Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Trishtim dhe Lamtumire (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5795)
mire se te gjeta ilirusa
keto te fundit qe nuk i kisha lexuar ishin me te vertet shume te bukura urime
Re: Dyer
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Kam frike te hap dyert e shpirtit
sepse jam mbytur aty per kaq kohe
Tani kaloj prane, i afrohem
por deren s'e hap dosido
Ulem me gjunjet tek kraharori
e strukem aty ne erresire
Mbyll syte e s'beje asnje zhurem
e fshehur ne nje paqe te shtire
S'bej asnje pyetje - C'rendesi kane pergjigjet
Mbyll veshet me gishtrinj qe me dridhen
e ne perhumbje veshtroj yjet
e hijet qe nga nje mur tek tjetri hidhen.
S'dua ti hap dyert e shpirtit
te kesaj bote te brisht, te hidhur
qe mashtron me flutura te bukura
pastaj me kthetra te mban te lidhur.
S'dua ti a hap dyert shpirtit
por endem rrugeve te qullta pa emer
e ndaloj befas e trembur
Portat pas mbyllen - tani gjendem ne zemer.
ilirusa ma hoqe mendjen fare.....
iLiRuSa
UUUUUAAAAuuuuu sa e bukur kjo dyer,vertet njesh fare,per mendimin tim nga me te bukurat e tua.shume e ndjere....
Sa per ate mbylljen "tani gjendem ne zemer"mos ja fut kot....se ti je vete zemra....
perderisa shkruan ashtu dhe ndjen ashtu ,ska ku te vej me...
Mbeshtes sykaltren,(sYTE ebukur dallojne me qarte) per mendimin e saj
vertet stil gjenial....
sa per ate punen botes them se aty qendron e bukura,ajo pjese e botes e perbashket e gjithe secilit nga ne na ben te kemi nje pjese te shpirtit tone te perbashket.....
MOJ sykaltra e ke lexuar ate SYTE, o SHPIRITI ?(me fal syte dhe shpirti)
ahahahahah(eshte e bukur dhe ajo...
NIK_SERIOZI
Mire se erdhe edhe faleminderit per urimet tuaja.
Respektet e mia!!!
Sykaltra_Shqiptare,
Faleminderit vertet! Gjenial? Nuk e di se sa gjenial eshte stili im, ajo qe di me siguri, eshte se gjithemon perpiqem te shfaq edhe shpreh ate qe ndjej.
Boten time ashtu sic eshte edhe pse shume thone se eshte gri.
Pergjigja ime: Grija eshte ngjyre apo jo? Te pakten syte me shohin ngjyra te tjera edhe jo vetem bardhe e zi.
Pershendetjet e mija!!!
Re: ilirusa ma hoqe mendjen fare.....
Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
iLiRuSa
UUUUUAAAAuuuuu sa e bukur kjo dyer,vertet njesh fare,per mendimin tim nga me te bukurat e tua.shume e ndjere....
Sa per ate mbylljen "tani gjendem ne zemer"mos ja fut kot....se ti je vete zemra....
perderisa shkruan ashtu dhe ndjen ashtu ,ska ku te vej me...
Mbeshtes sykaltren,(sYTE ebukur dallojne me qarte) per mendimin e saj
vertet stil gjenial....
sa per ate punen botes them se aty qendron e bukura,ajo pjese e botes e perbashket e gjithe secilit nga ne na ben te kemi nje pjese te shpirtit tone te perbashket.....
MOJ sykaltra e ke lexuar ate SYTE, o SHPIRITI ?(me fal syte dhe shpirti)
ahahahahah(eshte e bukur dhe ajo...
Ok, meqense im vella e "paraqiti" kete poezi (edhe pa me marre leje, ta theksoj kete) po e bashkoj me te tjerat qe kam ketu, qe mos te ngelet vetem.
Ti nuk do te degjosh
Doja te tregoja une ty
me pak fjale e ne pak ore
sesi te shihje me te mite sy
e te kishe boten time ne dore.
Te tregoja une c'gjuhe flisnin pemet
C'pershperijne rete tek dritarja ime
sesi zgjateshin ne perqafime deget
e krijonin tek parvazi me gjethe qilime.
Se c'me thoshte shiu i vjeshtes
Kur tokiste tek xhami :"dritaren ma hap"
dhe se si vete muret heshtes
te tregojne ngjarje kur me duar i kap.
Te te ulja diku te te flisja
per ndjenja qe ti as nuk i njeh
per henen qe ndriste teksa te prisja
per yjet qe vdisnin me cdo fjale qe the.
Doja te tregoja une ty per endrrat
qe ti i shendrrove ne lot e ne dhimbje.
E per dy nga tri nga andrrat
qe i qepa pastaj zemres sime.
Doja te thoja une vec pak fjale
ti ktheja lotet ne shkronja qe ti ti lexosh
e dhimbja prej meje se fundmi te dal
por ti shikon tutje, nuk do te degjosh.
Citim:
Po citoj ato që tha NIK_SERIOZI
ilirusa si te kam mire meqe une nuk kam qene ketu se isha me pushime ne shq prisja te kishe shkruar ti....
apo edhe ti me pushime ke qene?
Re: Nostalgji
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Neonet jane dehur
me drite kete nate
kete nate te heshtur
ku gjithecka fle
dhe yjet shtegtojne
te verber atje larte
mes galatikave te arta
te mbeshtjell nga re.
Nate qe nota heshtje
hedh mbi pentagram
e pemet marrin fryme
ne te shurdheten qetesi
e une kam deshire ta nis ku e lam
megjithese sonte s'mundem
sepse mungon ti!
Sykaltra_Shqiptare
UAU! Vertet?
Me duket se po me jep nje kompliment qe nuk e meritoj. Edhe pse te falenderoj me gjithe zemer.
Do me ritet mendja mua tani!!!
[QUOTE]Po citoj ato që tha iliriusa
[B]
Ashtu he? Ti iken me pushime ndersa ne te tjeret te punojme ne he?
Mire mire!
Por besoj po te shikosh me pak vemendje do te vesh re se kam punuar goxha keto kohe.
Shpresoj qe te kesh kaluar pushime te kendshme.
C'thoshte shqiperia?
ca te bejme nga madhi e kemi jo nga halli hahahahha,
ke punuar shume bile dhe vertet jane shume te bukura te gjitha shkrimet urime,
shqiperia shume mire lal ishte shume e bukur
shume gjera po rregulloheshin.
Per ty.......
Une zgjas doren kerkoj ndihme
dhe ti je gjithemon aty
je aty nese qaj
nese kam nevoj per ty
Edhe gjej tek ty nje mik
edhe gjej tek ty nje shok
gjej tek ty pakez paqe
kur s'ka me ne kete bote.
Ti me fal ngrohtesi,
me mbyll plagen qe me dhemb
ti me merr ne perqafim
e tret dhimbjen qe me tremb
Dhe s'e di pse je sic je
dhe gjej paqe vec tek ti
e te gjej gjithemon atje
kur ne shpirt kam vetmi
Edhe shkrihen horizontet
ngjyrat ndizen vec tek ti
dhimbja me tek une s'bertet
se je aty ta qetesosh ti.
ilirusa kjo poezi me beri te renqethem,
me beri te kujtoj shume gjera te bukura rofsh yllo qe e holle ketu qe ta lexojme.
ja kalofsh mire
E gjithe kenaqesia eshte e imja NIK_SERIOZI.
Uroj qe edhe ti t'ia kalosh mire gjithashtu!
Vjeshta ka ardhur
E ulur ne stolin e gryer nga mola
hedh shikimin e mekur ne perendim.
Edhe mendoj per dicka tjeter
qe te le pas trishtimin tim.
Vjeshta ka ardhur prej kohesh
e gjethet tashme token kane zene
dielli i ngrysur pas resh fsheh koken
dallandyshet ikin, folen kane lene.
Vjeshta ka ardhur pa trokitur,
ndoshta dritaren ka gjetur hapur.
Vjeshta ka ardhur po ti ke ikur
dhe une te pres tek stoli i krimbur.
Shirat po bien, token lepijne
ajo s'ka ngrohtesi te avulloj
si ajo e ftohte, si ajo e ngrire,
dhe une e di pranvera shkoj.
Vjeshta ka arrdhur qysh dje
qysh heren e fundit qe te pashe
edhe une si toka e ngrire e ftohte
s'gjej ngrohtesi tek c'ka me le pas.
Pas pak do te ngrihem, do eci
do le pas stolin dhe pertacin
e kujtimi im atje do te mbesi
gjethet e thara pas meje do vijn.
Ne cdo kend te saj do te le dicka
nje pjesez shpirti, nje enderr nje lot
do eci edhe ato plot besim
do te le te mi marri kjo bote.
Do te ndjek hapat qe hodhe dje
duke lene ne cdo hap vec mallengjim
pas do me vij nje qiell me re,
vjeshtes do ti le vetmin.
Poezite e tua jane ne pergjithesi trishtim per nje ikje te papritur.....
mund te na shpjegosh pak jane keto frymezimi yt sepse je i dashuruar pas jetes dhe artit apo ke dicka personale ne jete?
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Poezite e tua jane ne pergjithesi trishtim per nje ikje te papritur.....
mund te na shpjegosh pak jane keto frymezimi yt sepse je i dashuruar pas jetes dhe artit apo ke dicka personale ne jete?
Zbrazeti
Trotuaret ishin braktisur ate pasdite
dhe une nuk e dija perse
ndoshta per shkak te shiut qe binte
a te shisheve qe rrokulliseshin perdhe.
Trotuaret ishin braktisur ate pasdite
nuk gjeja asken nga miqte,
nuk te gjeja ty, as veten time
vec ca shishe qe rrokulliseshin ne erresire.
Nuk e dija ku kishit shkuar te gjithe
ku kishit shkuar valle ate nate?
si t'ju gjeja mes asaj erresire
veten time si ta gjeja valle?!
Ndoshta ishit futur ne nje shishe
e rrokulliseshit rendshem mbi trotuar
Une do t'ju ndiqja, do te thyheja shishen
edhe do t'ju vija te ecnit te gjitheve rradhe!
26.6.99
Gonxhja e bardhe
Zot sa do doja te isha petale
petale e bardhe e gonxhes perbri
Te merrja fryme zhytur ne uje
te vishja robdisham trendafili.
Te ndjeja puthjen e nje njeriu
perkedheljen e dy gishtrinjve
Te endesha ne jeten e nje te riu
si pjestar sekret i perqafimeve.
E une agjent i fshehte
qe mbaj sekret gjithecka,
do beja nje tradheti te vogel
duke folur me trendafila.
Do me linin mes librave
do isha mumja e nje kujtimi
qe thote nga thellesia e kohrave
per dashurin s'egziston harrimi.
Brenga te heshtura
Egzistojne nete te heshtura
dhe ne shpirtin tim.
Mbremje memece
mbytur ne trishtim.
Nete pa gjume, pa endrra,
nete pa qetesi,
ku shpirti behet pre'
e nje gracke ankthi.
Egzistojne nete te heshtura
ku asgje s'pipetin,
ku yjet stampojn ne qiell
si ne shpirt vetmin.
Egzistojne nete te heshtura,
nete boshe si sot,
se ka dhimbje, brenga
qe s'i harron dot!
shume e bukur
po qesh pak qesh......
Re: shume e bukur
Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
po qesh pak qesh......
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Aman kush flet!!!
Po qesh ti njehere te marrim shembull nga ty ne te tjeret!![]()
Ore s'mbaj mend te kem shkaktuar ndonje cunami une. Pastaj cunami shakakton deme te medha, une vetem shkruaj disa vargje. C'vlere mund te kene keto vargje?
Nejse se kemi dale nga tema. Ndonje gje ne lidhje me poezit ke?
Cudi qe se kisha pare me pare kete teme...
Ndoshta ngaqe skisha hyre ndonjehere te poezite e dashurise....
Ilirusa, edhe njehere te uroj suksese ne krijmtarine tende!
Poezite e tua jane: no comment
Fjalet do te ishin shume te varfra per t'i vleresuar ato..
Re: Vjeshta ka ardhur
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
E ulur ne stolin e gryer nga mola
hedh shikimin e mekur ne perendim.
Edhe mendoj per dicka tjeter
qe te le pas trishtimin tim.
Vjeshta ka ardhur prej kohesh
e gjethet tashme token kane zene
dielli i ngrysur pas resh fsheh koken
dallandyshet ikin, folen kane lene.
Vjeshta ka ardhur pa trokitur,
ndoshta dritaren ka gjetur hapur.
Vjeshta ka ardhur po ti ke ikur
dhe une te pres tek stoli i krimbur.
Shirat po bien, token lepijne
ajo s'ka ngrohtesi te avulloj
si ajo e ftohte, si ajo e ngrire,
dhe une e di pranvera shkoj.
Vjeshta ka arrdhur qysh dje
qysh heren e fundit qe te pashe
edhe une si toka e ngrire e ftohte
s'kam ngrohtesi s'le avull pas.
Pas pak do te ngrihem, do eci
do le pas stolin dhe pertacin
e kujtimi im atje do te mbesi
gjethet e thara pas meje do vijn.
Ne cdo kend te saj do te le dicka
nje pjesez shpirti, nje enderr nje lot
do eci edhe ato plot besim
do te le te mi marri kjo bote.
Do te ndjek hapat qe hodhe dje
duke lene ne cdo hap vec mallengjim
pas do me vij nje qiell me re,
vjeshtes do ti le vetmin.
Citim:
Po citoj ato që tha isra
Cudi qe se kisha pare me pare kete teme...
Ndoshta ngaqe skisha hyre ndonjehere te poezite e dashurise....
Iliriusa, edhe njehere te uroj suksese ne krijmtarine tende!
Poezite e tua jane: no comment
Fjalet do te ishin shume te varfra per t'i vleresuar ato..![]()
Citim:Shume mallengjyese kjo o Arti me preku vertet te pershendes o yll.......
Po citoj ato që tha artidr
>Lamtumir<
Lamtumir per her te fundit
kthe koken edhe nje here.
Me kurre s'do te takohemi
as ne vjesht as ne pranver.
Lamtumir kur te me thuash
doren fort shtrengoma ti
Mos harro te me shikosh
edhe nje here drejt ne sy.
Lamtumires po i afrohet
casti fundit i se vertetes
kisha dashur ne ate moment
ti them lamtumire edhe jetes.
Kurr s'e kam menduar
kete cast te rend e tragjik.
kurr s;do te kisha besuar
se ty de kam vertet........
nodnje poezi e re a na serviret keto kohet e fundit?????
ili...
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Brenga te heshtura
Egzistojne nete te heshtura
dhe ne shpirtin tim.
Mbremje memece
mbytur ne trishtim.
Nete pa gjume, pa endrra,
nete pa qetesi,
ku shpirti behet pre'
e nje gracke ankthi.
Egzistojne nete te heshtura
ku asgje s'pipetin,
ku yjet stampojn ne qiell
si ne shpirt vetmin.
Egzistojne nete te heshtura,
nete boshe si sot,
se ka dhimbje, brenga
qe s'i harron dot!
Faleminderit Eriosa per komplimentet tuaja. Jeni vertet shume e sjellshme.
Pershendetje!
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Brenga te heshtura
Egzistojne nete te heshtura
dhe ne shpirtin tim.
Mbremje memece
mbytur ne trishtim.
Nete pa gjume, pa endrra,
nete pa qetesi,
ku shpirti behet pre'
e nje gracke ankthi.
Egzistojne nete te heshtura
ku asgje s'pipetin,
ku yjet stampojn ne qiell
si ne shpirt vetmin.
Egzistojne nete te heshtura,
nete boshe si sot,
se ka dhimbje, brenga
qe s'i harron dot!
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Faleminderit Eriosa per komplimentet tuaja. Jeni vertet shume e sjellshme.
Pershendetje!
Citim:
Po citoj ato që tha engjell_mbrojtes
Vertet shume e bukur kjo poezi.
urime nga engjelli
jeto...jeto.. dhe mos derdh lot per asnje
se ajo qe i meriton lotet e tua
nuk te ben te qash...
ilirusa si gjithmone me poezit e saj i magjeps te gjithe.
urimet e mija lal jane vertet te bukura
Citim:
Po citoj ato që tha NIK_SERIOZI
ilirusa si gjithmone me poezit e saj i magjeps te gjithe.
urimet e mija lal jane vertet te bukura
Mocal shpirtrash
Lotet me krijuan ne shpirt
nje mocal, nje pellg.
Me peme te mbytura
qe nxjerrin nga uji dege.
Qe ulerijne derisa ngjirren,
perpeliten e kerkojne ndihme.
Me shurdhojne, me cmendin
krijojne xhungel ne shpirtin tim
Nuk e di ne do te vij nje dite
qe te shterroj mocali im
edhe qe une per nje cast
nje cast te vetem te jem e lire!
Re: Mocal shpirtrash
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Lotet me krijuan ne shpirt
nje mocal, nje pellg.
Me peme te mbytura
qe nxjerrin nga uji dege.
Qe ulerijne derisa ngjirren,
perpeliten e kerkojne ndihme.
Me shurdhojne, me cmendin
krijojne xhungel ne shpirtin tim
Nuk e di ne do te vij nje dite
qe te shterroj mocali im
edhe qe une per nje cast
nje cast te vetem te jem e lire!
------------------***---------------
Portat e ndryshkura u hapen ngadale
zhurmeshem u zhgrryen hekurishtet si eshtra
e hapa te rinje ecen perpara e shkelen serish
shtigje te vjetra.
Trendafilat shpalosen petalet e ndrojtura
e lejuan diellin ti puthte serish
i pranuan fluturat kur ju ulen mbi supe
e gonxhet e reja ne kercellin e brisht.
----------------***------------------
Re: Dyer
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Kam frike te hap dyert e shpirtit
sepse jam mbytur aty per kaq kohe
Tani kaloj prane, i afrohem
por deren s'e hap dosido
Ulem me gjunjet tek kraharori
e strukem aty ne erresire
Mbyll syte e s'beje asnje zhurem
e fshehur ne nje paqe te shtire
S'bej asnje pyetje - C'rendesi kane pergjigjet
Mbyll veshet me gishtrinj qe me dridhen
e ne perhumbje veshtroj yjet
e hijet qe nga nje mur tek tjetri hidhen.
S'dua ti hap dyert e shpirtit
te kesaj bote te brisht, te hidhur
qe mashtron me flutura te bukura
pastaj me kthetra te mban te lidhur.
S'dua ti a hap dyert shpirtit
por endem rrugeve te qullta pa emer
e ndaloj befas e trembur
Portat pas mbyllen - tani gjendem ne zemer.
Faleminderit Gangoo! Me vjen mire qe te ka pelqyer.
Te uroj edhe ty krijmtari te mbare...
Citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Po citoj ato që tha iliriusa
Kam frike te hap dyert e shpirtit
sepse jam mbytur aty per kaq kohe
Tani kaloj prane, i afrohem
por deren s'e hap dosido
Ulem me gjunjet tek kraharori
e strukem aty ne erresire
Mbyll syte e s'beje asnje zhurem
e fshehur ne nje paqe te shtire
S'bej asnje pyetje - C'rendesi kane pergjigjet
Mbyll veshet me gishtrinj qe me dridhen
e ne perhumbje veshtroj yjet
e hijet qe nga nje mur tek tjetri hidhen.
S'dua ti hap dyert e shpirtit
te kesaj bote te brisht, te hidhur
qe mashtron me flutura te bukura
pastaj me kthetra te mban te lidhur.
S'dua ti a hap dyert shpirtit
por endem rrugeve te qullta pa emer
e ndaloj befas e trembur
Portat pas mbyllen - tani gjendem ne zemer.
Tak-tak
ps,ndonjehere ske nevoj fare te flasesh....
ti je e imja
te afroj, te largoj
te godas, te perqafoj
te puth, te injoroj
ti iken, pas teje vij
te kap, te shtrengoj
te lutem, te pergjerohem
ne syte e tu ngaterrohem
nen shi te shoh dhe s'te ndihmoj
nen ere qendron dhe ste mbuloj
ti merzitesh, deshperohesh.
por une te afroj, te largoj
te godas, te perqafoj
une bej c'te dua me ty
ti je e imja
Re: Trishtimi eshte nje ngjyre me teper e jetes!
trishtim
Nuk me trishtojn ditet qe iken
as qielli qe pertyp cdo mengjes te tjera ngjyra
as yjet qe ndrisnin por papritur u fiken
as dyert qe mi hapi jeta, por nuk hyra.
S'me trishtojn buzeqeshjet qe si rigjej dot
apo kujtimet magjike qe vendosa ti fshihja
ne ndonje liber te vjeter a ne shkarravinat mbi bllok
qe ti mbaja mend ku ishin kur te doja ti gjeja.
S'me trishton koha qe do kaloj ne pendim
apo pse s'do degjoj me ato magjepse fjale
as syte e ty qe s'veshtrojne me me adhurim
me trishton fakti qe ti me vrave boten e s'me thua 'me fal!'
[QUOTE]Po citoj ato që tha iliriusa
... edhe pse gjerat nuk ecin sic dua s'eshte detyrimisht e thene se po ecin keq!
Edhe se cdo moment i hidhur e lot i derdhur eshte nje perl e dhimbshme e shkulur prej shpirtit, por dosido e bukur ne egzistencen e tirshtuar te saj!
....Ne te vertet dhimbja e bene me te veshtire por edhe me te shpejt lamtumiren!!!
ps, tamam sikur te ishe motra ime ...
Ti hesht....
Ti hesht...
...dhe vetmia rritet
kur ti mungon.
...dhe stina venitet
ne momentet qe ikin.
Vjeterohet edhe e kerrusur calon.
Sekondat minutat gelltitin
kur ti harron...
Ti hesht...
....dhe mendimet flasin
me teper se kurre.
....largesin qe ushqen
e ushqej edhe une
...dhe ndertohet heshtazi
midis teje dhe meje nje mur
ne qetesin qe ti dhe une thurr...
Ti hesht
....as nje fjale s'peshperit
as nje fjalez s'levrin.
.... dhe ne mugetiren e ftohte,
s'e kupton se heshtja jote
me shume se cdo fjale
qe mund te me thoshe
... me thote.
Re: Ti hesht....
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Ti hesht...
...dhe vetmia rritet
kur ti mungon.
...dhe stina venitet
ne momentet qe ikin.
Vjeterohet edhe e kerrusur calon.
Sekondat minutat gelltitin
kur ti harron...
Ti hesht...
....dhe mendimet flasin
me teper se kurre.
....largesin qe ushqen
e ushqej edhe une
...dhe ndertohet heshtazi
midis teje dhe meje nje mur
ne qetesin qe ti dhe une thurr...
Ti hesht
....as nje fjale s'peshperit
as nje fjalez s'levrin.
.... dhe ne mugetiren e ftohte,
s'e kupton se heshtja jote
me shume se cdo fjale
qe mund te me thoshe
... me thote.
Re: Ti hesht....
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Ti hesht...
...dhe vetmia rritet
kur ti mungon.
...dhe stina venitet
ne momentet qe ikin.
Vjeterohet edhe e kerrusur calon.
Sekondat minutat gelltitin
kur ti harron...
Ti hesht...
....dhe mendimet flasin
me teper se kurre.
....largesin qe ushqen
e ushqej edhe une
...dhe ndertohet heshtazi
midis teje dhe meje nje mur
ne qetesin qe ti dhe une thurr...
Ti hesht
....as nje fjale s'peshperit
as nje fjalez s'levrin.
.... dhe ne mugetiren e ftohte,
s'e kupton se heshtja jote
me shume se cdo fjale
qe mund te me thoshe
... me thote.
Re: Ti hesht....
Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Ti hesht
....as nje fjale s'peshperit
as nje fjalez s'levrin.
.... dhe ne mugetiren e ftohte,
s'e kupton se heshtja jote
me shume se cdo fjale
qe mund te me thoshe
... me thote.
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.