Forumi Horizont Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 »
Trego 242 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Komente... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17050)


Postuar nga Piktor datë 16 Korrik 2012 - 23:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
. Jo gjithmone ai qe te ben mutin te do te keqen dhe ai qe te nxjerr nga muti te do te miren. E di barcaleten besoj
http://youtu.be/KXQDAf2Rtq4


Postuar nga Morfine datë 28 Korrik 2012 - 15:14:

Këtë histori nuk do ta gjeni në gazeta. Ka ndodhur të enjte-të premten e kësaj jave dhe i është treguar autorit të këtyre rreshtave në ResPublica nga 2 të rinjtë protagonistë. Me gjasa historia e tyre është historia e mijëra emigrantëve që vijnë këto ditë vere dhe që shndrrohen në gjahun e preferuar të "bashkëatdhetarëve" të tyre me uniformë, në rrugë apo pas sporteleve, policë kufitarë, policë rrugorë, zyrtarë lokalë, etj



Eltoni dhe Irida janë dy të rinj me banim familjar prej shumë vitesh në Breshia të Italisë. Janë studentë të shkëlqyer (studiojnë për Drejtësi në Breshia), janë të fejuar dhe këtë verë u nisën drejt Shqipërisë me Volkswagenin e tyre privat me dy plane kryesore në kokë: e para, të kryenin një procedurë zyrtare celebrimi pranë Njësisë 9 në Tiranë dhe e dyta të kalonin disa ditë pushime në jugun shqiptar.

Tregon Irida: "Itinerari ynë me makinë ishte nga Italia, në kufirin slloven, më pas në Kroaci, në Bosnje-Hercegovinë, pastaj sërish një pjesë në Kroaci, më pas në Mal të Zi dhe së fundmi në… Muriqan për t'u futur në Shqipëri. Gjatë gjithë këtij itinerari kemi ndeshur vetëm në policë (kufitarë apo rrugorë) që kontrollonin dokumentat, përshëndesnin dhe vijonim udhëtimin. Vetëm në Muriqanin tonë "muzika ndërroi". Doganieri shqiptar i pa dokumentat, njëherë, dy herë, tri herë, duke na thirrur në emër sikur njiheshim prej vitesh, pastaj u interesua për arsyen e udhëtimit. I thamë që do kryenim procedurën e celebrimit në Tiranë dhe do bënim disa ditë pushime në det. Na la dokumentat në dorë, e çoi buzën vesh më vesh dhe na tha copë: "Të trashëgohesh Elton, po nuk do më respektosh me një kafe?". Na u duk si lypës, nxorëm 5 euro dhe ia zgjatëm. Futi në dokumenta, - tha, - ndërkohë që dokumentat sapo na i kishte dorëzuar. Na u duk budallalëk, por bëmë si na tha. Ia dhamë dokumentat prapë me gjithë atë 5 euroshen brenda".

Nuk mbaron këtu… Në rrugën Rrogozhine-Lushnje makina me targa të Breshias e dy të rinjve ndalohet nga një postbllok i policisë rrugore. Tregon Eltoni: "Ishin 9 ose 10 vetë bashkë, njëri mori dokumentat dhe më tha që kam tejkaluar shpejtësinë, duhej të më bllokohej patenta. I thashë të më tregonte kopjen e fletës së radarit që dëshmon targën dhe tejkalimin e shpejtësisë, ia dhanë të qeshurës. Më tha tektualisht: "50 mijë lekë është gjoba dhe 10 mijë lekë kafja" nëse nuk doja që patentën të veja të tërhiqja të nesërmen "në Komision" në Lushnje a Fier sipas tyre. U thashë që unë kisha ardhur për celebrimin dhe duhej të isha të nesërmen në mëngjes në Njësinë Bashkiake sipas afateve, nuk mundesha. Nxora 60 mijë lekë dhe ua dhashë. Pashë që polici i gjobës time, shënoi në një bllok (ku kishte edhe emra të tjerë poshtë njëri-tjetrit) frazën: "Elton - 60 mijë". Të tjerët e shikonin të mbledhur gjysëmrreth pranë tij. Prita për fletën e gjobës së paku, ishte e kotë. Më kthyen dokumentat dhe më buzëqeshën. Polici më tha: "Elton je yll bote. Të trashëgohesh, rrugë të mbarë".

Të rinjtë kanë mbërritur në Tiranë, kanë takuar familjarët, janë rehatuar në shtëpitë e tyre, kanë bërë shaka qesh-e-qaj me ato që u kishin ndodhur dhe janë përqëndruar te eventi i së nesërmes: procedura e celebrimit. Të nesërmen në mëngjes autori i këtyre radhëve ishte bashkë me ta dhe prindërit e vajzës (do bëja dëshmitarin e dhëndrit) në Njësinë nr 9 në Tiranë. Ka një procedurë kjo punë dhe duhet të jesh në një datë fikse të paracaktuar. Dhe Eltoni me Iridën kishin planifikuar gjithçka që nga Italia për të qenë korrekt në datë dhe orë . Ehh… Zyrtarja prapa xhamit buzëqesh dhe u thotë: "Ka ikur interneti, ka dy orë, nuk bëjmë dot asnjë veprim.." – Po kemi datën sot, nesër duhet të ikim, kemi prenotuar, nëse jo duhet të ribëjmë aplikimin, ne jetojmë jashtë, si i bëhet, a kryhet me dosje fizike etj, etj … - Buzëqeshja pas xhamit nuk ndryshon: Ja se mbase vjen interneti, pini një kafe aty jashtë… Interneti nuk erdhi, as në orën 12, as në 13 as në 14, as derisa u mbyll Gjendja Civile e Njësisë Nr.9. Ishte ditë e premte, të nesërmen mbyllur, nuk bëhej më asgjë. Gjithçka duhet përsëritur, dhe dy të rinjve do t'u duhet të ribëjnë planet, datat, udhëtimet gjithçka.

Sot do nisen drejt jugut. Do t'u duhet sërish të udhëtojnë me Volksin e tyre me "targat joshëse prej emigranti". E kanë tmerr rrugën derisa të arrijnë në plazh. Ndoshta do qetësohen disa ditë por mendjen do ta kenë tek rruga e kthimit kur me siguri do t'u duhet sërish të "takojnë" policët, rrugorët, doganierët, kufitarët. Me siguri do ndihen më mirë vetëm kur të munden të dalin nga Shqipëria. (A.N.


Postuar nga raid datë 08 Gusht 2012 - 02:12:

Sot lexova qe PS-ja e kushtezon ceshtjen e heqjes se imuniteteve ndermjet te tjerash edhe me mareveshjen e importit te plehrave. Shume interesante.

Une mendoj qe imunitetet duhet te kushtezohen edhe me mareveshjet mbi oraret e dyqaneve te bukes, si edhe me pastrimin e leshterikut ne plazhe.


Postuar nga Fajtori datë 08 Gusht 2012 - 09:00:

I njejti avaz me policet me ndodhi personalisht. Po ecje me 172 km/h tha. Shpejtesi gati e pamundur ne rruget shqiptare. Per me teper po kontrolloja kilometrazhin gjithe kohes. Kercenuan ne fillim dhe benin sikur flisnin ne radio me dike tjeter qe gjoja ishte te radari ca kilometra para. Do dalesh ne komision tha. Pastaj mori 30 mije leke (ishin 3 veta) dhe me la dokumentat ne dore. E dine qe njerezit qe nisen per pushime nuk kane kohe te kthehen te radaristi dhe te komisioni dhe o burra te bejme leke.

Shqiperia nuk ka shtet. Ka vetem kuklla qe keta emigrantet qe lexojne lajmet te kujtojne se PS tha keshtu dhe PD ben ashtu.


Postuar nga raid datë 08 Gusht 2012 - 09:56:

S'di se kujt i ngjan me shume ky lloj arsyetimi ketu me siper.

Arsyetimit te atij cinikut te filmi qe dinte vetem te thonte "s'ka qereste" dhe asgje tjeter;

apo arsyetimit te tipit tjeter qe "s'ka shtet" eshte pergjigja e cdo problemi, ngjashem me fetaret qe me "e beri zoti" i pergjigjen cdo pyetje.


Postuar nga AngelDevil datë 08 Gusht 2012 - 11:25:

Kjo hapja bythesh e emigranteve qe vijne me pushime dhe shkelin roncem rregullat e qarkullimit rrugor dhe jo vetem do te thote qe ne shqipot kudo te na cosh prap kunder rregullave do dalim dhe fajesojme pastaj shtetin.Dhenia rryshfet thyerja e rregullave ka denim sipas ligjit ath ti si qytetar europian pse i shkel dhe me ket rast me djeg dhe mua duke mesu policin me rryshfet. Raste te tilla me polica te jap plot madje dhe ne vende si itali gjermani greqi dhe cuditerisht aty nuk fajesohet shteti


Postuar nga raid datë 08 Gusht 2012 - 19:18:



E imagjinoj fajtorin sikur te ishte ne ndonje pozicion ne shtet, do vidhte me kater duar dhe do ishte i pari qe do bertiste: s'ka shtet duhet te luftojme korrupsionin.. lol

al74 kur do e filloni revolucionin me fajtorin ne krye? He se ka nevoje Shqiperia per ju..


Postuar nga cecilia datë 08 Gusht 2012 - 20:09:

Epo tani cdo gje brenda programit eshte.

Pa shaka tani. Edhe i bejne raid keto gjera pikerisht per ndonje leke ne dore. Ne njihemi historikisht per leke ne dore. Si te doktori, si te polici, etj. Kjo vjen nga pagat e ulta qe kane dhe nga mosdenimi i rende qe nuk pesojne. Jemi kshu punonjesa elektron i lire.


Postuar nga bledarcela datë 08 Gusht 2012 - 20:37:

Problemi i rregullave me ne Shqiptaret eshte se ne jena komb i vogel dhe dalim te njoft te gjith. Ket kam ven re un.
Psh, thy njoni ligjin. Hop ai del i njoft me shefin e rrajonit dhe mbaroi filmi.
Ne vende te tjera te vogla, si psh Evrop nordike, nuk te falin edhe sikur te jesh cuni i xhajes se kryeministrit.
Kur te rregulloet kjo ne Shqipri atehere funksiono ligji.
Se nuk mund te rrish si rob i urte kur shef malokun qe nderto pa leje mu ke shpia jote dhe asnjeri nuk i bo gjo.


Postuar nga raid datë 08 Gusht 2012 - 21:07:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Epo tani cdo gje brenda programit eshte.

Pa shaka tani. Edhe i bejne raid keto gjera pikerisht per ndonje leke ne dore. Ne njihemi historikisht per leke ne dore. Si te doktori, si te polici, etj. Kjo vjen nga pagat e ulta qe kane dhe nga mosdenimi i rende qe nuk pesojne. Jemi kshu punonjesa elektron i lire.


Qe thu ti cec me ka ndodh nje here shume vite me pare, kur i njejti polic me kapi me shpejtesi dy here brenda nje dite.
Heren e pare ma fali, por heren e dyte me tha, ti or djal nuk merke vesh dhe do te vej gjobe 5000 lek (te vjetra).
Une i thashe, ok nuk kam justifikim, por na mere 5000 lekshin dhe mos e ver fare gjoben. Jo jo me tha nuk behet ajo pune, do ta vej gjoben. Ishte nje leksion i mire ndershmerie dhe e mbaj mend edhe sot e kesaj dite.


  Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 »
Trego 242 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.