Forumi Horizont Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)


Postuar nga rrushi datë 03 Prill 2004 - 16:16:

Ua, kisha kohe qe nuk isha futur ne forum. Besoj qe ajo qe po verej ne diskutimet tuaja eshte nje tendence per te dalluar depresionin "normal" nga ai patologjik. Se pari me lejoni te them se kjo tendence eshte mese normale, madje me duket se e nisa vete une ne postimin e pare. Ne kemi tendencen te ruhemi nga te qenit i perkufizuar si "anormal", "i cmendur", kur flasim per depresionin e "rende" kemi parasysh "ATA", te tjeret, te "cmendurit" dhe jemi te frikesuar kur shohim nje liste kriteresh qe mund te permbushen shume kollaj nga 90% e njerezve qe njoh une, te pakten nje here. Kur flasim per DSM apo ICD-10 kemi paraysysh nje konstrukt, qellimi kryesor i manualit eshte te justifikoje terapine ne menyre qe kompanite e sigurimeve shendetsore te rimbursojne per punen qe ben psikologu. Une i perdor diagnozat ne punen time por i shoh gjithmone si pjese e sistemit dhe jo si menyre per te perkufizuar personin qe eshte ulur me mua ne seance. Madje ka mendje te ndritura ketu ne U.S qe nuk besojne se depresioni actually eksiston si gjendje jashte konstruktit te DSM. Alone, doja te te thosha se une, personalisht i kam permbushur shume shpesh kriteret per depresionin klinik, ti nuk je vetem. Te qenit larg familjes, stresi i adaptimit ne nje vend te huaj, ndjenja e vetmise, eshte normale-une do cuditesha sikur ti te mos ishe e depresuar!! Per mua eshte shume e rendesishme qe te kujdesem per veten dhe te mos lejoj shqetesimet qe mund te kem te nderhyjne ne punen qe bej cdo dite ndaj takimi me terapistin tim eshte nje prioritet. Njerezit kane menyra te ndryshme se si kujdesen per shendetin e tyre fizik dhe mendor, duket se ti thjesht duhet te gjesh tenden. Mirepres cdo pyetje qe mund te kesh.


  Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.