Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 30 Qershor 2008 - 14:19:

Gli anni ruggenti (1962)

Regjia: Luigi Zampa
Skenari: Ettore Scola, Vincenzo Talarico, Sergio Amidei
Aktore: Nino Manfredi, Gino Cervi

Film i ambjentuar gjate viteve te diktatures fashiste. Nje burre punon per asikuracionet dhe shkon ne nje qyteze te vogel per te bere kliente te rinj. Aty e shkembejne per inspektor te qeverise dhe i hapin dyert me xhentilese kudo qe shkon. Qyteza eshte e dominuar nga disa zyrtare fashiste te korruptuar dhe ardhja e "inspektorit" i tremb per disa dite me rradhe. Servilizmi ndaj inspektorit dhe menefregizmi per kushtet e mjerueshme te popullit krijojne ironine e duhur ndaj epokes fashiste. I gjithe filmi ngjan fare mire me situatat e inspektoreve dhe servilizmave shqiptare gjate periudhes komuniste (por ndoshta edhe sot). Eshte film i vecante, i xhiruar ne te njejten kohe me filmat sociale te viteve '60, por i ngujuar me skenar ne vitet '30.

Filmi fiton nje cmim ne festivalin e Locarnos.

Ne fragmentin e meposhtem asikuratori takon kryetarin e bashkise.
Gjate dialogut del se kryetari punon pa rroge por cuditerisht ka vene pasuri edhe pse eshte vetem me 4 klase shkolle.


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.