Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)


Postuar nga Indrit datë 26 Tetor 2005 - 03:37:

Fllad vjeshte!

1.
Flladi i vjeshtes fluturon
Ringjall t’varrosuren dashuri
Permallimin e fjetur zgjon
Debon perjete t’keqen magji.

2.
Vale e detit perplot shkume
Tutje thellesive me rremben
Ma shkaterron te brishtin gjume
Me vone serish,ne breg me kthen.

3.
Nis te shkruaj perplot gaz
Mbi nje leter bore te bardhe
Fjalen tende pres me pas
Te me heqe gjigandin ankth.

4.
Tere ky zjarr do me prangose
Kembe e duar me zinxhire
Valle kjo leter kur do sose?
Te kerkoje nga ti meshire.

5.
Leter pas letere te shkruaj
Dhe ti nis me fluturim
Po ta dish sa shume po vuaj
Do ma falje k’te gabim.

6.
Vrasesja pashpirt e zemrave
Zemren ma rrembeu nder duar
Me pas u arratis shtigjeve
Me gjethe vjeshtore mbuluar.

7.
Nga pas mundohem ti shkoj
Plogesht,me hapa te marre
Ne shteg diku ta ndaloj
Nga dora zemren tja marr.

8.
Ky xhind dashurie me mashtron
Me grish k’te ndjenje te perflakte
Me shpirtin e vrare vallezon
Me kordat e zemres se plagte.


9.
Ah mashtohem dhe vallezoj
Per nje cast tere ankthi tretet
Dhe kur nektarin e mbaroj,
Ne fund te gotes, helmi mbetet.

10.
Fllad i vjeshtes fluturon
Rizgjon dashurine e fjetur
Pije zemres mi ofron
Dhe ne cast mbetem i dehur.

11.
Per nje cast ndjehem i lumtur
Me vone zemra pikon gjak
Zhduket tere imazhi i bukur
Sapo pija te me dale.

12.
Ah ky fllad vjeshtor i lehte
Sa me vret sa me mashtron
Here zemres mi jep flete
Dhe me pas e roberon.

13.
Ah ne detin a mallengjimit
Sa larg iki, sa thelle zhytem
Me perplas vale e trishtimit
Dhe ne brenge i teri mbytem.

14.
Pyet zemra e prushitur
Dashuri pse erdhe valle
Tashme afshi me ka ikur
U shua tutje ne vale.

15.
Serish zemra pershperit
Se kuptoj se c’flet nen vete
Meshire fllad, perserit
Mos me flak tutje si gjethe.

16.
Fllad i vjeshtes fluturon
Rizgjon dashurine e fjetur
Zemren time e gozhdon.
Dhe ne cast mbetem i vdekur.


Postuar nga Lela_Dr datë 26 Tetor 2005 - 03:43:

Pse je kaq i mire ti o zot!!!

keto poezite njehere te bejne per vete fare.

Te lumte me pelqeu shume kjo. Pacim


Postuar nga Isra datë 26 Tetor 2005 - 12:14:

tani po qe ke qene esell ...


Postuar nga Indrit datë 27 Tetor 2005 - 17:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_dr
Pse je kaq i mire ti o zot!!!

keto poezite njehere te bejne per vete fare.

Te lumte me pelqeu shume kjo. Pacim



Lela, njeriu eshte e mire me raste jo gjithmone, varet si e gjen.

Flm qe me ke ndjekur

Citim:
Po citoj ato që tha isra
tani po qe ke qene esell ...


Sigurisht, isha esull bente zorra demostrate


Postuar nga Indrit datë 27 Tetor 2005 - 17:41:

Syte e tu...

Syte e tu
Jane ushqimi
I shpirtit tim
E dashur…
Jane lumi
I talentit
Ilaci i dashurise
Jane bluja e qiellit
Deti i qetesise.
Jane uji i detit
Kenga e zogut
Kurora e mbretit
Era e borzilokut.
Syte e tu
Jane…
Timoni i anijes
Per kapitenin e saj
Lumi i sikletit
Ne shpirtin e vrare
Ngyrat e ylberit
Ne qiellin e larte.
Jane prushi i ndezur
Ne zemren e zjarrte.
Syte e tu…
Jane kontrast drite
Qe shoh me te
Jane ninulle e nje femije
Qe me te gjume fle.
Nen hijen e tyre
Dua te qendroj
Ne detin e loteve
Dua te notoj
Por ama shume thelle
Nuk dua te futem
Dot nuk rezistoj
Kam frike se mos mbytem.
Syte e tu …
Jane ushqimi i shpirtit
Pastertia e bores
Te zinjte e ullirit.
Jane ndjenja e virgjer
Qe nje zemer ka
Syte e tu patjeter
Per mua jane gjithcka.


Postuar nga Ruby_DR datë 27 Tetor 2005 - 17:58:

komplimente Indrit poezite jane te persosura dhe shum te bukura .......

pershendetje miqesore Rubini


Postuar nga orig datë 27 Tetor 2005 - 18:44:

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Syte e tu...

Syte e tu
Jane ushqimi
I shpirtit tim
E dashur…
Jane lumi
I talentit
Ilaci i dashurise
Jane bluja e qiellit
Deti i qetesise.
Jane uji i detit
Kenga e zogut
Kurora e mbretit
Era e borzilokut.
Syte e tu
Jane…
Timoni i anijes
Per kapitenin e saj
Lumi i sikletit
Ne shpirtin e vrare
Ngyrat e ylberit
Ne qiellin e larte.
Jane prushi i ndezur
Ne zemren e zjarrte.
Syte e tu…
Jane kontrast drite
Qe shoh me te
Jane ninulle e nje femije
Qe me te gjume fle.
Nen hijen e tyre
Dua te qendroj
Ne detin e loteve
Dua te notoj
Por ama shume thelle
Nuk dua te futem
Dot nuk rezistoj
Kam frike se mos mbytem.
Syte e tu …
Jane ushqimi i shpirtit
Pastertia e bores
Te zinjte e ullirit.
Jane ndjenja e virgjer
Qe nje zemer ka
Syte e tu patjeter
Per mua jane gjithcka.





Bukur , Urime!


Postuar nga Indrit datë 28 Tetor 2005 - 19:18:

Pershendetje Rubin dhe orig
Jam vertete i lumtur qe me lexoni, nderkohe po ju pershendes serish me dicka
Indriti


Postuar nga Indrit datë 28 Tetor 2005 - 19:23:

Larg
Vetem ne keto caste
ndjej se te kam larg
dikur te kerkoja falje
dikur te doja prape.

Ah tani sa larg
ne k'te refren kam mbetur
rri ulur ne prag
e malli me ka tretur.

Mall i mykur ,mall i zi
o ti jete e vetmuar
pse valle jeton trishtimi
e njerezit rrine merguar?


Postuar nga Indrit datë 06 Nëntor 2005 - 00:39:

Lerme te enderroj!

Hapi krahet e lerme te enderroj
Te enderroj se shpejt do kthehem atje…
Larg vendeve te merzise do shtegetoj
Atje ku toka quhet memedhe…
Atje ku linda… ku u rrita
Atje ku fola fjalen e pare
Atje ku dielli shkeqen xixa
Ku kam qeshur ku kam qare.
Atje ku mbizoteron blerimi
Per cdo nate te enderroj
Ku me rrezet loz gezimi
Vec atje dua te shkoj.

Hapi krahet e lerme te enderroj
se shpejt buzeqeshja do te shkrihet
Sapo enderren te mbaroj
Fjale e embel do te ndihet…
Do te degjohet kenga, himni
Do te zhduket mall i forte
Ngado do te cele gezimi
Madje dhe ne pasaporte.


Hapi krahet e lerme te enderroj
Te vajza te rend qofte dhe pergjumesh
Lehte lehte ti kendoj
Vargje te lara me qumesht…
Te cel si nje tendafil me ere
Ne vazon e saj te arte
Te me vadise dhe nje here
Me lotet llave te zjarrte.
Hapi krahet pulebardhe
Nen to te flej serish
Mos e ler diellin te dale
Se ai enderren ma prish.



Hapi krahet se shtigjet me ftojne…
Te rend drejt tyre perplot vrull
Zogjte rrugen ma tregojne
Nuk me lene te humb ne pyll.
Hapi krahet pak me ngut
Se shume shpejt nata mbaron
Nuk kam kohe aspak te humb
Vjen mengjesi dhe me zgjon…

Hapi krahet e me ler te enderroj
Per nje cast te prish magjine…
Drejt vendit tim te shtegetoj
Atje ku shkova femijerine.
Ku ne male qendron bora
Atje ku i besova Zotit
Ku ne dere me pret nena
Ku kam pire uje te sopotit.
Ne kete vend dua te rri
Tjeter vend nuk ka per mua
Ku kam rene ne dashuri
Ku i thashe vajzes te dua.
Ku shkumbnini teposhte rrjedh
Shkova timen femijeri
Ku shqiponja valle hedh
Ne flamurin kuq e zi.
Me trup dua te shtegetoj
Ne kete vend kaq te begate
Plot me nder aty te rroj
Me buke, kripe, zemer te bardhe.


Postuar nga Indrit datë 21 Nëntor 2005 - 17:49:

Me jep lirine!

Me jep lirine, mi zgjidh duart
Une githcka ty te kam dhene
Ah dhe kycet mu gjakosen
Nga prangat qe me ke vene.

Me jep lirine,mi hiq prangat
Nen pranga s’jetohet dot
Mi lesho zemren dhe enderrat
Ka aq kohe qe i mban rob.

Roberuar dot s’jetoj
I prangosur po pellcas
Dua lart te fluturoj
Nuk jetoj dot ne kafaz.


Postuar nga Indrit datë 30 Nëntor 2005 - 22:39:

Sa per sy e faqe...

Ne syte e tu shoh erresiren
qe nga pas me ndjek kudo
ne qenien tende shoh vec smiren
miresine kurre nuk e shoh.

Ne syte e tu nuk shoh shkelqim
nuk shoh me te voglen drite ne to
zemres mi shtove vec pikellim
e kam kuptuar qe sme do.

Per sy e faqe lidhja mbetet
dhe hiqesh sikur me do
Prej Zotit qefi nuk me mbetet
qe ta beri shpirtin nudo.


Postuar nga Indrit datë 12 Dhjetor 2005 - 19:22:

Pa titull.

Ah kam parë një vajzë të bukur
është pak ti them perri
Ecte lehtë , lehtë, si flutur
Më kaloi mbi shtëpi.

Kur drejt e në sy më pa
Përplot nur e hijeshi
Obobo c'është kjo hata!
ëngjëll është, apo njeri?!

I shkoj prapa se zë dot
S'di si tretet porsi vesë
Sa e bukur është o Zot
Si kjo s'ka tjetër krijesë.

Si kjo nimfë s'keni parë
Ju a them me të vërtetë
Shpirt e zemër mi ma marrë
Lum ai që do ta ketë.


Postuar nga Indrit datë 09 Janar 2006 - 10:10:

Nektari

Nektari
Vloi ne gote
Dhe gota u thye
Nektari u derdh
Dhe tha
Une jam nje pike dashurie
Qe gote e botes ka.


Postuar nga Indrit datë 10 Janar 2006 - 12:17:

Lapsi i bardhe

Me laps te bardhe
Nuk shkruhet
Siper permbi flete
Sepse eshte e bardhe
Edhe fleta vete
Ne do ta lexosh
Cka ne te vertete
Duhet ta kembesh
Me nje flete te zeze.


Postuar nga Indrit datë 10 Janar 2006 - 12:22:

Te miren

Beje nje te mire
Dhe hidhe ne det
Harroje c'ke bere
Me mos e permend
Kohet do kalojne
Ah do kalojne shpejt
Derisa e mira
Vete te dale ne breg.


Postuar nga Indrit datë 21 Janar 2006 - 00:10:

Femijeria

Me tha: sot i vogel
Si foshnje me ngjan
E ndoshta neser
Do jesh me i rritur
Ah femijerine
Dikush te ma ktheje
Per te ndjehem uritur.


Postuar nga Indrit datë 21 Janar 2006 - 00:12:

Fjala

I peshova te gjitha
Me e rende ishte fjala
Largesite pershkova
Fjala kish ikur me larg
Zjarre e arme provova
Nga fjala vrisnin me pak
E peshova fjalen.


Postuar nga unforgiven datë 21 Janar 2006 - 01:39:

Akoma tek letraret e rinj Ti??
Akoma se ke mbush mendjen ti mbledhesh ne nje vellim?


Postuar nga Indrit datë 23 Janar 2006 - 01:35:

Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven
Akoma tek letraret e rinj Ti??
Akoma se ke mbush mendjen ti mbledhesh ne nje vellim?



Mona flm mike

Sigurisht qe do i permbledh por punet e mira behen ngadale.

Po te pershendes me grimcat e meposhtme.


Postuar nga Indrit datë 23 Janar 2006 - 01:37:

Liria

Liria eshte frymarrje
Pa te cilen, asnje minut
Nuk mund te rrosh
Por dhe ta dish
Liria e humbur
Gojen ta shqyen
Kur ta fitosh.


Postuar nga Indrit datë 23 Janar 2006 - 01:41:

Kafazi

Me mire
Te jesh kafshe
I lire
Te bredhesh neper bote
Te vish nga te duash
Verdalle…
Pa vize e pasaporte.

Por dhe kafsha ska liri
Me vrazhdesi u zu
me barbari u shtyp...
U roberua si njeri
kur kafazi na u shpik.


Postuar nga Indrit datë 23 Janar 2006 - 01:44:

I lumturi

Thone qe foshja
Eshte e lumtur
Sepse vetem qesh
se di ceshte dhembja...
Por jo s’eshte ashtu
Me i lumturi eshte ai
Qe mbart enderra boshe
Se s’ka parandjeja.


Postuar nga Indrit datë 23 Janar 2006 - 01:46:

Trimeria

Nuk eshte trimeri
Te vrasesh me shpate
Te shash e bertasesh
Me ze te larte
Nuk eshte trimeri
Te prishesh
Shkaterrosh
Trimeri eshte te falesh
Dhe te tolerosh.


Postuar nga Indrit datë 12 Mars 2006 - 02:03:

Burgu im!

1.
Vitet ikin, endrra mbetet
Me dhimbjen ajo zmadhohet
Dalengadale zemra tretet
Nga nje zjarr digjet ,pushtohet …

2.
Thelle ne shpirt deperton
Nje brenge qe c'do dite rritet
Me mundon dhe me denon
Brenda meje serish fshihet.

3.
Nga brengat jam roberuar
Zemren,duart mi prangosen
K'to sofizma te mallkuar
Gazin e lirine mi vodhen.

4.
Shpesh here te harroj mundohem
Megjithese s'me pelqen harresa
Enderroj … me pas pendohem
Ne pendim me shkon tere vjeshta.

5.
Dimrin do ta kem te gjate
Ndoshta dimer eshte tere jeta
Do ngrije loti, mire pa dale
Njeqind cope do ndahet shpresa.

6.
Per dicka mbetem habitur
Pse refuzoj lirine , jeten…?
Ndoshta pse mi kane grabitur?
Apo me shume pelqej brengen?

7.
As vete ta shpjegoj nuk mundem
Me vijne pas liria, jeta…
Ju kthej krahet, iki, zhdukem…
Me genjen burgu im, brenga..

8.
Burgu im, mu zbukurove
U mesuam te dy bashke
Me strehove me roberove
Me perballe me xhelate.

9.
Dua te iki, s'me ben zemra
E kam zgjidhur vete fatin
Jo mos ik, me lutet hena
Jam me ty, jo me gardianin.

10.
Po te mos ishin yjet , hena
As syte s'do mi kishe pare
Ato me mbajne ketu brenda
Dhe jo "kasapet demokrate".


Postuar nga Indrit datë 28 Mars 2006 - 22:18:

Pak histori

(Ps. po i bie pak shkurt ketij problemi, pasi nuk kam as kohe e as nerva ta marr shtruar,dhe ne fakt irritohem ta bej kete.)

1.
Ka qene nje kohe ishim te varfer
Mbushur me rrecka qe c'te te them
Por kishim zemren kristal te paster
Si bore e malit qe se shkel kembe.

2.
Ka qene nje kohe s'kishim nje rrobe
Nje pale corape shkonin tre vjet
Te varfer ishim, veshur cope-cope
Ishim te pasur ne zemer e shpirt.

3.
Ka qene nje kohe nderohej prindi
Kushtetute ish fjale e babait
Nderohej nena, tere farefisi
Zakon i bukur, norme e Shqiptarit.

4.
Vinte babai lodhur nga puna
Te gjithe gezuar ne dere e prisnim
Perpara nesh qendronte nena
Dhe ne pas saj si lulet rrinim.

5.
Te tere ne pritje kur na shikonte
Perplot hare zemra i mbushej
Dhe lodhja e dites qe e mundonte
Si me magji per nje cast zhdukej.

6.
Kohet moderne ne dere trokiten
Ja shqyen deren vella shqiptarit
Ja hoqen mendjen, e coroditen
Ja thyen zemren nenes babait.

7.
Tashme babai kur vjen nga puna
Ta prese tek dera nuk del askush
E lene nje ore ti bjere ziles
Me pas dhe deres ti bjere me grusht.

8.
Askush s'ka kohe te dale ta prese
Askujt si vete mendja tek dera
Thone:do trokase do lodhet vete
Neve na iken telenovela.

9.
Kur futen prinderit ne shtepi brenda
Askush si pyet me a u lodhen
Su thote me djali as tungjatjeta
Por: he mor rober e sollet koken?

10.
Tashme askush ne kembe nuk ngrihet
Njerezit e zotem jane te zene
Perballe pasqyres daloshi krihet
Perpjete ngre floket porsi antene.

11.
Nderkohe dhe vajza lyhet a s'lyhet
Ne kembe te ngrihet tashme perton
Me kembe perpjete mbi divan shtrihet
Per cdo dite prinderit fotografon.

12.
Ka qene nje kohe , ah, cte te them
Si moter ishte, kusherire e pare
Nderkohe ky ligj tashme nuk vlen
Kusherira kemi euro, dollare...

13.
Dikur e donim tamam si moter
Njelloj jane moter kusherire e pare
Por sot i shitem fis edhe vater
Per disa euro, disa dollare.

14.
Kohe te veshtira kemi jetuar
Mbaji ne mendje keto shqiptar
Me pare njeri ji,dhe i nderuar
Lakmo per nder ,jo per dollare.

15.
Dollaret, eurot, vijne e pas ikin
Pasuro zemren me pare shqiptar
Munde vetveten, pastroje shpirtin
Te ndricosh drite, si nje pishtar.


Postuar nga viper datë 29 Mars 2006 - 21:23:

Thumbs up

hey pershendetje, e bukur kjo historija jote lol, me pelqen,
vazhdo keshtu lol, se do te sponsorizoj un te botosh nje liber,


Postuar nga Indrit datë 02 Prill 2006 - 00:02:

Flm qe me ke lexuar viper, nderkohe nuk jam kondra edhe po te sponsorizosh dy libra

Po te pershendes me poshte me nje grimce...


Postuar nga Indrit datë 02 Prill 2006 - 00:06:

Nxito!

Kjo zemra ime si rere e thekur,
si shkretetire…
E zemra jote plot lule celur,
si nje lendine.
Ah zemra ime ngjan me nje diell
te ndezur zjarr
Dhe zemra jote ngjan me nje shi
qe shpirtin lag..

Eja me shpejt shiun te derdhesh
mbi shkreteterie.
Zjarrin te shuash, mbi te te mbjellesh
lule , pranvere…
Afrohu pra,fli permbi mua
me gjelbero.
Ma shuaj zemren, thuame te dua
me shpejt,nxito…


Postuar nga viper datë 02 Prill 2006 - 02:12:

faleminderit ty njeshi,


Postuar nga Indrit datë 04 Prill 2006 - 18:28:

Isra dhe viper, ju pershendes me poshte me dicka te vockel ,tani dhe aq e vogel nuk eshte por...
Indriti


Postuar nga Indrit datë 04 Prill 2006 - 18:30:

I vetmi une…

E dashur zemra ngjallet ,me permendjen tende
O hene e shendritshme qan syri per te t'pare
S'di, ne e kuptove dashurine perplot dhimbje?
Apo e perbuze, si dhe lotet kur u ndame.?

Si valle me harrove, kur mes krahesh me perfshije?
Si i harrove tregimet, dashurine e zjarrte…
Kush do mi degjoje ankesat, tani qe ti ike?
Kush do mi lehtesoje ethet, e dimrit te gjate?

Grimcat e harese valle kush do mi sjelle?
Te me shporre tutje kete brenge qe rritet
Gezimin ne zemer valle kush do ma mbjelle?
Ne ka vend te lire qe gezim te mbjellet.

Permallem per ty , per dy syte e tu…
Buzet permallohen per puthjet e tua
Permallohet zemra, do te jesh ketu
Brenda zemres sime, perjete me mua.

Permallohet shpirti, zerin ta degjoje
Trishtueshem me fund, heshtjen nis te pije
Permallohet syri ne sy te t'shikoje
Permallohet dora mbi tenden te rrije...

A nuk me dhe besen qe s'do me harrosh?
A nuk me premtove, qe do rrish me mua?
Valle tani c'te nxiti qe te mekatosh?
Kur me shpirt te them, qe marrezisht te dua

Se di kush te shpifi, s'di kush te genjeu…
Nuk di ku me humbe, ne c'planet u ngjite!
Toka te perpiu, a pluhuri te fshehu?
Me thuaj ku vajte, bukuroshja ime?

O pulebardhe e bukur, o flutur kraheshkruar…
Pse mbi peme rrini, dilni dhe kerkoni…
Ma gjeni te bukuren me dy sy te shkruar
Kur ta keni gjetur, kerkomeni c'te doni.

Oh perse me iket, valle ku mu tretet?
Perse me braktiset, shihni po vajtoj
Ky shtegtim i gjate nuk kalohet vetem
Por prapa nuk kthehem, vetem do kerkoj.

I mbytur nga pluhuri, heshtur ne mendime
Bredh neper shtigje qe nuk kane as emer
Njerezit ger ger ger, sec flasin pas shpine
Ah si s'me kuptojne, me quajne te c'mendur!

Mua aq me ben, le te thone c'te duan
Ata jane te verber, nuk shohin nga syte
Nuk e dine se zemra,per zemren po vuan
Se dine qe shpirti im, eshte haraci yt.

Se dine kush je ti , madje as qe te njohin
Prandaj me gjykojne, i marre me thone
Ama po ta dinin,do dilnin te t'kerkonin
Nuk do linin vend, madje as ne hene.

Nese do te njihnin, per ty do te kerkonin
Ne barqe te peshqve, ne trup te c'do reje…
Ne bote jam une i vetmi, ai qe te njeh
Ndaj jam vetem une, i cmendur pas teje.


Postuar nga iliriusa datë 04 Prill 2006 - 21:34:

Shume e bukur Indrit!


Postuar nga Indrit datë 06 Prill 2006 - 01:16:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Shume e bukur Indrit!



Ah, flm , flm , edhe per duartikitjet flm flm

Po te pershendes me nje poezi me poshte, qe e kam bere para tre ditesh, por ne fakt me duket sikur e kam bere qe ne klase te pare, per nga kuptimi e thjeshtesia.
Sugurisht te pershendes me shpresen se do me duartrokasesh prape
Indriti.


Postuar nga Indrit datë 06 Prill 2006 - 01:18:

Lumturise!

Lumturi sa te kerkova
Ne kerkim me shkoi jeta
Male e kufinj kalova
Por askund, askund s'te gjeta.

S'pati vend qe nuk e brodha
Mendova do jesh diku
Te kerkova sa u lodha
Ku qenke fshehur keshtu?

Te kerkova ne toke thelle
Shtate pash nen dhe germova
Asgje brenda saj nuk gjeta
Vetem gure, krimba e kocka.

Neper dete te kerkova
Thelle ne fund te tij jam zhytur
Nuk pashe ,vetem peshq, balena...
Skafe, emigrante te mbytur.

Lart ne qiej te kerkova
Yll me yll e re mbi re
As aty dot s'te takova
He pra dil e ku me je?

Dhe ne google te kerkova
Oh, sa shpejt u hap katrori
Lumturi brenda tij shkrova
Asnje rezultat nuk doli.


Postuar nga iliriusa datë 06 Prill 2006 - 09:57:

Indrit pune te mbare e suksese me tej!
Krijimi i fundit intersant, megjithate sinqerisht me pelqeu me teper atmosfera e " I vetmi une..."
Te uroj sa me shume frymezim e krijmtari!


Postuar nga Indrit datë 06 Prill 2006 - 18:51:

Deshmojne lotet qe te dua!

Pirgje resh te dendura, u mblodhen rredh meje
Kudo ish erresire dhe asnje rreze drite
Lote te gjate litar pikonin prej reje
Nje panorame e erret ne c'do hap me ndiqte.

Qulle ma beri trupin ky shi e ky bresher
Kokrriza te bardha prej se largu vinin
Nuk paten meshire me vrane ne zemer
Ndjenjat mi coptuan,me lagen dhe shpirtin.

Kujtova buzet e tua si trendafil te qeshura
Dy syte ngjyre-mjalti , c'te te them per to…
Mi shkrine sikur boren tere plaget e regjura
Drite ma mbushen zemren dhe rrugen ngado.

Kujtova zerin tend, si ngasherim biblilash
Kur me thosh te dua perplot embelsi
O Zot sa i embel, porsi ere dafinash
Si nje lule bliri, si nje poezi.

Kurre se ke kuptuar sa shume te kam dashur
As tani se ndjen qe tmerresisht te dua
Vec teje ne zemer askend nuk kam pasur
Loteve tu besosh. mos me beso mua.

Kam pasur si qellim dashurine tende
Madje do ta kem qellim pergjithmone
Mos lejo djallezi dyshime, hamendje
Te prishin e vrasin dashurine tone.

Deshmojne lotet qe te dua
Deshmojne strofa edhe shkronja
Deshmojne vargjet edhe fletet
Deshmon pena, deshmon boja.

Me thone: e teprove ne dashurine saj
E ka nje kufi edhe dashuria
Ju them pse e gjykoni nje zemer qe digjet
Nje lot qe pikon, nje bejte plot ndjenja…?

Si valle u qortoka nje i dashuruar!
Kur dihet se ndjenjat nuk njohin kufi?
Merrni shpirtin tim djegur ,perveluar
Shikoni nje here me dy syte e mi.

Mos pandeh qe jam aktor
E kaq bukur luaj, rolin e besuar
S'jam poet as prozator
Por nje zemerdjegur,nje i dashuruar.

Ty te adresohen ankesat e mija
Zemres se blinduar, rrethuar me mur
Ne detin e loteve po lundron anija
Brenda zemres sime te ndezur si furre.

Deshmojne lotet qe te dua
Deshmon deti mbushur plot…
Deshmon boja e mbaruar
Pena qe ngjyhet ne lot.

Kur lotet te jene mbaruar
Ne gjak penen do ta ngjyej
Kur gjaku te jete shteruar
Ne mes penen do ta thyej.

Pasi ta kem thyer penen
Kur ne det te mos kete lot
Kur nga gjoksi ta shkul zemren
Atehere s'te bind me dot.


Postuar nga Indrit datë 08 Prill 2006 - 19:49:

Iliri, te te pershendes edhe nje here ty una?

Folme moj!

Folme moj, nje fjale me thuaj
Shekuj kam qe po te flas
A se sheh sa shume po vuaj
Ne gjoks zemra po me plas.

Folme moj me flit serbes
S'kerkoj shume vetem nje fjale
Ne gjoks zemra flake u ndez
Nga nje prush qe djeg dynjane.

Folme moj , fol se me plase
Nuk me del koha te luaj
Nuk kerkoj pervec nje fjale
Te dua, me shpirt me thuaj.

Shekuj kam ,te flas plot ndjenja
Me lodhen tekat e tua
Me kaq zjarr murit ti flisja
Sigurisht do thosh te dua.


Postuar nga Indrit datë 10 Prill 2006 - 11:52:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Lumturise!

Dhe ne google te kerkova
Oh, sa shpejt u hap katrori
Lumturi brenda tij shkrova
Asnje rezultat nuk doli.




Njerez, kane dale rezultate per lumturine dhe e dini cfare?

Vetem ata qe jane permbytur nga dashuria do te jene ne gjendje te ndertojne lumturine dhe te ndricojne boten per te ardhmen. Buzet e tyre buzeqeshin me dashuri, zemrat u mbushen me dashuri, syte e tyre rrezatojne dashurine dhe ndjenjat me te thella njerezore - te tille jane heronjte e dashurise qe vazhdojne te marrin mesazhet e dashurise nga lindja deri ne perendim te diellit dhe nga mbremja deri ne agim.


Postuar nga Indrit datë 10 Prill 2006 - 11:54:

Lumturise!

E di lumturi qe ti egziston
Ndodhesh aty ku eshte ciltersia
Ne shpirt te njeriut qe dashuron
Ne zemren e mbytur nga dashuria.

E di lumturi, ti je e pranishme
Ne zemrat e bardha qe s'kane asnje smire
vezullon fuqishem porsi rreze drite
Rezaton, tere boten e mbush plot meshire.

Ai qe e pastroi shpirtin, bore te bardhe
Kush e mbushi zemren, perplot dashuri
Nuk do te gjeje kohe te merret me fjale
Ne zemer s'do kete vend per xhelozi.

Kush veten pastroi nga c'do shpirtligesi
Dhe ne vend te saj vuri dashurine
Kush nga zemra hoqi smire, armiqesi...
Ai do ta njohe vertete lumturine.

Ata qe ne zemra mbollen vec meshiren
Qe ne buze te tyre kane sheqer e mjalte
Ata nuk kane kohe te cojne ndermend smiren
Zemrat ju shkelqejne nga dashuri e zjarrte.

Keto jane fanaret e jetes, bukurise...
Qe boten vezullojne si hena e yjet
Keto jane vertete heronj te dashurise
Shpirterat ideale qe botes i duhen.


Postuar nga iliriusa datë 17 Prill 2006 - 03:26:

Re: Iliri, te te pershendes edhe nje here ty una?

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Folme moj!

Folme moj, nje fjale me thuaj
Shekuj kam qe po te flas
A se sheh sa shume po vuaj
Ne gjoks zemra po me plas.

Folme moj me flit serbes
S'kerkoj shume vetem nje fjale
Ne gjoks zemra flake u ndez
Nga nje prush qe djeg dynjane.

Folme moj , fol se me plase
Nuk me del koha te luaj
Nuk kerkoj pervec nje fjale
Te dua, me shpirt me thuaj.

Shekuj kam ,te flas plot ndjenja
Me lodhen tekat e tua
Me kaq zjarr murit ti flisja
Sigurisht do thosh te dua.



Faleminderit per pershendetjen Indrit!
Shume e kendshme nga ana jote.


Postuar nga Indrit datë 19 Prill 2006 - 22:44:

Re: Re: Iliri, te te pershendes edhe nje here ty una?

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa


Faleminderit per pershendetjen Indrit!
Shume e kendshme nga ana jote.



flm, flm e kendeshme si ne cdo shkrim edhe ketu...
Miqesisht Indriti


Postuar nga Indrit datë 19 Prill 2006 - 22:49:

ps. Kush e lexon kete vjershe e ka detyre shtepie te me thoje shendet

Gripi!

Ndeza vatren me cakmak
Brenda saj plot dru kam vene
Teshtij for sa muret plas
Nga ky grip qe me ka zene.

Prane vatres nje ibrik
U skuq nga te kater cepet
Nuk mjafton as nje cajnik
Te me heqe gripin e ethet.

Ah kjo kolle, kjo teshtime..
Si gjilpere gjoksin ma gris
Pime barna dhe caj pime
Gripi qefin prape se prish.

Keto barna kane skaduar
Do ti flak siper catise
Nga ky caj s'ka te sheruar
S'eshte si bliri i Shqiperise.

Rri mbeshtjellur e mbuluar
Nga ky grip qe me ka marre
Nuk ke shprese per tu sheruar
Kur s'te thote "shnet' nje shqiptar.


Postuar nga iliriusa datë 22 Prill 2006 - 01:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
ps. Kush e lexon kete vjershe e ka detyre shtepie te me thoje shendet

Gripi!

Ndeza vatren me cakmak
Brenda saj plot dru kam vene
Teshtij for sa muret plas
Nga ky grip qe me ka zene.

Prane vatres nje ibrik
U skuq nga te kater cepet
Nuk mjafton as nje cajnik
Te me heqe gripin e ethet.

Ah kjo kolle, kjo teshtime..
Si gjilpere gjoksin ma gris
Pime barna dhe caj pime
Gripi qefin prape se prish.

Keto barna kane skaduar
Do ti flak siper catise
Nga ky caj s'ka te sheruar
S'eshte si bliri i Shqiperise.

Rri mbeshtjellur e mbuluar
Nga ky grip qe me ka marre
Nuk ke shprese per tu sheruar
Kur s'te thote "shnet' nje shqiptar.




Shendet Indrit!


Postuar nga Indrit datë 23 Prill 2006 - 14:20:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa



Shendet Indrit!



shendet pac

Eh, me iku ky dreq gripi
asnje dhimbje nuk ndjej fare
ske nevoje as per leng bliri
Kur te thote shnet nje shqiptare.


Postuar nga wind_76 datë 24 Prill 2006 - 22:34:

Thumbs up

urime Indrit per poezite e tua. Mjaft te bukura te arrira dhe te ngrohta.


Postuar nga Indrit datë 24 Prill 2006 - 23:29:

Citim:
Po citoj ato që tha wind_76
urime Indrit per poezite e tua. Mjaft te bukura te arrira dhe te ngrohta.


flm per ndjekjen dhe per vleresimin
nderkohe ju pershendes me dicka te castit qe po e postoj me poshte


Postuar nga Indrit datë 24 Prill 2006 - 23:32:

Po te kisha...

Po te kisha njeqind zemra
te gjitha do ti shperndaja
te pashpirteve do ju a jepja
nje per vete do te mbaja.

Po te isha shume i pasur
tere parate do ti shperndaja
per jetime e per te varfer
pak per vete do te mbaja.

Nese ke zemren te pasur
nuk kane c'te duhen parate
pasuria eshte ne zemer
kur ke shpirtin bore te bardhe.


Po te kisha dhe pak kohe
lere po te kisha shume
do te shkruaja bejte vjeshta
do te shkonin vargjet lume.


Te kisha nje grusht te forte
krah me muskuj si te Mujit
ta godas fort Janullaqin
t'ja plas qyrrat prapa murit.

Kete t'ja beja cdo spiuni
dhe jo vetem Janullaqit
qe ta marre vesh e gjithe bota
se nuk vdiq bir i shqiptarit.


Postuar nga Indrit datë 16 Maj 2006 - 13:01:

Kupa pa boje

Vikaten shkonjat dhimshem, mbi letren e bardhe
qe me pas u nxi porsi ngjyre e nates
Ju shteren lotet penes, djerset permbi balle...
U derdhen te tera ne dy syte e vajzes.

Ne erresire te nates, ne shkelqim te henes...
Shoh dy syte e tu qe ndrisin meteore
Nisa ti pershkruaj ,me shteri boje e penes
Me mbeti vetem fleta dhe kupa pa boje.


Postuar nga Isra datë 16 Maj 2006 - 14:56:

Talking

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Kupa pa boje

Vikaten shkonjat dhimshem, mbi letren e bardhe
qe me pas u nxi porsi ngjyre e nates
Ju shteren lotet penes, djerset permbi balle...
U derdhen te tera ne dy syte e vajzes.

Ne erresire te nates, ne shkelqim te henes...
Shoh dy syte e tu qe ndrisin meteore
Nisa ti pershkruaj ,me shteri boje e penes
Me mbeti vetem fleta dhe kupa pa boje.



e pra, sa keq


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.