Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga amor alucius datë 02 Qershor 2004 - 10:14:

Ah dite e bukur jashte,nese do kem mundesi ta shijoj eshte dicka tjeter Tani,dhe nje dite tjeter perballe me studime,damn,I'm tired Por kush e can koken per lodhje? Lodhja zhduket por rezultatet e asaj qe arihet,ngelin

Good morning angels :p


Postuar nga volter datë 02 Qershor 2004 - 14:59:

Tik-taket e ores se qytetit trokasin me aventure te rendomte... Gjithcka ne kete nate ishte ne qetesi te bukur. Thuajse nuk degjohet asgje, vecse kenga e bufit... Kjo me tingellonte krejt falso ne trurin e kokes.... Sa çudi! Nate me vargje te bufit, nate me vargje te ores se qytetit, nate me vargje te fshehta nga njeriu x...
Ishte nje nate e cuditshme...........!!!!


Postuar nga Andia datë 02 Qershor 2004 - 18:11:

Asgje nuk dukej me kaq e thjeshte une kisha menduar se koha do te sheronte gjithshka por asgje nuk ishte me si me pare dhe sa me shume mundoheshim qe ta kuronim plagen aq me te veshtire e kishim qe te shkulninm njehere e pergjithmone nga jeta jone njehere e pergjithmone ate episod te shemtuar qe na ndau dhe s’na la kohe qe te riparonim gabimet e femijerise .Ti u largove dhe as koken nuk e ktheve mbrapa ate te djele shtatori ndersa une duke mbajtur frymen si nje statuje e ngrire shpresoja se ti do me falje do ktheheshe vrik dhe si dikur ne fillimet tona do me mbysje me te puthura,e cuditshme sa naïve kam qene mendoja se per ty isha qendra e botes nderkohe qe nuk isha asgje me shume se nje loder qe ti e perdore si deshe.Kaq valle vleja per ty,kaq pak???? Sa genjeshtra te embla me thoje atehere dhe une s’dija kujt ti falesha me pare per kete dhurate Jezusit apo Muhametit???????O zot sa te kam dashur,o zot sa te kam pritur ,ne heshtjet e mia te gjata ndersa endja si penelope mallin qe kisha per ty dhe dhimbjen e pamat e per nje dashuri te genjeshtert,Pse valle u rrita kaq vone ,Ka qene dimer kur per here te pare kuptova se zemra me rrihte aq fort sa mendoj se do me shkulte kraharorin.Nje dite aq tmerresisht e ftohte nga ato qe te nguliten ne kujtese dhe te kap e dridhura sa ti mendosh.Ti ecje rruges me duart te rrasura fort ne xhepat e palltos njgjyre hiri dhe une qe nxitoja krah teje duke u dridhur e gjitha,e ndjeve pranine time por cuditerisht nuk mi hodhe syte por vazhdove me ate hapin e sigurte te nje njeriu qe ka ne kontroll gjithcka…Une ngadalesova hapin,te pashe vjedhurazi dhe nje i nxehte me pershkoi te teren,atehere nuk e dija qe kjo ndjesi qe kisha sa her qe te shihja ty do me torturonte edhe naten si mankthi me i keq.Pastaj me veshtrove ngultas me ata syte e medhenje kafe ti me hodhe veshtrimin qe me dehu,s’dija ku isha dhe s’ndjeja ftohte nje zagushi e nje i nxehte i padurueshem po me merrte frymen,ishte sikur dikush te me kishte cuar ne mes te sahares ne oazin me te bukur.Por endrrat mbarojne shpejt,isha kthyer serish ne boten reale pa ty,vetem,pa endrra....nuk di nese te kam dashur kaq fort dhe vertetesisht,di qe ti u fute papritmas tek une dhe po kaq papritmas ike................Do me mungoje kjo vere pa ty!


Postuar nga volter datë 04 Qershor 2004 - 05:03:

Wink

Magjia noton ne shpirtin blu, kristalet tashme me duken dicka me shume se kristal, ererat e bukura tanime me duken si nje ajer qe me dashuron thellesisht, shiu me duket sikur me avullon, debora sikur me ledhaton, gjithcka qe te joshe e te ben hyjnore bukuri... sonte, magjia ka vend ne qenien time...


Postuar nga Andia datë 04 Qershor 2004 - 15:23:

Unhappy

Te fundit puthje nga ty ,te fundit shtrengime....E dija une kurre s'mund te gjeja diku ate c'ka ti i dhe zemres time,tani e lodhur vertitem dhe buzet te gjithe mi puthin pa shkak,ne floket e gjate gishtat hipokrite mi mbushin ondet me mashtrime dhe lot.buzet e tua tani s'mundem t'i puth,dashuri te paster me s'te fal dot,sa puthje kane fluturuar mbi trupin tim ,sa endrra ne netet e vona kam vrare kot...................
Te fundit puthje nga ty,te fundit shenime ne ditar,nese jeta na perplas te lutem hesht,me shume se te gjitha fjalet flet ajo,hesht dhe kalo...............


Postuar nga Andia datë 04 Qershor 2004 - 20:04:

Ishte nje situate e cuditshme ti po largoheshe nga une ne menyre te rrufeshme sikur kurre te mos kishe egzistuar brenda meje…S’di cfare bera per te te mbajtur por e di qe mundimet e mia i njgjanin atij stermundimi te lodhshem qe ben njeriu i padeshire,njeriu qe dikur i ka provuar te gjitha dhe kurre s’ka mundur dhe papritur i ka lene te gjitha.Kerkoj te rikrijoj ne mendjen time te gjitha ato cka ne kishim bashke,te gjithen timen dhe te gjithen tenden qe kurre se pata.Te desha vertete???Tani se di me,ne kujtesen time te zbrazur s’ka mbetur me asgje ajo ka mbetur si nje koshere e zbrazet bletesh(vetem ti e mbushje valle????).Por nje mengjez u ngrita ndryshe,ktheva koken krah meje dhe duke pare vendin tend bosh s’ndjeva asnje keqardhje,asnje lot i thare s’rodhi ne faqen time,asnje dridhje s’ma pershkoi trupin,asgje…bosh,vakum,kotesi por asnje mall dhe pergjerim per ty.Te desha vertete?Thone qe ndodh qe njeriu i zemres te te behet njeriu me i huaj,kjo ndodhi me ne.Dikur e vogel kisha nje menyre te pazakonte te te parit te gjerave,cdo gje bardhezi,femije pa endrra ,femije i rritur dhe loja ime e preferuar ishte te heshtja,te heshtja duke mos menduar asgje,te heshtja ne boshllek.I urreja kukllat, i urreja lulet dhe dashuroja naten…Ti solle njgyrat ne jeten time,papritur une fillova te shihja,papritur fillova te kisha endrra,i desha dhe kukllat dhe lulet(me duket se te desha dhe ty!!!!!!!!)Kur ike i more te gjitha me vete,e more dhe ate pjese timen qe vetem ti munde ta njohesh,ate pjese qe te deshi totalisht pa kushte,ne verberi dhe harrbim njgyrash.More me vete aromen time,te gjitha klithmat dhe orgazmat e verteta,puthjet e lageshta dhe lotet naiv,te gjitha fjalet te thena dhe te pathena,more ate pjese timen qe qeshte,qe s’ngopej se beri dashuri,ti more endrrat…Bere mire qe ike,kjo qe jam une s’te do me,s’te ka dashur kurre.Tani jam e qete ,pa ty,pa njgjyra.Ky shtrat i madh dhe bosh me fton ne nje gjume pa endrra.


Postuar nga volter datë 04 Qershor 2004 - 21:46:

Mbreme ishte nje nate e madhe ku yjet dhe hena me te madhe frekuentonin kupen e erret qiellore... Thuajse degjohej puhiza e fresket e ketij qyteti pa skaj...qe me perzienin me dashuri flatrat shpirterore, dhe mi perkundnin si foshnje ne djep... Papritur u ndesha me nje goce qe ishte shume e shkathet, dhe qe kishte te zoteruar ne njefare menyre dashurine... Ajo kishte nje fryme shume te mbushur artistike, por ambicioziteti i tepert e conte ne nje jete te plote erotike, qe nganjehere edhe blente kokat e cunave me lehtesi....
Pershendes Andia


Postuar nga Andia datë 09 Qershor 2004 - 03:09:

ndoshta se kisha shume te lehte te te harroja,por te kthehesha serish te ty nuk kishte kuptim....e di tani eshte vone,e cuditshme te te vij keq qe ke ardhur kaq heret ne kete bote,nese do te kisha lindur vite me vone do te te kisha dashuruar vetem ty e mbase ti do te ishe i vetmi qe do ti jepesha,por sdi pse gjerat jane te gatuara kaq mbrapsht.Do takohemi nje dite ne te tjera trajta dhe une do te njoh,ashtu me ndjesine qe te jep nje trup i gjithi i elektrizuar nga ndjenja te paprovuara do mundohem te gjej ne ty te gjitha pergjigjet qe me kane lodhur prej kohesh dhe do te dua tmerresisht sic di te dua vetem une.Sa keq qe te njoha kaq vone!Ti me vjen ne enderrime si nje melodi e vjeter qe sdi ne ckohera me ka bere te dridhem e tera.Por ska rendesi mund te te dua dhe keshtu,e vetmja frike qe me tremb dhe largon eshte ajo qe une mund te te ndot,ti je kaq kristal..........................Gjithesesi je gjeja me e bukur qe kam hasur ne jete.Te kam xhan!*
Per B.P


Postuar nga unforgiven datë 09 Qershor 2004 - 09:45:

O Plloshtani per ty jane keto shkrime erotike?
Nga vargjet kaluan me proze shperthimet e ndjenjave???
je bere gjigandi i forumit, dhe xha Sulo i vajzave..


Postuar nga volter datë 09 Qershor 2004 - 15:39:

Thumbs down


APOTEOZË

Maska e nxehtë e diellit
Kishte arritur në kufirin e malit paemër
Dhe po largohej dalngadalë
Dhe avash-avash çarçafi i zi i natës
Po binte mbi tokën e shenjtë
Dhe dukej sikur po mbulonte
Këtë panoramë me qetësi të heshtur
Ja, këndej dhoma ime errësohet goxha
Pa prezencën e diellit
Qetësia po kaplon edhe trurin
E mendimeve që me dalin me shumicë
Ndez llambën e natës
Dhe përpara tastës së kompjutorit
Me del hijedrita e poetit
Sonte po ndiej heshtjen e mirëkuptimit
Sonte po ndiej kenaqesinë e kokës së magjepsuar
Nga se ime shoqe me ngushëllon orë e çast, dhe
Më bën apoteozë të shenjtë
Me shkrimet e saja më të bukura
Dhe po kështu m'i ushqen mendimet e kokës me kulturë flegmatike
Çdo shkronjë e saj e venë në radhë
Më kujton aromën e luleve të majit
Që unë thithja dikur në mungesë te zotit
Më beso je aq larg saqë në mendje të kam aq afër
Oh bukuri magjike, oh ndjenjë e veçantë, oh shpirt i ndezur
Ju kam kaq pranë njëlloj sikurse heshtja e poetit
Ju kam përpara, ju respektoj fjalën, ju ndiej, ju shikoj, si hëna e zehur
Që ndjek flatrat e shpirtit...
Ja tani po ndiej në shpirt
Metamorfozën e ideve dhe përfytyrimeve tua.

Me respekt Plloshtani


  Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.