Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)


Postuar nga yjori datë 12 Gusht 2006 - 00:54:

Horizont (pamje anesore)

Ne skaj te mendjes
horizonti eshte vec nje pike
ne fund te fjalise
kerthize qe lidh universet
litar i pare nga poshte
ndersa ti hipen ne stol
thua te fundit lamtumire
e bebezat zhduken nga ekrani
vetem bardhe
mize ne bore...

Bej nje vrime ne veze
del nje neperke e zeze..


Postuar nga yjori datë 12 Gusht 2006 - 00:56:

Ne fund te shfaqjes
Kur te afermit duke qare
Do marrin trupin te ngrire
E do e nxjerrin jashte
Ti nuk do kesh levizur fare
Kur dritat fiken prape
E filmi fillon nga fundi
(kesaj rradhe mprapsht)
do vije portieri, do te ulet prane
do te jape parate, ti atij bileten
ai do ta ngjise, ti do dalesh
do shkurtohesh ngadale
do zgjohesh ne gjume e biesh ne zgjim
prinderit do cohen nga varret
cdo dite do harrosh nje fjale tjeter
dielli do perendoje ne lindje
shirat do ngjiten ne qiell
lumenjte do rrjedhin ne burim
ndeshjet do mbarojne zero zero
nuk do shkruash, vetem do fshish
do nxjerresh buke nga goja, uje
nuk do ecesh dot me, do qash
derisa ti afrohesh shaleve te nenes
do ju lidhin prape, do futesh brenda
do mbyllesh kanatat, do levizesh pak
do ndahesh ne dy pjese,dere dhe celes
do trokase duke dale e ardhmja
e do ndeze dritat prape
ndersa ti lexon me sy te rrudhur titrat
e spektatoret hyjne ne salle...


Postuar nga yjori datë 12 Gusht 2006 - 00:57:

Ne jemi publiku te thone aktoret
Kur ty te bie te fiket e nuk hap dot gojen
Kane sjelle lule me vete, duartrokasin
Te ulin poshte me litare, skene tjeter
“Pergjigju vec kur te pyesin, po ose jo”
thote hetuesi e te zgjat nje cigare
“Mire”- thua ti e ben lapsusin e vjeter
“Ku jam ketu?”- deshmitaret qeshin
qenka komedi mendon e buzeqesh edhe ti
te qethin, masin, te japin teshat e reja
te lidhin syte, erresire, te shtyjne, “Mire?”
“Jo”- murmurit ti e ke nje parandjenje
spektatoret me uniforma, si nuk e vura re?


Postuar nga yjori datë 12 Gusht 2006 - 00:59:

Vere gishtin aty ku ndodh
Ne temth
ose ne puls
Midis dy rrahjeve
Heshtje
Njeriu eshte bota
Bota plot me njerez
E ndersa qeron qepen
Te djegin syte
I hoqe te gjitha shtresat?
Rrobat, lekuren,kockat,palcen?
Hiq tani edhe djegjen
Hiq syte, qepallat,,qerpiket e pamjen
Kruaj mendimin e fundit, palos rrudhat
Pastro xhamat nga lotet
As zjarr, as tym
As hi, as gjurme, asgje...
Vize e drejte ne aparat
Hipur ne linje si shtrige ne fshese
Kercen shpirti yt direkt ne anen tjeter
Takohemi atje pra
Prapa ngjarjes
Me prit ose te pres
ne prag si dere....


Postuar nga yjori datë 12 Gusht 2006 - 01:01:

Ne gardh te qerpikut ka mbetur pak push nga vegimi yt
Ferkoj syte, ne virgjerine e heshtjes vertiten pinguine
Ngrire jane kallamat e rrekeve te gjakut, pikojne musht
Shege te cara ne akull, mermer me damare te shpuar
Fletet e hapura duhen shkruar me gjak, me adrenaline
Dua te hyj edhe une brenda, gisht ne unazen e ngushte
Bardhe, kuq e zi, e ardhmja, e tashmja dhe e shkuara

Po presim te vije njeriu prej debore qe ndertuam bashke
Me te bardhen e syve ne dimrin qe shkoi kur merdhinim
Qymyrin e vetullave shkruar me kujtime hiri, te shuara
Ne vend te karrotes si hunde zemren qe dridhej akoma
Nuhatnim rrahjet, minutat ndersa fytyrat e tjetrit lepinim
Kelyshe te vegjel qe ngrihen e bien akoma te hutuar
Ne toke shtrire e lodhur nga pjellja e barkhapur lehona

Beme nje rreth e u kthyem prape aty ku filluam dikur
E ngjitem gurin deri ne maje, tani do rrokulliset poshte
Engjejt shohin me interesim lojen ne TV duke pire birre
Ngadale jemi duke ngjitur edhe ne hierarkine e qiellit
Qelize, bretkoce, shpend,kale,tiger, mace, qen, kokosh
U beme ngadale njerez, ne fillim te keqinj pastaj te mire
Dikur te shenjte, derisa te behemi buke e vale si mielli...


Postuar nga Enya datë 12 Gusht 2006 - 07:43:

Citim:
Po citoj ato që tha yjori
Vere gishtin aty ku ndodh
Ne temth
ose ne puls
Midis dy rrahjeve
Heshtje
Njeriu eshte bota
Bota plot me njerez
E ndersa qeron qepen
Te djegin syte
I hoqe te gjitha shtresat?
Rrobat, lekuren,kockat,palcen?
Hiq tani edhe djegjen
Hiq syte, qepallat,,qerpiket e pamjen
Kruaj mendimin e fundit, palos rrudhat
Pastro xhamat nga lotet
As zjarr, as tym
As hi, as gjurme, asgje...
Vize e drejte ne aparat
Hipur ne linje si shtrige ne fshese
Kercen shpirti yt direkt ne anen tjeter
Takohemi atje pra
Prapa ngjarjes
Me prit ose te pres
ne prag si dere....



Kenaqesi te ju lexoj, sigurisht dhe shplodhje shpirterore.

Urime Yjori.


Postuar nga yjori datë 17 Gusht 2006 - 00:39:

Midis dy çastesh mbushet e zbrazet baloni i frymës
Nuk di kush jam, levozhga vallë apo ajri ndërmjet?
Arrë e trurit është edhe ajo thelb plot me rrudha
Nuk di ç`të bëj, të notoj thua përkundër rrymës?
Apo të dal matanë ne bregun që duket si i shkretë?
Labirinte janë qëllimet, largim nga fillesa udha
Më jane rënduar qepallat nga peshë e brymës...

Kur të më mbyllë sytë një ditë një dorë e panjohur
E brenda të ndizet drita ndërsa hijet mbesin jashtë
Ndoshta do buzëqesh kur te shoh ne brave çelësin
“Paska qene kaq e thjeshtë!”-do psheretij i lodhur
Duhet vdekur për të kuptuar pse ke mbetur gjallë
Duhet kaluar anash per të gjetur ku ështe mesi
Zogjtë fluturojne akoma edhe kur kane ngordhur...


Postuar nga yjori datë 17 Gusht 2006 - 00:41:

Te lindesh plak
te vdesesh femije
te jetosh pak
bashke me nje hije

Me jep nje kuptim
te dhuroj nje tjeter
vetem pak durim
histori e vjeter

Takohemi cdo jete
gjithmone ne mes
dashuri e shkrete
na eshte bere ves

E merrme ne krahe
e me jep pak gji
se kam lindur plak
e do vdes femije...


Postuar nga yjori datë 17 Gusht 2006 - 00:43:

Më pyet ç`mendoj e kur të them “Asgje!”, zbrazesh dhe ti
Qiell pas shiut, kraharor që tkurret ,frymën qe nxorre thitha
Fjalët rrudhen perdite me shume, pleq ulur anash sokakeve
Kujtimet janë shumuar, kryqëzuar, degëzuar ne pafundësi
E kthjellët ështe tani drita e syve, shpesh përjetuar e gjitha
Digjesha dikur, tani veç ngrohem i përfjetur sipër flakeve
Si ndjehem ta them po deshe, vetëm se ështe pa rëndesi

Për gjithë çka është e përkohshme, kohë, jetë apo vende
Do kalojnë të tëra ashtu siç po kalon tani kjo që po shkruaj
Edhe kjo tundje dore është e atij që largohet përgjithmonë
Veç se në kërkim te asaj qe nuk çbëhet po humbas mendjen
Sa më tepër plakem, aq më tepër bëhem në këtë botë i huaj
Ata që do e humbasin jetën, ata do e fitojnë prapë thonë
Kjo ështe asgjeja që mendoj, për t`ju përgjigjur pyetjes tënde...


Postuar nga yjori datë 03 Shtator 2006 - 23:42:

Nje enderr fle ne kurmin tim
Une pergjumem ne valet e saj
Kush eshte rrjedhe e kush burim?
Kush do na zgjoje valle?

Harqet lagen nga ujrat
E lashte kjo ure, tundet
Nen thundra kuajsh
Hapa te huajsh
Gjithfare fjalesh
Ninullash...

Eshte ajo Rozafa, apo jam une?
Gjinjte e gureve pime
Kush eshte themel e kush godine?
Kush foshnje e kush mur?
rrezohemi ne gjume
e kalojme ne anen tjeter
kembelagur
pa zhurme...


Postuar nga Amstel datë 08 Shtator 2006 - 19:43:

teper teper te bukura urime


Postuar nga yjori datë 08 Shtator 2006 - 23:41:

I marrë i dashuruar të jem, jo i urtë
E vetmja derë në qiell është zemra
Rrugët e tjera të shpien deri në tru
Labirint fjalësh ky, mbushur me emra

Ndoshta ke të drejtë kur flet për jetën
Por mos harro se na duhet një dalje
Kur arrijmë në fund, lodhur, vetëm
Arsyeja shndërrohet veç në tallje

Mbill më mirë një peme, kokën në dhe
Njëren këmbë këtu, tjetrën në matanë
Zemrën dërgoje si lajmëtar nëpër re
Të bejë gati folenë ditën e mbrame


Postuar nga yjori datë 23 Shtator 2006 - 18:28:

Leshohu ne terr shkendije a regetime qofsh
leshohu e mos u kap kashtes se kumtrit
as mos thith gjinjet e rruges se qumeshtit
veç bjer si meteor e shuhu tatepjete
e po s`te priti kush, mos ki frike se s`vritesh

Une jam erresira, endrra qe te vesh si zhgun
ben kryqin e frymemerr te fundmen lutje
Zoti nuk fle, as pergjon, vetem mban shenime
ne qelen tjeter duke ju falur perendise se tij
e keshtu pa fund shtyhen pendesat tutje


Postuar nga yjori datë 23 Shtator 2006 - 18:30:

Shkruesin e mori gjumi mbi librin e fatit
Mbetem pezull me puthjet nder buze
Dime vetem cfare ka ndodhur me pare
Po nuk dime cfare do ndodhe ne fund

Tymi i asaj qe digjet u ngrit, u be re
Mbushur me shiun e embel te mallit
Fletet e bardha dhe te pafaj si lutje
Presin te shkruhen nga zoti a djalli

Presim dhe ne te zgjohet rrefyesi
Te na tregoje vazhdimin e ngjarjes
Ndoshta fleme te lodhur nga tymi
Sjelle me vete nga mjergull e larget

E kur dita e re te vije me zhurme
Do hapim syte e do shohim tjetrin
Do habitemi: “Po ti qenke si une!”
E nuk di nese do qajme a qeshim..


Postuar nga yjori datë 23 Shtator 2006 - 18:32:

Ver koken ne gjoks te castit or mik
E ndjen frymemarrjen, rrahjen, rrjedhen?
Fryme, gjak qe vjen e iken
Ashtu si une
Ashtu si ti

Nuk shkon e iken me thua ti
Po shkon e vjen
Drejtimi eshte i rendesishem
Akrep ne rreth

Ketu filloj e flas percart
Majtas eshte djathtas
Perpara prapa
Poshte eshte lart
Zoti djall

C`thua aman?
Me sheh e qesh
Deti i paane
E ne si peshq...


Postuar nga yjori datë 23 Shtator 2006 - 18:42:

Pershkome si filli gjilperen
e qendisme qefinin
me delfine qe hidhen
me dafine
me thinje
e shtrime
ne ndonje koder
detin perkunder
verine
Shkumen ne buze
bregun ne sy
grahmen e vales
fryme...

Lagme si lot
e me njom anen
varken qe tundet
brinjet
e hidhme, pritme
shtrat
arke
batice
e ftohte shkume
e gjinjve..


Postuar nga belga datë 23 Shtator 2006 - 20:51:

[QUOTE]Po citoj ato që tha yjori
[B]Pershkome si filli gjilperen
e qendisme qefinin
me delfine qe hidhen
me dafine
me thinje
e shtrime
ne ndonje koder
detin perkunder
verine
Shkumen ne buze
bregun ne sy
grahmen e vales

Te pershendes yjor; po as'me thua si titullohet poezia qe ke shkruar dhe cili eshte autori nqs e keni krijuar vete suksese
pershendetje nga belga


Postuar nga yjori datë 24 Shtator 2006 - 00:57:

Citim:
Po citoj ato që tha belga
[Te pershendes yjor; po as'me thua si titullohet poezia qe ke shkruar dhe cili eshte autori nqs e keni krijuar vete suksese
pershendetje nga belga [/B]


Deti karshi
autori jam une
pershendetje


Postuar nga yjori datë 28 Shtator 2006 - 23:35:

Fllad i castit te ngjeth
dridhesh si gjeth
feshferin
nje fjale te re
perseri...

Veshtire te kuptosh
ate qe thuhet
te peshperin
nje i shurdher
ne vesh...

Jep e merr me veten
te njejtin puls
psheretin
tjeter kove
ne pus...


Postuar nga yjori datë 28 Shtator 2006 - 23:37:

Hapesh e mbyllesh si dere
Fryn e shfryn nje si ere

Jeta eshte mbase vjeshte
Ne vere ishte me thjeshte

Vecse s`te kujtohet asgje
S`ka se ku shkon, aty eshte

Po edhe ne mos qofte njelloj
S`ke nga ta dish, ndaj besoj


Postuar nga yjori datë 28 Shtator 2006 - 23:39:

Degjoj tek flitet per atdheun
kete cope imagjinare buke
kafshuar nga goja me te njejten gjuhe
e me vjen te puth...

C`fjale eshte kjo?
Tingulli i mbytur i buzeve
apo krisma e pushkes a kolles
atdheu eshte kudo
Kudo mbaj mishin ne krahe
Koken mbi supe
Floket mbi lekure
Kockat, trurin, shoket, te tjeret
A me mbajne ata mua si rruga turmen

C`gjuhe flasin te vdekurit?
Anglisht ne parajse?
Po ne sketerre?
Atdheu leviz shpejt
Atdheu ringjallet, vdes
Shqiptar, grek apo kinez

Duhen leruar tokat me spirance
Zgjidhur kuajt ne leme
Kafshet ripertypese ne mence
Katror eshte atdheu
105 grade
Mbyllet si sportel kur fleme
Kater horizonte si qeli
i rrumbullt nga hena
pike ne harte
kur shuhet dielli, i zi
pulson ne gji
ha,pi, zgjohet, fle, plak, femije
une e ti

Ra perdhe e puthi token
nuk dinte se ku kishte koken


Postuar nga yjori datë 28 Shtator 2006 - 23:41:

Hapa syte,nje pike shiu ne ujvaren e berjes…Nje lot ra ne pus te kohes se pashterur
Dikush hodhi nje kove, lau fytyren apo duart…Keshtu u bera tjeter, kokerr djerse ne balle
Vapa me thau shpejt, ne afsh te djegies kullova faqeve te qiriut dhe ngriva fjaleve…
Pike uji faqeve te shpelles. Te bie apo te mos bie ? Rashe…Ne ujvaren e kohes
Pike shiu ne balle te reve, lot syve te turmes, afsh qe ngjitet lart atje ku qan gjithshka
Ne pus te nates ku lindi ai qe pa driten e botes per here te pare…
Sa e gjate eshte rruga? Ca hapa dhe pak kohe..
Sa e shkurter eshte koha? Ca rruge , nje jete,pak ngjarje
Sa zgjat kjo ? Dy jete ne kryqezim.Nje pike ne mes si renie,
Nje gur ne pellg, nje pike ne fund…C`doja te me thoje ?Ku fillon levizja ?
Ne fund te mbarimit ? Ne prag te asaj qe ndodh ?Aty ku jemi ?…
Pashe veten, pike drite ne fund te lotit, pike loti ne fund te syrit,
Pike djerse faqeve te rruges, pike gjaku gardheve te zemres
Pike mjalti faqeve te bletes, pike rreshire faqeve te trungut,
Pike dylli faqeve te nates, pike ne fund te virgjerise se letres..
Pike ne fillim, aty ku bebezon fjala,ne mbarim..
U pikellova…Sa here u pame ne sy ? Sa here folem ?
Sa here djersitem bashke ?Sa here pikoi drite ne syte tone?
Sa here lame fytyren e perlotur ne pus?
Apo qe nje pike gjaku ne gardh te lotit
Lot ne prag te zemres? Po trokasin!
Dera u hap, hyri drita. Pame njeri tjetrin te cuditur…
Kaq prane dhe prape te panjohur ne dhomen e ndenjes…
Te verber ulur rreth zjarrit, flaket na ndricojne qepallat
Ngrohim duart e ngrira , dikush thyen shkarpat…
Kush e pa driten e botes dhe nuk u verbua ne terrin e saj?
Kush e degjoi kengen e vdekjes dhe nuk u magjeps nga hiri i saj?
Ne beme sikur nuk e degjuam me syte ngulur ne zjarr
Xixellonja qe vdesin ne lindje, ne fillim te gjithshkaje..
Nje pike blu ne syte e lodhur mbjellur ne bebezen e shiut
Lekundet ne eren e loteve... Sa kohe pame ate qe ndodh?
Pame njeri tjetrin te habitur ne prag te rrjedhes se vazhdueshme…
Pime uje me duar dhe lame syte ne dolline e njohjes…
Nje pike drite ne syte e tu.. Nje pike dylle faqeve te tua…
Nje pike uje nen gjuhe…Pikellim
Aty ku fillon, ne mbarim...


Postuar nga belga datë 29 Shtator 2006 - 00:29:

letrare te rinj!

Citim:
Po citoj ato që tha yjori


Deti karshi
autori jam une
pershendetje



poezite qe ke shkruar me kane pelqyer shume ;

e te uroj suksese ne rrugen e poezise

respekte _belga


Postuar nga yjori datë 29 Shtator 2006 - 22:30:

Piktura qe bere mbreme nuk eshte thare akoma
E bukur eshte ndonese nuk kuptoj asgje
Hm, art modern? Pa rendesi. Nejse.

Me ke bere dhe mua
Ja keshtu sic isha e jam
Ndoshta ke shkruar dhe daten e vdekjes diku
Thjesht nje numer midis 1 dhe 31, 2040-50
Sa luftera do kemi deri atehere? Sa Envere?

Kafen e bej vete, natyre e qete
Sikur ta pinim bashke
Po ti nuk pi, as ha
(Thote Mohameti te pakten)

Eh, eshte ca heret per mendime te tilla
C`te bej? Po te tjeret c`bejne?
Asgje te re. Cohen. Vrasin. Hane . Flene.
Hap televizorin me nje fjale.

Reklama paste dhembesh
Na duhen gjera te bardha
Ashtu sic ty telajoja
E syve tane, e ketij agu
ku shkarravite planin e asaj qe ndodh

Apo te zeza, boje flokesh si nata
Qe ti rrufite per te mos fjetur
Ndersa gjysme e botes flinte
Levizje kuajt ne gjume
Luaje shah me anen tjeter

Fundi nuk me duket larg
Nje i krisur, ca bomba
Shah mat!

Si llumi i kesaj kafeje
Enderr e pare
Dinosaure, faraone
Diku ne Tirane
Sa kohe u bene qe nuk kam pare kale
Vetem makina, trene dhe avione
E emisione me bisha ne tv

Kam te bej me ca te gjalle
E me te shumten me fantazma
Qe shkruajne shpesh anonim
Skllever qe humben lirine ne kumar
Ose aplikime per pune heronjsh
Poete qe u vetevrane a u cmenden
Te tjere qe duan doemos te jetojne
Qofte per para, seks a ku di une cfare

Ka kohe qe nuk kam pare me dele
As gomere. Vetem ca qen race
Rralle ndonje mace.
Politikane, prominente
Rruges ndonje kalimtar te thjeshte
Lajme, reklama, prape lajme
Kafe, cigare, internet

Heren e fundit ne zoo
Nuk di pse u bera keq
Fundja nuk ke nga ta dish
cila ane e gardhit eshte mbyllur
e nese eshte keshtu vertet
Sa kohe qe nuk kam pare te vdekur
Vetem filmat, lajmerimet ne gazete
Kortezhet jane sekrete, varrimet out
Operacione plastike dhe futboll
Qeska me mbishkrime, shkence
Ngrohje globale, bota sot

Cfare nuk do shoh me ne 2050-ten?
Do na marre malli per ndonje te gjalle?
Kur te vene maskat, kundragazet
A te mos dalin fare nga raketat
Bunkeret, virtualiteti, kafazet
Laboratoret, zyrat, getot

Ose me mire te pyesja
Cfare do shohim akoma?
Kaloresit, Mesine, Dexhallin?
Djallin e pame dhe ferrin
Adolfin, Josifin, Enverin

Film i vjeter
Shtyp susten tjeter


Postuar nga yjori datë 29 Shtator 2006 - 22:31:

Nuk di ne eshte mire te shkruash
Perendia e fjales eshte e heshtur
Po perendia e heshtjes je ti
Ndaj bej dhe une gabimin qe bene te gjithe
Kur perseriten ate qe tashme dihet

Patjeter eshte e shkruar diku
Per lengun e erret qe mbush bebezat e tua
Ndersa zogjte e nates ngrihen ne mua fluturim
Kur shnderrohemi papritur ne te tjere
Moter e vella, nene e bir, baba e bije

Per murgjit e thare te shkretetires
Ku shkojne rete vrenjtur e nuk ndalen
Per syte qe ndizen flake e vetetijne
Rrufe, plas dicka perbrenda, derdhet
Fillon stuhia, te carat nxjerrin tym e lagen

Me siguri, ne ndonje liber te shenjte
Na thuhet mos te adhurojme idhullin
Po ti me bere te harroj perendine
E te ngushelloj veten me Gjonin:
”Ka njohur perendine ai qe dashuron!”

Miliona here u bene krahasime me mjaltin
Frutat, pellumbat,veren e cdo gje te bukur
Me nuk di, ne koke bie vec ti e mendja ngrin
Vdekur ishim, ra boria, nga guvat dolem
Te humbur qe u gjeten per t`u humbur


Postuar nga yjori datë 29 Shtator 2006 - 22:34:

Vras mendjen se c`fshihet nen rrasen tuaj
Varreze e pacak ushtaresh anonime
Kafsha e zbuleses eshte gati te dale
Nuk do habitesha aspak
Nese papritur do nderronit uniformen
Vrisnit foshnjet, hidhnit ne ere
E te me kryqezoni

Nuk ka ndryshuar asgje
I njejti vaj ne kandil
E njejta flake, drite e lige
Shndrit dhembeve ne terr si thike
Po nuk eshte per te pasur frike
Vetem per te ardhur keq
Nuk dine c`bejne
Vene helmetat, marshojne
Qorrsokakeve si femije
Luajne lufte, vriten, marrin jete
Luane ne kotec

Asgje per t`u merzitur
Keshtu ka qene gjithmone
S`eshte hera e pare, ndoshta e fundit
Qe shihni enderra te keqija ne gjume
Tjetrin qe te tremb kur shkon ne pune te tij
Sinoreve tuaja, ku tmerri hedh hije levizese
E urdheri zbatohet pa u menduar, shpejt
Gisht i ankthit shtyp kembezen
Ti je tjetri, e ja qe vrave veten

Askush nuk do te mendoje me
Vec ndonje kalimtari te vetmuar
Do t`i behet nje lemsh ne mendje
Kur shkon anash varrezes tuaj
E aty nuk ka emra, po vec kryqe
Te gjithe njelloj deri ne fund
Duke parakaluar edhe ne vdekje


Postuar nga yjori datë 15 Nëntor 2006 - 02:42:

100 vjet më vonë
do jem mbase në parajsën nr.x
duke luajtur me Zotin kukafshehti,
duke u zënë me Enverin në ferr kush të flere sipër,
a prapë këtu, rilindur kafshë, peshk , njeri,
( ndoshta gjithshka ndodh përsëri, lutemi që jo!)
ose nuk do jem, domethënë thjesht hiç,
ide kjo po aq absurde sa të parat
tjetër mundësi nuk rrok më mendja

100 vjet më parë
ndërtoja shtëpinë
sipas stilit te kohës
me dekorime të tepërta,
kollona, dhoma të larta, oxhak,
portë të madhe, disi pompoze,
e gjitha kjo prej mishi,
kur erdhën të huajt e më moren,
më shitën në treg të skllevërve,
ku më bleu një i panjohur,
të cilit i shërbeva ca kohë
derisa filloi lufta e veriu fitoi

Tani jam e nuk jam këtu,
Fantazëm ne mjegull,
Prag që kapërcej çdo çast,
Nuk di ku hyj e ku dal,
Kyç që hapet nga të dy krahët,
nga brenda e nga jashtë,
ku syri i rojes ndeshet me atë
të të burgosurit, ku çelësi
nuk jam unë e vetëm kahu
i lëvizjes, nga vdekja në jetë
apo anasjelltas nuk eshtë
doemos nga hiçi në gjithshka,
as e kundërta, po një gërshet
i të dyve, ashtu sikurse 100 vjet
më vone a më pare kam qenë,
apo dhe jo, ndoshta nuk jam tani...

Eh, kush më kupton nuk ka pse më lexon,
Veç nëse gjetja e binjakut i bëhet dëshmi e vetes
sikurse pasqyra më deshmon se jam,
Syte në vrimë shohin atë film që shfaqet
e jo atë që duan, urdhëri nuk vonon, krisma,
dera hapet, hyn roja e të sjell gjellën,
gjellën me mish të vetes...


Postuar nga yjori datë 15 Nëntor 2006 - 02:46:

Uni nuk është jami
E pra: të flas për veten apo për ç`ndjej?
Nëse me thua më do, do të pyesja: Kë?
U bënë ca kohë që më njeh,
Po ja që unë nuk njoh veten...

Njoh vetëm tymin e çuditshëm,
retë, shirat, të kaltrën, ajrin,
Se jami është qiell nga ku shpresojmë
të na vinë apo të shkojmë (me) karrocë zjarri
engjëjt, alienët, amshimi, ndihma,
Vetëm se të flasësh për motin, kohën,
pa marrë parasysh hapësirën
është gabim sipas Ajnshtajnit

Kush?
Mendimi që shpërthen si yll që lind,
Vrima të zeza që e thithin prapë,
Cfarë?
Botët notojnë në tjetrën e dashur,
të vdekurit e të gjallët,
fjalët, qenia e fara,
në varr a në shtrat

Ja shtambë e mbushur,
të bie nga dora e thyhet,
ujë i ëndrrës derdhet ,
Lagesh në shi e harron që eshtë ai
lumi, burimi, pusi, loti prej nga pi
nektarin, qumështin, hidhësine,
gjinjtë e kohës, kësaj nëne
që pi nga ti gji

Prit të erret ose mbylli sytë,
shiko yjet e fjalëve tek ndizen,
shuhen, e prit të gdhijë, ç`ndodh?
Asgjë, hiç, pafundësisht,
e njëjta dritë mbush terrin
e mbushet nga ai, ëndërr
e zjarrit ku digjesh si heretik,
libër në Aleksandri, feniks,
Bëhesh hi e harron që është ai
dheu, argjila, mishi, shkëmbi,
ku mbin bota, prej nga thith
nektarin, qumeshtin, hidhesinë,
gjinjte e nënës, këtij shiu,
që të mbush e mbushet nga ti

Jami nuk është unë
E pra: të them ç`ndjej, po kush?
Nëse të dua, te dua thjesht ashtu
siç mbush shiu një lumë


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.