Forumi Horizont | Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Europa: destinacioni X (eseja e Mustafa Nanos qe fitoi çmimin e pare) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8307)
Kam goxha respekt si per mendimet e z. M. Nano, ashtu edhe per menyren se si ai i shtjellon e i paraqet. Eshte nga te paktet gazetare apo vezhgues, shkrimet e te cileve ia vlen t'i ndjekesh vazhmidimisht.
Vetem nje gje me cuditi: ne te njejtin shkrim ku ai ngre alamin se "ka shumë të rinj që e kanë më të lehtë të artikulojnë mendimet dhe opinionet e tyre në një gjuhë të huaj, sesa në gjuhën shqipe", disa pjese te vete shkrimit te tij duken sikur jane te perkthyera - madje ne menyre analoge, jo plotesisht te pershtatura - (nga anglishtja)! Jane vetem disa pjese apo fraza te tilla, kurse ne pergjithesi gjuha qe perdor Nano eshte e bukur dhe e paster, megjithate m'u duk e pamundur qe 'devijimet' te mos terhiqnin vemendjen.
Ndoshta vertet esete e paraqitura ne kete konkurs jane hartuar fillimisht ne anglisht? Nese po, atehere kush eshte perkthyesi, kush po na e paraqet me kete "fjalor te paster shqiptar", sic thuhet ne hyrje?
Apo ndoshta z. Nano do te ilustroje dhe te ironizoje te njejtin fenomen gjuhesor qe kritikon? Sido qe te jete, eshte nje dobesi stilistike e shkrimit. P.sh., pershkrimi i rutines se perditshme ne rregjimin e kaluar, ["Do të mbaje radhën e gjatë për të bërë shoping-un e përditshëm [...], do të digjej xhani për të mbathur një palë bluejeans apo për të mbllaçitur një chewing-gum, do t'i bije këmbës për një palë gym-shoes..."] eshte anakronist: askush nuk i thoshte apo shkruante keshtu keto fjale, dhe as sot nuk perdoren ne kete menyre. Mbase z. Nano mendon qe rregullat e drejtshkrimit per fjalet e huazuara nga gjuhe te tjera duhet te ndryshohen ca - dhe une do te isha dakort ne disa pika, p.sh. qe jo gjithcka t'i nenshtrohet transkriptimit fonetik ne shqip - por shembujt qe ofron ai te prishin syte e te rrudhin buzet.
Apo me tej: "me kaq mbaron performance-a, publike e grave të kryetarëve të shtetit". E pse jo 'shfaqja'? Dhe me e keqja: "... do të jenë në pritje që gjërat të ndryshojnë by themselves."
Per kete fraze te fundit, mund te them me bindje qe babai im, njeri me kulture dhe admirues i madh i z. Nano, nuk do ta kuptonte. Le pastaj shume shqiptare, te rinj a te moshuar, jashte zonave urbane, ku kontakti me gjuhet e huaja eshte edhe me i rralle. Dhe ne fund te fundit, humbja - qofte e perkohshme - e nje lexuesi eshte disfate per cdo autor.
Z. Nano me te drejte thote qe shume nga ne te rinjte qe jetojme jashte shtetit, kur kthehemi, falsim nje gjuhe hibride. Por, nga ana tjeter, me duket se pastertia e shqipes po ruhet me mire nga po keta te rinj, qe shpesh mundohen te mbahen me duar e me thonj qe te mos rreshkasin drej hibridizimit, sepse kjo i'u sembon vertet, kurse perkundrazi shume nga gazetaret e rinj shqiptare - nuk po flas me per z. Nano - duket sikur bejne gare kush te zhvate sa me shume nga italishtja apo anglishtja, edhe per te zevendesuar fjale fare te zakonshme shqipe.
Nuk di c'plane konkrete kane z. Nano apo z. Plasari per t'iu kundervene bastardizimit te gjuhes shqipe, po do te ishte mire sikur ta perdornin reputacionin dhe influencen e tyre ne boten e gazetarise shqiptare qe nga nje ane te edukohen me mire studentet e gazetarise per kete problem po edhe botuesit e gazetave kryesore te kerkojne me shume ne kete drejtim nga gazetaret e tyre te rinj dhe t'i 'riedukojne ata kur shkasin', sic thuhej njehere e nje kohe...
Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.