Forumi Horizont Gjithsej 76 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 76 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- DALLIMI: qytetar-fshatar?!!Pse?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9782)


Postuar nga Cindi datë 24 Tetor 2005 - 17:48:

Eshte me se e vertete se nje koncept i tille eksiston edhe midis shqiptareve ketu ne Americe. Me ka rene rasti te jem midis te rinjve me prejardhje fshatare dhe Tiranse apo nga qytete te tjera te Shqiperise. Kam vene re se ata qe kane probleme komplekse ne koke jane vetem Tiransit, te cilet me botekuptimin qe kane te trasheguar nga familja bejne nje diferencim kaq te theksuar midis te rinjve, qofshin keta edhe njerez nga fisi i tyre. Keta lloj "tiransish" duken kaq bosh sa te vjen te qeshesh me filozofine e tyre. Ata harrojne se te gjithe ose me mire te themi se shumica e tyre u rrit ne U.S.A. dhe shume prej ketyre "fshatareve" u japin uje ne bisht te luges atyre "tiransve kokeboshe dhe truthare"
Dhe sa per dijeni une jam qytetar tiranas, mos pandehni se jam fshatar meqenese po mbaj anen e fshatareve. As qe nuk me hyn ne xhep origjina. Ketu po bejme shok kinezin dhe vietnamezin, dhe akoma ka shume tiranse qe diskutojne origjinen e shqiptarit. Eshte nje metode per te ngritur vleren e te pavlerit ne Americe dhe kudo, si puna e grekerve qe mburren me antikitetin.
Rendesi ka nga erdhe dhe cfare je tani, cfare ke arritur me punen dhe djersen tende.


  Gjithsej 76 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 76 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.