Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Zgjedhjet Parlamentare 2013 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18743)


Postuar nga Fajtori datë 23 Qershor 2013 - 06:08:

Meqe u mbyll fushata elektorale pershendes gjithe politikanet me ket kengen qe sikur perfaqsoi fushaten.



Postuar nga AngelDevil datë 23 Qershor 2013 - 15:59:

Votova per partine came


Postuar nga SmoKer datë 23 Qershor 2013 - 17:50:

se u bera kaq dy here kam votuar, biles heren e para nuk e mbaj mend fare se per ke kam votuar !!

Te shohim sesi do mbarojne keto zgjedhje se u beme gazi i botes.


Postuar nga Fajtori datë 23 Qershor 2013 - 23:01:

Me duket se...

E grine top-channelin me sulme ne internet.


Postuar nga lorie datë 24 Qershor 2013 - 02:36:

he?

kush fitoi?


Postuar nga Fajtori datë 24 Qershor 2013 - 09:04:

Heret akoma, po kshu nga larg duket sikur po iken plaku Merre.


Postuar nga Piktor datë 24 Qershor 2013 - 17:11:

Duket qarte fitorja e opozites megjithese kisha parashikuar nje fitore te ngushte me luhatje deri ne 75 parashikoj qe mund te kape edhe 77 - 79.


Postuar nga AngelDevil datë 24 Qershor 2013 - 17:54:

ndonjehere dhe mendjet ekzakte edhe gabojne


Postuar nga AngelDevil datë 24 Qershor 2013 - 17:57:

83-84 mandate te majtet nga kto 13-16 Lsi dhe 55-57 te djathtet nga kto 1 mandaj PR.

Te hapen bastet


Postuar nga Piktor datë 24 Qershor 2013 - 18:16:

Mendoj se eshte shpejt te thuhet 83 apo 84 mandate, pa euforizma rezultati mund te projektohet kur te shkoje tek 50% i votave te numeruara. Gjithsesi fitorja e opozites duket qartesisht.


Postuar nga AngelDevil datë 24 Qershor 2013 - 18:44:

shiko kur voton 50% e 60% te ponderuar te listes zgjedhore te popullsise athere i bie qe dhe 50% i votave te numeruara te tregojne 1 tendence te qarte te fitores se te majteve.

Dita e mire duket qysh ne darke... thote populli jo une.


Postuar nga Piktor datë 24 Qershor 2013 - 18:55:

Nuk te kuptova mire Ad. Une po them se kur te numerohen mbi 50% te votave neper kuti do kemi nje projektim me te qarte. Aktualisht kemi 30% dhe Ps eshte ne avantazh rreth 80 000 vota. Nese do ruaje kete performance i bie me e shumta 8 deputete me shume çka une e perkthej ne 6,7 deputete me shume.
Nese e thellon mund te shkoje 8,9 gje qe me duket e pamundur matematikisht.
Nese Pd rekuperon ne keto 70% te mbetura dalim gjithsesi tek 3,4 depuetete me shume pertej pritshmerise pra 75-76 per Ps.


Postuar nga AngelDevil datë 24 Qershor 2013 - 19:07:

te shpjegova logjiken matematike te sistemit proporcional qe do te thote qe nese me pare duheshin 12000 vota per nje deputet tani duhen 4000 diferenca ju shko aleateve pra 40% behet 70% si rrjedhoje e majta merr 83 mandate.


Postuar nga Piktor datë 24 Qershor 2013 - 19:31:

Ad une nuk po shoh askund mundesine e 83 deputeteve.
Fakti qe ne keto votime votuan me shume se heret e tjera tregon se opozita i rriti shanset per ndonje fitore. Mirpo kjo rritje numri votuesish nuk po pasqyrohet tek rezultati. Normalisht Ps do duhej te kishte nje rritje prej 5% mirpo kjo nuk rezulton. Mbetet per tu pare Me keto projeksione, Nese japim 11 deputete me shume nga nje per qark dalim tek 76 shto dhe Lsi ne vetevete me 3 i bie 79. Ky mund te jete maksimumi sipas meje.


Postuar nga AngelDevil datë 24 Qershor 2013 - 19:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ad une nuk po shoh askund mundesine e 83 deputeteve.


shtt eshte e thelle per tu kuptuar,ti vetem prit naten te kuptosh diten.


Postuar nga Fajtori datë 24 Qershor 2013 - 22:33:

Pikerisht, kur rritet numri i votuesve tregon qarte se duhet ndryshim. Kjo ndodh ne gjithe boten. Qesharakja eshte se krimineli kryeminister tha se kjo tregon se njerezit po mbeshtesin qeverine.



Ajo qe me habit jane ca qarqe nga veriu. Shkodra sidomos, edhe pse diferenca nuk eshte e madhe, me habit qe po fiton PS. Do i kete ardhur maje hundes njerezve me shtetin e politizuar te Berishes.


Dicka me thote qe keta langot e vegjel, si puna e Bogdanit, po ferkojne duart. Po i vjen rradha te ngjisin shkallet e PD-se, tani qe lideri po vdes.


Postuar nga Piktor datë 24 Qershor 2013 - 23:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Pikerisht, kur rritet numri i votuesve tregon qarte se duhet ndryshim. Kjo ndodh ne gjithe boten. Qesharakja eshte se krimineli kryeminister tha se kjo tregon se njerezit po mbeshtesin qeverine.



Ajo qe me habit jane ca qarqe nga veriu. Shkodra sidomos, edhe pse diferenca nuk eshte e madhe, me habit qe po fiton PS. Do i kete ardhur maje hundes njerezve me shtetin e politizuar te Berishes.


Dicka me thote qe keta langot e vegjel, si puna e Bogdanit, po ferkojne duart. Po i vjen rradha te ngjisin shkallet e PD-se, tani qe lideri po vdes.

Kjo qe te habit me Shkodren ka te beje me shume probleme dhe zhgenjimi dhe situatash ne te cilen ndodhet ky Qark. Puka me 2000 vota te shkuara dem per nje parti fantazem, Malsia e Madhe me varferine mendon se eshte e nevojshme nje ndryshim, Shkodra pas permbytjeve do ishte normale kjo perkulje. Edhe deputetet socialiste kane punuar mire...
Meqe po flasim per pune te mire deputetesh ne Qarkun e Lezhes komuna e Fanit ne Mirdite ka votuar per Lsi. Ne fakt te fitonte Ps do ishte morale dhe normale, megjithate ata te varfer apo te shkrete nxjerrin zbuluar punen e mire te Lsi ne ate zone te thelle.
E njejta gje ndodh ne Qarkun e Dibres me mrekulline e quajtur Lsi e cila tashme ka bastionet e veta sa rreze Munedhes dhe Korabit ashtu sikurse rreze Tomorrit.
Kaq per sonte...


Postuar nga Fajtori datë 25 Qershor 2013 - 03:28:

Nje koment i vogel mbi mediat...

Ne vitin 2005 per here te pare faqja jone (me sakte fajtori.com) krijoi per here te pare harte rezultatesh zgjedhore, nderkohe qe gazetat akoma nuk perdornin harta. Ne fakt Shekulli mori harten nga faqja jone dhe e nxorri ne faqen e pare nje dite pas zgjedhjeve, pa treguar as burimin.

Tani mediat jane permiresuar dhe kane te gjitha harta. Vetem se asnjera nuk ka fantazine te veje nje bar graph qe njerezit te kuptojne sa eshte numeruar. Cfare kuptimi ka te ngjyrosesh Shqiperine me rezultate kur jemi akoma tek gjysma e numerimit. Si nuk i shkoi mendja njerit nga te ndriturit qe anash cdo qarku te vere nje grafik qe mbushet me sasine e numerimit, si pune a download bar ne kompjuter. Ose ca koka njerezish qe te dime sa deputete ka qarku. Psh Tirana nuk eshte njesoj me Kukesin, njera ka dhjetra deputete tjetra vetem 4. Kujt i hyn ne xhep Kukesi kur nje levizje minimale ne Tirane ben diferencen ne nr deputetesh.

Domethene, sado qe mediat permiresohen, prape u mungon fantazia qe te japin informacionin e plote. Me se shumti tregojne projektime te fantazise se vet. Perdorin akoma te njejtat ide me harta sic beme neve ne 2005 me harten tone, vetem se atehere ishte hera e pare qe behej nje grafik elektoral, kurse tani mediat milionere duhet te kishin avancuar pak me shume sesa bojatisja e qarqeve.

Kjo lart psh, eshte harta idiote e Top Channel. Nuk dine te bejne as stacked bar graph. Dicka si pune kesaj:



Topi rras grafiqet anash dhe nuk merret vesh qe luhet per te njejtin nr: 140. Perfundimisht mediave u mungon koncepti i asaj qe duan te tregojne, thjesht plasin gjera para ekranit, pa u ulur te mendojne si eshte menyra me e mire per ti treguar.


Postuar nga AngelDevil datë 25 Qershor 2013 - 19:39:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
83-84 mandate te majtet nga kto 13-16 Lsi dhe 55-57 te djathtet nga kto 1 mandaj PR.

Te hapen bastet


piktoro ku je?


Postuar nga Morfine datë 25 Qershor 2013 - 20:02:

Me vjen vertet mire qe po fiton e majta. Per Berishen kjo humje e thelle eshte nje mesim i mire... Nje "demokraci" eshte me e shendoshe fale rotacjonit.


Postuar nga Fajtori datë 25 Qershor 2013 - 22:16:

Keto rezultate ishin spektakolare. Qe do ndryshoje Shqiperia tani kjo duket, por nga si vajti fushata dhe cilet njerez u futen deputete nuk do kete ndonje "rilindje".

Ajo qe me beri pershtypje eshte se ish kryetaret e KQZ, Arben Ristani dhe Ilir Celibashi, jane ne listat e PD dhe PS. Kjo per mua eshte qesharake, tregon sesi KQZ eshte e politizuar gjithmone. Per mendimin tim kush behet kryetar i KQZ nuk ka me pune me politiken dhe s'mund te vihet as deputet, as minister, pra asnje post politik.

Po shqiperia eshte nje vrime dhe rrotullohen te njejtat figura e te njejtet njerez ne te njejtat poste. Ndarja institucionale eshte vetem nje farse...


Postuar nga Piktor datë 26 Qershor 2013 - 00:17:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

piktoro ku je?

ktu ktu Ad. Nga njera ane nuk e mohoj se jam i merzitur nga ana tjeter joi deshperuar.
Merzia kuptohet nga bezdia e nje humbjeje te partise qe une ardhuroj, humbje spektakolare.
Ngushllohem se tashme jemi totalisht nen nje parti si dikur. Kjo me entuziasmon pasi ky dhe keta qe kane marre pushtetin nuk kane kujt t,ja hedhe fajin pas nja kater vitesh.
Doli fjala jote, pasi matematika ime ishte nul para mrekullise Lsi qe i bie pas kater vitesh te jete parti e pare, ps minorance . E pabesueshme sesi eshte shfryre ps, psd, pds dhe fitojne bindshem lsi e pkdb etj.
bravo ad.


Postuar nga Fajtori datë 26 Qershor 2013 - 02:48:

Akoma ka njerez qe adhurojne parti? Apo e kishe fjalen per njeriun qe e drejton Piktor?


Postuar nga lezhjani-82 datë 26 Qershor 2013 - 03:20:

Edhe un po habitem piktor. Po te thoje per partine qe mbeshtes, por per partine qe adhuron, hmmm.
Vetem fete edhe mitet adhurohen, ndoshta edhe "dashnoret" po per partite duhet te jesh me te vertete i lidhur interresisht. nejse, vetem mendimi im.


Postuar nga Fajtori datë 26 Qershor 2013 - 06:50:

Fjalimi i fitores



Edi Rama ka pergatitur me kujdes nje fjalim te bukur duke bashkuar shqiptaret dhe vleresuar ate qe e pret. Sic thone te gjitha Rama eshte me i zoti kur ka pushtetin sesa ne opozite, edhe fjalimet i ka me i hajrit sesa gjithe brockullat qe foli gjate fushates.

Edhe pse ne disa gjera qe permendi nuk jam dakort, duket fjalim i admirueshem. Me shtrirjen e dores Berishes e zhyti reliken e komunizmit perfundimisht ne humbje.


Postuar nga Fajtori datë 26 Qershor 2013 - 06:57:

Mor po ku vajti ai langaraqi amerikan qe doli pas zgjedhjeve duke thene se zgjedhjet dalin 48% me 46% per PD-ne me maximum 1.2% luhatje. Legena te huaj qe vijne bejne leke ne shqiperi dhe ofrojne sherbime qe nuk vlejne dy grosh. Pale po rrihte gjoksin dhe Sala se amerikani ishte parashikuesi i fitores se Obames. Le te shenoje ne kurrikulum deshtimin e firmes se tij ne exit pollet shqiptare tani, te shohim si do i eci biznesi neper bote.


Postuar nga kurt datë 26 Qershor 2013 - 07:23:

Kush fitoi pra? Ose kush po duket se po fiton!?
An leni te dijm pash nderin a partise!


Postuar nga Piktor datë 26 Qershor 2013 - 11:29:

Ore ju mesiper nuk kam mentalitetin tuaj te bindjeve partiake. Kjo fjale krijon lidhje shpirterore dhe jo materiale siç ndoshta e konceptoni ju. Pra siç e thashe mentaliteti juaj e lidh çdo gje me pare e pasurine çka nuk le shteg per konceptime te tjera si lidhja shpirterore, pra paragjykimesh, me e bukura pasi krijoni keto paragjykime nuk jeni kurre te zote te shkeputeni prej saj, krijoni bindjen dhe nuk ka burre nane t,jua shpjegoje te verteten apo realitetin.


Kurti po pyet kush fitoi?
Nese socialistat do thone se zgjedhjet ishin te ndershme, ne Shkoder i dashur Kurt socialistat kane humbur si gjithmone. Ne puke ka fitu vellai i Frrokut dhe neper malsi trabosh e vermosh Lsi.


Postuar nga kurt datë 26 Qershor 2013 - 17:33:

Thnx piktor.
Dmth Rama qenka bere kryeminister?
Po me behet qejfi. Dicka ndryshe. Do ishte depressionuese te shikojm Salen si fytyre e shqiperise edhe 5 vite tjera. Ai po ia kalon enverit..


Postuar nga AngelDevil datë 26 Qershor 2013 - 18:13:

Piktoro me vjen keq plako mgjate kjo gje pritej, te djathtet mbajten 2 mandate pra 8 vjet ne qeverisje pritej te kishte ndryshime ne kto zgjedhje. Po te ngushelloj me faktin qe te majtet moren 2 mandate (per deputet) me shume se zgjedhjet e 2009 pra PS ne vetvete nuk pati ndonje rritje te madhe ne elektorat.

Surpriza kto zgjedhje ishte LSI por kjo besoj eshte teme me vete sepse eshte rast studimi shume interesant.

Sa per fjalimin e Rames bravo dhe pse psikopat e tregoj veten qytetar nuk nxorri vrer nga egzaltimi i fitores.

Nuk na mbetet gje tjeter por te shpresojme hajt per hajer qeverisja e re, mendofshin me shume per Shqiperine sesa per xhepat e tyre.


Postuar nga arturm datë 26 Qershor 2013 - 20:29:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ore ju mesiper nuk kam mentalitetin tuaj te bindjeve partiake. Kjo fjale krijon lidhje shpirterore dhe jo materiale siç ndoshta e konceptoni ju. Pra siç e thashe mentaliteti juaj e lidh çdo gje me pare e pasurine çka nuk le shteg per konceptime te tjera si lidhja shpirterore, pra paragjykimesh, me e bukura pasi krijoni keto paragjykime nuk jeni kurre te zote te shkeputeni prej saj, krijoni bindjen dhe nuk ka burre nane t,jua shpjegoje te verteten apo realitetin.




Piktor, e kuptoj qe je i deshperuar por duhet te matesh pak kur shkruan.
Te flasesh per lidhje shpirterore me politiken, dhe mbi te gjitha per panoramen politike shqiptare, duhet ta kesh stomakun e forte.
Qe nga renia e murit te Berlinit mund te gjehet shume rralle ne bote nje politike qe te jep/krijon nje "lidhje shpirterore". Ky koncept eshte koncept i tejkaluar tashme.
Lidhja me politiken eshte tashme, ne gjithe boten, lidhje materiale. Figura me karizmatike e momentit, Obama, i fitoi mandatet me nje program (pothuajse vetem) ekonomik, dhe keshtu ndodhi ne France, do ndodhe ne Gjermani, e me tej.

Duke qene se, Edi Rama, ne menyre te paster dhe pa pislleqe/manipulime me e ndershmja do ishte qe te thoje thjesht nje SUKESE. Nuk eshte faji i Edit qe humbet apo jo?

Personalisht, nga data kur te behet kryeminister Rama do dal ne opozite.

Te fala Jozit (tani nga drejtoreshe do dali nxenese e thjeshte)


Postuar nga Fajtori datë 26 Qershor 2013 - 21:28:

Piktoro, mos e merr si ofendim, por sado qe Sala humbi zgjedhjet, une prape kam bere be qe kur te vdesi, ne cdo menyre te vdesi, natyrshem apo dhunshem, do hap shampanje. Mund te duket makabre, por Sali Berisha eshte autori i krimeve politike pa precedent ne Shqiperine demokratike. Percau popullin dhe vrau njerez ne jug ne 1997, dergoi mal...esore te veriut ne jug te shtypin protestat. Pastaj ne 2011 qelloi kunder njerezve qe protestonin kur e njejta situate ne 1998, me 14 Shtator, nuk shenoi asnje te vdekur, edhe pse protestuesit hyne ne kryeministri dhe ne banesat private te kryeministrit. Kater njerezit e vrare ne 2011 nuk duhen harruar, edhe pse sot ra krimineli qe i vrau dhe hipi hajduti kunder te cilit ata po protestonin...

Me e rendesishmja, te gjithe te vraret nga urdhrat e Berishes, jane vrare vetem per te treguar forcen, jo per nje rrezik real ndaj jetes se tij. Edhe sot ai thote se donin te me trembnin, po une nuk trembem, keshtu qe moren ate qe i takonte. Sali Berisha tani po hyn ne faqen e sporeve, por eshte prape i rrezikshem per te ardhmen e Shqiperise. Qe ai eshte kriminel kjo nuk duhet harruar ne asnje moment, para se populli te harroje prape dhe ta zgjedhe sic beri ne 2005.


Postuar nga AngelDevil datë 26 Qershor 2013 - 23:27:

Sali Berisha jep doreheqjen nga drejtimi i PD dhe uron Ramen per zgjedhjet.

Bravo Sala!

http://www.alb-observer.com/politik...li-berisha.html


Postuar nga Piktor datë 26 Qershor 2013 - 23:40:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Piktor, e kuptoj qe je i deshperuar por duhet te matesh pak kur shkruan.
Te flasesh per lidhje shpirterore me politiken, dhe mbi te gjitha per panoramen politike shqiptare, duhet ta kesh stomakun e forte.
Qe nga renia e murit te Berlinit mund te gjehet shume rralle ne bote nje politike qe te jep/krijon nje "lidhje shpirterore". Ky koncept eshte koncept i tejkaluar tashme.
Lidhja me politiken eshte tashme, ne gjithe boten, lidhje materiale. Figura me karizmatike e momentit, Obama, i fitoi mandatet me nje program (pothuajse vetem) ekonomik, dhe keshtu ndodhi ne France, do ndodhe ne Gjermani, e me tej.

Duke qene se, Edi Rama, ne menyre te paster dhe pa pislleqe/manipulime me e ndershmja do ishte qe te thoje thjesht nje SUKESE. Nuk eshte faji i Edit qe humbet apo jo?

Personalisht, nga data kur te behet kryeminister Rama do dal ne opozite.

Te fala Jozit (tani nga drejtoreshe do dali nxenese e thjeshte)

Te uroj suksese ty, tashme qe ka fituar partia jote te gjesh begati.
Gjithashtu suksese edhe Edi Rames pse jo. Tashme ai eshte kryeministri i shqiptareve dmth dhe imi gjithashtu.


Postuar nga arturm datë 27 Qershor 2013 - 03:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Te uroj suksese ty, tashme qe ka fituar partia jote te gjesh begati.


une nuk kam parti i dashur. aleanca ime ka qene "aleanca e qelbesirave", si e quante Jozi, (dmth c'do kush qe nevojitej per te rrezuar plehren Sali Berisha).
tani jam i qete (edhe pse i qete totalisht do jem vetem kur ky ciban i shoqerise shqiptare ti dorezohet zotit).
do bej ca pushime nderkohe, dhe me qeverine e re do filloj prape opoziten.
po ti cfare do besh?


Postuar nga Fajtori datë 27 Qershor 2013 - 04:05:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Sali Berisha jep doreheqjen nga drejtimi i PD dhe uron Ramen per zgjedhjet.

Bravo Sala!

http://www.alb-observer.com/politik...li-berisha.html



Hahaha. Edhe ky doli sherbetor i popullit tani. Mos harrojme qe ka vene njerezit e vet ne pika kyce, president, bashki, ambasadore, etj. Ky do luaje cdo gur qe te sabotoje politiken e Edi Rames, vetem se me ate pakice qe ka ne parlament nuk ngre dot zerin per asgje. Do cirret si gjynafqar dhe do shpalli Ramen kryemafioz e padrino sic beri me Nanon para se te bente pakte te fshehta me "padrinon".

Burre pa cipe, pa moral, pa etike, vjen tregon principet e djathta te PD-se kur mori deputetet e PS i vuri si dele ne listat e PD-se. Ku ka moral ky, qe qeverisi me elektoratin e majte dhe vuri Bashen ketej dhe Meten andej te vjedhin me 4 duar. Ky vjen tregon principet si gjynafqar, me Argiten qe ka pushtuar Porto Romanon dhe Shkelzenin qe organizoi operacionin e Gerdecit.

Ky eshte si akrepi i rrethuar nga zjarri qe duket sikur vret veten, por qe ngjallet kollaj dhe eshte gati te beje viktima... si gjithmone.


Postuar nga Vizioner datë 27 Qershor 2013 - 13:41:

Shqiperia Rose!

Ne fillim, Urime EDI RAMES per fitoren spektakolare!
Urime EDI RAMES, Kryeministrit qe do te krijoje shqiperine e Re!

Keto nuk qene thjeshte Votime Parlamentare, keto ishin nje lloj Meforandumi.
Sali Krimineli vs EDI Progresi

Progresi fitoji.

Fituan edhe shqiptaret. Fituan jo veten EDI RAMEN dhe ikjen e nje grupi-organizate mafioze (PD) por, per mendimin tim, fituan dhe heqien e damkes se nje populli "Dele", te bindur mbas-perkrahes te kriminelit.

Per mua, fitorja nuk eshte thjeshte e EDI RAMES por me shume e Popullit shqiptar.
Ky popull tregoji se ka Evoluar. Tregoji, duke i thene "Mjaft" qelbesires Sali se, je vec nje plak i rrjedhur, nje kriminel, nje Diktator, nje i vetequajtur Mbret, i cili, mendonte se do te vdiste ne krye te shqiperise dhe se per te do te kendoheshin kenge me cifteli si shpetimtari i vetem i shqiptareve!

Populli shiqptar, dhe me shume gjenerata e Re e tije (mendoj se ishte faktore ne keto Votime) e shkolluar, e afte per te kuptuar Regresin dhe Progresin.

Mendoj se nuk do te jete e lehte "rruga" e EDI RAMES ne drejtimin e Shqiperise.
Jane shume pune per t'u bere dhe, e para pune eshte; C'rrenjesimi i mentalitetit tek shumica e shqiptareve se cdo gje mund te arrihet me Korrupsion, me mashtrime dhe duke nejtur gjithe diten kafeneve, duke fituar-marre shkollat nepermjet pageses e shume e shume aspekte te tjera te cilat EDHE ME SHUME ia brymosi Krimineli me qeverisjen e tije!
Pra, si fillim, duhet qe lavazh truri i shume shqiptareve.
Fillimi i lavazhit duhet te jete shembulli i qeverisjes se Re, shembulli i nxjerrejes para gjygjit duke filluar qysh nga Krimineli Sali dhe deri tek me i thjeshti.
Korrupsioni duhet te kete me ligj denimin me extrem. keshtu e kane nisur ne fillimet e tyre dhe shtete qe tashme deri diku jane te zhveshura NE MASE nga korrupsioni, te cilat, ne i quajme shtete Demokratike dhe me te drejta te barabarta ndermjet popullit.

Tani qe iku Krimineli, skam cte shkruaj me per te. Bemat e tije jane te dukshme per cilindo. Keto vite kam shkruar shume per te, por tani, mbas dates 23 Qershor, jam i cliruar shpirterisht. Megjithse, te perkryer aktin e fitores kundra Diktatures Kriminale te Sali Berishes dhe grupit te tije, do ta quaja te perfunduar kur keto te dilnin para Drejtesise dhe te merrnin ate cka ato meritojne, ate cka ato i bene Shqiperise dhe shqiptareve ne keto 22 vite, ose me sakte ne keto 8 vitete e fundit qeverises, me vrasje dhe plackitje te tije(popullit) deri ne palce.


Suksese EDI RAMES dhe i uroj te mos na zhgenjeje!


DHE UNE QYSH TANI, jam ne Opozite!


Postuar nga AngelDevil datë 27 Qershor 2013 - 14:49:

Ore nje gje s kuptoj une pse doni me ndenjt ne opozite kur jeni te majte apo jeni ndiku nga keto fjalimet prekese verdalle


Postuar nga Piktor datë 27 Qershor 2013 - 16:53:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm

une nuk kam parti i dashur. aleanca ime ka qene "aleanca e qelbesirave", si e quante Jozi, (dmth c'do kush qe nevojitej per te rrezuar plehren Sali Berisha).
tani jam i qete (edhe pse i qete totalisht do jem vetem kur ky ciban i shoqerise shqiptare ti dorezohet zotit).
do bej ca pushime nderkohe, dhe me qeverine e re do filloj prape opoziten.
po ti cfare do besh?

Po çfare do bej tjeter une Arturm, ate qe kam bere gjithmone si deri me sot. Akoma nuk e ke kuptuar se nuk me lidh asgje me pushtetin, akoma se ke kuptuar se nuk jam as militant as antar i asnje partie ne Shqiperi. Akoma nuk je çliruar nga idea se kush votonte Pd ishte i lidhur me pushtetin. Jo Arturm po te me njihshe sado pak do çuditeshe aq shume sa nuk do e besoje. Nje gje te garantoj se jam pertetj asaj qe mendon ti apo ndonje tjeter ketu. E para dhe e fundit nuk kam perfituar kurre ne daç personalisht ne daç familjarisht kurre nga pushteti. Kaq besoj se mjafton te nderrosh mendim.


Postuar nga Piktor datë 27 Qershor 2013 - 16:59:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Ore nje gje s kuptoj une pse doni me ndenjt ne opozite kur jeni te majte apo jeni ndiku nga keto fjalimet prekese verdalle
Ti Ad mendon se eshte kollaj te realizohen te gjitha premtimet qe ka bere opozita. Jo Ad ketu do jemi sepse justifikimin e kane ne xhep. Berisha keshtu e Berisha ashtu. Ama Berisha te pakten thoshte kam rritur rrogat me 2005 kam rritur pensionet e kam bere ca km rruge e te pakten nja dy tunele. Te shohim sa do bejne keta dhe si do justifikohen se ishalla populli nuk do jete aq qorr sa te votoje per syte e bukur te Rames apo elegancen e Metes.


Postuar nga AngelDevil datë 27 Qershor 2013 - 17:35:

Sikur sme ke kuptu, e thashe per Vizion dhe arturm ate punen e opozites


Une premtimeve sju besoj por ama besoj tek ndryshimi dhe tek dhenia e shansit te rinjve dhe jo atyre qe e quajne pushtetin qe zoterojne mbreteri.

Nese sbejne gje ka votime te tjera per 4 vjet, te pakten une hyj tek votuesit subjektive dhe jo besnik te idealeve te partise.


Postuar nga Piktor datë 27 Qershor 2013 - 17:54:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Sikur sme ke kuptu, e thashe per Vizion dhe arturm ate punen e opozites


Une premtimeve sju besoj por ama besoj tek ndryshimi dhe tek dhenia e shansit te rinjve dhe jo atyre qe e quajne pushtetin qe zoterojne mbreteri.

Nese sbejne gje ka votime te tjera per 4 vjet, te pakten une hyj tek votuesit subjektive dhe jo besnik te idealeve te partise.

Po dhe une ate thashe se nuk mund te beje opozite Arturm e Co. Vizioneri eshte me i sinqerte pasi ka qene me objektiv dhe ka luftuar kundra Berishes dhe mund ta besoj deri diku. Megjithese po thoja se keta nuk do te jene te zote te ngrihen permbi paragjykimet dhe te bejne oponence, ndryshe do te ishin ne opozite qysh me 1 prill. Te pakten kjo tregon se nuk mund te jene te sinqerte apo realiste ne ato qe shkruajne apo shprehin. Edhe nje gje urrejtja qe kane krijuar per Berishen i ben qe te pertypin çdo gje.


Postuar nga arturm datë 27 Qershor 2013 - 18:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Po çfare do bej tjeter une Arturm, ate qe kam bere gjithmone si deri me sot. Akoma nuk e ke kuptuar se nuk me lidh asgje me pushtetin, akoma se ke kuptuar se nuk jam as militant as antar i asnje partie ne Shqiperi. Akoma nuk je çliruar nga idea se kush votonte Pd ishte i lidhur me pushtetin. Jo Arturm po te me njihshe sado pak do çuditeshe aq shume sa nuk do e besoje. Nje gje te garantoj se jam pertetj asaj qe mendon ti apo ndonje tjeter ketu. E para dhe e fundit nuk kam perfituar kurre ne daç personalisht ne daç familjarisht kurre nga pushteti. Kaq besoj se mjafton te nderrosh mendim.

I dashur Piktor.
Ta them sinqerisht qe je nje nga personat e paket qe respektoj ne kete forum.
Nuk ka asnje nevoje qe te mi shkrush keto rreshta sepse e di mire qe eshte keshtu, si thua ti. E di qe nuk ke interesa (je ne te njejten llogore te emigrantit ashtu si une ketu ne Itali), dhe nuk ke keqdashje ne shkrimet e tua (si pro PD dhe kunder PS).
E di mire kete, po pikerisht kjo eshte gjeja qe me irriton me shume.
Pikerisht sepse nuk je Varka, mua me dhemb me shume qendrimi yt, me beso. Persona si puna jote, me qendrimin e tyre tolerues (deri deri justifikues) e kane demtuar shume PD, dhe si rrjedhim vendin. Nje parti qendron me shtyllen kurrizore drejt jo prej militanteve (per ata dihet qe gomari fluturon po ta thote shefi) por prej njerezve si puna jote dhe puna ime, qe ne momentin e caktuar dine te thone "po ku po te con mushka o shef".
Une jam i majte, nuk e mohoj, por shpeshhere kam shkruar kunder kesaj te majte dhe kunder Edi Rames.
Kjo s'do te thote qe une do votoja Berishen por kur dicka nuk shkon, nuk shkon. Duhet te kemi kurajon ta themi.
Per fat te keq nje gje te tille nuk e kam pare, ose e kam pare shume rralle tek ty. Nuk kam pare ndonje denim "netto" te cfaredolloj veprimi te gabuar/absurd te PD nga ana jote. Dhe kjo, natyrisht e bere pa dashakeqesi, ka qene nje handicap i madh per ty.

Piktor.
Vete fakti qe po te pergjigjem ne menyre kaq te artikuluar tregon qe te konsideroj intelektualisht te barabarte me veten.
Tjeter gjuhe do perdorja me Lulen apo Varken (edhe pse shpesh me ata kenaqem me shume )

Per sa i perket oponences, te ftoj te shikosh, jo te gjitha, por vetem dy faqet e para te nenforumit dhe shiko sa tema kam hapur une kunder veprimeve te PS (sic thashe edhe me siper nuk mund te them se te njejten gje ke bere edhe ti, perndryshe mi indiko se jam kurioz ti lexoj)

Respekte.

P.s. Sa per 1 Prillin ke nje pergjigje direkte timen ketu kundrejt nje pyetjejes tende, ku e konsideroj ate pakt si imoral dhe shkelje te Edi Rames mbi viktimat e 21 Janarit (po bere nje search e gjen). Edi Rama do e paguaje shtrenjte aleancen me Meten (ne nivel korrupsioni)


Postuar nga bruni22 datë 27 Qershor 2013 - 18:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Hahaha. Edhe ky doli sherbetor i popullit tani. Mos harrojme qe ka vene njerezit e vet ne pika kyce, president, bashki, ambasadore, etj. Ky do luaje cdo gur qe te sabotoje politiken e Edi Rames, vetem se me ate pakice qe ka ne parlament nuk ngre dot zerin per asgje. Do cirret si gjynafqar dhe do shpalli Ramen kryemafioz e padrino sic beri me Nanon para se te bente pakte te fshehta me "padrinon".

Burre pa cipe, pa moral, pa etike, vjen tregon principet e djathta te PD-se kur mori deputetet e PS i vuri si dele ne listat e PD-se. Ku ka moral ky, qe qeverisi me elektoratin e majte dhe vuri Bashen ketej dhe Meten andej te vjedhin me 4 duar. Ky vjen tregon principet si gjynafqar, me Argiten qe ka pushtuar Porto Romanon dhe Shkelzenin qe organizoi operacionin e Gerdecit.

Ky eshte si akrepi i rrethuar nga zjarri qe duket sikur vret veten, por qe ngjallet kollaj dhe eshte gati te beje viktima... si gjithmone.




...fajtoro shiko se te ka vjedh profilin vizo


Postuar nga Piktor datë 27 Qershor 2013 - 20:16:

Arturm nuk po them i dashur pasi me duket e tepruar qofte edhe virtualisht.
Shqip po shkruajme e vesh nuk po merremi.
Ne te gjithe boten populli i thjeshte eshte ne oponence me qeverine. Mirpo te jesh ne oponence nuk do te thote te mohosh edhe arritjet e saj. Eshte heret te nisim debat konkret mbi bilancet dhe normalisht ne tere boten ke afat nja 3 muaj te mire per tu perballur me popullin ate qe te ka votuar dhe jo.
Keto 100 dite na dergojne diku nga dimri i ardhshem. Kemi kohe dhe do Zoti ketu jemi e diskutojme.
Oponenca jote ndaj Ps nuk ka qene asnjehere objektive. Thjesht rasti me 3 ligjet qe i miratoi Edi Rama vetem kur llogariti fitoren e sigurte te zgjedhjeve.
Nuk e kam pare oponenecen tende kur Topi heshti kur duhej te fliste.
Nuk e kam pare oponenecen tende pas marreveshjes dypaleshe mes Pd dhe Ps ku une kam hapur nje teme me vete dhe ti nuk ke shkruar asnje rresht.
Tani ti leme keto pa vlere jo une jo ti sepse besoj se duke qene te barabarte por me ide te ndryshme politike.
Oponenca e vertete fillon qe nga mbajtja e premtimeve elektorale deri tek arritjet e qeverise si rritje mirqenie dhe ulje varferie, heqje listash per buke etj.
Per fillim te shikojme heqjen e taksen e biznesit te vogel, pastaj hidhemi tek taksa progresive qe do rrjepe te pasurit dhe do u hiqet te varferve, spitalet falas etj.
Ah po edhe nje tjeter te garantoj une se edhe po nuk u zgjidhen keto problemet e spitaleve dhe listave te bukes dhe ushqimeve neper dyqane prape populli yne do ta votoje serish pasi ka nje besim te palekundur se nje dite do realizohen.


Postuar nga arturm datë 28 Qershor 2013 - 01:58:

Piktor!
A kam qene objektiv une kur ne oponence me PS kam thene:

Edi Rama ka bere harakiri me ndryshimet kushtetuese ne akord me Berishen?
Edi Rama nuk duhet te kandidoje per nje mandat te katert ne Tirane?
Edi Rama nuk duhet te pranoje ne grup parlamentar Dritan Priftin sepse ishte ipokrizi?
Edi Rama u tregua inkoerent kur u fut ne Parlament pas greves se urise (jo se nuk isha dakort me futjen, por pas dy vjetesh bojkot duhet te pakten te pranosh qe bojkoti ishte zgjidhje e gabuar)?
Kur nuk me ka pelqyer asnjehere lyerja artistike e Tiranes bojra bojra?
Kur i shtriu doren Sali Berishes pas Gerdecit?
Kur, pas politikeve, u fut ne zgjedhje per administrativet me te njejten KQZ te Ristanit e pastaj qahej nga Ristani?
Kur nuk beri dot aleance as me Hysni Milloshin dhe si rrjedhim humbi 1800 vota?
Kur e kam quajtur imoral takimin e Lalezit me Ilir Meten?
Kur them edhe sot qe aleancen me Meten Rama do ta paguaje shtrenjte ne drejtim te luftes kunder korrupsionit sepse shumica e atyre qe votuan LSI do kerkojne vende pune (dhe Iliri i trajton mire militantet e tij keshtu qe do rikthehet modeli i 20 perqindeshit me Salen)
etj etj etj.

UNE MENDOJ SE PO.

Ndersa nga shkrimet e tua me i kritikuesi ka qene ai "Jozefina ja ben 8 me 2 Boshtinarit" , ose edhe ato pak here qe ke "kritikuar" ja ke bere politikes (ose dyshes Rama-Berisha) ne pergjithesi, por asnjehere Sali Berishes me emer dhe mbiemer.

Sa per premtimet, nuk jam aq naiv sa te besoj qe Rama do beje mrekullira, asnje qeveri ne bote nuk e ploteson 100 programin elektoral, por ne Shqiperi keto premtime per momentin nuk kane rendesi (sipas meje), sepse ekonomia shqiptare eshte jashte c'do sistemi dhe rron vetem fale emigranteve.
E vetmja shprese qe kam une eshte qe te pakten te mundohet te rindertoje nje shtet te ri institucional, me institucione te pavarura dhe shtet ligjor. Liderat vene dhe vijne Piktor, sistemi duhet te jete i qendrueshem.
Kjo do ishte nje fitore e madhe, crrenjosja e Berishizmit institucional.
Fati deshi qe Rama te kete edhe votat e nevojshme per ta bere kete, keshtu qe pas kater vjetesh nuk mund te gjeje justifikime.

Ne fund te fundit, kjo mendoj qe eshte diferenca midis meje dhe teje, pas kater vjetesh une nuk kam asnje problem qe MOS t'ja jap me voten Edi Rames.


Postuar nga Piktor datë 28 Qershor 2013 - 02:22:

A do te jete ne gjendje Edi Rama te ndaloje projektet e Lsi.Mendoj se kjo do te jete sfida e rradhes dhe me e rendesishme. Doreheqja e Berishes me ben te mendoj se ai ka menduar se duke u zbutur lufta mes dy kampeve ta lehtesoje punen e Rames. Rama nga ana tjeter dha shenja te qarta karshi Berishes. Po te vesh re ka akoma zera qe duan te mbajne ndezur zjarrin me Berishen e dorehequr tashme ndoshta jane te porositur ndoshta jane te lsi.


Postuar nga Fajtori datë 28 Qershor 2013 - 03:02:

Citim:
Po citoj ato që tha bruni22



...fajtoro shiko se te ka vjedh profilin vizo



Heheh, Vizio eshte ekstremist i majte. Une jam ne princip i djathte, ashtu si mijera votues qe e hedhin per PS-ne (mos keqkuptohemi, s'kam votu noiher per PS). Por ka nja dy principe qe nje popull duhet ti mbaje parasysh: 1. e verteta dhe 2. memoria.

Cdo popull ve principet, pastaj nderton politiken. Ne Shqiperi ne fillim vihet politikani, pastaj adaptohen principet sipas politikanit te rradhes. Kshu qe per 40 vjet kthehet byca nga Rusi, pastaj kthehet nga Amerikani, ne fillim kemi padrino, pastaj e puthim, ne fillim akuzojme regjimin e Enverit, pastaj i vrasim njerezit vete ne regjimin e Berishes. Kjo eshte histori e tupshme. Mund te krenohemi me renien e bustit ne 1991, ashtu sic mund me perbuzjen e langove qe kane ngel ne PD, si Gert Bogdani, Jozi, Basha, qe adhuruan kultin e Sales. PD-ja ishte endrra e shqiptareve dhe u be tmerri deri ne 2013. Sa here PD ka marre pushtetin ka patur vetem gjak dhe probleme. Albert Brojka beri Tiranen corap, Sala beri gjithe Shqiperine kasaphane. PD ka nevoje te gjeje principet qe i veshen shqiptaret ne 1991 dhe te pastrohet nga njerez qe rrine aty vetem per pushtet.


Postuar nga AngelDevil datë 28 Qershor 2013 - 03:48:

Une mendoj qe Meta (dhe pse skam noj simpati te madhe per te) do zbythi dhe Ramen nga politika ashtu sic beri me Nanon dhe Berishen.

Nuk mund te jene 2 forca politike te majta te fuqishme kshu qe njera prej tyre ( PS LSI) do shkrihet, ama ne krye te saj do jete Meta kjo shume e sigurt.

Sot me ndodhi qe isha duke prit dike prane nje zone/zyre shtabi elektoral te PS dhe pashe qe shume shpejt ju kishin hyp pordhet Spiropalit Majkos dhe nja 2 bibave qe kandiduan per deputete... mendova me vete te tjeterson pushteti sa mire do ishte qe keto zgjedhjet te ishin si cikli menstrual ke femrat lol


Postuar nga Fajtori datë 28 Qershor 2013 - 09:06:

Nje paragraf nga Fatos Lubonja

Në këtë pikë duhet ndalur për t’i shtuar një paragraf të rëndësishëm analizës së votës. Vota tregoi se shqiptarët kanë ndëshkuar më së shumti autoritarizmin e njeriut që kërkon pushtet absolut, por shumë më pak korrupsionin dhe klientelizmin e sistemit oligarko-mafioz. Vota tregoi se ndërsa shqiptarët kishin alternativë ndaj njëshit autoritar dhe arrogant, ato nuk kishin dhe nuk kanë ende asnjë alternativë ku të hedhin votën kundër këtij sistemi mafioz. Fitorja e Ilir Metës në këtë aspekt flet shumë. Ka shumë zëra tejet të besueshëm që një pjesë të konsiderueshme të fitores befasuese të LSI e shpjegojnë me blerjen e votës, çka tregon se klientelizmi nuk është ndëshkuar në këto zgjedhje. Ka po ashtu shumë zëra që tregojnë se për të luftuar Berishën dhe të fortët e tij deri edhe në Polici, Partia Socialiste ka angazhuar grupe dhe familje të lidhura me krimin, çka ngre dyshime serioze për atë nëse sistemi oligarko-mafioz është ndëshkuar me këtë votë, apo rrezikon të marrë shpërblimin e radhës.

http://www.panorama.com.al/2013/06/...e-fitores-meta/


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.