Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1801)


Postuar nga ComeAsYouAre datë 08 Dhjetor 2003 - 21:55:

Dhe une pak a shume ashtu mendoj po eshte pak e veshtire se ke danimarken te ukrainen turqin


Postuar nga titi_ali_demsi datë 04 Janar 2004 - 22:30:

Shqiperia pa humbje qe nga 2001!!!

Une kom shume besim qe shqiperia per here te pare ne historine e saj te kualifikohet per ne boterorin e 2006 ne gjermani ,pse jo shiko letonine me nje futboll me te dobet se kombetarja jone arriti te kualifikohet ne portugali ku shqiperia ne 5 ndeshje te zhvilluara me letonine ka 1 fitore dhe 5 barazime qe do te thote statistika me te mira per ne !!!Shpresoj qe ka ardhur koha tu tregojme vendeve te tjera qe edhe ne dime te luajme futboll!!! forca kuq e zit !!! forca shqiperia !!!!


Postuar nga qershor13 datë 02 Shkurt 2004 - 19:05:

Kombëtarja B, "gjysmagjel" drejt Italisë

Trajneri Hans Peter Brigel ka pritur dje kombëtaren B, në të cilën mungonin të paktën 5 futbollistë.

Të paktën 5 lojtarë të grumbulluar nga trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, nuk kanë udhëtuar dje me ekipin kombëtar B drejt Italisë. Kanë qenë vetë futbollistët ata që e kanë konfirmuar personalisht mosgrumbullimin me ekipin kombëtar B. Në turneun e Italisë nuk ka shkuar Devi Muka, Nevil Dede, Rezar Dabulla, Arian Pisha dhe Ardit Beqiri. Këta futbollistë kanë pohuar vetë se nuk e kanë marrë rrugën drejt Norçias së Italisë, ku kombëtarja shqiptare do të marrë pjesë në një turne jozyrtar. Ndërkohë, listës së mungesave të futbollistëve mund t'i shtohen edhe të tjerë, pasi komunikimi me ekipin kombëtar është i pamundur. Gjithsesi, për sa u përket mungesave të futbollistëve të kampionatit shqiptar, shkaqet janë dëmtimet, edhe problemet me shkollën e lartë.
Nevil Dede ka pohuar dje se nuk është grumbulluar me ekipin kombëtar B, pasi është i dëmtuar. "Kam njoftuar Federatën që jam dëmtuar në ndeshjen me Flamurtarin. Këtë gjë e ka konstatuar edhe mjeku i ekipit të Tiranës, i cili brenda ditës së sotme, ose të nesërme, do të dorëzojë në sektorin e ekipeve kombëtare raportin mjekësor," - është shprehur Nevil Dede. Kapiteni bardheblu ka pohuar se gjithçka është bërë duke vënë në dijeni FSHF-në. Të njëjtën gjë pohon edhe Devi Muka: "Jam i dëmtuar që prej fazës përgatitore të Egjiptit. Jo vetëm kaq, por kam bërë gabimin më të madh që luajta në kampionat, pasi mund të qëndroj jashtë fushave të lojës edhe një muaj. E kam njoftuar FSHF-në që jam i dëmtuar dhe se nuk udhëtoj në Norçia." Ndërkohë, disa futbollistë të tjerë, si kapiteni i Dinamos, Arian Pisha, dhe mbrojtësi i Tiranës, Rezar Dabulla, kanë pasur probleme të tjera. "Jam me sezon provimesh, prandaj mora leje në sektorin e ekipeve kombëtare që të mos nisem më 1 shkurt në Norçia. Udhëtimin drejt Italisë do ta bëj më 5 shkurt, pasi t'i kem mbyllur të gjitha provimet," - është shprehur Pisha. Edhe mbrojtësi i bardhebluve Rezar Dabulla ka pohuar se provimet e shkollës së lartë nuk e kanë lejuar të lëvizë nga Tirana. Dabulla ka pohuar se ka njoftuar sektorin e ekipeve kombëtare për të këtë fakt. Futbollisti i pestë, që nuk është nisur drejt Italisë me grupin, ka qenë mbrojtësi i Partizanit Ardit Beqiri. Sipas burimeve të sigurta pranë lojtarit, Beqiri ka pasur probleme personale, prandaj nuk ka udhëtuar drejt Norçias. Këta janë vetëm 5 futbollistë që janë kontaktuar nëpërmjet telefonit, ndërkohë që në kombëtaren B mund të ketë pasur edhe mungesa të tjera, pasi lojtarët janë takuar vetëm në avion. Brigeli, nga ana e tij, dje në mesnatë duket se është përballur me një ekip "gjysmagjel", të cilit i mungonin lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar. Kështu, nga 19 futbollistë që duhet të niseshin drejt Italisë, të paktën 5 prej tyre kanë konfirmuar mungesën e tyre në Norçia. Ndërkohë, në FSHF të pohojnë se të gjithë lojtarët e kombëtares B kanë udhëtuar drejt Italisë. Mësohet se grupi i kombëtares B i nisur dje nga Shqipëria ka mbërritur në hotelin "Salikone" rreth orës 23.00 të ditës së djeshme. I vetmi që kishte mbërritur në Norçia që në orën 15.00 ishte trajneri i kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel. Ky i fundit, si edhe një vit më parë, duhet të përballet me mungesat e shumta të futbollistëve të kampionatit shqiptar, ndonëse kishte urdhëruar që të gjithë futbollistët e listës duhet të vinin medoemos në Norçia.

Lista e kombëtares B
Ilion Lika
Arion Mustafa
Henri Ndreka
Erion Xhafa
Arian Pisha - nuk ka shkuar
Nevil Dede - nuk ka shkuar
Rezar Dabulla - nuk ka shkuar
Edlir Tetova
Gjergji Muzaka
Ervin Bulku
Amarildo Belisha
Dorian Bylykbashi
Hamdi Salihi
Devi Muka - nuk ka shkuar
Ansi Agolli
Bledar Mancaku
Edmond Kapllani
Parid Xhihani
Ardit Beqiri - nuk ka shkuar
Denis Boshnjaku


Postuar nga qershor13 datë 03 Shkurt 2004 - 13:30:

Kombëtarja B: "Epidemia" para Norçias

Ashtu si një vit më parë, po në të njëjtin turne, Brigeli zhgënjehet nga të besuarit e tij.

Nuk është aspak e pabesueshme, por tashmë për Brigelin po përsëritet eksperienca e parë e hidhur në krye të kuqezinjve tanë. E thënë ndryshe, si sot një vit më parë, ai provonte zhgënjimin total në mes maleve të Norçias, ose, e thënë ndryshe, "epideminë" para Vietnamit. Besoj të gjithë i kujtojnë peripecitë e gjermanit për t'i mbledhur futbollistët e kombëtares për një ndeshje miqësore me Vietnamin. Kujtojnë edhe gjobat që iu vunë Fatmir Vatës dhe Altin Lalës nga komiteti ekzekutiv i FSHF-së për mosvajtjen atje, sikurse nuk mund t'i kenë harruar sakrificat e Fakajt dhe të Muratit, që, edhe pse të dëmtuar, udhëtuan tërë natën nga Gjermania dhe Greqia, që t'i mbushin mendjen stafit mjekësor të kombëtares dhe vetë Brigelit, se vërtet ishin të pamundur për këtë miqësore. Hidhemi përpara në kohë. Pasi ka kaluar plot 1 vit, tabloja përsëritet, por me një ndryshim të vogël. Nëse atëherë u fol për "pashallarë" të kuq që nuk dëshironin të vinin në kombëtare për një miqësore të vogël, tashmë kjo "patologji" është zhvendosur te "olimpikasit", të cilët s'i kanë futur ende këmbët në kombëtaren e parë. Me sa po vërtetohet nga dy turnetë e radhës të kombëtares B, "Vajo Do Tejo" dhe ai i Norçias, eksperienca e parë e trajnerit të kombëtares shqiptare, Hans Peter Brigel, në krye të kuqezinjve tanë (shkurt 2003) po i rikujtohet atij si diçka tjetër jo pak e hidhur në planin profesional. Pasi e ka provuar zhgënjimin e parë në detyrën e re me "suksesin" dhe nivelin e kombëtares B, të cilët nuk kanë arritur të fitojnë dot asnjë ndeshje në turneun e Portugalisë, një "haraç" të tillë duket se do ta marrë edhe në Norçia.
Mungesat e disa lojtarëve të thirrur prej tij për këtë turne, natyrisht që do të eklipsojnë për të njëqind e një mijë hamendje. Në fakt, një dukuri e tillë në prag të këtyre dy turneve po ngre shumë pikëpyetje te të gjithë sportdashësit e ekipit kombëtar të futbollit, pse jo edhe te ne gazetarët, teksa dita-ditës po mësojnë nga një "olimpikas" të pamundur për t'i shërbyer kombëtares së vendit të tij në ndeshje të këtij lloji, që në fakt janë gur prove për ta. Duke e lënë mënjanë Brigelin, i cili duhet të dijë t'i peshojë vetë situatat që po krijohen në këtë rast dhe të mbajë qëndrimin e tij karakteristik, si një gjerman profesionist (nëse nuk është shqiptarizuar ende), duhet thënë se "epidemia" e dëmtimeve para turneve miqësore të këtij lloji të lërë një shije pak të keqe. Në këtë mes, vetëm për FSHF-në duket se nuk kanë rënë aspak kambanat, pasi për drejtuesit e saj, mungesat mund të kompensohen me lojtarë të tjerë "mbushës gropash" (jo në aspektin profesional). Kësisoj, "diagnostikimi" i kësaj dukurie, që po bëhet e zakonshme, vjen e bëhet më sipërfaqësor, pasi justifikimet janë të njëjta, dëmtime apo angazhime personale të futbollistëve. Gjithçka është rrokullisur me një shpejtësi të tillë, sa nuk të besohet se disa prej këtyre futbollistëve kanë luajtur nga 90 minuta me skuadrat e tyre jo më larg se 5 ditë më përpara. Megjithatë, nuk duam ta rendisim aspak veten tonë në radhët e atyre gojëve të liga, të cilët "shtien fall me hudhra", siç thotë edhe populli, pasi nuk është e drejta jonë t'i paragjykojmë qëndrimet dhe justifikimet e askujt, por e mira do të kishte qenë që të shikonim një ekip të plotë kombëtar në ndeshjen e parë të turneut të Norçias. Gjithsesi, na takon të kujtojmë për këdo faktin tjetër, se skuadra jonë kombëtare e ka një staf të specializuar mjekësor, i cili mund ta bënte fare mirë verifikimin e të dëmtuarve, duke dhënë edhe vendimet e tij. Shembulli i vjetshëm i Ervin Fakajt dhe i Edvin Muratit, të cilët ia lanë veten në dorë stafit mjekësor kuqezi 1 vit më parë, duhet marrë si shembull në kësi rastesh. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe futbollistët e tjerë, të cilët pretendojnë se janë të dëmtuar, apo kanë paraqitur justifikime të diskutueshme. Nëse ata nuk e kanë kuptuar ende sa duhet moton e punës së gjermanit Brigel, se në sytë e tij të gjithë futbollistët shqiptarë janë të njëjtë, pa dallim, nëse luajnë brenda apo jashtë vendit, është mirë të shikojnë nga "garda e vjetër" sesa aktuale është krasitja që ky njeri bën dhe me sa pak "sedër" di ta bëjë...


Postuar nga qershor13 datë 03 Shkurt 2004 - 13:35:

FSHF, përforcime nga Tirana për kombëtaren B

Sot, prova e parë e kombëtares B me rumunët e Oradeas. 4 futbollistë nisen drejt Norçias.

Dje, në FSHF është mësuar se sektori i ekipeve kombëtare ka njoftuar urgjent futbollistët Robert Grizha, Eldorado Merkoçi dhe Suad Licin e Tiranës për t'u nisur drejt Norças. Këta futbollistë do të jenë përforcimet për ekipin kombëtar B. Ndërkohë mësohet se Ardit Beqiri ka pranuar dje të udhëtojë drejt Norçias, edhe pse ka disa probleme personale. Faktin që kombëtarja B do të përforcohet nga futbollistë të tjerë të kampionatit shqiptar, e kanë pohuar edhe drejtuesit më të lartë të FSHF-së., Armand Duka. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Starova, ka pohuar se kombëtares B do t'i shtohen radhët. "Futbollistët që do të udhëtojnë drejt Italisë sot paradite janë Suad Lici, Eldorado Merkoçi, Ardit Beqiri dhe Robert Grizha. Të paktën mbrojtësit duhet të nisen patjetër drejt Italisë, pasi kombëtarja në këtë repart është në pikë të hallit," - është shprehur dje sekretari i përgjithshëm i FSHF-së. Sipas këtij të fundit, këta futbollistë do të jenë të vetmit përforcime për ekipin kombëtar B, që sot në orën 14.30 luan ndeshjen e parë me Oradean në turneun e Norçias.
Ndërkohë, kuqezinjtë që janë në Norçia kanë zhvilluar stërvitjen e parë në tokën italiane. Gjendja e ekipit është e mirë, edhe pse Brigeli ka mbetur i habitur nga numri i pakët i futbollistëve të kampionatit shqiptar të futbollit. Brigeli nuk ka preferuar të polemizojë për mungesat e disa lojtarëve, por ka kërkuar vetëm bashkëpunim me klubet shqiptare të futbollit. Për sa i përket formacionit, gjithçka mbetet enigmë, pasi mungesat janë të shumta dhe Brigelit i duhet të improvizojë, jo pak.


Postuar nga qershor13 datë 12 Shkurt 2004 - 22:26:

Kompania e veshjeve sportive "Umbro" do të jetë sponsori i ri teknik i kombëtares shqiptare.

Kombëtarja shqiptare, këtej e tutje, do të ketë sponsor teknik firmën e veshjeve sportive angleze "Umbro". Ka qenë zëdhënësi i shtypit në FSHF, Lysien Nurishmi, ai që e ka konfirmuar një fakt të tillë dje për "Sportin shqiptar". Sipas Nurishmit, dje është rënë dakord mes FSHF-së dhe përfaqësuesve të kësaj firme veshjesh sportive që kjo e fundit të furnizojë kombëtaren shqiptare me materialet e nevojshme. Në fakt, dje, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është takuar me drejtuesit e kompanisë së veshjeve sportive "Umbro" dhe ka diskutuar gjatë me ta për këtë çështje. "Të dyja palët kanë diskutuar gjatë mes tyre për një kontratë të mundshme, e cila do të nënshkruhet shumë shpejt," - është shprehur zëdhënësi i shtypit, Nurishmi. Sipas këtij të fundit, palët kanë rënë parimisht dakord që "Umbro" të jetë sponsori teknik i kombëtares shqiptare. "Mund të konfirmoj që palët kanë rënë dakord parimisht që "Umbro këtej e tutje të jetë sponsori teknik i FSHF-së dhe i kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për një kontratë, e cila favorizon federatën dhe që do të nënshkruhet këto ditë," - ka vijuar më tej zëdhënësi i shtypit në FSHF. Sipas marrëveshjes, "Umbro" do ta furnizojë pa para kombëtaren shqiptare me materialet e nevojshme, si bluza, tuta, mbathje, këpucë etj. "Umbro", furnizimin e kuqezinjve me veshje të reja do ta bëjë në këmbim të së drejtës ekskluzive për t'u quajtur sponsori teknik i kombëtares shqiptare. Madje firma angleze e veshjeve sportive, këtej e tutje, do të ketë ekskluzivitetin e shitjes së bluzave të ekipit kombëtar shqiptar. Mësohet se dy drejtuesit e "Umbros", që dje kanë diskutuar me presidentin Duka, janë interesuar që kombëtarja shqiptare që në ndeshjen me Suedinë të furnizohet me veshjet e reja të kësaj firme. Kjo gjë që, sipas vetë drejtuesve të "Umbros", është më se e realizueshme. Ndërkohë, "Umbro", në garën për të veshur kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Hans Peter Brigel, ka lënë pas firmën "Puma", furnizuesen e mëparshme të FSHF-së me veshje sportive, si dhe firmën e njohur në këtë fushë "Nike". Mësohet se kontrata mes palës shqiptare dhe "Umbros" është e vlefshme deri në 2006-n. Ndërkohë, nga drejtues të lartë të FSHF-së është mësuar se fanella tradicionale kuqezi e kombëtares shqiptare nuk do të ndryshojë. "Bëhet fjalë vetëm për një ndryshim në stilin e veshjeve, të cilat këtej e tutje do të jenë vërtet shumë të bukura," - ka përfunduar Nurishmi.


Postuar nga drini_pr datë 16 Shkurt 2004 - 18:33:

tung

une edhe pse jam antar i ri(Kosoves- PRishtines) niher po i lexoj te gjitha mesazhet e me von do te filloj edhe uen me diskutimet rreth kombetares se ajo eshte edhe e jonatung tung


Postuar nga qershor13 datë 18 Shkurt 2004 - 14:09:

Brigel: Fitorja nuk do të ishte çudi

Trajneri gjerman deklaron objektivat e kuqezinjve për miqësoren me Suedinë që do të zhvillohet në “Qemal Stafa”.

Trajneri i kuqezinjve, Hans Peter Brigel beson se të përzgjedhurit e tij do të arrijnë të bëjnë një paraqitje të mirë në miqësoren me Suedinë. Vlerësime maksimale për kundërshtarin nga ana e gjermanit duke e etiketuar si një nga skuadrat më të mëdha në Evropë. Por në të njëjtën kohë ai thekson se lojtarët e Kombëtares nëse do të jenë në një ditë të mirë do të bënin çudira në “Qemal Stafa”.

Një miqësore luksi ku përveç eksperimentimeve të mundshme do të kërkohet dhe rezultati. Sipas gjermanit një fitore në këtë ndeshje nuk do të ishte çudi. “Është një ndeshje miqësore ku lejohen edhe eksperimentimet. Do të vihemi përballë një kundërshtari si Suedia i cili duhet të pranoj se është një nga skuadrat më të mëdha të Evropës.

Gjithsesi përsa i përket rezultatit një fitore për ne nuk do të ishte surprizë. Nëse do të jemi në jë ditë të mirë do të na buzëqeshë fitorja”, ka theksuar gjermani. Ndërkohë që Brigel është ndalur edhe njëherë në turneun e Norçias duke përmendur elementët që u fituan nga ky aktivitet.

- Keni përpara një ndeshje miqësore ku do të viheni përballë një kundërshtari si Suedia. Çfarë do të synojë Kombëtarja në këtë takim?
- “Kjo ndeshje do të thotë shumëpër ne. Suedia në lojë ka shumë ngjashmëri me Danimarkën, të cilën e kemi në grup në eliminatoret e botërorit. Mund të them se është një nga skuadrat më të forta të Evropës dhe këtë e ka treguar dhe në eliminatorete evropianit ku është kualifikuar pa asnjë problem. Ne do të eksperimentojmë por do të mendojmë edhe për rezultatin. Nëse do të jemi në një ditë të mirë një fitore e arritur nga ana jonë nuk do të ishte çudi”.

- Lojtarët e rinj që keni grumbulluar dhe që vijnë direkt nga Norçia mos ndoshta do të thotë se ishin më të mirët në këtë turne?
- “Natyrisht që ka lojtarë që janë dalluar në Norçia por që nuk janë përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren me Suedinë. Në miqësoret e tjera do të ketë emra të tjerë lojtarësh që kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në Norçia. Dua të veçoj Kapllanin, Bylykbashin, Mancakun, Xhafën, Pishën si dhe Beqirin, i cili është grumbulluar për këtë miqësore”.

- Mungesa e tre lojtarëve të Tiranës për këtë miqësore Dabulla,Muka dhe Dede mos ndoshta ka lidhje me mosardhjen e tyre në Norçia?
- Përsa i përket Dabullës unë mendoj se ai duhet të ndryshojë qëndrimin e tij dhe duhet të bëhet më profesionist. Ndërsa për Deden dhe Mukën ata kanë njoftuar se janë të dëmtuar dhe unë nuk i kam thirrur. Të dy këta lojtarë do të vazhdojnë të jenë pjesë Kombëtares.

- A është Brigel një menaxher i lojtarëve shqiptar?
- “Në radhë të parë nuk është detyra ime që tu gjejë lojtarëve skuadër. Nëse menaxher apo drejtues skuadrash më pyesin unë jap mendimin tim dhe kjo është mëse normale. Mund të them që sado të rritet kampionati shqiptar nuk mund të prodhojë lojtarë që të jenë në një nivel të lartë. Do të ishte mirë që një lojtarë i ri dhe që ka dëshirë për tu bërë i njohur duhet të kërkoj të gjejë një skuadër të madhe”.

- Gjatë kësaj kohe të kanë pyetur për ndonjë lojtarë shqiptar?
- “Më kanë marrë në telefon dhe më kanë pyetur për lojtarët që luajnë kryesisht në Gjermani. Kanë qenë menaxher të ndryshëm që janë interesuar. Mund të përmend Aliajn, Çipin, Beqirin apo Shkëmbin”.

- Po ju vetë keni bërë ndonjë sugjerim për ndonjë lojtarë?
- “Une e thashë edhe më parë që kur më kanë pyetur kam dhënë mendimin tim. Por që të marr vetë inisiativën i pari dhe të jap sugjerime nuk ka ndodhur asnjëherë”.
- Po në Norçia kishte interesime nga ana e menaxherëve të huaj?
- “Unë nuk kam patur kontakte me menaxher të huaj. Di që shumë prej tyre kanë qënë të pranishëm në Norçia dhe kanë vëzhguar lojtarë”.


Postuar nga qershor13 datë 19 Shkurt 2004 - 14:20:

Kuqezinjtë "ngrijnë" nordikët në "Qemal Stafa"

Kombëtarja fiton 2-1 ndaj Suedisë, finalistes së Euro 2004-s, dhe mbetet e pathyeshme në shtëpi.

Tashmë mund të quhemi pa frikë të pathyeshëm në fushën tonë. Pas Rusisë, Zvicrës, Irlandës etj., skuadra të njohura evropiane këto, i erdhi radha edhe Suedisë nordike, finaliste e Evropianit të këtij viti, që të provojë "shuplakën" kuqezi. Mbrëmë "Qemal Stafa" ka "prodhuar" një tjetër spektakël të kombëtares sonë, e cila i ka kënaqur pa masë mijërat e tifozëve kuqezinj, të cilët nuk kanë dashur t'ia dinin për të ftohtin e madh, por e kanë skuqur ndërkombëtarin tonë. Kësaj here nuk kemi marrë pikë për ndonjë lloj renditjeje, por kemi treguar se jemi në rritje të vazhdueshme dhe nuk ndihemi aspak inferiorë para çdo kundërshtari. E thënë ndryshe, pas ndeshjes së mbrëmshme, të gjithë kemi të drejtë të besojmë se Shqipëria edhe mund të pretendojë. Në fakt, miqësorja e mbrëmshme nuk ka sjellë ndonjë të re, për sa i takon mënyrës së lojës dhe emrave që ishin në fushë. Trajneri Brigel u ka besuar kuqezinjve titullarë, që kanë luajtur edhe në fazën kualifikuese për Euro 2004, vetëm me pak ndryshime në repartin e sulmit. Kështu, në katërkëndorin kuqezi është vendosur sërish kapiteni Strakosha, i cili i ka sfiduar, si gjithnjë, vitet që ka mbi shpatulla dhe ka shkëlqyer, sepse ka qenë vërtet shpëtimtar në disa raste. Përpara tij qëndronte Geri Çipi, përherë i pakalueshëm, ndërsa në krah të tij vinin Ardian Aliaj dhe Elvin Beqiri, edhe këta në lartësinë e duhur. Madje vlonjati i Oberhauzenit ka arritur ta përsërisë suksesin e tij, duke shënuar një tjetër gol, atë të fitores. Mesfusha përbëhej nga të zakonshmit Hasi, Skela, Cana, Klodian Duro dhe Murati. Të pestë, pa përjashtim, kanë zhvilluar një ndeshje tepër dinjitoze. Prej tyre duhet veçuar kosovari i Paris SG-it, Lorik Cana, i cili ka nxjerrë një 90-minutësh "të artë". Sulmi, në fillim të ndeshjes i është besuar Rrakllit dhe Bushit, që nuk janë marrë vesh edhe aq mirë me njëri-tjetrin. Megjithatë, aktivizimi i Tares dhe i Myrtajt në pjesën e dytë, në vend të tyre, ka treguar se kjo dyshe qëndron më lart. Veç të tjerash, kombëtarja shqiptare ka treguar sërish mbrëmë se di të reagojë edhe kur gjendet në disavantazh, gjë të cilën e ka treguar edhe në ndeshjet paraardhëse. Ndonëse kanë pësuar një gol në fillimin e pjesës së dytë, kuqezinjtë tanë nuk janë demoralizuar aspak, por e kanë rritur forcën e sulmit dhe kanë arritur të shënojnë dy herë me anë të "trurit" të mesfushës kuqezi, Skela, dhe "snajperit" Ardian Aliaj. Po kështu, i rëndësishëm është edhe fakti tjetër: kuqezinjtë, megjithëse udhëhiqnin ndaj kundërshtarit, nuk kanë lëshuar terren, por kanë tentuar të shënojnë sërish. Nëse rasti i artë i Tares dhe penalltia e Skelës do të ishin finalizuar me sukses, fitorja e mbrëmshme do të ishte edhe më me peshë. Gjithsesi, sikurse ka thënë edhe vetë Brigeli pas ndeshjes, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Vërtet kombëtarja jonë ka hyrë tashmë në "bursën" e futbollit evropian, por finalet e një evropiani apo botërori mbeten ende ëndërr. Mbase Brigeli, me punën e tij, falë përkushtimit dhe sedrës së futbollistëve, shto këtu edhe atë mbështetje të fuqishme të tifozerisë së zjarrtë kuqezi, do ta çojë këtë kombëtare më lart. Mbase s'duhet nxituar, apo kaluar në eufori, por shenjat e një gjëje të tillë i kemi dhënë më shumë se kurrë mbrëmë...


Postuar nga qershor13 datë 29 Prill 2004 - 16:54:

Thumbs up Kombëtarja: Barazimi, buzëqeshja e ngrirë në Talin.

Kuqezinjtë, pas 4 fitoresh radhazi në shtëpi, barazojnë 1-1 në trasfertë me estonezët.

Estoni - Shqipëri 1-1

Estonia
Poom
Jaager
Stepanov
Piiroja
Klavan
Rahn
Rooba (Smironov 73')
Reim
Viikmae
Oper
Lindpere (19?Kink 80')

Shqipëria
Lika (Strakosha 46')
A.Beqiri
Dede
E.Beqiri
Aliaj
Hasi
Lala (Haxhi 46')
Murati (Skela 46')
K.Duro
Bushi (Kapllani 67')
Tare (Myrtaj 89')

Shënues: Aliaj 51', Viikmae 80'
Gjyqtar: Andrejs Sipailo (Letoni)
Kartonë të verdhë: Tare, Hasi, Skela.

"Radiografia"
5'- Sulmuesi i Estonisë, Oper, ka një rast të pastër për shënim. Përballë Likës, ai gjuan jashtë, por më parë është sinjalizuar një pozicion jashtë loje.
10'- Aliaj kroson bukur nga e majta për Taren brenda zonës, por ndërhyn me shpejtësi mbrojtësi Piroja, duke larguar topin në goditje këndi para se ai të mbërrijë te koka e shtatlartit kuqezi.
14'- Dede kthen një top të rrezikshëm prapa. Korrigjon gabimin e shokut të tij E.Beqiri, i cili e largon topin para se sulmuesi estonez të kërcënojo portën e Shqipërisë.
19'- Goditje dënimi në favor të estonezëve, e cila ekzekutohet nga Lindpere. Gjuan me kokë Ran, por pa problem për Likën.
22'- Reim ekzekuton një goditje nga këndi. Grushton topin portieri Lika, duke larguar rrezikun nga zona e rreptësisë.
23'- Murati kroson një top në zonë, pas një goditjeje dënimi, por Bushi nuk arrin të gjuajë me kokë drejt portës kundërshtare.
26'- Lala gjuan fort me të djathtën në një pozicion ballor, por pret i sigurt portieri Poom.
27'- Lala provon sërish nga distanca, por gjen të gatshëm portierin e Estonisë, i cili kontrollon topin.
28'- Oper gjuan nga një pozicion diagonal, por topi përfundon jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Lika.
35'- Një tjetër kthim i gabuar i topit prapa i Dedes dhe Estonia ka mundësi të shënojë me anë të sulmuesit Vikmae. Del në mënyrë të gabuar edhe portieri Lika, por korrigjon më pas Dede, duke bllokuar gjuajtjen e kundërshtarit në momentin final.
40'- Kundërsulm i shpejtë i Estonisë pas një gabimi të Lalës në mesfushë. Krosim i rrezikshëm në zonë nga e majta, por spastron zonën Elvin Beqiri.
43'- Duro harkon topin në zonë nga një goditje dënimi, por nuk gjen asnjë nga shokët e tij, pasi ndërhyn saktë mbrojtja estoneze.
49'- Krosim i rrezikshëm i estonezëve në zonë, por grushton topin Strakosha, duke e larguar në goditje këndi.
50'- Skela, i futur në lojë në pjesën e dytë të takimit, provon me një gjuajtje jashtë zonës. Pret me qetësi portieri Poom.
53'- Aliaj kalon Shqipërinë në avantazh. Vlonjati merr një top të saktë brenda zonës nga Hasi, gjuan me qetësi dhe topi përfundon në rrjetë. Shqipëria udhëheq 1-0.
55'- Oper gjen hapësirë në afërsi të zonës dhe gjuan menjëherë, por topi nuk gjen dot kuadratin e portës.
56'- Estonia pranë golit të barazimit. Piroja gjuan bukur me kokë, por është shtylla traversale ajo që i vjen në ndihmë portierit Strakosha.
59'- Porta e Shqipërisë shpëton për mrekulli. Sërish me fat portieri Strakosha, pasi edhe njëherë topi përplaset në traun e portës. Ka qenë sërish mbrojtësi Piroja ai që ka goditur bukur me kokë.
63'- Estonezët kanë një mundësi mjaft të mirë për të shënuar, por E.Beqiri bllokon topin e gjuajtur nga sulmuesit kundërshtarë në momentin e fundit.
66'- Estonezët i afrohen sërish golit të barazimit. Krosim i rrezikshëm tokazi nga e majta, por ndërhyn saktë E.Beqiri, duke larguar topin.
70'- Jager provon me një gjuajtje të fortë nga distanca, por në mënyrë krejtësisht të gabuar.
71'- E.Beqiri largon topin nga këmbët e sulmuesit Vikmae në momentin kur ky i fundit kishte dalë përballë Strakoshës dhe do të gjuante drejt portës.
73'- Oper gjuan jashtë zonës me të djathtën, por pa gjetur kuadratin e portës së Strakoshës.
75'- Duro kërkon të japë një top për Skelën brenda zonës, por janë të kujdesshëm mbrojtësit estonezë, të cilët largojnë rrezikun.
78'- Duro fiton një goditje dënimi në afërsi të zonës së rreptësisë. Ekzekuton Aliaj me të majtën dhe portieri Poom është i detyruar ta largojë topin në goditje këndi.
81'- Vikmae arrin ta barazojë rezultatin. Sulmuesi estonez merr një top brenda zonës, rrotullohet dhe gjuan menjëhere në drejtim të portës. Topi përplaset në shtyllën e djathtë pingule dhe më pas përfundon në rrjetë. Barazim 1-1.
87'- Skela nuk arrin të gjuajë drejt kuadratit, pasi bllokohet në momentin e fundit nga mbrojtja kundërshtare.
88'- Vikmae fiton një dyluftim me Duron dhe hyn në zonën e rreptësisë, por bllokohet nga Aliaj përpara se të gjuajë.
90'- Goditje dënimi për Estoninë në kufijtë e zonës së rreptësisë. Gjuan Reim, por largon topin mbrojtja jonë.


Vlerësimet e protagonistëve kuqezinj.

Ilion Lika
Portieri i bluve të Dinamos ka shfaqur një lojë relativisht të mirë, ndonëse duhet thënë se në 45 minutat në të cilat u aktivizua nuk pati shumë punë. Megjithatë, Lika dje është shfaqur i sigurt në daljet nga porta, duke qenë i lëkundur vetëm në një rast. Duket se do të jetë pikërisht ai post-Strakosha në kombëtare.

Elvin Beqiri
Gabimi në pësimin e golit të barazimit e zbeh fare pak ndeshjen e tij. Beqiri është rikthyer si qendërmbrojtës pikërisht dje dhe ka zhvilluar një lojë të pëlqyeshme dhe mjaft efikase. Shkodrani tashmë është një element i palëvizshëm në formacionin e Brigelit.

Nevil Dede
Një lojë e relativisht pëlqyeshme, por që gjithsesi pati oshilacione të vogla. Një gabim në kthimin e topit mund t'i kishte kushtuar rëndë ekipit, megjithatë, në tërësi, Dede ka bërë jë paraqitje pozitive në miqësoren e djeshme.

Ardit Beqiri
Një tjetër lojtar i kampionatit tonë, që starton takimin si titullar. Pjesa e parë nuk do t'i hapë shumë telashe mesfushorit të Partizanit, por në të dytën përgjegjësia rritet së tepërmi. Mund të ishte shfaqur më ngulmues në çaste të caktuara.

Ardian Aliaj
Është pa dyshim idhulli i ri i tifozerisë kuqezi. Aliaj ka shënuar sërish dje, duke pasur mesataren më të mirë ndeshje-gol, mbase në tërë historinë e kombëtares sonë. Gjashtë ndeshje dhe gjashtë gola të shënuar flasin vetë. Për sa i përket aspektit taktik të lojës, roli i ri që duhej të mbulonte mbase nuk ka qenë më i përshtatshmi për të. Megjithatë, dje ka qenë më i miri në fushë për kuqezinjtë.

Edvin Murati
Një pjesë e parë jo fort e kënaqshme. Ka luajtur më i tërhequr se zakonisht, duke mos dhënë rendimentin e zakonshëm. Dalje jo të shpejta dhe një mosorientim me mbrojtjen nuk e kanë bërë mbrëmjen e djeshme mjaft të mirë për mesfushorin e Iraklisit.

Besnik Hasi
Kapiteni i kuqezinjve ka qenë një ndër më të lëvizshmit dhe më të saktit në ndërhyrje për tanët. Aktivizimi i tij për 90 minuta tregon edhe njëherë vlerën dhe domosdoshmërinë e tij në kombëtare. Pjesa e dytë ka qenë më e lodhshme për të, megjithatë ai ka ditur ta përballojë situatën. Mjaft deciziv në dhënien e asistit për Aliajn.

Altin Lala
"Zotëria 100%" nuk ishte në maksimumin e tij. U përpoq që të ndihmonte sulmin e skuadrës gjatë aktivizimit të tij, por nuk ka mundur t'i konkretizojë ashtu siç duhet aksionet. Në pjesën e parë ka qenë i vetmi që ka tentuar të godasë portën kundërshtare nga distanca.

Klodian Duro
Nuk ka qenë roli më i përshtatshëm ai i fillimit të ndeshjes për elbasanasin. Nuk është përshtatur siç duhet me pjesën tjetër të skuadrës në pjesën e parë. Pjesa e dytë e ka gjetur Duron në pozicionin e tij natyral në kombëtare dhe rendimenti është ngritur ndjeshëm. Megjithatë, dje nuk ka qenë në një ditë të mirë.

Igli Tare
Mbase nuk ka qenë moduli më i përshtatshëm për t'i shërbyer shtatlartit kuqezi. Në pjesën e parë ishte thuajse inekzistent, pasi nuk është shërbyer shumë nga pjesa tjetër e ekipit. Në të dytën është përpjekur që të bëjë diçka më shumë, por nuk ka mundur të realizojë një lojë të bukur.

Alban Bushi
Nuk ka treguar thuajse asgjë gjatë gjithë aktivizimit të tij. Është shfaqur mjaft individualist dhe nuk ka vepruar si duhet përpara në ndihmë të Tares. Në 45 minutat e dyta ka kërkuar që të japë diçka më tepër, por nuk ka mundur që të hyjë në lojë. Mbase duhej të ishte ndërruar më shpejt.

Foto Strakosha
I pafaj në rastin e pësimit të golit. Nuk ka pasur asnjë përgjegjësi në rreziqet që kalonte porta jonë. Vazhdon të jetë konstant në paraqitjet e tij, ndonëse dje u aktivizua vetëm 45 minuta.

Altin Haxhi
I jep më shumë ritëm krahut të majtë të mesfushës sonë, por nuk ka arritur të punojë siç duhet në fazën mbrojtëse. Është përpjekur të luajë për skuadrën gjatë aktivizimit të tij, por ka shfaqur një pasiguri të theksuar në shërbimet për shokët.

Ervin Skela
Hyrja e tij në lojë ishte faktori kryesor i shënimit të golit. Fantazia e tij i dha më tepër vizion lojës sulmuese dhe aksionet u bënë më të rrjedhshme. Nuk ka pasur mbështetjen totale të skuadrës gjatë pjesës së dytë, në minutat në të cilat u aktivizua.

Etmond Kapllani
Pritej më shumë prej tij, por nuk arriti të bënte të njëjtën paraqitje si ndaj Suedisë në "Qemal Stafa". Pak topa të luajtur dhe një dobësi e theksuar në shkëputjet nga krahët.

Florian Myrtaj
Nuk luajti thuajse fare. Minutat në të cilat u aktivizua nuk ishin të mjaftueshme për të pasqyruar realisht formën e tij.


Postuar nga qershor13 datë 30 Prill 2004 - 17:13:

Kombëtarja, "shengeni" i Shqiperise.

Kombëtarja shqiptare tashmë po tregon jo vetëm shenja ringjalljeje, por edhe stabiliteti dhe pjekurie.

Pesë ndeshje radhazi pa humbur. Nga këto, i fundit është barazimi me Estoninë në Talin, i cili, ndonëse me pak doza vetëkënaqësie të tepruar, i dha fund "agjërimit" për të dalë faqebardhë edhe në trasfertë, çka na ka munguar prej kohësh. Edhe pse rezultate miqësoresh më së shumti, ato duhen përgëzuar. Sepse nuk mund të flitet më për tranzicion të kombëtares sonë. Madje ajo është shkëputur gati krejtësisht nga jeta sociale dhe shoqërore e vendit tonë, duke e prerë e para "biletën" për në Evropë. Ndonëse shumë kohë një vend i izoluar nga të gjitha gjërat, përfshi edhe sportin, Shqipëria i ka dhënë shenjat e para të rilindjes dhe të një epoke të re në futbollin kombëtar. Edhe pse thellesisht e ndikuar nga vitet e gjata të izolimit, kombëtarja kuqezi tashmë po tregon jo vetëm shenja ringjalljeje, por edhe stabiliteti dhe pjekurie. Kuqezinjtë tanë, sidomos në ndeshjet në shtëpi, kanë treguar nivel cilësor dhe kulturë loje të admirueshme, krahasuar me të kaluarën e afërt ndërkombëtare të tyre. Pika e fortë e kombëtares shqiptare vazhdon të mbetet mesfusha, ku dallohen 5 figura: Skela, një lojtar që mund të luajë gati çdo rol në mesfushë dhe që po bën epokë në futbollin profesionist gjerman (Eintraht i Frankfurtit), Hasi me shumë përvojë që ka bërë karrierë në Belgjikë (i saposhpallur kampion për herë të tretë në këtë vend), Duro, i shpejtë nga krahët dhe me një gjuajtje "vrastare", Murati, një talent i rrallë në llojin e vet që luan në Greqi me Iraklisin, ndërsa si yll suprem i "konstelacionit" të kuqezinjve, Altin Lala, shtylla e Hanoverit në Gjermani, motori dhe organizatori që rregullon gjithë lojën e ekipit. Në këtë pesëshe me nivel të shkëlqyer shtohet edhe talenti në shpërthim, 20?vjeçari Lorik Cana, që po bëhet pikë referimi në lojën e Paris SG-t. Në sulm gjiganti Tare mbetet "busulla" e repartit ofensiv të kuqezinjve tanë, një "veteran" që ka bërë emër në Gjermani dhe Itali. Nuk e harruam Alban Bushin, kryegolashënuesn e kuqezinjve, i cili, falë aftësive të admirueshme tekniko-dribluese, është gati të ndëshkojë këdo, kur nuk e pret. I "paperënduari" Altin Rraklli, një goleador tjetër disavjeçar i kombëtares, mbetet sërish një "armë" në duart e Brigelit. Jo më pas mbetet edhe prapavija. Strakosha, portieri 39?vjeçar kuqezi, "Dino Zofi" i vërtetë i kombëtares shqiptare, nuk pranon ta quash "Supermen", pasi i mjafton të jetë vendimtar për skuadrën kombëtare, duke vijuar të mbetet një "gardian" i pakalueshëm për kundërshtarët. Para tij vjen Elvin Beqiri, një zbulim i Brigelit. Vrapon i palodhur, lufton në çdo top, ndërhyn me tepër siguri ndaj sulmuesve kundërshtarë, mbështet... Kemi pasur nevojë prej kohësh për një "luftëtar" të tillë në mbrojtje. Vërtet një "bishë" e pamëshirshme shqiptare e Brigelit, siç e kanë konsideruar specialistët rusë pas humbjes së tyre 3-1 në "Loro Boriçi". Në qendër të mbrojtjes e ka "salduar" vendin një gjigant tjetër, po aq sa edhe Tare në sulm. Fjala është për kolonën e mbrojtjes kuqezi, Geri Çipi, i cili sezonin e fundit e ka pasuruar CV-në e tij edhe me Bundesligën e parë dhe të dytë gjermane. Në të njëjtën lartësi, pse jo edhe me meritat e një goleadori, qëndron Ardian Aliaj. Mbron, organizon dhe sulmon për bukuri, duke u shndërruar në një lojtar polivalent për trajnerin Brigel. Madje Aliaj, me golat e tij, gjashtë të tillë në pesë ndeshje, është pranë hyrjes në histori. Vlerësime pozitive meritojnë edhe të ashtuquajturit e gatshëm, apo kandidatë për fanellën kuqezi, duke nisur nga Muka, Dede, Lika, A.Beqiri, Kapllani e ndonjë tjetër. Veçanërisht pas miqësoreve të fundit, këta futbollistë të kampionatit shqiptar kanë treguar se nuk janë gjendur krejt rastësisht në planet e Brigelit. Pra, ky ansambël nuk i meriton më vlerësimet minimale të të huajve, të cilët historikisht e kanë konsideruar kombëtaren shqiptare një nga ekipet më të dobëta të Evropës. Tani gjërat kanë ndryshuar. Të besuarit e Brigelit kanë hyrë në një etapë tjetër, duke mos e shuar ëndrrën e tyre për lavdi. "Aksionet" e tyre në "bursën" evropiane të futbollit tashmë janë rritur. Sportdashësi i mrekullueshëm shqiptar e meriton këtë "pasaportë evropiane" përmes kuqezinjve. Kjo, sepse futbolli në vendin tonë duket se është ndër të paktat mjete kundër halleve dhe streseve të përditshme, për të cilin flasin të mëdhenj e të vegjël, të djathtë e të majtë...


Postuar nga qershor13 datë 29 Qershor 2004 - 16:33:

Lala: Harrojini pikët në Shqipëri!

Altin Lala, "motori" i kombëtares kuqezi, i ardhur prej disa ditësh në Shqipëri për të pushuar pranë familjes, deklaron se fatin e Shqipërisë e kanë në dorë dy takimet e para, respektivisht ai me Greqinë dhe me Kazakistanin. Gjithashtu, ai shprehet mjaft i kënaqur me gjendjen e tij fizike aktuale dhe është shumë i vetëdijshëm se lufta për një vend në kombëtare, sidomos në repartin e mesfushës, do të jetë e ashpër. Kjo, pasi ky repart është shumë "i populluar". Tjetër argument ka qenë dhe paraqitja e shumë kuqezinjve që aktivizohen në Gjermani, për të cilët Lala foli me nota pozitive.
- Altin, pas një sezoni, ku dëmtimet ju kanë kushtëzuar së tepërmi, si është gjendja juaj fizike?
- Ky vit ka qenë një prej atyre sezoneve që duhen harruar, të paktën në aspektin personal. Pas shumë kohe larg fushave të lojës, arrita të rikthehem, por nuk kam qenë në maksimumin tim. Gjithsesi, tani nuk kam më përse të ankohem, pasi jam mjaft mirë.
- Pas dy sezoneve kapiten i skuadrës, a do të jetë Altin Lala sërish lideri i Hanoverit?
- Unë kam ardhur në Shqipëri për të kaluar disa ditë pranë familjes dhe do të largohem sot (dje) drejt Gjermanisë për të filluar fazën përgatitore me Hanoverin. Në fakt, kam qenë larg ekipit për një kohë të gjatë dhe zgjedhjet bëhen vetëm në fillim të sezonit. Tani për tani duhet të mendoj vetëm për t'u stërvitur dhe për të qenë në maksimumin e mundësive të mia.
- Të kthehemi te kombëtarja. A mund të bëjë Lala një parashikim të ecurisë së përfaqësuese sonë në eliminatoret e Botërorit 2006?
- Kombëtarja jonë është në një formë mjaft të mirë. Këtë e tregojnë dhe rezultatet e arritura në ndeshjet e fundit. Ajo që ngre vërtet peshë për një ecuri sa më pozitive janë dy ndeshjet e para. Në fillim do të presim Greqinë dhe më pas do të udhëtojmë drejt Kazakistanit. Janë dy ndeshje kyç për ne. Ndeshja me Greqinë ka tjetër peshë për ne dhe për tifozerinë, por nuk duhet të harrojmë Kazakistanin. Me ekipe të tilla kemi hasur vështirësi mjaft të mëdha. Mjafton të kujtojmë barazimin me Luksemburgun dhe humbjen me Andorën, për ta vlerësuar sa më shumë këtë kundërshtar. Sidoqoftë, besoj se do të dimë t'ia dalim mbanë.
- Përfaqësuesja greke po zhvillon një evropian të shkëlqyer. Gjithashtu edhe Danimarka. Do të ketë "drithërima" për ne, apo jo?
- Për sa i përket ecurisë së këtyre skuadrave, do të thosha se jam vërtet i befasuar nga paraqitja e Greqisë. Danimarka ka shkuar edhe më tej, madje ka fituar titullin evropian, por e them me plot gojën se të gjithë kundërshtarët duhet t'i bëjnë llogaritë mirë, të paktën në "Qemal Stafa". Ndërsa për sa u përket ndeshjeve jashtë, ka ardhur momenti që të thyejmë një tabu disavjeçare. Duhet të marrim pikë në takimet jashtë dhe të shmangim barazimet në fushën tonë, duke marrë vetëm fitore. Me këtë ritëm besoj se nuk do ta kemi të vështirë të marrim të paktën vendin e dytë.
- Jemi në atmosferën e Euros. Shumë skuadra pretendente i kanë dhënë lamtumirë kompeticionit shumë shpejt. Lala çfarë mendon?
- Koncepti i skuadrave të vogla po shuhet. Thjesht ka ekipe në formë dhe ekipe që nuk gëzojnë formë të mirë. Po të shikojmë me vëmendje, në çerekfinale nuk ka asnjë prej emrave si Italia, Franca apo Gjermania. Me këtë ecuri, titullin mund ta fitojë kushdo.
- Reparti më "i populluar" është mesfusha. Madje në rolin tuaj janë tre lojtarë. Nuk i trembeni ndonjë zprapjeje të mundshme?
-Jo. Unë i përgjigjem thirrjes së trajnerit në çdo moment, pastaj vendimet e tjera i takojnë atij. Nuk besoj se do të ketë "luftë" të madhe, teksa në dy role janë tre lojtarë. Njëri do të rrijë rezervë dhe kjo do të varet nga rrethanat dhe kondicioni fizik i secilit prej nesh. Ka ndodhur shpeshherë që të kemi luajtur edhe në role jonatyrale, por kemi dhënë gjithmonë më të mirën.
- Në Gjermani aktivizohet një numër i madh kuqezinjsh. Si e gjykoni paraqitjen e tyre?
- Paraqitja e Skelës ka qenë më mbresëlënësja, por edhe Aliaj ka bërë një "boom" të vërtetë. Keq më ka ardhur për Çipin, i cili nuk mundi të binte kurrë dakord me trajnerin e tij te Frankfurti. Në karrierë duhet të kesh shumë fat. Gjithsesi, sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë për të gjithë ne.
- Tashmë, të gjithë presim një Lalë në top-formë dhe një kombëtare sa më dinjitoze. Lala vetë çfarë mendon?
- Unë dua të kthehem edhe njëherë në 100%-shin tim dhe kjo do të thotë se do të jem gjithmonë i gatshëm për të dhënë maksimumin. Po kështu kërkojnë të jenë të gjithë lojtarët e tjerë. Në këtë mes ajo që fiton është kombëtarja. Duhet të impenjohemi vërtet shumë, për të mundësuar realizimin e një ëndrre.


Postuar nga myzeqari datë 12 Tetor 2005 - 18:36:

Vime pra te dashur antare tek ndeshja jone e fundit per eleminatoret e boterorit , qe do zhvillohet ne Gjermani .
Perball kemi Turqin , nje skuader qe e shikon kete ndeshje, ''jete a vdekje'' per arsyen e vetme qe i duhet fitorja dhe vetem fitorja per te siguruar vendin e dyte ne grup , dhe njekohesisht do ti jepet e drejta te shkoje ne Gjermani(ka mundesi te luaj me nje skuader tjeter per kualifikim te metejshem)
Mbi 100 gazetare Turq kane ndjekur skuadren e tyre ne vendin tone per ndeshjen e radhes , dhe shtypin turk si edhe TV i jepet rendesi te madhe kesaj ndeshjeje! Por nuk jane vetem Turqit qe kane interes me vete ne kete ndeshje , duhet shtuar Danimarka si edhe Greqia e cila ka shprese te vogel , nqs Danezet nuk fitojne ne Kazakistan , si edhe Turqit humbin ne shqiperi dhe Greket te fitojne mbi Gjeorgjin , pra senaret jane shume te ngatruara por reale dhe te mundshme !Shpresoj ne nje ndeshje te forte te kombetares tone dhe pa ''favore'' ndaj askujt !
Personalisht nuk me intereson asnje rezultat tjeter vec fitores , gje qe do na ngreje edhe me siper ne tabelen e renditjes te FIFA si edhe ne syte e opinionit sportiv Europian !
Kombetarja jone e ka treguar veten dhe ne te kaluaren qe mund te sjelli rezultate pozitive, le ta tregojne pra fytyren e saj te vertet dhe kesaj radhe , dhe te na bejne ne tifozve shqiptare ne tere boten te ndihemi krenare , per kete bluze te kuqe me Shqipen qe kemi veshur sot , dhe pergjithmon


Postuar nga myzeqari datë 02 Mars 2006 - 04:25:

Shqiperi 1-2 Lituani

Nje ndeshgje e dobet nga ekipi yne , pa frymezim , me pasa shume te pakta dhe me gabime te shumta ne te gjitha repartet !
Urime ekipit Lituanez qe e mori ndeshjen me seriozisht dhe e fitoi ate me merit !
Kjo ishte thjesht nje ndeshje miqsore e ekipit tone kombetare , dhe pak rendesi ka rezultati , le te shpresojme ne nje paraqitje shume me te mire ne ndeshjet zyrtare , ndryshe na mori lumi .


Postuar nga myzeqari datë 02 Mars 2006 - 17:42:

Loje e dobet !!

Nis me një humbje aventura miqësore e kombëtares sonë në prag të eliminatoreve të Europianit 2008. Ndryshe nga dy vite më parë, teksa kuqezinjtë mposhtnin Suedinë në "Qemal Stafa", kësaj here janë dorëzuar pa kushte përballë një kundërshtari më inferior, por që ishte mjaft vital në fushën e lojës, si Lituania. Natyrisht, terreni shumë i rënduar ndikoi shumë në aspektin e spektaklit, pasi shiu nuk pushoi përgjatë gjithë takimit, por ama kuqezinjtë e Brigelit u mposhtën 1-2, ndonëse kishin kaluar të parët në avantazh me anë të Ardian Aliajt, i cili shndërroi në gol një penallti të dhënë në favor të Muratit. Por kaq ishte gëzimi i tifozerisë së paktë (rrallë mund të ketë ndodhur që në "Qemal Stafa" të kishte kaq pak tifozë), pasi miqtë nga Lituania kanë barazuar sa hap e mbyll sytë dhe po kaq shpejt kanë shënuar golin e avantazhit.
Ashtu siç ishte deklaruar edhe më parë, në formacionin titullar të skuadrës kuqezi, startojnë Arjan Beqaj (i rikthyer mes dy shtyllave pas një periudhe të gjatë) dhe kapiteni i Partizanit, Dorian Bylykbashi. Pjesa tjetër e formacionit ishte më se e njohur. Një vijë mbrojtëse me katër lojtarë Beqiri-Hasi-Cana-Aliaj, një mesfushë po me katër elementë Duro-Lala-Bylykbashi-Murati, si dhe dyshja e sulmit e përbërë nga dyshja Tare-Bushi.
Takimi nis i qetë dhe të dyja skuadrat nuk rrezikojnë shumë. Ngadalë kuqezinjtë krijojnë epërsi në terrenin e lojës, por mbrojtja është në një ditë të zezë, ku Hasi e Beqiri vuajnë shumë në mbulimin e kundërshtarëve. Megjithatë, Shqipëria kalon e para në avantazh falë golit të shënuar nga Aliaj me anë të 11-metërshit. Ka qenë një kombinim i bukur përpara zonës mes Bylykbashit dhe Muratit, ku ky i fundit është penguar nga kundërshtarët. Për gjyqtarin italian Pieri nuk ka dyshim dhe Aliaj ekzekuton saktë, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh 1-0. Por në aksionin e radhës, menjëherë sapo është nisur loja nga mesi i fushës, lituanezët kanë barazuar me anë të Savenas, pas një goditjeje të mrekullueshme jashtë zonës. Ndërsa të gjithë mendonin se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, kanë qenë sërish miqtë, që me anë të Danileviciusit kanë kaluar në avantazh, duke shfrytëzuar një gabim foshnjarak të mbrojtjes sonë. Gjithçka për sa i përket rezultatit është vendosur që në pjesën e parë të takimit, ndërsa në fraksionin e dytë Brigeli aktivizon thuajse të gjithë lojtarët e grumbulluar për këtë miqësore. Kështu, zëvendëson dyshen Tare-Bushi, që nuk bëri thuajse asgjë në këtë takim, me atë Bogdani-Myrtaj, si dhe nxjerr nga fusha e lojës Bylykbashin për Skelën. Loja jonë sulmuese përmirësohet disi, por është sërish reparti mbrojtës ai që në këtë takim ka lënë shumë për të dëshiruar dhe nuk e ka kaluar "klasën". Lituania mund ta kishte thelluar avantazhin nëse do të kishin shfrytëzuar një 11-metërsh të dhënë në favor, por që është pritur mjeshtërisht nga Beqaj. Mes zëvendësimeve të shumta, ndonjë rasti sporadik për të barazuar shifrat dhe në praninë e një numri tifozësh të denjë për ndeshjet e kampionatit shqiptar, kombëtarja jonë e ka nisur keq vitin 2006, duke u mposhtur që në miqësoren e parë në shtëpi.
Por nëse rezultati i një ndeshjeje miqësore nuk është shumë i rëndësishëm, loja e zhvilluar është mjaft e rëndësishme dhe kombëtarja jonë ka zhvilluar një takim të dobët, ku fitorja e vetme ka qenë portieri Arjan Beqaj. Shqetësimi është krejt i natyrshëm duke gjykuar mbi atë çka pamë. Mjaft lojtarë si Myrtaj, Hasi, Bushi, apo edhe ndonjë tjetër, ka ardhur koha t'i japin lamtumirën kombëtares, ashtu siç është e nevojshme t'u krijohet një klimë më e ngrohtë debutuesve, që do të freskojnë radhët e kuqezinjve. Mbi të gjitha duhet të jemi të ndërgjegjshëm, se kombëtarja jonë në aventurën e Euro 2008-s nuk ka nevojë për makiazh, por për një operacion të thellë për ta nxjerrë nga gjendja alarmante që demonstroi mbrëmë. Këtë më mirë se askush duhet ta kuptojë trajneri Brigel, i cili para se të justifikohet, të analizojë dhe të marrë masat e nevojshme që kombëtarja jonë të mos bëjë një hap para dhe dy apo tre mbrapa.
Po të shikosh rezultatet e kundërshtarëve tanë në grup, ku Rumania ka fituar ndaj Sllovenisë, Bjellorusia ka barazuar në Finlandë apo fitoren e Bullgarisë në Maqedoni, ky start i kuqezinjve të bën të mendohesh, sidomos po të rikthesh në memorje atë lojë apatike, sidomos në "thembrën e Akilit", repartin e mbrojtjes.

Sporti Shqiptar


Postuar nga Amici di Nessuno datë 02 Mars 2006 - 19:11:

Nuk ia vlen te flasesh per keto lloj ndeshjesh qe nuk percaktojne asgje. Qellimi i saj ishte te ambjentoheshin me ekipin kombetar lojtaret e rinj nga kampionati shqiptar si Bylykbashi, Vrapi, etj. Pastaj nuk mund te mendohet te luhet ne ato kushte qe ishte terreni. Eshte akoma mes kampionatesh dhe ne ate lloj fushe mund te demtohesh ne cdo moment. Lojtaret i jane ruajtur edhe ketij faktori. Plus pastaj qe jane te lodhur dhe kane ndeshje te shtunen perseri. Keshtu qe e perseris nuk ia vlen te behen vleresime per kete takim.


Postuar nga Gazmori datë 04 Mars 2006 - 16:35:

Ne regull robi , por te mos harojme ne Shqipot shofim dhe gjerat me te vogla dhe te parendesishme ti bejme te rendesishme
Loje e dobet ne pergjithsi , por te shofim me tej , keto jane thjesht prova te brigelit , plus lojtaret kryesor nuk kishin ndermend te luanin full game !
Do ta grijme Luksemburgun


Postuar nga GENTI_the_KING datë 18 Gusht 2006 - 00:03:

Kuqezinjtë e fitojnë pastër miqësoren e mbrëmshme me modestët e San Marinos

Kombëtarja-Bariç, debutim me tre gola






Shënues: Igli Tare 7', Ervin Skela 28', Altin Lala 32'

Formacioni i Shqipërisë:
Ilion Lika (Isli Hidi 45')
Armend Dallku
Elvin Beqiri
Besnik Hasi (Erion Xhafa 66')
Adrian Aliaj
Ervin Skela
Lorik Cana (Bledi Shkëmbi 54')
Altin Lala (Altin Haxhi 46')
Klodian Duro (Devi Muka 46')
Erion Bogdani
Igli Tare (Edmond Kapllani 46')
Trajner: Oto Bariç


Eshtë ora 20.30. Lojtarët e të dyja skuadrave kanë dalë në fushë. Tanët me një ndryshim nga sa pritej. Klodian Duro do të fillojë që nga fillimi në vend të Altin Haxhit. Stadiumi fillon të mbushet pak e nga pak. Shikohet që interesimi është më i madh nga tifozët shqiptarë, që janë emigrantë në rrethinat e San Marinos. Madje ka edhe të ardhur nga larg. Përafërsisht, numri i tifozëve në stadium shkon tek 700, ndërsa në pjesën e dytë shtohen, duke shkuar tek rreth 1000 veta. Emocionues duket paksa fillimi për Oto Bariçin, i cili e drejton për herë të parë kombëtaren shqiptare. Por kroati e ka startuar aventurën e tij në krye të kuqezinjve me një fitore të pastër, ashtu sikurse bënte në debutimin e tij të para disa viteve në krye të Austrisë, po në një miqësore ndaj San Marinos. Në fakt, pritej një fitore e kombëtares sonë, pasi kundërshtari, San Marino, ishte më shumë se modest. Megjithatë, fakti që kuqezinjtë kishin kohë pa luajtur bashkë dhe disa prej tyre ishin rezerva ose pa ekip fare, ngrinte dyshime. Por fusha e lojës, edhe pse duhet marrë me rezerva ky test, referuar nivelit të kundërshtarit, ka treguar se formacioni titullar që na la Brigeli, i hedhur fillimisht në fushë edhe nga trajneri Bariç, funksionon mirë. Sidomos mesfusha, me Lalën dhe Skelën, bie në sy. Duhet thënë se pjesa e parë, pavarësisht se u shënuan tre gola, u përshkua nga një lojë me ritëm mesatar. Asnjë karton i verdhë. Pjesa e dytë nis me ndërrime për skuadrën tonë. Devi Muka zë vendin e Klodian Duros, Edmond Kapllani të Igli Tares dhe Isli Hidi për Ilion Likën. Një minutë më vonë, në të 46 ën, Bariçi bën një tjetër zëvendësim. Nxjerr nga loja Altin Lalën dhe fut Altin Haxhin. Ndërkohë, me largimin e Igli Tares nga loja, Besnik Hasi mban shiritin e kapitenit. Nuk kalon shumë dhe Bariç bën zëvendësimin e radhës, duke futur Blendi Shkëmbin në vend të Lorik Canës, i cili del nga fusha i shoqëruar nga duartrokitje të tifozëve. Loja në 15 minutat e para të pjesës së dytë duket më e qetë dhe zhvillohet më shumë në mesin e fushës. Duket se kuqezinjtë tanë janë "ngopur" me gola, ndërsa vendësit nuk kanë fuqi të reagojnë. Rreth minutës së 67 të i vjen radha për t'u aktivizuar edhe Erion Xhafës. Tashmë shiriti i kapitenit kalon nga krahu i Besnik Hasit, që del nga loja, në krahun e Ardian Aliajt. Me kalimin e minutave, pas disa zëvendësimesh në skuadrën tonë, loja e kuqezinjve rritet sërish dhe merr nota sulmuese. Dy tri herë Bogdani ka mundësi për ta thelluar avantazhin, ashtu si edhe Kapllani me Dallkun, por portieri vendës i zmbraps ata me sukses. Janë momente kur edhe lojtarët e San Marinos kërkojnë të tregojnë diçka, por e teprojnë me ndërhyrje të rënda ndaj kuqezinjve tanë. Rreth minutës së 82 të, kemi një përplasje kokë më kokë mes Elvin Beqirit dhe një sulmuesi të San Marinos. Mbrojtësi ynë ngrihet me duart në kokë, ndërsa sulmuesi vendas ka nevojë për ndihmën mjekësore. Ndeshja ndërpritet rreth 2 minuta, derisa lojtari i dëmtuar bëhet gati për lojë. Interesant është fakti që trajneri Bariç nuk e ndërron Skelën, i cili në pjesën e dytë shfaq rënie të formës fizike, ngaqë nuk është i ingranuar akoma me një ekip. Sikurse duket, trajneri kroat i kuqezinjve ka dashur ta testojë më së miri vlonjatin, ngaqë ai mbetet "dirigjenti" i lojës sonë dhe ka një rol gati të pazëvendësueshëm. Gjatë në lojë Bariçi mban edhe Erion Bogdanin, i cili tregoi një formë të kënaqshme sportive, ashtu si edhe Dallku. Përfundimisht, pas 3 minutave shtesë, ka mbaruar ndeshja miqësore San Marino Shqipëri me fitoren e pastër 3 0 për Shqipërinë. Ia vlen të nënvizohet loja me nivel mesatar. Për t'u veçuar loja e mirë e Elvin Beqirit, Ervin Skelës dhe Devi Mukës. Pa harruar edhe shënuesit e golave, Tare dhe Lala.
Në fund të ndeshjes trajneri Bariç u shpreh i kënaqur deri diku me paraqitjen e lojtarëve të tij, por ritheksoi shqetësimin kryesor të tij, lojtarët pa ekip, si Skela, Aliaj apo Murati që dje nuk luajti fare, pasi ishte i dëmtuar.

"Radiografia"
7' Igli Tare, brenda zonës vendëse, shënon golin e parë. 1 0.
9' Goditje këndi dhe Cana shënon me kokë, por goli anulohet. Cana shkakton faull ndaj mbrojtjes vendëse.
28' Skela depërton në zonë, kalon dy mbrojtës dhe godet në këndin e djathtë të portierit të San Marinos. Gol, 2 0.
32' Cana kroson dhe Lala brenda zonës nuk e ka të vështirë ta ngrejë në 3 0 rezultatin.
33' Oto Bariç komunikon me Altin Haxhin dhe Shkëmbin, ndoshta për një ndërrim të shpejtë.
34' Faull nga lojtarët e San Marinos. Skela dhe Duro pranë topit. Gjuan i pari, por pret portieri vendës.
36' Një lojë sulmuese e Shqipërise. Depërtim i Tares, që pason tek Bogdani, i cili gjuan fort, por pret portieri vendës.
40' Kombëtarja shqiptare e ka nën kontroll lojën.
43' Në stadium dëgjohen brohoritjet e rreth 700 shikuesve, kryesisht shqiptarë.
45' Mbaron pjesa e pare 0 3 për Shqipërinë.
46' Në fushë janë duke bëre nxehjen Altin Haxhi, Devi Muka, Bledi Shkëmbi dhe Edmond Kapllani.
53' Skela gjuan dhe portieri largon topin jashtë. Goditje këndi dhe përpjekje e Bogdanit pa rezultat.
54' Ndërrimi i radhës. Futet Blendi Shkëmbi për Lorik Canën. Një duartrokitje për kosovarin e Marsejës dhe të kombëtares sonë.
58' Mbrojtësi Elvin Beqiri po tregon një formë shumë të mirë, teksa spastron zonën nga sulmet e vendësve.
60' Një lojë e qetë në mesin e fushës. Deri tani asnjë rrezikim nga pala e San Marinos. Ndërkohë, Erion Xhafa dhe Debatik Curri po përgatiten për t'u futur në lojë.
62' Trajneri Bariç po e ndjek lojën nga stoli. Herë pas here ngrihet për t'u dhënë udhëzime lojtarëve.
63' Bogdani depërton në zonë, por topi i kalohet portierit nga lojtarët e mbrojtjes së San Marinos.
64' Kapllani shmang një mbrojtës dhe kroson topin në zonë. Për pak sa nuk shënohet goli i katërt.
65' Elvin Beqri ndëshkohet me karton të verdhë.
66' Erion Xhafa hyn në lojë në vend të Besnik Hasit. Shiriti i kapitenit i kalon Adrian Aliajt.
70' Në momentin që Oto Bariç po udhëzon lojtarët në fushë, dëgjohen brohoritje të tifozëve: Bariç, Bariç, Bariç!
72' Kombinim i bukur i Mukës me Dallkun, që pason për Bogdanin, i cili për pak sa nuk shënon golin e katërt.
76' Krosim i Dallkut, Kapllani me kokë, por pret portieri i San Marinos. Një nga aksionet më të bukura deri në këtë minutë.
77' Ndërhyrje e rëndë e një lojtari të San Marinos me numrin 4 ndaj Kapllanit. Karton i verdhë për të.
80' Bogdani për pak sa nuk shënon. Kombinim i bukur i Mukës me Bogdanin, por pret portieri vendës.
86' Goditje dënimi në hyrje të zonës. Skela gjuan shumë pranë shtyllës.
90' Dallku ndërmerr një aksion vetjak, por topi i del jashtë vijës anësore të fushës.


marre nga Sporti Shqiptar


Postuar nga myzeqari datë 30 Gusht 2006 - 03:04:

KOMBETARJA, BARIC REFUZON MIQESOREN ME HANOVER !

Traineri Oto Baric ka refuzuar nje miqesore mes kombetares shqiptare dhe ekipit gjerman te Hanoverit. Shkak ka qene frika e demtimeve te mundshme te lojtareve gjate kesaj sfide me skuadren ku luan edhe mesfushori i perfaqsueses tone Altin Lala. Baric ka zhvilluar nje takim me kandidatin per kombetaren kuqezi, kosovarin Besart Berisha por nuk behet e ditur se per cfare eshte biseduar. Grupi i lojtareve tashme i plote ka kryer edhe stervitjet e para ne Hamburg ku po kryehet pergatitja per ndeshjen ndaj Bjellorusise. Takimi i pare i vlefshem per kualifikueset e 'Euro 2008', do te transmetohet direkt te shtunen prej ores 19:00 vetem ne SuperSport


Postuar nga myzeqari datë 14 Tetor 2007 - 17:20:

Slloveni 0 - 0 Shqiperi

Shqipëria arriti të marrë një pikë në Slloveni, por vazhdoi të tregohet "shterpë", duke e mbyllur edhe takimin e katërt me sllovenët pa shënuar gol.

Ndonëse barazimi në Slloveni vlerësohet pozitiv, ajo që pa dyshim duhet të na brengos është mungesa e golit, të cilën kemi arritur ta gjejmë vetëm në sfidat me një kundërshtar të dobët si Luksemburgu. Nga ajo që u shfaq në fushën e stadiumit "Arena Petrol" në Celje, pa dyshim se kuqezinjtë duhet të mbesin të kënaqur me barazimin, ngase me skemën mbrojtëse dhe me lojën e paraqitur nuk merituan më shumë. Sllovenët u treguan më të rrezikshëm në lojë, mirëpo realisht ishin kundërshtar i dobët, gjë të cilën kombëtarja shqiptare ishte dashur ta shfrytëzonte dhe të luante lojë shumë më sulmuese, pse jo për të marrë fitoren, sepse vështirë se mund të ketë një sfidë më të lehtë në transfertë. Megjithatë, Bariç kësaj radhe nuk rrezikoi, duke parapëlqyer të marrë një pikë nga kjo sfidë, sigurisht edhe për shkak të rinovimit eventual të kontratës me FSHF-në. Një argument tjetër që kuqezinjtë është dashur të marrin më shumë nga kjo ndeshje, qëndron edhe tek ana e tifozerisë. Në fakt, ndonëse numri i tifozëve shqiptar ishte dukshëm më i vogël se i atyre sllovenë, thuajse gjatë gjithë kohës ata ishin më të zëshëm, duke kërkuar edhe fitoren në këtë duel, që për fat të keq nuk erdhi. Pas ndeshjes trajneri Bariç u shpreh i kënaqur me barazimin dhe paralajmëroi një lojë më sulmuese ndaj Bullgarisë pas katër ditësh, gjë e cila megjithatë është pak e mundshme të ndodh në fushë, duke analizuar mirë deklaratën e Bariçit. Në realitet Bariç u shpreh se ndaj Bullgarisë kuqezinjtë do të luajnë lojë shumë më ofanzive, por rikujtoj se Bullgaria është 30 vende më lart në renditjen e FIFA-së si dhe theksoi se synimi i tij në dy takimet ndaj Bullgarisë dhe Bjellorusisë është marrja e 4 pikëve, që do të thotë se realisht kroati mendon të marrë një barazim ndaj bullgarëve dhe një trepikësh ndaj bjellorusëve. Objektivi i Bariçit tashmë është vendi i katërt, për të qenë në një vazo më të mirë në shortin e kualifikimeve për Botërorin "Afrika e Jugut-2010" dhe në rast se nuk arrihet edhe ky objektiv, atëherë pa dyshim se ka arsye për pakënaqësi nga tifozët dhe vetë drejtuesit e FSHF-së, edhe pse trajneri kroat ka merita për rinovimin e kombëtares, i cili s'do mend se duhet vazhduar ende. Shqipëria momentalisht ka 10 pikë, një më pak se Sllovenia, por gjithashtu edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Deri në fund të ciklit eliminator Euro-2008, kuqezinjtë do t'i zhvillojnë edhe tri ndeshje, ndaj Bullgarisë dhe Bjellorusië si vendës dhe ndaj Rumanisë në transfertë.

Blerim HALIMI
-------------------------------------------------


Tiranë, 11 tetor - Lorik Cana do të rikthehet në fushë për kombëtaren shqiptare më shpejt se që ishte menduar.

Apeli i UEFA-s i ka ulur dënimin mesfushorit të Marseille nga tre në dy ndeshje mosaktivizim për episodin e ndeshjes me Holandën kur ai ishte përjashtuar me karton të kuq pas një goditje ndaj Ruud van Nistelroy. Gjithçka ka ardhur pas ankesës që FSHF i ka drejtuar UEFA-s. Kështu Cana pas “pauzës” së detyruar për ndeshjet kundër Sllovenisë (më 13 tetor) dhe Bullgarisë (më 17 tetor) do t’i rikthehet fushës së blertë në ndeshjen e fundit që kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë në shtëpi për eliminatoret e “Euro 2008” ndaj Bjellorusisë që do të luhet në Tiranë më 17 nëntor.


Postuar nga IQVLORA datë 24 Nëntor 2007 - 00:57:

Puc kunder Baricit

Disa lojtare te perfaqsueses sone, duke e ndjere rrezikun e zevendesimit te tyre nga te rinjte, qe Baric mendonte te sillte ne ekip,i bene atij ne puc te turpshem duke humbur ne menyre te turpeshme me Bjellorusine 4-2 dhe me rumanine 6-1.Pra ne dy ndeshje pesuan 10 gola.Nga te gjithe tifozet u kuptua pabesia ndaj trainerit kroat.Baric ishte nje trainer i zoti.Ai mendonte ta rinovonte kombetaren shqiptare per ta bere ate te sukseseshme,por ne disa kerrave te vjeter qe po u vinte fundi,ndoshta edhe ndonje drejtues i larte i federates sone ja punuan Baricit te ndershem.Ai dha doreheqje i tradhetuar.Nga te gjithe ne ai do te mbahet mend si traineri me i suksesshem i ekipit kuqezi.Ai do te nmbetet ne kujtesen tone gjithmone i nderuar e i respektuar.Kerrave te vjeter ju intereson vendi ne kombetare,pavaresisht se e cuan ekipin tewk vendi i qenit themi ne vlonjatet.Turp per ta


Postuar nga Glaukus datë 24 Nëntor 2007 - 01:40:

- nji thashethem tjetër , që qarkullonte në xhiro ,  IQVlora ishte edhe për nji shitje ndeshjeje nga ana e ( F Sh F ) , për shlyerjen e gjobave që kish marr kombëtarja jon . Flitej se në shumë shtete të Evropit ishte hequr nga skedinat si ndeshje ( tek të dyja ndeshjet e rradhës ) pasi ishin von sasira të konsiderueshme eurosh ( me transferta që vinin nga Shqipëria ) ... 

 


Postuar nga Piktor datë 24 Nëntor 2007 - 02:31:

Un spo shtoj asgje tjeter vetem ate qe thane Tifozet kuq e zi TURP.


Postuar nga Mandi-DiNaMo datë 11 Shtator 2008 - 04:40:

Shqiperi 3

Malt 0

FORCA CUNA Forca Shqiperiaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa


Postuar nga Vizioner datë 27 Mars 2009 - 23:04:

SHQIPERI vs HUNGARI


I Uroj fitore Parfaqesueses tone ne kete ndeshje!

Forca Shqiperia!


Postuar nga shelgu datë 28 Mars 2009 - 00:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!
SHQIPERI vs HUNGARI


I Uroj fitore Parfaqesueses tone ne kete ndeshje!

Forca Shqiperia!



Tani me kete Hanin, do tundim malet ne.


Postuar nga lezhjani-82 datë 28 Mars 2009 - 05:55:

- Do fitojm apo jo????
- Po. po .po

Mos i humbni shpresat, nuk jemi akoma ne ate nivel te lart qe te deshperohemi per nje fat te tille!
Shkoni ne kishe/xhami e lutuni per kombtaren ton!


Postuar nga kurt datë 28 Mars 2009 - 06:51:

nemos gabohem ndeshja eshte neser! nuk e di c'far ore dhe nuk e di si/ku mund ta shikoj ne internet ndokun!!
thanks in advance nese ndokush jep ndonje informim...


Postuar nga Vizioner datë 28 Mars 2009 - 11:42:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
nemos gabohem ndeshja eshte neser! nuk e di c'far ore dhe nuk e di si/ku mund ta shikoj ne internet ndokun!!
thanks in advance nese ndokush jep ndonje informim...



kurti prsh

Ndeshja eshte ne 19 e 30 me oren e Shqiperise!

Une e kam pare gjithmon ketu www.shqiperia.tv kjo eshte nje TV-online qe i transmenton gjithmone ndeshjet dhe uroj qe ta japi dhe kete ndeshje!


Forca Shqiperia


Postuar nga kurt datë 28 Mars 2009 - 15:53:

FLM Une jam...!!! ma tregoj gjergji ket stacionin para pak kohesh por nuk isha i sigurt nese e japin aty se sa here hyj vetem muzik japin, nejse shpresoj ta shoh aty.
FLM edhe njehere...


Postuar nga kurt datë 29 Mars 2009 - 00:18:

ehh!! fuck it!! as nuk me lejon te hyj ne stacion te shoh ndeshjen se ka arritur maksimumin e shikuesve thote...!!


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Mars 2009 - 00:28:

O zot sa lojtar te shemtut ............ sikur kane ardhur nga uzbekistani ..........


Postuar nga Piktor datë 29 Mars 2009 - 00:32:

Thuj shyqyr qe po e jep dhe Tvsh me ne fund.


Postuar nga SmoKer datë 29 Mars 2009 - 00:33:

Turll keep us updated please with the scores !


Postuar nga kurt datë 29 Mars 2009 - 00:34:

jam shume me nerva tani!!! as nje fucking online tv nuk me lejon te shoh kyt fucking ndeshje...
ehh!! ffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffff
ffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffff
ffffffffffffff a mund te shihet ndikund tjeter?!?!


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Mars 2009 - 00:34:

Vidic shenoi golin e dyte per serbet me rrrrumunet ........ .

per ndeshjen tone shkoni ketu : http://livefutboll.forum.st/


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Mars 2009 - 00:43:

Sa i mire qeka ky portieri ..............


Postuar nga SmoKer datë 29 Mars 2009 - 00:48:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
jam shume me nerva tani!!! as nje fucking online tv nuk me lejon te shoh kyt fucking ndeshje...
ehh!! ffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffff
ffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffffff
ffffffffffffff a mund te shihet ndikund tjeter?!?!



calm down man , I'm frustrated just as u are


Postuar nga kurt datë 29 Mars 2009 - 00:49:

thanks turll!! as nuk ja kam haberrin cfar gjuhe eshte kjo e komentatorit por mire qe po shoh.
thank you...


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Mars 2009 - 00:54:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`


calm down man , I'm frustrated just as u are



Ke edhe www.myp2p.eu


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Mars 2009 - 01:00:

Keta lojtaret tane kane mangesira thelbesore per nje futbollist ........... .


Postuar nga lezhjani-82 datë 29 Mars 2009 - 01:01:

Ketu, vetem se nuk eshte ne shqip, por eshte me e paster!


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Mars 2009 - 01:09:

Hajde mbrojtje hajde ......... Ku ishte Cana per coffe break?????????? Po Lala baben ka cu me lujt sot se ishte me ato .... ? Ai Vangjeli e piu qumeshtin ne mengjes???????


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Mars 2009 - 01:17:

Kush eshte 11 jone??????? Ca mut fanellash ka kjo kombetare ..... pse s'i kane emrat mbrapa?????


Postuar nga BIONDIA datë 29 Mars 2009 - 01:23:

mbaroi pjesa e pare
SHQIPERI -HUNGARI 0-1
e vetmja gje e bukur tifozet qe jane ne stadium sa per lojen aq takat kane lojtaret tane mos presim ma shume por nuk eshte se Hungaria ka loz kushedi se cfare ....albitri duket sikiur ka lexuar manualin italian e dreqnosi ndeshjen .................................forca Shqiperi


Postuar nga AndreaPirelli datë 29 Mars 2009 - 01:29:

Loja jone eshte rremuje. Kap topin hudhe para .................. .


Postuar nga kurt datë 29 Mars 2009 - 01:32:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`


calm down man , I'm frustrated just as u are

hehe!prap frustated se e hengrem golin! nejse besoj se po e shikon edhe ti.
thanks to turll and all these guys here...


Postuar nga lost_soul datë 29 Mars 2009 - 11:20:

Prap u rrafem heeee?

Mos u merzisni shoke tifoze, se nje dite do fitojme dhe do kemi me c'te mburremi per nja 20 apo 30 vjet rrjesht.


Postuar nga shelgu datë 29 Mars 2009 - 19:31:

Po c'ishin aq te pashem keta lojtaret tane!

Njeri me i bukur se tjetri. Te vinte gjynaf per Zotin, aq te shtrembra i kishin kokat. Fytyra te vuajtuuuuraaaa.


Postuar nga BIONDIA datë 29 Mars 2009 - 22:18:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Po c'ishin aq te pashem keta lojtaret tane!

Njeri me i bukur se tjetri. Te vinte gjynaf per Zotin, aq te shtrembra i kishin kokat. Fytyra te vuajtuuuuraaaa.




cedrus mos mendoje gje se po shikoje Mister Shqiperine se atje ka fytyra te bukura qe te marrin me qafe ??
Kokat e lojtare shqiptare jane njellojsi ato te lojtarve te tjere vetem me nje ndryshim se keto te lojtare tane kan fjet ne djepe dhe te rri koka vetem ne nje pozicion keto te huajt ne krevat ne rrotullohesh si te duash nga njeri cep ne tjerin .....pastaj koka ashtu del ne nga floket se keta lojtare e huaj e kan lare me shampo sa kan lind lojtaret tane me sapun 5 lekesh deri ne vitet e fundit ky eshte ndryshimi ..sjan dakort per bukurine sepse dhe ato te hungarise nuk ishin kushedi se car por nuk mund te thuash qe Cana, Duro,Berisha,Hidi sjan te paraqitshmen ...le dicka per te deshiruar ato vlonjanet qe jan pak te shkurter me trup por per te lozur jane te mire ....
Te vuajtura por ti mos cun/goce mendo te duken te vuajtur keto qe jan ne kombetare qe shumica lozin jashte e kane nje regjim ngrenie te mire pale te mendoke ato qe lozin ne shqiperi qe dreka eshte e perbere nga nje diet aq e varfer qe skan fuqi me nejt ne kembe jo me u turr 90 min mbas topit ...e mos flasim per regjimin qe e pine "hashashin me llulle e raki "prandaj mos na hap barkun me keto legena qe po e cojne kombetren si "kove pusi " ne fund te renditjes.....


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.