Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Manga, Anime E Filmat E Nxjerre Prej Tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14089)
Pjesa e pare
Une s'e kam perfunduar ende se pari kete anime por si po vazhdon mund ju them qe eshte shume i bukur...pastaj eshte shkruar dhe nga Yuu Watase qe eshte nje nga mangaket e mia te preferuara
Pjesa e dyte
Pjesa e trete
Yu Watase eshte mangaka ime me e parapelqyer (besoj se e keni vene re ) ndaj dua t’iu tregoj dicka me shume rreth jetes e talentit te saj…
Eshte lindur me 5 mars te vitit 1970 ne Osaka, eshte e grupit te gjakut B dhe e shenjes se peshkut e njejta shenje si mua… Kam vene re se shume nga mangakat jane te kesaj shenje d.m.th eshte e vertete qe peshku eshte nje shenje plot imagjinate.
Njeriu me i gezuar rreth deshires se Yu per t’u bere nje mangaka ishte mamaja e saj por qe fatkeqesisht vdiq kur Yu ishte vetem 13 vjec. Watase thote se ka filluar te vizatoje rreth moshes 5-6 vjec.
Puna e saj e pare “Panama de Ojama”u publikua me 1989 e duke filluar qe nga ky vit fama e saj sa vjen e rritet. Ajo eshte shume e vleresuar per vizatimet plot harmoni, ngjyrat qe perdor(nese mbani mend ne Japoni mangat i kane faqet plot ngjyra e jo bardh e zi si ne pjesen tjeter te botes ) por dhe menyra sesi i pershkruan personazhet sidomos ato mashkullore qe jane nje kryeveper.Ne fakt personazhi i saj i preferuar eshte Tooya i “Ayashi No Ceres”per te cilin iu fola pak me pare por ideali i saj eshte Nakago tek “Fushigi Yugi”.
I pelqen te lexoje libra, filmat, mangat; i pelqen shume muzika klasike por si duket urren ate heavy metal e muziken Enka(kenge tradizionale japoneze).
Ah se harrova ka nje qen me emrin Yuu-Chan
Krijimet e Yu Watase
Ja dhe nje foto e Yu Watase
Atehere cfare ka vizatuar:
Gomen asobase! e Magical Nan (1990) permbledhje me histori te shkurtra
Shishunki Miman Okotowari! (1991-2000): E perbere nga 3 seri: e para e publikuar me 1991 me titullin Shishunki Miman Okotowari; e dyta e publikuar me titullin Zoku-Shishunki Miman Okotowari me 1993 dhe e treta me 2000 e titulluar Kanketsu Hen. Te gjitha se bashku perbene 7 tankobon
Otenami Haiken! (1991-1996): nje tjeter permbledhje me histori
Fushigi Yuugi (1992):histori e perbere nga 18 tankobon dhe qe e beri kete mangana te famshme pertej kufijve te Japonise
Suna no Tiara (1993): permbledhje me histori te shkurtra
Mint de Kiss me (1994): permbledhje me histori te shkurtra
Epotoransu Mai (1995): nje mange e perbere nga 2 tankobon
Ayashi no Ceres (1997-2000): mange e perbere nga 14 tankobon
Oishii Study (1997): permbledhje me histori te shkurtra
Musubiya Nanako (1997): permbledhje me histori te shkurtra
Appare Jipangu! (1998): nje mange e perbere nga 3 tankobon dhe vendos ngjarjet ne nje Japoni imagjinare
Imadoki! (2000-2001): mange e perbere nga 5 tankobon qe vendos ngjarjet ne ditet e sotme
Alice 19th (2001-2003): mange e perbere nga 7 tankobon dhe eshte mbushur plot me elemente fantastike
Fushigi Yuugi Genbuu Kaiden (2003 – ne vazhdim e siper) ku Yu rimerr serisht personazhet e Fushigi Yuugi per te krijuar te tjera ngjarje
Zettai Kareshi (2003):mange e perbere nga 6 tankobon (nje nga te preferuarat e mija) qe brenda permban dhe historine e "Aromatic Boy".
Zettai Kareshi
Protagonista e kesaj mange eshte e Riiko Izawa, nje vajze mjaft e pafat me djemte Enderron per here te kete nje te dashur te cilit t’i fali gjithe dashurine e saj por nuk gjen kurre ate te duhurin ose me mire kur ajo u shpreh dashurine ato ia mbathin edhe pike :p
Keshtu qe e shkreta Riiko nuk ka pasur asnjerehere nje histori dhe per kete e tallin e jo pak.
"Nje dite te bukur me diell" gjen ne park nje celular te humbur pronari i te cilit e merr ne celular e i kerkon t’ia ktheje mbrapsht.
Si vajze e mire qe eshte takon kete pronarin e zbulon qe ai eshte nje djale i ri i cili shet produkte te ndryeshme. Ai quhet Gaku Namikiri i cili ne “shenje falenderimi” mundohet t’i shese ndonje gje por vajza e vendosur qe te mos ia hedhi me kush, i thote s’i duhet gje tjeter vecse nje i fejuar qe te jete i dashuruar marrezisht pas saj
Aha kaq deshi Gaku, i jep 1 cd dhe e fton qe ta shohe me “qetesi” ne shtepi…
U prish edhe Riiko :p
Sa shkon ne shtepi gjeja e pare qe ben eshte te shohe cd…
Aty sheh nje sit web te quajtur ”Dyqani i te Dashuruarve” e ne kete dyqan mund te kerkoje djalin e enderrave nepermjet zgjedhjes mes shume karakteristikave. Keshtu ben edhe ajo e ne fund te zgjedhjeve shfaqet fotografia e nje djali te mrekullueshem:djali i saj ideal!
E gjeja me e bukur e gjithe kesaj ishte se mund ta provole per 3 dite para se te vendosje nese doje ta blije po apo jo.
Po pse budallaqe ishte Riiko... E urdheroi nepermjet ketij siti web e diten tjeter qe pasoi iu dergua ne shtepi nje kuti e madhe.
Brenda ishte djali qe kishte urdheruar nje dite me pare…hem...lakuriq!
Pasi lexoi librin e udhezimeve Riiko e zgjon me nje te puthur. Ai i qesh ei thote:Ckemi e dashur!
Tek foto me lart nga e majta ne te djathte jane: Soushi, Riiko, Gaku e Night
Duke filluar nga kjo dite jeta e Riikos behet e veshtire sepse “djali” i blere prej saj ben c’eshte e mundur qe te rrije me te gjate gjithe kohes… :p :p
Ne tre ditet qe vijuan Riiko fillon ta dashuroje deri ne ate pike sa nuk do me ta ktheje mbrapsht…
Ai eshte djali i enderrave te saj: eshte i sjellshem, i kujdesshem, di ta mbroje ne menyren qe ajo do, e mbi te gjitha di te gatuaje ne menyre hyjnore
Vecse ka nje problem nuk i ka te gjitha parate per ta blere…atehere shitesi Gaku i thote qe mund ta mbaje pa paguar asnje dyshke por me kushtin qe ajo se bashku me Night(djali i blere prej saj) duhet te mbledhin te dhena per femrat pasi Night eshte ende nje produkt ne periudhe esperimentale dhe se duheshin te dhena te tjera per te permiresuar shitjet
Night vendos te ndjeke te njejten shkolle me Riikon e ketu shnderrohet ne nje idhull per te gjitha vajzat e shkolles e kjo ben qe t’i lindin shume dyshime Soushi i cili eshte shok por dhe fqinj i Riikos. Ai nuk e sheh me sy te mire Night sepse...
...sepse eshte i dashuruar mbas Riikos po nuk ka guxim t’ia thote…
Cfare do te beje Riiko me dashurine e saj te re? Kete mund ta zbuloni duke lexuar mangen Zettai Kareshi ku iu siguroj humori nuk mungon
Besoj se e keni kuptuar qe Night eshte vetem nje ANDROID (robot po me pamje njerezore )...
Te them te drejten kur lexova kete mange edhe une ashtu si shume te tjere qe e kishin lexuar u perfshiva ne nje diskutim nese do te ishte me mire te rrije me nje android apo me nje njerezor.
Perfundimi: djema frikesohuni sepse 50 % e vajzave do te donin te rrinin me nje android :p
PS. Ne anglisht kjo mange njihet me emrin Absolute Boyfriend... fatkeqesisht deri me tani nuk eshte vizatuar asnje anime e frymezuar prej saj
Que Sera Sera
Tani dua t’iu flas per nje drame koreane qe kam pare kohet e fundit e qe mendoj se eshte nje nga me te bukurat te realizuara ndonjehere ne kinematografine koreane te dramave.
Ngjarjet zhvillohen ne ditet tona dhe na largojne plotesisht nga ato histori tipike te dashurise adoleshente por na dergojne ne nje shoqeri ku dashuria ndeshet e kudershton ambicien.
Po Flas per Que Sera Sera
Kang Tae Joo eshte nje nenpunes i zakonshem ne nje Qender Tregetie. Ka dobesi per grate dhe parate per te mos folur qe eshte tej mase egoist e ambicioz. Pamja e tij terheqese e ben qe ai te kete gjithcka do
Nje dite teksa kthehej nga puna gjen te ulur para deres se shtepise nje vajze, Han Eun Soo. Ndonese ne fillim e perbuz shume shpejt do ta gjeje veten te dashuruar cmendurisht pas saj.
Shin Joon Hyuk eshte punedhenesi i Kang Tae Joo e ndonese ka nje pamje te kendeshme e te qete zemra e tij eshte e lenduar per shkak te fatkeqesive familjare
Jetet e te dyve do te nderthuren keqmas me Han Eun Soo. Shin Joon Hyuk eshte vellai i adoptuar ne familjen e Cha Hye Lin.
Cha Hye Lin eshte e bija e nje tregetari mjaft te pasur ne Seul.
Stiliste e famshme por e tradhetuar nga dashuria e saj e pare, vendos qe me mire se te dashurosh eshte t’i blesh te dashurit me para
Keshtu ajo gjen kete rrugeper t'i shpetuar pergjegjesive e zhgenjimeve ne nje lidhje
I dashuri i fundit qe ajo “blen” eshte edhe Kang Tae Joo.
Ja sesi na shfaqen dale nga dale te 4 personazhet kryesore te kesaj drame... ndjenjat e shpresat per te ardhmen e te cileve, nderthuren e varen prej njeri-tjetrit.
Ajo qe me pelqeu tek Que Sera Sera eshte se nje menyre te natyrshme pa fryre e zvogeluar nderton personazhe te vertete,te cilet kane shume ngjashmeri me te rinjte para nesh, te rinjte e sotem e mbase edhe me te rinjte e te ardhmes
Ajo cka spikat per mendimin tim tek kja drame eshte shnderrimi i karakterit te njeriut ne saje te nje pervoje jete
Pjesa 1.1
Aktoret kryesore:
Kang Tae Joo interpretuar nga Eric Moon
Han Eun Soo interpretuar nga Jung Yoo Mi
Cha Hye Lin interpretuar nga Yoon Ji Hye
Shin Joon Hyuk interpretuar nga Lee Kyu Han
Pjesa 1.2
Pjesa 2
GOONG
Pershendetje fansa te mangave, animeve e filmave aziatike, u be ca si shume kohe qe nuk kam shkruajtur por he sot he neser edhe kohe s’kemi e ja ku pas 1 muaji po ju shkruaj serishmas
Manga per te cilen dua t’iu flas titullohet Goong.
Ky eshte emri me te cilen mund ta gjeni ne cilin shtet te ndodheni sepse Goong njihet ndryshe edhe si Princess Hours, The Imperial Household, Love in Palace, Palace Love apo Palace.
Kjo mange eshte shkruajtur nga mangaka Park So-Hee qe sic e lexoni edhe nga mbiemri Park eshte koreane (mbiemer Park apo Min jane mjaft te perdorur ne Kore ) por nuk mund t’iu them gje per te dhe veprat e saj sepse edhe per mua eshte paksa e panjohur pasi vetem tani ajo po njihet nga bota perendimore ...
Park So-Hee mund te jete e panjohur ende per shume admirues te mangave por manga Goong jo!
Atehere per cfare flet do thoni ju? Ngjarjet zhvillohen ne nje Kore imagjinare te shekullit 21 ku sundon monarkia e familjes mbreterore Goong (ja prej nga vjen dhe emri i manges ) e ku trashegimtari i fronit Wangsaeja Lee Shin (Wangsaeja ose Princ - titulli ne gjuhen koreane) njihet e martohet me gruan e tij Chae-Kyeong
Historia fillon me mbretin, babain e Shin i cili eshte mjaft i semure e per kete arsye familja mbreterore vendos te kerkoje nje nuse te denje per Princin Shin ne menyre qe ai te martohet dhe nese gjendja shendetsore e mbretit rendohet ai mund te terhiqet pa shqetesim nga froni.
Nga ana e tij Princi eshte i dashuruar me Hyo-Rin, nje vajze ambicioze por dhe e talentuar e cila refuzon kerkesen e Shin per tu martuar me te sepse kerkon te ndjeke enderren e saj e te behet nje balerine e famshme…
Pasi Shin refuzohet nga Hyo-Rin familja mbreterore zbulon nje amanet te mbretit te vjeter (gjyshit te Shin)i cili premtonte te martonte nipin e tij me mbesen e mikut te tij te ngushte i cili i kishte shpetuar jeten.
E ja sesi Shin martohet me Chae-Kyeong, nje vajze kokeforte por shume e dashur
Perbuzja qe ne fillim Princi ndjen per vajzen pasi ajo nuk ka titull fisnikerie e s’eshte e pasur, e ben ta trajtoje shume keq ndersa nga ana e saj vajza Chae-Kyeong mundohet si e si ta beje te lumtur ndonese e di se ai eshte i dashuruar me tjeter njeri
Sikur mos mjaftonin hallet qe kishin mes tyre cifti i ri, gjendja perkeqesohet me shume me ardhjen nga Anglia e Lee-Yool dhe e nenes se tij Hwa-Young.
Te dy ata ishin larguar per ne Angli pas vdekjes se babait te Lee-Yool (vellai i mbretit aktual) i cili kishte qene trashegimtari i vertete i fronit.
Hwa-Young se bashku me te birin ishin perzene nga pallati mbreteror pas kesaj ngjarje nga mbreti i vjeter, per tu kthyer pas shume vitesh ne Kore per tu hakmarre
E ne fakt mjaft skandale per familjen mbreterore do te shkruhen ne faqet e para te gazetave koreane pas ardhjes se tyre
E ndersa dale nga dale Princi Shin zbulon se ishte dashuruar me gruan e tij meson se dashuria nuk eshte aq e thjeshte pasi Lee-Yool edhe ai i dashuruar
pas Chae-Kyeong po kerkon t’i ndaje.
Cfare do te ndodhe me tej?
Hmmm une e di po s’po ua them se s’ka kuptim pastaj…
Ne shkrimin origjinal manga perbehet prej 15 tankobon
Edhe per Goong eshte realizuar nje serial televiziv korean prej 24 pjesesh i cili ka bere te enderroje me mijera vajza aziatike
Me lart kam vendosur nje imazh te Shin e Chae-Kyeong si personazhe mange e si protagoniste te filmit
E ja nje tjeter imazh te protagonisteve kryesore te Goong si vizatime e si aktore te serialit
Lart nga e majta ne te djathte: Princi Shin e Lee-Yool
Poshte nga e majta ne te djathte: Chae-Kyeong e Hyo-Rin
Ndersa kjo foto ketu eshte nje poster reklame e serialit Goong - Princess Hours
Atehere nga e majta ne te djathte:
Lee Shin interpretohet nga Joo Ji Hoon
Min Hyo-rin interpretohet nga Sung Ji Hyo
Shin Chae-kyeong interpretohet nga Yoon Eun Hye
Lee Yool interpretohet nga Kim Jeong Hoon
Une s'e kam mbaruar ende se lexuari kete mange pasi ketu ku jam eshte ende ne vazhdim por, prej filmit mund te them qe shpresoja qe Chae-Kyeong te perfundonte me Lee-Yool e jo me Lee Shin
Po ju ve linkun ku mund te shihni te gjithe serialin...
Nuk eshte drama ime e preferuar por mund t'iu them qe eshte shume e bukur sepse pasi te shihni pjesen e pare do te doni te shihni te 2 pastaj te 3 e keshtu me rradhe
http://www.veoh.com/channels/phg?se...77868631&rank=0
Ja nje pershkrim i karakterit te njerezve qe u perkasin grupit AB te gjakut sipas japonezeve...per grupet e tjera shihni faqet e tjera te temes :p
Grupi AB: eshte nje bashkim ndermjet karaktereve te grupeve A e B te gjakut. Racional, i ftohte ne gjykim dhe analize, eshte i lindur per te zgjidhur probleme, merr pjese dhe ndihmon shoqerine, kerkon te jetoje ne harmoni me te tjeret, kerkon te beje shume gjera ne te njejten kohe, serioz ne pune, ndjehet i ftohte e larg te tjereve ne marredheniet shoqerore, jeta per te eshte nje drame...
Ne Japoni 10% e popullsise i perket grupit AB ndersa ne Shqiperi vetem 6%.
E tani embelsira per ne fund :p :p :p
Grupi 0: te qete, te sjellshem, te vendosur, te sigurte, plot besim ne aftesite personale, i shoqerueshem, aventurier, largpames, i ka gjithmone te qarta qellimet e jetes, deshira te ndershme, i vetedijshem per kuptimin qe ka pushteti, di te zgjedhe rastin e duhur, kerkon suksesin, nuk i pelqen te ndjehet i ndrydhur nga rregullat, optimist, autoritare, bujare, mbrojtes te mire.Shpesh mund te sillen si femije, te sillen ne menyre egocentrike e pak egoiste, jane shume shakaxhinj
Ne Japoni 30% e popullsise i perket ketij grupi ndersa ne Shqiperi vetem 38%.
Ne boten aziatike si iu kam thene me pare njohja e grupit te gjakut eshte e rendesishme per ndertimin e marredhenieve si shoqerore por edhe ato te ciftit .
Ndermjet te gjithave grupeve ai qe vleresohet me shume eshte grupi 0 sidomos grupi 0 negativ (sic jam edhe une)...ne fakt po te lexoni pershkrimet qe u behet heronjve te mangave ato ne shumicen e rasteve u perkasin grupit 0 negativ
Nga te dhenat me siper ne shqiptaret u perkasim shume ketij grupi...nese parashikimet e japonezeve jane te verteta atehere lum si ne
Anijosejon te gjithe fansave te dramave aziatike!
Si gjithmone gjej pak kohe te lire qe te ndaj me ju hobin tim te preferuar.Kohet e fundit duke bere kerkime ne kompjuterin tim hasa ne nje link qe si duket e kisha memorizuar prej kohesh-as qe e mbaja me mend se cfare ishte por nejse duke qene se behej fjale per drama mendova se do ishte mire te shihja.
Zbulimi im me dhuroi plot nje jave me te qeshura.
Drama per te cilen po ju tregoj quhet How to meet a perfect neighbor/The way to meet up with perfect neighbors/The perfect neighbor…Sa shume emra!
Behet fjale per nje komedi romantike me plot 20 pjese e realizuar ne 2007.
Si zakonisht ne qender te vemendjes do te vendosen djem e vajza qe dashurojne njeri-tjetrin , vetem se kete here do te vini re se dashuria e jeta do te trajtohen me plot nota humorizmi.
Baek Soo Chan eshte nje Don Zhuan i vertete! Ditet e tij rrotullohen vec rreth femrave dhe qellimi i tij ne jete eshte te behet mashkulli qe te gjithe femrat enderrojne…Vecse planet nuk do ti shkojne kaq mire kur do te njihet me Jung Yoon-Hee e cila per te mbrojtur motren e saj qe po mashtrohej prej Baek i jep ca mesime te mira…
Kjo eshte nje mv qe fansat kane bere per The perfect Neighbor
Yoo Joon Suk rrjedh nga nje familje e pasur.Ai kthehet ne Seul per te drejtuar kompanine,kur babai i tij semuret …Cuditerisht sekretarja e babait te tij qe eshte Jung Yoon-Hee, do te behet sekretarja e tij. Ndonese Yoo Joon Suk ka nje karakter te veshtire qe dallohet qe ne ditet e para te punes, shume shpjet ai do te zbutet nga menyrat e sekretares Yoon-Hee…
Dy vogelushet dashurohen por, a do te prefundojne se bashku me njeri-tjetrin ndonese mamaja e Yoo Joon nuk eshte dakort?
Pjesa 1.1
http://www.veoh.com/videos/v1476463FCC4mrJh
Pjesa 1.2
http://www.veoh.com/videos/v1477842gfN9Q54B
Fatkeqesisht perkthimet per kete drame kane arritur deri tek pjesa e 9
Baek Soo Chan interpretohet nga Kim Seung Woo
Jung Yoon Hee interpretohet nga Bae Doo Na
Yoo Joon Suk interpretohet nga Park Shi Hoo
Go Hye Mi interpretohet nga Min Ji Hye
Pjesa 1.3
http://www.veoh.com/videos/v1477888FGjxA9SP
Someday
Duke pare The Perfect Neighbor, me pelqeu kaq shume menyra natyrale e te interpretuarit te Bae Doo Na aq sa vendosa te kerkoja me shume rreth kesaj aktoreje.
Nje tjeter rol i saj eshte ai i Hana Yamaguchi tek Someday.
Hana eshte nje mangaka e famshme japoneze e cila e braktisur prej prinderve rritet nga gjyshja e saj;por kjo ngjarje e prek shume aq sa ajo fillon te mos besoje me tek dashuria per te cilen mendon se s’eshte gje tjeter vecse nje pergjigje biologjike.
Kur nje komshiu i saj vdes, rastesisht zbulon se ai kishte pasur nje histori dashurie me nje komshien e saj prej plot 60 vjetesh.Ajo nuk kupton dot kete ndjenje qe kishte zgjatur prej kaq shume vjetesh ndaj shkon ne Kore ku komshia kishte shkuar duke marre me vete hirin e burrit te vdekur.
Go Jin Pyo eshte nje mjek , fans i cmendur pas mangave dhe kur ai e takon Hanen mendon se per here te pare ne jeten e tij ai eshte dashuruar
E ne fakt per te qendruar sa me prane saj, vendos ta ndihmoje ne kerkimin e komshies duke punesuar edhe nje dedektiv privat Kim Seok Man.
Kim Seok eshte i vetmi i mbijetuar nga nje aksident automobilistik ku humbi jeten e githe familja e tij Duke u ndjere fajtor edhe per viktimat e tjera te aksidentit, ai punon vazhdimisht per te paguar shpenzimet e tyre spitalore duke bere punen e detektivit.
Hye Young eshte nje regjizore filmash vizatimore; shoqe e ngushte e Jin Pyo ajo nuk e kishte kuptuar
se ishte dashuar me te derisa kur shfaqet Hana.
Gjate zbulimit te historise te dashurise se komshinjeve te Hanes, mendimi per dashurine e ketyre personazheve do te ndryshoje rrenjesisht
Hana Yamaguchi interpretohet nga Bae Doo Na
Go Jin Pyo interpretohet nga Kim Min Joon
Kim Seok Man interpretohet nga Lee Jin Wook
Yoon Hye Young interpretohet nga Oh Yoon Ah
http://aznv.tv/en/drama/p.iD-MzUz/
Ky eshte linku ku mund te shihni te gjithe dramen mjaft te klikoni siper numerit te pjeses... Shikim te kendshem
Soulmate
Ju ka qelluar ndonjehere te mendoni nese ekziston shpirti juaj binjak dhe nese ekziston a do te keni aq fat sa ta takoni
Dhe nese e takoni a do ta njihni ate
Do te braktisnit gjithcka per te
Shume nga keto pyetje i bejne vetes edhe personazhet e Soulmate.
Drama shfaq njekoheshisht shume histori dashurie, por si do ta kuptoni me vone te gjitha personazhet e ngjarjet rrotullohen ne menyre te atille per te lidhur bashke , per te takuar bashke dy personazhet kryesore, dy shpirtrat e vertete binjake
Dong-wook : nje Don Zhuan qe mendon se eshte shume e lehte te depertosh ne zemren e nje gruaje.
Soo-kyung : nje vajze e sinqerte e cila pasi tradhetohet nga i dashuri i saj me te cilin do te martohej, nuk beson me ne dashuri.
Ato qe duan te tregojne historite e tyre, besoj se gjejne perkrahje ne mendimet qe mund te kete secili prej nesh rreth dashurise.
.com
Dong-wook interpretohet nga Shin Dong Wook
Soo-kyung interpretohet nga Lee Soo Kyung
Phillip interpretohet nga Choi Phillip
Yu-jin interpretohet nga Sa Gang
Rye Hei interpretohet nga Otani Ryohei
Min-ae interpretohet nga Jang Mi Ae
Jung Hwan interpretohet nga Jung Hwan
Mi-jin interpretohet nga Kim Mi Jin
Kjo drame te shtyn te mendosh, se ndoshta koincidencat ne te vertete nuk ekzistojne e se cdo gje qe ndodh ka nje qellim ne vetvete
9 End 2 Outs ose 2 Outs in the 9th Inning
Si eshte dashuria per 30 vjecaret
Hong Nan Hee punon si redaktore ne nje shtepi botuese dhe endrra e saj eshte te behet nje shkrimtare e famshme.Ajo eshte nje vajze qe dashuron perdere djalin e gabuar e ne ditelindjen e saj te 30 mendon se e pret nje jete plot vetmi
Byun Hyung Tae eshte shoku i saj i ngushte me te cilin ka kaluar se bashku te gjitha prapesite e femijerise, adoleshences e me tutje akoma festen e saj te ditelindjes.Byun Hyung ka shume sukses tek vajzat por per Nan Hee me te cilen eshte rritur ai eshte vecse camarroku i dikurshem.
Kjo drame i kushtohet miqesise se vertete e dashurise se sinqerte ndermjet njerezve...Eshte nje komedi romantike dhe nje nder dramat e mia me te parapelqyera
Byun Hyung Tae interpretohet nga Lee Jung Jin a
Hong Nan Hee interpretohet nga Soo Ae
Kim Jung Joo interpretohet nga Lee Tae Sung
Yoon Sung Ah interpretohet nga Hwang Ji Hyun
Lee Joon Mo interpretohet nga Lee Sang Woo
Pjesa 1.1
Pjesa1.2
Pjesa 1.3
Pjesa 1.4
WoW Girl-Power qenke shum e pasjonume mbas Anime/Manga ashtu si un
Mu me pelqejne ma shum Animet, Mangat rrall her i lexoj.
Animet qe m'kan pelqy ma shum jan:
1 -) Bleach
2 -) Naruto & Shippuden
3 -) Dragon Ball Z
4 -) Elfen Lied
5 -) K-ON
6 -) Love Hina
7 -) GTO
8 -) Tenjô Tenge
9 -) One Piece
10-) Nana
Nuk me pelqejne shum adoptacionet Filmike te Mangave ashtu si Dragon Ball Evolution ... katastrof lOl
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.