Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 95 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Epitafe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13973)


Postuar nga Enya datë 06 Gusht 2007 - 18:42:

Arrow

Ditet duhet te jene vec te bukura ne permbajtje,
per te hedhur lumturine e brendeshme
mbi fytyren e qeshur.

Enya.(cast.)


Postuar nga Mister_DXP datë 06 Gusht 2007 - 21:00:

 
....................................
Nata s’është aq e zezë
Si mijra shpresa
Me mijra yje dritën e  saj ndrijnë
 
E zezë është…

…nata pa yje

 

DXP


Postuar nga Mister_DXP datë 12 Gusht 2007 - 19:37:

.

,

Diamantet kane shume qoshe...

 ...edhe kur jane te palatuar.

 

 

DXP


Postuar nga Piktor datë 12 Gusht 2007 - 20:02:

Per mua epitafi me i bukur eshte ai qe kam lexuar ne nji varr ne Domgjon (Hebe) te Fanit ne Mirdite.

O njeri,
pse shikon me habi?.
Aty ku je ti

kam qene edhe une,
ketu ku jam une,

do vish edhe ti.

kuriozitet
Ne Domgjon ndollet edhe ujsjedhesi me antik i ballkanit. Uji i ftohte qe buron nga mali i Munelles (lexo=monedhes) eshte sjelle ne mes te fshatit me ane te nje teknike te rradhe ne rajon si mure ura dhe eshte i mbuluar nga rrasat e gurit deri tek gurra. ka dhe shume legjenda mbi kete burim


Postuar nga kotka datë 13 Gusht 2007 - 09:09:

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
Per mua epitafi me i bukur eshte ai qe kam lexuar ne nji varr ne Domgjon (Hebe) te Fanit ne Mirdite.

O njeri,
pse shikon me habi?.
Aty ku je ti

kam qene edhe une,
ketu ku jam une,

do vish edhe ti.

kuriozitet
Ne Domgjon ndollet edhe ujsjedhesi me antik i ballkanit. Uji i ftohte qe buron nga mali i Munelles (lexo=monedhes) eshte sjelle ne mes te fshatit me ane te nje teknike te rradhe ne rajon si mure ura dhe eshte i mbuluar nga rrasat e gurit deri tek gurra. ka dhe shume legjenda mbi kete burim



Ndersa une punetori e di se c'lexova ne nje epitaf???

O njeri, mos qaj per mua
Qe jam ketu poshte,
se une jam shume mire
Ne paqe dhe urtesi.

Qaj per juve
Qe keni mbetur atje lart,
se juve hiqni e jetoni ne mizerje
dhe varferi shpirterore....


Postuar nga hebeja datë 14 Gusht 2007 - 01:27:

Jam ketu, atje, poshte, larte;
Jam dje, sot, neser-perhere.

Kam qene gjithekoherave,
Do te jem gjithekoherave.

Edhe i gjalle kam qene i vdekur,
Edhe i vdekur kam qene i gjalle.
Meqe vdiqa edhe i gjalle,
Edhe i vdekur do te jetoj!


Postuar nga Mister_DXP datë 14 Gusht 2007 - 18:19:

A do te jete diku nje dore e  bukur
 Qe nje lule te vendose
 Mbi zemren e saj?
 

Oh, po zemra s’pranon lule!

 

DXP


Postuar nga kotka datë 14 Gusht 2007 - 18:50:

Kjo zemer e ragjizur
Kaq shume kendoi
Kenga e lodhi...
Me ne fund pushoi.


Lule kurre nuk i dhane...
Vertet ajo nuk i mori
C'te merrte valle?
Lule mendimesh dhe iluzionesh...


Postuar nga Mister_DXP datë 15 Gusht 2007 - 02:14:

HAIKU

 

"Melankoli" degjova
Eteresh te nxira malli,
Por ne zemer te pata.
 

DXP


Postuar nga Mister_DXP datë 12 Shtator 2007 - 22:37:

Haiku i brymuar

Myku i kohes,

Ka jeshiluar mermerin

E ndjenjes sime.

Mos e prek gishtagjelbrin, pyllin tim

me frymen tende te brymuar, vdekje!

 

DXP


Postuar nga Katilesha datë 12 Shtator 2007 - 22:41:

Arrow

Akoma e mbaj mend veshtrimin tend

Ku shuhej  cdo lindje dhe perendim dielli

Ti, dashuria ime e perjetshme ,qe akoma te ndjej ne deje....

007


Postuar nga Mister_DXP datë 13 Shtator 2007 - 19:39:

Ne "Abys" zhytem

mes veshtrimesh te tua

Zenithin kapa

 

Nuk i mas dot pranverat prej tabutit,

ku Muzat shtrire, flene...

..................ne gjumin e madh

 

 

DXP


Postuar nga Mister_DXP datë 28 Shtator 2007 - 06:29:

Kapak kam siper e me rendon gryken

por me e rende mungesa jote

Nje vit...qe s'ka pranvere.

 

 

DXP


Postuar nga bleta punetore datë 28 Shtator 2007 - 18:17:

Smile

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
Kapak kam siper e me rendon gryken

por me e rende mungesa jote

Nje vit...qe s'ka pranvere.

 

 

DXP


Postuar nga kotka datë 28 Shtator 2007 - 18:35:

Po citoj ato që tha Mister_DXP

Kapak kam siper e me rendon gryken

por me e rende mungesa jote

Nje vit...qe s'ka pranvere.

 

--------------------------------------------

 

Cfare te te shkruaj ty Misteri im, mbas ketij epitafi kaq prekes....

 

Kapakun ma ngrini o njerez,

                                  ju lutem.

Erdhi te me shohe ajo, qe une vetem hijen

                                                        i pashe,

Aroma e saj me zgjoi, me dehu dhe ne gjumin tim

                                              perseri me dergoi......... 

                                            

Kotka                                      


Postuar nga Katilesha datë 28 Shtator 2007 - 20:45:

" Ne nje cep te botes

diku fshehur je,

shume larg ke ikur

dhe po harroj kush je......."

                                                 ......007


Postuar nga Katilesha datë 28 Shtator 2007 - 20:45:

Mesazhet jashte teme u fshine.

Faleminderit per mirkuptimin.


Postuar nga Katilesha datë 30 Shtator 2007 - 00:09:

Exclamation

"Je aq larg sa duart nuk arrijne vecse mungesen tende

Me je ne kujtime ,shpirt , lot dhe dhembje..."

 

..007

 


Postuar nga Mister_DXP datë 02 Tetor 2007 - 06:56:

........................
Të kam afër dhe dot, jo, s’të marr.
Një gur  na ndan, më mbyll  varr
.........................
 
DXP

 


Postuar nga ingmetalboy datë 02 Tetor 2007 - 07:40:

Shko dhe rehatohu ne enderren qe kerkove perjete.

imb


Postuar nga Glaukus datë 11 Tetor 2007 - 01:18:



... këtu në dheun e zi

po tretet një bukuri

i kish flokët e gjatë

dhe syt e mëdhenj të zi ....

i thirra - përgjigje jo s'mora

dhe qava me lot hidhërimi

kur një grusht me dhe i hodha

ohh ... vajzës që shum dashurova ........


Postuar nga Mister_DXP datë 11 Tetor 2007 - 06:31:

***
E hapa hijen e natës mbi pasionin tim
Si një perde të zezë pa anë e pa fund
Dhe sytë lidha që më të mos shikoj
Mykun e mjegullës së tërbimit……
 
DXP


Postuar nga hebeja datë 12 Tetor 2007 - 03:16:

Nuk kam vdekur, vetem pres te rilind,
E kur te rilind, me duhet te pergatitem te jetoj...


Postuar nga Mister_DXP datë 12 Tetor 2007 - 03:51:

Gjemon murlani mjekerbardhe...

Renkon pa gjethe nje peme plake...

Ky gur i zi ne kembet time,

s'me le te luaj pakes me tutje.


Postuar nga Mister_DXP datë 20 Tetor 2007 - 05:32:

Vdekja
............................
Nuk vjen me kose as me grepçthumb.
Manteli i saj-vaj krizanteme.
Midis sallonesh ku shpresa humb,
Ku dridhen bebëzat vereme,
Me pluhur qefesh vjen ajo.
DXP


Postuar nga hebeja datë 22 Nëntor 2007 - 02:06:

Jam ketu, atje, poshte, lart;
Jam dje, sot, neser-perhere.
Kam qene gjithekoherave,
Do te jem gjithekoherave.


Postuar nga Mister_DXP datë 22 Nëntor 2007 - 07:24:

Citim:
Po citoj ato që tha hebeja
Jam ketu, atje, poshte, lart;
Jam dje, sot, neser-perhere.
Kam qene gjithekoherave,
Do te jem gjithekoherave.



 Buzet te mbyllura me tmerr

 Ne cep te zyrit nje pike vrer


Postuar nga hebeja datë 01 Dhjetor 2007 - 00:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP


 Buzet te mbyllura me tmerr

 Ne cep te zyrit nje pike vrer



Nuk je gur nga gjithesia

I rene ketu per amshim,

Por je shkeputur per te bere pushim.

 


Postuar nga Mister_DXP datë 01 Dhjetor 2007 - 00:38:

Citim:
Po citoj ato që tha hebeja


Nuk je gur nga gjithesia

I rene ketu per amshim,

Por je shkeputur per te bere pushim.

 



Balte nga balta perher' kam qene

Prej ameshimeve kam rene

Ne ameshim prape dot'shkoj


Postuar nga hebeja datë 01 Dhjetor 2007 - 00:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP


Balte nga balta perher' kam qene

Prej ameshimeve kam rene

Ne ameshim prape dot'shkoj



Ate pranvere e percolli loti,

qe tingelloi ne bar e gurre;

ate pranvere e harroi dhe moti...


Postuar nga Mister_DXP datë 01 Dhjetor 2007 - 00:44:

Por kam nje brenge, nje dhimbje vuaj,

Nje fjale dot s'ja thashe kurre.

Nje kenge ti, mbi varr ma thuaj!


Postuar nga Mbreteresh datë 12 Janar 2008 - 20:01:

Mos me thuaj se te kam dashur,

...Shko ti shko,jashte botes time!

Falemnderit
Mbr.


Postuar nga hebeja datë 11 Maj 2008 - 04:03:

Fajdexhinjte e mendimeve te keqija

vdesin me te pasur me mekate...


Postuar nga Katilesha datë 11 Maj 2008 - 06:48:

Arrow

Sec u shua dhe yll i  fundit

ne qiellin tone varur mbi liqen

si nje pike mbi "i" ne fatin e te humburit

nuk ka falje qe  i rikthen ...


Postuar nga Katilesha datë 30 Nëntor 2008 - 01:54:

Unhappy

"Tani qe nje gur varri na ndan

ndjenjat marrin hov e digjen flake

Mungese e jotja jo nuk rendon,

po vret cdo dite e gjak pikon".


Postuar nga Katilesha datë 17 Dhjetor 2008 - 02:31:

Asnje dore nuk  e shkruan dot   emrin tend mbi nje gur varri.

 


Postuar nga BIONDIA datë 17 Dhjetor 2008 - 02:38:

Qe shume e lehte te dashuroja por nuk munda kurre te te harroja...


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 18 Dhjetor 2008 - 09:47:

S'mund e ndala me iku shume larg,
dot s'arrita ta prek, shpejtoi me vrap..

S'mund e ndala jo, as per nje shikim te syrit,
kurse tani, e shohe neper shoken e ylberit.....

P.s. jeni te mrekullueshem qe te gjithe!


Postuar nga shelgu datë 19 Dhjetor 2008 - 17:15:

Gjethe vjeshte mbi mermerin e brymosur
Zi ne boten e pertejme.
Dy zemra ndare e sakatosur


Postuar nga Katilesha datë 20 Dhjetor 2008 - 04:19:

Nje foto e thyer nga shpresa  vrar'

shalli i zi i mban  ison dhimbjes

gjithcka kisha u mbyll brenda ne varr
zemra e brengosur mes loteve fiket

....


Postuar nga shelgu datë 20 Dhjetor 2008 - 08:26:

Unazen e lashe me gur te thyer
dhe nje lule trimit prej lufte kthyer


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 20 Dhjetor 2008 - 08:36:

Dikur, e luta te me ndihmon,
nga frika se beri dot!

Tash mua gjithkah me kerkon,
dhe lutet e qan me lot.


Postuar nga amor alucius datë 24 Dhjetor 2008 - 23:10:

Nje nga te preferuarit e mi eshte i O. Wilde, ne Père Lachaise ne Paris e kam vizituar.

ALIEN TEARS WILL FILL FOR HIM
PITY'S LONG-BROKEN ERN,
FOR HIS MOURNERS WILL BE OUTCAST MEN,
AND OUTCASTS ALWAYS MOURN.


Postuar nga shelgu datë 24 Dhjetor 2008 - 23:15:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Nje nga te preferuarit e mi eshte i O. Wilde, ne Père Lachaise ne Paris e kam vizituar.

ALIEN TEARS WILL FILL FOR HIM
PITY'S LONG-BROKEN ERN,
FOR HIS MOURNERS WILL BE OUTCAST MEN,
AND OUTCASTS ALWAYS MOURN.



Po kthenae pak ne shkip moj motra


Postuar nga briseide datë 12 Gusht 2009 - 03:06:

Smile

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
           Gjeta dy krahë


Një palë krahë gjeta për së gjalli,
Të bardhë e të ndritur si dëborë.
Por nuk e di në janë kthetra djalli,
A flatra ëngjëjsh qielli me kurorë.

Dhe s’di ç’të bëj, më djegin fort si prush…
Ti mbaj?
Ti mike e mirë si më thua?
Apo t’i le…t’i marrë tjetërkush
Që shpinës i rrinë më mirë se mua?

Dy krahë gjeta…

 

 

DXP


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 95 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.