Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Cindi datë 04 Prill 2006 - 21:42:

Dashuria e stuhishme me shkrimtarin Henry Miller

Anais Nin, koncepti i të shkruarit modern e femëror


Citate nga "Ditari "

Ai të cilin ne e quajmë fati ynë, është në fakt karakteri ynë, dhe karakteri mund të ndryshohet. Nuk është aspak dekurajuese të dimë që ne jemi përgjegjës të veprimeve e sjelljeve tona, sepse kjo do të thotë që ne jemi të lirë të ndryshojmë fatin tonë
Janë njerëzit e dobët ata që kanë edhe paragjykime. Paragjykimet krijojnë për ta një lloj mbrojtje
Ai që është me të vërtetë jo besnik, është ai që bën dashuri me një pjesë të qenies suaj dhe që s'përfill pjesët e tjera
Ai nuk ka nevojë të bëjë vetëvrasje, sepse ai është me kohë një njeri i vdekur
Unë nuk i dua burrat, të cilët kanë frikë nga forca e grave
Njohja e vetvetes është thelbi i inteligjencës dhe diturisë
Ne udhëtojmë për të kërkuar të tjera përvoja jetësore, të tjera jetë, të tjerë shpirtra. Ne dashurojmë gjithmonë atë që na kupton
Ne martohemi atëherë kur arrijmë të kuptojmë përsosmërinë e mungesës së humanizmit se dashurisë sonë
S'ka rëndësi ajo që unë bëj, rëndësi ka fakti se kush jam unë


Postuar nga cupka datë 04 Prill 2006 - 22:59:

Re: Leter Malli

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
po afrohet tre vjetori Mamush. dicka me kerciti kur babi me pyeti nese do shkoja ne qershor per trevjetorin tend. U tremba.. u tremba si iken koha. u tremba se ja kam friken kohes, kam frike mos figura jote zbehet, kam frike mos harrohet, kam frike mos nuk do te te shoh te qarte te me shfaqesh me ate buzeqeshjen tende magjike dhe me dashurine qe te rrezatonte nga te gjitha tiparet e fytyres kur me therrisje Anushi i Mamit, ate gezimin tend hyjnor per cdo arritje tonen.
Kam kaq mall o ma sa gjera me kane mbetur pa ndare me ty... se di ndoshta ti i ndjek nga lart.... do doja te isha medium te te shihja shpirtin, edhe pse ne endrra me shfaqesh si gjithmone.. ne endrra na shoh te katertve te pandare, ne shtepine tone te vogel qe ne cdo milimeter, ne gjithshka mbart prezencen tende. si ato fortesat qe u kane qendruar viteve kane perjetuar shume dhe po t'i prekesh muret te transmetojne gjithshka. e di? nuk kemi ndryshuar asgje... ende jane rrobat e tua te varura ne garderobe, gjerat tek sirtari jot... qe shume here kur kthehem kaloj me ore te tera duke i prekur e duke te perfytyruar ty, aromen tende prej mamushi qe e dashuroja aq shume... fle po tek krevati i madh sic flija me ty, krahet i zgjas drejt anes tjeter sikur te dua te te perkedhel floket. E mban mend? vetem kur luaja me floket e tu te zinte gjumi... sa i doja ato momente kur te dyja flisnim pafund... kur mua se c'me vinin mendime naten qe s'mund te flija e te zgjoja o ma po kjo keshtu... po kjo ashtu e ti ktheheshe e me thoje ah sa po me zinte gjumi... e une e dija qe ashtu ta nxirrja gjumin sepse doja qe te me beje shoqeri...
mendoj shpesh cfare do mund te benim, si do reagoje nese do me shihte qe po realizoj endrat e mia ngadale...... ah sa deshire kam qe te ishe e pranishme ne gjithshka timen....... po ndoshta je me ndjek nga lart dhe une e di qe kam nje engjell mbrojtes e di qe ti jeton ne cdo buzeqeshjen time sepse na kujtonin motra kaq shume ngjanim. jo nene e bije..... jam e lumtur qe po marr hijen tende....

ah sa shume gjera nuk behen me o ma... sa shume gjera mungojne... sa e pazevendesueshme je ti....
nganjehere me kap frika se mos ndryshimet e mia pafund qe kur nuk je me prane meje mund te te largojne... sa here flas me ty naten nuk e di me degjon apo jo... perpiqem ta marr si gje te natyrshme tani qe s'kam me ke t'i ndaj gezimet e problemet e mia ditore... nuk humba vetem nje mamush humba shoqen time, miken time me te shtrenjte mbeshtetjen time, aksin rreth te cilit vertiteshe bota ime, jeta ime.. po perpiqem mamush po perpiqem qe te eci, te kujdesem per babin dhe per vellain si te premtova ne castet e fundit para se shpirti yt te linte trupin tend... duhet te me kesh degjuar sepse ike me nje buzeqeshje....... e qete, me e bukur se kurre.

po me rrjedhin lote tani.. ky forum eshte si magjik hap nje faqe e fillon shkruan ate qe jashte tij nuk e shkruan dot... po ndiej shume mall. nuk jane lote trishtimi se e di qe do jepje shpirtin qe mos rri e trishtuar por jane lote malli. malli kur krahason si do mund te ishte dhe si nuk mund te jete me...

po e mbyll ketu ndryshe do shkruaja pafund.

te dua shume. nuk e di nese ta kam thene sa duhet por shpresoj qe po...

mamushka ime e shtrenjte te dua shume



oh sa me lengoi zemra.
E mbaj mend shume qarte kur e lexova kete shkrim para ca muajsh dhe njelloj si radhen e pare te njejtat emocione perjetova.
Mamushi tend atje lart eshte kaq krenare per ty.

te perqafoj fort fort fooort.

p.s ke kaq shpirt te pasur sa gjithmone i kthehem ketyre shkrimeve te tua.


Postuar nga Klodel datë 04 Prill 2006 - 23:32:

faleminderit e dashur. te perqafoj fort dhe une.


Postuar nga Klodel datë 08 Prill 2006 - 04:06:

Sa e pasur mund te ndjehem ne keto momente? Shume. Pse? po ua tregoj sekretin. Ne fillim ishim tre, nje kerputhke( white lorie), nje lulekuqe (amapola) dhe nje tulipan, enderrimtare te pasherueshme. Ne keto momente ne boten time kam edhe luleboren, borebardhen, perendeshen, sherbetin dhe fjaleemblen. personazhe qe ndoshta ende nuk i kam takuar, por qe u kam dhene nje hapesire ne shpirtin tim dhe jam bere e lumtur nga prania e tyre. long live the dreamers !


Postuar nga ~Enigme~ datë 08 Prill 2006 - 20:29:

Keep shining !!!!
Kudo qe ti shkon vetem ndricim do japesh si nje engjell...
Thank you !
You made me feel so special. You made my day.
Keep smiling it looks good on you!


Postuar nga durrsake_topolake datë 17 Prill 2006 - 06:23:

Me ne fund dielli, e pas goxha kohe, thashe se kish ardhur koha per tu rikthyer pak ketu. Po he cokollatat, ndonje llokum me arra aaaaaaa sa me ka mar malli. Llupse qe llupse ngela une e mjera.

Sot me ndriconte fytyra si nje poc 100 kw, faktikisht fytyra ime ashtu eshte gjthmone, vetem se ndonjehere s'punon mire portollampa. Ne mengjes sec i hodha nje sy aty poshte krevatit dhe per nje cast mu duk sikur po shihja nje shtepi te 2-te aty.Ndersa aty poshte vazhdon e rritet e paja me duket, mamit sdo ti shkonte kurre mendja qe vajza e saj 24 vjecare eshte ne nje gje gjendje prekarieteti te plote persa i perket fantazise per te fshehur gjerat e saj sekrete. Hahah po cme ka gjetur xhanem, edhe nje bebi 2 vjec do ti shkonte ndermend te shihte pak se cka poshte jorganit blu me peshkun Nemo, me shume se aventurat e nemos do zbulonte aventurat e mia! Po mendoj qe neser do filloj te bej spostimet me ndonje vend tjeter.

Nejse sot u zgjova e lumtur. E lumturohesha akoma me shume , kur mendoja se kjo lumturi vinte keshtu kot, nga hici.
Sigurisht, ti do mendoje qe vec nje budalla e gjysem do fillonte te kercente me xhurmen e centrifuges se lavatrices, duke e e kthyer banjen
ne nje piste diskoteke e po do besh mire te mos e mendosh fare ! kerceva e cte kercyer, bile e ktheva serish te procesi i centrifuges sikur te ishte
nje kasete per te ridegjuar kengen, pasi lavatricja ka me te vertete nevoje per mekanik. Eh cti besh cmendurirat skane te sosur!


Postuar nga Klodel datë 17 Prill 2006 - 18:55:

Are you the bridge or the final destination?- time will show. Till then I will follow my choice.
PSurrsake flm qe kur kujtohesh te kthehesh, shkruan ketu. perqafime.


Postuar nga lorie datë 17 Prill 2006 - 23:40:

Sa bera nje cmenduri

por eshte kaq e zorshme ta ndaj ketu.

Dua te ndaj nje cmenduri qe kam patur ne mendje ta bej per kaq shume kohe por qe akoma s'e kam bere. Do e bej por pasi te lirohem pak nga keto impenjimet.
Parashooting!!!
Yeah, do te doja te hidhesha prej helikopterit me kameran mbi koke, era te me merrte frymen , une te shihja mbrekulline e tokes prej se larti dhe e di qe do frikesohesha por deshira dhe guximi eshte me e madhe se frika.
Shpresoj te pakten kete vere te provoj parasailing ne uje. Ajo do jete dhe me e frikshme-kam frike nga thellesite.

(wanted to write sth in your theme..and checking up on you :p )


Postuar nga Klodel datë 18 Prill 2006 - 19:55:

rrefehu rrefehu cfare ke bere . cmenduria sot filloi me sakte dje kur me hypi frymezimi ne 1 te nates, kur pasi mbaruan serialet qe me pelqejne, filloi nje program per zgjedhjet ketu ku jam une, e teksa djegoja me vemendje diskutimet se mos me pyesin ne provim ndonje ceshtje te tille, truri cuditerisht filloi te ingranohet vetem ne politike. mora librat te beja programin e studimit dhe te rregulloja nga do t'ja filloja dhe nga do ta zija. e keshtu zbardhi dita, u pi dhe kafja e mengjesit dhe cudia e rradhes ishin ustallaret qe me pik te mengjesit qe erdhen pa i pritur te thyenin shumicen e pllakave te banjes dhe te gerryenin muret dhe rregullonin tubacionet se i rridhte komshies poshte tavani. interesantja ishte qe nderkohe qe ata punonin ne banjo mua me erdhi nej sy gjyme. por s'guxova te fle tamam e keshtu gjithe paraditja ne kundershtim me planet e mia te studimit shkoi me luftimin e gjumit dhe me zhurmen e gerryerses te murit- sa inat qe e kam-. Dielli shyqyr na bekoi por nga ana tjeter me dha nje keputje per qefin e vet. aventurat e paradites pasuan me nje dreke te mire dhe diskutime serisht politike, pastaj me ardhje ne pune dhe diskutime serisht studimore.. koka u be corap duke lexuar botimet pafund te kolegeve dhe duke skicuar nje botim te mundshem timin. dhe si perfundim dita ka kaluar ne shumicen e saj per te pare se si do perfundoje. dite e lodhshme me planifikime dhe berje strategjish. shpresoj qe e nesermja te jete me frytedhenese ne mbajtjen e step=planit. me eshte bere truri politike, s'guxoj ta stakoj se po e stakova e shkrova ditar tamam, zor se kyc serisht ne ceshtjet ekzistenciale te momentin- si psh perfundimi i shkolles. e keshtuja kjo kohe do kete vetem keshtu lloj cmendurish akademike.


Postuar nga lorie datë 18 Prill 2006 - 23:10:

Hahaha

cmenduria ime akademike ishte kur dje ne vend qe te shkruaja tezen me 10 faqe mbi nje teori personaliteti origjinale(jam e entuziazmuar se vertet e pelqej ate qe kam ne mendje,puna eshte se s'eshte ne APA paper ) qe e kam te enjten ne klasen Theories of personalities, une shkova ne kinema dhe pashe comedine TAKE THE LEAD edhe pas filmit e frymezuar praktikoja tango, vals, samba.


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 24 25 26 27 28 29 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.