Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Gjakmarrja Ne Shek 21 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15870)


Postuar nga belga datë 22 Maj 2008 - 20:38:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


Gjyqtarin ............ ??????????



persa i perket gjakmarrjes dua te them se eshte me e ndergjegjshme te te hedhesh per gjygj e gjygji le te vendose sipas rregullores denimin e kriminelit
kjo rruge me duket me e arsyeshme pershendetje e respekte nga belga


Postuar nga Niqua datë 22 Maj 2008 - 20:45:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


Gjyqtarin ............ ??????????




kriminelin


Postuar nga Niqua datë 22 Maj 2008 - 21:06:

Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja


 

Ehhh thuame Kotka, e ke provuar kenaqesine qe ndjen kur e ofendon tjetrin me heshtje.Kur e beja ne fillim nuk e kuptoja sa e prekja tjetrin,por ma kane thene vet ata persona me vone.Shfrynin nga inati se nuk u krijoja  mundesi te suleshin. ''Llafet e teperta jane fukarallek ''thote populli dhe e ka thene bukur.





ti me duket keke me ate shprehjen kur te bje dikush shpute..ktheja faqen tjeter me te ra prape


Postuar nga IQVLORA datë 22 Maj 2008 - 22:33:

Shkodr loce sa te rrin temperatura e gjakut normalisht?Besoj se 38 grade dhe nga momenti ne moment je gati te marresh ''flake''.Tani ju jeni vajze e re dhe patjeter vendi nga vjen ka lene ne shpirtin tuaj chartjen.Kur te behesh mami do te mendosh me me qetesi dhe do te veprosh me urtesi.Ata vogelushet nuk kane faj te ngelen jetimer per gomarlleqet tona si prinder.
Ne Itali,Greqi dhe ndonje vend tjeter te Europes keta trimosha qe vrasin e presin ne Shqiperi,fyhen dite per dite nga vendasit dhe rrijne si shiter.Une kam degjuar me veshet e mij qe keta trimosha nuk bezajne te thone qofte edhe nje fjale.Pse nuk marrin edhe andej allti e thika?S'ua mban bytha,sepse ka shtet.Ligji i denon dhe i le behind bars per vite te tera.Nuk ka u largua ne drejtim te paditur andej.Gjykatsit e prokuroriet nuk i korrupton dot.Atje i thon m**it koko keta injorant.
Duhet te vije momenti qe edhe ne Shqiperi ,per kesi lloj robesh ligji duhet te jete i rrepte.Per mua duhet tolerance zero per keto kafshe me fytyre njeriu,por qe njerez nuk jane.Te mos mendosh per familjen tende,do te thote te jesh kafshe.Cfare mund te presesh nga kjo kategori kafshesh qe vrasin vajzen e tyre pse u takua me te fejuarin apo me te dashurin.Keta vetem kalbja ne burg i bene zap!


Postuar nga Piktor datë 22 Maj 2008 - 22:54:

Shteti duhet te beje punen e tij dhe kjo neprmjet ligjit dhe gjykatave, mirpo siç e tregoi dhe dreqja shkodrane , jo ne pak raste ligji nuk i ndeshkon kriminelet qe bredhin te lire.
Gjakmarrja kjo plage e trasheguar nga e kaluara u zbeh disi ne vitet e xhaxhit, per tu ringjallur ne vitet e demokracise.
Nuk eshte se veriu vuan nga gjakmarrja dhe se po vriten perdite, njerez te pafajshem. Gjaqeve te vjetra po ju shtohen edhe gjaqe te reja siç shtoi dhe Kurti ato te hakmarrjes per ata kriminele qe kane shitur vajza neper europe. Ketu eshte e vertet se ne veri nuk te falin, biles shtijne pushke edhe grate.
Persa i perket vrasjes se vajzes, nje rast qe ka ndodhur ne afersi te Tr para disa kohesh, pavarsisht se ka qene nje krim i rende dhe i denueshem, duhet te kuptojme se ai i ardhuri nga veriu kishte sedren e tij dhe kjo seder nuk e lejonte qe vajza e tij te zbriste nga makina ne oren tre te nates dhe te hynte ne shtepi ne oren kater. Dhe besoj se kete seder nuk e kane vetem ne veri, vetem se mund te ndryshojne menyrat.
Miku im vlonjat, jo çdo gje qe ne aparence duket e eger vulgare dhe e prapambetur mund te jete ne brendesi e tille, shto edhe gjene me kryesore , ate te te qenit shqiptar.


Postuar nga Glaukus datë 22 Maj 2008 - 23:04:

Citim:
....... jo çdo gje qe ne aparence duket e eger vulgare dhe e prapambetur mund te jete ne brendesi e tille, shto edhe gjene me kryesore , ate te te qenit shqiptar. [/B]



[I]edhe Leka ( si Shqiptar që ishte ) ma do menja se nuk e kishte të lehtë kur e shkroi at KANUN .
Vitet .... ndoshta edhe shekujt kalojnë ( por ne Shqiptar do mbesim ) dhe ... duam nuk duam shumë zakone të të parëve tanë do ti trashëgojmë ( të mira dhe të këqia bashkë )... por ....

- i mbetem atij mendimit tim që : - Në rast se do zbatohej qoftë edhe gjysma e atij Kanuni ( sado i vjetër ) është , nuk do kishte b""" njeri ( apo shum njerëz ) të bonin kto që kan bo .


Postuar nga Niqua datë 22 Maj 2008 - 23:05:

sikur te ishte ligji nuk dollin kto gjera.. pse nuk ndollen ne kohen e komunizmit?? mund te flinte femra ne mes te rruges dhe nuk goxonte njeri ti fliste.. tani te grabisin pa pike problemi e te shesin sikur je prona e tyre... nuk e di se cfar gjaku keni ju por te me prek dikush ne familje ligji nuk me mjafton..


Postuar nga AndreaPirelli datë 22 Maj 2008 - 23:17:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
sikur te ishte ligji nuk dollin kto gjera.. pse nuk ndollen ne kohen e komunizmit?? mund te flinte femra ne mes te rruges dhe nuk goxonte njeri ti fliste.. tani te grabisin pa pike problemi e te shesin sikur je prona e tyre... nuk e di se cfar gjaku keni ju por te me prek dikush ne familje ligji nuk me mjafton..


Ligji eshte po nuk eshte gjyqtari ........... Se po te mos merrte leket gjyqtari, dhe po te mos mbante krahun e koleges se punes, ai robi do kalbej ne burg, dhe ti nuk do duhej te vrisje askend. Ne rastin qe permende, une do i vihesha mbrapa gjyqtarit ............... se ai shkel mbi ndjenjat e njerezve, mbi drejtesine, ai eshte vene aty per te vene rregull, per te parandaluar krimin, dhe jo per te marre leket ........... .


Postuar nga Niqua datë 22 Maj 2008 - 23:20:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


Ligji eshte po nuk eshte gjyqtari ........... Se po te mos merrte leket gjyqtari, dhe po te mos mbante krahun e koleges se punes, ai robi do kalbej ne burg, dhe ti nuk do duhej te vrisje askend. Ne rastin qe permende, une do i vihesha mbrapa gjyqtarit ............... se ai shkel mbi ndjenjat e njerezve, mbi drejtesine, ai eshte vene aty per te vene rregull, per te parandaluar krimin, dhe jo per te marre leket ........... .




po pra nuk zbatohet ligji, masanej se mos e pranoj gjygjetari perse se denoj, ai ma tha mua ngaqe isha njeri i ti.. Ok pytje per ty trull: ne kete rast ca do kishe ba ti nese do i ndollte motres tande?


Postuar nga Glaukus datë 22 Maj 2008 - 23:31:

[QUOTE]Po citoj ato që tha dreqja shkodrane



po pra nuk zbatohet ligji, masanej se mos e pranoj gjygjetari perse se denoj, ai ma tha mua ngaqe isha njeri i ti.. Ok pytje per ty trull: ne kete rast ca do kishe ba ti nese do i ndollte motres tande? [/B][/QUO

të përgjigjem unë në vend të Turll .... : do i kishte shti sa do i kishte """""""""""""bt ati gjyqtari ( që do shpallej dëshmor ) .............. apo edhe - po anashkaloj temë - Por që është shum e vërtetë , ndoshta edhe të ndonji mjeku .... që do bohej Hero apo martir ........ ffffffffff

p.s. - mir na e bojn lali ............. " ç'do popull ... ka hak ate që ...... "


Postuar nga Deb* datë 23 Maj 2008 - 01:03:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane




ti me duket keke me ate shprehjen kur te bje dikush shpute..ktheja faqen tjeter me te ra prape



 

Jo une jam nga ato qe nuk e bej veten aq sa te me ''bje dikush shpute''.Me shume se nje debatim te shkurter(pa ofendime) nuk kam patur me ndonje gjer tani te them te drejten.Jam tip qe hap rruge ,kur e shikoj qe tjetri s'mbush.Nuk rri e shkaterroj nervat me njerezit qe s'llogjikojne se s'ja vlen.Por edhe sikur te arrijne te me qellojne me shpulle jam e sigurt qe s'kam per ta ulur veten aq poshte t'ja kthej me te njejten monedhe.Jam kundra dhunes fizike.Dhuna eshte karakteristrike e te dobetit .


Postuar nga Glaukus datë 23 Maj 2008 - 01:11:

Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja


 
Jam kundra dhunes fizike.Dhuna eshte karakteristrike e te dobetit .



më fal për citimin ............... po :
- Në rast se të bohet nji padrejtësi ( mos u lodh të më flasësh ... jo shteti , jo ligji .. etj ) ............... me se do ti përgjigjeshe , si do reagoje ??????


Postuar nga Deb* datë 23 Maj 2008 - 01:26:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus


më fal për citimin ............... po :
- Në rast se të bohet nji padrejtësi ( mos u lodh të më flasësh ... jo shteti , jo ligji .. etj ) ............... me se do ti përgjigjeshe , si do reagoje ??????



Per cfare padrejtesish e ke fjalen p.sh?


Postuar nga Glaukus datë 23 Maj 2008 - 01:41:

Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja


Per cfare padrejtesish e ke fjalen p.sh?



shoh se jeton në USA ( megjithate kjo s'ma do mendja të ket ndikuar të mos dëgjosh se me ç'farë historish është mbushur jeta ktu , në Shqipëri e kom fjalën ) ......
... shum gjona ndodhin :
- vrasësi ...... : - u largua në drejtim të paditur ( kur vëndodhja dihet shum mirë )
- përdhunuesi ....... : lirohet për mungesë provash ( se dëshmimtarët nuk i dëgjon njeri )
- ai që të ka zon tokën ( pronën ) ......... : thot ( dhe shteti i jep të drejtë ) është e imja

................. për kësi rastesh e kisha llafin


Postuar nga briseide datë 23 Maj 2008 - 01:42:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Gjyshja ime e mencur qe rahmet paste ,i thosh babait tim:''Te keqen nena,mos ju lere djemve bela pas!''



Fjalet më me mend qe kam lexuar deri tani.


Postuar nga Glaukus datë 23 Maj 2008 - 01:50:

Citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Po citoj ato që tha IQVLORA
Gjyshja ime e mencur qe rahmet paste ,i thosh babait tim:''Te keqen nena,mos ju lere djemve bela pas!''

--------------------------------------------------------------------------------



Fjalet më me mend qe kam lexuar deri tani.


në ç'farë sensi ???? ''Te keqen nena,mos ju lere djemve bela pas!''
........... e di që do thuash për gjakftohtësinë , paqen , mirësinë etj ...

por unë do e kuptoja në versionin që më shkon mua ( gjithmon në varësi të ngjarjeve që kan ndodhur ) .... : ''Te keqen nena ............ shuaji gjith si rracë ( fis ) ........ dhe kështu nuk do ju lesh djemve bela pas!''


Postuar nga kurt datë 23 Maj 2008 - 01:58:

[QUOTE][i]Po citoj ato që tha IQVLORA 
Kurdohere njeriu duhet te vere llogjiken ne funksionim dhe te mendoj edhe pasojat!

knowledge kills action...


Postuar nga briseide datë 23 Maj 2008 - 02:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
Citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Po citoj ato që tha IQVLORA
Gjyshja ime e mencur qe rahmet paste ,i thosh babait tim:''Te keqen nena,mos ju lere djemve bela pas!''

--------------------------------------------------------------------------------



Fjalet më me mend qe kam lexuar deri tani.


në ç'farë sensi ???? ''Te keqen nena,mos ju lere djemve bela pas!''
........... e di që do thuash për gjakftohtësinë , paqen , mirësinë etj ...

por unë do e kuptoja në versionin që më shkon mua ( gjithmon në varësi të ngjarjeve që kan ndodhur ) .... : ''Te keqen nena ............ shuaji gjith si rracë ( fis ) ........ dhe kështu nuk do ju lesh djemve bela pas!''



NUK e konceptoj dot!!!Prandaj s'bej dot asnje lloj prononcimi ne lidhje me brendesine e ceshtjes!


Postuar nga Deb* datë 23 Maj 2008 - 02:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus


shoh se jeton në USA ( megjithate kjo s'ma do mendja të ket ndikuar të mos dëgjosh se me ç'farë historish është mbushur jeta ktu , në Shqipëri e kom fjalën ) ......
... shum gjona ndodhin :
- vrasësi ...... : - u largua në drejtim të paditur ( kur vëndodhja dihet shum mirë )
- përdhunuesi ....... : lirohet për mungesë provash ( se dëshmimtarët nuk i dëgjon njeri )
- ai që të ka zon tokën ( pronën ) ......... : thot ( dhe shteti i jep të drejtë ) është e imja

................. për kësi rastesh e kisha llafin



Keto jane raste ekstreme.Shyqyr zoti as ne familje apo ne fis nuk kemi patur padrejtesira te tilla.

E di cfare nuk me pelqen te ne shqiptaret ne pergjithesi?Duam ti zgjidhin vet padrejtesite pa iu drejtuar ligjit ne fillim.Shume veprime i kyejme ne gjaknxehtesi e siper .Edhe sikur te kete shtet ne nuk presim do veme nderin ne vend  se keshtu tregohemi ''shqiptar ''me koken lart.Pastaj padrejtesira ka kudo edhe ketu ne Usa ku ka shtet te forte.Sa vrasje ngelen mistere ?Sa femije te humbur prej vitesh  qe nuk arrihet tu gjendet trupi e jo me vrasesi?.I gjen fotografite e tyre ne cdo store.Sa veta kryejne denimin per nje vrasje qe se kane bere?Kush e di sa familje do ishin ne gjakmarrje ketu ne Usa per te gjitha padrejtesite qe u kane ndodhur dhe nuk u eshte gjendur pergjigje.


Postuar nga kotka datë 23 Maj 2008 - 02:29:

Prandaj shume burra violente ne familje ndaj grave dhe femijve te tyre, qe erdhen ne Amerike po u drejtohen burgjeve, se akoma kujtojne se jetojne ne Shqiperi.


Postuar nga Glaukus datë 23 Maj 2008 - 02:37:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Prandaj shume burra violente ne familje ndaj grave dhe femijve te tyre, qe erdhen ne Amerike po u drejtohen burgjeve, se akoma kujtojne se jetojne ne Shqiperi.


po kjo .................. ç'far lidhje ka me gjakmarrjen ???


Shyqyr zoti as ne familje apo ne fis nuk kemi patur padrejtesira te tilla.
..........
Kundërshtusja ... ( u uroj me gjith shpirt të gjithëve që kurrë mos u ndeshnin në të tilla situata ) .................. por , kjo shprehja jote : shyqyr Zotit !!! - le shumë për të dëshiruar ( pasi Zoti osht gjithmon në gjumë në kësi rastesh ) ................ dhe zgjidhja i ngelet o shtetit ....... o atij fatkeqit ( vetgjyqësi )


Postuar nga AndreaPirelli datë 23 Maj 2008 - 02:41:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
po pra nuk zbatohet ligji, masanej se mos e pranoj gjygjetari perse se denoj, ai ma tha mua ngaqe isha njeri i ti.. Ok pytje per ty trull: ne kete rast ca do kishe ba ti nese do i ndollte motres tande?



Shiko, ketu nuk behet fjale per gjyqtarin konkret ........ po flas ne pergjithesi. Ne qofte se personi shkon ne gjyq, dhe atje gjyqtari qe mund te kete marre leke apo ku ta di une, ben pisllik ne kurriz tim, atehere qe ne kete moment une kam pune me gjyqtarin.
Dhe nje nga te metat e medha te sistemit sot ne shqiperi eshte sistemi gjyqesor. Njerezit nuk kane besim sepse ai eshte shume i korruptuar. Prandaj drejtohen drejt hakmarrjes personale. Do me behej qejfi te degjoja per ndonje person te "djegur" nga gjyqtari, qe hakmerret ndaj tij ......... ashtu do zene mend te tjeret....... .


Postuar nga Deb* datë 23 Maj 2008 - 02:53:

Po ty Glaukus te kane bere ndonje padrejtesi qe qenke kaq i revoltuar apo   me c'ke degjuar?


Postuar nga IQVLORA datë 23 Maj 2008 - 04:22:

Piktori,nuk mund t'i meret jeta nga ana e prindit femijes i dashur.Ne cfardo rrethane qofte,ka zgjidhje te tjera per njerzit e llogjikshem.Ti je besimtar dhe e di se jeten nuk ta merr robi, por zoti i dashur.Jo vulgare qe eshte ajo lloj menyre te menduari e te vepruari,por edhe tejet kriminale e antinjerzore.Ne anet tona kame degjuar dhe kam jetuar edhe vete raste ekstreme qe nuk jane zgjidhur ne menyre kriminale.Po te tregoj nje rast ketu e 66 vjet me pare.Nje vajze e nje fisi ne nje fshat ngeli shtatezane.U muar vesh kjo pune dhe familja e vajzes u turperua aq shume sa nuk i shihnin dot njerzit ne sy kur takoheshin.U mblodhen pleqte e fisit per te vendosur se cdo te benin me vajzen.Te gjithe thane ta eleminojme me perjashtim te nje plaku.Po si do te bejme me kete faqezeze qe na futi ne dhe tha i jati.Do me prisni nje jave mua tha plaku dhe une do te gjej nje zgjidhje.Ashtu u be.Plaku i hypi kalit e shkoj tek nje mik i tij ne zonen e Beratit.I trgoi per situaten dhe i tha se duhet te me gjesh nje burre te ve qe i ka vdekur gruaja dhe t'ja japim vajzen.Po i tha ai.Shkuan ne nje fshat tjeter dhe atje u vendos qe brenda 24 oreve vajza te sillej nga Vlora ne Berat.Atehere kur njerzit ishin me kopace nga mendja,gjendeshin edhe burra me gjykim qe nuk lejonin te beheshin krime ne familje.Po sot,qe ka metoda speciale qe per zgjidhjen e situatave te veshtira.Si thoni ju vajza?Cdo kush gabon ne jete?Per mashkullin qenka e mirqene,ndersa per femren jo? Asaj duhet ti merret jeta nga babai i saj injorant e dallkauk.Pse?


Postuar nga daedal datë 23 Maj 2008 - 04:42:

Vlora! Kjo eshte nje teme shume komplekse dhe megjthe vlerat pozitive qe mund te dalin ne nje debat jemi shume larg pergjigjeve.
U nis me gjakmarrje dhe tashme po flitet per shume forma agresiviteti.
Une mendoj se ne te gjithe boten ka dhe nuk do rreshtin kurre fenomene te tilla. problemi sot eshte jo thjeshte ne konceptet e padrejta por ne origjine e nje shkaku...! kane kaluar sdi sesa dhe sa vjet qekur eshte bere vrasja e pare e njerezimit (flas per ate biblike) dhe ende sot bota eshte plot me kroniken e zeze.
mund te ndeshesh ne shkrime edhe me perpjektet per te shkruar nga ndokush per "aftesite qe ka" per te ruajtur "burrelesherine" e vet por perderisa ne njerezit kemi ndjenja dhe jemi te ndryshem te ndryshme do jene dhe format e reagimit. Nje i mencur thoshte se pavaarsisht tonalitetit dhe permbajtjes debati dhe grindjet jane normale derisa nuk kane rreshtur fjalet dhe zene vend veprimet fizike etj. nese flasimi per incideca dhe frikera (shpesh imagjinare) te killerit qe te hyn ne shtepi dhe perdhunon etj e kemi humbur davane. Njeriun mendoj se e mban ne kontroll frika dhe nese shpeshhere njerezimi duket se eshte i ndjeshem ndaj nje vrasje kjo nuk vjen ne substance sepse ka dhimbsuri por sepse kane frike per veten e tyre.
Mencuria? E kush mund ta imagjinoje c'do te ndodhte po te merrte fund edhe ky nocion i rralle individsh akoma me te rralle.

Tung


Postuar nga kotka datë 23 Maj 2008 - 05:54:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus


po kjo .................. ç'far lidhje ka me gjakmarrjen ???


Shyqyr zoti as ne familje apo ne fis nuk kemi patur padrejtesira te tilla.
..........
Kundërshtusja ... ( u uroj me gjith shpirt të gjithëve që kurrë mos u ndeshnin në të tilla situata ) .................. por , kjo shprehja jote : shyqyr Zotit !!! - le shumë për të dëshiruar ( pasi Zoti osht gjithmon në gjumë në kësi rastesh ) ................ dhe zgjidhja i ngelet o shtetit ....... o atij fatkeqit ( vetgjyqësi )



Ka te beje me gjaknxehtesine dhe temperamentin e burrave shqiptare (kuptohet jo te gjithe, se nuk ka pyll pa derra), qe kur nuk marrin dot hakun jashte e shkarkojne brenda ne familje.
Psikopatia e njeh dhunen ne familje(hakmarje) dhe mbrapa shpine (gjakmarje)


Postuar nga lezhjani-82 datë 23 Maj 2008 - 06:09:

Me fal kotka por e ke gabim. Gjakmarrja ndoshta mund te jete e keqe (atehere kur s'duhet ose kur mund te kete zgjidhje tjeter), por ti nuk mund ti vesh definicion si vrasje pas shpine.
Ka shume burra e te them me B te madhe, qe kane vrare per te marr gjak te drejte dhe e kane bere balle per balle edhe bile duke e paralajmeruar personin.
Di une person (lowlife) qe i ka perdhunuar motren 11 vjecare nji Lezhjani, dhe vellai ka ardhur nga Italia dhe ja ka mbledhur plumbin ne balle atij qe e meritonte.
Kotka, jane ca pushke qe nuk shahen dhe me thene te drejten nga ana jone i thone: "I lumte pushka" e jo ja futi pas shpine.


Postuar nga Piktor datë 23 Maj 2008 - 10:17:

Iqvlora, pikerisht kete thashe dhe une mesiper qe eshte nje gabim i rende dhe normalisht duhej me e shumta ta zbonte vajzen nga shtepia.... .Perpara 50 apo 60 vitesh ka bere vaki te behesh ashtu si tek ai shembulli yt, por ja qe kohet kane ndryshuar.

Daedal, teorikisht ti mund te kesh te drejte, por ke harruar nje gje kryesore qe ne fakt eshte objekti i kesaj teme. Tek ne mire apo keq egziston akoma nje thenie "Nuk hahet turpi me buke" dhe kjo thenie edhe vret.
Kjo nuk eshte me pak burrlesheri sesa ajo e te ulurit te kokes ..... etj.
Per te marre hak nuk nevojitet mençuria. Kur kerkon te vendoset e drejta jote edhe pse ndoshta mund te jete e gabuar ti nuk kerkon mençurine.
Nuk po flasim ketu per vrasjen dhe nga vjen ajo qe ne zanafille, gjakmarrja apo hakmarrja qe po trajtojme ne kete rast nuk ka te beje as me friken dhe humbjen e sensit.
Nuk po flasim per kriminele te lindur apo burra te zgjuar apo frikacake, flasim per nje plage te trasheguar nga e kaluar dhe qe rron ne mentalitetin e malsorit, pra ne zakonet dhe traditat e shqiptarit.
Po te mos kishte shtet dhe ligje natyrisht qe kanuni do ta kishte rregulluar ne menyre perfekte jeten ne male dhe nuk do ndodhnin shume gjera qe ndodhin sot.
Eshte pikerisht kjo faze , as shtet as kanun, qe ka krijuar kete pershtjellim.

Kotka, gjaknxehtesia eshte tipike shqiptare, shoqeruar edhe me doza qe fshati yne eshte me i forte se i juaji, dihet se trimerine e bashkshoqeron budalleku. Gjakmarrja para shpine mbas shpine eshte krim dhe ai qe ben nje krim hakmerremi duke e denuar sipas ligjit sot , nqs zbatohet ky ligj.
Mirpo eshte e pashmangeshme qe shume njerez te hyjne ne gjak, dmth te vrasin ca njerez te flliqur qe kane shitur vajza rrugeve te Europes, asgje nuk mund ti ndali ata.


Postuar nga kurt datë 23 Maj 2008 - 14:56:

ne po flasim e shkembejme mendime mbi ket fenomen qe ndodh ne veri,  por rrealiteti eshte krejt ndryshe. eshte e kollajt per ne ta thojme se do vras e do pres, apo do ja le ligjit etj etj. mos naj qesi zotin ne hise eshte nje thenie. se jemi pak a shume njerz pa halle, sidomos halle te tilla, por sic e kam theksuar kam shoke qe jemi rritur ne nje lagje apo zone apo ne te njejten shkolle qe kane vrare dhe jane vrare. per momentin gjithkush te vret, por kur te ftohet gjaku eshte nje loje tjeter, dhe ktu hyn gjalkmarrja. te gjkamerresh vite me vone duhet te jesh nje tip shume i vendosur, dhe  nuk eshte e lehte te gjesh nje njrei kur ai e din se eshte i denuar me vdekje. prandaj disa vrahen edhe mbas shpine por kjo nuk eshte akt pabesije, kjo quhet prita/ambush, personi e din dhe e pret nje vdekje te tille.

mbi te gjitha per te vrare ne gjkftohtesi s'ma merr mendja se eshte e lehte per cdo njeri, madje edhe shume njerz te njoftur per trima kan ngrire ne ate moment por kjo nuk quhet frike. nje fjale e urte malsore/popullore thote se cdo mashkull qe ka me ner me thane bole mund te vrasi, por nje fjale e urte tjeter popullore qe perdoret ne gjithe boten edhe ata qe jane kthyer nga vjetnami e thojne, burrit eshte si t'i jepet na ate moment.

pik muhabeti sot per sot kjo shihet dhe eshte nje rrealitet trishtues per shum absevers si neve te gjithe, por historia 50-100 vjet me vone do ta shikoje me nje sy tjeter kam pershtypjen!!edhe ktu ne amerike e kane dhene ket fenomen ne Fox news chanel, si dicka trishtuese, por shume kristian besimtar ktu e quajn nje gje qe e ka dhene zoti. dhemb per nje dhemb, sy per nje sy,  edhe leka kur e ka shkruar kanunin eshte bazuar me shume me ligjet e zotit, prandaj e quan barazim edhe sikur P,s te vrava nje sakat nga shpia jote dhe  ti me vrave burrin me te mire te fisit, para zotit jane te gjithe njesoj. edhe siciliant jane quajtur si kafshe ktu ne amerike me zakonin e gjakmarrjes, dhe eshte e mundur se e kane marre at tradite nga shqiperia. por sot nuk i sheh kush sicilanet si te tille, pra historia po i gjykon ndryshe. nje nder filmat/telenovelat me te sukseshme ne amerike ishte Supranos, pavarsisht se quheshin mafia, shikuesit ishin te mahnitur nga traditat familjare qe jane sikur ato shqiptare, dhe gjakmarrjet qe u benin ne ate film, interpretonin gjaknxehtesin emocionet dhe bashkimin e famijes apo fisit, dhe merrnin hak per njeri-tjetrin. ne amerike ajo ishta telenovela # 1 of all time. pra edhe ne boten perendimore nuk i vlersojne si kafshe tjesht  thojne larg nesh por intriguese i duket.

te gjithe njerzve i pelqen/intrigon tragjedia/drama sado miredashes dhe njerz te mire ta quajme veten, perderi sa te ndodhi larg nesh. kjo shihet edhe ne ket teme se sa shume po flasim, pra jemi pak a shume te gjithe twisted. ne asnje menyre nuk mund t'i quajm kafshe por thjesht fatkeqa.

si nje humorist i madh e thot se ne jemi te gjithe te semure ne koke: Ps, kur nje aksident  fatal ndodh ne autostrade dhe dikush eshte bere copa copa, askush nuk i grah mkinas pa e kthyer koken per te vezhguar, faktikisht nese behet e mundshme mundohemi edhe ta ndalim makinen per tja hedhur nga kurjoziteti nje sy atij fatkeqi ku copat e trupit te atij fatziu jane te shperndara ne anen e rruges. ndoshta kto ndodhin per te na mesuar ne dicka nga jeta, ndoshta eshte edhe dora e zotit qe krijon tragjedina te tilla. ku ta dime ne ket fenomen, ne kohet e lashta kur ka lind nje djale i kan uruar, e marrt pushka.

si nje kalimtar i semure vezhgoj nga kurjoziteti anen e rruges nga autostrada dhe ndoshta mesoj dicka nga trgjedia ne lidhje me jeten. dhe shpresoj zoti veft dore mbi shpirtrat e pafajshem qe kan vdekur, edhe une si te tjeret them kjoft larg meje e njerzve t'mij, se nuk dime se si do rreagojme ndaj nje tragjedije te tille. kur vjen tek sitauta te tilla intense qe ka t'bejne me vdekjen apo jeten, akush nuk e njeh veten, e ma bashi naten e mire..


Postuar nga kotka datë 23 Maj 2008 - 17:52:

Shume shume ajo qe une ne parim dua te shpreh, eshte qe jam kunder cdo lloj dhune dhe agresiviteti qofte para shpine, qofte mbas shpine, si ne familje edhe jashte familjes.

Jam pro vendimeve te ligjeve. E verteta mund te vonoje, por gjithmone fiton ne fund.

Mund te humbesh nje gjyq, por mund te kerkosh te drejten me lart....

Jam pro zgjidhjeve te problemeve ne menyre te civilizuar dhe kulturuar, duke vene ne funksionim llogjiken, mendjen, zemren dhe shpirtin.

Kanuni u krijua dhe u zbatua kur nuk kishte shtete dhe qeveri, kur nuk kishte vota dhe zgjedhje.


Postuar nga kurt datë 23 Maj 2008 - 18:56:

kotka, ti edhe kundershtuesja keni te njejtin menim, kjo ju ben edhe me atravtive women, blessed with feminine beauty, butesia ne je femer dhe llogjika, inteligjneca e durimi i saj jane vyrtyte atractive ne nje femer, thjesht ti po mendon si nje femer dhe nuk mund te hedhi poshte ate qe thua, por mos harro se ka femra qe te marrin gjak ne vetull edhe ata kane vyrtyt shume terheqes ne nje menyre filozofike, por varet, se po te jene nga ata shtrigat agresive e drama qweens qe dojn shamat neper shpi gjithmon! harroje at muhabet, e kam fjalen per ato goca qe mund te japin jeten kur dikush i vret familjen.

Ps, ne palestine nje goce 18 vjecare u be e famshme ktu ne USA historia e saj. izraelitet i kishin shkuar ne shpi shume here e masakruar te atin ne pranin e saj dhe te semes, dhe i kishin vrare vellain m'duket!! kjo po studionte per jounalism dhe e la shkollen dhe vuri rrypin e shperthyes ne bel dhe iku e vrau veten dhe disa qytetar te izraelit, kjo nuk u shikua ne amerike si nje gje kafshore, pikerisht kjo ngjarje i dha fame te madhe historise se palestines ne dekaden e fundit. e kishin vu foton e saj ne cover of newsweek and times magazine. 


Postuar nga kotka datë 23 Maj 2008 - 19:44:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
kotka, ti edhe kundershtuesja keni te njejtin menim, kjo ju ben edhe me atravtive women, blessed with feminine beauty, butesia ne je femer dhe llogjika, inteligjneca e durimi i saj jane vyrtyte atractive ne nje femer, thjesht ti po mendon si nje femer dhe nuk mund te hedhi poshte ate qe thua, por mos harro se ka femra qe te marrin gjak ne vetull edhe ata kane vyrtyt shume terheqes ne nje menyre filozofike, por varet, se po te jene nga ata shtrigat agresive e drama qweens qe dojn shamat neper shpi gjithmon! harroje at muhabet, e kam fjalen per ato goca qe mund te japin jeten kur dikush i vret familjen.

Ps, ne palestine nje goce 18 vjecare u be e famshme ktu ne USA historia e saj. izraelitet i kishin shkuar ne shpi shume here e masakruar te atin ne pranin e saj dhe te semes, dhe i kishin vrare vellain m'duket!! kjo po studionte per jounalism dhe e la shkollen dhe vuri rrypin e shperthyes ne bel dhe iku e vrau veten dhe disa qytetar te izraelit, kjo nuk u shikua ne amerike si nje gje kafshore, pikerisht kjo ngjarje i dha fame te madhe historise se palestines ne dekaden e fundit. e kishin vu foton e saj ne cover of newsweek and times magazine. 



Shiko Kurti im i dashur, keto qe shkruaj une dhe Kundershtuesja jane fjalet e llogjikes, kur akoma nuk je perballuar me ndonje situate e veshtire, por me plot gojen e them, se ne qofte se dicka fatale mund t'i ndodhe familjes time apo femijve te mij, une nuk jam akoma e sigurt nese truri, shpirti dhe trupi im do te kene aftesine dhe mundesine te presin vendimet e gjyqit. Ndofta mund te behem me barut se baruti.

Dime dhe flasim per cka ndodh sot, neser askush nuk e di se c'mund te bej dhe si mund te veproje.

E di qe edhe mendja eshte vetem nje kokerr gruri dhe nuk udhehiqet gjithmone nga ndjenjat dhe llogjika.


Postuar nga IQVLORA datë 23 Maj 2008 - 20:39:

Per disa shembuj qe ju miqte e mij sillni ketu edhe une do te thosha :Ju befte pushka top!Nuk mund ta duroj askush,qe nje maskara t'i rrembeje motren apo vajzen e t'ja beje skllave seksi,apo t'ja shesi.Aty eshte ja vdekje ja liri.Edhe kesi rastesh ndodhin,perseri sepse nuk ka shtet ose ka shtetare te cilet e favorizojne trafikun e qenieve njerzore.Shqiptari nuk te fal per nderin e familjes.Si me i vjeter po ua konkretizoj me nje ngjarje te ndodhur me 1997.Nje i njohuri im ish i mpleksuar me firmat piramidale dhe ish bere garant per paret e kushuririt te pare te nenes se tij se nuk do ti humbisnin.Ky ja besoi paret djalit te cupes se xhaxhait.Ne fund ky mori paret e veta dhe ketij i thote se nuk kish se c'te bente;paret humben.Ti m'u bere garant i tha ai,prandaj une dua paret.Qepe i thote ''dajes'' ai duke u zgerdhire, se ti marre vajzat e ti coje ne Itali.Vertet i thote ky.Po i thote garipi.Kusheriri i nenes shkoi ne shtepi e cila ndodhej 20m larg rruges dhe mori automatikun.Ja leshoi nje bresheri ne gjoks duke e lene te vdekur para shtepise se dajes origjinal te tij.Po cfare fitoi?Eshte aratisur jashte Shqiperie,femijet jane si mos me keq dhe me xhaxhain dhe hallen eshte ne hasmeri.sot e kesaj dite ai nuk eshte bere i gjalle prej 11 vjetesh.E shikoni cfare pasojash sjellin veprimet e pa matura!


Postuar nga sajmolabi datë 08 Qershor 2008 - 02:45:

nuk e kam kuptuar akoma,...ketu po flitet per gjakmarrje me kanun apo keshtu ti me bere dem dhe po ta bej dhe une???


Postuar nga Niqua datë 07 Korrik 2008 - 03:08:

une acerohem me postime e imagjoni te me prek dikush e shume se kaq


Postuar nga girl22 datë 31 Gusht 2008 - 20:47:

Thumbs down i ka ikur moda...

Kanuni I Lek Dukagjinit sduhet ndjekur me.


Postuar nga {o0F-iK} datë 02 Shtator 2008 - 13:22:

Re: i ka ikur moda...

Citim:
Po citoj ato që tha girl22
Kanuni I Lek Dukagjinit sduhet ndjekur me.



Ti mire e ke moj lalke po ce do qe ajo gjo ka ngel dhe do ngeli ligji i kanunit
dhe mu sme pelqe ligji i kanunit sepse duhet T'rrish mbyllur ne shpi por.... kur te vrasin dike nje njeri te familjes eshte dicka e rende , dhe shteti si gjithmon rri dur kryq :kshu qe vepron kannuni


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 02 Shtator 2008 - 22:41:

Njefare "Kanuni" ka pasur edhe ne jug njehere e nje kohe por ishte me burreror se ai qe perdoret ne veri!
Familja e atij qe vriste ose largohej nga fshati ose personi qe kishte bere vrasjen vritej!
Dhe mbaronte aty!!!
Nuk me duket as burrerri e as mencuri te vrasesh femije, djem dajash, xhajash, tezes, hallash... kusherinj te trete... te 27-te...
te ngujohesh neper shtepira per gjithe jeten dhe te kete femra-meshkuj (burrnesha) !


Postuar nga kurt datë 03 Shtator 2008 - 12:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
Njefare "Kanuni" ka pasur edhe ne jug njehere e nje kohe por ishte me burreror se ai qe perdoret ne veri!
Familja e atij qe vriste ose largohej nga fshati ose personi qe kishte bere vrasjen vritej!
Dhe mbaronte aty!!!
Nuk me duket as burrerri e as mencuri te vrasesh femije, djem dajash, xhajash, tezes, hallash... kusherinj te trete... te 27-te...
te ngujohesh neper shtepira per gjithe jeten dhe te kete femra-meshkuj (burrnesha) !

po pse po ja fut kot o gjergj?!? kur vjen tek burreria dhe besnikria BESA kto kane lindur ne veri. mos harro se pasi vdiq skenderbeu, emrin e tij qe ti po perdor ktu o gjergj ishte lek dukagjini me dhe luftetaret verior qe kan luftuar edhe per 10-15 vjet me vone kunder turkut....
vlerat e kanunit nuk mund t'i hedhesh poshte ti dhe askush se per ne kohen kur eshte krijuar kanuni ka qene ligji me njerzor i llogjikshem apo edhe modern and fair i asaj kohe, te konsiderojm faktin qe nuk ka patur nje shtet apo mbreteri qe kan udhehequr vendin.

mos shiko se cfar behet tani, se shumioca e vrasjeve nuk kan te bejne aspak me ligjet e kanunit, eshte gjaknxehtesia e disa njerzve qe as nuk e kane lexuar dhe as nuk bazohen aspak tek kanuni.
mos harro se ligjin e kanunit e perdorin edhe shtete moderne si izraeli kunder terroristave. sicilianet e kane adoptuar ate tradite nga kanuni, edhe edhe gjakmarrjet ne filmin e madh Godfather pershkruajn ligjet e kanunit .

eshte tragjike ajo qe po ndodh ne veri por ne fund mos harrojme se jane gjakmarrje nga njerz qe kane humbur llogjiken se dikush i ka vrare vellain baben apo nanen ose motren, dhe te humbesh llogjiken apo te cmendesh fare ne raste te tilla nuk eshte absurde apo e pakuptueshme...

e kam shprehur shume here qe nuk me pelqen te bej krahasime apo percarje mes jugut dhe veriut por nese do krahasojm se kush ben krime me groteske dhe pa burrerore me gjakftohtesi, ata kane ndodhur ne jug me shume.
p.s. ne CNN ktu ne usa e kam ditur per here te pare qe nje nder krimet me te ndyta ne evrope ka ndodhur ne fier, ku dy vellezer kane masakruar me thika te gjithe pjestaret e nje familje, me femije me pleq, me gra shtazane kane shuar te gjithe familjen, kjo ishte rrallitur si nje nder krimet me te shemtuara ne bote, by CNN. mos harrojme se eshte gjetur ne nje qytet te jugut nje shtepi e mbushur me 50 femije ku i rrembenin dhe i dergonin jasht shtetit per t'i shitur organet e tyre. kto jane krime fatale "in cold blood" c'njerzore. nejse kriminelet jane ato qe jane dhe nuk duhet te perfshijme te gjithe zonat apo krahinat nje nje thes, se une kam shoke te ngushte nga fieri, gjirokastra, vlora, korrca, pra nga jugu. nuk me duket e llogjikshme, sygjeroj qe mos t'i hyjme ktij muhabeti dhe percarje se nuk eshte e vleshme per kombin tone...

pyll pa derra kam pershtypjen qe ka, por krimet dhe njerzit e semure ne koke nuk kane per t'u zhdukur kurre komplet, eshte fakt i jetes, rrealitetit, si ne shekullin 21 edhe ne shekullin 1, nje perqindje e njezve kane qene dhe do jene ashtu, nuk mund te themi gje tjeter vecse ZOT NA MBAJ LARG TYRE, DHE PRITNA ZOT RREZIKUN NGA NJERZIT E SEMURE eshte nje thenje atje ku jam lindur une.....AMEN


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 03 Shtator 2008 - 19:24:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
po pse po ja fut kot o gjergj?!? kur vjen tek burreria dhe besnikria BESA kto kane lindur ne veri. mos harro se pasi vdiq skenderbeu, emrin e tij qe ti po perdor ktu o gjergj ishte lek dukagjini me dhe luftetaret verior qe kan luftuar edhe per 10-15 vjet me vone kunder turkut....
vlerat e kanunit nuk mund t'i hedhesh poshte ti dhe askush se per ne kohen kur eshte krijuar kanuni ka qene ligji me njerzor i llogjikshem apo edhe modern and fair i asaj kohe, te konsiderojm faktin qe nuk ka patur nje shtet apo mbreteri qe kan udhehequr vendin.





03/09/2008, ora 16:24!

__________________________


Besnikeri e trimeri te duket ty te vrasesh femijet dhe t'i lindesh ata te ngujuar!!!? Te lindur te burgosur!!!?


Postuar nga kurt datë 04 Shtator 2008 - 01:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti



03/09/2008, ora 16:24!

__________________________


Besnikeri e trimeri te duket ty te vrasesh femijet dhe t'i lindesh ata te ngujuar!!!? Te lindur te burgosur!!!?

po pse ktu ne kto shembuj qe perfshin 00.1% te popullsise ne veri. dhe tani po ven i vulen te gjithe veriut ti, c'eshte kjo ljogjikke?! si e ke pershtypjen ti se nuk e di cfar eshte besnikeria dhe ke frike se ktyre maskaralleqeve i them burreri?!?! hahaha t'a lejm ket muhabet them une, se nuk paske njohuri per shkodren dhe malsine e madhe aspak, ti po shikon nje perqindje te shume te vogel qe kane ndodhur vitet e fundit, dhe po hesh poshte te gjitha vlerat qe kane dhe egzistojne ne ate popull me shekuj e shekuj, por fakti eshte se ti po tregon opinionin tend dhe cfar pershtypjesh ke per veriun, ma mer mendja qe do ja arrijm te mbijetojm edhe pa aprovimin tend expert o gjergj... dhe mos u mundo te behesh too clever me data dhe copetime te postimit tim, cause its lame...


Postuar nga kurt datë 04 Shtator 2008 - 04:35:

Re: i ka ikur moda...

Citim:
Po citoj ato që tha girl22
Kanuni I Lek Dukagjinit sduhet ndjekur me.
kam pershtypjen qe nuk kane menduar per moden kur kane krijuar kanunin ne ate kohe, gjithashtu "capital punishment" nuk eshte e modes por e nevojshme per disa...


Postuar nga IQVLORA datë 04 Shtator 2008 - 18:41:

Ne Mesjete,kohen kur L Dukagjini shkroi kanunin e famshem, ne vendin tone nuk ka ekzistuar shtet.Perandoria turke i shtynte vete urat qe shqiptaret te vriteshin midis vedi.Por doli nje burr i mencem, i cili shkroi nje kanun qe ishte si nje kod ,qe rregullonte jeten e shoqerise se asaj kohe.
Kam degjuar nga bisedat me pleq te cilet nuk jane me,se edhe ne kohen e Zogut vrasjet nuk kane qene te perhapura sa sot.Pse?Sepse njerzit ne ate kohe kishin frike nga ligji,i cili zbatohej rreptesisht.Vrasisi nuk ikte dot ne drejtim te paditur,por kapej dhe i jepej denimi i merituar.Ne kohen e diktatures, kjo dukuri pothuajse u zhduk.Ky fenomen njohu zhvillim qe nga viti '92 e ketej.Shume familje ,grate qe kane ngelur me femije te vegjel,po kerkojne qe shteti t'ju marre ne mbrojtje femijet e tyre,sepse ata jane te pafajshem.Ne Polican te Beratit eshte haour nje strehe per disa dhjetra nga keta fatkeq,por si keta ka shume neper gjithe veriun.
Ky fenomen vazhdon e zgjerohet,sepse ne nuk na mbron shteti jone.Shteti jone eshte nje kufome qe po e rjepin politikanet tane qe u ngjajne hienave.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 04 Shtator 2008 - 19:14:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
po pse ktu ne kto shembuj qe perfshin 00.1% te popullsise ne veri. dhe tani po ven i vulen te gjithe veriut ti, c'eshte kjo ljogjikke?! si e ke pershtypjen ti se nuk e di cfar eshte besnikeria dhe ke frike se ktyre maskaralleqeve i them burreri?!?! hahaha t'a lejm ket muhabet them une, se nuk paske njohuri per shkodren dhe malsine e madhe aspak, ti po shikon nje perqindje te shume te vogel qe kane ndodhur vitet e fundit, dhe po hesh poshte te gjitha vlerat qe kane dhe egzistojne ne ate popull me shekuj e shekuj, por fakti eshte se ti po tregon opinionin tend dhe cfar pershtypjesh ke per veriun, ma mer mendja qe do ja arrijm te mbijetojm edhe pa aprovimin tend expert o gjergj... dhe mos u mundo te behesh too clever me data dhe copetime te postimit tim, cause its lame...



Ke te drejte, e kam une gabim!


Postuar nga belga datë 04 Shtator 2008 - 20:13:

Question Gjakmarrja !

persa i perket ketij problemi duhet ta pranojme se shqiptaret e kane ne gjak hakmarrjen;
kemi degjuar raste te shumta qe flasin per gjakmarrje per nje pellembe toke apo diçka tjeter e jane vrare e prere vellai me vellane; apo fqinjet nje tipar i vjeter po qe i zien ne gjak shqiptarit;
mendoj se duhet harruar se s'eshte aspak mire per keto xheste te papritura e keqberse; ju uroj paqe e bamiresi mes njeri-tjetrit se vetem te bashkuar behemi me te forte se kurre!
pershendetje belga


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 04 Shtator 2008 - 22:14:

Pershendetje belga.
Ekziston nje teme mbi kete ceshtje, po e bashkangjis temen e hapur prej teje me ate ekzistuesen!


Postuar nga Ol3Nj@_UsA datë 03 Tetor 2008 - 08:37:

Jam e mendimit qe ai/ajo qe kryen krimin duhet te vuaje denimin,por nuk e kuptoj c'faj kane te tjeret qe duhen te ngujohen?

C'faj kane ata djem te vegjel qe qe femije duhet te jetojne te fshehur pa pasur mundesine per te shkuar ne shkolle e per te qene dhe ata si gjithe moshataret e tyre? Perse duhet te vuajne shume njerez per krimin e nje individi?

Kete vere,teksa kaloj perbri Lanes me zuri syte nje ndertese e vetme,ne fillim me beri te qesh se thash si ka mundesi qe pas prishjes se ndertimeve pa leje vec ajo ndertese kishte mbetur,por dikush me shpjegoj se aty jetonin disa gra/vajza dhe femije qe ruheshin nga policia sepse vazhdonte gjakmarrja ne familjet e tyre,ne ate cast u bera pishman qe qesha sepse ishte per te ardhur keq.

 

 


Postuar nga ColdFire datë 06 Dhjetor 2008 - 23:40:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti



Ke te drejte, e kam une gabim!



I dashur sa diplomat qe je.


Postuar nga ColdFire datë 07 Dhjetor 2008 - 00:08:

Gjakmarrje apo hakmarrje? Asnjera as tjetra. Thuaj PO jetes dhe shekullit 21

Rreth dy vjet me pare nje nene e dy femijve u vra ne mes te qytetit me kallashnikov, duke paguar per nje krim qe djali i saj kishte kryer me pare.
Djali ne fjale eshte ne Spanje sot. Ai ishte vetem 19 vjec kur filloi te merrej me shitje droge sigurisht me shoqeri dhe grupin e tij. Nuk kaloi shume dhe u grind me nje nga bashkepunetoret. Filluan te ziheshin dhe ky djaloshi trim e vrau "shokun". "Shoku" kishte ne shqiperi dhe 2 vellezer te tjere mosha 21 dhe 15. Vrasesi u kap dhe sigurisht u fut ne burg ne Spanje. Sigurisht harroi qe kishte lene ne shqiperi nje nene 43 vjecare, e ve sepse i shoqi kishte disa vjet qe kishte vdekur me kancer, qe punonte e shkreta nate e dite sa per te nxjerre buken e gojes dhe per ti derguar sado pak djalit te "mbare" qe tani ishte ne burg. Vrasesi kishte gjithashtu dhe nje moter 13 vjec qe jetonte me t'emen.
Dy vellezrit e djalit te vrare sigurisht nuk mund te rrinin me duar bosh, sepse gjaku/haku i vellait duhej marre. C'do thoshte dhe "bota"? Mirepo e kishin keq, se vrasesi ishte ne burg ne Spanje. Si mund te prisin per 25 vjet?
Keshtu qe vendosen. Vellai 21 vjec beri planin dhe 15 vjecari meqe nuk e ze as ligji, ekzekutoi nje nene 43 vjecare ne mes te dites, ne mes te rruges, krahe per krahe me vajzen e saj, e cila e tmerruar bertiste " o ma, o ma" derisa e ema dha shpirt ne duart e saj.
Gjithe qyteti shkoi ne funeralin e kesaj nene, ajo pikerisht "bota", qe gjykonte pse nuk ishin te zotet te mernin hakun? 15 vjecari u burgos, por sa vjet? Ai eshte vetem 15 vjec. Vajza ngeli jetim dhe vetem ne mes te kater rrugeve. Nena e djemve tani humbi dy djem. Ama nderi u vu ne Vend.

P.S. Kete histori e di sepse kjo nene ishte shoqja me e ngushte e nenes sime


Postuar nga Piktor datë 07 Dhjetor 2008 - 00:24:

Me pare kam cilesuar se duhet dalluar gjakmarrja me hakmarrjen qe jane dy gjera krejt te ndryshme.
Gjakmarrja eshte nje gje e trasheguar sidomos ne malesi ku ligjin e perbenin ca rregulla te kanunit.
Hakmarrja si kjo qe pershkruajti Donika Araniti nuk eshte trashegim por thjesht hakmarrje ose larje hesapesh.
Gjakmarrja nuk e lejonte nje gje te tille te ndodhte kurren e kurres. Gjakmarrja nuk kishte te bente me kriminele te mirfillte apo kasape qe vrasin gra e fmi pa te keq.
Ne lidhje me opinion ose "bota" siç e quajti Donika ai opinion te shtyn ne vrasje dhe eshte ai qe vjen e te qan.
Gjakmarrja edhe mund te shmanget e te falet gjaku, siç ka ndodhur, hakmarrja veshtire.


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.