Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)

Postuar nga arturm datë 20 Dhjetor 2009 - 05:17:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nese shteti bujtes eshte ne krize dhe mendon se te huajt (studente apo punetore) duhet te kthejne majat nga takat kjo eshte e drejta e tij dhe qytetareve te tij.

NE ASNJE SHTET PERENDIMOR EMIGRANTI NUK SHIKOHET SI NJE ELEMENT PER TU LARGUAR, PERKUNDRAZI SHIKOHET SI NJE ELEMENT PER TU INTEGRUAR (mos ngaterro punetoret sezonale me emigrantin).

Fakti qe te gjithe shtetet e Europes (pervec Zvicres) japin cittadinancen per natyralizim e verteton kete.

Postuar nga arturm datë 20 Dhjetor 2009 - 05:21:

Per Universitetin:
Tani na doli qe Universitetet ne Itali na u vetefinancokan dhe shpenzimet e shtetit mbulokan vetem punen shkencore. Ndonjehere, me sinqeritet, dyshoj a jeton ne Itali ti apo jo. Nejse, Brunetta tani e ka vene me ligj qe strukturat shteterore duhet te publikojne on_line rrogat e punonjesve te tyre. Shko ne sitin e Universitetit tende dhe shiko pak cfare mbulohet me 900.000 euro. Sa per kuriozitet une hodha nje sy tek http://sauron.uniroma1.it/tab_stipendiali.php dhe me sa shof une nje profesor me bole (tek nje Universitet si ai i yti me 1000 studente ne nje vit duhet te kete shume te tille) merr, minimumi minimumi, 100.000 euro ne vit. Bej apk llogarite dhe del vete rezultati. Ndoshta jetojme ne dy Itali te ndryshme dhe njohim dy realitete te ndryshme.

Po insiston shume me shprehjen "asistence te perzgjatur". Une, por asnjeri ketu, nuk kam folur per asistenze te perzgjatur (keto jane terma populiste legiste). Aq sa e ka ligji. Nqs ligji thote 1 dite 1 dite, 3 muaj 3 muaj, 1 vit 1 vit. Une them vetem se duhet te jete e njejte me ate te puntorit italian. Ti mendon ndryshe, e drejta jote, por kjo s'do te thote qe te kesh te drejte (dhe sidomos te na quash parazite ne qe kerkojme kete gje, te cilen, e perseris, e kemi paguar me leket tona). Nuk mund te trajtosh ne menyre te ndryshme nje punetor vendas me nje te huaj, o Fajtor, sepse perndryshe kalojme ne neoskllaveri.

Per me teper kjo e Leges eshte paburreri, sepse:
1) i drejtohet nje klase ekonomikisht me te varfer
2) dhe me kryesorja QE NUK KA TE DREJTEN E VOTES.

Eshte shume e thjeshte te besh te tilla politika me njerez te cilet nuk kane mundesine te te cojne ne opozite ne zgjedhjet e rradhes (prandaj dhe termi neoskllaveri). Kjo eshte si ajo shprehja qe ke sjelle ti, "democracia jane dy ujq e nje dele qe votojne cfare do hane per darke)

Sa per Lega Nord (po e leme muhabetin per klandestinet sepse do zgjatej shume):
Duhet te jesh dakort me mua qe lufta kunder klandestineve duhet te shoqerohet me dhenien e mundesive maksimale emigranteve te rregullt per integrim dhe jetese dinjitose. Me qe kjo parti eshte kaq e drejte, kerkon kaq shume legalitetin, dhe "na do" aq shume sic thua ti:

A JE NE GJENDJE TE ME THUASH NJE LIGJI (OSE VETEM NJE NEN TE NJE LIGJI), VETEM NJE, QE ESHTE APROVUAR NGA KJO QEVERI ME MINISTER TE BRENDESHEM TE KESAJ PARTIE, QE KA PERMIRESUAR JETEN E EMIGRANTEVE TE RREGULLT NE ITALI? (une mund te te them shume qe u a kane bere jeten me te veshtire)

Nqs je ne gjendje ti pergjigjesh kesaj pyetje mund ta vazhdojme diskutimin, ne te kunderten po flasim kot.

P.s. Po deshe mund t'ja ndryshosh titullin ketij post-i sepse kemi dale nja 5 faqe jashte teme tashme.

Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2009 - 06:50:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Po insiston shume me shprehjen "asistence te perzgjatur". Une, por asnjeri ketu, nuk kam folur per asistenze te perzgjatur (keto jane terma populiste legiste). Aq sa e ka ligji. Nqs ligji thote 1 dite 1 dite, 3 muaj 3 muaj, 1 vit 1 vit.

???
Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Nje nder gjetjet e fundit te kesaj partie ishte propozimi per futjen e nje ligji me te cilin emigranteve u kufizohej VETEM ne 6 muaj e drejta e marrjes se asistences (amortizatove sociale) ne rast se humbin punen.

???

Eshte natyrale qe dalim jashte teme kur koha dhe mesazhet behen kaq relative.

Megjithate, ke te drejte, nuk jam ne gjendje te them çfare ka permiresuar Lega Nord, sepse nuk di gjithe ligjet qe jane aprovuar nga cili minister apo qeveri. Po kush tha se qellimi i Leges eshte te permiresoje jeten e emigranteve? Mos ishte gje i Romano Prodit (i majte ky) kur nxorri dekretin e mesiperm?

Nuk besoj do biem dakort ne kete pike, prandaj mendoj se kot diskutojme. Mund te them vetem se viktimizmin e shqiptareve se honeps. Perkundrazi, kam qene dakort me Bosin qe gomonet qe niseshin çdo dite nga Vlora te qellohen ne det. Eshte ne te drejten e nje shteti dhe ne te miren e perbashket qe te mbrohet legaliteti perkunder kriminalitetit te maskuar si gjynafllek.

Universiteti eshte qender kulture. Nuk eshte ndermarrje qe shet nje sherbim. Ka prapa mekanizma qe tejkalojne organiken e nevojshme per mesimdhenie. Kerkimi shkencor eshte me interes kombetar, kurse universitetet jane pika te rrezatimit kulturor. Shteti paguan universitetin sepse bazon zhvillimin e vet, te ardhmen, fuqine, teknologjine, ndikimin ne shtete te tjera, etj. Nuk e paguan per gjynafin tim apo tendin, apo te mijera studenteve te huaj qe mesojne. Nje shqiptar qe shkon ne universitetin italian merr kulturen dhe ndikimin e Italise ne kulturen e ardhshme te Shqiperise. Kete Italia e ka bere qe ne kohen e gjysherve dhe po e ben sot. Eshte me interes te ndersjellte, prandaj lejon studentet te shkojne aty. Ndihmon Shqiperine, por edhe rrit influencen. Nuk mund te trajtosh interesat politike te nje vendi si sherbime Vodafone per krishtlindje.

E megjithate, nese shteti bujtes vendos se i huaji duhet te paguaje me shume taksa, eshte e drejta e vet (*). Nuk do skandalizohesha. Edhe sikur te me perzinte nuk do skandalizohesha. Vij nga nje popull i paafte per te krijuar universitete te pakorruptuara. Vij nga nje vend medioker, me popullsi te copetuar e reduktuar. Jane pergjegjesite qe paguhen ne sistemin e ndarjes ne shtete.

(*) Mesa di ka plot universitete ne Amerike dhe Angli, ku taksa e te huajit eshte me e larte se taksa e vendasit, sepse vendasi ndihmohet nga shteti, ndersa i huaji nuk merr dot ndihmat lokale. Kushedi e ka fajin Lega Nord dhe atje...

Postuar nga arturm datë 20 Dhjetor 2009 - 13:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori  
Vij nga nje vend medioker, me popullsi te copetuar e reduktuar. Jane pergjegjesite qe paguhen ne sistemin e ndarjes ne shtete.

PO TI SHYQYR QE S'KE LINDUR ZEZAK MOR CUN, SE NUK DO NA DILJE DOT RRUGEVE.

Vjen nga nje popull i cili nuk asgje per ti pasur zili te tjereve

Vjen nga nje nder popujt me te vjeter te kontinentit

Vjen nga nje popull qe ndonese kane dashur ne shekuj ta coptojne sepse i vogel dhe pa "familje" mbrapa, u ka rezistuar te gjitheve.

Vjen nga nje popull i drejte, qe ne vend te mendonte si te zhvillohej si te tjeret, iu ka dashur gjithe jeten  te mbrohet nga te tjeret,

Vjen nga nje popull i varfer por krenar.

Vjen nga nje popull qe nuk i ka bere keq, asnjehere, asnje shteti tjeter.

Vjen nga nje popull qe ne nivel mesatar eshte shume me i zgjuar se niveli mesatar i ketyre.

Etj

Etj

Etj , por nuk ja vlen me.

Rri mor djale se po na behesh si ata jevgjit qe shajne njeri tjetrin "jevgu mutit".

Te uroj qe sa me shpejt te marresh nje nenshtetesi tjeter dhe te na lesh ne fatin tone ne te mjeret.

Natyrisht nuk ka me sens ky diskutim mbi kete teme.

Psh.

Postuar nga BIONDIA datë 20 Dhjetor 2009 - 13:42:

Arturm akoma se kuptuar qe Fajtori nuk jeton ne Itali se po te jetonte sdo fliste kshu ...
Po shyqyr qe kan qen gomonet ne ate kohe se skemi pas te gjithe prindert me pozita e sahanlepires te qeverise se shkuar e kesaj aktuale qe mund te merrnim viza te rregullta per me dal jashte shteti si per te mesuar si per te punuar ato gomone per shume njeres kan qen nje rreze drite e vogel por perseri rreze per shume gjera qe nga puna deri tek shendeti ...por nese ti me thua qe ne ato gomone ka pas dhe kriminele ajo sdo mend sepse te gjithe i dine historine se cfare ka ndoth ....jo te gjithe dhe pse kishin nota 10 nuk i dilte bursa per te studiuar sepse kalonte miku,shoku goca i xhemal katunarit ... mik i ketij dhe atij deputeti e sot vjen e te jep mend por jo se e ka me forcat e veta e ka se ka pas xhepin plot me ndihmen e babit o te mamit ,dajes e xhajes ...
Italia ku jeton ti arturm eshte ajo qe jetojne shumica e njeresve ne kete forum qe perballet cdo dite me problemet e ketij shteti qe sja kemi sjelle ne emigrantet i ka pas me vite se ai emigrante ka sudin dhe nese ky shtet nuk ecen perpara eshte faji i politikes se tij qindra vjecare ... me nje ndryshim ti une e disa te tjere e shofim me syte e realitetit dhe thua ate qe mendon te tjeret shkruajne si donin ta shifinin ...

Postuar nga al74 datë 20 Dhjetor 2009 - 14:35:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

ti stimo fratella!!

Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2009 - 17:41:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

Vjen nga nje popull qe ne nivel mesatar eshte shume me i zgjuar se niveli mesatar i ketyre.

Mu kujtua kenga e Vagabondit. "Ne skemi nevoje me bo detyra se ne ta gjejme menyren".

Po kur jemi kaq te zgjuar pse jemi vetem 3 milione?

Pse endemi perendimit si njerez te abandonuar, ne vend qe te krijonim nje shtet ballkanik gjigand qe mund te sfidonte evropen e bashkuar (Greqi + Shqiperi + Bullgari + Maqedoni + Rumani + Serbi + Kroaci, etj)?

Pse kryeminsitri jone pret ministrin e brendshem italian dhe nuk i thote nje gjysem fjale per lehtesimin e lejeqendrimeve ne Itali?

Pse na kane genjyer ne shkolle per historine e Shqiperise?

Pse heroi i vetem komebtar eshte rritur, edukuar dhe emertuar ne Turqi (SkenderBeg eshte titull turk).

Ah po, ne s'kemi nevoje te bejme keto gjera. Jemi popull inteligjent gomonesh, qe shyqyr jarebi qe paska ekzistuar kjo forme supreme e inteligjences se shqiptareve. Jemi aq inteligjente saqe ikim nga vendi jone me mjete shpetimi. Nuk na e ha qeni shkopin. Ikim fshehurazi, leme shqiptare te tjere inteligjente te merren me mjerimin e luften... jemi inteligjente, s'ke ç'thua.

Pse nuk hapni syte njerez? Pse kerkoni fajet dhe fajtoret diku jashte? Mire kjo, por tani po dalim dhe super-inteligjente. Ne qe terrorizohemi nga ndonje ide e Bosit se do na ktheje ne Shqiperi, nga ku paskemi ikur me gomone. Hajde popull inteligjent hajde.

Ne ta gjejme menyren... jo per te krijuar shtet e popull siç bene çifutet ne Izrael... por per by*en tone tone e gjejme menyren. Marrim nje gomone, kalojme nje kufi, aplikojme per pashaporte italiane... nje menyre e gjejme... te ikim nga Shqiperia.

Rrofte PoPulli Shqiptar.

Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2009 - 18:13:

Si t'ia veme titullin kesaj temes se dolem pa lidhje fare. Ka noi sugjerim?

Postuar nga Piktor datë 20 Dhjetor 2009 - 18:30:

Pse jemi 3 milione?- me mire pak e sak do thoshte ndonje i vjeter: E verteta eshte se ne momentin kur jeta mori hov zhvillim ne rame nen sundimin otoman. Shikoje dhe lexoje mire historine kur fillon zhvilllimi i Europes dhe mu aty filloi dhe renia jone.
Bashkejetesa eshte e pamundur ne ate harte qe paraqet fajtori dhe pastaj faji nuk eshte i yni por jo se dua une por kjo eshte e verteta i te tjerve.
Nuk munden te bashkjetojne serbet e kroatet qe flasin te njejten gjuhe e jo me sllovenet e malazezet qe jane po e njeta origjine (rrace). Kur u krijua shteti grek Shqiperia vendi yne quhej turqi. Si u shpall shteti grek ka nje histori te gjere por nuk eshte vendi, nderkohe qe ne bote po krijoheshin shtete ne baze te fese ne ishim nje popull qe lengonte me shume dhe kjo solli nje mosmarrveshje nder ne saqe ishte e pamundur te merreshin vesh katolike, myslymane e ortodokse dhe te krijonin nje shtet. Pak a shume siç ndodh ne bosnje ku edhe myslymanet e bosnjes jane sllave serbe por serbia nuk i njeh si te tille por si myslymane.
Skender-beu eshte baraz me Aleksanderi i madh dhe nje titull te tille nuk ja jepte kujdo turku por atij qe i kishte ato cilesi dhe ato i kishte nje dhe vetem nje qe beri dallimin ne ate kohe. Studioi ne Turqi sepse i ati e la peng pas renies se principates se tij. Megjithate ky pinjoll nuk u turqizua si shume te tjere qe u turqizuan pa studiar atje.
Historine ta kane mesuar gabim ne kohen e xhaxhit sepse ashtu i pelqente atij ti servireshin gjerat. Histori te indoktrinuar.
E vetmja gje pozitive e jotja ne kete shkrim eshte ajo pyetja pse nuk foli nje gjysem fjale kryemistri para ministrit te jashtem italian dhe kjo eshte me te vertete e rende te pakten per mua si emigrant.
Persa i perket çifuteve ata jane shumica ne emigracion dhe mos harro se lobin me te fuqishem e ka ne ShBA.
Gomonet e vertet se ishte e gabuar por ate menyre na e serviten.
U desh nje ligj dhje ai kapitull u mbyll dhe per mu te rrije ne fuqi te pakten derisa te hyjme pa viza ne Europe sepse mire eshte te zgjatet derisa te hyjme edhe ne BE sepse mund te na pengoje ne integrim.

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Si t'ia veme titullin kesaj temes se dolem pa lidhje fare. Ka noi sugjerim?
Aktualitete mbi emigracionin.

Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2009 - 18:55:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor

Nuk munden te bashkjetojne serbet e kroatet qe flasin te njejten gjuhe e jo me sllovenet e malazezet qe jane po e njeta origjine (rrace). Kur u krijua shteti grek Shqiperia vendi yne quhej turqi. Si u shpall shteti grek ka nje histori te gjere por nuk eshte vendi, nderkohe qe ne bote po krijoheshin shtete ne baze te fese ne ishim nje popull qe lengonte me shume dhe kjo solli nje mosmarrveshje nder ne saqe ishte e pamundur te merreshin vesh katolike, myslymane e ortodokse dhe te krijonin nje shtet. Pak a shume siç ndodh ne bosnje ku edhe myslymanet e bosnjes jane sllave serbe por serbia nuk i njeh si te tille por si myslymane.

Cfare rendesi kane gjithe keto? Anglia e Franca nuk flasin te njejten gjuhe (madje kane luftuar qindra vjet bashke). Prape jane ne Evrope te bashkuar. Greqia eshte ortodokse dhe Italia katolike. Prape jane bashkuar.

Jane justifikime, vetem justifikimime. Kroacia e Sllovenia prape po bashkohen, veçse ne BE. Diçka e ngjashme mund te krijohej ne ballkan, ku çdo shtet te ruante identitetin e vet, dhe se bashku te ishin te bashkuar, te ndiqnin strategji ekonomike te perbashket, te hiqnin vizat, te ndertonin rruget, etj.

Ata qe kapen tek luftrat e e vjetra, i kujtoj se Gjermania pushtoi dhe poshteroi Francen, Polonine, Hollanden, etj, vetem 60 vjet me pare. Prape jane bashkuar ne BE. Eshte thjesht mungese inteligjence ajo e ballkanit, sepse popuj si ai shqiptar nuk shikojne perpara ne histori, por kerkon urrejtjen per fqinjet. Ne shajme njerezit duke i thene "grek", "serb", etj. Kjo deshmon direkt qe duam lufte, jo bashkim me te tjeret. Do perfundojme qe do jemi te gjithe ne BE, do heqim vizat, do lejojme minoritetet e jugut te shkollohen greqisht, do bashkojme ushtrite. Veçse gjithe kete do e bejme ne BE, sepse jemi te paafte ta benim me mendjen tone.

Inteligjence ballkanike valle?

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 20 Dhjetor 2009 - 19:37:

Rri mor djale se po na behesh si ata jevgjit qe shajne njeri tjetrin "jevgu mutit.

Cami M... Labi... dhe dolen te gjithe kushurinj ,se i mbaronte mbiemri me M....

Ne Shqiperi jemi bashkevuajtes dhe bashkefajtor...

Postuar nga al74 datë 20 Dhjetor 2009 - 21:47:

Fajtor filloje nga vetja.krenohu me veten tende edhe me prejardhjen tende. Lere Skenderbeun apo nene Terezen, ato jane histori e shkuar. Te gjithe nga pak mund te bejme dicka per gjeneratat e reja.Absolotisht jo duke mohuar veten por duke permiresuar ate. Me vjen keq qe bie pre e demagogjise legiste,shume keq madje. Mos harro qe ne jemi "cavallo di bataglia" ne cdo fushate zgjedhjesh per te djathten , por kjo nuk do te thote qe kaloresit qe e luajne kane te drejte por jane te afte te lozin me trembjet dhe injorancen e nje populli qe nuk lexon, e nje populli qe sheh vetem foto me ngjyra. Ji krenar , te perqafosh idete legiste eshte ofendimi me i madh qe mund te na besh!

Postuar nga BIONDIA datë 20 Dhjetor 2009 - 21:49:

Citim:
Po citoj ato që tha al74

ti stimo fratella!!

grazie fratello ...

Postuar nga Piktor datë 20 Dhjetor 2009 - 22:17:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Cfare rendesi kane gjithe keto? Anglia e Franca nuk flasin te njejten gjuhe (madje kane luftuar qindra vjet bashke). Prape jane ne Evrope te bashkuar. Greqia eshte ortodokse dhe Italia katolike. Prape jane bashkuar.

Jane justifikime, vetem justifikimime. Kroacia e Sllovenia prape po bashkohen, veçse ne BE. Diçka e ngjashme mund te krijohej ne ballkan, ku çdo shtet te ruante identitetin e vet, dhe se bashku te ishin te bashkuar, te ndiqnin strategji ekonomike te perbashket, te hiqnin vizat, te ndertonin rruget, etj.

Ata qe kapen tek luftrat e e vjetra, i kujtoj se Gjermania pushtoi dhe poshteroi Francen, Polonine, Hollanden, etj, vetem 60 vjet me pare. Prape jane bashkuar ne BE. Eshte thjesht mungese inteligjence ajo e ballkanit, sepse popuj si ai shqiptar nuk shikojne perpara ne histori, por kerkon urrejtjen per fqinjet. Ne shajme njerezit duke i thene "grek", "serb", etj. Kjo deshmon direkt qe duam lufte, jo bashkim me te tjeret. Do perfundojme qe do jemi te gjithe ne BE, do heqim vizat, do lejojme minoritetet e jugut te shkollohen greqisht, do bashkojme ushtrite. Veçse gjithe kete do e bejme ne BE, sepse jemi te paafte ta benim me mendjen tone.

Inteligjence ballkanike valle?

Me duket se e kam thene edhe njehere, eshte kenaqesi te krahasohesh me vende te zhvilluara si Gjermania apo Britania etj.:p :p
Kenaqesi por edhe deshire te jesh si ata. E merr me mend Fajtor, shtet si Serbia qe masakroi mese 200.000 vete ne Bosnje hyn ne BE pa viza, Maqedonia dhe Mali i Zi ndersa dy shtete si Shqiperia dhe Bosnja jo, e ke pyetur veten pse valle?.
Ne fakt eshte faji i Bosnjes qe nuk i harron masakrat e serbeve prandaj nuk meriton te integrohet.

Kryesorja dhe me e rendesishme eshte se nuk jemi ne qe nuk duam integrimin por jane ata qe kane "rezervat" e tyre pra BE. Nqs nuk e ke kuptuar edhe kete.
Patjeter qe edhe ne kemi tonat por jo si popull por si politike qe na ka ngelur gjithmone ne klase.
Kemi 50 vjet komunizem dhe po behen 20 vjet qe kemi vetem pozite sepse opozita eshte inekzistente ne kete vend.

Postuar nga Fajtori datë 20 Dhjetor 2009 - 23:38:

Bohhh, Piktor

Gjermania vrau 10 milione dhe prape eshte ne BE.

Por a merr me mend qe lufta e fundit eshte bere ne Serbi vetem 10 vjet para? Dhe sot serbet po kalojne pa viza. Ama jo shqiptaret. Pse?

Ka dy variante.
1. Teoria e kospiracionit. Ne nuk na duan se ne Evrope ka lobe serbe, greke, etj etj. Nuk na duan se ne jemi myslimane dhe serbet jane katolike.

2. Teoria e konkurrences. Serbet vertet kane treguar se mund te ndertojne shtet. Kane treguar vullnet te mire per t'iu pershtatur rregullave te Evropes, kane treguar se nuk jane te rrezikshem per rendin e Italise, Frances, Gjermanise apo Anglise... aq sa jane shqiptaret.

Preferoj te besoj te dyten, sepse kemi patur mundesite dhe nuk i kemi shfrytezuar. Evropa dhe Amerika beri te veten, mbajti anen tone, bombardoi serbet. Pra nuk na kishte njeri inat. Nese tani jemi te ura me gura, e kemi fajin VETEM vete. Sepse nuk tregojme vullnetin e sinqerte per te thithur kulture, bejme projektligje fallco per martesat gay dhe pas dy ditesh i harrojme. Ne, bythet e zgjuara, mundohemi t'ia fusim gjithe botes vetem qe te na jape ndonje vize me shume. Kujtojme se testet e Evropes jane si provimet e UT-se qe blihen me ndonje shishe parfumi.

_________________________
Krimet e Serbeve nuk ka pse i harrojne boshnjaket, por kohet ndryshojne, poltikat bashkohen. Endrra e nje Evrope te bashkuar ka lindur mu pas luftes, ne 1948 ne mos gaboj. Sot jane ne BE tamam ato shtete qe u kacafyten deri ne 1946-en. Pra dine te metabolizojne sherret, zenkat. Nese do fiksoheshin dhe gjermanet e polaket siç fiksohen shqiptaret kunder fqinjeve, sot nuk do kishte fare BE.

E kemi fajin vetem vete, vetem vete. Sepse paaftesise per te krijuar nje shtet eficient (si Serbia qe solli agjentin brenda zyrave te kryeminsitrise) i pergjigjemi me urrejtje primitive. Ka faj Evropa e Amerika qe jemi te paafte?

Postuar nga Piktor datë 21 Dhjetor 2009 - 00:05:

Pytsori eshte per politiken dhe jo kundrejt neve si popull.
Populli yne eshte shume i kulturuar kete e tregoi edhe me zgjedhjet e fundit, por eshte politika jone qe na len ne klase siç e deshmuan edhe zgjedhjet e fundit.
Populli nuk ka faj kurre por vuan nga mungesa e ekuilibrit te politikes.
Per ironi te fatit kundershtaret me te forte te Berishes jane ish pd-iste Rama, Ngjela e Merua. (pa harruar Dulen).
Politikanet tane dine vetem nje gjuhe ate te urrejtjes dhe kur bejne pakte i bejne vetem per interesa personale dhe aspak per hir te ketij populli qe i ka ne krye.
Politikanet tane dine vetem te shajne, mediat jane edhe me keq se lajmin e pare sikurse e ke thene edhe ti e ben politika.

Serbi erdhi me flamur amerikan dhe e solli amerikani dhe nuk e di çfare hyn dhe aq shume Serbia ne kete rast se ai eshte boshnjak dhe qytetar anglez.

ps: pas pak do ja nderrojme edhe njehere titullin kesaj teme, ose ti shtojme edhe" politika shqiptare e pare edhe nga syte e emigranteve.":p :p

Postuar nga Fajtori datë 21 Dhjetor 2009 - 00:13:

Sipas teje politiken nuk e bejme ne?

Na i ka vene njeri politikanet aty?

Dhe ne nuk jemi ne gjendje ti levizim?

Nuk perfaqsojne ate popull ata politikane?

Manipulimet elektorale i bene politikanet?

Vajten kuti me kuti Berisha, Rama e Nano?

Nuk jane popull ata qe i mbajne ne kembe?

Nuk eshte popull keshilli kombetar i PD-se qe zgjodhi Cilieten dje?

Nuk eshte popull PD-ja, PS-ja?

Nuk eshte perfaqsuesi jone ai qe vjedh tenderat?

Nuk po ben ate qe do benin 200 mije te tjere qe presin te hipin ne pushtet?

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 21 Dhjetor 2009 - 00:39:

Po shihja ne TV avionin e pare qe u nis nga Beogradi per ne Bruksel ,kishin dalur parlamentaret te BE,ne aeroport , duke pritur Jeremicin ,e shume te tjere diplomate Serb...

Po Basha jone cfare i mungon qe drejtonte nje politike Europiane ,apo mos valle nuk e lejojne te bej nje politike pro Shqiperise ???????

I kemi shkruar shume here ne kete forum dhe prape nuk lodhemi ta perserisim ai popull ka nje histori qe me verte eshte per te ardh keq ,sepse politika jone eshte drejtuar nga Serbet Greket.

Mos valle Europa pret te ndrrojme ,fen ,se dhe kshu nuk vazhdohet ............nga nje ane mburremi se kemi ndalaur Turqit,me nje te madhe Gjergj Kastriotin,po ne mes Tiranes afer xhamise Etem Beut ngrihet flamuri Turk,por nga nje ane vazhdojme te mbajme akoma FEN e PUSHTUESIT ,dhe kjo nuk shkon ....

Figura e Nen Terezes nuk eshte ngritur aq shume .....

Ne te gjithe Europen e lindjes i kan zbardhur te gjitha arkivat kundrejt diktatures dhe njerzve qe i sherbyen dhe vrane e prene ,te gjithe kan dale ne gjygje ,aaaa harrova dhe ne Kambogien e larget kan filluar gjygjet rreptesisht duke i denuar ,cdo gje po shkon ne vendin e tyre , Nurenbergu shqiptar akoma mbahet mbyllurrrrrrrr.....Ku eshte ndergjegja e popullit tone .........

Ne korrik mund te kete nje levizje pa viza per shqiptaret ,por kurrre nje Shqiperi ne Evrope ,nuk pranon Europa myslymanizmin ,e pate cfare ndodhi ne Zvicer,per minaret ....

Ne kushtetu e Anglise eshte ndrruar LIRIA FJALES nuk ekziston ,LIRA E GREVES ,mbas 2001 kan ndryshuar .... Per fat te Fatos Nanos qe e hoqi Shqiperine nga koferenca islamike ...

Postuar nga Piktor datë 21 Dhjetor 2009 - 00:41:

Gjithmone ka nje pse(?).

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sipas teje politiken nuk e bejme ne?

Jo, e bejne partite politike qe jane nje grusht njerzish qe drejtohen nga nje kryesi e tyre dhe qe ne krye kane nje kryetar.
Citim:

Na i ka vene njeri politikanet aty?

Me parashute jo. Aftesia e tyre politike.
Citim:

Dhe ne nuk jemi ne gjendje ti levizim?

Ke te levizim ? nqs mendojme vetem per ate qe eshte ne qeveri, pra poshte mbreti rrofte mbreti.
Citim:

Nuk perfaqsojne ate popull ata politikane?

Jo, ata e qeverisn kete popull, populli ka votuar dhe jam krenar per menyren sesi u prezantuam diten e votimit.
Citim:

Manipulimet elektorale i bene politikanet?

Po, numerimi i votave dhe kontestimi i tyre nga politikanet e tregon qartazi kete.
Citim:

Vajten kuti me kuti Berisha, Rama e Nano?

Jo, se ishin vetem 66 qendra
Citim:

Nuk jane popull ata qe i mbajne ne kembe?

Po, por ç'hyn populli ne kete mes, keshtu ndodh kudo ne bote nuk perbejme rast unikal.
Citim:

Nuk eshte popull keshilli kombetar i PD-se qe zgjodhi Cilieten dje?

Po ( biles senator/i/ja Luxuria V)
Citim:

Nuk eshte popull PD-ja, PS-ja?

jo populli u duhet per fushata , mitingje, protesta e perurime.
Citim:

Nuk eshte perfaqsuesi jone ai qe vjedh tenderat?
çdo shoqeri ka edhe njerez te mire edhe te keqij, prandaj ka kod penal, denime e burgje.

Postuar nga arturm datë 21 Dhjetor 2009 - 02:58:

Piktor

Lere or burre se ne, mire apo keq, e kemi nje shtet meme.

Ndersa Fajtorit lekura e shqiptarit i ri e ngushte ndersa ate te perendimorit nuk e vesh dot se ka perberje te keqe.

Ka ngelur si makine pa targa (ose me mire, ne pritje te targave Padane).

Postuar nga Fajtori datë 21 Dhjetor 2009 - 03:11:

Nuk ke shtet meme. Ke justifikime krenare per te pretenduar ndihma nga jashte. Te kishe shtet meme do interesohej per ty ne takimet ministrore (qe u folen me lart).

Targat jane mjet kontrolli, serializimi, gjobitje. Sa konformist duhet te jete njeriu te deshiroje targen ne lekure?

Postuar nga Piktor datë 21 Dhjetor 2009 - 03:30:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Lere or burre se ne, mire apo keq, e kemi nje shtet meme.

Ndersa Fajtorit lekura e shqiptarit i ri e ngushte ndersa ate te perendimorit nuk e vesh dot se ka perberje te keqe.

Ka ngelur si makine pa targa (ose me mire, ne pritje te targave Padane).

:p :p :p ( do pyes njerin se a kane ruajtur ate makinen me targa Shqiperie ne nje feste te padanise)

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Nuk ke shtet meme. Ke justifikime krenare per te pretenduar ndihma nga jashte. Te kishe shtet meme do interesohej per ty ne takimet ministrore (qe u folen me lart).

Targat jane mjet kontrolli, serializimi, gjobitje. Sa konformist duhet te jete njeriu te deshiroje targen ne lekure?

Njerka thuaj njerka, po te jete nga ana personale Fajtori nuk e kam problem se jam qytetar italian, ama lekuren.

Postuar nga AndreaPirelli datë 21 Dhjetor 2009 - 07:20:

Kush e zgjodhi Berishen dhe Ramen me 99.99% te votave ......... Ismail Qemali????????????
Kush ka 20 vjet qe zgjedh te njejtet njerez ne kuvend .......... Isa Boletini???????

Ahh po ........ i zgjodhi greku dhe serbi ......... :aha :aha

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 21 Dhjetor 2009 - 18:06:

Citim:
Po citoj ato që tha turll
Kush e zgjodhi Berishen dhe Ramen me 99.99% te votave ......... Ismail Qemali????????????
Kush ka 20 vjet qe zgjedh te njejtet njerez ne kuvend .......... Isa Boletini???????

Ahh po ........ i zgjodhi greku dhe serbi ......... :aha :aha

i zgjodhi Rmaiz Alia ,kush i mban ne pushtet Serbia ,dhe Greku ,Turqia ,dhe Rusia ,dhe bertasin ka burra Albania ..........

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 22 Dhjetor 2009 - 22:39:

Po shikoja sot qe Serbia ne vitin 2014 ,ose ne 2018 ne Evrope ,sepse perpara duhet te realizoj standartet e jeteses .........

O Neneeeeeeeeeeeee po SHqiperiaaaaaaaaaaaaaa ,booooooooooo se di ,kishte dale Vjosa ne Fier kishte bere permbytje ,as rruget nuk i din ku jan , hajde Kabul hajdeeeeeeee.

Postuar nga Roi datë 24 Dhjetor 2009 - 03:24:

Athine, Qeveria pr/ligjin per nenshtetesine e femijeve emigrante

Qeveria greke ka miratuar amendamentin për dhënien e nështetësisë fëmijëve të emigrantëve dhe të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale për këta të fundit, ndërsa u hapet edhe atyre rruga e marrjes së nënshtetësisë.

Kryeministri Jorgos Papandreu ka ftuar në mbledhjen e radhës të këshillit të ministrave, kryepeshkopin e kishës ortodokse, Jeronimos.

Me primatin fetar në krah, kryeministri e ka pasur më të lehtë që t’i përcjellë opinionit vendas projektamendamentin për zgjerimin e të drejtave politike të emigrantëve.

Sipas amandamentit, që u miratua nga këshilli i ministrave, të gjithë fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi dhe kanë kryer deri në gjashtë vjet mësimet në sistemin arsimor vendas, kanë të drejtë të bëhen shtetas grekë.

I vetmi kusht është që njëri nga dy prindërit të ketë pasur qëndrim të ligjshëm në Greqi për pesë vjet rresht.

Kjo do të thotë që tani e tutje, fëmijët e emigrantëve mund ta marrin nënshtetësinë që në lindje, ndërsa pjesa më e madhe ka të drejtë të aplikojë sapo të mbushë moshën 18 vjeç.

Dhënia e nështetësisë fëmijëve të emigrantëve dhe pjesëmarrja e prindërve të tyre në zgjedhjet për pushtetin lokal ishte një angazhim parazgjedhor i socialistëve, të cilët erdhën në pushtet më 4 tetor.

Amendamenti parashikon ndryshime në kodin e nënshtetësisë, ku tashmë do të përcaktohet se të drejtën për të aplikuar për nënshtetësi greke e ka çdo emigrant që mbush pesë vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi.

Partia më e madhe e opozitës, Demokracia e Re, reagoi ndaj këtij vendimi, duke e akuzuar qeverinë për mungesë strategjie në çështjen e emigracionit.

(bbc/BalkanWeb)

Me sa duket dhe ne nje nga shtetet me ksenofob (sidomos me shqiptaret) e konservator te Evropes, gjerat po ndryshojne !! Kesaj here Papandreu i paska idete e qarta !!
Boll me ato menyra bastarde ultranacionaliste e me ate presion qe u behej shqipove te shkrete nga qeveria apo edhe populli grek,te tipit grisje te dokumentave per nje kaprico te policit...apo "akoma nuk je pagezuar ??...hec ketu shpejt" ...ose " si te quajne,Bledar ?? Qe sot e tutje do te flasim Jorgo...hajd ta gezosh !
E te mendosh qe te gjithe pas pak vitesh do jemi ne Evrope e do qajme hallet e njeri-tjetrit !Pasi nese vazhdon menyra e marrjes se Presidences Evropiane me rotacion,nje te neserme kur ta marre Greqia do kujdesetedhe per problemet e Shqiperise e Shqiperia per ato te Serbise e me radhe !!
Lum keta nderkombetaret e moderuar thuaj (evropianoperendimoret me sakte), se te ishte per ballkanasit,lufte do donin perjete !

Postuar nga Fajtori datë 24 Dhjetor 2009 - 03:49:

Qenka nje hap drejt permiresimit te kushteve shqiptare.

Por nuk duhet harruar se po kthehen ne shtetas femijet, jo te rriturit. Jam kurioz nese lejon Greqia te mbash dy nenshtetesi, shqiptaren dhe greken?

Postuar nga BIONDIA datë 24 Dhjetor 2009 - 03:52:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Qenka nje hap drejt permiresimit te kushteve shqiptare.

Por nuk duhet harruar se po kthehen ne shtetas femijet, jo te rriturit. Jam kurioz nese lejon Greqia te mbash dy nenshtetesi, shqiptaren dhe greken?

po o Faje kete doja te dija dhe une se kushurijte e mi kan ikur 2 vjec dhe tani jane gati 20 ...

Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 24 Dhjetor 2009 - 13:10:

Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni

shpernda;

Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa

tjere,

Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju

vorfnue!

Postuar nga al74 datë 24 Dhjetor 2009 - 14:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Qenka nje hap drejt permiresimit te kushteve shqiptare.

Por nuk duhet harruar se po kthehen ne shtetas femijet, jo te rriturit. Jam kurioz nese lejon Greqia te mbash dy nenshtetesi, shqiptaren dhe greken?

me aq sa din rradakja ime nenshtetesia shqiptare nuk varet nga Greqia.
je ti ai qe ben kerkesen per te refuzuar apo jo nenshtetesine.

qenka projektligj i mire , uroj te miratohet.
Gjermania ka bere shume ne kete drejtim e ndjek 1 politike "rigjenerimi" te brezave te moshuar gjerman duke konsideruar shtetas te tij cdo te lindur ne ate territor.
Vizioner me korrigjo !

Postuar nga arturm datë 24 Dhjetor 2009 - 19:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Qenka nje hap drejt permiresimit te kushteve shqiptare.

Por nuk duhet harruar se po kthehen ne shtetas femijet, jo te rriturit. Jam kurioz nese lejon Greqia te mbash dy nenshtetesi, shqiptaren dhe greken?

Citim:
Amendamenti parashikon ndryshime në kodin e nënshtetësisë, ku tashmë do të përcaktohet se të drejtën për të aplikuar për nënshtetësi greke e ka çdo emigrant që mbush pesë vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi.

O Fajtoro

Keto dite po diskutohet edhe ne parlamentin italian nje ligj i ri per nenshtetesine. Ti si simpatizant, a mund te na thuash se cfare mendon ajo forca qe te pelqen ty, Lega Nord, per keto normat e reja?

Postuar nga Fajtori datë 24 Dhjetor 2009 - 21:01:

Te me pelqente nje force do kisha ndonje teser partie. Por sic e the vete, nuk me pershtaten targat kollaj.

Integrimi i emigranteve si shtetas eshte veçse pozitive (per shtetin qe ia jep, jo per te ardhmen e Shqiperise). Por kjo nuk do te thote se Lega Nord nuk do e kundershtoje dhe e ka mire.

Ne llogjiken e Lega Nord mund te kerkohet provim per ata qe duan pashaporte, te mesojne historine e vendit dhe gjuhen. Te mos behen shtetas italiane emigrante te pa integruar qe nuk dine akoma italisht dhe qe nuk njohin bazat e historise italiane. Ky eshte parim themelor qe "perfituesit" duhet ta kene parasysh. Njoh nje person ne SHBA qe ka bere dy here provimin e gjuhes per pashaporte dhe nuk e ka marre. Pikerisht kjo duhet te behet dhe ne Itali. Askush mos behet italian pa ditur te shkruaje, flase dhe lexoje italisht.

Postuar nga cecilia datë 24 Dhjetor 2009 - 21:10:

Jam dakort me fajtori-n ne kte pike. Kjo gje ekziston edhe ne France...Nqs nuk di te flasesh gjuhen,te shkruash dhe te njohesh (pak) historine e Republikes Franceze...veshtire te perfitosh Nacionalitetin.

Per Francezet (mendoj se per cdo shtet tjeter) te fitosh Nacionalitetin do te thote ta meritosh ate dhe ndryshe nga e drejta legale e paisjes me leje qendrimi.Jane dy gjera komplet te ndryshme.

Postuar nga Deb* datë 24 Dhjetor 2009 - 21:19:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Te me pelqente nje force do kisha ndonje teser partie. Por sic e the vete, nuk me pershtaten targat kollaj.
. Njoh nje person ne SHBA qe ka bere dy here provimin e gjuhes per pashaporte dhe nuk e ka marre. Pikerisht kjo duhet te behet dhe ne Itali. Askush mos behet italian pa ditur te shkruaje, flase dhe lexoje italisht.

Ka shume qe nuk e kane marre per shkak te gjuhes, sidomos meshkujt mbi 50-te, se ata jane me se shumti qe nuk duan te mesojne Anglisht. Femrat me ndryshe. Ka dhe nga ata qe nuk futen fare se e dine qe se marrin per shkak te gjuhes.
Megjithate pyetjet jane te thjeshta. Te japin te shkruash e lexosh fjali shume te thjeshta.

Postuar nga BIONDIA datë 24 Dhjetor 2009 - 21:25:

Imagjinoj tim ate une 66 vjec burre me nje te folur tipike te shqinise se mesme si Qazim Mulleti nvaktit tek e marrin ne pyetje per historine e Italise "car thot kjo kshuna moj goce care jane keto pytje taljoni na ka pushtue e na ka pre e vra "hahahaah e madhe do ishte per mos me fol per mane "ju zotnia jote per cin e keni e keni llafen "...jo pashaporte qe si japin por i marrin dhe ate shqiptaren

Postuar nga Deb* datë 24 Dhjetor 2009 - 21:34:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Imagjinoj tim ate une 66 vjec burre me nje te folur tipike te shqinise se mesme si Qazim Mulleti nvaktit tek e marrin ne pyetje per historine e Italise "car thot kjo kshuna moj goce care jane keto pytje taljoni na ka pushtue e na ka pre e vra "hahahaah e madhe do ishte per mos me fol per mane "ju zotnia jote per cin e keni e keni llafen "...jo pashaporte qe si japin por i marrin dhe ate shqiptaren

Haha Bionde. Pyetjet ne pergjithesi jane te pergjithshme. Kerkojne pergjigje shume te shkurtra. Nuk kerkohen hollesira. E shumta do kerkohet'' Kunder kujt luftoi Italia gjate Luftes se dyte boterore? Kush ishin aleatet? Apo cfare viti filloi, mbaroi? E mira eshte se japin dhe pergjigjet bashke me pyetjet.

Postuar nga cecilia datë 24 Dhjetor 2009 - 22:12:

Me kujtuat nje anekdote me kte marrjen e nacionalitetit...

Shkon nje kurd ne pyetje dhe i thone; Cili eshte kapitali i Frances?
(ai i shkreti pak nga sikleti e pak nga gjuha qe se ushtronte lirshem ) i thote; - euro...

P.s: Ai kishte parasysh kapital=leke.

Postuar nga An_Al datë 24 Dhjetor 2009 - 22:38:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Me kujtuat nje anekdote me kte marrjen e nacionalitetit...

Shkon nje kurd ne pyetje dhe i thone; Cili eshte kapitali i Frances?
(ai i shkreti pak nga sikleti e pak nga gjuha qe se ushtronte lirshem ) i thote; - euro...

P.s: Ai kishte parasysh kapital=leke.

Edhe mua me erdhi ndermend nje histori per marrjen e pashaportes amerikane.
Shkon nje shqipo per interviste dhe kur e pyesin se
-Kush ka qene presidenti i pare i Usa'a?
Ai pergjigjet-George Washington BRIDGE.

Sa per temen, vertet qe pyetjet per te marre pashaporten Amerikane jane shume te thjeshta, si teoria dhe praktika kur te kerkojne te shkruash dicka.

Postuar nga AndreaPirelli datë 25 Dhjetor 2009 - 00:47:

Citim:
Po citoj ato që tha An_Al

Sa per temen, vertet qe pyetjet per te marre pashaporten Amerikane jane shume te thjeshta, si teoria dhe praktika kur te kerkojne te shkruash dicka.

Edhe ketej nga ne ashtu eshte ........ mi no spik inglish dhe prape ma dhane ........... Njera nga pyetjet ishte ..... Qytetaria kanadeze duhet:
1- per t'u bere shtetas kanadez
2-per te bere pazarin ne amerike
3- per te marre pashaporten

dhe normalisht pergjigja ime ishte 2 ............. :aha :aha

Ndersa ata mbi 50 vjec nuk japin fare provim, mjafton te kene 3 vjet ketu ene ........ ne xhep pashaporta...... . Kot s'pagujm gjithe ato taksa ne ........

Postuar nga arturm datë 25 Dhjetor 2009 - 02:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Te me pelqente nje force do kisha ndonje teser partie. Por sic e the vete, nuk me pershtaten targat kollaj.

Integrimi i emigranteve si shtetas eshte veçse pozitive (per shtetin qe ia jep, jo per te ardhmen e Shqiperise). Por kjo nuk do te thote se Lega Nord nuk do e kundershtoje dhe e ka mire.

Ne llogjiken e Lega Nord mund te kerkohet provim per ata qe duan pashaporte, te mesojne historine e vendit dhe gjuhen. Te mos behen shtetas italiane emigrante te pa integruar qe nuk dine akoma italisht dhe qe nuk njohin bazat e historise italiane. Ky eshte parim themelor qe "perfituesit" duhet ta kene parasysh. Njoh nje person ne SHBA qe ka bere dy here provimin e gjuhes per pashaporte dhe nuk e ka marre. Pikerisht kjo duhet te behet dhe ne Itali. Askush mos behet italian pa ditur te shkruaje, flase dhe lexoje italisht.

Eshte gjeja me llogjike qe kush kerkon cittadinanzen duhet te dije gjuhen. Por ka disa arsye qe ne Itali nuk eshte parashikuar nje gje e tille (PRANDAJ EDHE DUHET NDRYSHUAR TOTALISHT LIGJI). Me poshte po e shpjegoj.

Shtetet qe parashikojne nje provim te tille jane ata qe (ne pergjithesi) e japin cittadinanzen pas nje periudhe relativisht te shkurter koheqendrimi ne nje shtet. Eshte me se llogjike qe duke pare kohen e shkurter (3 ose 5 vjet), para se ti japesh te drejta te tilla duhet te shikohet nqs personi qe i kerkon duhet ti kete pervetesuar keto gjera.

Italia eshte i vetmi shtet europian qe e jep cittadinanzen pas nje periudhe shume te gjate qendrimi, 10 vjet, qe po ti shtosh edhe 3 vjet procedure burokratike, behen ne total 13 vjet. Pra eshte e nenkuptueshme qe ai qe ben kete kerkese ne nje fare menyre ka nje zoterim te gjuhes "te pranueshem" (nqs nuk duam ti bejme te gjithe profesore). Sfidoj kedo, ne kushtet e sotme, qe pas 10 vjetesh qendrimi ne nje vend te mos jete ne gjendje te komunikoje per nevojat e perditeshme ne gjuhen e vendit ku jeton (edhe pse Lega mund te doje tu japi cittadinanzen vetem atyre qe marrin 10 me yll ne kete provim)

Arsye tjeter eshte qe ne Itali procedura eshte "e perqendruar" ne duart e Ministrise se Brendeshme, dmth (duke pare ate qe shpjegova me lart) i jepet me shume rendesi faktorit "rend publik" se sa faktorit "integrim". Kete e shpjegon edhe fakti qe NUK eshte e vertete qe ne Itali jepet cittadinanza "me sy mbyllur". Procedura parashikon nje "bashkebisedim" (qe zevendeson provimin e shteteve te tjera) por vetem qe, duke qene se i vihet rendesi me shume "rendit publik" se sa "integrimit" atehere ky bashkebisedim behet me nje funksionar te Kuestures (qe shpesh e di italishten me pak se i intervistuari).

Tani, nqs duhet ndryshuar ligji, une jam me se dakort te behet, por per te bere nje LIGJ PER TE QENE qe te synoje me shume integrimin e personave se sa "friken nga i huaji" duke shtuar provime pas provimesh sic thote Lega (Fajtori "harron" ketu te thote qe Lega nuk kerkon vetem italishten por edhe
"dialektin" si provim). Kaq kerkon Lega, DMTH TE GJITHA GJERAT (qe s'shkojne) TI LERE SIC JANE, DHE VETEM TE SHTOJE "SHTRENGESA" TE TJERA.

Nqs duhet ndryshuar ligji italian duhet sidomos:
1) Tu jepet ajo femijeve qe lindin ne Itali AUTOMATIKISHT kur mbushin 6 vjec (qe te hyjne ne shkolle te barabarte me femijet e tjere)
2) Te ulet koha e qendrimit per te marre qytetarine ne nje kohe te arsyeshme (3-5-7 vjet, sic te doje legjislatori). 10 vjet jane absurde me nje situate demografike si kjo e tanishmja
3) Te kete nje kohezgjatje te arsyeshme procedura burokratike dhe te jete taksative (jo si tani qe mund te zgjase pa fund)
4) ME KRYESORJA, ti shkeputet KOMPETENCA ESKLUSIVE kesaj procedure nga Ministria e Brendeshme (natyrisht kjo duhet te kete rolin e vet ne procedure) dhe ti kaloje nje organi tjeter. Keshtu qe mund te behet vertet nje provim, por jo nga policat, por nga nje komision i paanshem ku te marin pjese ndonje profesor italishteje, psikolog, historian o ku di une.

Keshtu mund te behet nje ligj serioz qe synon integrimin e vertete te emigranteve.

Duke i shtuar vetem nje "provim" nje ligji TE VJETER PREJ 20 VJETESH (qe eshte bere ne nje periudhe kur ne Itali kish disa mijera emigrante) nuk mund ti jepet nje pergjigje efektive nje fenomeni qe perfshin aktualisht miliona persona. Mund te "injoroheshin" mijerat por jo milionet.

Nje politike e zgjuar nuk mund te injoroje miliona persona.

Postuar nga al74 datë 25 Dhjetor 2009 - 02:53:

Lega dhe meritokracia

marre nga Corriere della Sera 23\12\'09

Ricorso della Cgil contro il sindaco leghista
Nel Bresciano borse di studio «ma solo per studenti italiani»

CASTEL MELLA (Brescia) - L' ennesima battaglia si è scatenata sulle borse di studio, da assegnare a studenti italiani e non agli stranieri. Castel Mella, comune di 10mila abitanti a sud di Brescia, è l' ultimo campo di battaglia tra un sindaco leghista e il fronte delle associazioni pro immigrati. Un bando comunale che mette a disposizione complessivamente 12 mila euro come premio agli studenti più meritevoli, sarÃ_ oggetto di una causa davanti al Tar promossa da una serie di realtÃ_ sociali tra cui l' Associazione Giuristi per l' immigrazione. In provincia di Brescia sono giÃ_ una dozzina i provvedimenti della pubblica amministrazione oggetto di liti giudiziarie perché ritenute discriminatorie; questa del resto è una delle zone d' Italia col più alto tasso di immigrati ma al tempo stesso è un territorio dove sono parimenti forti e radicate la Lega Nord e l' associazionismo di estrazione cattolica e operaia. E lo scontro su un tema cruciale come i diritti dei nuovi arrivati qui si fa di conseguenza più acceso. Il provvedimento emanato dal comune di Castel Mella prevede un concorso pubblico per studenti delle scuole medie e delle superiori: a loro vengono riconosciuti una serie di borse di studio o assegni di sostegno alle spese scolastiche con il solo criterio del merito. Chi insomma dimostra di avere buoni voti in pagella, concorre al bonus. Il bando non pone alcuna condizione - nemmeno quella del reddito familiare - per accedere al sostegno ad eccezione di due: avere un' etÃ_ massima di 19 anni ed essere cittadini italiani residenti a Castel Mella. I ricorrenti, tra cui compare anche la Cgil, hanno letto in quella clausola un elemento di discriminazione nei confronti degli extracomunitari e hanno annunciato il ricorso alla magistratura. Del tutto stupito dalle accuse che gli vengono rivolte è il sindaco di Castel Mella, Ettore Aliprandi, leghista: «Non c' è alcun intento discriminatorio in quel bando; semplicemente quella frase è una formula burocratica che compare in tantissimi atti della pubblica amministrazione. Gli immigrati nel mio comune non sono molti, non pensavo nemmeno che ci fossero ragazzi stranieri che potessero concorrere. Dall' anno prossimo cambieremo le regole. Se qualche extracomunitario dimostrerÃ_ di avere risultati brillanti a scuola saremo felici di premiarlo: sarebbe la miglior prova di integrazione. Claudio Del Frate RIPRODUZIONE RISERVATA

Del Frate Claudio

Postuar nga Fajtori datë 25 Dhjetor 2009 - 03:29:

Citim:
Gli immigrati nel mio comune non sono molti, non pensavo nemmeno che ci fossero ragazzi stranieri che potessero concorrere. Dall' anno prossimo cambieremo le regole.

Problem qe qenka zgjidhur qe ne nisje

P.s. Italishten vetem nje pjese e kuptojne ne forum.

Postuar nga al74 datë 25 Dhjetor 2009 - 03:51:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Problem qe qenka zgjidhur qe ne nisje

P.s. Italishten vetem nje pjese e kuptojne ne forum.

kerkoj ndjese por me thane te drejten (le menjane pertesen per ta perkthyer :p) Fajtori ne person e kupton

ps. mos ju beso shume ketyre se ne pranvere jane zgjedhjet comunale , fillon ashper demagogjia tani.
vere faktin qe na injorojne duke mos na marre fare ne konsideracion si prezence ne realitetin italian. "nuk kisha menduar qe kishte dhe studente te huaj qe mund te konkurronin" ...pika qe nuk i bie qytetarit te pare.
Fajtor ne qe kur morem rrugen e kurbetit medoemos morem parasysh edhe faktin qe do pershtatemi pra edhe te integrohemi. Italianet akoma nuk kane kuptuar qe jane ato qe duhet te integrohen ne kete realitet.
do flasim dhe per kete me vone.

para 1 muaji pata 1 takim dy "preside" te seksioneve shkollor te ciklit te ulet e ne bisede e siper pyes:
- Sa nga profesoret tuaj dine "geograficamente parlando" ku ndodhet Shqiperia , Maroku etj...etj...?
- pergjigje mora ngritje supesh
femijet e huaj qe frekuentojne keto cikle perbejne 26 % te shkollareve.
parimi imi eshte : rrespekto te te rrespektojne!

Postuar nga Fajtori datë 25 Dhjetor 2009 - 04:04:

Boh, kryetari i komunes tha se ishte fraze dokumentash. Ndoshta e ka vene qellimisht, por tha se do heqe rradhen qe vjen. Kjo tregon vullnetin e mire per te bere leshime. Dhe nuk ka pse akuzohet per racizem kur tregohet tolerant dhe i gatshem te ndryshoje ligjin.

Postuar nga al74 datë 25 Dhjetor 2009 - 04:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Boh, kryetari i komunes tha se ishte fraze dokumentash. Ndoshta e ka vene qellimisht, por tha se do heqe rradhen qe vjen. Kjo tregon vullnetin e mire per te bere leshime. Dhe nuk ka pse akuzohet per racizem kur tregohet tolerant dhe i gatshem te ndryshoje ligjin.

nuk behet fjale per leshime por per nje te DREJTE!
nuk kerkohet lemoshe Fajtor. bah. sa inat me vjen me ty qe e\na konsideron si qytetare te kategorise B !!! Do te te godas fort me grushtin e "proletariatit" or Fajtor :p

Postuar nga Fajtori datë 25 Dhjetor 2009 - 04:31:

Leshim ben dikush qe ka pushtetin er taj. Nuk ka rendesi kush ka te drejte. Leshim ben Sala nqs hap kutite, psh. E drejta eshte koncept shume relativ, si vete pafajsia, sepse gjithmone mund te gjendet nje aresye per te drejten e kryetarit te komunes. E drejte do ishte te ishim te gjithe te barabarte para ligjit, por qysh nga ndryshimi i çmimit te avokatit fillojne diferencat. E vazhdojne deri tek prejardhja e njeriut (shqiptar, rumun, italian).

Keshtu qe puna eshte te bashkejetojme, te gjejme nje konsensus te drejtash, sepse te drejta absolute nuk ka. Siç jane pallavra "te drejtat e njeriut".

Postuar nga al74 datë 06 Shkurt 2010 - 02:51:

permesso di soggiorno a punti

Se shpejti do te miratohen norma te reja qe i bashkangjiten ligjit "Bossi- Fini" per emigranten.
Ne fakt propozimi i Lega Nord permblidhet ne 4 pika kryesore ku per te arritur qe nje emigrant te kete "lejen e qendrimit" ne Itali duhet:
1 - te dimostroje qe flet rrjedhshem italishten
2 - te njohe "Kushtetuten" italiane
3 - te jete i rregjistruar ne sherbimin sanitar kombetar
4 - te kete nje kontrate te rregullt banimi

nese permbushen keto kritere i jepen 30 pike qe do te thote te drejte te kete Lejen e qendrimit.
mu duk njecike e komplikuar e me shume pikepyetje por nuk pritet ndonje gje e hajrit prej Lega Nord.
Italia po konfirmohet me xenofobe ne EU.

Reppublica - per me shume detaje
http://www.repubblica.it/cronaca/20...egrano-2192815/

ps. kujtoj qe ne mars zhvillohen zgjedhjet bashkiake

Postuar nga Piktor datë 06 Shkurt 2010 - 02:54:

Re: permesso di soggiorno a punti

Epo keshtu eshte kur ne qeveri eshte nje parti e mirnjohur ksenofobe.
Motoja ishte, "do te integrohesh, meso rregullat me pare, nese nuk meson rregullat nuk kerkon te integrohesh"

Postuar nga arturm datë 06 Shkurt 2010 - 14:31:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
1 - te dimostroje qe flet rrjedhshem italishten
2 - te njohe "Kushtetuten" italiane

Po ti aplikonin keto rregulla edhe per italianet do u duhej hequr cittadinanza tre te katertave te popullsise.

Postuar nga arturm datë 06 Shkurt 2010 - 14:38:

Kushedi sa do i jete bere qejfi Fajtorit.

Me ne fund do realizohet enderra e tij qe ne Itali te mund rrije vetem ajka e shqiptareve

  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.