Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 21 Prill 2009 - 11:01:

Dera e hapur

Lekura ndryshon nen driten e henes.
Nje vraje e vjeter shfaqet ne gjoks.
Erresira drobit trupin e lagur,
I stepur qendroj para deres se hapur.

Kujtime te varrosura dhunshem,
materializohen ne buleza marrezie
dhe e ardhmja eshte aq larg
mengjesi zorr se besoj te zbardh.

Kujtime qe refuzojne te harrohen
dhe hija jote kudo me ndjek.
Kur fillove te endesh padeshire?
Te ecesh drejt valle ishte aq veshtire?

I ftohti i erresires kockat me gerryen.
Cdo hap qe hedh thelle rendon.
Besoj se kete kurre nuk e mendove,
me heshtjen tende te dy na denove.

Ne kete vorbull qe gjithcka tret,
me qiellin e erret qe plot me mbush,
cdo mallkim i yti emrin tim peshperit.
perseri te dua mos u merzit.

Kjo dere e hapur me ben te step.
Dera e fundit per ne sdikuisht.
Kersheria e te panjohures dicka ndryshon.
Me keto mendime valle po te tradhetoj?


Postuar nga ingmetalboy datë 27 Prill 2009 - 22:51:

Nje mekanizem i vene ne levizje,
dominote njeri pas tjetrit rrezon.
Nen gishta nervoze fletet zhurmojne
dhe pse bosh te sotmes i rendojne.

Pagjumesia e nates, mikeshe e vjeter
me vargje te pashkruar erresiren sfidon.
Nje udhetim te marre era drejton.
kureshtja arsyen shpejt zevendeson.

Para meje faqe bosh si qielli pafund,
mure te bardhe qe presin te rrezohen.
Pa ze pyes veten "kush je?"
Kur pergjigjia mungon udhetimin vazhdoj.

Mekanizem qe u ndez dikur,
faqet shfletoj, me mire te kujtoj.
Ajo cfare shoh nuk me pelqen.
E kaluara nje histori te hidhur rrefen.

Gishtat vazhdojne te zhbirojne cdo faqe
dhe boja e te kaluares ndot faqet e bardha
akoma bosh nga une presin.
Vargjet qe mbartin ato nuk mund te zgjedhin.

Faqe bosh ky ditar ka plot,
rritmi i dikurshem ne to mund te meket
prej vargjesh fisnike te denje per te rilexuar
te mbushur me mundim por perseri te lehtesuar.


Postuar nga IQVLORA datë 28 Prill 2009 - 03:39:

Congratulation miku im poet!
E kaluara nuk kthehet mbrapa e as ne nuk behemi dot me te rinj si dikur!
Look ahead & not in the past!


Postuar nga ingmetalboy datë 28 Prill 2009 - 21:19:

Syte te dy te hapur,
duke kerkuar pa reshtur ne horizont.
Gjithe koha nuk eshte e jotja.
Te kuptosh kete eshte e veshtire.
Njesoj si ti thuash enderrave lamtumire.
Por enderrat i perkasin gjumit
dhe pse gjumi tani ka migruar larg,
mengjesi nje dite kete fytyre do zbardhe.

Mbasi nuk mund te ngrihesh pa rrezuar.
Nuk mund te ndricosh pa verbuar.
Nuk mund te ndezesh pa shuar.
Nuk mund te ndertosh pa shkaterruar.

Here avitesh shpejt,
here capitesh ngadale.
Here vrapon guximshem,
here tretesh si ne perralle.
Me duar ne xhepa,
qiellit i fishkellen.
Ka raste furtunes se jetes
vetem kurrizin i kthen.


Postuar nga ingmetalboy datë 28 Prill 2009 - 21:27:

faleminderit IQVLORA

Rendesi ka te jesh i ri ne zemer apo jo?
E shkuara eshte e shkuar dhe pse ndonjehere duket si me shume. Te pakten kete i them vetes cdo dite.


Postuar nga Demokrate4ever datë 28 Prill 2009 - 21:50:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


Mbasi nuk mund te ngrihesh pa rrezuar.
Nuk mund te ndricosh pa verbuar.
Nuk mund te ndezesh pa shuar.
Nuk mund te ndertosh pa shkaterruar.




Duket si "Teorema" e Marco Ferradinit Ing.

Great, te them me shume eshte e kote.


Postuar nga IQVLORA datë 29 Prill 2009 - 18:11:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
faleminderit IQVLORA

Rendesi ka te jesh i ri ne zemer apo jo?
E shkuara eshte e shkuar dhe pse ndonjehere duket si me shume. Te pakten kete i them vetes cdo dite.



E shkuara jemi ne jo ju i dashur.Mos e harroni,studiojeni por shikoni gjithmone perpara me optimizem per nje bote pa ferra neper kembe!
Bravo.Si po ecen me studimet Ing?


Postuar nga ingmetalboy datë 23 Maj 2009 - 02:31:

Haha Demiante thanx.
Me kujtove me "teoremen" e Ferradinit nje film te Aldo Giovanni and Giacomo. Shpresoj ta kesh pare se eshte shume gallate.


Postuar nga ingmetalboy datë 23 Maj 2009 - 02:33:

Mijera kilometra nga brenda rendojne,
ne qindra genjeshtra veten humbas.
Acari i nates gjithcka zberthen,
peshperima te se kaluares
te rrahurat e zemres shtojne.

I ftohti me ben te dridhem.
Valle??
Duart e mija shoh.
Bosh perseri jane.

Atje ku mendoja fundin,
kriptik i lidhur dergjet fillimi.
Shprese per zjarrin shpetimi,
nje frymemarje thyen heshtjen
akoma qeteson megjithese teper larg.


Postuar nga ingmetalboy datë 03 Qershor 2009 - 03:30:

Qielli ndaloi se buzeqeshuri dhe shiu fillon
duke shtyre njerzimin ne thellesi te mendimeve
Atje ku koha ndalon dhe perjetesia behet realitet
kostumi i ngushte i mishit bie ne toke
duke lene shpirtin te shfaqet i vertete.

Formulat magjike apo ligjet fizike,
nga uni ne flake zberthehen,
per tu shnderruar ne shkalle hynore.
Flake qe josh demonet ne siperfaqje
te krijojne te pamunduren
apo te shkaterrojne kurjozitetin.

Duke shaluar te kaluaren qe rende dihat,
cdo frymemarje ushqen urine e tyre
per te kaluar kufijte e imagjinates
dhe per te ngulur thundrat ne kete bote
qe sot nuk di tjeter vec te laget nen shi.


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.