| Forumi Horizont | Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)
Krishtlindjet
Dhurata me e bukur, ne fakt ishte ardhja e vellait tim, sy-bojeqiell. My quiet strength ( he is not even quiet).
Nuk me besohej kur e pashe dhe e perqafova rrembyeshem dhe mbeta duke e perqafuar per nje kohe te gjate dhe me pas e pickova me shaka ne isha ne enderr dhe ai s'ishte i vertete apo jo. 
Kjo dhe mbledhja me shoqerine dhe familjen, dhe reflektimi i thelle se c'do te thote te festosh ditelindjen e Jezusit, kaq me mjafton ose duhet te me mjaftoje por nuk eshte keshtu kete here.....
Kete here ndihem sikur nuk eshte edhe aq speciale sa c'duhet te jete sepse jam perqendruar tek gjerat materiale dhe blerjet gje qe kane rendesine e vet por qe humb balancin nqs nuk i mendoj mire gjerat.
E cuditshme se edhe kur ka ditelindjen tjetri ( ne kete rast Jezusi,edhe pse historikisht data dhe muaji nuk jane te sakta por nuk ben keq te kujtohem per lindjen e tij gjithsesi) duam gjera per veten. Mezi presin dhuratat. Sikur te reflektoja pak me thelle do vija re se dhurata me e bukur eshte lindja e tij. Dhe sikur te reflketoja pak me thelle do vija re sesi gjithe vendi gumezhin me drita dhe kenge dhe shopping trips dhe ne pamje te pare eshte fun, por me largon gjithmone prej cfare eshte ne substance, prej thelbit, prej se vetmes ide qe perfaqeson Krishtlindjet.
Sikur te reflektoja me thelle, une do isha komplet e gezuar me kaq sa kam dha keshtu sic jam dhe me ate qe po ndodh dhe ate qe s'po ndodh.
Atehere le te jete kjo periudhe kohe, nje kohe reflektimi per mua mbi cfare eshte reale, e vertete, solide, e palekundshme, dhe e paqte.
Dua shikimin drejt. Gezuar!
Sa intense...
Sa intense te jetosh me idene se e sotmja mund te jete dita jote e fundit dhe qe duhet bere c'mos te kapet momenti, te zihen mundesite,qe kur te vije fundi te buzeqeshesh vesh me vesh: ja shiko c'kam bere me jeten time, kete flick drite qe ndizet dhe shuhet sa merr frymen e pare dhe puufff-zhduket.
Shpresoj me gjithe zemer qe po bej kete gje,se ditet ikin kaq shpejt...
Me kujtohen fjalet e Jobit 1:21 ne Testamentin e Vjeter, kur kishte humbur gjithcka--Lakuriq dola nga barku i nenes sime dhe lakuriq do te kthehem.Zoti ka dhene dhe Zoti ka marre. Qofte i bekuar emri i Zotit.
Dhe kjo pikture ne nje muzeum, me ngjall nje intensitet te tille perbrenda. Autopsia e nje kufome, brinjet e dala, gjak,mish dhe kocka eshte pikturuar per te nxjerre ne pah qe nuk jemi thjesht gjak dhe mish, jemi shume me shume se kaq, ka nje jete vibrante perbrenda, nje puls te forte dhe deshire dhe pasion dhe endrra dhe fryme dhe energji, dhe pavdekshmeri. Qe ajo qe duket nuk eshte thjesht ajo qe duket, qe shpirti i njeriut eshte i pavdekshem sepse nuk do kishte kuptim te ndodhte ndryshe, te ndodhte ndryshe s'kish sesi...
Piktura
.
Sqarimi i piktures
.
Magjia e te berit gjerat ndryshe.....
Gjerat filluan te jene ndryshe qe kur ndame si familje planet e Vitit te Ri, qellimet e secilit. Prej entuziazmit do i kisha shkruajtur ne cope letre se cfare thane ata te dy, por padurimi i festave, muzika, dritat, fustanet,makiazhet, buzeqeshjet, kercimet, i ben fjalite e tyre te gdhendeshin ne mendjen time si germa te shnderritshme te shkruara ne beton gri.
Gjerat filluan te jene ndrsyhe me heret se aq, ne Nentor, ne Tetor? Apo Majin qe shkoi? Cataclyst te tille zor se e pershkruaj me nje fjali, nje perkufizim te thjeshte Websteri me 2 apo 3 sqarime me pas.
Por gjerat jane ndryshe sot. Sikur te jem ringjallur,sikur nje femije te kuptoje per here te pare se cokollata ka shije te embel, dhe i hapet nje bote tjeter shqisash dhe shijesh dhe perjetimesh qe nuk i dinte se ekzistonin por qe ngjarjet rrodhen si efekt dominosh aq bukur sa e cuan pikerisht tek cokollata e embel, e zeze ,e erret, e bardhe, me arra, me krem brenda. Ferrero cfare?
Nuk e di ju, por ky vit eshte nje vit ku shume gjera do ndodhin dhe pak gjera nuk do ndodhin. Ky vit eshte viti ku dashuria do shtohet ne syte e njerezve,do dergjet ne fjalet e tyre, do derdhet ne veprimet e tyre, do jete nje vit ne te cilin ai qe renkon do fluturoje dhe ai qe eshte i lodhur do riperterihet, asaj qe i jane shteruar energjite do kerkoj dhe do gjej. Do jete nje vit ku nqs nuk rrezikoj do humbas dhe nqs do humbas do jete teper vone, dhe nqs do jete teper vone do ia nis nga fillimi dhe kjo perseri do jete riperteritje. Ia vlen qe nje person t'ia nis nga fillimi ,nga zero-ja ndonjehere, e ben njeriun me mirenjohes....per gjithcka, PER GJITHCKA.
Ndoshta eshte si ajo puna e maceve qe thuhet se kane 7 jete, e nqs do bie poshte 7 here, patjeter qe duhet gjetur nje kafshe tjeter per te cilen flitet se ka 8 jete ,apo 9?
Kete muaj me ka ndjekur ideja se ka kaq shume gjera per te bere.
I AM HAUNTED! Ideja qe une dhe vetem une mund te shkruaj ashtu sic une shkruaj dhe mund ti them gjerat ashtu sic di ti them dhe krijoj pikturat ashtu sic di ti krijoj dhe keshilloj njerezit ashtu sic di ti keshilloj, dhe te nxjerr foto ashtu sic di ti nxjerr fotot,dhe te percjell shprese dhe dashuri ashtu sic di, dhe te sherbej po ashtu,dhe te guatuaj ratatouille...., te le nje gjurme , dhe te enderroj ashtu si......
DHE ME BREN PERBRENDA E NJEJTA GJE- A PO BEJ MJAFTUESHEM?
Nje brejtje te tille e kam nevoje, me nxit, me motivon perbrenda. Nuk eshte si ai motivimi sikur shkul dhembet, i ngadalte, i forcuar, ndoshta do quhej anti-motivim, sepse zemra nuk eshte pas veprimeve, pas fjaleve.
Eshte tek ZEMRA ( cuer) ku mblidhen te gjitha gjerat dhe pasionet.
Nje motivim pa zemer, do ishte i hidhet. Pa zemer nuk behet gje, vecse rrihet ne cepin e dhomes e strukur duke numeruar yjet nga larg, ose lufton duke shtrenguar dhembet sa te thyen dhe ia ve fajin te tjereve se pse tu thyen. E nqs dhembet arrijne te jente te forte, kthehesh ne arrogante, ul te tjeret poshte qe iu thyen ne proces apo qe s'kishin dhembe fare per kesoj punesh.
ZEMRA pas cdo veprimi eshte balm per shpirtin tim. Nuk dua te bej si atehere kur i vija me qellim vetes te gatuaja me shpesh dhe per tu frymezuar shikoja filmat 'Ratatouille' apo 'No Reservations' per te gatuar dicka unike se perndryshe..... Dhe me pas teksa motra kishte patur te njejten ide ( kish gatuar ratatouille prej filmit qe pame), une as qe e mora mundimin te gatuaja se ma kish 'kaluar.'
Sens te tille gare, qe une te jem e para.....jo, nuk ia vlen vertet, e para te them fjalen e fundit, e para te jem e para. DUA T'IA LE DJEMVE LOJEN E GARAVE. U SHKON ME SHUME ATYRE.
Zemra lidhet ngushte me dorezimin,me duart lart, me mendimin qe Ratatouille po s'u be nga dora ime, asnjeri nuk do e provoje si shijon kur e bej une. Menyra e zemres eshte e thjeshte, eshte e hapur, eshte autentike, sfidon erresiren. Dua autenticitet. Tashme kam nxjerre flamurin e bardhe. Zoti le te bej c'te doje me zemren time te frikesuar sepse nuk dua te jem e para, dua te jem e Tija dhe ai eshte Master i Autenticitetit.
Ndaj dua motivimin e paster dhe te sinqerte dhe kjo brejtje e fundit qe nuk po bej mjaftueshem eshte pikerisht motivim qe vjen per te arritur te prek zemrat me zemren time shume, shume me shume se c'mendoja me pare.
KETE VIT DUA TE NDRYSHOJ BOTEN, TI VE ZJARR!!
P.S. E ku i dihet, ndoshta do e provoj si behet ratatouille ndonje dite. 
Fillim i bukur. Mbarim i zakonshem per njerez te Zotit.
Sikur vetem mendimet mos shiteshin nga dyqani i fese, do shijonin me shume. Koment i gabuar ky, sepse tek ditari s'vihen komente. Por kontrasti mes fillimit dhe mbarimit ishte teper evident per te me lene ne endrra ku monedha prej besimtari s'ka vlere.
Vetem duke u bazuar nga ky forum me plot vendosje dhe krenari e them se ne shqiptaret jemi superiora ndaj gjithe popujve slav dhe gjtihe evropes, asqe nuk diskutohet po se po ndaj amerikes.
Jemi tolerant ndaj cdo feje, por nuk durohemi pa u tallur icik me cilendo fe
Analizime huh?
Po pse patjeter fjala 'Zot' nxjerr alarm te kuq? Kush mund ta di pervec meje qe pjesa e fillimit i perket po Zotit?
Kurti e ka thene shume mire me pare qe krishterimi nuk eshte thjesht nje fe.
Sepse fe e perkufizuar nga ana Biblike eshte keshtu:
JAmes 1:27
Pure and genuine religion in the sight of God the Father means caring for orphans and widows in their distress and refusing to let the world corrupt you.
Nqs dikush kujdeset per jetimet, per te pashpreset pa u korruptuar nga bota, a nuk eshte kjo fe?
A nuk eshte fe, te nxjerrit fotografi, sepse duke nxjerre foto ne njefare menyre i afrohesh simbolizmit te perjetesise me pavdekshmerine e nje momenti. Sepse Perjetesia eshte shkruar ne zemrat tona aq shume sa s'rreshtim se shkruari libra, se publikuari, se beri filma, se krijuari, se NDALUARI momentin......
Ecclesiastes 3:11
He has made everything beautiful in its time. He has also set eternity in the hearts of men; yet they cannot fathom what God has done from beginning to end.
A nuk eshte fe, te japesh maksimumin tend ne punen tende, te perfeksionohesh akoma me shume duke sfiduar aspektativat qe kane te tjeret per ty.
Colossians 3:23
Whatever you do, work at it with all your heart, as working for the Lord, not for men.
A nuk eshte pjese e fese te dashurosh?
Song of Songs 2:16
My lover is mine and I am his.
Mesa di une pjese e te qenit te krishtere eshte te kuptosh se gjithcka eshte e mire,dhe gjithcka eshte e mire sepse Ai e ka krijuar te mire.
Genesis 1:31
God saw all that he had made, and it was very good. And there was evening, and there was morning--the sixth day.
E morri ferra uraten ketu. Plasi anglishtja biblike 
E mo mire
anglisht, shqip, italisht, hebraisht, cdo lloj -isht te jete, aty eshte kuptimi.

Si ndryshohet Bota 101: 'Me fal'.
Ne nje bote ku ka shume dhimbje,me e llogjikshmja do ishte dhe te kishte shume 'Me fal.' Me shume te lendosh ,me shume duhet te kerkosh falje. Por nuk ndodh shpesh keshtu....aspak. Ndodh e kunderta. I fshehim dhimbjet tona sikur te donim te fshihnim nje sekret kaq te madh,ashtu sic bora e bardhe mbulon barin e zverdhur te vjeshtes qe iku ,ashtu sikur te jesh ne ballo maskash dhe mbi fytyren e hidheruar te vesh nje maske te shderritshme. Asnjeri s'e merr vesh me pas ne ishe e turbullt apo qeshje ate nate kur ajo beri ate koment ose ai u soll ashtu. Asnjeri pervec Zotit dhe teje.
Pse eshte kaq e veshtire qe pas gabimit te bere te kerkoj falje disa dite me vone..? Pse te mos ndoh po ate nate? PSE DUHET TE NDODHE GJITHSESI? Pse zemra duhet te zere kaq shtresa te trasha sa per te depertuar nje fije peruljeje duket sikur eshte 'mission impossible.'
Dhe fjalet e Tij jane kaq te thjeshta dhe kaq te veshtira: Nese ti pra po paraqet oferten tende te altari,dhe atje kujtohesh se yt vella ka dicka kunder teje,lere atje oferten tende para altarit dhe shko pajtohu me pare me vellane tend;pastaj ktheu dhe paraqite oferten tende. (Mateu 5:23)
Thjeshtesia kurre s'ka qene kaq sfiduese, dhe thjeshtesia gjithmone ka thyer kockat me te forta....
Te thuash 'Me fal' eshte kaq e sikletshme. Sepse 'ME fal' prej zemres, sinqeritet i zhveshur nenkupton qe te mos i shpetosh momentit, jo te vizitosh te njejtin problem pas 1 ore sikur te te kishte zene nje amnezi e cuditshme morale, apo nje dite, nje muaji ,apo nje viti, nje jete... apo nje perjetesie?
Sa e veshtire...sepse ekspozon veten ne nje vulnerabilitet emocional te nje shkalle qe nuk do te doje por qe do ishte krejt e drejte gjithsesi. Eshte te pertypesh egon per hir te se drejtes dhe une, une jam fejuar ne drejtesi..sepse eshte shkruar: Do te fejohesh me mua perjete;do te fejohesh me mua ne drejtesi,ne paanshmeri,ne miresi dhe ne dhembshuri. Do te fejohesh me mua ne besnikeri, dhe ti do te njohesh Zotin. ( Osea 2:19-20)
Ne nje bote ku ka shume dhimbje dhe pak 'me fal' tregon se jemi shume ego-medhenj ,tregon sesa shume kemi nevoje per nje superhero te na shpetoje nga vetvetja. Dhe te ndjekesh Krishtin eshte te humbasesh vetveten qe ta gjesh ate.
Sepse pelerina e heroines me shkon vetem kur kam pare ne x-ray,lengun e bardhe te beje flutura dhe depertoje perbrenda,te zbuloje se cfare nuk shkon ,te marr nje doze te mire realiteti ,te kthehem tek baza, tek dashuira ime e pare dhe te them 'Me fal.'
P.S. Where is my cape? Gotta change the world...
It has been tried for 2000 and some odd years. It hasn't worked. It will never work... !!
Because you are mine, I walk the line......
Eshte e vertete, qe te berit gjerat drejt,ose te pakten perpjekja e te berit gjerat drejt eshte e lodhshme.Qe te jetosh me zemer dhe jo me rregulla njerezore,qe te ndjekesh me gjithe pasion mesimet e nje Rabbi qe jetoi 2012 vjet me pare mbi dashurine dhe faljen dhe ti aplikosh ne jeten e perditshme ashtu sic beri Ai,do shume guxim,do nje perfshirje kolosale,do qe te japesh pergjigje shume pyetjeve : Pse e ben kete? Pse lutesh? Pse shpenzohen kohen ne x aktivitet? Pse? Dhe per cdo pyetje perpiqem te kem nje Sepse. Vetem kur ka SEPSE, jetohet me zemer to plote dhe reflektim te plote te jetes. Jeta nuk te iken duarsh,sepse je thelluar shume te kesh nje arsye per cdo gje qe ben.
Menyra e zemres eshte me e veshtira,nuk e kam kapur akoma ndaj akoma shkruaj per te,sepse akoma e gjej veten te sillem ne nje menyre stereotipike, sepse e gjej veten qe perseri kam disa mentalitete qe duhen shpartalluar.
Menyra e te dashuruarit Zotin me gjithe zemer, shpirt,mendje dhe trup eshte menyre qe duhet te shpartalloje cdo lloj mendimi te kalbur sepse te duash Zotin me mendje te paster eshte te perpiqesh te imitosh dhe jetosh sic pershkruan apostulli Paul ne letren drejtuar kishes ne Philippi 4:8:
Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.
Kjo eshte esenca, cilesia e vecante e te menduarit qe i perket Zotit per te menduar te GJITHA gjerat te verteta, te ndershme, te drejta, te pastra, te dashura,me fame te mire,te virtytshme, dhe te lavderueshme. E tille cilesie e te menduarit ndryshe, te menduarit ne nje menyre qe tejkalon njerezoren, te menduarit ne menyre transcendentale eshte te imitosh Krijuesin. Ai eshte jashte kohes dhe hapesires,Ai eshte transcendental.
'Por Zoti nuk ka histori. Ai eshte komplet dhe shume real per te patur nje te tille. Sepse, patjeter, te kesh histori, do te thote, te humbasesh pjese te realitetit tend (sepse ka kaluar ne te shkauren) dhe akoma te mos kesh nje pjese tjeter ( sepse eshte akoma ne te ardhmen) :ne fakt te mos kesh asgje, vetem fragmentin e shkurter te se tashmes qe iken perpara se ti te flaseh per te.'( C.S. Lewis ,Mere Christianity)
Perderisa ka veti te tilla, transcendentale dhe universale, e gjej teksa une u marr ere luleve te pranveres, teksa humb ne thellesite e mendjes sime, teksa shoh dy te dashuruar, teksa jam prezente kur lind nje bebe,... jeta eshte me Te. Dhe perderisa eshte i tille,a nuk do te ishte transcedental mbi gjithe kulturat ,qe sado unike te jene te gjitha, kenget Afrikane, ukelelet e Hawait, ushqimi i preferuar Tailandez, veshjet me ngjyra te ndezura Kineze, te kene universalitetin e nje jete qe gumezhin dhe jeta eshte me Te; te kene virtytet e se drejtes dhe te mires, se dashurise dhe faljes?
Zoti tejkalon kulturat. Te besh vullnetin e Zotit eshte te sfidosh rregullat njerezore,te jetosh me menyren e zemres dhe pasionit.Sepse kur ndjek Zotin mund te provosh shume dhe te mos etiketohesh nga asgje,mund te jetosh...., mund te shijosh shume dhe te mos biesh skllav i shijimit sepse je e lire, me nje liri vetekontrollimi te prakahasueshme qe asnjeri dhe asgje s'krahasohet me Zotin qe i ka bere shqisat dhe objektet e shijimit sepse fuqia qe vete Zoti i ka dhene personit perbrenda dhe dashuria me te cilen ai mbush zemren, nuk te lejon te shijosh as vetveten,as personin me sublim per dashuri ne krahasim me shijimin e Zotit. Eshte ti kesh te gjitha ne dispozicionin e mollezave te gishterinjve te tu dhe ti modersoh me drejtesi dhe vetekontroll sepse nje fuqi e tille e dhene prej Zotit duhet ti kthehet Zotit serisht e paster.
to be continued...
Because you are mine, I walk the line ( PART II)
Ne fillim ishte nisur si nje kembengulje, nje shkrim i tille qe tregonte se dashuria ime per Zotin ishte si ajo e Johny Cash per June Carter. 'It is because He is mine,that I walk the line.' Ideja qe ia vlen te ecesh nje ekstra milje, ia vlen te sakrifikosh, ia vlen te besh te pamunduren per ti pelqyer atij, ia vlen te zgjohesh shume heret ne mengjes ,te udhetosh 1 ore larg per te sherbyer njerezit e pastrehe dhe te varfer, ia vlen te duash njerezit, te lutesh per njerezit, tu sherbesh atyre,te keshillosh me mencuri, te enderrosh endrra te medha. Dhe edhe pse disa mesime,disa gjera jane teper sfiduese per tu bere, thjesht ia vlen. Gjerat sfiduese dhe qe kerkojne shume pune, jane gjerat me te cmuara,diamante te pasionit qe varen ne qafe,ne syte qe shnderrisin prej endrrave, ne ballin e zbukuruar prej gjerdaneve te kurajos dhe diturise, ne vethet kaq te bukur te integritetit, ne duart e dekoruara prej byrzylykeve te mencurise, ne unazat e besnikerise, ne kuroren shumengjyreshe te lavdise,dhe fustanin me flutura dhe lule te qendisur te pastertise.
Kjo ishte ideja, por historia ime e dashurise lindi ndryshe. Ai eshte Johny Cash, dhe une jam June Carter. Eshte ai qe kendon kengen, 'You are mine, that's why I walk the line.' Keto kohe ne fakt kam realizuar qe cdo gje qe une bej, hapat qe hedh per ti pelqyer atij nuk krahasohen aspak me ato qe ai ka bere per mua, per vete faktin se edhe frymemarrja qe sa mora tani, eshte npm fuqise se tij. Cfare ka qe ai nuk sheh? Cfare ekziston jashte vullnetit te tij? C'gje nuk di ai? Kush mund te thote pervec tij 'JETO' dhe gjithe qeniet ti binden?
Kush mund te jete fizikanti me i besueshem se ai qe ka bere gravitetin? Astronomi qe i njeh yjet me emer. Biology qe sheh cdo qelize dhe thote: 'Aha me kujtohet kur te krijova ty.' Matematikani qe numeron deri ne infinit. Doktori qe te sheron nga semundjet dhe psikologu qe te sheron nga semundjet e zemres........
Une, une kam tentuar te sheroj veten time keto kohet e fundit nga semundjet e zemres,duke analizuar cdo gje qe me del perpara,cdo material,cdo ndjenje. Kam tentuar me mendimin se tani qe i di mjetet ndihmuese per te sheruar psikologjikisht, tani qe kam mesuar si te keshilloj dhe ndihmoj njerezit, do jete e lehte,shume e lehte. Dhe pikerisht, vetem tani, e kuptoj akoma me thelle vargun e kenges: There is a balm in Gilead, to make the wounded whole, there is a balm in Gilead, to heal the sin-sick soul. Eshte ai qe sheron plotesisht dhe thellesisht, frikerat, pasigurite, mendjemadhesine, idhujtarine, dhe vendos nje dashuri te pakushtezuar ne zemren time qe ishte mesuar me kushte me pare....
Nje pasion te tille dashurie une s'kam per ta kuptuar kurre, qe nje Zot hyjnor te mund te sakrifikoje djalin e tij po hyjnor per njerez qe nuk jane mirenjohes per te. E megjithate, edhe pse s'e kuptoj plotesisht nje dashuri te tille te cmendur, une kurre nuk do kisha rene ne dashuri me nje zot tjeter, nje zot qe nuk do kishte bere pikerisht kete gje: nje sakrifice kaq te madhe.
For he sings to me: 'Because you are mine, I walk the line' and that sets my heart on fire. http://www.youtube.com/watch?v=kwIQz2XKshA
Ka dite si kjo e sotmja, ku mezi ngrihesh nga krevati, mezi pine kafen e mengjesit..., mezi hedh kembet njeren pas tjetres per ne pune...
E... nje telefonate, (ku ti me vete thua kush dreqin me qan koken qe ne 8 te mengjesin...) e plot te tjera me pas te bejne te fluturosh me vrap... e te shkosh ne pune gjith qef... 
Ju dua njerez.
Citim:
Po citoj ato që tha Morfine
Ka dite si kjo e sotmja, ku mezi ngrihesh nga krevati, mezi pine kafen e mengjesit..., mezi hedh kembet njeren pas tjetres per ne pune...
E... nje telefonate, (ku ti me vete thua kush dreqin me qan koken qe ne 8 te mengjesin...) e plot te tjera me pas te bejne te fluturosh me vrap... e te shkosh ne pune gjith qef...
Ju dua njerez.
Ajo c'ka me habit
eshte progresioni i tipit se kur u futa ketu te shkruaja ishte shume rastesi, e me pas fillova te shkruaja per qef, e me pas fillova te shkruaja per Zotin,e me pas realizova faktin qe te shkruarit nuk ishte thjesht nje 'faze e se shkuares' e jetes time sic mendoja me pare, eshte pjese e imja, dhe me pas mendova se meqe endrrat e mia kane perfshire te shkruarit kohe me pare, perse te mos e perfshij dhe kete aspekt ne te ardhmen.
Bingo! 
Sa me shume mendoj dhe shkruaj per kete gje aq me shume behet e qarte per mua ideja qe kam nje pasion qe sapo fillon te kristalizohet.
Sidomos po kristalizohet endrra ime per tiu drejtuar vajzave,femrave,grave dhe nenave te kulturave dhe kombeve te ndryshme, dhe vecanerisht te bashkangjit Counseling me Christianity. Terapi pastorale?
Jam frymezuar te shkruaj,ka kaq shume per te shkruar dhe vetem shkruar,ka kaq shume qe po mesoj dhe si ato dritat e neoneve qe bejne bizzzz naten, mua truri me zjen po njesoj.
E ashtu sic do thoshte shoku im B qe eshte tip qe kap idete e reja dhe me guximshmeri i futet nderrmarjeve te ndryshme si psh krijimi i nje organizate joqeveritare per te ndihmuar te varferit ne Shqiperi ,sidomos popullaten Rome, dhe vendeve te tjera te botes, ashtu sic do thoshte ai: 'What wonders await us Lori?' ashtu po mendoj dhe une ketyre koheve te fundit: What wonders await? What unexpected turns and adventures and growth and friendships and............? 
behej fjlae sot per darken e mbremshme( cfare keni pergatirur mbreme) ,ne fakt ehste dicka qe e perseritim cdo dite si pune tem ,dicka per ti shtuar dites dicka per te folur
dhe kishte fillu me ishte be kaq e merzitshme kjo teem sa nuk arrija dot me ta nigjoja
dhe bie fjala serish sot
cfare hengre mbreme
une ja them shqip karuc me bole ,po ishin aq te shijshme saqe smund ti pershkruaj dot
dhe ne moment nje e qeshur e pafundme me kapi qe sarrija ta mbaja veten
po flisja ne shqip une ktu
dhe njeri skuptonte
tani me pyesin cfare ehste ajo
u them se shpreh dot ne anglisht se di si qyhet po dicka me te shijshme skisha ngren ndonjeher
dhe mund te them qe dhe 10 her gjat dites me ehste kujtuar kjo batut e sndalesha se qeshuri
dhe po kam mendjen te ha te njejten recet gjithe javes
jo ta ha ndoshta po tu them qe e hengra ( qe ti terboj pak
)
se na trashen

hahahhahahahah o zot
dhe nigjo me te forten me von kur po qeshja me vete me thon cke more i them mu kujtu nje batut e nje shoqeje
su thoja dot se cfare kisha dhe pse pak ne mjes me kuptuan qe dicka me krip thashe se spermbahesha dot lol

haha sa per t'qeshur. 
Sa e veshtire eshte largesa, sa e veshtire te thuash 'mirupafshim' pasi ke mesuar to 'care deeply' per nje person. Ne fakt me duket se eshte nje tjeter test,dhe me nevojitet....
Life is......
So maybe maybe in the future, your are gonna come back to me 
http://www.youtube.com/watch?featur...KU3UuJhIxU&NR=1
dhe me vjen inat me vete sa me shume mendon per nje njeri e marret dreqi dhe me keq merzitesh ,si kshu
ma mir mos me mendu hic ,sikur te kishte nje ilac qe ta bente mendjen gjithe 12 si ska xhanem pah
Si ndryshojne gjerat..kaq shpejt. Ti ulesh karshi meje dhe me vezhgon i cuditur duke perpjekur te zbulosh se pse tingelloj kaq ndryshe, ndryshe se heret e tjera. Heshtje mes nesh. Ngre syte blu dhe me pyet se c'ka ngjare, dhe une me nje ofshame qe nuk di nga me vjen, nxjerr frymen shpejt dhe buzeqesh imet pastaj e ndjej qe syte me shkelqejne ,E NDJEJ dhe them me nje ze mbushur me energji: My life just changed its course over a phone call....

The Hunger Games
Suzanne Collins.
Mu desh shume kohe te percaktoja ne desha ta shihja apo jo. Me ne fund, pasi lexova nje artikull review mendova ta shoh filmin. Ne fakt me vjen mire qe e pashe. Nje parodi e vertete e gjithckaje qe me rrethon ishte fokusuar aq bukur aty.
1-Tregonte boten qesharake te njerezve te pasur, sponsoreve, njerezve qe vijne shtresa mbi zemren dhe ndjenjat a tyre dhe jane gati te paguajne per defrim packa se defrimi mund tu zeje venat e miresise, dashurise dhe se mos ben vaki te embelsise. Se po te 'skuqen njecike prej sikletit' apo te rrezikojne njecike te behen 'cheesy' do ishte vertete fundi i botes...
2-Por pervec rangut individual , do shtoja dhe ate shoqeror dhe pse jo kulturor. Shpesh here me duket se jeta ketu eshte kaq 'easy' dhe per kete me ben kaq 'uneasy.' Aspekti i tille si p.sh. 'le te defrehemi dhe te shikojme x film qe eshte bazuar mbi x gjenocid ne nje vend te humbur te botes, te qajme per disa ore dhe te harrojme me tej mbi dhimbjen e tjetrit duke u ankuar per padrejtesine a rradhes...'
Por keshtu bene dhe teleshikuesit e Hunger Games ne film. Jo vetem kaq, por ata simpatizuan, qeshen, mbyllen syte teksa lojetaret vriteshin dhe mendoj edhe thane 'oh this Katniss girl is so sweet ,she only killed in self-defense and mourned for Rue.' C'ironi!
Panem-vendi ku ndodhen ngjarjet e filmit eshte bazuar mbi 'panis et circenses' ( Latinishit: buke dhe cirqe) ku ne kohen e lashte beheshin vrasjet e njerezve ne arenat e gladiatoreve dhe te tjeret defreheshin.
(see D.Jacoby)
Mendoj do ishte me mire sikur si shoqeri te mos viheshim ne dijeni te disa gjerave, ose me mire ne menyre personale do ishte me mire te mos vihesha ne dijeni te disa gjerave sepse dy gjera do ndodhnin: a) indiference pas shokimit fillestar b) aktiviste per te permiresuar gjendjen.
Une luhatem midis te dyjave. Me ze inati qe ne disa raste s'mund te bej me shume dhe neper dhembe permend thenien e Migjenit: 'Ah qe s'kam nje grusht te forte, ti bie mu n'zemer malit qe z'bezane' dhe ne te njejten kohe ndihem fajtore kur di gjendjen dhe s'leviz gishtin sepse me shume se kurre pjeset ne Bibel per te ndihmuar ata qe nuk ndihmojne dot veten behen kaq te qarta per mua.
3- Ne fakt nuk e di ne do ishte me mire te isha ne dijeni te nje situate apo jo-luhatem. Dhe kjo me ben te mendoj per tematiken e dyte ne film: Diktatura.
Dukej qarte ne film qe Distriktet ishin nen diktature; jeta e njerezve aty ishte jashtezakonisht e limituar prej atyre qe e kontrollonin.
Por duke menduar pak me thelle, mendoj se edhe shoqeria qe defrehej prej Hunger Games ishte nen diktature. Perse do behej nje buje kaq e madhe per Hunger Games, pse do defreheshin kaq shume keta njerez? A nuk ishin lojerat e gladiatoreve ne kohen e lashtesise nje distraction prej gjerave qe vertet mbanin peshe ne jeten e atehershme? E nqs nuk ishte kjo gje, me siguri ishte nje diktature e shpirtit....
Jam kurjoze se si do rrjedhojne ngjarjet ne filmat e tjere te ketij libri.
Reference: Douglas Jacoby http://douglasjacoby.com/podcasts
I move along
http://www.youtube.com/watch?v=-d07ZUqvjz4
Right back what is wrong, we move along....---All American Rejects.
Kam treguar kaq pak besim keto kohe... S'kam zhbiruar me shume se c'duhet perbrenda prej anashkalimit tim.
E ndjej qe me mungon dicka ,dhe me mungon shume. Ngaqe jam fokusuar kaq shume ne gjera te tjera, me mungon shume te lutem tek Ai. S'e kam bere perdite sic e beja me pare. I feel like i squiz him, i put him in a box and I say:Yeah I know God, I've got God figured out.
E ne te vertete duhet te jete e kunderta, duhet te marr qendrimin 'reverencia' dhe te mos i ve limite ne mendjen time te vogel Atij qe nuk njeh asnje limit.
Mbarova se lexuari Mark pastaj Luke. I nisa ti lexoja se nuk po ndihesha e lidhur emocionalisht me te. U ndjeva si nje jetime serisht, jetime ne sensin shpirteror te fjales, pa kompas morali, pa drejtim, pa nje rruge te ndritur, ashtu sic ndihesha kur nuk besoja tek nje zot.
Por teksa lexova serisht librat e Test. te Ri i vura vemendje shume gjendjeve emocionale te Jezusit, meqe I was lacking it in relation to him. S'isha fokusuar ndonjehere tek ai aspekt i tij. Kapituj pas kapitulli realizoj qe ishte nje tip shume emocional. Kaq emocional sa ata qe shkruan librat per te ( deshmitaret okulare) mund ta vinin re ne fytyre emocionin e forte te tij. Nuk i mbante fshehur ndjenjat, qante kur vdisnin njerezit, habitej prej besimit kaq te vogel apo kaq te madh qe shfaqnin ata, indinjohej, entuziazmohej, inatosej, dhe qeshte shume. Bibla eshte liber shume komik me raste....
And that's all it took, the magic is back.
When all the hope is gone ,you got to move along.
He is waiting on the other side.
Sometimes you put walls not to keep people out, but to see who cares enough to break them down.
@lorie. So beautiful to have a personal relationship with him.
Totally understand where you coming from.
That's very encouraging. 
Dashuria me e forte eshte ajo qe nuk eshte e dyanshme. Do te kisha dashur te mos e kisha njohur kurre, por ja qe kjo eshte kaq e vertet.: nuk ka gje me te keqe qe te duash dike qe nuk ju don.
- e ne te njejten kohe kjo eshte gjeja me e bukur qe me ka ndodhur.
Te duash dike qe ju don gjithashtu, eshte narcisisem. Te duash dike qe nuk ju don, kjo eshte dashuri e vertet... kam kerkuar nje prove, nje eksperjence, nje takim me vetveten qe mund te me transformonte. fatkeqesisht, isha "exaucé au -delá de mes espérance".
Kam dashurur nje here dike qe nuk me dashuronte, e nuk doja me ate qe me adhuronte.
Nuk jam aq e sigurte nese po bie shi perjashta, apo jo. Di vetem qe ne kete qetesi s'po me nxe as gjumi! Sa keq qe nuk fle dot me muzike, akoma me keq qe nuk duroj dot asnje zhurme. Ja pershembull, ne keto caste sensi im I te degjuarit eshte aq I forte, sa degjoj zhurmen ajrore te aeroplaneve! Naten e mire.
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
@lorie. So beautiful to have a personal relationship with him.Totally understand where you coming from.
Gjerat arrihen-vetem kaq! :)
me shume pune, lutje, 'buke dhe krype' arrihen. Filluan te vogla, fillimet ishin teper modeste...
Por udhetimin e kam ndjere te me pickoje rruges, te ndjej grushtat, te vellezoj me to,sfidat pas cdo kthese. Sa gjeja zgjidhje te njeres,dilte tjetra. S'mbarojne kurre, s'kane per te mbaruar, ndersa une duhet te mbaja qendrimin drejt, e patundur. E pamundur per nje si une qe emocionet vlojne perbrenda dhe luhasin qendrimin tim ,por udhetimi im me kaq stabilitet edhe kur perreth ka vetem cmenduri eshte bere e mundur prej MAsterit te Stabilitetit. E tani, ndihem si ne 'shtepi' perbrenda. Paqe.
E megjithate, e di qe pas fitoreve ka dicka akoma me te madhe qe pret. Fitorja thjesht me kujton se duhet te jem nje stjuardese e mire e gjerave qe me jane dhene nen dorezim. Nuk eshte fitorja ime ( ky eshte celesi qe te jem ekzemplare ne mirembajtjen e gjerave te fituara) nuk do jete kurre e imja edhe pse punova shume per te dhe e arrita. Sepse ne momentin qe do jete e imja do tundohesha ta ktheja ne idhull,ne dicka me te vlefshme se vete Zoti qe eshte dhuruesi i dhuratave.
Dhe ne momentin qe e le te me ike prej duarve, ne momentin qe nxjerr flamurin e bardhe ,ne momnetin qe vleresoj Zotin per ate cka bere, shijoj lirine,liria e te mos lidhurit emocionalisht, liria qe edhe pse me jane dhene shume gjera duhet te jem gati ti flijoj ato nqs do vije rasti, te mos 'i perqafoj' si maniake arritjet sikur po te mos identifikohesha me to, do humbisja fillin tim. Liria qe fitorja kryesore per mua nuk eshte arritja e dickaje,sesa eshte udhetimi,pikerisht ato grushtat, trysnia, sfidat qe testuan karakterin tim dhe e bene te rrafinohet ashtu sic metalurgu rrafinon guret per ti bere me te shkelyqer pas perpunimit,per ti hequr dhe pastruar gjerat e padobishme, per ta bere metalin me te shnderritshem.
Zoti qe adhuroj eshte Zoti i proceseve. Jane udhetimet ne vendet me te erreta te vetes dhe jetes dhe duke dale jashte tyre me nje drite me te shderritshme perbrenda, me nje miresi 3-fishuar,me nje perulesi kundrejt madheshtise se tij, me nje mencuri te rrafinuar dhe nje pasterti te testuar qe kane rendesi.
Gjerat arrihen-vetem kaq. 
There's always gonna be another mountain
I am ALWAYS gonna want to make it move
always gonna be an uphill battle
somebody gonna have to lose
http://www.youtube.com/watch?v=NG2zyeVRcbs
I got to be strong, just keep pushing on...
Aint' about how fast I get there,
ain't about what's waiting on the other side
it's the climb.
Keep on moving
keep climbing
keep the faith,keep the faith
it's all about the climb.
QI "Quotient intellectuel"
Thote qe personat me QI te larte jan njerez intelektuel por kan nje gjendje emocjonale te varfer...
Pyes nga nje here veten sa eshte "QE" e imja, ky tru i vogel brenda trurit cerebral, qe nuk don tia di per asgje, e vepron ne menyren me te lirshme, sa e ka kapacitetin emocjonal ne krahasim me normalen...?!
Me kishin paralajmeruar per te, qe ishte shume inteligjente por stoike per sa i perket emocioneve, dhe teper kokeforte dhe kembengulese. 'Good luck when you work with her' me tha vellai, dhe ajo vete ne fillim me kish thene: 'You'll be in for a ride.'
Une sepse i pelqej sfidat, sepse jemi shume ndryshe nga njera-tjetra dhe sepse do te doja te mesoja prej saj ashtu sic mund dhe ajo te mesonte prej meje dhe ndoshta mund te lindte dhe zhvillohej nje shoqeri qe mund te zgjaste gjithe jeten ia bera gjithe shprese: "Well, good, I like rides.'
Sfida nr 1: Si te shkundesh muret dhe te pranosh vetveten.
Kur ajo kish marre vesh qe nje person si une me nje background psikologjie qe mund te flas vetem dhe vetem per ndjenja...( not really) , do punonte me te, isht ndjere shume nervoze. Une e qetesova....
Well, now, ( mendova me veten time) step into 'my office...'
gjithmone duke i dhene imazhin se ishte ajo ne kontroll te situates ( NOT).
Mbi te gjitha, une thjesht dua te jem shoqja e saj and crack her shell while I am at it.....
Citim:
Po citoj ato që tha lorie
Me kishin paralajmeruar per te, qe ishte shume inteligjente por stoike per sa i perket emocioneve, dhe teper kokeforte dhe kembengulese. 'Good luck when you work with her' me tha vellai, dhe ajo vete ne fillim me kish thene: 'You'll be in for a ride.'
Une sepse i pelqej sfidat, sepse jemi shume ndryshe nga njera-tjetra dhe sepse do te doja te mesoja prej saj ashtu sic mund dhe ajo te mesonte prej meje dhe ndoshta mund te lindte dhe zhvillohej nje shoqeri qe mund te zgjaste gjithe jeten ia bera gjithe shprese: "Well, good, I like rides.'
Sfida nr 1: Si te shkundesh muret dhe te pranosh vetveten.
Kur ajo kish marre vesh qe nje person si une me nje background psikologjie qe mund te flas vetem dhe vetem per ndjenja...( not really) , do punonte me te, isht ndjere shume nervoze. Une e qetesova....
Well, now, ( mendova me veten time) step into 'my office...'gjithmone duke i dhene imazhin se ishte ajo ne kontroll te situates ( NOT).
Mbi te gjitha, une thjesht dua te jem shoqja e saj and crack her shell while I am at it.....![]()

Kam vene re sesa shume e qete kam qene keto kohe,kam qene shume vetvejta..., por e di qe nuk do zgjase shume sepse se shpejti do me duhet (ashtu sic cdo femer ne bote) te ver me shume kapela gjate dites, gjate javes, dhe duke menduar kete gje, kam frike se ne vrullin e jetes, duke hequr nje kapele dhe vene nje tjeter do humbas veten, do behem ajo cka kane nevoje te tjeret ( a cool aunt, a great daughter, a skilled therapist, e reliable friend, a helping sister, a supportive girl-friend etc) dhe ne fund do pyes veten perseri: Kush jam une? Dhe kjo pyetje edhe pse e kam zhbiruar veten thellesisht,sidmos prej introspektimit te paevitueshem te bere prej mekanizmave psikologjike, edhe prej identitetit unik qe dikush huazon kur behet i krishtere ( being called God's daughter is no small thing, I have the Maker of the Universe as my daddy)..... perseri, mendoj eshte KOHA e pameshirshme, dhe kultura e tille e pershpejtuar qe nuk te le te shijosh gjerat me te thjeshta, thjeshtesia e lekundjes ne nje lishares, e mbledhjes se luleve per ti bere kurore, e luajtjes me rere teksa bie rrjedhshem mbi kembet e mia. Shpresoj qe femijeria ime te mos shteroj kurre, kam frike prej vdekjes perbrenda....
Mbrojtje
Eshte nje nga ato kohe qe me vjen te 'disappear for a while' nga cdo kush dhe cdo gje. Nje retreat e vogel vetem per mua. Nje me natyren,pa menduar se kush me merr ne tel, kush kerkon x pune prej meje, c'duhet bere, si duhet bere etj. Nevoja e te qenit vetem eshte dicka qe kohet e fundit ka qene shume prezente ne veten time, larg prej 'needy creatures' , larg prej 'demands', larg prej 'the everyday hustling and shuffling'. Keshtu do rigjenerohesha. Vetmia e ka kete bukuri, te mbush plot qe te mund te zbrazesh serisht tek te tjeret. Gjithmone me ka terhequr vetmia e Jezusit, kur shkonte naten vone apo shume heret ne mengjes dhe lutej per nje kohe te gjate, ndersa diten tjeter u sherbente njerezve ne menyra te jashtezakonshme. Aty, pikerisht tek vetmia jetohet feja me e paster. Kur asnjeri nuk shikon pervec Zotit.
Po lexoja kohet e fundit mbi idene e 'waiting on God' tek nje liber titulluar 'Jesus on Leadership'. Eshte interesante ideja se pjesa me e madhe e liderave iu kthyen vetmise, qetesise,vetereflektimit dhe meditimit. Eshte tek keto kohe qe shpirti ndryshon dhe pikerisht ne keto kohe kur zeri brenda meje behet me i madh, dhe ehste pikersiht ne vetmi qe zeri brenda meje puthitet me vullnetin e Zotit( me zerin e tij).
E shoh sesa shume perpiqem qe te reflektoj dhe meditoj per cfare ndodh rreth meje por ky stil jetese dhe kulture qe duket sikur ka gjithcka me pershpejtim te tepruar eshte armiku numer 1. Eshte nje lufte e vertete qe te mund te ndalosh hapat, kohen, castin dhe te marresh fryme thelle dhe lirshem. Nje nga menyrat me tunduese dhe me vdekjeprurese e shpirtit perbrenda eshte pikerisht 'busyness,distraction.' sepse gjithcka mund te duket e mire por jo me e mira, dhe gjithcka mund te jete e vlefshme por jo me e rendesishmja.
Por dicka qe ka qene gjithmone me mua keto kohe eshte siguria tek Zoti. Si ai femija qe e ka ne mendje prindin ehde kur eshte larg tij/saj dhe eshte i/e sigurte qe lidhja e tyre ehste e palekundshme ,ashtu ndihem edhe une. Sipas modelit 'child-parent attachment' une do futesha tek 'secure attachment' dhe e gjitha lidhet tek ideja se Ai do vazhdoje te me mbroje ashtu sic nje baba mbron bijen e vete dhe jo ti ngul thonjte e mi frikes dhe mos rrezikoj prej idese se' who's going to catch me if I let go of x thing/person/situation.)
Me vjen mire qe eshte nje gezim i tille i thelle dhe i palekundshem teksa shume gjera rreth meje po shkojne me keq se c'mendoja. E megjithate jo aq keq sa c'mund te kishin shkuar. Gjerat mund te kishin dale jashtezakonsiht shume me keq dhe me pasoja me te renda se c'mund te nxinte imagjinata ime. Por natyra ime njerezore fiksohet tek gjerat qe nuk shkojne dhe jo tek gjerat qe mund te kishin shkuar shume keq por qe nuk dolen keshtu.
Ndihem e mbrojtur dhe me fat, dhe gjithashtu ndihem si ajo pjesa ne Bibel qe pershkruan eksodin e popullit te Isrealit teksa u hap deti i famshem ne dy ane qe te mund te kalonin pa u mbytur: pra njesoj e mbrojtur ne te gjitha anet.Pjesa qe i jam ngulur me gjithe mendje eshte kur Mojsiu i thote popullit te Isrealit : THE LORD WILL FIGHT FOR YOU. YOU NEED ONLY TO BE STILL. ( Exodus 14:14) Fjala STILL me terheq shume keto kohe. Eshte ajo qetesia perbrenda se edhe nqs nuk e pelqej si do vene ngjarjet, nje plan unik dhe jo pernjeheresh i kuptueshem shfaqet perpara meje qe do me mesoje shume gjera. STILL eshte TRUST eshte TRUE FAITH eshte RELIGION.
Te jesh e qete eshte te ndihesh thellesisht e mbrojtur....
Lorie, nese ke mundesi:
Si eshte kuptimi me i sakte i fjales STILL ne kete kontekst?
Si mund te perkthehet ne shqip kjo fraze? THE LORD WILL FIGHT FOR YOU. YOU NEED ONLY TO BE STILL. ( Exodus 14:14)
Puna eshte se keto paravolite e ketyre fetareve qe te thone te gjithe te njejten fraze te mesuar permendesh te tipit: ( Ai qe krijoi makinen sigurisht qe di edhe ta ngase ate), mua me japin marrje mendsh dhe nganjehere edhe te vjella.
Prandaj po te pyes ne di te me thuash ne shqip ku eshte kuptimi.
Ose nese ke ndonje perkthim te vjeter te Nolit apo edhe te ri te ndonje tjetri
Vec kesaj ato sinonime qe ti ke dhene une i quaj te frymezuara dhe poetike, pro aspak te sakta.
Ne disa gjuhe te ndryshme ka kuptime te ndryshme, madje edhe bibla anglisht te koheve te ndryshme kane kuptim jo te njejte.
Nga greqishtja e vjeter mund te perkthehetZoti do te luftoje per ju dhe mjafton qe te rrini gojembyllur(madje perdoret fjala "óéãÞóåôå" =memec=gojembyllur.)
Ti c'mendon ? C'kuptim ka?
Shelg
Ja versionet e parafrazimit te fjalise Exodus14:14.
I ke ne versione te ndryshme ne anglisht dhe futet dhe versioni i gjuhes greke te lashte, bashke me komentimet por thelbi besoj se arrite ne perfundim qe eshte e njejta gje.
Sidomos po te shohesh kontekstin ku jane thene keto fjale. Interpretimi lidhet ngushte me kontekstin, nuk merret nje fjali jashte tij.
http://bible.cc/exodus/14-14.htm
Ne shqip eshte: Zoti do te luftoje per ju dhe ju do te jini te qete.
Mos-hapja e gojes lidhet pikerisht me qetesine e brendshme. Nuk eshte e nevojshme te ankohesh, grindesh,frikesohesh apo merakosesh.
Fakti qe mund te te tingelloje si cliche' mund te rrjedhoje nga shume arsye ne eksperiancat dhe personalitetin tend.
Prej eksperiences sime, duke qene krishtere per nje kohe te gjate dhe duke lexuar Biblen shpesh here, disa gjera i kam lexuar dhe rilexuar dhe mesuar permendesh, ndaj prekin rrezikun e te tingelluarit si cliche.
Ndaj dhe kur shkruaj, nuk fut vetem komentimin/interpretimin e kultures se atehershme apo sic quhet : hermeneutika, por shkruaj edhe mendimet e mia personale perderisa Bibla eshte shkruar per ta lidhur personalisht me gjerat specifike qe ndodhin ne jeten e personit per te marre inkurajim.
Dhe gjithsesi, personaliteti im eshte shume poetik.
Por interpretimi synohet te jete i sakti.
THE GREAT SIN-MEKATI I MADH
eshte nje kapitull prej librit Mere Christianity nga C.S. Lewis. Eshte nje liber dhe nje kapitull qe i rikthehem shpesh e me shpesh sepse gjerat qe jane sqaruar aty per Krishterimin jane shume te qarta, 'blunt' , e verteta shkruhet pa dorashka dhe elokuenca e autorit eshte per tu admiruar.
I jam rikthyer ketij kapitulli (ne vecanti) se lexuari sepse me eshte dashur nje rifreskim i disa gjerave qe do permend me vone.
Por eshte nje kapitull shume sfidues dhe shume clirues ne te njejten kohe. Eshte paradoksale por Zoti ne fund te fundit eshte shume paradoksal, dhe pikerisht eshte prej paradoksalitetit te tij, qe e ben ate te jete nje qenie shume-dimensionale.
Une do perpiqem ti 'bej drejtesi' perkthimit ne shqip te ketij kapitulli qe ehste shkruar ne anglisht por e di qe nuk do ia arrij qellimit. Megjithate me ndihmon gjithsesi sepse ta perkthej ne anglisht kete pjese do kete nje 'sobering effect' per mua akoma me shume se heret e tjera.
Mekati i Madh-Mere Christianity- Clive S. Lewis
Tani po hyj ne ate pjese te moralit te Krishtere qe ndryshon me shume me gjithe moralet e tjera. Ka nje ves prej te cilit asnje njeri nuk eshte i lire; qe cdo njeri ne bote e urren kur e shikon kete ves tek personi tjeter; dhe per te cilin zor se ndonjeri imagjinon ( pervec te Krishtereve) se jane vete fajtore. Kam degjuar njerez te pranojne se jane me temperament te keq ose se nuk permbahen dot per vajza apo pije, madje edhe se jane frikacake. Por nuk mendoj se kam degjuar ndonje njeri qe nuk ka qene i Krishtere te akuzoj veten per kete ves. Dhe ne te njejten kohe shume rralle kam takuar dike qe nuk eshte i Krishtere, te tregoje meshiren me te vogel kur e shohin kete ves tek te tjeret. Nuk ka ves me te madh se ky qe e ben nje person me jo-popullor (unpopular) , dhe qe ne te njejten kohe e ben te jete kaq ne padijeni ( unconscious) mbi vetveten. Dhe sa me shume kete ves e kemi brenda vetes, aq me shume e urrejme tek te tjeret kur e dallojme.
Vesi qe po flas eshte mendjemadhesia ( Pride) ose vete-genjeshtrim ( Self-Conceit); dhe virtyti opozitar ,ne moralin e Krishtere quhet perulja
(Humility). Mund ta kujtoni kur fola per immoralitein ( sexual), ju paralajmerova qe qendra e moralit te Krishtere nuk ishte aty. Ja, tani kemi ardhur ne qender. Sipas mesuesve te Krishtere, vesi esencial, e keqja me e madhe eshte Mendjemadhesia.
Mos- vetekontrollimi seksual, inati, lakmia, pirja pa fre, dhe te tjera si keto keto jane mushkonja ne krahasim me kete ves: eshte prej mendjemadhesise qe djalli u kthye ne djall: Mendjemadhesia con ne cdo ves tjeter: eshte mentaliteti komplet kundra Zotit.
A ju duket kjo gje e ekzagjeruar? Nqs po, mendojeni perseri.Ju tregova pak me pare se sa me shume mendjemadh nje person eshte aq me shume e urren mendjemadhesine tek te tjeret. Ne fakt nqs do qe te dish se sa mendjemadh je ,menyra me e mire per te dalluar eshte kur pyet veten: ' Sa shume nuk e pelqej kur te tjeret me injorojne mua, nuk me kushtojne vemendje, me ulin poshte apo mburren para syve te mi? Dua te dal tek ideja se mendjemadhesia e nje personi eshte ne gare me ate te nje tjetri. Eshte sepse desha une te isha ne qender te vemendjes ne party qe inatosem kur dikush tjeter ehste ne qender. Dy te te njejtit tip nuk bashkohen me njeri-tietrin. Tani, cfare dua te sqaroj eshte se mendjemadhesia ne esence eshte gare- gare per nga vete natyra- ndersa veset e tjera jane ne gare thjesht aksidentalisht. Mendjemadhesia nuk ndjen kenaqesi ne pervetesimin e dickaje, por ne pervetesimin me shume te dickaje ne krahasim me nje person tjeter. Ne themi qe njerezit jane mendjemedhenj kur jane te pasur ,ose te zgjuar, ose te pashem por nuk eshte keshtu. Eshte krahasimi qe e ben nje njeri mendjemadh: kenaqesia e te qenit mbi te gjithe te tjeret. Kur gara mbaron, mendjemadhesia ulet gjithashtu. Prandaj edhe e them qe mendjemadhesia eshte nje kompeticion ne nje menyre qe veset e tjera nuk jane. Impulsi sexual mund te shtyje dy djem ne kompeticion nqs ata te dy duan te njejten vajze. Por kjo eshte thjesht aksidentalisht; ata mund te kishin dashur dy vajza te ndryshme. Por njeriu mendjemadh do ta marr vajzen prej teje ,jo sepse ai e do ate, por thjesht ti provoje vetes se vete qe ai eshte me mashkull se ty. Lakmia mund te shtyje njerezit ne gare ne qofte se nuk ka shume risorsa perreth; por njeriu mendjemadh, edhe kur ai ka me shume se c'mund te deshiroj ai ,do perpiqet qe te marre me shume per te siguruar pushtetin e vet. Pothuajse te gjitha te keqijat ne bote qe njerezit i vene emrin si lakmi apo vete-interes (selfishness) jane ne fakt rezultatet e mendjemadhesise.
Per shembull, me parane. Lakmia shtyn nje person te deshiroj para per nje shtepi me te mire, pushime me te mira, ushqime me te mira dhe pije me te mira. Por kjo ndodh vetem deri ne njefare kufiri. Cfare e shtyn nje person qe fiton 10,000 pounds/ vit ( autori eshte Britanik dhe libri eshte shkruar ne 1952) te jete ne ankth per te fituar 20,000 pounds/ vit? Nuk eshte lakmia per me shume kenaqesi. 10,000 pounds/ vit jep gjithe luksin qe nje person mund te shijoje. Eshte mendjemadhesia- deshira per te qene me i pasur se nje person tjeter, dhe akoma me shume, deshira per te qene ne pushtet. Sepse fuqi/pushtet eshte ajo qe i pelqen mendjemadhesise: s'ka gje tjeter qe e ben nje njeri te ndihet superior se aftesia per ti levizur te tjeret si lodra ushtaresh
C'e shtyn nje vajze te bukur te mbledh admirues dhe ti lendoje ata? Sigurisht jo instinkti i saj seksual: nje vajze e tille shpesh here paraqitet e ftohte seksualisht. Eshte mendjemadhesia. C'e shtyn nje politikan apo nje komb te tere te kerkoj shume e me shume? Mendjemadhesia serisht. Mendjemadhesia eshte kompetitive nga natyra prandaj dhe nuk ka nje stop. Nqs une jam nje burre mendjemadh , qofte vetem nje burre ne gjithe boten me i pushtetshem, me i pasur, me i zgjuar se une, ai eshte rivali dhe armiku im.
to be continued---
Part II
Te Krishteret kane te drejte: eshte mendjemadhesia qe ka qene shkaku kryesor i fatkeqesive ne cdo komb, ne cdo familje, qe ne fillimet e botes. Veset e tjera mund ti bashkojne njerezit: mund te gjesh shoqeri te mire dhe shakara dhe miqesira mes njerezve qe dehen apo qe jane te papermbajtur seksualisht. Por mendjemadhesia gjithmone do te thote armiqesi-eshte armiqesi. Dhe jo vetem armiqesi njeri me njeri ,por armiqesi me Zotin.
Tek Zoti, ndeshesh me dicka qe eshte pakrahasueshmerisht me superior ne cdo aspekt. Nqs nuk e njeh Zotin per te tille -dhe prej kesaj e njeh veten si asgje ne krahasim - ti nuk e njeh Zotin fare. Persa kohe qe ti je mendjemadh, ti nuk e njeh Zotin. Nje njeri krenar ( mendjemadh) gjithmone eshte duke ulur poshte njerezit dhe sendet: dhe patjeter persa kohe qe je duke pare poshte ,nuk mund te shohehs dicka qe eshte lart teje.
Kjo na sjell tek nje pyetje te tmerrshme. Si ka mundesi qe njerezit qe duken se po konsumohen prej mendjemadhesise thone se besojne tek nje Zot dhe e paraqisin veten shume fetare? Me vjen keq te them se po adhurojne nje Zot imagjinar. Ata ne teori e pranojne qe jane asgje ne prezencen e ketij zoti fantome por ne te vertete jane gjate gjithe kohes duke imagjinuar sesi ai ( Zoti) i aprovon ata dhe mendon per ta se jane shume me te mire se njerezit e zakonshem: domethene i paguajne nje 'penny' perulejeje (humility) Zotit per te marre ne kembim nje 'pound' mendjemadhesi kundrejt njerezve. Supozoj eshte per keta njerez qe Krishti po mendonte kur tha se disa njerez do predikonin per te, do nxirrnin demone ne emer te tij, por qe ne fund te botes ai do tu thoshte se nuk i njihte ata. Dhe cdo njeri nga ne mund qe ne cdo moment te bie ne kete kurth-vdekjeje. Fatmiresisht kemi nje test. Sa here qe e gjejme veten te mendojme se jeta jone fetare po na ben te ndihemi mire - mbi te gjitha qe jemi me mire se dikush tjeter - une jam i sigurte se nuk po influencohemi nga Zoti, por nga djalli. Testi i vertete i te qenit ne prezencen e Zotit eshte nqs ti e harron veten fare ose e sheh veten si nje objekt i vogel dhe i papaster. Eshte me mire ta harrosh veten fare.
Eshte nje gje e tmerrrshme qe vesi me i keq se gjithe te tjerat futet tinezisht ne qendren e jetes sone fetare. Por e shihni se pse eshte kjo gje. Veset e tjera dhe me pak te keqija, vijne nga influenca qe ben djalli tek ne npm natyres tone kafsherore. Por kjo nuk vjen aspak nga natyra jone kafsherore. Vjen drejt prej ferrit. Eshte komplet shpirterore: rrjedhimisht ka natyre shume te qete dhe tinzare dhe akoma me vdekjeprurese. Per te njejten arsye krenaria ( mendjemadhesia) shpesh perdoret qe te munden veset e tjera me te thjeshta. Mesuesit, ne fakt, perdorin krenarine apo vete-respektin e djalit (nxenesit) qe ta 'detyrojne' te sillet ne menyre te mire: shume njerez kane mposhtur frikacakerine, apo lust ( deshire intense seksuale- s'e di si perkthehet kjo ne shqip -ky eshte perkufizim i shkurter) apo temperamentin e tyre te keq, duke mesuar te mendoje se keto gjera jane poshte dinjietit te vete -pra prej krenarise. Djalli qesh. Ai eshte krejtesisht i kenaqur kur te shesh ty te behesh i vetekontrolluar seksualisht apo i guximshem kur gjate gjithe kesaj kohe po te ve nen Diktaturen e Krenarise- ashtu sic do ishte krejtesisht i kenaqur te shihte te kuruara ulcerat e extremiteteve ( perniosis) nqs do lejohej ,ne kembim, te te jepte kancer. Sepse krenaria eshte kancer shpirteror: te ha perbrenda cdo mundesi per dashuri, per tu ndjere mire madje dhe mundesi per te patur 'common sense.'
Perara se ta le kete teme, me duhet te ruhem mbi disa keqkuptime qe dalin:
to be cont....
Part III
Perpara se ta le kete teme me duhet te ruhem mbi disa keqkuptime qe dalin:
1) Kenaqesi qe dikush ndjen se po i jepen komplimenta nuk eshte mendjemadhesi. Femija qe lavderohet se ka bere nje pune te mire, femra qe lavderohet prej te dashurit te saj per nga bukuria, shpirti i shpetuar qe Krishti i thote " Bravo te qofte " jane gjera te mira dhe duhet te jene te tilla. Sepse ketu kenaqesia varet jo tek personi yt por tek fakti qe ti ke kenaqur dike qe doje te kenaqje (dhe me te drejte). Gabimi fillon kur kalon nga te menduarit ' E kam kenaqur ate. Gjithcka eshte mire. ' ne te menduarit ' Cfare person i mbrekullueshem qe jam qe e kam bere kete gje.' Sa me shume kenaqesh me veten dhe sa me pak kenaqesh me levdaten qe te ben tjetri, aq me keq behesh si person. Kur kenaqesh komplet me veten, dhe nuk e can koken per levdaten ke arritur fundin. Ja pse vaniteti, edhe pse eshte nje lloj mendjemadhesie qe duket ne siperfaqe eshte ne fakt me pak e keqja dhe qe mund te falet me lehte. Njeriu vanitoz do levdata, duartrokitje, admirim jashtezakonisht shume dhe eshte gjithmone ne kerkim te tyre. Eshte nje ves karakteri feminor (ne nje menyre te cuditshme) dhe perules ( humble). Tregon se ti nuk je komplet i kenaqur me admirimin tend. I vlereson dhe i jep rendesi njerezve sa per te te lavderuar ty. keshtu Je ne fakt, akoma njerezor. Mendjemadhesia e vertete, e zeze dhe diabolike vjen kur i ul te tjeret poshte shume sa nuk te intereson se c'mendojne ata epr ty. Patjeter qe eshte shume e drejte dhe shpesh here detyra jone te mos i kushtojme shume rendesi se c'mendojne te tjeret per ne: nqs e ben kete per arsyen e drejte ( me nje fjale) sepse ti e quan jashtezakonisht shume te rendesishme se c'mendon Zoti per ty sesa te tjeret. Por njeriu mendjemadh ka nje arsye tjeter per shperfilljen e te tjereve. Ai thote: Perse duhet ta perfill opinionin e atij funderrine sikur opinioni i tij te ishte me ndonje vlere per mua? Dhe edhe nqs opinioni i tyre do kishte vlere, jam une njeri i tille qe skuqet prej complimentit te te tjereve si ndonje vogelushe ne kercimin e saj te pare? Jo, une jam nje personalitet i rritur dhe integruar. Cfaredo qe kam bere e kam bere per te kenaqur idealet e mia- ose konshiencen time artistike-ose traditen e familjes sime -ose sepse jam ' that kind of chap.' Nqs turma e pelqen kete gje, le ta pelqeje. Ata jane asgje per mua.' Ne kete menyre mendjemadhesia fshesh vanitetin sepse sic thashe disa momente me pare, djalli do qe te 'kuroje' nje difekt te vogel duke te dhene nje te madh. Duhet te perpiqemi te mos jemi vanitoz por kurre nuk duhet te therresim krenarine tone per te kuruar vanitetin tone.
2) Themi ne Anglisht se nje njeri eshte 'proud of his son' apo krenar per babain e tij, shkollen e tij, apo regjimentin e tij dhe lind pyetja ne e tille krenarie eshte mekat apo jo? Mendoj se varet se c'nenkuptojme kur perdorim kete fjale ' proud of'. Shpesh here, ne fjali shprehja 'proud of' (krenar per) tregon nje admirim te ngrohte per dike. Nje admirim i tille eshte patjeter shume larg e te qenit mekat. Por mund te nenkuptoje edhe kete gje ,qe personi ne fjale e ngre veten e vet prej babait te tij qe ka nje post te madh , apo se ben pjese ne nje regjiment prestigjoz' Kjo duket qarte qe eshte gabim, por edhe ky skenar do ishte me mire sesa skenari ku vete personi eshte mendjemadh vetem prej vetes se vete. Te duash dhe admirosh cdo gje jashte vetes tende eshte te jesh nje hap larg rrenimit shpirteror, edhe pse nuk do ndiheshim mire dersia do te donim dhe admironim cdo gje tjeter me shume sesa admirimin tek Zoti.
3) Nuk duhet te mendojme se krenaria eshte dicka qe Zoti e ndalon sepse Ai eshte i ofenduar prej kesaj, apo se perulja ( humility) eshte dicka qe ai e kerkon per te mbrojtur dinjitetin e vet- sikur vete Zoti te ishte mendjemadh. Ai as qe eshte i shqetesuar fare per dinjitetin e vet. Fakti eshte : Ai do qe ti ta njohesh ate: do qe te te jap Veten e vet. Dhe Ai dhe ti jeni kaq ndryshe sa nqs do bashkoheshit, ne te vertete do beheshe shume perules/e ( humble) - nje perulje me shume deshire, duke ndjere clirimin infinit qe vjen sepse ke hequr me ne fund gjithe shqetesimet dhe budallalleqet mbi dinjitetin tend qe ne fakt te ka bere te mos ndihesh ne paqe dhe te mos jesh i lumtur gjithe jeten tende. Ai po perpiqet qe te te perule ty ne menyre qe ky moment te behet i mundur ne jeten tende: te heqesh fustanin qesharak dhe te felliqur me te cilin jemi veshur te gjithe ne duke ecur si idiote te vegjel qe jemi. Do te doja te zgjatesha me shume mbi peruljen, nqs do kisha folur me shume do iu kisha treguar mbi komfortin, clirimin e ndjere teksa kemi hequr fustanin- duke hequr veten tone falso me gjithe ato ' Look at me' dhe 'Aren't I a good boy?' dhe me gjithe pozimet tona. Ti afrohesh peruljes, qofte edhe per nje moment, eshte si nje gote uji e ftohte ne shkretetire.
4) Mos imagjinoni se nqs takoni nje person shume perules ai do jete cfare njerezit mendojne per 'humble' ne ditet e sotme. Ai nuk do jete nje person qe duket si mos me keq, ,qe eshte gjithmone duke te thene ty se patjeter qe ai s'eshte agje. Ndoshta a shumta qe do mendosh per nje person 'te perulur' eshte se ai te la pershtypjen e nje personi te qeshur, te gezuar, inteligjent, dhe qe tregoi nje interest te sinqerte se cfare i the ti atij. Nqs vertet nuk e pelqen kete lloj personi eshte sepse ndihesh pak xheloz sesi nje person i tille mund ta gezoje jeten kaq lehte. Ai nuk ka per te menduar mbi peruljen, ai nuk ka per te menduar mbi veten e vet aspak.
Nqs ndonje do qe te rritet ne perulje, une mendoj se mund ti them atij hapin e pare. Hapi i pare eshte realizimi qe ai eshte krenar. Dhe ky eshte nje hap shume i madh. Asgje nuk mund te behet perpara pohimit te kesaj gjeje. Nqs dikush mendon se eshte ne rregull ( jo krenar) atehere vertet, eshte duke genjyer veten.
(END)
Me duhet shpesh here te rri vetem nje kohe te gjate qe me pas te shijoj prezencen e dikujt... Asgje nuk ka me rendesi se sa te gjej veten diku ne nje cep dhome me nje liber ne dore ose para nje dritare te hapur gjate nates.
Dje bente shume vape dhe hapa dritaren, kishte kohe qe nuk kisha ngritur koken lart per te pare yjet... Kujtim te hidhur e te gezuar filluan te me visitonin mendjen, copeza muzike me ledhatonin koken, e u ndieva...
Vazhdimi i studimit tim mbi pride + humility
Ashtu sic e permend C.S. Lewis, une nuk e kisha idene kuptimin e 'pride' ,perpara se te behesha e krishtere 9 vjet me pare. Nuk me terhiqnin njerezit qe silleshin fodulle apo arrogante por nuk me kish shkuar ne mendje qe une te posedoja 'pride' ne vetvete. Ne fund te fundit, mendoja se isha nje person 'i mire' . Mirepo, fill pas pagezimit tim, doli shume qarte sa dense ishte 'pride' tek mua. Dhe gjate tre viteve te para si e krishtere, 'humility' ishte cilesia ne karakter qe iu perkushtova me shume te rritesha. Lexova libra mbi kete, regjim lutjesh, madje edhe agjerim, sondazhe se c'pjese te karakterin tim duhet ndryshuar, etj etj.
Sepse eshte ne parim qe kur behesh e krishtere, nuk duhet te rrish ne vend, stagnant por duhet gjithmone te kesh ate urine per Zotin dhe per tu rritur ne godly qualities, une u fokusova tek 'humility.' Kjo sepse sa here qe perpiqesha te kapja nje cilesie te vetme per te ndryshuar (psh padurimi im) apo ( mosqenit compassionate ) aq here mendoja se thelle thelle rrenjen e kishin tek 'my pride.' Ishte krenaria ime qe me bente te paduruar dhe po ashtu te pandjeshme kundrejt te tjereve.
Nje pasazh qe shpreh kaq bukur idene se kur behesh i/e krishtere ndermerr nje rruge aktive ,qe cilesite ne karakter nuk duhet te rrine aty ku jane por te shtohen gjendet ne 2 Piter 1:5-8
Edhe ju, per te njejten arsye, beni cdo perpjekje ti shtoni besimit tuaj virtytin, dhe virtytit diturine, diturise vetkontroll, vetkontrollit kembenguljen, kembenguljes perendishmerine (godliness), meshires dashurine vellazerore dhe dashurise velllazerore ,dashurine.Sepse nese keto gjera gjenden ne ju me shumice nuk do tju lejojne te beheni pertace dhe as te pafryt ne njohjen e Zotit tone Jezu Krisht.
Cilesite me siper i shihja qe nuk i kisha por ne ato kohe fillestare dukej shume qarte qe nuk ishin prej 'my lack of humility.'
Mirepo, kurthi qe ngre 'pride' eshte shume tinezar. Asthu sic e ka permendur Lewis me siper, hyn shume lehte tek nje person kur po perpiqet qe te beje gjene e drejte, (ose ata qe quhen njerez fetare)
Ngaqe po studioja mbi humility, rrjedhimisht, ato muaj dhe vite zemra ime u zbut, u hapa me shume, mund te qaja me lehte. Por nga ana tjeter sepse po studioja per humility, fillova te mdendoj se kushedi se c'jam (shiko sa e thelle qe jam) pra po me rritej mendja sepse po studioja per peruljen...... 
Ishte vetem ne vitet e mevonshme kur nuk po studioja ne menyre aq intense mbi humility qe Zoti vertet me 'uli hunden' ( sic eshte ajo shprehja) Ishte nepermjet situatave ne jete qe Ai i solli ne menyre te cuditshme ne jeten time qe me turbulluan, me lane shpesh here me shume pak 'risorsa te miat' ne nje menyre qe me duhej shume ndihma e Tij. Dhe Zoti zakonisht vepron ne menyre te tille qe te ze mat, ( he corners you) nuk ke nga leviz, dhe nuk gjen rrugezgjidhje tjeter pervec ti drejtohesh atij. Dhe kur i drejtohesh atij ndodh qe ai te nxjerr nga situata ( me menyren e vet) dhe qe nuk ke goje ta pranosh se ishte prej merites sime sepse, clearly, ai nderhyri ne momentin qe vetem ai te mund te marre lavdine. Keshtu ne kete menyre, te me perule per nga eksperienca sesa nga perpjekjet e mia per te 'detyruar' veten per ta bere me humble.
Ideja dukej ne pamje te pare fisnike dhe e bukur, por qe te punosh mbi veten tende dhe ta besh me te perulur pa kerkuar ndihmen e Zotit ( kur krenaria ka nje zanafille (kancer) shpirterore sic thote Lewis me siper) eshte te perpiqet nje majmun te kete flatra dhe te fluturoje.
Eshte e pamundur qe nje person vetem me perpjekjet e veta sic beja une ne fillimet e mia te rritet ne holiness. Njerezit nuk jane holy. Vetem Zoti eshte holy rrjedhimisht asnje veper e imja nuk do me bente me 'flatra' E perderisa holiness and humility jane cilesi kaq shume shpirterore eshte vetem kur jam ne kontakt me Te qe mund te rritem me shume ne to.
Hmm disa sqarime...
ne kete pike me duket se duhet te sqaroj disa gjera perpara se te vazhdoj me studimin tim te gjaaaate mbi pride/humility dhe dua te shtoj ketu edhe wisdom.
Dua te sqaroj ekstremitetet:
E lashe tek ideja se veprat, mundimet dhe puna per tu rritur ne karakter jane ne tym nqs Zoti nuk perfshihet ne to. Duke menduar keshtu, shpesh njerezit mendojne se meqe Zoti eshte i gjithe-meshirshem dhe veprat jane kot, pse te mundohesh kot. Me nje fjale, kur e di se do e dreqosesh pas nje ore apo nje dite sepse standarti i tij eshte i paarritshem, pse gjithe ky mund?
Pra ka raste qe Zoti shihet ose si nje gestapo gati te ve ligjin ,ose si nje figure pa autoritet qe te lejon te besh c'te duash. Dhe sipas pikeveshtrimit rrjedhimisht ose do kthehesh ne nje person te ngurte ose nje person qe s'ka shume vetekontroll.
Por ekstremitetet nuk jane ne karakterin e tij. Pikeveshtrimet qe njerezit ia bashkangjisin atij jane ne fakt zakonisht pikeveshtrimet qe njerezit kane te formuar qe ne vogeli prej baballareve te tyre. Tiran ? Emotionally unavailable? Indiferent? Doreleshuar? Pa disipline? Ndrydhes?
Te gjitha jane ekstreme. Kur flitet per nje personalitet apo karakter te Zotit, behet fjale per nje qenie me shume dimensione, nuk behet fjale per formula strikte, behet fjale per mencuri,zgjuaresi dhe balance, pertej rregullave, pertej do-s and don't-s.
Nqs jane rritur nga nje baba qe i ka lavderuar kur kane bere gjene e mire dhe te drejte, ka komunikuar ne menyre te qarte, ka vleresuar ndjenjat e femijes, ka perforcuar fortesite dhe ka dekurajuar sjelljet problematike, ka shpenzuar kohe 'cilesore' vetem per vetem me te dhe e ka bere femijen te ndihet special dhe te vleresuar, dhe ka perdorur disiplinen kur eshte nevojitur, shembull i ketille do i perafrohej figures se Zotit si baba sepse eshte me afer ideales. Aty ka meshire, por ka edhe disipline, ka dashuri, por ka edhe vetkontroll, ka leshim por ka edhe kembengulje, ka vulnerabilitet por ka edhe fortesi ne menyre qe femija kur te rritet te jete i shendetshem.
Me kujtohet nje Disorder, Borderline Personality Disorder, eshte nje crregullim personaliteti, i shoqeruar me mungese sensi te vetvetes, impulsivitet, marredhenie toksike dhe dysfunctional, emocione te pakontrolluara dhe nje ndjenje e thelle abandonimi jane disa simptoma te saj. ( kush e lexon kete, ka mundesi te mos e analizoj veten e vet please?
)
Marsha Linehan, shkruajti nje liber mbi Borderline Personality Disorder prej eksperiences se saj si nje femer qe ish sheruar prej kesaj. Ky liber eshte shume i famshem sot dhe perdoret per te ndihmuar ne sherim. Ne thelb ( se libri ka shume terma dhe analizime) ne trajtimin e ketij crregullimi ne personalitet, personit i duhet 1)validim i ndjenjave, perforcim i gjerave pozitive te personit dhe 2) e verteta, sfida e drejtperdrejte per te permiresuar vetveten.
Me ka terhequr shume kjo menyre sepse me kujton menyren sesi Zoti ( ashtu si ndonje terapist) sillet me ne. Validon ,perforcon dhe thekson gjerat qe jane 'strengths' tek njerezit por ne te njejten kohe eshte i drejtperdrejte ne sfidat e tij per te mos qendruar ne vend, por per tu rritur me shume sipas karakterit te tij. Pra ne thelb ka dashuri dhe vertetesi: pa vertetesine nuk do sfidoheshim per ndryshim, pa dashurine nuk do perballonim dot deficitet tona......Prandaj dhe 2 fjale qe gjenden kaq shume ne Bibel apo ne libra mbi Biblen kur pershkruajne karakterin e Zotit jane 'truth' and 'love.'
Gjithashtu me kujtohet pasazhi im i preferuar ne Bibel i Ecclesiastes 7:16-19---Do not be overrighteous,neither be overwise - why destroy yourself? Do not be overewicked and do not be a fool-why die before your time? It is good to grasp the one and not let go of the other.The man who fears God will avoid all extremes. Wisdom makes one wise man more powerful than ten rulers in a city.
Ne shqip eshte Predikuesit 7:16-19
Mos ji teper i drejte as i urte jashte mase.Pse kerkon te shkaterrohesh?Mos ji teper i keq dhe mos u trego budalla.Pse kerkon te vdesesh para kohes sate?Eshte me mire qe ti te kapesh pas kesaj gjeje dhe te mos heqesh dore prej saj,sepse ai qe ka frike Perendine do t'u shmanget tere ketyre gjerave. Dituria e ben te urtin me te forte se dhjete te fuqishem ne nje qytet.
Duken si lojera fjalesh, por thelbi eshte i qarte, thelbi eshte te kesh balancen ne jete dhe te respektosh Zotin si nje baba. (healthy respect that is)
Mendoj eshte kjo balanca qe permendi Jezusi kur tha qe 'rruga eshte e ngushte' -the road is narrow. Sepse eshte shume e lehte te biesh pre e extremiteteve, te thuash gjithmone te verteten qe te vret pa dashuri brenda apo te kthehesh ne nje person i bute dhe i dashur pa sfiduar me vertetesi dhe bindje te palekundshme.
Ndaj dhe krenaria ( pride) duhet luftuar gjithmone me Zotin te pranishem ne jeten time.....
Let the war begin! And speak the TRUTH in LOVE! 
Shume bukur qe ke hyre ne nje fushe shume te gjere e te gjate te zberthimit te ketyre elementeve psikologjike e sociale dhe per me teper duke i ballafaquar me besimin qe ti njeh me mire kristianizmin.
Kam frike qe perkthimet ne anglisht shpesh nuk perputhen me gjuhen ebrehe dhe greke, dy gjuhet me te cilat eshte shkruar Bibla.
Vete ti Lorie perdor disa terma ne shqip si psh, krenari, mandjemadhesi , por mund te shtohen edhe te tjera si: vetelavderues, ose levdat (qe lavderon veten)
E nejjta gje edhe per fjalen humble qe identifikohet me perulesi (kjo s’me pelqen aspak), do preferoja, I thjeshte (kjo nuk permbledh gjithshka). Pse te mos thuhet I mencur, I urte, ose pse jo modest?
Ne greqisht per pride eshte perdorur fjala “Iperihos”. Ne shqip etimologjikisht perkthehet iper=e ekzagjeruar dhe iho=jehone. Pra korrespondon pak a shume me dike qe flet dhe I pelqen ekkoja e zerit te vet.
Por ne te vertete per ne shqiptaret fjala Pride ka kuptime te koklavitura.
Une mund te jem krenar per dicka dhe te jem kristian I mbare, pa hyre ne zonen e mekatit. Psh: kur ben nje pune te mire, krenaria qe ndjen, mund te te sherbeje si nxitje per nje pune tjeter te mire deri ne vetesakrifikim, pro me kusht qe te mos thuresh lavde per veten.
Dhe ne anen tjeter te jesh i perulur? Une do doja qe kjo fjale te hiqej nga lista. Perulja eshte ndjenje e keqe dhe i ka kaluar koha. Modest, i drejte, i sakte, i matur. Ka shume fjale qe i permbahen menyres te drejte te sjelljes.
YEAH
ke te drejte, e kam shume te veshtire te perkthej virtytet se perfshijne shume ( sic e the ti jane shkruar ne hebraisht dhe greqisht- ne te dyja jam shume keq...., hebraishjta eshte shume e veshtire por jo e pamundur te mesohet..) Shpesh shkoj ne kuptimin origjinal grek te tekstit.
Mbi 'pride' dhe dallimet se kur eshte ' e mire' kam shkurar me siper tek perkthimi i C.S. Lewis.
'Perulja' tingellon keq por s'kam gjetur ndonje qe i perafrohet me shume. Bujrum nqs gjen.
Studimi mbi pride/wisdom/humility
do te doja ta vazhdoja kete studim ne te shkruar ketu por nuk ndihem aq e frymezuar sa te hedh ketu ato qe studiova disa jave me pare( me duket si shperdorim kohe ), sepse keto dy javet e fundit jam frymezuar nga nje aspekt tjeter i Zotit. Megjithate, nqs ndonje qe po perfitonte nga ky studim do te deshrionte perfundimin e studimit, mbi te cilin shqyrtonte pasazhet mbi mencurine e Solomonit tek libri i 1 Mbreterve sesi u be nje mbret shume popullor, i fuqishem dhe i mencur por mendjemadhesia e tij e coi te kishte 700 gra e konkubina, atehere le te me coje ndonje mesazh privat dhe tia jap. Pika me kryesore qe dehsa te dilja eshte se zgjuarsia dhe inteligjenca pa humility, dhe repsektin e Zotit, te con ndonjehere te marresh vendime krejt te gabuara.
Keto kohe jam frymezuar tek MINISTRIA E SHERIMIT=The ministry of healing. Jezusi shkruhet te shkonte neper fshatrat dhe vendet ne Izrael duke : teaching, preaching and healing. Ai mesonte ,predikonte dhe sheronte. Ishte nje ministry qe perfshinte shume aspekte. Prej marrjes se vendimit te qenit te krishtere vite me pare, mu shfaq brenda meje nje ndenje per te ndihmuar te tjeter ose sic mund te quhet ndryshe 'the hero syndrome.' Perpara kesaj, mund te quhesha me plot goje : selfish, prideful,negative,dark, seeking my own happiness,and impatient. Pas pagezimit tim, desha me shume se lumturine time, desha te ndryshoja boten.
Qe ne fillim me terhoqen librat mbi psikologjine dhe anen shpirterore te gjerave( jane shume te veshtira te ndahen nga njera tjetra por ka dallime), ne fakt keto filluan te me terhiqnin perpara se te studioja Biblen dhe te merrja vendimin.Dhe ngaqe jam nje person qe per mua ka rendesi shume kuptimi ( the deep meaning behind everything) per cdo gje perpiqem te shoh kuptimin brenda gjerave, dhe nuk marr ndonje gje persiper nqs nuk rezonon me ze te larte brenda meje. Por nqs dikush argumenton ne menyre te llogjikshme dhe ka kuptim te plote, make a case for me, present your arguments and if they stand, you'll have my heart behind the job 100%, pastaj do mbetem fansja jote perjete
keshtu ndodhi dhe me Zotin. Konvertimi im ishte jo vetem thellesisht emocional, por racional, psikologjik dhe edhe fizik. Ishte i dukshem, ishte groundbreaking per nje qe jeton me absurditet dhe 'life sucks then you die and it sucks even more.'
Por shpejt u lodha prej thenieve te tipit standarte ' Jesus loves me this I know for the Bible tells me so.' Shpesh e gjeja veten te lutesha tek Zoti:Give me something real. Dhe me njerezorja qe kam hasur deri tani eshte Jezusi, ai sihte vertet njerezor. Njerezilleku i tij ka bere nje impakt
te madh ne jeten time. Vitet e fundit kam vene re qe 'ministria ime' ose njerezit qe Zoti me ka dhene per tu sherbyer apo kujdesur eshte unike, autentike. Dhe kete dua dhe une. Mos me jep buzeqeshjen tende fallco prej kisheje qe gjithcka shkon mire: c'bere sot? ke shave? ke lendove? ke vrave?
Me shume se kurre e kuptoj shume mire pse Johny Cash ,mori kitaren e vete dhe u kendonte djemve dhe burrave neper burgje, they were real, njerezore, reale, me problemet e tyre te pista. Johny Cash gjente veten tek ata, vuante nga demonet dhe burgjet e veta te brendshme, the addictions.
Le te kthehemi nje nate me pare: Teksa une e shqetesuar marr nje telefonate nga policia e qytetit x sepse nje kliente e imja me cregullim bipolar dhe psikoze kish ikur prej rezidences , kish hyre ne nje shtepi tjeter, ishte 'charged with assault and battery against a police officer' dhe ishte gjetur komplet lakuriq ne mes te nates duke ushqyer psikozat e saj.
Kush do ia gjej fillin asaj? Kush i afrohet me shume cmendurise per te ndryshuar dicka? A do ma mbante nqs x person tjeter klient, i nxitur prej stimulimit te tij te brendshem prej skizofrenise, nxjerr nje thike dhe kercenon? A mos i dukem me tre koka? C'stimulim mund te kete ai? Ne fund te fundit, gjerat e vetme qe jam e lejuar te mbrohem jane: besimi im tek Zoti, aftesite e mia verbale dhe disa taktika fizike qe mesova ne trajnim.
E te gjitha keto me cojne serisht tek cmenduria ,guximi dhe njerezilleku i Jezusit. He never intended people to be church boxed people, po ministria e guximit, e njerezve pa frike qe jane gati te sfidojne forcat e keqija, jane gati te mbjellin paqe ne ambjente urrejtjeje. Ministria ku njerezit sfidojne status quo-ne sepse Jezusi ishte i apri qe sfidoi madje kishte urrjetje per nejrezit' religjioze' Po sherimi i personit me demon, po ai qe quhej Legjion ( me disa demone brenda) Shpesh ky rast eshte konsideruar si nje rast bipolar ne rrethet psikologe: personi ishte emotional labile, kishte disa personalitete perbrenda dhe priste veten ( damaret etj ) me gure sepse ishte vetem, i lenduar, me plage shpirterore. U afrua njeri? Izralitet e kishin lene vetem.
Afrohet njeri per te sheruar njerezit qe duan ndihme mendore? Jezusi pa pertej bishes, I also need to be the beauty, look past the beast and have courage to make a difference.
He came to seek and save the lost,not to judge.
Ky mesim eshte mesimi me real qe kam degjuar gjate gjithe viteve si e krishtere:
http://www.icocconference.org/audio...stry-of-trouble
I want real.
| Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 22 23 » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.