Forumi Horizont Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 »
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Me ka lindur nje ide, pak silly noshta po hej?:D (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18673)


Postuar nga Fajtori datë 19 Shtator 2012 - 08:19:

Ideja shume e bukur kurt, por e veshtire. Sipas ligjit personi duhet te njoftohet se po filmohet para se te filmohet. Por dhe nese kjo anashkalohet, cdo person duhet njoftuar ne fund per filmimin dhe i duhet marre leja me shkrim per ta bere publike. Ndryshe mund te hedhin ne gjyq per thyerje te privacy-s. Kamerat qe ke ne taxi jane kamera sigurie dhe s'mund te perdoren per show publik. Madje ne mos gaboj duhet te kete shenje te dukshme qe ka kamera sigurie brenda ne taxi.

Se di a i merr dot filmimet. Zakonisht kompanite nuk lene punonjesit te fusin duart tek sistemet e sigurise. Kshu qe mbeten dy variante. E para, nese ke access per te marre filmimet mund te pergatisesh leter te gatshme dhe ti spjegosh personit ne fund qe te pelqeu muhabeti dhe do po ben nje emision televiziv, prandaj do ta fusesh. Ne kete pike mund te kerkojne mos paguajne taxine Varianti i dyte eshte te vesh kamerat e tua ne menyre te dukshme dhe ti thuash qekur hipin ne taxi se po ben nje dokumentar mbi veten dhe do te regjistrosh...

Dmth nuk eshte aq kollaj, edhe pse ideja eshte sh e bukur. Madje deri sot gjithe real-tv jane fake-tv. Nje ide te ngjashme kishte emision ne Itali. Hipnin njerezit ne taksi normale dhe sa nisej ndizeshin drita gjithandej dhe i thuhej se jane ne emision. Ato pak minuta ne taxi mund te fitonin leke duke iu pergjigjur disa pyetjeve. Goxha ndryshe nga ideja Kurtit por aty shikoje ate spontanitetin e njerezve qe marrin taxi.
http://www.youtube.com/watch?v=wk6hO9cFjXU

P.s. Montimi dhe audio eshte tjeter gje. Kur ke filmim te bukur post-production se shemton dot.


  Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 »
Trego 25 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.