| Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 » Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)
Wikileaks dhe 28 Nentori
Përtej të gjitha historive me emra e mbiemra, komente e stërkomente të bazuara në kabllogramet e ambasadës amerikane, publikuar nga “Wikileaks” dhe ripublikuar nga mediat shqiptare, qëndrojnë dy mësime të mëdha.
Mësimi i parë është që nuk kemi institucione. Dhe kjo për një vend që feston vitin tjetër 100 vjet pavarësi, është e rëndë. Nuk mund të fshihet as me programe ullinjsh, as me reformat e shkëlqyera, as me histori me spiunë. Nuk shtyhet as me vaj e as me verë. Dhe ngritja e institucioneve nuk është punë e një qeverie të vetme, janë një arradhë syresh që kanë dështuar në ngritjen dhe fuqizimin e institucioneve, ndaj përgjegjësia është e gjithë klasës politike shqiptare.
Mësimi i dytë është që “Wikileaks” nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një Watergate (skandali që përfshiu administratën Nikson me përgjimet e kundërshtarëve dhe që u finalizua me dorëheqjen e Niksonit). Duke përjashtuar mundësinë që Berisha të veprojë si Niksoni, media dhe analistët e saj po “shqyhen” duke bërtitur për “skandale”, “furtunë”, “vdekje të republikës”, etj. Ngjan sikur janë të pakënaqur që nuk po ndodh asgjë në këtë vend edhe pas publikimit të kabllogrameve.
Nuk e di çfarë presin të ngjasë në një vend që kaloi ‘97-n, Gërdecin, 21 janarin. Do të duhej të reagonin institucionet, prokuroria p.sh., po siç e thamë institucione s’ka. Presin të ngrihen njerëzit? Për të gjithë ata që presin revolucion, duhet të lexojnë Fukuyaman që thotë se revolucionet sot nuk bëhen nga të varfrit, por nga klasa e mesme që nuk ndjehet e përmbushur në potencialin e saj. Klasë të mesme këtu s’ka ose është e dobët dhe ja ku jemi sërish në pikën e nisjes. Pra, ta flenë mendjen për revolucione.
Ndryshime me votë? Kjo është një përrallë që nuk funksionon më. Për më tepër, zgjedhjet janë larg dy vjet dhe ne kemi provuar disa herë që harrojmë shpejt. Fatkeqësisht duket se në Shqipëri është e vërtetë paradoksi që thotë një nga personazhet e Ekos në romanin “Varreza e Pragës”: e drejta universale për të votuar është armiku numër 1 i demokracisë. Sepse vota është përgjegjësi dhe jo të gjithë e kanë. Sepse vota do mend dhe jo të gjithë i kanë. Votat mund të blihen, mund të shiten, mund edhe të hidhen për tekë, për inat të këtij apo atij, duke harruar se është i vetmi pushtet që i ka mbetur qytetarit e fshatarit. Ndaj ja ku jemi sërish në pikën e nisjes, madje vite dritë mbrapa.
Të gjitha historitë e tjera të “Wikileaks” me “I thashë”, “më tha”, “thuhet se” nuk kanë pikë rëndësie. Ato do të mbushin dhe ca kohë kafenetë e shqiptarëve dhe do të harrohen deri në një “Wikileaks” tjetër. Analistët do ta kenë shpirtin në paqe se i shkruan ç’kishin për të thënë. Politikanët do ta kalojnë me një nënqeshje kur t’ua kujtojnë nëpër intervistat e radhës. Ndonjë do të kujtojë që “Wikileaks” ishte një operacion i paligjshëm i një njeriu që vodhi kodin e kabllogrameve. Po askush nuk do mund t’i mohojë meritën se në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë, u tregoi shqiptarëve në pasqyrë se nuk kishin shtet. Atyre që kishin sy. Edhe pasqyrë.
Valbona Sulce
------------------------------------------------
Shtojce: Pervec kesaj qe ka permendur Valbona, ka nje detaj tjeter qe tregon qe s'ka institucione. Eshte fakti se cdo zyrtar a parti kalon nga ambasada amerikane per tu rrefyer, ankuar ose ndihmuar. Ngjan sikur ambasada amerikane eshte nje organ suprem qe mund te qendroje mbi lojrat feminore te politikaneve tane. Ngjan sikur Shqiperia eshte nje femije budalla qe duhet kontrolluar vazhdimisht sepse ben gabime elementare. Jo me kot fjalet qe thone te huajt, ambasadoret, OSBE, BE, SHBA, jane te vetmet qe shqiptaret i degjojne pa percmim. Ngjan sikur Shqiperia eshte nje protektorat i vendeve perendimore, qe mban nje shtet farse sa per te bindur veten se mund te kete shtet. Por ne te vertete vetem te huajt besojne dhe vetem jashte vendit gjejne shpetim.
Pamundesia e shtetit per te mbrojtur jeten e nje gjykatesi eshte thjesht nje element i jetes se perditshme ne Shqiperi.
Ne cdo shtet eshte e mundur qe te vrasesh nje gjykates, madje edhe ne USA. Nuk eshte aspak e veshtire qe te gjesh jeten private te nje gjykatesi dhe ta eleminosh ate, por koncepti i personit ne raport me institucionin eshte krejt i ndryshem.
Gjykatesi ne USA, nuk eshte thjesht nje person, por nje mjet per te transmetuar drejtesine e nje institucioni. Ai, eshte hallke ne procesin e marrjes se nje vendimi te caktuar.
Ne Shqiperi, nuk funksionon sic duket ky sistem. Kjo lejon shmangje nga norma te te gjithe konceptimit baze, themeltar te raportit njeri/institucion.
kjo sjell sigurisht edhe personalizime te ligjzbatimit me pasoje zbulimin e jetes private te nje punonjesi qe ne fund te fundit eshte thjesht nje vegel, ose mjet.
Pra, perderisa institucioni, ose institucionet e shtetit, nuk do funksionojne sic duhet, do te kete te tilla perversitete.
Rroftë pushteti, poshtë opozita!
Nga Mustafa Nano
Kur erdhi refuzimi i parë nga ana e BE-së i kërkesës sonë për të marrë statusin e vendit kandidat, m’u desh të ndodhesha në studiot e televizionit “Alsat”, në një debat me njerëz të pushtetit.
Në ndryshim nga tani, atëmot kish pak pritmëri nga mazhoranca, e cila do donte të bënte me atë rast një festë të madhe të ngritur mbi dy arritje, atë të liberalizimit të vizave dhe atë të marrjes së statusit të vendit kandidat. Qeveria e bëri festën, prapëseprapë. E bëri të madhe sa më s’kish. Nuk mund ta linte pa e shtrydhur politikisht këtë ngjarje. Të njëjtën gjë kish bërë dhe me anëtarësimin në NATO pak kohë më parë. Festë, fishekzjarrë, fjalime, britma, e mbi gjithçka binin në sy flamujt e PD-së, flamujt e asaj partie që “ia doli ta fuste vendin në NATO”. Të krijohej përshtypja se PD-ja e kishte futur vendin në NATO për inat të socialistëve dhe prandaj e kishin monopolizuar këtë ngjarje, më saktë vjedhur, ashtu si çdo gjë tjetër në këtë vend, nga vota e deri te trojet, tenderët, licencat e paratë publike.
Na futi PD-ja në NATO? Absolutisht jo. Anëtarësimi në NATO ishte një vendim i marrë nga Aleanca Euroatlantike, për qëllime të sajat (të cilat neve na vinin e na vinë prore për osh). E nëse do duhej të shihej se s’bën edhe ndonjë meritë lokale, syri do duhej të shkonte te të dy krahët, pasi anëtarësimi ishte finale e një procesi që filloi pas vitit 1992, u ndërpre në vitin 1997, rifilloi në vitin 1998 e nuk ndali derisa erdhi momenti i anëtarësimit. Pak ditë e javë para se në Bruksel të merrej vendimi historik, Edi Rama u ka bërë udhëheqësve të Aleancës lutje, a thirrje, nga pozicioni i përunjur i numrit një të opozitës, për ta pranuar Shqipërinë në gjirin e vet. Sapo kish ndodhur Gërdeci, që i vuri një njollë të madhe qeverisë, Kryeministrit (babait të djalit të ngatërruar keq në atë aferë vrastare), dhe ushtrisë, e opozita kish gjithë të drejtën t’u thosh boss-ëve të Aleancës, që “ne, me këtë qeveri e me këtë Kryeministër, nuk jemi ende gati për në NATO”. Por nuk e bëri. Veproi drejt? Për mua, jo. Do duhej ta kish bllokuar atë anëtarësim (ndërkombëtarizimi i Gërdecit mund ta bënte këtë), i cili gjithsesi do vinte shumë shpejt, pasi siç thashë, përpara se të ish një projekt i yni, ka qenë një axhendë e NATO-s. Tregoi ndonjë çikë mirënjohje Berisha për socialistët e Edi Ramës? As që bëhet fjalë. Siç e thashë, festën e bëri vetë, me të vetët, për të vetët, e për inat të socialistëve e të kundërshtarëve të tij.
Të njëjtën gjë bëri dhe ca më vonë pra, kur erdhi festa e liberalizimit të vizave, e cila në fakt do duhej të anulohej për shkak të shuplakës që na u dha me refuzimin e kërkesës për marrjen e statusit të vendit kandidat. Liberalizimi i vizave ishte i lidhur veç me garancinë, që shqiptarët do të pajiseshin me pasaporta biometrike. Ky ishte kushti, dhe nga ky kusht buronte dhe arritja medemek e stërmadhe e qeverisë: organizimi i një tenderi, përgatitja e pasaportave, shpërndarja e tyre, dhe kaq. Ndërsa refuzimi i statusit ishte tjetër gjë. Të marrësh statusin duhen këllqe, duhen vepra, duhen prova. Na u tha “jo” atëherë, ngaqë Parlamenti nuk funksiononte, ngaqë nuk ish bërë lufta kundër korrupsionit, ngaqë nuk ka rend e ligj, ngaqë priteshin prova të tjera për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ngaqë opozita nuk pranonte të hynte në Parlament, ngaqë institucionet dhe administrata ishin nën presion të pushtetit etj.
Berisha festoi, megjithatë. Dhe logoja e festës ishte: “liberalizimi i vizave u krye prej nesh, statusi i vendit kandidat për në BE na u refuzua prej opozitës”. Kjo ishte gjëja më e poshtër që mund të thuhej; dhe më idiotikja. Por e thanë. Nuk doli asnjë karafil nga mazhoranca të tentonte ta ndalonte këtë avaz, këtë gjë që s’qëndronte as në qiell e as në tokë, dhe në këtë mes nuk e kam fjalën veç për deputetët vuvë të saj. Jo, e kam fjalën për të gjithë kampin e mazhorancës, që fillon me deputetët vuvë e mbaron me intellighentsia-n në shërbim të Kryeministrit. Përkundrazi, të gjithë thoshin të njëjtën gjë idiotike e të poshtër, d.m.th. që “vizat u liberalizuan për meritë të qeverisë, ndërsa statusi na u mohua për faj të opozitës”. Kushedi sa herë e kam dëgjuar këtë frazë në studiot e “Alsat”-it në ditët e harbimit të madh, e shumica e atyre që e thoshin nuk ishin deputetë e politikanë, por gazetarë e opinionistë.
Po më vjen vërdallë një deja vu (kjo është arsyeja që m’u kujtuan këto situata e ngjarje të shkuara). E dinë tanimë që përgjigjja e Brukselit do të jetë sërish “jo”, dhe nuk shihet asnjë çikë trishtim në fytyrat e tyre. Po shoh që njerëz të mazhorancës po bëhen gati ta këndojnë sërish refrenin e “opozitës që po na bllokon, e opozitës që s’po na lë të hyjmë në Europë etj”. Në periudhën kohore që ndan dy refuzimet kjo qeveri ka vrarë katër njerëz në bulevard, ka shpallur puçistë autoritetet më të larta të shtetit e të politikës, ka penguar organet e hetimit të gjenin vrasësit, ka penguar e vonuar hetimin e Gërdecit, dhe së fundmi ka vjedhur dhe zgjedhjet në Tiranë, e prapëseprapë, ata do t’i mëshojnë idesë që “nuk na e japin statusin për faj të opozitës”.
Ambasadorët do të jenë aty për ta shfryrë pak tullumbacen e teprimit, e për të thënë se “të dyja palët janë përgjegjëse”, por makina e madhe e propagandës qeveritare (gazeta, televizione, lajme, opinionistë, intelektualë, zyrtarë patriotë etj., etj) do bëjë çmos që në eter të përhapet mbi të gjitha një e vetëm një lajm: fajin e ka opozita. Jemi i vetmi vend në botë, ku të jesh me opozitën është frikë, e turp, e marre, ndërsa të jesh me pushtetin është nder. Dhe modë. Dhe qejf. Tralala!
Shpresoj qe politika ne Shqiperi te nxjerre mesime dhe jo te fillojne me atribuimin e fajit kunder njeri-tjetrit sic ndodh rendom ne keto raste.
Nga shkrimet e Mustafa Nanos te nxjerre mesime politika? Po Muci ka 10 vjet qe shkruan dhe e perbuzin.
Politika eshte perfaqsues i njerezve. Dhe njerezit duan dru, se ashtu jane mesuar. Prandaj dhe politikanet nuk kuptojne fjalet, idete, teorite e M. Nanos. Jane njerez praktike, kuptojne vetem lekun, pushtetin dhe dhunen. Dhe kjo hiqet vetem me dhune, duke krijuar alternativa, si Aleanca Kuq e Zi, qe neser te krijoje nje krah te armatosur per vrasjen e politikaneve. Sepse AK ia ka bere te qarte shtetit qe po abuzon, i dergoi listen e deputeteve qe votuan per censusin dhe ishin hedhur vota fallco te njerezve qe nuk ishin. Nqs vete parlamenti del jashte ligjit, pse mos dale dhe nje krah i AK-se?
Po i rreferohesha mos pranimit te vendit kandidat Faje, jo Mucrave & co ...
Citim:Biles do shtoja se me duket se do mbesim jetime pas thirrjes se AK te mos deklarojme se jemi shqiptare, do deklarojne greket, serbet, boshnjaket e evgjitet e ndonje turk vetem shqiptare nuk do kemi. hahahah.
Po citoj ato që tha AngelDevil
Po i rreferohesha mos pranimit te vendit kandidat Faje, jo Mucrave & co ...
Per nje Histori pa Heronj
(Opinione ga Fatos Lubonja)
(Shqiperia.com)
E prita me interes një emision “Shqip” të Rudina Xhungës të datës 28 nëntor, pasi e dija se atje do të transmetohej një intervistë e historianes Nathalie Clayer lidhur me shpalljen e pavarësisë dhe figurën e Ismail Qemalit. Isha kureshtar të dëgjoja historianen, të cilën e njoh dhe e vlerësoj për kontributin e paçmuar që ka dhënë në shkrimin e historisë sonë, veçanërisht me librin “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar” (botime “Përpjekja”, Tiranë 2009). Mirëpo u zhgënjeva pasi u ndodha përpara disa befasish të njëpasnjëshme.
Befasia e parë ishte titulli i emisionit: “Heronjtë e Shqipërisë”. Ende nuk e paska mësuar gazetarja se termi “hero” është tejet romantizues, ideologjizues (“heronjtë e Luftës Nacional-Çlirimtare”, “heronjtë e komunizmit”, “të ndërtimit të socializmit”, “heronjtë e heshtur”, “heronjtë e burgjeve”) e se, prandaj, duhet përdorur me kujdes e me kursim në përgjithësi, e jo më kur duam të flasim për shkencë – thashë me vete – pasi kështu lehtësisht do ta humbasim njeriun Ismail Qemali dhe historinë e tij të vërtetë prapa heroit Ismail Qemali.
Befasia e dytë ishte se ndërkohë që prisja intervistën e historianes franceze, më dolën tre të ftuar shqiptarë të Xhungës: Arben Puto, Paskal Milo dhe Artan Lame, që filluan një avaz të vjetër për Ismail Qemalin, themeluesin e shtetit të parë shqiptar, aktin e tij historik – gjëra për të cilat m’u duk se s’kishte nevojë të ftonte historianë në atë tryezë. Mendova se, për të mos “prishur festën”, Xhunga e kishte hequr intervistën e Clayer pasi e merrja me mend që historiania do të ishte larg gjuhës nacional-romantike që po përdorej aty. U bëra disa herë gati ta kaloja në ndonjë stacion tjetër, por ishte e thënë të provoja befasitë e tjera. Pasi e kishte ngarkuar mirë publikun me ndjenja të larta patriotike, Xhunga futi intervistën e Clayer duke e prezantuar me një lloj mënyre sikur po na paralajmëronte se kishim të bënim me një lloj diversioni ndaj të cilit tre të ftuarit duhet të rrinin në beft që të reagonin në mbarim të intervistës dhe të reklamave pas saj.
Nëse do ta sintetizoja atë çka tha Clayer, do të veçoja disa ide që, sipas meje, qenë të reja e të rëndësishme për publikun e gjerë.
Së pari, se shqiptarizmi nuk është vepër e disa heronjve, por se për lindjen e tij (që fillon me arbëreshët) kanë ndikuar shumë faktorë, ku përveç zhvillimit të helenizmit (nacionalizmit grek), ka pasur edhe faktorë të tjerë, si zhvillimi i shkollës, i leximit të shtypit, politikat e Austro-Hungarisë e Italisë, por edhe (vini re!) politikat e Perandorisë sepse autoritetet osmane në vitet 1860 vendosën të krijojnë më shumë shkolla dhe në këtë mënyrë, niveli i edukimit mes shqiptarëve myslimanë, por edhe të tjerë, u zhvillua, u lartësua dhe ideja e nacionalizmit apo kombit bëhet kështu më e pranueshme te të rinjtë që shkonin nëpër shkolla.
Së dyti, e pyetur nëse i duket normale të kërkohet rishikimi i historisë sonë me Perandorinë, Clayer u përgjigj se “patjetër, duket normale”, madje se e gjithë historia e Shqipërisë duhet të rishikohet, pasi deri tani kjo histori ka qenë shumë e ideologjizuar dhe është shkruar duke mos shfrytëzuar teorinë e shkencave sociale.
Së treti, kur u pyet mbi rolin e Ismail Qemalit, Clayer vuri në dukje se ky ka qenë një burrë shteti osman dhe se nacionalizmi shqiptar për të, në fillim, ka pasur më shumë qëllime osmane, sesa shqiptare dhe se ai zgjodhi pavarësinë në një moment ku nuk kishte zgjedhje tjetër. Po ashtu, Clayer u tregua “e kursyer” në dhënien e meritave për themelimin e shtetit shqiptar vetëm këtij “heroi”. Duke vënë në dukje se ai ka qenë në krye të qeverisë për një kohë të shkurtër (e këtu ajo bëri një lapsus, sepse me shqipen e saj tha “disa ditë” në vend se “një kohë të shkurtër”), Clayer nënvizoi rolin e Komisionit Ndërkombëtar, i cili ka ndikuar më shumë se Ismail Qemali për krijimin e Shqipërinë duke vënë gjithashtu në dukje se ai ka qeverisur vetëm Vlorën dhe rreth Vlorës, pasi në Durrës ishte Esad Pasha, i cili mund të kishte qenë edhe ai një hero i pavarësisë për shembull. Pra, ideja e saj në thelb ishte se ka pasur shumë aktorë në atë kohë dhe se, ndër ta, Austro-Hungaria dhe Italia ndoshta kanë luajtur rolin më të rëndësishëm nga të gjithë.
Së katërti, e pyetur për nacionalizmin dhe raportin e tij me shtetin, Clayer tha se ai ka qenë dhe është një nga mënyrat për të mobilizuar popullin, por se nuk është e sigurt nëse ai i bën më mirë ndërtimit të shtetit apo atyre që e përdorin. Sepse, gjithë sipas saj, shoqëria në përditshmërinë e vet jeton dinamika të ndryshme, që nuk janë vetëm kombëtare ose shtetërore, por edhe transnacionale, edhe krahinore, familjare etj. Pra, se gjërat (edhe kur bëhet fjalë për studimet historike) nuk duhen parë vetëm në prizmin e nacionalizmit, pasi ky është një vizion shumë i kufizuar i botës.
Befasitë e tjera jobefasuese për mua erdhën nga reagimet e historianëve tanë pasi mbaroi intervista. Arben Puto, pasi tha disa fjalë pozitive për librin e Clayer të botuar në shqip, u kap te lapsusi gjuhësor “disa ditë” dhe tha se, si duket, historiania nuk e njeh mirë figurën e Ismail Qemalit, duke lënë të kuptohet se s’ia vlente të merreshe edhe me çka tha ajo. Pastaj e mori fjalën Paskal Milo dhe tori një retorikë të tërë, sipas së cilës, ne nuk duhet t’i mbivlerësojmë këta të huajt, nuk duhet të kemi komplekse inferioriteti ndaj tyre, duke shtuar se historinë tonë e dimë ne më mirë se ata pasi ne “e kemi në gjak” atë.
Shkurt, historiania franceze, e cila ka punuar dhjetë vjet për të shkruar një libër si “Fillimet e nacionalizmit shqiptar”, u fut në një emision ku s’kishte as të drejtën e replikës dhe u masakrua në stilin tashmë të njohur të “shkollës” sonë që merret me denigrimin e personit, dhe jo me analizën e argumenteve të tij. Dhe kjo, sipas meje, jo për shkak të lapsusit – që në fakt i përkiste gazetares që e kishte intervistuar ta sqaronte që gjatë intervistës, – por duke e shfrytëzuar këtë lapsus që, sipas meje, historianët tanë do të duhet të ishin të parët që ta kuptonin, duke u nisur vetëm nga fakti se një studiuese që ka punuar dhjetë vjet mbi nacionalizmin shqiptar, nuk mund të mos e dinte se për sa kohë ka qëndruar në krye të qeverisë Ismail Qemali. Në fakt, Clayer ka shkruar një tekst të tërë mbi rolin e figurës së Ismail Qemalit, të titulluar: “Të rimendojmë nacionalizmin ballkanik: – rasti i figurës së Ismail Qemal beut dhe i nacionalizmit shqiptar”, ku trajton gjithë aktivitetin e tij para dhe pas shpalljes së pavarësisë.1
E vërteta është se prapa lapsusit dhe keqpërdorimit të tij, problemi i emisionit ishte se ai qe një ballafaqim dydiskursesh: atij të historianit shkencëtar dhe atij të historianit ideologjizues që u shfaq qartë në një moment të intervistës ku Xhunga e pyeti Clayer: “Pra, sipas jush, do të na duhet të çlirohemi nga simbolet dhe heronjtë në historinë tonë? Nuk paskemi nevojë për to?”. Dhe Clayer u përgjigj se ajo është historiane që përpiqet të shkruajë historinë apo të japë një interpretim të saj, të kuptojë se cilët janë aktorët që kanë vepruar dhe si kanë vepruar ata – duke nënkuptuar se ky rol nuk përkon me atë të që synon ta përdorë historinë dhe protagonistët e saj si mjet për aktivizim ndjenjash popullore. Kurse qëndrimi i historianëve tanë, veçanërisht me shprehjen e Milos, se ne historinë tonë “e kemi në gjak”, e kësisoj, gati-gati s’paskemi as nevojë ta mësojmë atë, e jo më të na e mësojnë të huajt, ishte një ilustrim par exellence i asaj që studiuesi serb, Slobodan Naumoviç, e quan double insider syndrome (sindroma e dyfishtë të brendshmit). Kjo është sindroma e atij historiani, antropologu, etnologu, shkrimtari, intelektuali që ka prirjen ta ideologjizojë diskursin pasi është dyfish i brendshëm: së pari, pasi i përket grupit që studion për shkak se ndan me të të njëjtën gjuhë, tradita, vlera, interesa dhe, së dyti, pasi bën pjesë në atë nëngrup special shoqëror që historia e ndërtimit të shtetit komb i ka vënë tradicionalisht si detyrë të studiojë, krijojë, mbrojë “çështjen” e grupit. Ky ideologjizim, thotë Naumoviç, mund të jetë i vetëdijshëm dhe i pavetëdijshëm, por të dyja variantet nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin dhe bash kombinimi i tyre është tipik për studiuesit ballkanas.2
Për ironi të fatit, Puto e provoi si bumerang mbi kurrizin e tij këtë metodë ideologjizimi të diskursit që në thelb e ka origjinën te shërbimi ndaj grupit e që mund të aplikohet edhe brenda vendit kur bëhet fjalë për ballafaqim grupesh me histori të ndryshme. Kohët e fundit Puto ka nxjerrë një libër mbi luftën italo-greke, ku, mes tjerash, ka botuar edhe një dokument që tregon se at Gjergj Fishta ka qenë mbështetësi i fashizmit e se paska thënë për Hitlerin dhe Musolinin se kanë qenë gjeni. Antikomunistët që sot e përdorin Fishtën me të njëjtën metodë mendimi, e sulmuan aq egër historianin për këtë sa ndonjëri arriti deri t’i urojë vdekje të shpejtë. Ndërkaq, duhet thënë se nuk ka pikë dyshimi që ky dokument është i vërtetë, madje ka edhe dokumente të tjera që provojnë lidhjet e Fishtës me fashizmin, që nga faktet e njohura se ai ka qenë akademik i fashizmit dhe antisemit, deri te dokumente që tregojnë se u ka bërë thirrje italianëve të vijnë e t’i “presin duart” Mbretit Zog. Nuk është as i pari, as i fundit, kemi të bëjmë me një figurë që ka jetuar në një kontekst të caktuar social historik, jo me një hero të pacenuar e të pacenueshëm. A duhet t’i dimë ne këto, a duhet të na i shkruajnë historianët këto fakte, apo duhet të heshtin e të vazhdojnë të idealizojnë sipas parimit të mbrojtjes dhe glorifikimit të grupit? Sipas meje, ka ardhur koha që shkenca jonë e historisë të çlirohet nga diskursi ideologjizues, në emër të kalimin tonë në një fazë më të lartë vetëdijeje, e jo të degradojë edhe më tej duke e konceptuar rishkrimin e historisë si heroizim të figurave që ka demonizuar komunizmi.
Po me heronjtë ç’duhet të bëjmë? A mos vallë duhet t’i heqim ata nga piedestalet ku i kemi ngritur? A nuk paskemi ne nevojë për t’u frymëzuar, për të idealizuar, për të besuar në diçka? – do të nxitojnë të më pyesin, së bashku me Xhungën, një pjesë që, kur kam trajtuar kësi temash, më kanë akuzuar për mohues, rimohues, shkatërrues mitesh, renegat, tradhtar, joshqiptar. Duke mirëkuptuar kompleksitetin e pyetjes po e lë përgjigjen e asaj se ç’duhet të bëjmë me heronjtë për një herë tjetër. Por, nxitoj, megjithatë, të vë në dukje se ky shkrim nuk synon të trajtojë temën nëse na duhen apo jo heronjtë dhe ideologjitë që ata simbolizojnë, por të vë në dukje se me rishikim të historisë së shkruar nga komunizmi duhet të kuptojmë një histori që respekton teoritë shkencore të kohës, dhe jo diskursin ideologjizues të historianëve nacionalistë që vuajnë sindromën e double insider-it.
Po ç’duhet të kuptojmë me diskurs shkencor mbi historinë tonë? Sipas meje, një diskurs (që na e inspiron edhe leximi i librit të Nathaile Clayer), ku historia nuk shpjegohet nëpërmjet heronjve tanë të pagabueshëm të shoqëruar me epitetet “i madh”, “i fuqishëm”, “i lavdishëm”, por ku ka një analizë të hollësishme të të gjithë faktorëve që sjellin një ngjarje historike, pa fshehje, manipulim, instrumentalizim faktesh; një diskurs ku vendlindja jonë, apo bindjet tona, apo interesat tona e të grupit ku bëjmë pjesë nuk na bëjnë të humbasim etikën profesionale, ashtu që të veçantën tonë ta trajtojmë me tjetër peshë e masë me të cilën trajtojmë të përgjithshmen. Sigurisht, kjo nuk është e lehtë. “Mund të jetë e vështirë, gati e pamundur, për shkencëtarët e shkencave sociale të jenë objektivë, që shpresat dhe frikat e tyre të mos ngjyrosin bindjet e tyre, – shkruan Naumoviç në esenë e tij duke cituar Alan Rayan - por, ama, ka një diferencë të madhe sa bota midis qëllimit për të bërë diçka shumë të vështirë dhe atij për bërë diçka që s’ka kuptim”.
-----------------
Ka ndokush gje per te thene?
Heh, mire e tha po kujt ia tha. Kultura shqiptare eshte mbushur me Rimonder, ose mendime nacional-politike qe nuk hyjne dot ne botekuptimin e drejtesise, historise dhe shkences pa u lagur me sentimentet e romantikes dhe pushtetit.
Ajo qe do i shtoja Lubonjes eshte se ka nje paralelizem mes historianeve romantike dhe mungeses se sistemit te drejtesise. Edhe historiani edhe gjykatesi (por edhe shkencetari) duhet te llogjikojne ftohte dhe te zhveshur nga emocionet. Pra duhet te bazohen ne fakte. Eshte gati e pamundur te prodhohet histori e perpikte kur historiani nuk ka njohur ndonjehere sistem tjeter vec shtetit te politizuar dhe drejtesise se fallsifikuar. Shqiperia ka qene gjithmone e tille, nga lindja e tij deri sot. Prandaj nuk ka sesi te dalin historiane jo-ideologjike qe gjykojne pa fjale romantike. Ne fund fare jane Raimondet qe gjykojne dhe qeverisin. Dhe kur te dale ndonje allcak me keto karakteristika, askush nuk do e therrese ne TV per te folur.
“Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)
Shkrim nga Jani Duri
E kam fjalën për “Librin”, jo për Enverin, se Ai nuk na kënaqi dhe aq… Duhet sqaruar mirë kjo, se mund të lindë ndonjë keqkuptim, si atëherë në ‘91-shin, kur nxitova të botoj shkrimin: “Enver Hoxha ishim ne”, në “Sindikalisti” (gazeta më e madhe e vitit) ku m’u vërsulën gjithë ç’qenë të vetëquajtur demokratë, për të më thënë se Enver Hoxha nuk ishim ne.
Se ne, gjatë gjithë kohës kemi qenë kundër tij, se kemi luftuar kundër tij, se nuk e kemi dashur kurrë dhe kurrë nuk kemi punuar për të...Jo, jo, jo absolutisht.
Ne nuk kemi qenë sahanlëpirës …
Dhe ishin ata që u korruptuan të parët nga qeveria demo(n)kritike, e cila i bleu shpejt e shpejt me ca prona publike…
Epo mirë, në rregull. Tani mund të buzëqesh, po atëherë ky shkrim u bë shkak të na shikonin shtrembër në BSPSH, mua bashkë me kryeredaktorin Vangjel Kozma, aq sa na bënë të largohemi vetë nga gazeta duke zbatuar parimin: ”Më mirë në një ferr të mençur, se sa në një parajsë hajvane”. Dhe pak më pas, kur gjithë gazetarët e “Sindikalistit” u nderuan me titullin “Pishtar i Demokracisë”, mua, që kisha qenë kryetar i këshillit botues, më fshinë nga lista (dhe mirë bënë). Them se djegësira e atij shkrimi kishte kërcyer shumë me lart nga ç’kujtoja.
Tani, pra 20 vjet më vonë, doli libri “Enver Hoxha” (nuk ishim ne), jehona e të cilit ma kujtoi edhe njëherë idenë e pakuptuar të atij shkrimi të hidhur, ku ndër të tjera thuhej se, për sa kohë do të ishim servilë, kokëtrashë e të pakulturuar, diktatorë të tjerë do vinim mbi krye dhe se vetëm ata që kishin luftuar diktaturën, kishin të drejtë të thoshin: ”Jo, Enver Hoxha nuk ishim ne”.
Kanë kaluar njëzet vjet dhe mjaft e përdorëm figurën e diktatorit si flamurin e kuq të toreadorit për t’u mbrojtur prej demit se ja, tani ka dalë libri bunker, “Enver Hoxha”. Alamet libri! Pasha qitap!
E merr, e lexon dhe bindesh përfundimisht se ti nuk kishe asnjë faj për çfarë ndodhi në këtë vend. Sepse të gjitha fajet i kishte Enveri.
Ai të tha se, po të ishte për ty…po të mos ishte Ai…as ti nuk do ishe ai që ishe. Ai të tha t’i marrësh tjetrit pronën, ai të tha të spiunosh vëllanë, ai të tha të burgosesh të pafajshëm, ai të tha të pushkatosh antikomunistët, ai të tha të prishësh kisha e xhami…Kurse ti vetëm sa i bëre pak…ja ashtu sa për t’ua sterrosur jetën shqiptarëve të tu.
Mbaje librin mbi bufe, vendose mbi tryezën e zyrës, mbi tryezën e bukës dhe bjeri me dorë. Ja, thuaju kolegëve të rinj, ja, thuaju bijve, nipërve dhe mbesave, ja, kush e kishte fajin: Ky këtu. Ishte shumë i keq. Aq i keq, sa kur të thoshte fute brenda këtë ose pushkatoje atë dhe ne e bënim, kishim frikë se mos nuk e kishim bërë edhe aq mirë. Edhe ata që shkruanin libra, edhe ata që bënin drama apo filma, edhe ata që bënin këngë për të, edhe ata që parakalonin para tribunave të kuqe, kishin frikë se mos nuk po e hidhnin edhe aq mirë hapin sipas daulles së tij. Kaq i keq ishte Ai! Bile, më i keq se kaq, sepse nuk të fuste kurrë në partinë e tij pa iu lutur ti vetë dhe pa bërë nja dy vjet stazh në punë të rënda.
Dhe kështu bijtë e bindur të etërve të bindur do të jenë gjithmonë gati t’i binden kujtdo tjetër që do t’i rreshtojë e urdhërojë, sepse përsëri do të dalë një libër me një fajtor të ri për të cilin ata do të thonë: Ja, ky i kishte të gjithë fajet. Dhe pas daljes së këtij libri, të gjithë do ta ndiejnë veten të pafajshëm dhe të kënaqur.
Shkrimi lart, i thjeshte dhe shume domethenes.
Monstra si Blendi Fevziu, pseudodemokrate, jane Sahanlepiresit e e nje Diktatori te ri, i veshur me "Mantelin" e Demokratit.
Monstra-Sahanlepires si Fevziu, kur Diktatori-prijesi i tyre eshte gjalle, ne pushtet i lepijne dhe prapanicen, i bejne Oliazhe, verbohen nga "shkelqimi" i tije edhe pse, ky shkelqim eshte i rreme, eshte shkelqim i nje llamarine te sapo puluar dhe ku koha do te tregoje se poshte ka vetem ndryshk, jane keto Sahanlepires shpirtvegjel qe sot i ngrejne Monumente por NESER, sapo te bjere, do te shkruajne Romane apo Biografi ku do te thojne "Une nuk kam qene me te, nuk kam qene sahanlepires i tije, POR, une kam qene Nje si Ju, po aq i korruptuar sa Ju, po aq Monster sa ju sepse, edhe Ju e perkrahet, duartrokitet dhe votonit per te. Ai ju vriste, dhe Ju e donit(!!!)".
-Sic e thashe me lart, per mendimin tim, shkrimi eshte i thjeshte, me shume kuptim dhe me Ironi te holle, por, shume pak e kuptojne kete ashtu sic nuk kuptojne Diktaturen me te eger qe ka Instalu Sali Berisha ne Shqiperi, ku mund te thuhet, edhe me te eger se sa ajo e Enverit.
A janë të sinqertë lotët e koreano-veriorëve?
Tom Geoghegan
BBC

Koreanët e morën mesazhin nga prezantuesja e televizionit shtetëror, e cila e veshur me të zeza, mezi i mbante lotët. Menjëherë pasuan lotët, vajtimet, grushtet mbi trotuar, gjithçka në një shkallë të madhe. Burra e gra u mbërthyen nga një vallë e pakontrolluar histerie. “Si mund të na linte,” tha një grua ndërsa fshinte lotët.
Skenat të kujtojnë zinë që pasoi vdekjen e të atit të Kim Jong Il- Kim Il Sung në vitin 1994. Por sa i vërtetë është ky pikëllim? Është shumë e vështirë që ta dish, thotë Anthony Daniels, një psikiatër dhe shkrimtar, që përdor emrin e penës Theodore Dalrymple. Ai ka vizituar Korenë e Veriut në vitin 1989 si anëtar i një delegacioni britanik për Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve dhe Studentëve.
“Është një përzierje e tmerrshme frike, terrori, pasigurie për të ardhmen, histerie masive e me shumë gjasë edhe pikëllimi të vërtetë.
Është shumë vështirë të njohësh realitetin dhe mendoj se ne kurrë nuk do e mësojmë se si ka qenë realiteti. Ka shumë barriera kulturore gjithsesi dhe ju duhet të keni parasysh se është një regjim ku çdo gjë që nuk është e ndaluar, është e detyrueshme, kështu që është shumë vështirë të dish se cila është gjendja e tyre mendore në këto momente”.
Ai thotë se gjatë vizitës së tij në vitin 1989, nuk pa shfaqje emocionesh vetjake, thjesht një histeri masive. “Kur isha në një stadium të madh dhe Udhëheqësi i Madh (Kim Il Sung) erdhi, të gjithë u ngritën në këmbë dhe nisën ta adhuronin, po tamam, e adhuronin duke i rënë në gjunjë dhe duke lëshuar brohorima njëkohësisht.
Mund të jetë nga fakti se shumë njerëz kanë shumë frikë të mos e bëjnë diçka të tillë, por në të njëjtën kohë ka mundësi që shumë prej tyre ndjejnë një besnikëri të vërtetë për Udhëheqësin e Madh.
Në fund të fundit, dhe kur Stalini vdiq, njerëzit qanin në rrugë edhe pse aty dukej gjithçka më pak e shfrenuar se në Korenë e Veriut”. Në një shkallë shumë më të vogël, edhe në Perëndim ka pasur shembuj kur njerëzit kanë shprehur emocionet e tyre në këtë mënyrë, thotë Daniels. Pasi vdiq Princesha Diana, disa njerëz kishin frikë të mos pajtoheshin me brengën masive, por natyrisht ka një ndryshim të madh me Korenë e Veriut në nivelin e detyrimit për tu përfshirë.
Në librin e saj “Asgjë për tu pasur zili: jetët e zakonshme në Korenë e Veriut”, Barbara Demick shkruante, referuar vdekjes së Kim Il Sung në vitin 1994, se “vala e pikëllimit u bë si një garë se kush qante me zë më të lartë”.
Një student i ri nga Pjongjangi nuk ndjente asgjë, edhe pse të gjithë rreth tij po qanin, shkruan ajo. “E gjithë e ardhmja e tij varej nga aftësia për të qarë. Jo vetëm karriera dhe anëtarësia në Partinë e Punëtorëve, vetë mbijetesa e tij ishte në lojë. Ishte një çështje për jetë a vdekje”. Ai shpëtoi, shkruan ajo, duke mbajtur fort të hapura qepallat dhe bebet e syve të ekspozuara në atë masë sa filluan t’i digjnin. Atëherë dolën lotët dhe ai nisi të qante si të gjithë.
Për shumë prej tyre është ndoshta një reagim natyral, thotë Kerry Brown, drejtues i programit për Azinë në Chatham House, për shkak se lajmi për vdekjen e një lideri ngre pikëpyetje për koreano-veriorët për identitetin e tyre, sigurinë e aftësinë për të mbijetuar.
Ky është një vend që është gjithmonë në gatishmëri për luftë, me sytë nga lideri i mirë dhe i dashur, thotë ai. Por ne nuk dimë më shumë në lidhje me ndjenjat e vërteta të njerëzve sesa dimë për përplasjet për pushtet mes lidershipit.
“Kontrolli i informacionit është aq i madh sa ka mundësi që atë të jenë vërtet në shock. Pra, mund të jetë një histeri e vërtetë, por nuk e dimë nëse është pikëllim, siç e quajmë ne në Perëndim. Atyre iu është thënë se kanë qenë gjithmonë nën sulm të vazhdueshëm dhe në luftë me SHBA-në, kështu që fitoret e mëdha në të shkuarën i shkojnë lidershipit, kështu që humbja e kreut në një sistem kaq patriarkal, mund të ndjehet personalisht.”
Megjithatë, zia e vitit 1994 ishte më shokuese, mendon ai, për shkak se statusi i Kim Il Sung në shoqërinë koreane ishte më i madh, kështu që kjo periudhë zije do jetë më e shkurtër.
p.s. Jo pa qellim e futa. Ky artikull i pershtatet dhe shkrimit te Jani Duri
, futur nga Fajtori.
Kush e kupton lidhjen, bravo.
Te njejtat skena ndodhen edhe ne Shqiperi kur vdiq Enveri!!!
Pa iu futur paralelizmit te sinqeritetit ose mos-sinqeritetit, pyetja e gazetarit me lart vjen natyrale. E ndjejne vertet koreanet pikellimin?
Kam vrare mendjen here pas here, madje jam tallur me ata qe qanin para kamerave kur vdiq Enveri. Por tani qe ndodhi kjo ne Kore arrita te kuptoj se gjithcka eshte normale. Madje e perpikte si rralle here. Kur vdiq Enveri nuk ishte problemi i nje njeriu, por i liderit absolut dhe te pazevendesueshem. Nje vend qe ka 50 vjet nje lider ne koke krijon nje stabilitet (te mire apo te keq), nje rryme jete, nje sistem konstant, e cila me vdekjen e liderit cenohet komplet. Ajo pasiguri do trembte cilindo, jo vetem adhuruesit e Enverit, por edhe qytetare te thjeshte qe nuk dine me si do shkoje filli i shtetit ne te ardhmen. Faktet treguan se Shqiperia ne krye te 5 viteve filloi reformat demokratike (pra jeta ndryshoi ne cdo aspekt). Me ardhjen e demokracise njerezit prape u tremben. Jo se adhuronin komunizmin, por sepse kishin pasiguri per te ardhmen. U prishen uzina, fabrika e biblioteka. U permbysen rangjet dhe hyri ne mes leku dhe politika ne cdo familje. Ne ato vite flitej se do na duheshin 20 vjet te merrnim veten, pra te arrinim ne nivelin ekonomik qe kishim vetem 1 vit me pare, pra ne 1989-90. Faktet po tregojne se kane kaluar 20 vjet dhe zanafilla e sistemit shqiptar akoma nuk eshte shoshitur. Politikanet vjedhin dhe genjejne hapur, sistemi i drejtesise eshte çorap, dhe eksponente partish bejne leke kurse foshnjat vdesin nga te ftohtet (sot kishte vdekur nje bebe ne Korce).
Domethene, te gjitha frikerat qe paten zanafillen kur vdiq Enveri u realizuan. Dhe ne jemi sot mes nje sistemi te trazuar politik-ekonomik. Jeta e secilit ndryshoi plotesisht.
Tani eshte e kuptueshme pse vdekja e nje lideri afatgjate sjell histeri masash. Ndoshta Koreja ecen me dinasti, por mbetet fakti qe cdo ndryshim njeriu atje lart perben ndryshimin e trurit qe drejton. Dhe pasiguria eshte domosdoshmerisht e larte nga çdo ane ta marresh. Aq me teper qe Koreja eshte vend i izoluar nga bota, si nje kafshe qe rri ne bodrum dhe sheh vetem te zotin.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Domethene, te gjitha frikerat qe paten zanafillen kur vdiq Enveri u realizuan.
, por ka pasuri te paimagjinueshme. Rroga vjetore qe i takon eshte 1 milion dollare, ai deklaron ne cdo zgjedhje se pranon vetem $1. Krijon shoqata bamirsie, bursa per studentet dhe eshte kudo si "quksi". Korrupsion ka, por Bloomberg merr 98% dhe jep 2% per takspaguesit e NY. Ne shqiperi marrin 200% dhe i japin berrylin popullit.Djali i Umberto Bosit, diplomë në një universitet privat në Shqipëri.
Djali i Umberto Bosit, diplomë në një universitet privat në Shqipëri. Dyshohet se e ka blerë.
Prokurorët në Itali, teksa vijojnë hetimet në lidhje me abuzimet e Umberto Bosit dhe djemve të tij, në partinë Lega Nord, kanë mundur që të gjejnë një diplomë të djalit të Bosit, Renzo Bosi, të cilën e ka marrë në një universitet privat në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një diplomë për Administrim Biznes, që është lëshuar nga universiteti privat “Kristal” në shtator të 2010-s.
Sipas “Corriere della Sera”, dyshohet që diploma e Renzo Bosit të jetë paguar me paratë e Lega Nord. Mediat italiane bëjnë me dije se ai nuk ka qenë i pranishëm në Shqipëri për të studiuar dhe e ka blerë këtë diplomë, pa kryer studime. Kjo gjë pritet të zbulohet në ditët në vijim.
Po në universitetin Kristal, ka marrë një diplomë për Sociologji, edhe Pierangelo Moscagiuro, partneri i senatores së Lega Nord, Rosy Mauro.
Reputacioni i Universiteteve tona.
Sa here e kujtoj me ngrihen pizgat. Masaker qe do e ndjejme edhe per dy a tre breza.
Ca njerez e kane shume frike perparimin mendoj une (me ty e kam shelgu). Si cdo gje tjeter qe ne fillim eshte me probleme, ashtu dhe universitetet. Do t'i kaloje ne site koha.
Duhet edhe te mesohemi icik me faktin qe disa universitete do te kene reputacion, kurse disa te tjere jo. Si gjithe bota.
S'ka pse te kemi frike kur nje person psh diplomohet nga univ. Kristal. Nje punedhenes e di qe s'vlen asnje grosh. Nqs punedhenesi eshte aq miop sa mos ta beje dallimin midis diplomes se Kristalit dhe diplomes te nje univ. X, atehere le ta mare ne pune, se sita e kohes e pret edhe ate.
Kapitalizmi nuk punon mire me direktiva dhe urdhera, por me kerkese dhe oferte.
Meqe ra fjala e ketij Kristalit, qeveria duhet te hape nje hetim, dhe nqs e verteton qe keto diplomat e ketyre taljonve jane dhene fiktive atehere t'i hiqet licenca.
wow!!!!!!!!!!
vetem kaq kam per te thene me sa lexova ketu 
turp i madh, mund te blesh diplloma dhe letra, por nuk mund te blesh kurre dije,,,,,
Raid, po te bente cdo universitet si te donte nuk do kishim sistem arsimor por shkolla individuale. Sistemi arsimor siguron nje standart kombetar qe vendoset nga ministria. Punedhenesi perdor ate standart qe te besoje diplomen tende. Nese ti blen diplomen te Kristali kjo tregon se standarti arsimor eshte pertoke. Pse duhet te besoje punedhenesi se universitetet e tjera ne ate shtet jane te kontrolluara kur universiteti i keq shet diploma dhe ministria nuk merr masa?
Imagjino qe me shume skandalizohen italianet qe djali i Bossit blen diplomen sesa shqiptaret qe humbin kredibilitetin e sistemit arsimor ne sy te italianeve.
Me teorine e relativitetit edhe shitja e diplomave po del se nuk ka ndonje gje te keqe. 
Nuk thashe une qe te lejohet te shijne leme te gjithe. Biles ne fund e mbylla me ate qe Kristalit duhet t'i hiqet licenca nqs vertetohet qe diploma eshte shitur (me gjase 99.99%).
Une iu pergjigja asaj qe tha shelgu qe do t'i shohim efektet mbas 20 vjetesh, qe reflekton nje mendim te pergjithshem qe universitetet private nuk vlejne nje grosh, s'duhen lejuar etj etj.
Duhet nje standart dhe besoj qe eshte nje standart, pavaresisht sa zbatohet pastaj. Zbatimi i ligjit eshte e cale e pergjithshme ne Shqiperi. Permbi kete standart te gjitha universitetet krijojne nje reputacion te vetin me kalimin e kohes.
Gjeni vitin kur eshte shkruar.
Ndiqni per nje minute videon me poshte. Citohet nje gazetar gjerman qe bente reportazhe mbi Shqiperine. Duke e degjuar mundohuni te gjeni ne cfare viti e ka shkruar gjermani kete pershkrim?
Ngjan sikur pershkruhen Shqiperia e diktatures, apo jo? Ne fakt autori ka vdekur ne 1939. Pershkrimi i referohet periudhes para luftes II boterore...
Re: Gjeni vitin kur eshte shkruar.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ndiqni per nje minute videon me poshte. Citohet nje gazetar gjerman qe bente reportazhe mbi Shqiperine. Duke e degjuar mundohuni te gjeni ne cfare viti e ka shkruar gjermani kete pershkrim?

Re: Gjeni vitin kur eshte shkruar.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ndiqni per nje minute videon me poshte. Citohet nje gazetar gjerman qe bente reportazhe mbi Shqiperine. Duke e degjuar mundohuni te gjeni ne cfare viti e ka shkruar gjermani kete pershkrim?
Ngjan sikur pershkruhen Shqiperia e diktatures, apo jo? Ne fakt autori ka vdekur ne 1939. Pershkrimi i referohet periudhes para luftes II boterore...
Re: Re: Gjeni vitin kur eshte shkruar.
Citim:
Po citoj ato që tha al74
e vertete . plaka ime me tregonte ne vogeli qe kto pushtuesit e fundit na qenkan shprehur :
"ne gjithe boten kemi paguar spiune vetem ne Shqiperi i kemi gjetur falas" . paskemi qene mizerje.
Re: Re: Re: Gjeni vitin kur eshte shkruar.
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
po kjo eshte me se e vertete, edhe ketu ne Amerike shqiptaret spiunojne njeri - tjetrin pa pagese fare
Tmerr në spitalin publik
Foto e shkrepur në një nga dhomat ku trajtohen të sëmurët në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në spitalin nr.2, pavijoni i kirurgjisë.
Për të sëmurët gjendja ishte skandaloze, pasi pacientët dhe familjaret e tyre duhet t’i merrnin të gjitha ilaçet në farmacitë private. Mungonin antibiotikët dhe solucionet fiziologjike dhe glukoza. Prej katër ditësh nuk mund të operonin mjekët nga mungesa e këtyre serumeve.
Kjo është gjendja në QSUT, e njëjtë edhe në spitalet e tjera kudo në Shqipëri.
Ky është realiteti me të cilin mburret Petrit Vasili dhe shefi i tij në qeveri, Sali Berisha. Ah, po, dhe Liri Berisha, pasi ajo menaxhon realisht gjithë fondet e shëndetësisë.
Ai shkrimtari si duket paska bere pak muhabet me ndonje llafazan tipic shqiptar qe egzistojn edhe sot kudo duke akuzuar gjithe popullin si spiuna per te justifikuar statusin e tij te nje loseri.
Sepse kjo bie ne kontradikte me faktet historike te shqiperise.
Ne shpetuam cifutat dhe nuk i paditem tek gjermani, shpetuam ushtaret intalian dhe nuk i paditem etj etj
Ne jemi te njohur si popull qe mban fjalen besen. Edhe artistat serb kane bere nje film me titull besa. Personazhi i nje fshatari shqiptar..
Kto jane ca bullshite me grosh.
Losers shqiptar ka sa te duash por ne thelb jemi popull bujar dhe besnik.
Fuck all the haters
Renzo Bossi: Nuk kam qenë në Shqipëri, nuk flas shqip dhe distancohem nga ajo diplomë.
Djali i Umberto Bossi-t, Renzo, ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp në lidhje me diplomën e tij. “Distancohem plotësisht nga ajo diplomë universitare. Nuk kam qenë kurrë në Shqipëri, nuk flas shqip, nuk kam pretenduar kurrë ndonjë titull akademik dhe nuk jam në dijeni të atij dokumenti të vitit 2010,” thuhet në deklaratën e tij, publikuar nga Ansa.
“Ne jemi në vitin 2012 dhe unë kurrë nuk kam thënë se kam një diplomë, kjo të paktën duhet të jetë kuptimplotë për ju,” vijon deklarata.
Bossi hedh dyshime në lidhje me dokumentin duke thënë se data e lindjes së tij është e gabuar. “Nuk kam folur kurrë sepse unë besoj tek gjyqësori, por jam detyruar të bëj një sqarim publik për këtë fushatë sulmesh ndaj meje,” thotë Bossi.
-----------------------
p.s.
Kurse ATO te "Kristal-it", mbas publikimit te Diplomes, dolen ne konference shtypi dhe pranuan qe ky ka qene i regjistruar ne Universitetin "Kristal"!!!!!!! 
OBSH: Shqipëria, vend i bekuar që ka Berishën kryeministër!!!
“Shqipëria është një vend i bekuar që ka një kryeministër, i cili tregon një përkujdesje të veçantë për politikat shëndetësore.
Kështu është shprehur drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën Znj Suzana Jakab, gjatë vizitës së saj zyrtare në vendin tonë, ku ka vlerësuar përparimin e bërë gjatë viteve të fundit.
Drejtoresha e OBSH-së falenderoi gjithashtu edhe Ministrin e Shëndetësisë për rolin drejtues në forcimin e sistemit shëndetësor”.
Kështu raporton televizioni qeveritar ABC News. Dhe ne kështu themi, jemi me fat që kemi këtë person kryeministër!
----------------------
p.s. Ky eshte kulmi!!!!!

Aspak Vizio. Shqiperia eshte vend aq i varfer sa po te mos kishte ndiinhma, nejrzit do te vdisnin rrugeve nga uria, jo me spitale e shendetsi.
Edhe ka eshte shume.
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Aspak Vizio.

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Si, aspak, shelgu!!??? E lexon titullin, cfare ka shpreh ajo?
Per ate thenie e kisha fjalen qe eshte kulmi, ta quash Shqiperine te bekuar se ka kriminelin Kryeminister!![]()
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Nuk e kam per kryeminister o Vizio. Kushdo qe te ishte nuk do te bente dot gje. Une e shoh ne menyre pak me fataliste siituaten.
Ka edhe vende te tjera te vogla, por ndodhen ne situta gjeografike dhe historike qe i kane bere pjese integrale te vendeve te tjera te fuqishme, psh Luksemburgu, ose Danimarka.
Danezet kane nje shtet qe eshte per te pasur zili.


Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Varja shelgu
Ka gjera me te bukura ne kete bote per me u marre se sa me Saliun, pershembull, Femrat![]()

lol si mund te krahasosh shqiperine me danimarke e luksenburg lol
e keqja me e madhe e jona (shqiptareve) eshte qe te gjithe flasim per kapitalizem dhe veprojme si ne komunizem.
Derisa te ndryshoje ky mentalitet ska per tu bo nojher shqiperia
Re: Tmerr n� spitalin publik
Citim:
Po citoj ato q� tha Vizioner
Foto e shkrepur n� nj� nga dhomat ku trajtohen t� s�mur�t n� Qendr�n Spitalore Universitare �N�n� Tereza�, n� spitalin nr.2, pavijoni i kirurgjis�.
P�r t� s�mur�t gjendja ishte skandaloze, pasi pacient�t dhe familjaret e tyre duhet t�i merrnin t� gjitha ila�et n� farmacit� private. Mungonin antibiotik�t dhe solucionet fiziologjike dhe glukoza. Prej kat�r dit�sh nuk mund t� operonin mjek�t nga mungesa e k�tyre serumeve.
Kjo �sht� gjendja n� QSUT, e nj�jt� edhe n� spitalet e tjera kudo n� Shqip�ri.
Ky �sht� realiteti me t� cilin mburret Petrit Vasili dhe shefi i tij n� qeveri, Sali Berisha. Ah, po, dhe Liri Berisha, pasi ajo menaxhon realisht gjith� fondet e sh�ndet�sis�.
O Zot, paskam ardhur në Mesjetë
Nga Auron Tare
Para disa ditësh udhëtoja me disa turistë britanikë për në Jug të Shqipërisë. Deri më atë çast kishim parë Durrachiumin Antik që i kanë mbetur vetëm kockat si dhe Apoloninë e famshme pa asnjë ciceron, por gjithsesi po ju flisja udhëtarëve të mi mbi kulturën e lashtë të trojeve shqiptare. Mirëpo mu ku ndahet rruga kryesore në të dalë të Fierit, ku i ngjitesh të përpjetës për në Ballsh, mikrobusi ynë ngadalësoi shpejtësinë për disa çaste dhe papritmas dëgjova një ulërimë. Një prej grave britanike po tregonte diçka me dorë dhe u thoshte të tjerëve “O Zot paskemi ardhur në Mesjetë”. Duke ndjekur shikimin e çmeritur të anglezes së shkretë dhe fytyrat e ngrira të bashkëudhëtarëve të saj pashë nga dritarja një skenë të llahtarshme. Një pamje e denjë për të kuptuar se thirrja e saj për mesjetën nuk paskësh qenë ekzagjerim i snobizmit britanik. Dy shqipo të zonës me kanatiere të lyer me gjak dhe shapka plastike në këmbë po qëllonin me një hanxhar te madh qafen e një lope të zezë, e cila ulërinte me të madhe teksa gjaku i shpërndahej çurk në xhade. Lopa, e cila mesa duket nuk kishte ngordhur akoma, përpëlitej nën goditjet e xhelatit shqiptar, i cili kishte përzgjedhur këtë vend publik mu në mes të rrugës kombëtare për të llahtarisur dynjanë. Thertorja e improvizuar në një lavazh makinash ishte vetëm disa metra nga rruga, dhe lopën që përpëlitej shqipot tanë krenarë e mbërthyen për këmbësh duke e varur në një çengel ku po ashtu ishte varur një dele, e cila duhej të ishte ekzekutuar para pak çastesh. Pasi e varën lopën ende të gjallë, njëri prej kasapëve la hanxharin, fshiu duart e gjakosura në pantallona dhe me një thike të gjatë i çau barkun lopës tejpërtej duke i nxjerrë rropullitë me duar. E gjitha kjo skenë publike në sytë e llahtarisur të udhëtarëve britanikë, të cilët duhet të kishin parë spotin e Ylli Pangos në CNN për Shqipërinë turistike. Lopës së varur në çengel i bëra disa foto dhe vazhduam rrugën në qetësi të plotë. Nuk kisha se çfarë të thoja dhe mendova se do ishte mire të mos flisja më për kulturën e lashtë të bashkëkombasve të mi, të cilët mezi po presin të bëhen anëtarë të denjë të komunitetit evropian.
Mirëpo kjo thertore allashqiptarçe që llahtaris dynjanë nuk është e vetmja. Pa hyrë në fshatin Fratar një tjetër shqipo ka ngritur gijotinën e tij. Nëse kalon atypari shikon që në një vathë të vogël ka mbledhur ca keca e dele dhe i ther mu në mes të rrugës, e cila kutërbon nga erë e gjakut të ndenjur. Pak më poshtë është një tjetër “rival” i tij, i cili po kështu me satër në dorë ka vite që ther buze xhadesë dhe askush nuk i thotë asnjë fjalë.
Për fat kasapët e Fratarit kishin mbaruar punë para se ne të kalonim duke na kursyer nga skena të tjera të llahtarshme të ekzekutimit publik.
Por nuk ishte e thënë që të shpëtonim përfundimisht nga kjo masakër e përgjakshme me kafshe të therura. Mu në hyrje të Sarandës turistike një tjetër shqipo kishte zënë pusinë me thikë në dorë. Krenar me këmbë të zbathura mes gjakut pozonte për kamerat se bashku me delet që sapo i kishte therur mu në buzë të rrugës.
Në këtë shkrim as që dua të merrem me këta fshatarë të gjorë, të cilët mundohen të sigurojnë jetën si të munden. Jam i bindur se shumëkush qe e lexon këtë shkrim e di mirë se do të ishte shumë naive që të kërkojmë apo të presim prej tyre që për hir të “fasadës sonë europiane” të mos na turpërojnë në syte e të huajve me këto skena barbarie. Por problemi qëndron gjetiu. Ne të gjithë presim nga disa institucione shtetërore si Ministria e Mjedisit apo Ministria e Kulturës dhe Turizmit, apo fundja edhe ajo e Bujqësisë, të cilat e kanë për detyre ligjore të mos lejojnë skena të tilla nëpër rrugët e Shqipërisë. Nuk po merrem fare me heshtjet e higjienës, pastërtisë e më the e të thashë. Por po flas për një prej gjërave më elementare për një qeveri që kërkon të bëjë turizëm, ndalimin e therjeve të kafshëve në rrugë publike. Ndalimi i kësaj praktike barbare dhe largimi nga rruga i kasapëve jam i sigurt që nuk do ndryshojë gjë në faktin se si shqipot do t’i therin kafshët e tyre, por të paktën të huajt për të cilët po shpenzojmë para publike për t’i bindur se jemi të qytetëruar nuk do shikojnë më skena të llahtarshme ku të ulërasin “O Zot, paskemi ardhur në Mesjetë”.
------------------------
Me shume foto ne faqen e gazetes Tema:
http://www.gazetatema.net/web/2012/...hur-ne-mesjete/
------------------------
Nje koment sa per sherr.
Une nuk shoh edhe kaq shkelje nekete foto. Delja eshte e verur ne cengel dhe rreth 30 cm larg nga toka(duhet 50cm). Uje te rrjedhshem ka dhe fshatari sigurisht qe do e laje vendin. Mishi nuk duket qe eshte ndotur.
Po se fundi thertore eshte, c'te beje i shkreti?
Pse na qenka quditur kaq ki i hujshmi nuk e kuptoj. Pse si i therin delet andej nga fshati i tyre?
Eeee, femijet nuk duhet te shohin gjak se demtohen nga ana psikologjike.
Atje ne cimento ka ca bajga.
Keta te hujshmit i kane bajgat ndryshe me duket mua dhe keto bajgat tona ju prishin midene.
UUu sa kam te them, po varja kush shkruan me gjate
Skena te tilla ka ne cdo cep te Shqiperise, sepse marketingu shqiptar funksionon qe po ia there tjetrit delen para syve bindet ta bleje. A ka llogjike ky muhabet eshte tjeter pune. Mbaj mend njehere qe ne 8 te mengjesit ne Tirane te kombinati po therte njeri lopen ne trotuar. Ishte pamje makabre, njerezit kalonin ne trotuar dhe ecnin me makine kur para syve i dilte njeri duke ther lope me nje pellg gjaku te kembet. Qe atehere kam imagjinuar se hapja e nje filmi te mire do ishte nje makine qe ecen drejt Tiranes dhe futet ne kombinat ku heret ne mengjes lokalet jane plot me burra (dhe kjo e vertete) ndersa ne trotuar theren kafshe.
Shkrimi lart tregon te njejten eksperience me syte e te huajve. Nuk jane vetem te huajt qe jane sensibel, po cdo njeri po ti permendesh si theren kafshet, si rrjedh gjaku, si i dalin organet, etj, nuk vazhdon dot as dreken qe po ha. Auron Tare thote thjesht qe kjo praktike mesjetare nuk ka sens te vazhdoje sot. Pa llogaritur qe njerezit ashtu si qente egersohen kur bien ne kontakt me pamje te egra, me gjak etj. Dhe kjo perkon mire me nivelin e agresivitetit ne Shqiperi, me vrasjet, me sherret, etj.
Ke te drejte dhe as qe mundem te kundershtoj edhe po te dua.
Por ajo qe dua te them eshte pak me ndryshe.
Shqiperia ka nje strukture urbane mesjetare, (pa kuptim te keq) te tille qe keshtu funksionon. Fshati eshte ndertuar ne menyre t etille qe nuk ka thertore publike, pra cdo fshatar e therr berrin ne oborin e tij. Ne menyre tradicionale ai kujdeset per higjenen dhe jo thjesht ne menyre tradicionale mesjetare, sepse fshatari e di mire se si mund te infektohet mishi dhe di mire edhe pasojat. Per syte e te huajve kjo eshte e papranueshme.
Edhe per syte e mij nese shkoj ne North Dacota diku ne vendbanimet e thella, pamjet jane te papranueshme. Mishi teret ne te njejten menyre dhe vertet me shume me pak kushte higjenike, sepse amerikanet e atyre zonave jane shume me te prapambetur se fshataret tane. Kete e kam shume seriozisht. Jam ndodhur ne nje zone te tille dhe udhetova 100 milje pa pare fryme te gjalle njeriu.
Eshte teme e gjere Fajtor dhe sigurisht me shume interes per te trajtuar.
Per te ndihmuar vendin tone te ece perparpa Faje, te sugjeroj te kontribosh $50,000 E. Dushkut per te bashkepunuar me videon qe po mundohet te perfundoje. Keshtu dhe vizitoret s'mbeten me goje hapur, ndersa Shelgu kontribon vlerat e nivelit te struktures urbane mesjetare
.
http://www.kickstarter.com/projects...nia-documentary
"Aktorja hollivudiane me prejardhje shqiptare Eliza Dushku është duke punuar në projektin e saj dedikuar Shqipërisë.
Ky dokumentar ka të bëjë me vizitën e saj në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Eliza së bashku me vëllanë e saj Nate Dushku si dhe me të dashurin Rick Fox, kishte vizituar Shqipërinë me ç’rast edhe ishte fascinuar nga bukuritë të cilat ofron ky vend. Për t’i ndarë këto emocione dhe pamje të filmuara gjatë vizitës së saj në Shqipëri, Eliza ka vendosur që të realizojë një projekt dokumentar dedikuar Shqipërisë.
Projekti në fjalë sipas Elizës është në përpunim e sipër mirëpo i duhet ndihma e të gjithëve për realizimin përfundimtarë të këtij projekti. Çdokush mund të kontribuojë aq sa ka mundësi deri në grumbullimin e 60 mijë dollarëve, shumë e cila kërkohet për ta finalizuar këtë projekt."
http://www.haracina.fm/
Ajo fotoja me ate cunin e vogel duke pire duhan me pelqen.
E prezanton shqiperine me mire se presidenti i ri qe duket puro libanez/grek/egjoptian/ turk etc
Ne foto duken white trash, but cool white trash
Une atje ku blej mishin e marr te paketuar ne vasketa te bardha dhe shitesi eshte me doreza. Pra du me thon qe ca kerkon gjen dhe ne Albanistan.
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
Sepse kjo bie ne kontradikte me faktet historike te shqiperise.
Ne shpetuam cifutat dhe nuk i paditem tek gjermani, shpetuam ushtaret intalian dhe nuk i paditem etj etj
Ne jemi te njohur si popull qe mban fjalen besen. Edhe artistat serb kane bere nje film me titull besa. Personazhi i nje fshatari shqiptar..
Kto jane ca bullshite me grosh.
Eliza Dushku eshte promotore e Lulezim Bashes. Ka mendim se Luli eshte nga politikanet me te ndershem. Jam i sigurte qe dokumentari e gjen kollaj sponsorin tek ndonje politikan i ndershem si Luli. Pas 1 miliardesh per rrugen e kombit do gjehen dhe 60 mije per filmin e Elizes qe me siguri do promovohet per zgjedhjet 2013. 
lol.. kto socialistet sikur kane per oksigjen ato qe pjerdh Rama gjithe diten. Majfton te kesh lidhje sado tangjenciale me ndonje nga keta te pushtetit dhe etiketohesh si i padenje.
Fundja cfare po ben ajo? Po mundohet te promovoje Shqiperine. Por jo, per pordhat e Rames dhe ata qe i marin ere gjithe diten, Shqiperia nen Sale e Lul, nuk u dashka te promovohet, duhet vetem te diskretitohet.
Bashkohu me levizjen "Rama Ik" te Nanos qe te shpetosh nga kontaminuesit e ajrit raid.
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Per te ndihmuar vendin tone te ece perparpa Faje, te sugjeroj te kontribosh $50,000 E. Dushkut per te bashkepunuar me videon qe po mundohet te perfundoje. Keshtu dhe vizitoret s'mbeten me goje hapur, ndersa Shelgu kontribon vlerat e nivelit te struktures urbane mesjetare.
http://www.kickstarter.com/projects...nia-documentary
"Aktorja hollivudiane me prejardhje shqiptare Eliza Dushku është duke punuar në projektin e saj dedikuar Shqipërisë.
Ky dokumentar ka të bëjë me vizitën e saj në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Eliza së bashku me vëllanë e saj Nate Dushku si dhe me të dashurin Rick Fox, kishte vizituar Shqipërinë me ç’rast edhe ishte fascinuar nga bukuritë të cilat ofron ky vend. Për t’i ndarë këto emocione dhe pamje të filmuara gjatë vizitës së saj në Shqipëri, Eliza ka vendosur që të realizojë një projekt dokumentar dedikuar Shqipërisë.
Projekti në fjalë sipas Elizës është në përpunim e sipër mirëpo i duhet ndihma e të gjithëve për realizimin përfundimtarë të këtij projekti. Çdokush mund të kontribuojë aq sa ka mundësi deri në grumbullimin e 60 mijë dollarëve, shumë e cila kërkohet për ta finalizuar këtë projekt."
http://www.haracina.fm/
Raid, te promovosh Shqiperine dhe te deklarosh se Lulezim Basha eshte politikan i ndershem jane gjera te ndryshme.
Plus qe po te kesh dy lidhje me Shqiperine do te kishin thene qe Lulezim Basha ben vetem show, nga mengjesi ne darke. Ne cdo mbledhje shkon vetem per te dale para kamerave. Madje iken nga mbledhja pa mbaruar pune se kane ikur kamerat.
Keshtu qe dalja e Lul Bashes ne TV me Eliza Dushkun qe hap gojen e thote se personi qe ka ne krah eshte i ndershem, behet VETEM per efekt propagande. Nuk ka lidhje fare me promovimin e Shqiperise.
Se fundi, qe te marresh pordhet e tjetrit per oksigjen duhet te kesh koken e ulur ne nivel anal. Ne ate pozicion ose ndjen pordhet e tjetrit ose jep gjykime futja pordhes. Zakonisht kjo shkon pak me xhins, kush eshte mesuar te jape gjykime te gatshme nuk e perdor llogjiken. Sa per ti dhene drejtim muhabetit po them vetem se kundershtaret e pushtetit jo gjithmone jane socialiste, armiq te klases, diversante, puciste, etj. Kush e mban koken lart shikon pak me larg dhe e kupton mire kete.
Epo ja qe gjykimi prej pordhe-politike te tipit Rama & Co te ben te mendosh qe aktorja me fame po meret me politiken e shqiptareve te tipit e leshoi me zhurme apo pa zhurme.
Ate edhe mund ta kene genjyer dhe i kane then qe ky burri ketu (Basha) eshte me i ndershmi i dheut, dhe ajo thjesht e perserit. Qellimi i saj sigurisht eshte promovimi i Shqiperise (dhe jo i Bashes) dhe kjo eshte ajo qe ka rendesi ne kete iniciative.
Vetem llogjika te tipit Rama dhe te te varurit prej aromave te tij mendojne qe cdo njeri qe thote nje gjysem fjale te mire per dike (qofte edhe gabimisht), e aq me keq nje aktore me fame, po ben propagande pro ketij apo pro atij tjetrit.
| Gjithsej 5 faqe: « 1 [2] 3 4 5 » Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.