Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gripi i Shpendeve!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9760)


Postuar nga freespirit datë 24 Mars 2006 - 09:11:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
sa informacione mund te kete nje fshatar i thjesht rreth ketij virusi...a thua jane formuar grupe qe tu shpjegojne sa do pak se per cfare behet fjale ne ato zona?psh sa prej tyre e dine psh qe virusi shkaterrohet ne temperatura mbi 70 grade?ose se cfare shenjash mund te jape etj...nje informim i popullates do te ishte dicka shume e rendesishme...por halli eshte sa behet andej?fundja edhe nje flete si ato te rreklamave do te ishte e mjaftueshme

Po ke shume te drejte dhe shpresoj ta bejne sa me pare, para se te rrezikohen jete njerezish. Kam gjithe familjen ne Tirane dhe jam shume e shqetesuar. Nuk e di nese duhet te bej ndonje gje per ata. Ndoshta tu coj ndonje ilac si p.sh tamiflu por vura re se eshte me recete. Meghithate mund te blihet online po jam shume konfuze pasi nuk di nese jane kompani serioze. A mund te me keshilloj ndonje? Se ne fund te gjithe nje hall kemi.
Ju uroj shendet.


Postuar nga NS-6 datë 26 Mars 2006 - 19:17:

eshte duke me ndihmuar nje person te perkthej nje pjese qe kam gjetur ne internet qe thote se cilat jane gjerat qe duhet te dihen per virusin e gripit te shpendeve...se shpejti do tua paraqes ishallah!


Postuar nga NS-6 datë 30 Mars 2006 - 03:35:

VIRUSI I SHPENDEVE . TA NJOHESH PER T’JU LARGUAR

Cod. A30032006

Skeda per te kuptuar:
Ne javet e fundit e mbi te gjitha pas konfirmimit te vdekjeve te para ne Turqine e afert, vazhdojne te pasojne shume lajme mbi te ashtequajturen "rrezik pandemie" lidhur me gripin e pulave.
Disa nga keto lajme jane shoqeruar me shifra e tone shume alarmante. me rezultatin qe alarmi,jo vetem ne nivelin istituzional , por edhe ne nivelin e individi te thjeshte,tashme eshte vertete rreziku qe te kthehet ne psikoze. Duke tentuar te behet qartesi e tu jepet pergjigje rritjes se shqetesimit , duhet thene para te gjithave qe ende nuk ka prova qe virusi H5N1 te kete kombinuar me ate te gripit njerezor dhe te behet keshtu i percjellshem nga njeriu ne njeri.

Keto jane disa nocione baze te shprendara nga OBSH mbi virusin dhe gripin e pulave. Pyetje e pergjigje per te njohur me mire kete patologi qe per shume gjera mbetet akoma e mistershme.

1.Cfare eshte gripi i shpendeve?
Gripi i shpendeve eshte nje semundje e zogjve, e shkaktuar nga nje virus gripi i tipit A. Mund te infektoje gati te gjithe llojet e zogjve , me shenja nga me te lehtat deri tek ato shume te demshmet dhe ngjitese.
Ne keto raste semundja shfaqet ne menyre te papritur, duke u ndjekur ne shumicen e rasteve edhe nga ngordhja e kafshes . Njihen te pakten 15 lloje gripesh qe jane infektues per zogjte.
Pjesa me e madhe e trasmetimit te njeriu, eshte shkaktuar nga virusi i tipi A ,i nentipeve H5 dhe H7.sipas kombinimeve te proteinave te siperfaqes se virusit (H = hemoaglutinina, N= neurominidasi) virusi merr nje emer tjeter (H5N1, H7N2, etj).

Me i rrezikshemi mbahet H5N1 duke qene se ka kaluar shpesh here keto dy vitet e fundit nga nje specie ne tjetren, duke fituar edhe aftesine e infektimi edhe te maceve e gjitareve te tjere.

2.Virusi H5N1
Si mund te infektohesh dhe cilat jane simptomat?
Deri ne 1997 , kur u njohen rastet e para te infektimit mes njerezve ne Hong Kong, Mendohej se gripi i shpendeve ishte infektues vetem mes zogjve.
njeriu mund te infektohet si pasoje e nje kontakti te afert me shpende te gjalle te infektuar. Shpendet e nxjerrin virusin me jashteqitjet qe duke u thare dhe duke u bere pluhur mund te thithen nga njeriu.
Sintomet jane te ngjashme me ato te gripit normal: temperature, dhimbje grykesh, kolle dhe mund te zhvillohen edhe disa forma te kongjuntivitit. 18 personat qe u infektuan ne 1997 kishin qene te tere ne kontakt te afert me kafshet e gjalla ne fshatra apo ne markate.

3.Gripi i shpendeve ka te bej me SARS?
Jo SARS eshte i provokuar nga nje virus tjeter i klases se koronaviruseve.

4.Gripi i shpendeve mund te trasmetohet nga njeriu ne njeri?
Nuk ka nje konfermim te plote ne kete pike. Gjithsesi Organizata Boterore e Shendetesise po ezaminon mundesine qe kjo mund te kete ndodhur ne rastin e dy motrave vietnameze qe dyshohen se mund te jene infektuar nga vellai i tyre, i cili vdiq nga nje semundje e frymemarrjes e paidentifikuar.
Zedhenesi i OBSH , Bob Deets ka thene se kjo mund te jete edhe nje "anomali", duke qene se nuk ka asnje prove qe virusi po perhapet mes njerezve.

5.Nese virusi kalon nga pulat tek njerezit, problemi nuk duhet tu takonte vetem njerezve qe punojne ose jetojne ne kontakt me keto kafshe?
Nje here qe virusi te kaloje tek njeriu dhe ti pershtatet atij,infektimi mund te ndodhe si me gripin normal,me ane te rrugeve te frymemarrjeve,pa pasur me nevojen e "kalimit neper specie" dhe prandaj shperndarja do te ishte shume e shpejte dhe nuk do limitohej vetem ne ambjentet qe jane te infektuara.

6.Po i famshmi infektim njeri-njeri si pasoje e infektimit pule-njeri a ka ndodhur?
Infektimi pule-njeri ka ndodhur disa dhjetra here ne vitet e fundit duke shkaktuar shume te vdekur.Ai njeri-njeri ka ndodhur me shume mundesi te pakten nje here rreth 1 vit me para.Tani po studjohen raste te tjera qe kane ndodhur ne Indonezi.

7.A ka forma te ndryshme te gripit te shpendeve?
Ekzistojne 15 lloje te virusit.ai pergjegjes per infektimin e njeriut si dhe shkaktar i disa rasteve te vdkejeve eshte forma H5N1.
Edhe kjo forme ama po regjistron ndryshime.Per kete arsye,ne vendet e interesuara nga shperndarja e gripit te shpendeve,ekspertet jane duke hasur me prezencen e formave disi me te ndryshme mes tyre dhe qe paraqesin ndryshime nga e kaluara.Ne Pakistan psh jane identifikuar disa raste te infektimit te pulave si pasoje e nentipeve te ri H7 dhe H9,por asnjeri nga keto nuk eshte gjetur tek njeriu.

8.A ekzitojne analiza,qe mund te gjejne me shpejtesi nese kemi te bejme pikerisht me ate lloj gripi?
Ekzistojne analiza te shpejta per gripin e njeriut qe mund te behen direkt ne spitale ose tek te semuret ne shtrat,por nuk kane te njejtin precizion te atyre te laboratorit qe jane me komplekse,dhe qe jane te nevojshem per te kuptuar komplet rastet e aferta per te kuptuar nese po shperndahet nje infeksion njerezor direkt nga zogjte apo nga personi ne person.

9.Ekziston nje kure?
Pacientet duhet te trajtohen me ilace antivirale.per momentin po punohet qe te behet nje vaksine.Qe mund te vendoset se shpejti ne qarkullim: eshte ne faze te avancuar te eksperimentimit tek njeriu.Problemi eshte qe ne duhet te kemi ne dispozicion nje vaksine qe te jete efikas kundrejt formes virale qe do te shkatoje epidemine,te trasmetueshme nga njeriu ne njeri,por nuk e dime akoma se cila mund te jete ajo forme virale dhe po ashtu mund te kalojne muaj qe te mund te prodhohet nje vaksine ne sasi te mjaftueshme,qe te jape nje mbrojtje.Forma H5N1 qe po qarkullon per momentin mund te jete ndryshe nga ajo qe mund te jape nje epidemi me trasmetim ndernjerezor.perndryshe do te ishte shperndare qe tani.

10.A rrezikohet nje kur hame pula ose veze?
Jo,ne qofte se hahen te skuqura mire.Nxehtesia e ngordh virusin.Mbi te gjitha pulat tona jane per momentin te shendetshme.Prodhimi yne nacional mbulon 100% te nevojave.

11.A eshte e nevojshme te behet vaksina normale antivirale?
Vaksinimi antigripale me vaksinat e momentit qe perdoren ne vaksinimin ne mase,edhe pse nuk jep nje mbrojtje specifike kunder formes H5N1,eshte e nevojshme qe te evitoje nje mundesi te koinfektimit,dmth te prezences se viruseve gripale te njeriut dhe zogjve njekohesisht.me shume sherben si nevoje sanitare publike se sa individuale.

12.Cili eshte shqetesimi i eksperteve?
Frika eshte qe virusi i gripit te shpendeve te mund te kombinohet me ate te gripit te njeriut,ne rastet kur,psh,nje person te infektohet nga te dy ne te njejten kohe.Ky infeksion dysh mund te formoje nje virus te ri,te trasmetueshem nga njeriu tek njeriu.

13.Si mund te evitohet gripi i shpendeve?
Menyra me e mire qe te evitohet infeksioni eshte te mos kesh kontakt me pula te gjalla ne ato zona ku gripi i shpendeve eshte perhapur.

14.Ne kerkimte nje vaksine
Si duhet te sillemi ne rast te nje ardhje reale te infeksionit?
Normalisht qe keshillohet kontakti me kafshe (pula dhe derra),dmth,nese shkohet ne vendet e interesuara atehere rekomandohet te evitohen zonar rurale dhe pazaret ku shiten kafshe et gjalla.Gjithashtu rekomandohet normat e higjenes personale,sidomos larja e shpeshte e duarve me uje dhe sapun.

15. Ka kategori njerezish qe jane me ne rrezik se te tjere?
Kush jeton ne kontakt me kafshet qe mund ta percojne,nese flitet per gripin e tanishem te shpendeve.Nese do te verifikohej nje pandemi rreziku do te ishte me i madh,si gjithmone,per personat qe jetojne ne ambiente te mbipopulluara ose qe mund te vijne ne kontakt me te semure.


Falenderoj shume RELAX-in per ndihmen qe me dha ne perkthimin e ketij shkrimi.
Shkrimi origjinal eshte marre nga revista "Panorama" dhe po ju jap edhe linkun me poshte ne menyre qe te mund te konfrontoni perkthimin edhe me origjinalin:
http://www.panorama.it/scienze/medi...1-A020001022869


Postuar nga NS-6 datë 31 Mars 2006 - 03:04:

per ato qe jane kureshtare per virusin e spanjolles shikoni ne temen "Mikrobiologjia" shkrimin me titull "ne kerkim te nje vrasesi" (Cod. A 13022006)...


Postuar nga ~Enigme~ datë 31 Mars 2006 - 18:30:

Cod. A31032006

The New England Journal of Medicine publikoj rezultatet per nje vaksine qe ndalon virusin H5N1 (avian influenza virus).

Ata gjeten se:

Mild injection-site pain was the most common adverse event for all doses of vaccine. The frequency of pain and local tenderness was greater among vaccine recipients than placebo recipients in a dose-dependent manner (P<0.001).

The frequency of a serum antibody response was highest among participants receiving doses of 45 or 90 mcg.

Among those who received two doses of 90 mcg, a neutralizing immune response was seen in 54%.

Neutralizing immune responses were seen in 43%, 22%, and 9% of the participants receiving two doses of 45, 15, and 7.5 micrograms, respectively.

Vaksina duke perdorur virusin H5N1 joaktiv e izoluar ne Azi ne 2004 eshe bere nga dega e vaksinave amerikane e firmes Sanofi-Aventis, ndene kontraktit te "National Institue of Allergy dhe Infectious Diseases".

Tani cfare me shqeteson eshte se po eshte e vertete qe te jep nje mbrojte imuniteti por fakti eshe se rezultati u dha pas 2 dozave me 90 microgram.

Shkencetaret vazhdojne studimet per te ulur dozen....!


Postuar nga NS-6 datë 01 Prill 2006 - 15:55:

rezultatet e nje studimi te fundit ne amerike

Cod. A01042006

Nje studim i kryer ne amerike ka treguar pse virusi H5N1 nuk arrin te infektoje njeriun per faktin sepse lidhet vetem me qelizat alveolare qe jane qelizat me ne brendesi te mushkerive.Ato raste sporadike qe mund te kene ndodhur kane ardhur si pasoje e nje ekspozimi te nje sasije te madhe virusi.
Ndryshe nga viruset normal te gripit H5N1 nuk arrin te trasmetohet me ane te grimceve ne ajer qe mund te vijne si pasoje e kolles ose e teshtimave.Virusi mund te infektoje nje qelize duke lidhur nje nga proteinat e veta,Hemoaglutininen me receptore qelize njerezore.
E vetmja menyre qe mund te ndryshoje kete situate eshte nje mutacion i mundshem i Hemoaglutinines qe ta beje te mundur qe te lidhet me qelizat e rrugeve me te larta te frymemarrjes.

Informacion i marre nga www.panorama.it ,zona e mjeksise ne ate reviste.Per ato qe dine italisht eshte e mjaftueshme qe ne ate zone te shkruajne influenza aviaria dhe do ti dalin te gjitha shkrimet e botuara aty ne lidhje me kete virus...


Postuar nga NS-6 datë 19 Maj 2006 - 04:51:

raste te reja ne indonezi

Ministri i shendetsise se indonezise konfirmoi 7 raste te reja te infeksionit nga virusi i shpendeve H5N1.6 prej tyre ishin vdekjeprurese.


Postuar nga NS-6 datë 05 Korrik 2006 - 04:29:

konfirmohet viktima e 40 e gripit te shpendeve ne indonezi!


Postuar nga NS-6 datë 11 Janar 2007 - 18:02:

kohet e fundit duket sikur eshte shuar ca ai tensioni qe ekzistonte per gripin e shpendeve dhe gjendja e alarmit duket sikur eshte ulur disi por rreziku nuk eshte zhdukur...vazhdojne raste sporadike te vdekjeve neper vende te ndryshme te botes.para pak ditesh Egjipti konfirmoi rastin e 10 te vdekjes nga gripi i shpendeve ndersa dje nje rast tjeter u regjistrua ne Indonezi!


Postuar nga Amici di Nessuno datë 11 Janar 2007 - 18:30:

Ka rene zhurma mediatike, se ne fakt pregatitjet per perballimin e situates vazhdojne. Te pakten ketu ku jam une.


Postuar nga NS-6 datë 12 Janar 2007 - 00:06:

e gjithe frika eshte se mos modifikon strukturen e vet,gje qe mund te coje edhe ne infektimin e njerezve...ajo qe me ben kurioz eshte pse kane vdekur ata njerez?ka qene sepse virusi ishte i modifikuar apo sepse ata mund te kene qene persona qe kane pasur nje sistem imunitar te dobet?apo te jene futur ne kontakt me ato qe mund te jene specie te ndermjetme qe mund te kene trasmetuar virusin?cilat mund te kene qene faktoret qe kane cuar ne vdekjen e tyre,kur dihet qe per momentin virusi nuk eshte akoma (dhe ishallah nuk e mberrin) i afte te infektoje njerezit?

nese ndokush ka ndonje informacion te vecante per personat qe kane vdekur prej atij virusi, nga te cilat mund te dale ndonje lidhje per momentin,eshte i lutur ti hedhe ketu...


Postuar nga Amici di Nessuno datë 12 Janar 2007 - 02:30:

Ajo qe shkruhet neper media te ben te mendosh se ata jane fshatare qe "jetojne" me keto kafshe, nuk jane njerez te zakonshem. Po te shohesh edhe shtrirjen gjeografike sheh se vdekjet kane ndodhur ne vende te varfera dhe pa ndonje nivel, keshtu qe ndoshta edhe ndihma mjeksore nuk ka qene adekuate edhe sistemi imun nuk ka qene i forte te perballoje virusin. Kam mendimin se po te ishte bere modifikimi i virusit do kishim patur katastrofe.


Postuar nga NS-6 datë 18 Prill 2007 - 18:52:

nje vaksine kunder H5N1

Cod. B18042007

Dje,Food And Drugs Administration,aprovoi nje vaksine kunder virusit te shpendeve H5N1 qe mund te perdoret ne momentet kur rreziku i nje pandemie por nuk do te vendoset ne shitje.
kjo vaksine jepet me 2 doza intramuskulare ne distance kohe prej 1 muaj.
rezultatet e nje studimi qe eshte kryer me paciente qe moren kete vaksine treguan nje tolerance te mire nga ana e pacienteve dhe efekte kolaterale te lehta.vaksina kerkon te arrije nje grade te mjaftueshme te sasise se antitrupave ne trupin e njeriut,gje qe nuk e arriti aq sa pritej por gjithsesi,literatura shkencore tregon qe edhe grada te aferta me ato optimalet jane ne gjendje te ulin numrin e shtrimeve ne spital dhe vdekjeve.

postimin e plote e gjeni ne temen "medical sciences":
-FDA Approves First U.S. Vaccine for Humans Against the Avian Influenza Virus H5N1 (Cod. A 18042007)


Postuar nga NS-6 datë 16 Dhjetor 2007 - 04:25:

Gripi i shpendëve në Britaninë e Madhe

Cod. A16122007

Burimi : Zeri i Amerikes
Data e Publikimit : 13 / 11 / 2007
Autor : (pa autor)

Autoritetet britanike po asgjësojnë mijëra gjela deti dhe shpendë të tjerë pasi zbuluan virusin e rrezikshëm të gripit të shpendëve në një fermë në veri-lindje të Londrës.

Zyrtari më i lartë i veterinarisë në Angli konfirmoi sot zbulimin e variantit H5N1 të gripit të shpendëve në fermë. Ai tha se virusi ngjason me variantin e zbuluar në Republikën Ceke dhe në Gjermani muaj më parë.

Autoritetet britanike vendosën një zonë mbrojtjeje prej 3 kilometrash përreth vendit ku u zbulua virusi dhe një zonë vëzhgimi me rreze prej 10 kilometrash.

Zbulimi i këtij virusi në të njëjtën zonë në shkurt çoi në asgjësimin e 160 mijë gjelave të detit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbi 200 vetë kanë gjetur vdekjen në mbarë botën që nga zbulimi për herë të parë i sëmundjes në vitin 2003. Pjesa më e madhe e viktimave ishin në Azi.


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.