Forumi Horizont Gjithsej 88 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 88 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Une s'kam per ta kuptuar kurre kete njeri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18290)


Postuar nga Fajtori datë 20 Mars 2011 - 08:48:

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne

Un per Salen qe ti biem drejt, mendoj qe eshte personi me i paster qe ka patur Politika Shqiptare deri me sot, po duhet te meret me nje popull qe eshte mesuar ,e dhune e korrupsion, me maskaralleqe...e s'po flas me. Fjalet e teperta jan fukarrallek, te mos shohesh Salen ne qeveri duket absurditet, megjithate ..them ta provoj nje her ai Popull Bari, e ti t'shohim ndryshimet.



Duhet me qene pa cipe qe te arrihet ne keto konkluzione. I pranoj nga ndonje katunar qe s'ka pare bote me sy, por nuk ka njeri qytetar te mendoje keto pallavra, as simpatizantet me te flakte te PD-se nuk besojne dogma te tilla.

Dikur permenda nje kusheri qe e tallnim te gjithe per ekstremizmin politik pro PD-se. Sic mund te parashikohej e vune ne krye te nje drejtorie ne ministri vitet e fundit (per te kontrolluar punonjesit e tjere politikisht). E takova ne Janar kete tipin. Mezi i besova vesheve kur me tha se Lulezim Basha, njeriu me te cilin kishte ndare ministrine, eshte nga personat me te rrezikshem ne qeveri. Me pak fjale la te nenkuptohej per afera dhe krime qe akoma nuk dihen. Domethene ekstremisti i PD-se qe deri dje bente kryqin per kryesine e PD-se sot pranon se ministri qe njihte personalisht ishte person i rrezikshem.

Tani, nuk mendon se duhet ti therresesh mendjes dhe ti dhe te hapesh syte perqark kur ben diskutime, pa shitur retorika te tipit "kshu e mendoj, kshu e ndjej". Nese deshiron te njohesh realitetin mos shiko ate qe te intereson, ndonje rruge te asfaltuar, apo "veprat" qe inagurohen nga 3 here para kamerave. Shko fol me njerezit qe jetojne ne Shqiperi, me ata qe nuk jane te indoktrinuar, me ata qe punojne pa mbajtur ane politike, me ata qe perbejne boshtin e shoqerise ne Tirane, me diploma te pablera dhe me rroga mbi 1000 euro. Fol me ta dhe mos i trego opinionet e tua, vetem degjoji cfare mendojne. Do zbulosh se Shqiperia eshte goxha ne krize ekonomike, se shteti abuzon ne shume drejtime, se ministrite nuk kane leke te paguajne kreditoret, se nuk gjehet pune si me pare, etj. Do zbulosh se atmosfera qe percjellin njerezit e thjeshte eshte prokupuese, me cmime te ushqimeve ne stratosfere, me shifra ekzakte te djathit dhe specave, me rrogat qe nuk mbulojne sherbimet baze te jeteses etj. Aty do e kuptosh qe realiteti nuk ka ndaluar tek deformimet alkolike te kohes se komunizmit me pasoje 6 muaj burg. Gjashte muaj burg i ka bere dhe gjyshi im, pastaj i hodhen diplomen perendimore ne plehra dhe e vune magazinier gjithe jeten. Por prape kishte llogjiken te gjykonte kush eshte politikan i pacipe kur erdhi demokracia.

Pra, mos u bej me katolike se Papa me refrene qe as flamurtaret e flakte si besojne. Bej ca telefona nga Shqiperia dhe mundohu te degjosh ate qe duan te tregojne, jo ate qe do te degjosh vete. Perzjerjet e Sali Berishes me krime dhe korrupsione po dalin me video. Njerezit po vriten nga Sali Berisha qofte direkt (ne 21 Janar), qofte indirekt (ne Gerdec, pa llogarit 1997 qe urdheroi bombardimin e Jugut njesoj si Gadafi sot). Njerez te arrestuar per droge ne Itali dhe te akuzuar per vrasje ne Shqiperi mbahen ministra me imunitet per ti shpetuar gjyqeve (Fatmir Mediu). Akuza dhe shantazhet e dikurshme qe konsideronin Nanon padrino tani duket sikur jane lene ne harrese dhe me Fatos Nanon (padrinon) behen pakte per te vjedhur vota nga opozita. Te gjitha keto i ben politikani me i paster qe kemi ne Shqiperi. Madje, tani po na del se neve jemi popull barinjsh, por kemi fatin te udhehiqemi nga nje njeri i madh qe s'e meritojme. A pika... Dokrra te tilla as per Enverin si kam degjuar, jo me per doktorin e tij.


  Gjithsej 88 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 88 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.