Forumi Horizont Gjithsej 124 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Agjerimi dhe vlerat e tij. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6282)


Postuar nga Indrit datë 30 Shtator 2005 - 20:01:

Ramazani muaj i meshires, i faljes dhe i shpëtimit

Në një hadith të Pejgamberit thuhet: "Kur vjen Ramazani, hapen dyert e Xhenetit, mbyllën dyert e Xhehenemit dhe mbyllen shejtanët".

Dora e mëshirës së Zotit për robërit e vet gjithnjë është e shtrirë dhe e hapur, por njerëzit nuk janë të përgatitur gjithnjë për të merituar atë mëshirë. Shenjtëria e këtij muaji zgjon ndër njerëz njëfarë madhështie dhe njëfarë frike, saqë, marrë në përgjithësi, njerëzit largohen prej punëve të këqija, largohen madje edhe ata që më parë do të kenë bërë ndonjë gjynah, e tani bëhen shumë më të matur, e besa disa prej tyre për hir të Ramzanit edhe pendohen dhe i kthehen xhamisë, i kthehen adhurimit. Në anën tjetër punët që afrojnë për në xhenet bëhen edhe më të dashura dhe njerëzit përpiqen të fitojnë mëshirën e Zotit e nga dashuria shtojnë edhe faljen dhe në vend që të falin vetëm namazin farz, falin edhe synetet, siç janë edhe teravitë, në vend që të japin vetëm zekatin, japin edhe sadaka të tjera, siç janë edhe vitrat etj. Dhe në vend që të agjërojnë Ramazanin, agjërojnë edhe ndonjë ditë tjetër gjatë muajve të tjerë.

Të gjitha këto japin të kuptojmë se njerëzit i hapin vetë dyert e Xhenetit me lloj-lloj veprash të mira dhe mbyllin dyert e Xhehenemit duke u larguar nga veprat e këqija, madje nuk ua vënë veshin nxitjeve dhe ngacmimeve të shejtanit, prandaj në një pikëpamje shejtanët janë të ngujuar, të penguar gjatë këtij muaji. Kuptohet, fjala është për besimtarët që agjërojnë dhe zbatojnë obligimet ndaj Allahut. Këtu duhet pasur kujdes, sepse, nëse shejtani është i ngujuar, epshi vepron dhe të gjitha të këqijat që mund t'i ndodhin ndonjë myslimani në Ramazan, janë rezultat i përgjigjes së thirrjes së ketij epshi, siç janë zemërimi, fjala fyese, përtacia, koprracia etj. Prandaj nuk bëhet fjalë vetëm të ndalemi nga ushqimi, por të ndalemi nga të gjitha ato që i ka ndaluar Allahu, pra vetëm nëse veprohet në këtë mënyrë, është fituar meshira, shpetimi, shpëtimi, dhe janë hapur dyert e Xhenetit, janë mbyllur dyert e Xhehenemit dhe janë lidhur djajtë.

Nuk ka send as qenie në tokë dhe në qiell, e cila nuk e adhuron Zotin, edhe pse ne nuk e kuptojmë mënyrën e adhurimit të tyre, me përjashtim të një pjese me shumicë të njerëzve, të cilët, të mashtruar pas kënaqësive të përkohshme të kësaj jete dhe bindjeve të tyre të gabuara ndaj qëllimit final të ardhjes së njeriut në këtë botë, qëndrojnë anash adhurimit ndaj Zotit. Besimtarët agjërues janë krenarë dhe të gëzuar nga arsyeja se janë inkuadruar në adhurim ndaj Krijuesit të vet, u janë bashkuar rreshtave të të gjitha sendeve dhe qenieve në ekzistencë për adhurim. Nuk ka dyshim se një pjesë të mëshirës së Zotit agjëruesit do ta fitojnë edhe prej lutjeve të atyre me të cilët janë vënë në një rresht, dhe i mjerë është ai që është ndarë dhe veçuar nga rreshtat e tillë, dhe mjerimi i tij do të duket në Ditën e llogarisë.

Prandaj ndonjë besimtar i mashtruar nga iluzionet e kota të disa ateistëve, duhet të vijë në vete, të kuptojë kotësinë e tyre dhe t'i kthehet së vërtetës, t'i kthehet zbatimit të mësimeve të Zotit, të agjërojë Ramazanin dhe t'u bashkohet rrjeshtave të myslimanëve, të ndiejë veten të lumtur që po i përgjigjet zërit të Kur'anit, që po inkuadrohet në rreshtat e një miliard e më shumë myslimanëve në botë, e të mos mbetet i izoluar nga vëllezërit e vet në këtë botë dhe i izoluar në Xhehehem në botën tjetër. Kjo duhet kuptuar seriozisht, ngase është rrezik që disa njerëz vërtet të mbesin jashtë mëshirës së Zotit. Nuk është besimtar myslimani që në ditët e Ramazanit në shenjë talljeje me agjëruesit, ndez cigaren haptazi, ha ose pi në prani të agjëruesve me qëllim të nënçmimit. Ai edhe pse mban emrin e myslimanit,ai nuk është i tille, ngase ka refuzuar dhe ka marrë nëpër këmbë një nga shtyllat islame.


  Gjithsej 124 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.