Forumi Horizont Gjithsej 156 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 156 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- A Justifikohet Dashuria mes nje te Martuari(e), me nje Beqar(e) dhe anasjelltas??!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9543)


Postuar nga Prishtinasja_ datë 03 Tetor 2005 - 04:21:

[QUOTE]Po citoj ato që tha Unstoppable
[B]
Ketu je gabim prishtinase !Po sikur te mos shkojne mire burre e gru...? Po sikur gruja te jete aq kryforte sa ta merzit jeten , s'ta merr per baze fjalen , s'ka pike respekti dhe dashniet per ty aq sa vendin e llogjikes fillon e ze dhuna...?
Po sikur gruaja te jete pise , dembele , nese nuk te respekton njerezit tuaj , te jete nevrike sa te mos dish te merresh vesh me fjale...ca do beje burri..?Do e rrahi ?


Ne martese nuk hyhet o njeri me nje apo dy dite njohjeje sic bejne te shumtet. Dikur nusen e kerkonin te jete vetem e devotshme, kurse sot e kekrojne vetem bukurine e saj. Martesa mer i nderuar duhet te filloj me syceltesi dhe sinqeritet, e asesi me tradheti e dyshime, ne menyre qe te jete lidhje e forte dhe e perqendruar. Eshte e domosdoshme te njihen te dy palet mire mes vete. Ke vajza te bukura por jane te rritura ne vende te felliqura, keshtuqe, asesi nuk duhet te mashtohet njeriu (femer,mashkull) nga pamja e jashtme e tij/saj, e qe pastaj te perjetosh bela e fatkeqesira. Njof X raste te jane futur ne martese brenda nje periudhe te shkurter, vetem e vetem qe mashkulli/femra kishin pamje te jashtme te bukure dhe nuk iu interesonte bukuria e brendshme e cila perfshin karakterin e njeriut. Imagjino sic veprojne perqindje meshkuj; pavarsisht c'te jet vajza, rendesi ka te ket figure te bukure dhe pa u njohur thuajse fare me karakterin e femres ata verberisht kurorezojne te ardhmen e tyre, pa menduar pasojat e saj. Pastaj, kur vie dembelia,mosrespekti, e te tjera qe ke siperpermendur ti i nderuar, oh, vetem atehere bien ndesh me verberine e te kaluares.

Kjo i ngjane pemes se bukur e cila eshte kultivuar ne vende te papershtatshme dhe rreth te ndotur. Por bukuria e pemes e josh njeriun kurse pasojat i vine mu pas ngrenjes se saj.

E keshtuqe,duhet te hulumtosh per grua te mire e te bekuar, sepse vendi i mire kultivon vetem se gruan e mire e femren e mire. Nuk them se dhe ne te kaluaren ky fenomen DIVORCI nuk ka ekzistuar, PO, por ate kohe kur divorcohej gruaja nga burri diheshin shkaqet e saj, te cilat nuk i perkasin fare te sotmes. Kurse sot, gruaja divorcohet nga "faktoret" me te ulet, sic jane; joshja e femres/gruas tjeter, mosrespekti ne familje, xhelozia e kote, e te tjera shkaqe qe vertete nuk ia vlen te permenden.

Sot, ana mashkullit i jep besen familjes se vajzes apo vete vajzes per martesen, por e thyen ate pa pike ndergjegjje, kurse femra shendrrohet ne engjell derisa shkel pragun e shtepise se burrit, pastaj shendrrohet ne shejtan.

Keshtuqe, martesa duhet te jete e ndertuar mbi vlera dhe baze. Si mashkulli, si femra duhet te dijne per moralin e njeri tjetrit? C'sjellje posedojne? Raportet e tyre me familjet? Sjelljet e tyre me njerezit ne teresi? D.m.th. te pyesesh per te dhe te mundohesh ta njohesh ate permes se vertetes dhe realitetit, sepse cdo njeri tregohet permes biografise dhe jetes se tij, andaj nuk eshte turp te pyesesh te tjeret qe e njohin ate e jo te futesh verberishte, se dashuria paramartesore nuk eshte i vetmi hape drejte kurores.

I madhi S. Frasheri thoshte; "koka ben, koka peson, c'ke zemer qe rrenkon."

Tek gruaja shikohet devotshmeria jo bukuria,pasuria etj. Martesa duhet te jete e ngritur ne baza te shendosha e themele te forta, qe as ere e stuhi e forte mos t'a lekundi ate. Burri i mire ka fjalen dhe ndergjegjen, kurse gruaja e devotshme eshte prehje e shtepise dhe themel i dashurise dhe meshires per burrin. Eh, amon, po c'burra te sodit kem, e mjere dhe per femrat/ grate e sodit.... ate qe po kekrojme, ate po e fitojme/meritojme.


  Gjithsej 156 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 156 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.