Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Netet e mia pa gjume (Ditari i i_lire) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3613)


Postuar nga Amstel datë 09 Tetor 2005 - 16:30:

netet e mija pa gjume shume te tmerrshme ne endrrate qe ishin ne mendjen time.....mundohesha te flija por gjumi sme zinte shkoja reth e rrotull ne krevat por prape sflija..


Postuar nga ingmetalboy datë 11 Shkurt 2006 - 14:03:

edhe nje tjeter nate. edhe nje tjeter agim.
thone qe nqs qendron 72 ore pa fjetur gjume shikon iluzione. hmmm... kushedi sa kohe kam pa fjetur atehere mbasi gjithe kjo kohe ne kete vend te cuditshem me duket iluzion.


Postuar nga tan_dell datë 13 Shkurt 2006 - 00:02:

erdhe...
e meqe erdhe,puthme
une aty isha
e meqe isha ....
ne damar ende fle nata


Postuar nga aura datë 27 Shkurt 2006 - 04:25:

Eshte vone. Perreth meje ka nje qetesi qe shoqerohet me gurgullimen e lumit dhe veshferimen e pemeve. Ne nete si kjo e sotmja e kuptoj qe ky vend eshte shume i bukur naten. Ngjan sikur jeton ne fshat por ne fakt je ne nje qyteze ballkanase. Sonte ska as muzike. Ka vetem nevoje per te rikuperuar nje kohe qe ka kaluar pa bere shume gjera. Ka shume deadline qe i kam shkruar ne nje flete te verdhe. Neser me stilolaps do vizoj dy nga ato dhe do ti them vetes: you did it. Por ngelen edhe kater deadline te tjera...dhe shume pune.
Derisa te enjten ne darke do ta marr ate leter te verdhe te mbushur me vijezime, do ta bej shuk dhe do ta hedh ne plehra.
Pastaj do bej gati valixhen per tu rikthyer...edhe pse per pak kohe.


Postuar nga ~Enigme~ datë 25 Mars 2006 - 11:21:

Erresire dhe vetem drita e keti objekti kaq te cuditeshem qe pret si i ngrire atje perpara meje....... sa i trishtuar qe ri dhe per pak minuta ashtu e heshtur humb ne brendesine e oqeanit tim ....
Mendohem dhe zhytem helle por zhurmat e makinave qe degjohen diku atje larg me bejne te riktheme ne realitetin e jetes.
Gishtat fillojne te kercejne si balerina mbi pisten e tastjeres dhe ja presin me ankth rezultatet e kercimit...Ah nate e qete ....do te shikoj peseri gjume te embel per sot!


Postuar nga ~Enigme~ datë 06 Maj 2006 - 09:22:

E kthyer nga zhurma momentale....nate..... isha atje me ty dhe cdo gje u zhnderua ne nje qetesi absolute. Mu duk sikur vetem ne ishim ne pauze dhe filmi vazhdonte. Te gjithe leviznin dhe qeshnin, inatoseshin, cirnin me kthetra, ledhatonin ndersa ne ashtu duke u pare ne sy heshtnim dhe flisnim me driten e syve, me levizjen e qerpikeve. 

Njerzit jane te cuditshem jemi kaq paradokse sa dhe kur e prekim momentin mendojme se nuk ishte ajo perberja e duhur dhe fillojme e perpunojme ashtu sic duam ne. Duam ti marim pelhuren me nje lecke te grisur atje te vjetersuar dhe pastaj ta hedhim diku duke menduar se kur nuk ekziston do te harrohet.

Pluri nuk hiqet ai eshte atje ne siperfaqe.....Fillimisht te gjithe te japim pershtypjen e nje mirembajte te kujdesshme per te masakruar cdo qelize qe gerthet te verteten. Pastertia absolute eshte dicka e paaritshme qe sado te izolohesh dinakeria grabiqera do te sperkate dhe ti i ndikuar nga aroma e dickaje qe s'te perket terhiqesh ashtu zvarre per te shijuar momentin.

Eh ai qe e shijon remben ate lecken e grisur dhe me pas e hedh tutje, e fshen, e mbron, e lan, e palos, dhe me tej syte e shfaqin ne forme faji. Mos valle shpirti rezatohet ne sy. Hiqi syzet e zeza te te shikoj dhe me pas mos fol. Gjuha leshon tinguj dinake dhe ato shkronja ndertojne BABILONINE ose nje rremuje dhe ngaterim ose nje mirekuptim dhe bashkim. Jetojme ne qytetin e kenaqesise sensuale dhe te materializmit. Mallkuar qofte dita qe ne ndertuam kullen se tani jemi te dy duke u pare ne sy sikur te mos kuptojme gjuhen e njeri tjetrit......


Postuar nga ~Enigme~ datë 06 Qershor 2006 - 10:00:

Ja dhe nje nate tjeter zgjuar e prekur nga mendime qe nuk me ledhatojne po me cjerin me gervishtin.....
Sa shpejt kalon koha agrepat levizin dhe une varem tek ato per ti ndaluar ...edhe pak...
Jete katile qe nuk te vjen keq per kete shperndarje qe na fale. Dhe ja ashtu e egersuar me jep nje shikim te ashper per te me kujtuar qe jeten e krijova une dhe ti thjesht te ndjek dhe te buzeqesh nga pas disa here butesisht per te te dhene kurajo disa here ironikisht dhe mua ti sot me shikon ashper aq ashperisht per te me bere te ndjehem fajtore. Kerkon nga mua falje pasi  isha une ajo qe zgjodha ikjen drejt kthetrat e te panjojtures drejt pikes me te larte te malit everest, per te shijuar karerizmin dhe ja deshira po me plotesohet pak nga pak.... por ata qe dua ti kem prane po me ikin dhe ti thjesht qendron e heshtur ......Ndaloi!!!!!


Postuar nga ~Enigme~ datë 13 Qershor 2006 - 08:15:

Emocione, Lote, Dhe Nje Qetesi e Papritur.................

Te shoh syte te mbushur me leng por lekura nuk eshte e fresket si atehere qe ta perkedhelja. Me pelqente te te prekja syte dhe rudhat e lehta reth tyre...... sa dua ti fiksoj atje ne momorie ashtu te freskta dhe pa lote ............
ah syte tend qe nuk ballafaqohen me mua shpesh me bejne sot te jem ne mendime.
Dola......dhe diku ne zhurmen e muzikes dhe ne kumbimin e qeshjeve ne tavoline aty ne goten e qelqte me shfaqeshin syte e tu te perlotura dhe nje ngacmim i brendshem me bente ta lija heret ate atmosfere aq te kendshme ku zerat reth meje me sperkatnin humor.
Sa fallco ishte buzeqeshja sot  ....nje buzeqeshje ku gjithmone eshte e skalitur ne fytyren time.  E di qe do kthehesh serisht... dhe portreti, ashtu si syte tend te perlotur qe zhnderohen ne ngjyre jeshile dhe percjellin shprese e heq dalengadale rudhen e vetullave dhe pasqyron drite....


Postuar nga volter datë 13 Qershor 2006 - 23:58:

Pagjumesia dhe letrat me kane cuar organizmin deri ne vuajtjen e madhe... U mbyta, ndersa heshtja e kallur e shpirtit me kall akoma me shume, dhe keshtu me radhe mbaj veten te shternguar ne letrat e BYRON...

mirupafshim vetvete, une do te shkoj te vdes
dhe serish do te kthehem me vdekjen time ne krah
dhe vetem ne poezi te deshperuar kam per te te kujtuar ...


Postuar nga ingmetalboy datë 14 Qershor 2006 - 13:43:

Nje tufe me shiqeta te zjarrta depertojne qiellin e kesaj nate. Per nje cast ndricohet gjithcka duke lejuar cdo krijese te marre fryme lirisht, pastaj tmerri i nxehtesise zhduk cdo gje dhe toka lebetitet nen grahmen e zjarrit.


Postuar nga Loni19 datë 14 Qershor 2006 - 18:20:

Netet e mia pa gjume jane diçka qe ne kujtesen time mbeten si momente te luftes me vetveten. Jane momente kur koha nuk shkon shpejt, e zemra vuan per dicka, dhe ndalon syrin te mbyllet.

Pas nje monotonie te pathyeshme, dhe nje kohe te rende ne mesnate, kur nuk shihet shhpresa per ilaç, me bjen ndermend se qetesimi im dhe pushimi im jane lapsi dhe nje leter e bardhe. Ato jane miqte e mij ne nje kohe kur vetem drita e qiririt ben pak te shihet se cka shkruhet...shkronjat renditen, letra mbushet, dhe dy pika loti bien mbi ate leter...sepse jane lote per nje dashuri te vertete e cila spo me len rahat te bej gjume.....



Loni19.


Postuar nga ~Enigme~ datë 22 Qershor 2006 - 09:55:

Ne drejtim te keshtjelles se te vertetes.......

Zera brenda qe te peshperisin dhe zera jashte qe ulerasin. Beteje reth bukurise se te vertetes. Mundohesh te kuptosh nqs te kam dhuruar pishtarin e te vertetes. Nje termet trondit pemen ku gdhendem fjale ku gjithmone e lulezuar me molle te kuqe qe te provokonin ti kafshoje dhe ti pertypje megjithese mbeturinat dhe farat hidheshin sikur nuk i shijoje asnjehere. 


Ti ri i heshtur, me qorton me syte tende, me fjalet tende te buta, dhe une nuk di cfare te them. Heshtia ndonjehere te remben, te pushton si per te te bere fajtore. Mbytesh ne thellesine e fjaleve tende dhe mundohesh te kapesh dhe te ngrihesh ne siperfaqere por eshte e pamundur. Te duket vetja sikur je ne hapat e para dhe mundohesh te ngrihesh te mbash ekulibrin por muskujt e kembeve ndjehen te dobet dhe te rezojne.

Te maresh fuqine dhe te fillosh te besh hapat e pare dhe hap pas hapi te fillosh te ecesh perseri eshte nje gezim  qe reflekton ne syte qe te rethojne te cilet te presin me duart hapur per te te dhene kurajo. Dhe momenti i krenarise perhapet dhe perplaset si nje dallge ne buze te oqeanit .E di qe rruga do kete qelqe te thyer dhe kembet do plasariten ndoshta do lendohen si ato gishtat e balerinave qe mgjs te rendomta me gjak por ne sallen e baletit duken shume elegante. Pyetja qendron a je gati te maresh ate ruge? ......................................A je gati ti te degjosh te verteten time?..............................


Postuar nga ~Enigme~ datë 24 Qershor 2006 - 11:47:

Sa hipokrite me duken njerzit ne kete nate te qete por te sperkatur me djallezi. Jeta eshte si nje loje shau qe po nuk perdore llogjiken dhe perceptimin humben. Ndonjehere goditja na vjen si pa kuptuar thjesht nga nje levizje e gabuar impulsive. Ti e levize gurin ....tani eshte radha ime.....!!!!!


Postuar nga ~Enigme~ datë 25 Qershor 2006 - 10:13:

Shfaqia fillon.....Dritat zbehen dhe perdhia blu e rende fillon te mare ritmin e notave te muzikes ku veshet tim behen pentagrami ne kete mbremje. Mbaj programin ne dore dhe atje gjithe ankth pres qe te dilni ju engjej te vegjel. Dhe ja me ato kostumet shume ngjyrshe si balerina nisni te kerceni dhe e mbaj frymen si kur dua te ndaloj hutimin qe mund te shkaktoj dhe juve dhuroni buzeqeshje ne ate turme me forma te ndryshme levizjesh qe te gjithe ju duartrokasin dhe une pres me padurim te shikoj kercimet e metejshme. Here atmosfere ritmike qe te mban te gjalle, here nota qe thurin nje kurore hyjnore. E mahnitur perqendrohem ne hapat tuaja ..dhe atje mendimet ishin te izoluara ...vetem shprehia pingule e nje deshire horizontale mbizoteronte!!!! 


Postuar nga BIONDIA datë 04 Janar 2010 - 15:47:

Re: Vetem nje gje ka rendesi: TI

Citim:
Po citoj ato që tha i_lire



Por mbi te gjitha dashuroj
menyren qe ti me do mua.
Fort dhe Cmendurisht
Lehte dhe thjeshte
Me zemer e shpirt
Dashuroj menyren qe ti me do mua.



Shpirt, dashuroj menyren qe ti me do.



me preken keto vargje ...


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.