Forumi Horizont Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga Keni datë 09 Korrik 2004 - 04:24:

S'i mbaj meri per vitet e rinise
Qe nje nga nje po m'ikin pa gezim
As jetes plote andralle, as dashurise
Qe u tall ashtu si desh me fatin tim

Askend nuk e kujtoj per keq ne bote
Ne zemren time shteg te mbyllur s'ka
Mjafton nje fjale e cilter , fjale e ngrohte
Qe te me besh prap mik e prap vella



Poezi nga poeti dhe perkthyesi i mirenjohur
Jorgo Bllaci. Marr nga libri "Lirika"


Postuar nga Keni datë 15 Korrik 2004 - 06:39:

DHE LARGOHET...TUTJE...LARG!

Rëndoj sonte tek ti i tëri
si dikur,me timen peshë.
Me jep ngrohtësi dhe guri
hedhur pa vlerë.

Ledhatoj dallgët e buta
prishur nëpër këmbë.
Dalngadalë i ve në duar
bëhen storm në pëllëmbë.

...dhe pastaj kthej kurrizin
bëj mbi to sikur notoj...
Seç më zbret diçka nga qielli
vehten nis të stërmundoj.

...dhe më çon me të pa besë
gjer te dashuri e parë.
Shkoj në bar cigaren ndez
gota zbraz rradhë , rradhë...

S`dehet më njeriu i dehur
të falet ty djegur në mall.
Mbush një thes me kujtime
.dhe largohet... tutje ...larg!

(Keto vargje ja detikoj dites sime te fundit si vizitor ne shqiperi.Jane te asaj ore kur u largova nga qyteti im i lindjes Sarande)
Valter Lazeri- 25 Korrik 2003


Postuar nga Keni datë 17 Korrik 2004 - 18:46:

Enderr e prere

Mbeshtetur te une
Te gjen cdo mengjez
Koka jote te gusha ime
Une zgjimin tend mezi e pres
E puthjen tende
Mes perqafimesh..

Syte te m'i celin puthjet dua
Buzeqeshja jote te me thot
"Mirmengjes"!
Dora ime te krehe floket e tua
Por zgjohem, me enderr
Te prere ne mes....


VitoreStefaLeka


Postuar nga volter datë 25 Gusht 2004 - 04:54:

Udhetoj rruges se ngrire Kalosh Celiku

Udhetoj rruges se ngrire Kalosh CELIKU


Udhetoj rruges se ngrire. Xham
kembet me rreshqasin ne akull
koken e ruaj. E kam lidhur me shall
"Martire" kuqezi me thirrin ne "Shtepi publike"
eja ti dalim zot Atdheut. E ke edhe nje Mike
Jo, u them. E kam nje tjeter hall
Cuca Boheme me ka zaptuar me magji
Patjeter duhet te hip ne Baba Tomor
Vendin e perendive. Vera ku pihet
Shkruhet poezia. E behet dashuri

Pershendetje poetit Kalosh Celiku,

Plloshtani


Postuar nga volter datë 25 Gusht 2004 - 04:59:

Shpirti me fle me zjarr Kalosh CELIKU


E kerkoj nje fjale. Varg
poezi qe te hedh ne shtrat
kot. Syte e Tu me bejne varr
Rreze Cukes. Nen katund
Bahce. Tyrben e Babashehut
Muza ime e ndezur flake.

Shpirti me fle me zjarr. Shpuze
Poezite t'i shtroj per darke...


Postuar nga volter datë 25 Gusht 2004 - 05:01:

Me jepni ngricen dhe furtunen Kalosh CELIKU


Me jepni ngricen. Dhe furtunen
Cdo gje meje ta ngri. Akull
Dimrin. Edhe deboren
Diellin qe ta shkri, Majat
Perronin. Etjen t'ua shuaj poezive...


Postuar nga volter datë 25 Gusht 2004 - 05:04:

Ndarje dhe takime------Kalosh CELIKU


Zemra u mesua me ndarje e takime
Zjarre.Qe ndizen e shuhen ne Vjeshte
Edhe me Zonjen Vdekje. Mbretereshe
Pasmesnate kur me futet ne dhome
Ngrejme dolli. E shkruajme poezi...


Postuar nga volter datë 25 Gusht 2004 - 05:08:

Wink

Zogeza ime nuk fle naten-----Kalosh CELIKU

Nate. Hena eshte vare ne dritare
bubi matane gardhit eshte struk
enderr sheh. Me siguri ndonje Ujk
frike. Qyteti gerhet ne gjume.

Vetem Ti zogeza ime nuk fle. Gjemon
Vargu im te la pa gjume. Enderra
"E percolla Naten". Une Ujku...


Postuar nga volter datë 25 Gusht 2004 - 05:12:

Une s'kam perse ta pyes boten----Kalosh CELIKU


Une s'kam perse ta pyes boten
se si shkruhet poezia. Proza
kend ta dua.Ta urrej ne libra
veren a ta pi? Te dua Miken
une s'kam perse ta pyes boten
kur e kam Veten. Muzen...


Postuar nga volter datë 25 Gusht 2004 - 05:21:

E futa zemren ne varr----Kalosh CELIKU


Gjithe jeten bera lufte. Kerdi
Here me kelyshe. E here me qene
Grate i kam dashur. Grate asgane
Qe me dhane gji. E me bene te pavdekshem
Plumbi mos me ze. Helmi. Hajmalite

Trupin ua lash grave. Vajtocave
Zemren e futa ne varr. Tyrbe
Cuca Boheme te ndezi zjarr...


  Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.