ene e madhe dhe ta perdornin per nevojat e ngutshme te castit.
Mastrapan=ene bakri e vogel me doreze (sa merak qe e kam, qe nuk i mblodha gjithe ato enet e bakrit, ti pastroja e ti llustroja, e ti kisha koleksion ketu ne Amerike, te varura ne guzhine) Hajt mo sa gjera na mbeten andej, qe nuk ua dinim vleren.
po ojatet i mbani mend? pune me grep si te teto ollges
po fjalen tunc e mbani mend? ja thoshin dybekut.
kallogjer - beqarit
ndersa vejushkave u thoshin kallogre.
hajde na kujtoni ca te tjera...
Tagar = eshte sinonimi i mangallit ku ne mes te dhomes e zonja e shtepise e vinte tagarin te mbushur me prush qe te ngrohej dhoma.
Citim:
Po citoj ato që tha cupka
kallogjer - beqarit
ndersa vejushkave u thoshin kallogre.
Odë - oda = dhome.
Fan Noli e ka perdor kete fjale tek Hamleti.
Kurse une e perdor edhe sot.
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Kontinenti po na e ben mendjen corbe tani. Jo vetem fjalet e reja qe po na jep s'po dime ti perdorim por edhe fjalet e 'vjetra' qe dinim ti perdornim po e humbasin disi kuptimin.![]()
Kundrra - kunrra = kepuce.
Te mos harrohet se kjo fjale ka patur gjithmone germen rr te forte.
Bed = i forte.
Ai eshte bed.
Onë = lesh.
Prej ketej aludohet se ka ardhur dhe emri i kryeqytetit, kur nje plake po tirrte lesh dhe kur e pyeti Sulejman Pasha se cfar po bente ajo i tha;
- Po tir onë
Bardhak = gote.
Kete fjale une e perdor dhe sot.
Miner = divan, apo sot mineri eshte i zevendesuar me divanin.
Mjet druri, shume i thjeshte ne ndertim, kater kembe druri, derrasa siper dhe dicka te bute mbi derrasat, nje rrobe etj. ky ishte mineri.
Matkap = zdrukthi, vegel marangozesh.
Kores = rradhe.
Psh; e bejme me kores = e bejme me rradhe.
Nuk eshte si rradha apo rrjeshti, perdoret vetem ne veprime.
Karafil qokth
Kete shprehje asnje here nuk e kam kuptuar sakte,
pasi me ngaterron pjesa qokth.
Kjo cfar eshte?
Ganuq = nje njeri kurriz dale, ky eshte ganuqi.
Zbarrim - me zbarru - te zbarroj = ka kuptimin e hapejs se barkut, pra...t'i nxjerr zorret etj.
Cakit - e ceku = me prek.
Duhet te vije nga fjala e cekët pra qe mund te preket.
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
hahahahaha...Ilirusa, ketu temen e kemi vetem per fjalet e vjetra dhe dialektore....hahahaha...leri xinxifet e reja.
M'u kujtua fjala cap.
Capi eshte nje vegel e vogel bujqesore, qe perdoret per te prashitur te mbjellat e vogla, si domatet, specat etj.
I thone dhe kep.
Kepi eshte nje vegel hekuri qe per perdorimin e tij, ka si dy dhembe te gjata e qe hyjne ne token e shkrifet kur prashitet. Keto ''dhembeza'' jane si dy brire por qe ngulen ne toke nga majat e tyre.
Eshte i prej ardhur nga fjala sqep qe ne shume krahina i thone she skep. (Skepi i shqiponjes)
Koncepti ka hyre dhe ne gjeografi.
Nga ketu kemi dhe fjalen gjeografike; Kepi i Rodonit, Kepi i Shpreses se Mire, apo Kepi Horn.
Me qe jemi ne nje vegel bujqesore, kemi dhe fjalen apo veglen shat.
E thashe kete gje, sepse nga kjo vegel, emri i se ciles perdoret dhe sot, kemi dhe formimin e numurit shtatë. (forma e te shkruarit te ketij numuri ngjan me shatin)
Ju kujtoj se rumunet, numurit shtatë i thone; shatë.
Po vegla bujqesore qe ne shqip ka emrin shat - shatë a nuk ka formen e numurit shtatë kur shkruhet?
Tokmak = nje trung i prere gati 3 - 4 pellembe i gjate ku anash te cilit jane mberthyer me gozhde dy derrasa te cilat kapen me duar dhe keshtu sajohet tokmaku qe sherben per te ngjeshur dheun.
Sqepar - vegel pune.
Vjen nga fjala sqep dhe kete emer e ka marre nga forma qe ka.
konte po me kujton fjalen QESER por nuk e di nese perdoret ma??
Dreqe, shume fjale nuk perdoren, por ti thuje...se si ka qene perdorur ajo fjale.
Buliere. Ene e perbame prej druni qe e kane pas perdor me perpara njerezit per mbushjen dhe mbajtjen e ujit te pishem.(se di noshta e ke thene me perpara king kete fjale n'se po, fshije mesg)
Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
konte po me kujton fjalen QESER por nuk e di nese perdoret ma??
Citim:
Po citoj ato që tha SHQIPONJA E BARDHE
po dreqe e perdori une.
qeser=sqepar.
Ne i themi ''sqepar'' sepse ngjan me sqepin.
Capërloj - u capërlua = u copetua, u vra keq etj.
Fjalë nga e folmja e Anës së Malit
braga....pantallona
buhur...burim uji
çapoj....kthetrat e egërsirave
dasi....ai që ndan ushqimin në sofër
laular....lloj rrethi i bërë prej thuprës që vehet në zgjedhë për ta tërhequr parmendën.
atreshi.....lloj kuji që vehet në timon të parmendës
dheck....zekthi
fuskë.....shuplakë
Qur.
Neve ne Shqiperine e mesme e perdorim kete fjale.
Nuk tregon bodrumin qe zakonisht eshte nen shtepi, por tregon nje vend te si te thelle ne shtepi, ne nje kthine.
Quri mund te jete dhe pa drite sepse atje shkohet rralle, ne krahasim me pjeset e tjera te shtepise, me nje fjale ne qur shkohet kur ke pune me te.
Sobalke
Kete fjale e kam degjuar shpesh dhe i referohet asaj si magazine e vogel ne shtepi, depo ku mbahen ushqimet etj.
Gjithsej 14 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.