Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Me ne fund. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18476)

Postuar nga RAIMONDI datë 10 Dhjetor 2011 - 09:46:

hahahahahahahahaha --DDoja tja hidhja poshte te gjitha ate teorine e Sales ,se nuk me pelqen fare --Por e kapi ky

Postuar nga arturm datë 10 Dhjetor 2011 - 13:24:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
po

as qe kisha dyshim qe ishte nje gabim ne shprehje, por ketu duhet ti precizosh mire gjerat se vjen Lulja (p.sh.), e lexon, dhe hajde mbushi mendjen qe s'eshte ashtu pastaj

Postuar nga arturm datë 10 Dhjetor 2011 - 13:34:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor

Gjithsesi, vitin qe vjen zgjidhet presidenti dhe do ishte mire qe te kihet prarsysh ajo qe thashe une, presidenti mbi 65 vjeç.

Po pse nuk kishte mbi 65 vjec Mojsiu? Ndryshonte gje atehere kur per me teper Mojsiu ishte zgjedhur me konsensus?

Sa per "terheqjen e investimeve" per arsye te takses se sheshte vertet mendon ti se nje biznesmen i huaj, pasi te shikoje pamje te tilla nga Zvicra me Det

http://www.youtube.com/watch?featur...d&v=_5S9MPeiStw

do vije te investoje ne Shqiperi sepse paska "takse te sheshte"? Vertet mendon ti se ndjehen te sigurte per investimet e tyre nga kjo policia qe shikon ti ketu ne video?

Ti thua shpesh ketu "te ndryshojme kete ligj" "te ndyrshojme ate moshe" "te ndryshojme ate takse" etj.

Fllite mire ne mendje o Piktor, e vetmja gje qe duhet ndryshuar ne Shqiperi ka nje emer "Sali Rame Breisha".

Postuar nga Vizioner datë 10 Dhjetor 2011 - 14:30:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

e vetmja gje qe duhet ndryshuar ne Shqiperi ka nje emer "Sali Rame Breisha".

..do te thoja; Jo e vetmja, POR Kryesorja.

Postuar nga RAIMONDI datë 11 Dhjetor 2011 - 05:39:

Pas 10 vjetesh ,per here ,sot piva nje cigare ,qe mu fik ndersa po e pija ,dhe e hodha fare ....hahahahaha

Ishte cigare "MORE" ---Nga keto lloj cigaresh mbaja ne makine ne Vlore ..

Postuar nga varka datë 19 Dhjetor 2011 - 19:11:

Me ne fund, PS duket se i ka hipur gomarit sic duhet, por qe te vije ne pushtet ka shume per te bere. PS eshte ne pozitat e PD's ne vitet 2000 kur Berisha bente luften brenda llojit, largoi te gjithe brezin e ri dhe afroi militantet dhe brezin e vjeter. Ju desh 5 vjet qe ta kuptonte gabimin. Ne te njejten pike me duket Rama sot, per te eshte me e rendesishme karrigja e kryetarit te PS sesa ajo e kryeministrit. Ska si shpjegohet ndryshe konfliktet qe ka me Blushin, Harasanin, Islamin, Mejdanin dhe figura te tjera te respektuara ne PS.

Postuar nga Piktor datë 23 Dhjetor 2013 - 02:52:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Prape faji i opozites eshte o Piktoro, paskan harruar vajin e gjelles?

Po mire edhe per kete do zihemi ne?

Po ai nje propozim eshte, le ta shtoje opozita edhe vajin e gjelles, mbase opozita nuk kundershton.

Le te mblidhen qe neser, sapo te lirohet Parlamenti nga homazhet per Steve Jobsin, dhe le ta bejne ate ligj.

Si thua ti?

Eshte kollaj ti kerkosh tjetrit heqjen e Tvsh per ushqime baze por ja qe kur vjen ne pozite nje dite jo vetem qe nuk i heq por shton akcizat.
Qe te mos keqkuptohemi nuk kam asgje per akcizen e duhanit, alkolit dhe pijeve energjitike.

Postuar nga arturm datë 23 Dhjetor 2013 - 04:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Eshte kollaj ti kerkosh tjetrit heqjen e Tvsh per ushqime baze por ja qe kur vjen ne pozite nje dite jo vetem qe nuk i heq por shton akcizat.
Qe te mos keqkuptohemi nuk kam asgje per akcizen e duhanit, alkolit dhe pijeve energjitike.

Nga ana ime shpresoja qe e kishe kuptuar qe ketu une nuk flisja per "propozimin" e opozites se kohes por per batuten tende mbi lenien jashte listes se vajit te gjelles.

Megjithate eshte shume i drejte ky observim qe ben ti (e them sinqerisht). Po te isha "si Berisha" do i coja te njejtin draft ne parlament dhe te shikoja cfare reagimi do kishin.

P.s. O Piktoro, si duhet te them ketej e tutje "si Berisha" apo "si Basha", se nuk jam i qarte kush vendos ne PD.

Postuar nga dylan datë 24 Dhjetor 2013 - 03:06:

me ne fund po jetojme te lumtur

Postuar nga Piktor datë 25 Dhjetor 2013 - 23:32:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

P.s. O Piktoro, si duhet te them ketej e tutje "si Berisha" apo "si Basha", se nuk jam i qarte kush vendos ne PD.

Tani x tani bejme krahasimet me kohen e Berishes. Kur te vije Basha ne pushtet flasim per te.
Si e justifikon rritjen e borxhit arturm?
Sa e parashikon ti kete borxh vitin qe vjen.

Postuar nga arturm datë 29 Dhjetor 2013 - 01:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Si e justifikon rritjen e borxhit arturm?
Sa e parashikon ti kete borxh vitin qe vjen.

270 milionë dollarë kontrata të lidhura e të papaguara.

160 milionë dollarë për rimbursimin e TVSH.

50 milionë për ujin dhe dritat te lënë pas.

40 milionë dollarë për financimin e qeverisjes vendore nga ekzekutivi jane lënë pa financuar.

60 milionë dollarë që duhet të ishin shpenzuar për ndihmëm ekonomik, u shpenzuan për kumarin elektoral.

etj etj etj

Keto leke jane vetem pagesa "te lena trashegim" nga miqte e tu Piktor. Duhen paguar apo te vazhdojne edhe keta me teorine Berishisto/partizane "parate e kripes hajde merri pas clirimit te atdheut".

Eshte e dyta here qe Berisha e le pushteti me keq se Zogu shqiperine.

Pervec ketyre (te prapambetura) duhen edhe ato per vitin qe vjen, se s'behet gje pa pare o Piktor.

Ti ke ndonje recete?

Megjithate personalisht mendoj se urgjentisht duhet te ripristinohet ligji qe ndalonte rritjen e borxhit mbi 60% te PBB-se (te kujtohet gje kush e hoqi ate ligj o Piktor?)

Postuar nga Piktor datë 29 Dhjetor 2013 - 03:48:

Keto shifra ti ka mesuar Rama ty dhe nuk del dot nga guacka ku te ka futur ai e te shikosh apo degjosh pertej saj.
Edhe po ti mbledhesh keto numrat e Rames nuk del borxhi aq sa thote ai, lere qe per matematike nuk ja thote fare ai, e ke parasysh vete....
Por ai harroi edhe borxhin qe i kane shtetit bizneset dhe private te ndryshem qe e ul ndjeshem kete borxh.
Une po te pyes perseri dhe pergjigjen ke kohe deri ne fund te 2014.
A nxirret borxhi me borxh dhe per çfare arsye u muar gjithe ai borxh?

Postuar nga Piktor datë 29 Dhjetor 2013 - 03:58:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

Megjithate personalisht mendoj se urgjentisht duhet te ripristinohet ligji qe ndalonte rritjen e borxhit mbi 60% te PBB-se (te kujtohet gje kush e hoqi ate ligj o Piktor?)

Po sikur, gdp te ngrije ose ulet si i behet te mbahet kufiri i 60%. Jo bre arturm, borxhi qe merret duhet te justifikohet dhe ne baze te masterplanit ai rishikohet. Nga vete natyra ai eshte fleksibel dhe nuk behen llogarite hava. Nese une rris borxhin dhe kemi rritje ekonomike jemi ok. teposhtja vjen kur nuk kemi rritje ekonomike. Sa do te jete rritja ekonomike dhe sa u rrit borxhi? Parashikohet ndonje mrekulli e 2% po u realizua sa u rrit borxhi faktik?

Postuar nga AngelDevil datë 29 Dhjetor 2013 - 21:39:

Do i them SHkelqos te vije ti hudh 1 sy ksaj temes prej ekspertesh ekonomik

Postuar nga Piktor datë 29 Dhjetor 2013 - 22:31:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Do i them SHkelqos te vije ti hudh 1 sy ksaj temes prej ekspertesh ekonomik
Nuk ka premtuar heqje tvsh, per ushqimet baze Qimi si sheqerin, vezen, qumeshtin etj etj ai ka premtuar vetem nje gje qiqra ne hell. Dmth ben ate qe i thone.

Postuar nga arturm datë 29 Dhjetor 2013 - 22:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
A nxirret borxhi me borxh dhe per çfare arsye u muar gjithe ai borxh?

Ne nje situate kur miqte e tu prishen per fushate elektorale deri leket e ndihmes ekonomike dhe arka e shtetit eshte bosh (te ishte bosh do ishte mire, por eshte me qindra milione euro borxh QE NE NJE FARE MENYRE DUHET SHLYER) pergjigju ti me pare pyetjes sime:

A ke ti ndonje recete tjeter?

Pastaj te pergjigjem une (s'ka nevoje te presim fundin e 2014)

Postuar nga arturm datë 29 Dhjetor 2013 - 23:06:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Po sikur, gdp te ngrije ose ulet si i behet te mbahet kufiri i 60%. Jo bre arturm, borxhi qe merret duhet te justifikohet dhe ne baze te masterplanit ai rishikohet. Nga vete natyra ai eshte fleksibel dhe nuk behen llogarite hava. Nese une rris borxhin dhe kemi rritje ekonomike jemi ok. teposhtja vjen kur nuk kemi rritje ekonomike. Sa do te jete rritja ekonomike dhe sa u rrit borxhi? Parashikohet ndonje mrekulli e 2% po u realizua sa u rrit borxhi faktik?

Keto jane budallalleqe Piktor. Borxhi nuk merret ne fillim te vitit.
Jane te gjitha parashikime (sic eshte edhe PBB-ja).
A nuk ndodh e njejta gje edhe me buxhetin e shtetit? Si mund te flitet per buxhet te 2014 tani ne fund te 2013? Behen llogaritje/parashikime/plane nga ekonomistet. Natyrisht ne nje moment te vitit qe vjen nevoja te rishikohet (+ ose -) dhe e njejta gje duhet bere edhe me borxhin.

Llogjika e do qe te besohet me shume Rama QE THOTE marr kaq borxh per te shlyer (lexo rinis ekonomine) huate e shtetit me bizneset, se FAKTI qe Berisha ka marre 1 miliarde e 200 milione dollare borxh per te shtruar 50 km rruge (kombi). Nuk te pashe te zemeruar atehere.

Quhet llogjike Piktor, une s'jam ekonomist.

Postuar nga AngelDevil datë 29 Dhjetor 2013 - 23:33:

Citim:
Po citoj ato që tha varka
Me ne fund, PS duket se i ka hipur gomarit sic duhet, por qe te vije ne pushtet ka shume per te bere. PS eshte ne pozitat e PD's ne vitet 2000 kur Berisha bente luften brenda llojit, largoi te gjithe brezin e ri dhe afroi militantet dhe brezin e vjeter. Ju desh 5 vjet qe ta kuptonte gabimin. Ne te njejten pike me duket Rama sot, per te eshte me e rendesishme karrigja e kryetarit te PS sesa ajo e kryeministrit. Ska si shpjegohet ndryshe konfliktet qe ka me Blushin, Harasanin, Islamin, Mejdanin dhe figura te tjera te respektuara ne PS.

Gabim gabim por e rendesishme eshte qe i hypi karriges se kryeministrit ky Rama.

Blushit e te tjereve ju hudhi noj kocke me lepi dhe jua mbylli gojen, tani me Tahirin Spiropalin Ahmetin Veline Mimushen dhe kta rroca pocat e tjere qe i rrijne para mbrapa do shtyjne me zor noj mandat 4 vjecar, deri sa tja gllaberoje Meta PSne.

Postuar nga AngelDevil datë 29 Dhjetor 2013 - 23:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Nuk ka premtuar heqje tvsh, per ushqimet baze Qimi si sheqerin, vezen, qumeshtin etj etj ai ka premtuar vetem nje gje qiqra ne hell. Dmth ben ate qe i thone.

Po jane premtime mo Beni ala i beson ti ketyre qe thuhen gjate fushatave elektorale

Tani per tju sqaruar ju te dyve ne lidhje me rritjen ekonomike, nje vend eshte me i favorizuar qe te kete rritje ekonomike kur niveli i borxhit ekonomik eshte me i ulet madje ka modele te mira nga vendet ish komuniste qe vendosen ne kushtetute qe niveli i borxhit mos kaloje masen 60 %. Nderkohe Banka Boterore FMN te kane vene kusht qe borxhi sduhet te kaloje 40% por ne ta enderrojme per 20 vitet e ardhshme ndoshta.

Qe te shtosh borxhin qe ke do te thote te zhytesh me thelle ne varferi vendin, vetem nese keta e marrin kete borxh dhe e perdorin me zgjuarsi per investime me leverdi te larte gje kjo qe ka pak gjasa te ndodhi.

Postuar nga Piktor datë 29 Dhjetor 2013 - 23:55:

Jo moj xhane se shume shtete te perparuara kane borxhin publik me te larte se pbb. Ndersa Fmn dhe Bb jane dy shoqata qe kane pare boll dhe duan fitim te sigurte. Ti nenshtrohesh FMI do te thote te mos rritesh kurre dhe te punosh per te. Ata aq e pane te arsyeshme aq na dhane borxh.

Postuar nga Piktor datë 30 Dhjetor 2013 - 00:03:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

Ne nje situate kur miqte e tu prishen per fushate elektorale deri leket e ndihmes ekonomike dhe arka e shtetit eshte bosh (te ishte bosh do ishte mire, por eshte me qindra milione euro borxh QE NE NJE FARE MENYRE DUHET SHLYER) pergjigju ti me pare pyetjes sime:

A ke ti ndonje recete tjeter?

Pastaj te pergjigjem une (s'ka nevoje te presim fundin e 2014)

Ja te shohim sa do prishin per fushate keta qe kemi ne pushtet arturm qe te jap nje gjykim te plote. Edhe mos harro ishte vit elektoral, me buxhet te zmadhuar dhe serish ja arriti te dilte me rritje ekonomike. Pa harruar se ne çdo vit ka pasur rritje rrogash e pensionesh ka pasur indeksime ne fund te viti, rroge te 13 per AP- administraten publike. Ka bere vepra monumentale si tunelin e Elbasanit, investime ne infrastruktura me rruge te asfaltuara dhe ura. Normal qe keto gjera ju nuk i shihni, sepse nuk ju pelqejne ju verbojne e pastaj tallni bythen me kete popull duke i thene na ka zhyt Sala ne borxh. Neser arturm neser . Kjo neser eshte fundi i 2014, 2017 dhe hajde me nje bilanc e diskutojme. Megjithese nje gje e di mire se per ju fajin e kane gjithmone te tjeret sa te keni mundesi te tallni bythen me kete popull.

Postuar nga Piktor datë 30 Dhjetor 2013 - 01:02:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

Keto jane budallalleqe Piktor. Borxhi nuk merret ne fillim te vitit.
Jane te gjitha parashikime (sic eshte edhe PBB-ja).
A nuk ndodh e njejta gje edhe me buxhetin e shtetit? Si mund te flitet per buxhet te 2014 tani ne fund te 2013? Behen llogaritje/parashikime/plane nga ekonomistet. Natyrisht ne nje moment te vitit qe vjen nevoja te rishikohet (+ ose -) dhe e njejta gje duhet bere edhe me borxhin.

Llogjika e do qe te besohet me shume Rama QE THOTE marr kaq borxh per te shlyer (lexo rinis ekonomine) huate e shtetit me bizneset, se FAKTI qe Berisha ka marre 1 miliarde e 200 milione dollare borxh per te shtruar 50 km rruge (kombi). Nuk te pashe te zemeruar atehere.

Quhet llogjike Piktor, une s'jam ekonomist.

Borxhi nuk merret ne fillim te vitit thote! Mos na çudit tani. Mire qe e pranon qe nuk je ekonomist. As une nuk jam ekonomist, ama dy gjera i kuptoj. Matematiken dhe bilancin. Edhe nje here se po themi te njetat gjera por nuk po merremi vesh.
Kur merret borxh, ai duhet shlyer pasi ndryshe ka konsekuenca. Nga nje % e caktuar kalon ne ngritje. Pavarsisht shumes qe ke borxh. Normal se sa me i madh te jete borxhi aq me shume shtohen rreziqet. Shqiperia per kete arriti shkallen max B1 sepse me ate rritje ekonomike ne mund te merrnim edhe B2.
Fakti qe kishim nivel te larte te borxhit nuk na jepte kete luks mirpo rritja ekonomike te pakten na mbante ne ekuiliber. Normal qe qeveria e atehershme beri te gjitha politikat e mundeshme per ta bere kete vend sa me aktraktiv si me nivel te ulet taksash, perjashtim nga taksat per kategori te caktuara biznesi qe rrisnin punesimin e njerezve etj etj pa harruar asnjeher traret qe vinte ne rrota opozita e atehershme. Opozita e bilbilave, tambureve, gomave te djegura bojkoteve, rrethimeve te institucioneve, greva urish, protestave masive etj. Vetem me nje qellim marrjen me çdo kusht te pushtetit. Diten qe do na jepej statusi i antarit me te drejta te plota ne Nato ata nuk nguruan te protestonin ne menyre origjinale duke mbyllur gojen me shamite e zeza. Po keshtu diten qe do jepej vendimi per heqjen e vizave per shqiptaret e varfer ky kryeminister nuk ngurroi te deklaronte se europa do ta paguante shtrjte kete me 1 milon te papunet shqiptare. Votimi i tre ligjeve qe kerkohej nga Be dhe ky nuk i votoi ato derisa nuk garantoi bythen e vet ne ate karrike. Mirpo ja qe europa nuk ta fal, tani i ka thene ne qershor pastaj do i thote ne dhjetor e keshtu i behen tre jo Rames per t'ja mbyllur porten e Be. Tani thote qe qenka faji i europes qe nuk do myslymane. Ta kishim ditur me kohe kete pune nuk do kishim shpenzuar gjithe keto energji.

Postuar nga AngelDevil datë 30 Dhjetor 2013 - 01:24:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Jo moj xhane se shume shtete te perparuara kane borxhin publik me te larte se pbb. Ndersa Fmn dhe Bb jane dy shoqata qe kane pare boll dhe duan fitim te sigurte. Ti nenshtrohesh FMI do te thote te mos rritesh kurre dhe te punosh per te. Ata aq e pane te arsyeshme aq na dhane borxh.

Xhan xhani spo flasim per shtete te perparuara por per vende ne zhvillim me ekonomi te brishte.

FMN BB sjane shoqata por organizma nderkombetare qe nxisin zhvillimin ekonomik, stabilizim monetar marveshje dhe bashkepunime te shteteve anetare nepermjet projekteve/huave dhe asistences teknike etj etj.

Te pranosh keshillat e tyre do te thote zhvillim, jo me kot huate qe japin ata kane te bejne me investimet pra te udhezojne ne rrugen e duhur. Nese huate i perdor per investime qe i sjellin te ardhura ketij vendi do te thote rritje ekonomike.

Postuar nga arturm datë 30 Dhjetor 2013 - 03:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Jo moj xhane se shume shtete te perparuara kane borxhin publik me te larte se pbb. Ndersa Fmn dhe Bb jane dy shoqata qe kane pare boll dhe duan fitim te sigurte. Ti nenshtrohesh FMI do te thote te mos rritesh kurre dhe te punosh per te. Ata aq e pane te arsyeshme aq na dhane borxh.

Piktoro, nuk po te marr vesh, eshte mire apo keq te marresh borxh?

Para se te vazhdojme, kush eshte receta jote?

Postuar nga arturm datë 30 Dhjetor 2013 - 03:53:

Per te pasur nje ide me te qarte

Buxheti i 2014-ës përballë atij të 2012-ës

NGA EDUARD ZALOSHNJA

Plot 24 orë zgjati debati i detajuar rreth projekt-buxhetit të shtetit për vitin 2014, paraqitur në Kuvend nga qeveria aktuale. Të cilin opozita e quajti draft të shkatërrimit, ndërsa mazhoranca e quajti një draft që vë në lëvizje ekonominë shqiptare. Mbi 30 amendamente të atij drafti, të propozuara nga opozita, do të debatohen kur të bëhet diskutimi i buxhetit nen për nen në Kuvend në datën 28 dhjetor. Por, që të kemi një tablo të përmbledhur të kleçkave tw ndryshme buxhetore, le të krahasojmë zërat kryesorë të projekt-buxhetit të 2014-ës me atë që u votua në Kuvend për vitin 2012, kur opozita aktuale ishte në pushtet dhe mazhoranca aktuale ishte në opozitë (2013-ën nuk po e marrim në konsideratë sepse ishte një vit gjysmagjel nga pikpamja e pushtetit).

Që krahasimi mes dy viteve të ketë kuptim, duhet ta bëjmë në përqindje ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), i cili përfaqëson vlerën e re të krijuar nga aktiviteti ekonomik në vend gjtatë një viti (PBB-ja parashikohet të jetë rreth 14 miliard dollarë vitin që vjen).

Le të nisim me shpenzimet e buxhetit, të cilat parashikohen të shtohen me 4.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës. Më në hollësi, në projekt-buxhetin e 2014-ës parashikohet se:

Shpenzimet për personelin e administratës shtetërore do të shtohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Pagesat e interesave të borxhit të akumuluar deri më sot do të pakësohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet operative dhe mirëmbajtjes do të shtohen me 0.4% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Subvencionet do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet për Sigurimet Shoqerore do të shtohen me 0.8% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet për Sigurime Shendetesore do të shtohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet për Politika te Reja Pensionesh do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet per Kompensimin ne Vlere te Pronareve do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet per Buxhetin Vendor do të shtohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Pagesa e Papunesisë do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Ndihma Ekonomike do të shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Kompensimi për ish të përndjekurit politikë do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Kompensimi per energjine elektrike do të shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Fondi Rezerve dhe Kontigjenca do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet Kapitale (investimet publike) do të pakësohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura (tatimore, infrastrukturore etj.) do të shtohet me 2.5% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Duke përmbledhur, shtesa prej 4.1% e PBB-së në totalin e shpenzimeve, krahasuar me buxhetin e 2012-ës, vjen kryesisht nga shpenzimet për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura tatimore, infrastrukturore, etj. (rreth 350 milion dollarë), që do t’u shkojnë bizneseve dhe që do të financohen nga FMN-ja e Banka Botërore. Një kontributor tjetër i rëndësishëm i shtesës së shpenzimeve është zëri “Shpenzimet për Sigurimet Shoqerore”, që do të shtohen me 0.8% të PBB-së ose rreth 110 milion dollarë dhe do të mbulohen pjesërisht me rritjen e kontributeve për Sigurimet Shoqërore në raport me PBB-në.

Në llogari të fundit, mund të thuhet se shpenzimet e parashikuara në buxhet ndjekin pak a shumë kurbën e PBB-së. Përjashtim bën vetëm shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve, që përbën një shpenzim të veçantë të këtij viti.

Le t’i hedhim tani një vështrim të ardhurave të parashikuara të 2014-ës. Së pari, të ardhurat jotatimore dhe ndihmat do të jenë në nivelin 2.1% të PBB-së, nga 2.2% të PBB-së që ishin në buxhetin e vitit 2012. Pra, do të mbeten praktikisht në të njëjtin nivel relativ.

Nga ana tjetër, barra tatimore në 2014-ën parashikohet të jetë 24% (të ardhurat tatimore pjestuar për Produktin e Brendshëm Bruto), ndërsa ishte 23.4% në buxhetin e 2012-ës. Pra, vjelja e pemës ekonomike nëpërmjet taksimit parashikohet të shtohet me 0.6%, krahasimisht me 2012-ën. Duke analizuar zërat një nga një, për të parë sesi kontribuon secili në këtë rritje 0.6%, konstatojmë:

Tatimi mbi Vleren e Shtuar pakësohet me 0.6% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi Fitimin shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Akcizat shtohen me 0.4% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi te Ardhurat Personale pakësohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat Nacionale dhe të tjera (ku përfshihet edhe taksa e karburantit) shtohen me 1.0% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat Doganore pakësohen me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat Lokale pakësohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi Pasurine (ndertesat) shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi Biznesin e vogël pakësohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat e Sigurimeve Shoqërore, Sigurimeve Shendetesore, etj. shtohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Siç tregojnë këto shifra, rritja e barrës tatimore prej 0.6% të PBB-së (rreth 84 milion dollarë), krahasimisht me buxhetin e 2012-ës, vjen kryesisht nga rritja e taksave nacionale të qarkullimit prej 1% të PBB-së (rreth 140 milion dollarë). Rritje kjo që balancohet me pakësimin agregat prej 0.4% të PBB-së në zërat e tatimeve dhe taksave të tjera (rreth 56 milion dollarë).

Postuar nga Vizioner datë 31 Dhjetor 2013 - 01:45:

Thumbs up

Po

FMN BB sjane shoqata por organizma nderkombetare qe nxisin zhvillimin ekonomik, stabilizim monetar marveshje dhe bashkepunime te shteteve anetare nepermjet projekteve/huave dhe asistences teknike etj etj.

Te pranosh keshillat e tyre do te thote zhvillim, jo me kot huate qe japin ata kane te bejne me investimet pra te udhezojne ne rrugen e duhur. Nese huate i perdor per investime qe i sjellin te ardhura ketij vendi do te thote rritje ekonomike. [/B][/QUOTE]

Postuar nga Piktor datë 31 Dhjetor 2013 - 02:15:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Xhan xhani spo flasim per shtete te perparuara por per vende ne zhvillim me ekonomi te brishte.

FMN BB sjane shoqata por organizma nderkombetare qe nxisin zhvillimin ekonomik, stabilizim monetar marveshje dhe bashkepunime te shteteve anetare nepermjet projekteve/huave dhe asistences teknike etj etj.

Te pranosh keshillat e tyre do te thote zhvillim, jo me kot huate qe japin ata kane te bejne me investimet pra te udhezojne ne rrugen e duhur. Nese huate i perdor per investime qe i sjellin te ardhura ketij vendi do te thote rritje ekonomike.

Po te ishte kaq e lehte shtete si Italia apo Usa nuk do te kishin nje borxh publik kaq te larte.
Pa harruar se Usa dhe Italia jane dy shtete me te drejte veto ne keto shoqata apo quaji si te duash.
Imagjino te marresh keshilla dhe borxhe nga dy vende qe jane ne borxh mbi 120%
Mos harro edhe se keta jane perfituesit kryesor dhe direkt nga keto truste. Pothuajse te gjitha vendet qe kane kerkuar ndihmen dhe asistencen e Fmi ose jane te zhytur me thelle ne borxh ose i kane percjedhur nga dera.

Postuar nga Piktor datë 31 Dhjetor 2013 - 02:25:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

Piktoro, nuk po te marr vesh, eshte mire apo keq te marresh borxh?

Para se te vazhdojme, kush eshte receta jote?

Mire eshte te mos merret. Por nese merr borxh, me mend ne koke pasi borxhdhenesi eshte me i fundit qe te do te vdekur - nese ke parasysh ate telefilmin me Ceken e Beratit.
Pasi shpiket kufirin e 60%, per te tjeret, nuk nguroi aspak kjo qeveri ta thellonte edhe me tej kete borxh. Justifikimi se do shkelmojme borxhin e trasheguar nuk mjafton nese ne fund te vitit je serish ne borxh.

Postuar nga Piktor datë 31 Dhjetor 2013 - 02:47:

Re: Per te pasur nje ide me te qarte

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Buxheti i 2014-ës përballë atij të 2012-ës

NGA EDUARD ZALOSHNJA

Plot 24 orë zgjati debati i detajuar rreth projekt-buxhetit të shtetit për vitin 2014, paraqitur në Kuvend nga qeveria aktuale. Të cilin opozita e quajti draft të shkatërrimit, ndërsa mazhoranca e quajti një draft që vë në lëvizje ekonominë shqiptare. Mbi 30 amendamente të atij drafti, të propozuara nga opozita, do të debatohen kur të bëhet diskutimi i buxhetit nen për nen në Kuvend në datën 28 dhjetor. Por, që të kemi një tablo të përmbledhur të kleçkave tw ndryshme buxhetore, le të krahasojmë zërat kryesorë të projekt-buxhetit të 2014-ës me atë që u votua në Kuvend për vitin 2012, kur opozita aktuale ishte në pushtet dhe mazhoranca aktuale ishte në opozitë (2013-ën nuk po e marrim në konsideratë sepse ishte një vit gjysmagjel nga pikpamja e pushtetit).

Që krahasimi mes dy viteve të ketë kuptim, duhet ta bëjmë në përqindje ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), i cili përfaqëson vlerën e re të krijuar nga aktiviteti ekonomik në vend gjtatë një viti (PBB-ja parashikohet të jetë rreth 14 miliard dollarë vitin që vjen).

Le të nisim me shpenzimet e buxhetit, të cilat parashikohen të shtohen me 4.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës. Më në hollësi, në projekt-buxhetin e 2014-ës parashikohet se:

Shpenzimet për personelin e administratës shtetërore do të shtohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Pagesat e interesave të borxhit të akumuluar deri më sot do të pakësohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet operative dhe mirëmbajtjes do të shtohen me 0.4% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Subvencionet do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet për Sigurimet Shoqerore do të shtohen me 0.8% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet për Sigurime Shendetesore do të shtohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet për Politika te Reja Pensionesh do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet per Kompensimin ne Vlere te Pronareve do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet per Buxhetin Vendor do të shtohen me 0.2% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Pagesa e Papunesisë do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Ndihma Ekonomike do të shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Kompensimi për ish të përndjekurit politikë do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Kompensimi per energjine elektrike do të shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Fondi Rezerve dhe Kontigjenca do të mbeten në të njëjtin nivel ndaj PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shpenzimet Kapitale (investimet publike) do të pakësohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura (tatimore, infrastrukturore etj.) do të shtohet me 2.5% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Duke përmbledhur, shtesa prej 4.1% e PBB-së në totalin e shpenzimeve, krahasuar me buxhetin e 2012-ës, vjen kryesisht nga shpenzimet për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura tatimore, infrastrukturore, etj. (rreth 350 milion dollarë), që do t’u shkojnë bizneseve dhe që do të financohen nga FMN-ja e Banka Botërore. Një kontributor tjetër i rëndësishëm i shtesës së shpenzimeve është zëri “Shpenzimet për Sigurimet Shoqerore”, që do të shtohen me 0.8% të PBB-së ose rreth 110 milion dollarë dhe do të mbulohen pjesërisht me rritjen e kontributeve për Sigurimet Shoqërore në raport me PBB-në.

Në llogari të fundit, mund të thuhet se shpenzimet e parashikuara në buxhet ndjekin pak a shumë kurbën e PBB-së. Përjashtim bën vetëm shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve, që përbën një shpenzim të veçantë të këtij viti.

Le t’i hedhim tani një vështrim të ardhurave të parashikuara të 2014-ës. Së pari, të ardhurat jotatimore dhe ndihmat do të jenë në nivelin 2.1% të PBB-së, nga 2.2% të PBB-së që ishin në buxhetin e vitit 2012. Pra, do të mbeten praktikisht në të njëjtin nivel relativ.

Nga ana tjetër, barra tatimore në 2014-ën parashikohet të jetë 24% (të ardhurat tatimore pjestuar për Produktin e Brendshëm Bruto), ndërsa ishte 23.4% në buxhetin e 2012-ës. Pra, vjelja e pemës ekonomike nëpërmjet taksimit parashikohet të shtohet me 0.6%, krahasimisht me 2012-ën. Duke analizuar zërat një nga një, për të parë sesi kontribuon secili në këtë rritje 0.6%, konstatojmë:

Tatimi mbi Vleren e Shtuar pakësohet me 0.6% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi Fitimin shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Akcizat shtohen me 0.4% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi te Ardhurat Personale pakësohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat Nacionale dhe të tjera (ku përfshihet edhe taksa e karburantit) shtohen me 1.0% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat Doganore pakësohen me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat Lokale pakësohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi Pasurine (ndertesat) shtohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Tatimi mbi Biznesin e vogël pakësohet me 0.1% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Taksat e Sigurimeve Shoqërore, Sigurimeve Shendetesore, etj. shtohen me 0.3% të PBB-së, krahasuar me buxhetin e 2012-ës.

Siç tregojnë këto shifra, rritja e barrës tatimore prej 0.6% të PBB-së (rreth 84 milion dollarë), krahasimisht me buxhetin e 2012-ës, vjen kryesisht nga rritja e taksave nacionale të qarkullimit prej 1% të PBB-së (rreth 140 milion dollarë). Rritje kjo që balancohet me pakësimin agregat prej 0.4% të PBB-së në zërat e tatimeve dhe taksave të tjera (rreth 56 milion dollarë).

I ke lexuar keto shifra arturm, i ke kuptuar? Lexo njehere çfare shtohet e çfare hiqet ku shtohet dhe ku hiqet dhe pastaj del ne konkluzione me te qarta sesa socialiste eshte kjo qeveri qe duhej te kishte nje program socialist.
Pa harruar se llogaria behet me 2012 dhe jo 2013 qe eshte nje vit hibrid. Qe do te thote borxhim e llogarisim me 2013 ndersa buxhetin me 2012.
Kjo do te thote qe edhe rritjen ekonomike duhet ta krahasojme me kete vit dhe natyrisht pa harruar rritjen e rrogave, pensioneve, plus indeksimet ne rroga e pensione, rroga e 13-te etj.

Postuar nga arturm datë 31 Dhjetor 2013 - 02:50:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor

Mos harro edhe se keta jane perfituesit kryesor dhe direkt nga keto truste. Pothuajse te gjitha vendet qe kane kerkuar ndihmen dhe asistencen e Fmi ose jane te zhytur me thelle ne borxh ose i kane percjedhur nga dera.

Na e nxorre FMN-ne organizate terroriste o Piktor.

Postuar nga Piktor datë 31 Dhjetor 2013 - 02:51:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

Na e nxorre FMN-ne organizate terroriste o Piktor.

Aspak vetem terrorriste nuk eshte ajo. Zhvatese, rrjepese dhe nenshtruese.

Postuar nga arturm datë 31 Dhjetor 2013 - 02:57:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Mire eshte te mos merret. Por nese merr borxh, me mend ne koke pasi borxhdhenesi eshte me i fundit qe te do te vdekur - nese ke parasysh ate telefilmin me Ceken e Beratit.
Pasi shpiket kufirin e 60%, per te tjeret, nuk nguroi aspak kjo qeveri ta thellonte edhe me tej kete borxh. Justifikimi se do shkelmojme borxhin e trasheguar nuk mjafton nese ne fund te vitit je serish ne borxh.

Eshte normale qe duhet bere c'do gje me mend ne koke.
Ishte me mend ne koke te merrje 1 miliarde e 200 milione dollare per te bere 50 km rruge?
Nuk te kam pare kaq te nxehur atehere Piktor.
Po na nxehesh tani qe me arken (te lene) bosh detyrohemi te marrim prape borxh.
Te pyeta edhe njehere por me ben bisht, cfare duhet te bejme me borxhet ndaj biznesit, te vazhdojme tu themi biznesmeneve akoma mbytuni ju me bankat se leket e kripes "do tu a japim mbas clirimit", sic bente idhulli jot?

Postuar nga arturm datë 31 Dhjetor 2013 - 03:03:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Aspak vetem terrorriste nuk eshte ajo. Zhvatese, rrjepese dhe nenshtruese.

Shiko shiko, cfare fati paskemi patur qe heronj te tille si Berisha dhe Ridvan Bode i treguan deren.

O Piktor, po vertet po na thua ketu qe keta dy plehera na e paskan bere kete per mbrojtjen e interesave te Shqiperise?

Une mendoj se e kane bere per te pasur duart te lira per te bere katrahuren qe kane bere.

Kush e di kush ka te drejte nga ne te dy. Perderisa kemi kete klase politike qe kemi (perfshi ketu edhe keta qe jane sot) une ndihem me i qete me prezencen e FMN.

Mos e prish muhabetin se po na behesh si Varka.

Postuar nga Piktor datë 31 Dhjetor 2013 - 03:18:

***
Eshte normale qe duhet bere c'do gje me mend ne koke.
Ishte me mend ne koke te merrje 1 miliarde e 200 milione dollare per te bere 50 km rruge?
Nuk te kam pare kaq te nxehur atehere Piktor.
Po na nxehesh tani qe me arken (te lene) bosh detyrohemi te marrim prape borxh.
Te pyeta edhe njehere por me ben bisht, cfare duhet te bejme me borxhet ndaj biznesit, te vazhdojme tu themi biznesmeneve akoma mbytuni ju me bankat se leket e kripes "do tu a japim mbas clirimit", sic bente idhulli jot?
***
Ehe e njejta taktike behet dhe sot arturm. merret 1 miliard borxh per ta pasur mire jo vetem me amerikanin por edhe te tjere...
Bosh bosh, a nuk me thua arturm nga dalin keto 13 miliarde te tjere. Aty i ke.
Mos valle duhet te te shpjegoj se buxheti eshte 14 miliarde.
Kaq ishte dhe ne 2012 por me nje borxh me te ulet. Supozojme aq sa keni qejf ju ta trumbetoni 750 milione.
Pa llogaritur se kush jane perfituesit direkte te kesaj manovre.
Bizneset thote ky? bir selman i nenes ke te qaj me pare. popullin e varfer apo ketij qe ka pare me bollek. Jo se kane falimentuar biznese te tera ne Shqiperi prej borxhit te pashlyer te qeverise. ja keshtu e kane keto pune prandaj grihet edhe Sala se nga njera ane po rrjepni popullin dhe aty justifikohet, nga ana tjeter shperndani para pa kursim per ujin e drita afofe. larg qofte se mos keto te tjerat qe u luajten kumar dhe do i shlyeni ju mos shkojne direkt per te interesuarit dmth ndihme ekonomike.

Postuar nga Piktor datë 31 Dhjetor 2013 - 03:33:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

Shiko shiko, cfare fati paskemi patur qe heronj te tille si Berisha dhe Ridvan Bode i treguan deren.

O Piktor, po vertet po na thua ketu qe keta dy plehera na e paskan bere kete per mbrojtjen e interesave te Shqiperise?

Une mendoj se e kane bere per te pasur duart te lira per te bere katrahuren qe kane bere.

Kush e di kush ka te drejte nga ne te dy. Perderisa kemi kete klase politike qe kemi (perfshi ketu edhe keta qe jane sot) une ndihem me i qete me prezencen e FMN.

Mos e prish muhabetin se po na behesh si Varka.

Jo bre arturm ne muhabet po bejme.
AS TI E AS UNE NUK MBAJME PERGJEGJSI PER FAJET E TE TJREVE.
Nuk mendoj se te kam ofenduar kund, mos i merr ne personale gjerat.
Une te drejtohem ty per hir te muhabetit, gjithnje duke te bere te barabarte "no profit" nga pushteti.

Nuk thashe se jane heroj dhe ketu ndryshon kendveshtrimi. Nuk kam perdorur terma heronj, plehra etj. Ne te kunderten mund te hapja tema si : Keta politikane te pavlere, ne rast deshtimi te statusit me Be. Keta ekonomiste me laps te thyer mund te jete ndonje teme tjeter ne rast deshtimi ekonomik etj.
Ja keshtu, ti leme paragjykimet per njeri tjetrit e te kritikojme dhe vlersojme punen e qeverise.

Postuar nga arturm datë 02 Janar 2014 - 05:01:

Asgje personale Piktor, dhe nuk ndihem i ofenduar, muhabet bejme.

Per momentin gezojme festat, pastaj merremi prape me borxhin, si thua.

Gezuar festat, te uroj nje kontrate indeterminato per vitin qe vjen, shpresojme.

Postuar nga Piktor datë 03 Janar 2014 - 12:16:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Asgje personale Piktor, dhe nuk ndihem i ofenduar, muhabet bejme.

Per momentin gezojme festat, pastaj merremi prape me borxhin, si thua.

Gezuar festat, te uroj nje kontrate indeterminato per vitin qe vjen, shpresojme.

Gezuar arturm.
Per borxhin te kam thene se kemi kohe e flasim, vitin tjeter e me pas. E kote qe te diskutojme tani.

Tani qe ka rene kufizimi i tregut te punes per rumunet e rumunet e bullgaret nuk behet fjale per pune jo me per kontrata indeterminato.
Deri ne vere do bej perpjekje, nese nuk ndryshon gje nuk do rri me ne Itali. Jo se nuk dua por nuk mundem.

Postuar nga arturm datë 04 Janar 2014 - 03:28:

Ik Piktor, po nuk i ke kembet te lidhura (tip ndonje mutuo), ik. Me mire do te te veje, te kesh besim.

Postuar nga Piktor datë 04 Janar 2014 - 12:43:

Kembet e lidhura jo por familja eshte pengese arturm... mutuo nuk e kam dhe aq problem, e le ne çdo moment. Tani mund ta ndal per nje vit pastaj shohim e bejme.

Postuar nga Piktor datë 06 Dhjetor 2014 - 03:12:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
Prape faji i opozites eshte o Piktoro, paskan harruar vajin e gjelles?

Po mire edhe per kete do zihemi ne?

Po ai nje propozim eshte, le ta shtoje opozita edhe vajin e gjelles, mbase opozita nuk kundershton.

Le te mblidhen qe neser, sapo te lirohet Parlamenti nga homazhet per Steve Jobsin, dhe le ta bejne ate ligj.

Si thua ti?

Sa ishte opozite jo de tani qe eshte pozite te shohim sa degjojne.

Le te mblidhen neser se iku Sorros filantropi e mos ndoshta behen dhe ata filantrope.

  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.