Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Si mendoni kur degjoni shqiptar qe shajne shqiperine (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1906)


Postuar nga kacurrele datë 17 Shkurt 2004 - 17:24:

te mohosh identitetin tend, do te thote qe njeriu nuk pranon veten e vet, pastaj ne me gjithe mend jemi nje popull qe nuk na shohin me sy te mire po kjo nuk do te thote se duhet te mohojme se jemi shqiptar. sidoqetejete mendimi eshte i lire dhe cdo njeri e mendon si di vete. bravo arsonaaaaaaaa


Postuar nga AlboToni datë 09 Mars 2004 - 10:01:

Lightbulb

Shqiperia te jete edhe shume me keq se sa eshte edhe sido qe te jet nuk shahet. Sepse une jam shqiptare edhe ate gje nuk e mohon sepse eshte pjese e imja. Sikur une te ule denjitettin e shqiperise atehere une kam ulur veten time.
Shkur muhabeti une kam te njejten mendim si edhe disa te tjere !
Shqiptari qe nuk do edhe nuk respekton vendin e vet ai njeri nuk ka respekt per veten.

Cfare eshte nje njeri qe nuk respekton veten?


Postuar nga cuoriccina datë 17 Prill 2004 - 18:27:

sipas meje ata qe shajne vendin e vet shajne veten e evet se edhe po ndjeten 100 vjet jashtet prap si prap shq ngelen!!!!!!den babaden!!!!!!!!!
kaq kisha t them !
ciaoooo


Postuar nga *panter* datë 20 Prill 2004 - 00:40:

!!!!!!!!

Pershendetje te gjitheve...
Jam dakorte me shumicen e mendimeve tuaja.
Por dua te shtoj edhe une dicka....
Banoj ne Greqi dhe besoj se kuptoni se per cfar rracizmi behet fjale vecanerisht me shqipetaret..
Per sa i perket shqipetareve ne greqi dua te shtoj se ne shumicen e rasteve per sa i perket shqiperise se mesme e larte ndjehem krenar te cilet nuk durojne as nje fjale te keqe per shqiperine.
Eshte per te ardh keq per sa i perket shumices se shqiperise se jugut qe banojne ne greqi te cilet jo vetem e quajne veten grek por dhe flasin me gjuhen me te keqe per shqiperine me te cilet shum her nuk kam kontrolluar veten dhe kam arritur deri ne sherr( e kam fjalen per ato qe konsiderojne veten voroepireote)
Kam dhe nje ankes me nje pjes te shqipetareve qe banojne ketu ne greqi te cilet merren me pun qe nuk na nderojne si komb.
dua te shtoj dhe dicka tjeter per familjet shqipetare qe kane femijte e tyre ne shkollat greke ne te cilet jane nxensit me te mir dhe me te zgjuar se greket me note mesatare me te larte dhe sipas rregullores se shkollave ata femij duhet te mbajne flamurin grek ne parakalimet e festave kombetare per te cilen nuk duhet te harrojme qe greket ketu e shum vjet donin dhe duan akoma qe flamuri i tyre te ngrihet ne tokat e
SHQIPERISE TONE TE SHTRENJTE
Me rrespekt patrioti juaj.......


Postuar nga gosacameria datë 20 Prill 2004 - 02:13:

Re: PO mire Keni

Citim:
Po citoj ato që tha hirushja
Une kam shkruajtur edhe njehere tek kjo tema por tani po e marr pak me parasysh. Doja te thoja a mundem une te behem e keqe qe me perpara thoja qe vija nga nje shtet te tjeter vetem sps e urreja faktin qe shoqeria ime angleze do me perbuzte, e urreja faktin qe ato e shanin shqiperine vetem sps ne si shqiptare kemi marre nje emer te keq ne Angli. Vertet tani po mendoja si mundem une te jem e keqe vetem sps po e mohoja se jam shqiptare perkundrazi jane ato njerez qe vijne ketu dhe mendojn sikur kane kapur qiellin me dore dhe na bejne ne te tjereve te marrim nje emer te keq e te mohojme qe jemi shqiptare. Une e thashe qe kam qene vete edhe ndoshta akoma e bej sps me vjen turp te them qe jam Shqiptare sps kemi marre nje emer te keq ketu ne angli por kjo nuk do te thote qe une jam e keqe sps e di shume mire sesi eshte shqiperia dhe sesi do te behet mbas ca viteve por jane njerezit qe po e shkaterrojne emrin e shqiperise. Flas per ato qe bejne gjera nga me te ndryshme dhe nuk duan te ja din fare se neve ne prek shume kur nje Anglez na shane Kombin tone. S'ma merr mendja qe une jam ajo e keqja ketu por jane te tjeret qe mundohen te fshijne emrin e bukur qe e kemi dhe qe duhet ta respektojm dhe qe eshte " Shqiperia".

Ju pershendes.




Pershendetje hirushja,,

po gaboheni per mendimin tim sespe ty dhe kushdo shqiptar qe muhon veteveten<
njeriu nuk turperohet se komshiu eshte kurv a eshte kriminel, por vete cfare je a je e paster ne shpirt, a je ndergjegjshme vet,, kjo eshte ajo qe duhet te vije turp,,

edhe dicka cfare po ben shqiptari asgje te re, por vetem ate qe e gjeti ne evrope, dhe nuk e solli as nga shqiperia, por e gjeti .

dhe shqiptari e shqiperia nuk lindi ne vitin 1990, por ka qene ne kohen e Skenderbeut, e te rilindasve tane dhe ne fund NENE TEREZA, pra nuk duhet te vije turp,,

sic thote nje fjale e urte,

kush bertet shume ai qe eshte fajtor, pra ata qe krijuan mafien, terrorismin prostucionin, etj etj

edhe dicka , kur te degjosh prej dikush qe flet keq per shqiperine e shqiptaret, shikoje mire se kush ajo qe te ben kritike, dhe me siguri duhet te jete nga ato qe thame me siper pra,,

ballin lart, mos e ul perpara askujt se duke e ulur , do te thote qe te huajt ja arriten qellimin, pra ja heqin damken vetes , per te na dhene neve,,,

pra duke e filluar une i pari nga veteveta dhe ju me rradhe , te mbrojme ndinjetetin tone,,
se ska me te shtrenjte se ndinjiteti,,


Postuar nga elbasanlliu_2003 datë 19 Maj 2004 - 02:53:

Vertet qe ka shume shqiptare qe e shajne shqiperine,sepse e kam shkrujtur dhe ke tema e tradites dhe ngaterrojne atdheun me qeverine,traditat me politiken.Ai shqiptar qe e shan shqiprine me gjithe shpirt,eshte i zoti te shaje dhe nenen,te tradhtoje vellain,ti dali i pabese dhe shokut,por shume shqiptare e shajne nga injoranca,shume nga lodhja dhe mjerimet qe i kane shkaktuar qeverite dhe sistemet dhe i identifikojne klikat qeverisese me shqiperine.Dhe nuk kane faj,deri diku perderisa keqqeverisja na e ka ulur koken,na ka zhytur ne mjerim dhe aq shume jane lodhur duke share qeverite sa tani i fusin te gjithe ne nje kallep dhe perderisa djajte e kane ne dore Shqiperine dhe te ardhmen e saj ata per kollaj shajne Shqiperine.Se duke jetuar ne shqiperi dhe duke qene shqiptare ata nuk mund te dalin si njerez neper bote.E konceptojne socialistet shqiptare qe antishqiptari e ka emrin Nano?Jo.Se jane qorra, te indoktrinuar dhe shajne shqiperine,shqiptaret.Shajne familjen,nenen,motren,vellain,babain,te kaluaren,te tashmen dhe perdhosin identitetin.Pra shajne rracen e vet.


Postuar nga durrsake_topolake datë 22 Qershor 2004 - 17:51:

Post shani shani..........po deshet!!

heren e fundit u ziva me nje kavajse ( jo prej flokesh eeee)

e di, une i pranoj dialogun kur flasim mes nesh (shqiptareve) per mangesite e shqiperise ne krahasim me shtetet evropjane.
po ajo qe me hyp nervat ne kulm dhe me ben te skuqem si nje spec te kuq eshte: sharja e shqiperise nga ana e shqiptareve ne presencen e itljaneve( ne rastin tim) dhe ne presence te huajve ne pergjthesi.


te njejten gje beri vajza me te cilen u ziva (qe po ju thoja ne fillim ) nuk plasi grushti eeeeeee

Si i thone: rrobat e papasterta duhen lare te shtepia e jo te mehalla,
kshuqe derisa te flitet mes nesh,ska broblem, e rendesishmja eshte te mos i shajme vendin nga kemi ardhur te huajve sepse:
formula: PARAGJYKIMI ( per motive te ndryshme ) + INJORANCA( sna njohin fare si vend, si kulture, etj ) + SHARJET tona = INFLUENCIM I KEQ ( ne demin tone ) hape dheun me duart e tua i thone ksaj

ja pse kam gjetur nje motiv mese te mire, per te mos share vendin tim



Ps: a i kane rregullu njecik ato rruget anej nga dr apo jo?


Postuar nga ENISS datë 23 Korrik 2004 - 23:23:

Egzistojne disa arsye kur nje shqiptare shane Shqiperine

E para qe me vjen ndermend kur degjoj shqipetare qe shajne shqiperine, eshte fakti se atyre u ka ardhur ne maje te hundes.
Me ke do te thoni ju. - Me shqiperine e me ke tjeter.
Jane te detyruar te emigrojne te shkretet per te sigururar buken e gojes, e c'mund te thuash per ta. Nuk mund t'i gjykosh.
Po per ata qe e shesin c'mund te themi, kjo eshte me e keqja, por nejse nuk dua te dal nga tema.
E dyta qe me vjen ndermend eshte fakti se mund te jene njerez servil, gje e cila nuk eshte e mire(servilizmi).Por kjo mbetet nje problem i tyri(servilizmi).Keta jane me pak te rrezikshem per imazhin e Shqiperise sesa kategoria e trete(me poshte).
Arsyeja e trete mund te jete fakti qe ata jane te pamoralshem(e shajne sepse nga kjo mund te kene ndonje perfitim) dhe kjo eshte kategoria me e rrezikshme sepse njerez te tille mund te hyjne deri ne qarqe te larta dhe mund te kete pasoja per shqiperine. Njerez te tille mund te blihen fare lehte nga shtete qe kane qellime dashakeqese per Shqiperine.
Kategoria e katert dhe me e paskrupullt eshte ajo kur ata qe shajne shqiperine jane dhe servile dhe te pamoralshem.

Grupimet e bera me siper jane shkallezuar nga njerezit e thjeshte deri tek ata me pozite dhe me kete dua te them se kategoria e katert dhe e trete nuk ndeshet nga njerezit ne jeten e perditshme, sepse keta jane te sofistikuar, prandaj keto dy kategori zakonisht ndodhen ne qarqet qeverisese.

Grupi i dyte dhe i pare ndeshet zakonisht ne jeten e perditshme ata nuk kane ndonje gje te madhe ne dore per te demtuar imazhin e Shqiperise, prandaj dhe ajo qe ata thone me teper flet per gjendjen dhe veset e tyre, sesa demton ate qe kemi cilesuar me siper(imazhin).



Pershendetje njerez te dashur!


Pe


Postuar nga Aurelian datë 17 Gusht 2004 - 01:27:

Kushdo qe shan Shqiperine....ka share prinderit, gjyshrat, familjen dhe veten e tij , se ai eshte pjese e Shqipersie.


Postuar nga badgirl datë 28 Gusht 2004 - 01:45:

nje pyetje kisha une..

Keta qe shajne Shqiperine c'fare i shajne?
Tokat, malet, liqenet, bregdetin apo bukurine natyrore? sa per ato na ka bekuar Zoti s'kemi c'tu shajme.
Apo shajne shqiptaret qe e katandisen Shqiperine e shkrete keshtu. Ata duhen share po jo ne te huajt. Ndoshta me injorancen e tyre ia hedhin fajin shqiperise per deshtimin e tyre si njerez apo duan tu tregojn te huajve qe Shqiperia eshte keq po jo per faj te tyre se ata jane larg?
Akoma nuk e kane kuptuar keta qe po nuk dite nga ke ardhur s'ke ku shkon?

P.S. me teper me vjen keq per femijet e tyre sepse do te rriten me ate fryme pa e pare shqiperine


Postuar nga (matrix)br datë 28 Gusht 2004 - 04:43:

Thumbs up :)

Une mendoj se ata qe shajne shqiperine
i pergjithsojne shume gjerat: Nese vajzat shqiptare jane disi te pjella steprapthi , kjo s'do te thote qe ne te shajme Shqiperine. Normale qe gjithkush qe e ndjen vehten shqiptar ndihet i revoltuar. Sikurse thashe me ndonje problem te vogel shqiperise nuk ke ca i shane. Edhe ai problem me teper i perket rretheve jo Tiranes. Nuk dua te ofendoje njeri persa i perket origjines se tije por, zakonisht keto sharje ne adrese te shqiperise vijne nga ish banues te fshatrave qe tani jetojne ne : Amerike apo Europe. Keta njerez me teper e kane nga horizonti i tyre, sepse te veshe ne EU pa vajtur njehere ne Tirane normale qe ashtu do te flasesh. Keta njerez bashke me shqiperine s'kane humbur gje tjeter vec; kazmes, lopates e te tjera si keto. Keta jane ata qe ne cdo dy fjale thone; Greku keshtu apo ashtu, apo padroni im keshtu. Na jane bere te gjithe Jani e Jorgo. Keta na e mburin vendin ku shkojne pa njohur vendin ku ishin. Prape ska problem cdo njeri vleresohet nga horizonti e kultura qe ka. Ata per c'kane pare, kane shkuar nga ferri ne Parajse. Nuk dua te ofendoje njeri pervec disa Antishqiptareve


Postuar nga volter datë 28 Gusht 2004 - 04:44:

Exclamation

Mendoj se jane ne limitin e foshnjores dhe ne fazen e pjekurise se deshtuar...


Postuar nga i/e paregjistruar datë 28 Gusht 2004 - 09:37:

Re: :)

Citim:
Po citoj ato që tha (matrix)br
Une mendoj se ata qe shajne shqiperine
i pergjithsojne shume gjerat: Nese vajzat shqiptare jane disi te pjella steprapthi , kjo s'do te thote qe ne te shajme Shqiperine. .... Prape ska problem cdo njeri vleresohet nga horizonti e kultura qe ka. Ata per c'kane pare, kane shkuar nga ferri ne Parajse. Nuk dua te ofendoje njeri pervec disa Antishqiptareve



Nuk citova gjith postimin tend sepse po te lidhesh vetem kto dy fjali pa "junk" qe kishte ne mes kuptohet ai "horizonti" dhe "kultura" jote. E para, vajzat shqiptare nuk jane te "pjella steprapthi". E dyta, turp te kesh qe i pershkruan ne ate menyre (nuk e di si mund te kritikosh nje njeri qe shan shqiperine dhe te flasesh ne ate menyre per te pakten 50 % e banoreve te Shqiperise, perfshire ktu edhe nenen dhe motren tende). Dhe e treta, nuk duket se ke vlere te madhe ti, duke pare "horizontin" dhe "kulturen" qe ke.

Persa i perket temes, varet se ca quan degjuesi "sharje" dhe cfare quan "kritike". Shqiperia meriton plot kritika, aty ku i takojen, e sidomos per faktin qe jemi te detyruar te jetojme si mergimtare. Por, nuk mendoj se duhet "share" meqe me sharje nuk nxjerrim gje ne drite, per me shume ulim edhe veten.

Per ato qe e di qe do me keqkuptojne po i jap nje shembull sa per ilustrim.
Nje kritike e denje do te ishte pranimi i faktit qe Shqiperia ka nje qeveri te korruptuar qe po e con ne gremine.
Nje sharje, do te ishte nje shprehje si "Shqiperia eshte vend kot, me njerez te poshter etc" Kjo nuk eshte e drejte as e vertete te thuhet nga nje shqiptar meqe eshte gjeneralizim dhe i ul vlerat si atij qe e flet (meqe edhe ai eshte shqiptar) si dhe te gjith njerezve te denje qe ka shqiperia.


Postuar nga (matrix)br datë 28 Gusht 2004 - 22:23:

Atehere; nuk mendoj se , ata qe shajne Shqiperine e kane me truallin.
Nuk ka mundesi qe dikush te shaje klimen, detin, kodrat apo ujrat
e shumta e te tjera si keto (te Shqiperise) se s'ka llogjike, por normale
qe e ka me njerezit. Nuk mund te beje politike dhe te theme qe fajin
e ka Nanua per te gjitha, prandaj shqiptaret e shajne Shqiperine.
Sepse cdo popull e tregon vlerat e tije ne baze te zgjedhjes se tij.
Pra qeverine e koruptuar nuk e zgjodha une por ata qe e shajne me
teper Shqiperine. Nuk e mora vesh ai qe shkruajti pas meje (Keila) ne
krahun e kujt eshte; te atyre qe e mburin apo...?! Te me fali para
folesi (Keila) qe eshte indinjuar, se ndoshta bene pjese tek grupi
shoqeror jo i preferuar nga ana ime (e kame per pjesen; jo te cituar
nga ana jote) Ate per punen e femrave te rretheve , e kisha me teper
per shaka, sepse per ate qe ka tru smund qe ajo te jete arsye dhe
s'ka pse e diskuton kaq seriozisht. Se fundi mendoj se : nuk mund te
kete arsye ekzistente qe dikush te shaje vendin e tije. C'do gje eshte
e pa'justifikueshme. C'do njeri DUHET te jete nacionalist pa kushte.
Ne te kundert s'besoj se eshte njeri por zvaranik. Ata jane njerezit
qe punojne spiuna ne perendim.


Postuar nga Niqua datë 28 Shtator 2004 - 08:35:

Une perveti jetoj ne Amerike ne nje shtet qe nuk ka rracizem edhe nuk bahet fjale ta shaje Shqiperine,,,,,,,isha ne Italy edhe aty kishte shum rracizem ndaj shqiptarve,,,,, mu me thirrshin Amerikan ngaqe flitsha me to Anglisht,,,,,,, Kultura ime Shqiptare beri nje efect positiv tek ato edhe une cdo cast prisja tju tregoj qe sjam Amerikane por jam Shqiptare,,,,me ne fund me erdhi rasti edhe me gjith krenari e thash qe jam Shqiptare e jo Amerikane,,,,,, per mendimin tim kur nje komesi e huja ka nje ide te keqe per Shqiptart speak out loud and tell them who we really are,,,,sme plase hic se car mendojne tjeret,,,,,,,,,, pse kush qeka me te mire se na Italianet si femra te kqija,,,,,, greket si gabelt e shkodres,,,,,, apo Anglezt se isha edhe atje edhe kemi plot ne amerike si me i pa fute ne shllire djathit e tan pijaneca me zi ecin rruges,,,,,,,,,, Hirushe i think that you're not self-confident,,,,,,,,,,,,be a leader not a follower.......



CONFIDE WITHIN YOUR SELF................


Postuar nga oliinter datë 27 Tetor 2004 - 13:42:

Rrofte Shqiperija!

Shqiperi oj nena ime
ndonese jam oj i merguar
dashurine tende zemra
kurre ska per ta harruar!

Ata qe na shajne na merrshin te keqen!


Postuar nga SIckDIscoBIscuit datë 30 Tetor 2004 - 00:24:

hey alma

Hi. ne rradhe te pare dua te them HI. sapo jam regjistruar ne kete forum edhe ka shume tema interesante. nje nga ato eshte edhe kjo qe ke shkruar ti. edhe une ashtu si ty jetoj ne amerike me vite dhe ky eshte nje problem qe vazhdon e vazhdon dhe ska mbarim. do doja te te thoja qe mos irritohesh nga ata njerez qe e shajne shqiperine sepse ato jane vetem llafe. Nuk ma do mendja qe ti beje ndonjerit zemra qe te shaje vendin ku eshte rritur, vendin qe e rriti edhe e beri kush eshte. megjithate ashtu sic the edhe ti kush shan shqiperine ka mohuar veten e tij. Good job girl! Keep it up.


Postuar nga *~SoPhisticated~* datë 01 Nëntor 2004 - 05:34:

Smile Persh.....from me

Persh Alma,

Teme interesante. Une jetoj ne Londer dhe me ka rene rasti te njihem me shtresa te ndryshme te shoqerise shqiptare...dhe si mund ta imagjinosh cdo kush ka arsyet e tyre te shpjegueshme per opinionin qe kane krijuar.

Por mua nuk me pelqen kur ata qe e pergojojne shqiperine apo shoqerine shqipetare jane pikerish ata qe nuk kane vajtur ne shqiperi me vite....dhe nuk jane aspak te informuar per ndryshimet positive qe ndodhin atje....

vetem koha do e provoj sa e bukur do behet ai vend dhe une kam mesuar te mbaj shpresa me afat te zgjatura...Te e fundit po iu shtuam dhe ne atdhetaret listes se "we don't like albania"...c'mbeti per te thene per rrenjet e identitetin tone individual?

Me respect


ps. Pershendetje te gjithe anetareve te forumit. Eshte hera e pare qe shkruaj dhe nuk pashe vend per tu presantuar me ju...k.sh.q ju dergoj te fala, dhe uroj bisedim te kendshem....ciao


Postuar nga Lunax datë 24 Nëntor 2004 - 19:39:

Tani me thene te drejten Shqiperia nuk eshte se ka vetem te mira, keshtu pse mos te themi qe ka edhe te keqija!!!
Une mendoj se n.q.se degjojme njerez te flasin keq per Shqiperine shpresoj e besoj se ato flasin nga cfare kurrizi i tyre ka kaluar e ka hequr!!!
Ne te rinjt (flas per vete) nuk kemi vuajtur sa kane vuajtur shumica e prinderve tane!!!
Pastaj qendron edhe fati qe shume njerez sidomos ne kete 15 vjecarin e fundit nuk jane sjellur si njeri, keshtu me qe me barin e thate digjet edhe i njomi!!!
Shqiperia me Shqiptaret n.q.se ka te keqija le ti mbaje!
Ne nje fjale te urte thuhet: Kush eshte me ze nuk eshte pa gje!!!
Dua te them qe n.q.se nje njeri shan dicka i ka ndodhur!!!

P.S. per dreqja shkodrane: Saper Ameriken nuk e di ku jeton ti por mos na thuaj qe nuk ka rracizem!!! E kush amerikanet qe ......


Postuar nga vampirechick datë 04 Dhjetor 2004 - 20:39:

Angry shume gabim

edhe un jetoj ne usa dhe te them te drejten jam pak si cun dhe kur i degjoj qe thone ashtu i futem me grushta dhe shkelma
ndonjehere them kjo edhte arsyeja pse ndoshta nuk kam shume shoke shqiptare, sepse te gjithe e mohojne vendin e vet


Postuar nga Pogradecari89 datë 12 Dhjetor 2004 - 06:10:

Pershendetje

Edhe une besoj se asnje nuk duhet ta shaj shqiperine. Edhe ne kete moshe qe jam une kam shume shok shqiptare qe vin ketu edhe ju duket amerika si parajse edhe e shajne shqiperine vetem sepse nuk i hapnin syte kur ishin atje. Mua me vjen shume inat kur e shajne shqiperine edhe kam patur raste qe kush e ka share ka qene shume me i madh prej meje edhe un i kam thene qe e ka shume gabim. Nejse ata lete bejn si te duan humbja e tyre eshte qe nuk e gezojne Shqiperine. Une per vete e dua edhe do ta dua per tere jeten.


Postuar nga Sykaltra datë 13 Dhjetor 2004 - 04:08:

SI MENDONI KUR DEGJONI SHQIPETAR QE SHAJNE SHQIPERINE?

Pershendetje!

...MENDOJ SE NUK JANE SHQIPETARE,por ndonje komb tjeter!

ME VJEN T`I SHQYEJ NGA INATI!

LOVE U ALBANIA!!!!!!!!!!!!!!


ju perqafon_Sykaltra


Postuar nga unforgiven datë 13 Dhjetor 2004 - 04:52:

Varet ne c'fare prizmi i diskutoni sharjet, midis bashkekombasve apo ne biseda me te huajt. Ne se eshte midis shokesh dhe miqsh nuk besoj se ka ndonje te keqe te diskutosh anet negative dhe arsyet qe na larguan kaq larg, ne se jo atehere pse jemi kaq larg, dhe pse s'kthehemi?? Te jemi realiste gjerat nuk jane perfekte ne shqiperi dhe perderisa ka probleme te venit ne pah te tyre nuk do te thote sharje..

Ndersa ne prani te te huajve nuk do te me pelqente kurre te prezantoja vendin tim me te metat por do ta prezantoja me gjerat me positive dhe me te bukurat. Ne fund te fundit eshte identiteti im.


Postuar nga Lunax datë 13 Dhjetor 2004 - 16:52:

Re: Pershendetje

Citim:
Po citoj ato që tha Pogradecari89
Edhe une besoj se asnje nuk duhet ta shaj shqiperine. Edhe ne kete moshe qe jam une kam shume shok shqiptare qe vin ketu edhe ju duket amerika si parajse edhe e shajne shqiperine vetem sepse nuk i hapnin syte kur ishin atje. Mua me vjen shume inat kur e shajne shqiperine edhe kam patur raste qe kush e ka share ka qene shume me i madh prej meje edhe un i kam thene qe e ka shume gabim. Nejse ata lete bejn si te duan humbja e tyre eshte qe nuk e gezojne Shqiperine. Une per vete e dua edhe do ta dua per tere jeten.



Me fal por me siper ke shkruar "...kush e ka share ka qene shume me i madh prej meje edhe un i kam thene qe e ka shume gabim" ..
por ti e din se cfare ai ka vuajtur ??? pyet e le qe personat te shpjegohen, jo direkt te japesh mendmin tend sepse ai i tjetrit nuk te pelqen!


Postuar nga jimmy84 datë 13 Dhjetor 2004 - 20:59:

O Lunaxi kot te te bej nje pyetje: Cfare te keqe mund t`i shkaktoje nje njeriu atdheu i vet???? Njerezit u bejne keq njerezve...jo atdheu.

Psh nje te persekutuar ne kohen e xhaxhit e ka denuar regjimi dhe jo Atdheu ok? Dhe per ata qe kane tru atdheu nuk eshte nje qeveri, parti apo nje njeri.

O Mona nje shqiptar mund (dhe duhet) qe ne ambjent shqiptaresh t`i thote hapur te keqijat e Shqiperise (qe sot fatkeqesisht nuk jane te pakta) dhe t`i kritikoje ato por kurre te shaje Shqiperine. Dhe te degjoja dike te shante Shqiperine ne nje ambjent te huaj ne moment nuk do i ndodhte gje (per shkak te pranise se te huajve) por me pas me siguri do pesonte "modifikime" ne portret.


Postuar nga dido datë 13 Dhjetor 2004 - 21:26:

Kush shan Shqiperine nuk e meriton te quhet shqiptar,dhe çfaredo lloj gjeje ti kete ndodhur atij ne shqiperi nuk e justifikon kete gje,se nuk ja ka fajet shqiperia,por ai ose ata qe e kane bere te kaloje momentet e keqija.Mos kujtoni se po te kishit lindur diku tjeter do ishit njerez me te mire se ç'jeni sot,thjesht do kishit dashur ate vendin tjeter.


Postuar nga dieFaustNeu datë 14 Dhjetor 2004 - 01:15:

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
O Lunaxi kot te te bej nje pyetje: Cfare te keqe mund t`i shkaktoje nje njeriu atdheu i vet???? Njerezit u bejne keq njerezve...jo atdheu.

Psh nje te persekutuar ne kohen e xhaxhit e ka denuar regjimi dhe jo Atdheu ok? Dhe per ata qe kane tru atdheu nuk eshte nje qeveri, parti apo nje njeri.

O Mona nje shqiptar mund (dhe duhet) qe ne ambjent shqiptaresh t`i thote hapur te keqijat e Shqiperise (qe sot fatkeqesisht nuk jane te pakta) dhe t`i kritikoje ato por kurre te shaje Shqiperine. Dhe te degjoja dike te shante Shqiperine ne nje ambjent te huaj ne moment nuk do i ndodhte gje (per shkak te pranise se te huajve) por me pas me siguri do pesonte "modifikime" ne portret.



nuk mund te jem me dakort me njeri sesa me ty ne kete shkrim.

kritikat jane te mira


Postuar nga Lunax datë 14 Dhjetor 2004 - 14:55:

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
O Lunaxi kot te te bej nje pyetje: Cfare te keqe mund t`i shkaktoje nje njeriu atdheu i vet???? Njerezit u bejne keq njerezve...jo atdheu.

Psh nje te persekutuar ne kohen e xhaxhit e ka denuar regjimi dhe jo Atdheu ok? Dhe per ata qe kane tru atdheu nuk eshte nje qeveri, parti apo nje njeri.



Or cun atehere ti po thua qe atdhue= me token? Une kur them atdhe mendoj edhe kush jeton ne te!


Postuar nga dieFaustNeu datë 14 Dhjetor 2004 - 18:03:

shqiperia eshte per shqiptaret te mire apo te keqinj qofshin, nqs shqipetaret sa nxjerrin koken jashte fillojne e shajne shqiperine eshte si te shkosh te miku e te te nxjerri ca ka te mira ne shtepi e sa te dalesh prej saj ta shash pse nuk kishte ato qe te pelqyen ty....


Postuar nga jimmy84 datë 15 Dhjetor 2004 - 00:56:

O Lunaxi nuk e di ca moshe ke ti po edhe per nje adoleshent eshte turp t`a beje kete pyetje.
Atdheu eshte jo vetem toka po fillon qe nga ai varri i stergjyshit (apo gjyshit) vazhdon me ate cerdhen dhe lagjen tende, me qytetin tend dhe me tere vendin tend. Dhe kryesorja atdheu nuk eshte "material" eshte "shpirteror". Jane ato kujtimet qe ke ti ne ate lagjen ku je rritur dhe me kujtimet qe ke me shoket dhe te afermit e tu. OK?
ATDHEU nuk tregohet ne fakt, por ndjehet. Po nuk e ndjeve vet mos prit qe te t`a prezantoj une... dhe po te pelqeu eshte ok.
Dhe nje fjale e ka thene tamam Kenedi: Mos prit cfare do beje atdheu per ju po cfare do beni ju per atdheun.
Hajt shendet. Te fala atyre qe i paska ofenduar dhe persekutuar "atdheu".


Postuar nga dieFaustNeu datë 15 Dhjetor 2004 - 00:59:

ka thene vertet ashtu kenedi??


Postuar nga jimmy84 datë 15 Dhjetor 2004 - 01:03:

Po pse mo kot flas une? (shaka)
Po eshte e vertete qe ka thene ashtu.


Postuar nga dieFaustNeu datë 15 Dhjetor 2004 - 01:05:

paska qene vertet burre me mend.

PS nuk po e them per tallje po une nga keto theniet e ketyre amerikaneve nuk i di dhe nganjehere habitem kur degjoj ndonje amerikan qe thote ndonje fjal me mend


Postuar nga jimmy84 datë 15 Dhjetor 2004 - 01:08:

Citim:
Po citoj ato që tha dieFaustNeu
paska qene vertet burre me mend.

PS nuk po e them per tallje po une nga keto theniet e ketyre amerikaneve nuk i di dhe nganjehere habitem kur degjoj ndonje amerikan qe thote ndonje fjal me mend



Hahahaha po mor po kane edhe ata ca tipa qe kane thene fjale me mend


Postuar nga dieFaustNeu datë 15 Dhjetor 2004 - 01:09:

kishin thuaj , se per te pasur, po qe se i zgjedh bushi ata qe ka rotull , nuk ka me


Postuar nga dieFaustNeu datë 15 Dhjetor 2004 - 01:16:

merr vesh tani si eshte situata politike ne vend


Postuar nga jimmy84 datë 15 Dhjetor 2004 - 01:17:

Rrofsh qe me korrigjove. Dmth edhe per nja 5 vjet te tjera nuk ka amerikane te zgjuar


Postuar nga dieFaustNeu datë 15 Dhjetor 2004 - 01:23:

vallahi po, po nuk behet fjale per keto pes vjet se bushi nuk eshte thjesht nje aksident i politikes amerikane, eshte nje rjedhoje.

ne menyre te paevitueshme qeverisja e amerikes po shkon drejt degjenerimit intelektual

bill clinton i fundmi i mohikaneve


Postuar nga Lunax datë 16 Dhjetor 2004 - 14:01:

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
O Lunaxi nuk e di ca moshe ke ti po edhe per nje adoleshent eshte turp t`a beje kete pyetje.
Atdheu eshte jo vetem toka po fillon qe nga ai varri i stergjyshit (apo gjyshit) vazhdon me ate cerdhen dhe lagjen tende, me qytetin tend dhe me tere vendin tend. Dhe kryesorja atdheu nuk eshte "material" eshte "shpirteror". Jane ato kujtimet qe ke ti ne ate lagjen ku je rritur dhe me kujtimet qe ke me shoket dhe te afermit e tu. OK?
ATDHEU nuk tregohet ne fakt, por ndjehet. Po nuk e ndjeve vet mos prit qe te t`a prezantoj une... dhe po te pelqeu eshte ok.
Dhe nje fjale e ka thene tamam Kenedi: Mos prit cfare do beje atdheu per ju po cfare do beni ju per atdheun.
Hajt shendet. Te fala atyre qe i paska ofenduar dhe persekutuar "atdheu".




Jam pak me e madhe se ty! Atehere nuk pres qe te jesh ti te me tregosh keto gjera.
Persa i perket shprejes se Kenedit: Ti cfare po ben? Une nuk bej asgje sepse skam pare ndonje te mire nga ai vend perkundrazi e din shpirti im e shpirti i prinderve te mi (e me shume i gjyshes time) se cfare kena vuajtur prandaj mos ec te me thuash kujtimet apo ndjenjat, une jam shqiptare dhe e them me shume krenari por ato qe kemi kaluar nuk eshte per ti ngrere vleren atdheut apo atdhetareve, nqse ka ndonje gje te keqe ta mbaja edhe se eshte atdheu im.


Postuar nga dieFaustNeu datë 16 Dhjetor 2004 - 15:22:

eh atehere nqs je kaq shume nacionaliste duhet ti japesh pak me shume rendesi kesaj gjeje sepse nuk eshte bukur te flasesh fjale te bukura para te tjereve dhe kur vjen puna per fakte shan dhe vetem shan.

per pune gjysherish etj nuk je e vetmja se te gjithe rrjedhim nga breza qe kane vuajtur per ta ndertuar ate vend...

ciao


Postuar nga Lunax datë 16 Dhjetor 2004 - 15:28:

Citim:
Po citoj ato që tha dieFaustNeu
eh atehere nqs je kaq shume nacionaliste duhet ti japesh pak me shume rendesi kesaj gjeje sepse nuk eshte bukur te flasesh fjale te bukura para te tjereve dhe kur vjen puna per fakte shan dhe vetem shan.

per pune gjysherish etj nuk je e vetmja se te gjithe rrjedhim nga breza qe kane vuajtur per ta ndertuar ate vend...

ciao



Dhe sipas teje ai vend u ndertua? Jo !!!
Cdo dite e po shkatarrohet me shume sepse shume persona jane me keq se kafsha e te vjen keq kur degjon qe shajne ata qe eshte rraza jote, prandaj shume here me barin e thate digjet edhe i njomi! Tani ate qe e ka e ka pse mos te thuhet troç! Ka shume gjera per me u lavderu shqiperia por ka edhe te keqija, kot me e hedh posht!


Postuar nga jimmy84 datë 16 Dhjetor 2004 - 15:30:

O Lunaxi me duket mua apo je me komplekse ti? Se pari une nuk do isha krenar per nje gje nqs per mua ajo gje nuk do kishte kurrfare vlere. Tani s`po te marr vesh kur te paska persekutuar dhe te paska bere 1000 te zeza ky vend pse je krenare qe je shqiptare? Dhe se dyti pse i teket nje personi apo qofte edhe shume personave te te nxijne jeten ty dhe shume te tjereve, hajt te nxjerrim dufin tek atdheu? Pse sa here nderrohen qeverite nderron atdheun ti motra?
Ndoshta jam me i vogel se ty po kthjellohu pak se e ke mendjen corbe.

P.S Cfare po bej une per atdheun? Po edhe te perpiqesh te te mbushesh mendjen ty (dhe ndonje tjetri) eshte nje fare pune apo jo? (sado vlere te vogel te kete)


Postuar nga dieFaustNeu datë 16 Dhjetor 2004 - 16:08:

nuk po thote askush qe te mos kritikohet, kritikat jane gjithnje kostuktive por qe duhet ti permbahen kontekstit te atdhe dashurise e jo te atdhe urrejtjes...

ciao


Postuar nga jimmy84 datë 16 Dhjetor 2004 - 23:55:

Citim:
Po citoj ato që tha Lunax


O lal kur lexon pse nuk kupton fjalin por i merr gjerat smbrapthi!!!
E the vete je i vogel...... disa gjera sidomos ndjenja nuk ke per te arritur ti kuptosh asnjehere!
E lejme si thua ti!



Shiko e di si eshte pune, po e le dhe une debatin se nuk i bihet trungut me koke.
P.S Meso pak gramatike te dish ndryshimin midis "i vogel" me "mei vogel se..."
Hajt tung.


Postuar nga Diellza04 datë 19 Dhjetor 2004 - 08:40:

Citim:
Po citoj ato që tha Dolce
Te them te drejten shum njerez nga hallet jane bo te shajne vendin e tyre ku kane lindur.Por ne te vertet nuk eshte Shqiperia ajo qe duhet te shajme ne sepse atje kemi lindur dhe eshte vendi jone, por politikanet ata jane per ti share dhe per ti urryer.
ky eshte menimi im.



Bashkohem me mendimit tuaj 100%


Postuar nga jimmy84 datë 19 Dhjetor 2004 - 22:46:

Citim:
Po citoj ato që tha dieFaustNeu


cuna goca mos u zini se nuk ja vlen barra qerane



Njeriu po nuk u grind, nuk eshte njeri
(Perralle nga e kaluara)
Megjithate Lunaxi bejme Paqe?


Postuar nga AlbaStar datë 29 Dhjetor 2004 - 07:09:

C'do gje ka vleren e vet dhe c'do person i vlereson gjerat sipas aftesive qe ka.Dikush qe nuk ka aftesi dhe vlera nuk mund te vlersoje dicka tjeter qofte ky edhe ATDHEU,keta jane ( TE LINDUR TRADHETOR ) dhe qe nuk kane te ardhme por ne jemi ata qe kemi barren mendore dhe sakrificen fizike per SHQIPNIN dhe e jona eshte e ardhjma e saj.


Postuar nga ELba^GurL datë 30 Dhjetor 2004 - 08:05:

Re: Si mendoni kur degjoni shqiptar qe shajne shqiperine

Citim:
Po citoj ato që tha Alma
Une jam banuese ne Amerike qe prej 6 vitesh. Ne shume raste kam degjuar shume Shqiptare qe pergojojne Shqiperine. Revoltohem shume kur i degjoj. Shpesh her futem dhe ne depade per kete. Une mendoj se kur shan vendin tend ke mohuar veten.





UN PO kam degjuar shum................ dhe shumica jan nga VERIU........dhe jam zen shum her per kte gje............sepse me vjen inat se te gjith e dim si eshte shqipria.......

po vin ne amerik nga fshati direkt ne kryeqytet te botes dhe ....cmendet njerzia..............

SHUM GABIM.......................


pershendetje


Postuar nga AlbaStar datë 31 Dhjetor 2004 - 08:16:

Eshte e vertete kjo qe thua ELBA por une njoh shume nga veriu dhe nga jugu dhe prej te dy paleve ka qe e shajne SHQIPERINE. Nje popull po te ishte perbere vetem nga patriote dhe luftetare AI popull do te ishte ligjvenes ne popujt e tjere.Keshtu lloji kane qene shume popuj, por ne? kurre. Te bashkuar shume popuj kane qene te zote te ruajne trojet e veta por edhe te behen ligjvenes nder te tjere deri sa idealet u shenderuan ne interesa personale dhe te gjithe filluan te ndjehen komandante. Per 25 vjet qe ishim te bashkuar i beme balle ushtrise turke,me te forten e asaj kohe, keshtu qe kemi nje shkendije tonen per te kuptuar se cfare ben bashkimi,por sic thote FISHTA shqiptaret hane fiq dhe kstraveca,- dhe sot shajne vendin e tyre qe ne syrin nderkombetar eshte sikur te shash nenen qe te ka bere.por me duket se shqiptaret jane si feniksi qe u shfaq mbas 500 vjetesh dhe kur ra ne kontakt me ajrin i ra atak ne zemer. Nuk di a me kupton se ti dukesh shume paqesore por puna eshte se vetem lufta sjell bashkim dhe vetndergjegjesim ne popullin tone dhe aty duket patrioti dhe jo ne fjalimet ne internet apo ne kafe. Pershendetje.


Postuar nga ELba^GurL datë 31 Dhjetor 2004 - 08:29:

albastar......shum dakort me ty jam..............


po shqiptaret e shqipris e harrun se na kan ardh

BILES BILES kan fillu te na flasin anglisht ( flas per ne usa ) dhe thon KAM HARRU GJUHEN SHQIPE.......................... po ka zbrit dhia na mali thuj dhe sdi te mbaj frena .............


pershendetje


PS: jam zen me shum shqiptare per kte pun dmth dhe qe e kan shar shqiperin ekan mohuar qe jan shqiptar dhe e shumta qe kan mohu gjuhen shqipe.............dhe pak a shum me kan inat ktu ku jetoj sepse kam rraf nja 3 maloke vences keq fare dhe me shofin me sy shtremt.........

po vallahi kshu fije fije po me bien mua......... JAM SHQIPTARE dhe JAM SHUM KRENARE ................. NO KOMENT


naten e mir


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.