Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Janar 2005 - 05:15:

Fytyra ime e thyer.

Ulem ne gjunje dhe me kujdes filloj dhe mbledh copat e fytyres sime te cilat jane hedhur te coroditura pertoke. As hena nuk po me ndihmon sot, duke u fshehur mbrapa disa reve zemerake. Kurse ate nate po me buzeqeshte nga lart plot me kersheri. Ajo nate...
I vetkenaqur u leshova i gjithi pe rtu ngelltitur nga vorbulla e turbinave zhurmuese te erresires. I paprekshem me dukej vetja dhe koka nuk kthehej kurre mbrapa pe rte pare pasojat e arsyetimeve te reja. Gjella e vjeter ishte tan vec nje kujtim qe duhej shkulur nga kujtesa. Keshtu i mbuluar me petkun e vetqeverisjes prezantohesha duke thene: “Jam ketu per te qendruar.” Tani kisha pare, udhetuar, ndertuar i vetem, me shume se cdo tjeter. Kisha tronditur me fort se nje uragan, kisha joshur me shume se nje trendafil, kisha ndryshuar statusin tim. Tani isha dikushi. Por duke ecur duke vrapuar, disa gjera detyrohesh ti shkases anash, pa te prekur receptoret e ndijimit. Shume shpejt apo shume vone, ne librin tim shume faqe filluan te mungonin. Disa te tjera dukeshin sikur ishin grisur me force per tu flakur si te panevojshme. Ingranazhet nuk po funksiononin me ne menyren e duhur. Koha e se vertetes po afronte. Copat e mbreterise sime prej rere po binin ne menyre te dukshme. Ndjenjat e verteta fituan luften.
I shkundur, i rrezuar, i pluhurosur, i gjymtuar ndalova vrapin tim ne kete nate te ftohte. Vizione, enderra, zera, goditje, shkarkoheshin ne trurin tim si gjemime rrufesh. Dhe te gjitha keto shumoheshin, shtoheshin, fuqizoheshin, shperhapeshin derisa... Nje shperthim dhe fytyra ime...
Fytyra ime tani eshte e piste, me balte, dhe ne njemije copa. Ndoshta nje dite, nqs lodhem shume do ta kem perseri te plote duke me buzeqeshur nga reflektimi i nje pasqyre.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.