Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Hipnoza........ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1440)
Citim:
Po citoj ato që tha Aljohin
nja 100 mega maximumi mund ta dergoj me pando (o come cazzo si chiama) pastaj mund ta postojne administratoret...
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Po sikur ta vije ne youtube? Atje pranojne deri 100 mb dhe ketu vihet linku direkt sic veme muziken. :p
Atehere videon, do ta vini apo jo? Une po pres se jam kurioze ...
ose ngarkoje ne ndonje vend se e shkarkojme vete
per ato (kujdes jo ata) qe jane kurioze le te me kontaktojne ne privat duke u pergatitur qe te lene numrin e telefonit
bej shaka...do ta veme se shpejti
ej sa ka ecur teknologjia ... se mos do te na hipnotizosh me ane te celularit :p
Njehere me ka qelluar te shikoj nje seance hipnotizimi ne tv dhe sipas atij qe e bente ...ai arrinte te shikonte jetet e meperparshme te pacientit. Nuk di sa mund te jete e vertete sepse varet nese nje njeri beson apo jo ne jetet e meparshme. Por efekti ishte shume mbreselenes.
pergjigjen e dhe vete...qe varet ne se beson apo jo tek jetet e meparshme...kurse nje shpjegim tjeter (mbase me i pranueshem sipas briskut te Occham) eshte qe subjektet ne gjendje transi kur u kerkohet te mbushin vrima kujtese (dmth kur u kerkohet te sjellin ne ndergjegjie material kujtese qe nuk jane ne gjendje ta kujtojne me vetedije) atehere shume here verehet edhe nje fenomen i quajtur "Confabulazione" (fenomen qe verehet edhe ne disa patologji te memories si psh, korsakoff...etj) qe do te thote qe subjekti krijon material te ri (e shpik) por eshte i bindur qe eshte nje kujtim i tij i perjetuar me pare
ne fakt mendova te njejten gje dhe une, por duhet te pranoj qe dhe hipnotizuesi ka rolin e tij. Psh ne se ai s'do ta udhehiqte ne nje rruge te tille (dmth drejt zbulimit te jeteve te tjera) a do te ishte ne gjendje i hipnotizuari te dilte ne keto rezultate? Pra them a mos ndoshta idea qe hipnotizuesi ka per rastet e ndryshme influencon dhe vazhdimin e metejshem te seances?
nejse nejse po mendoja me ze te larte :p
shume e drejte, hpnotizuesi ne fakt ka rolin kryesor per te drejtuar te hipnotizuarin bile edhe kur duket sikur eshte shume neutral (sic eshte rasti i erickson) mund ta ndikoje shume te hipnotizuarin...megjithate per kete do flasim me konkretisht me shembuj kur te veme videon...
nga ana tjeter hipnotizuesi mund te jete shume neutral (duke u perpjekur te mos ndikoje) dhe perseri te mundet ta kryeje seanzen e jeteve te mepareshme ne gjendjen e transit...kjo vertetohet edhe nga fakti qe i njejti rezultat mund te kryhet edhe pa hipnotizuesin sic ndodh ne vetehipnozen apo gjate meditimit (qe eshte nje vetehipnoze )
fajtoro a ta dergoj me pando une ate filmin pastaj rregulloje vete ti
Si te duash, e vendos une ne youtube, s'ka problem.
do na hp pune ky me kete hipnozen,,,do na gjej belaja:p do na zere gjumi mbi kompiuter me me dite te tera..se une edhe besoj shume
ne jet te tjera,,biles kam qene ne ca jet
Video e Aljohin mbi hipnozen
bravo bravo...shume mire...shikojeni njehere videon pastaj e komentojme
po mbase do ishte me mire ne u-tube (here tjeter) se dilkerka pak e vogel...
Youtube ka teka. I do filmat max 10 minuta dhe ky eshte 33 min.
Del pak me e vogel por shkarkohet shpejt. Permasa origjinale nuk ishte shume me e madhe sidoqofte... pavaresisht se kur e hap full screen duket e madhe.
hehehe ok ok, ti je shefi...duke marre parasysh edhe qe filmat e tjere do jene akoma me te gjate
kisha nje pyetje ne fakt...se une sapo hap faqen ky filmimi fillon dhe ekzekutohet por ne rastin kur jane me shume se 1 fimim si mund te zgjedh se ke te shoh? s'ka ndonje menyre (jo shume te lodhshme) per te lejuar filmimet (e tjera) te behen full-screen?
Se di si behet tamam. Por duhet gjet nje menyre te hapen kur i klikon se qenka shume e bezdisshme qe hapet vete.
ne youtube mund te ndahen me pjese nga 10 min ... si e bejne ata qe vene filma.
qenka shume interesante sepse ndersa shkruaj video nuk ndalon si psh tek videot muzikore
Aljohin kjo gruaja eshte hera e pare qe hipnotizohet me kete metode? Ajo qe doja te dija eshte nese pas disa seancash koha e pergatitjes varion dmth shkurtohet?
E rregullova qe te mos filloje automatikisht. Nese ke te tjera mi dergo Aljohin. Por permasat origjinale ishin shume te vogla, po ti zmadhosh me zor dalin keq. Duhet te kesh videon origjinale me te madhe qe te dali e mire. Por do jete dhe me e rende per tu shkarkuar.
Eh Tulipani pyetje e bukur kjo e jotja sepse tregon nje intuite (aftesi per te marre, perpunuar dhe sintetizuar informacion me ane te paravetedijes )
Pergjigja e te dyja pyetjeve eshte "po"...gruaja ne video eshte hera e pare qe hipnotizohet dhe me rritjen e nr. te seancave hipnotizimi behet gjithnje dhe me i lehte deri sa mund te arrihet te hipnotizohesh me nje te perplasur gishtash
Ajo qe eshte interesante ne lidhje (indirekte) me pyetjen tende eshte se Erickson po perdor nje lloj strategjie shume te rralle per te, ne te vertete Erickson eshte i njohur gjeresisht per metoden e tij indirekte te hipnotizimit, ai fillonte e fliste dhe subjekti si pakuptuar kalonte ne trance. Ketu ai po vepron komplet ne te kunderten, eshte shume direkt, i shpjegon shume here gjerat dhe duket si ne rolin e nje mesuesi qe i meson nje femije se si te shkruaje apo si te eci ne biciklete (te dyja rastet te karakterizuara nga nje pune mesimore e madhe ne "paravetedije" apo per t'u kutpuar me mire, ne "dicka qe nuk eshte teresisht e vetedijshme").
Me kete gje Erickson tregon qarte qe Hipnoza eshte nje aktivitet qe duhet ta kryeje subjekti qe kerkon te hipnotizohet dhe hipnotizuesi nuk ka asgje ne dore dhe si te gjitha aktivitetet njerezore eshte e mesueshme, subjekti mund te mesoje te shkoje ne gjendje trance-i dhe mund te mesoje shume mire . Per me teper edhe niveli (thellesia) e gjendjes se trance-it mund te rritet me rritjen e nr. te seancave.
Per kete arsye zgjodha kete video, sepsen eshte shume akademike...tregon shume ngadale dhe ne menyre te qarte dhe te vetedijshme hapat qe hipnotizuesi ndermerr per te arritur tek subjekti gjendjen e trance-it dhe ne nje menyre shume te lehte dhe te thjeshte qe mund te perdoret nga cdo kush.
tani kam pak pune...per me teper heres tjeter
Fajtor flm edhe njehere per ndihmen, une them te mbarojme njehere gjeresisht komentimin e kesaj video pastaj te merremi me te tjera
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.