Forumi Horizont | Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Biologjia molekulare. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10958)
100 vitet e karnitines (1)
Cod. A07112006
po e rizgjoj edhe iher kete teme me nje shkrim mbi nje strukture themelore...kjo ketu me siper emrin e ka karnitina dhe vjet mbushi 100 vitet e saj te zbulimit...nje pjese prej jush mund ta kete degjuar si fjale,disa nuk e kane degjuar fare...rendesia e saj,edhe pse duket si strukture e thjeshte eshte themelore...me rastin e 100 vjetorit,ju perkushtua nje artikull ne revisten "Le Scienze" qe ishte me te vertete shume terheqes per sa i perket detajeve dhe informacioneve qe jepte...me poshte po ju paraqes artikullin e copetuar...
Ne vitin 1905 u zbulua nje strukture qe quhet karnitine dhe qe ne vitet qe pasuan tregoi qe ishte nje strukture themelore ne funksionimin e mitokondrive dhe reaksioneve qe ndodhnin ne brendesi te tyre.
Nese do paraqisnim nje karte identiteti per kete strukture do shkruheshin keto gjera:
emri : acidi 3-hidroksi 4-tremetil aminobutirrik
viti i lindjes: 1905
vendlindja: veshke,melci,tru
rezidenca: ne te gjitha qelizat
profesioni: trasportues i ecideve dhjamore, detoksifikant,ozmolit
shenja te vecanta: eshte zwiterion, dmth nje strukture qe paraqet edhe ngarkesa positive edhe negative...
ne keto 100 vite jete kjo strukture ka mbledhur mbi 13.000 shkrime dhe cdo vit shtohen nga 400-500. sot perdoret si ilac ne shume vende.
Po nga vjen gjithe ky interes per kete strukture?
Vjen si pasoje e rolit qe ka per te drejtuar trafikun ndermjet rrugeve te ndryshme metabolike qe paraqiten themelore per fiziologjine e sistemeve te gialle. Mungesa e karnitines kur eshte e theksuar nuk eshte kompatibel me jeten, por edhe mungesat parciale te saj nderhyjne ne mireqenie dhe kualitet te jetes.
Karnitina eshte nje mbajtes (carrier) i acideve dhjamore,qe trasportohen ne mitocondri dhe i nenshtrohen raksioneve qe quhen beta-oksidime, per te prodhuar energji.
Duke qene nje strukture themelore duhet te merret me ane te dietes si vitaminat qe nuk mund te sintetizohen nga trupi. Por, edhe pse i ngjan vitaminave ,karnitina nuk prej tyre sepse organizmi eshte ne gjendje ta prodhoje...vazhdon
Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.