Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Nga cili kënd ta shoh sërish dashurinë...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9732)


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 27 Nëntor 2005 - 22:14:

Të ndahemi...


Le të ndahemi tani sa ka mbetur
Në lidhjen tonë pakë shkëlqim.
Të ndahemi përpara se nektari në gotat tona të ketë mbaruar.
Të ndahemi përpara se hëna të perëndojë në një agim.
Përpara se të lindë dielli e njerëzit të jenë zgjuar.

Le të ndahemi tani sa ka mbetur në buzët tona tinguj e gaz.
Të ndahemi përpara se zemrat tona t'i pushtojë urrejtja.
Të ndahemi përpara se gjuha të pushojë së rrjedhuri mjaltë.
Të ndahemi përpara se në gojë të na ngrijë buzëqeshja.

Le të ndahemi tani pasi dëgjoj zëra të trishtuar.
Të ndahemi sa nuk ka ikur nga fytyrat tona drita.
Të ndahemi përpara se stuhia të ketë filluar.
Të ndahemi përpara se zemrat tona t'i ka#@*%!ojë frika.

Le të ndahemi tani si të panjohur e të harrojmë se ç'ndodhi.
Të ndahemi e ta lëmë të nesërmen të lindë një kohë të re.
Të ndahemi me kohë të mirë përpara se të na prishet moti.
Të ndahemi sa nuk kanë filluar shtërngata e rrufe.

Le të ndahemi pra tani pasi kam ftohtë e frikë, të lutem lerna.
Na lerë ta braktisim këtë vend të errët e të kthehemi nga erdhëm.
Të ndahemi si të panjohur para se të na ndodhë më e keqja.
Përpara se urrejtja për njeri-tjetrin të na e ketë pushtuar zemrën.


Të ndahemi sa ka mbetur pakë besim
Të ndahemi të mos vuajë më ky shpirti im
Të ndahemi natën të mos na shohë njeri
Të ndahemi, të ndahemi të t’harroj ty.

Se kam të lehtë ndoshta as dhe ti
Të ndahemi të mos marrë më vesh për ty
Kur u bashkuam ish ditë me diell
Të ndahemi me dëshmitar hënën në qiell.

Në ndarjen tonë yjët le të bëjnë sehir
Të ndahemi natën kështu është më mirë
Të ndahemi sa nuk është tharë loti në sy
Të ndahemi mbase është më mirë për të dy.

Të ndahemi dhe le të fryjë furtunë
Të kujtojmë veç ditët që u deshëm shumë
Të ndahemi e mos mendo për mua
Ta fshijmë nga kujtesa fjalën:"të dua"..

Të ndahemi në fshehtësinë më të madhe
Më pas t'i harrojmë këto brenga edhe halle
Të ndahemi të mos na shohë askush
Të fshihemi në vreshta mbuluar me rrush.

Dhe qielli le të ndahet atë natë
Dita të mos vije nata të jetë e gjatë
E ashtu të lagur të dy të vrapojmë
E njeri-tjetrin përjetë ta harrojmë.

Të ndahemi dhe të harrojmë çdo gjë tonën
Të ikim larg, sa më larg ta hedhim këmbën
Të ndahemi dhe të ikim sa më larg mërguar
Ta fshijmë nga kujtesa këtë ëndërr të mallkuar.

Të ndahemi!


  Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.