Forumi Horizont Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Netet e mia pa gjume (Ditari i i_lire) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3613)


Postuar nga i_lire datë 16 Prill 2004 - 12:18:

Lindim te vegjel, te paditur, pa faje, pa mekate, lindim si pasoje e nje ndjenje qe dy njerez ndajne, bekuar qofte. Vijme ne kete jete pa na pyetur dikush, vijme dhe duhet te jetojme, te rritemi e ta perballojme. Me rritjen tone - rriten dhe ndjenjat... fuqite e shpirtit rriten cdo dite (te pakten keshtu mendoj). Ndjej... qe ti me fuqite e tua te shpirtit je rritur kaq shume brenda meje, je futur kaq thelle, edhe une ne rritjen time kam ty, ty brenda meje, fort ne shpirt... fort, fort, fort, fort!!! Eshte mrekulli te rritesh me ty, eshte mrekulli te vish ne jete (edhe pse pa pyetur) e te dashurosh ty. Sot fuqite e shpirtit tim jane rritur, me shume se dje. Sot ndjej gjakun te me gufmoje neper deje dhe te me perplaset furishem ne kraharor duke me dhene jete. Jeta ime! Pres t'me vish kete nate, eja t'i falemi kohes, eja te harrohemi diku neper frymarrjet tona, eja merr nga jeta ime, eja me beko me puthjen tende, eja dhe kurre mos shko. Jeta lind ne ty dhe mbaron ne mua. Me lindjen tende u shkrua fati im, eja!


  Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.