Forumi Horizont Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 191 192 193 194 195 196 197 198 199 [200] 201 202 203 204 205 206 207 208 209 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga volter datë 09 Qershor 2004 - 15:39:

Thumbs down


APOTEOZË

Maska e nxehtë e diellit
Kishte arritur në kufirin e malit paemër
Dhe po largohej dalngadalë
Dhe avash-avash çarçafi i zi i natës
Po binte mbi tokën e shenjtë
Dhe dukej sikur po mbulonte
Këtë panoramë me qetësi të heshtur
Ja, këndej dhoma ime errësohet goxha
Pa prezencën e diellit
Qetësia po kaplon edhe trurin
E mendimeve që me dalin me shumicë
Ndez llambën e natës
Dhe përpara tastës së kompjutorit
Me del hijedrita e poetit
Sonte po ndiej heshtjen e mirëkuptimit
Sonte po ndiej kenaqesinë e kokës së magjepsuar
Nga se ime shoqe me ngushëllon orë e çast, dhe
Më bën apoteozë të shenjtë
Me shkrimet e saja më të bukura
Dhe po kështu m'i ushqen mendimet e kokës me kulturë flegmatike
Çdo shkronjë e saj e venë në radhë
Më kujton aromën e luleve të majit
Që unë thithja dikur në mungesë te zotit
Më beso je aq larg saqë në mendje të kam aq afër
Oh bukuri magjike, oh ndjenjë e veçantë, oh shpirt i ndezur
Ju kam kaq pranë njëlloj sikurse heshtja e poetit
Ju kam përpara, ju respektoj fjalën, ju ndiej, ju shikoj, si hëna e zehur
Që ndjek flatrat e shpirtit...
Ja tani po ndiej në shpirt
Metamorfozën e ideve dhe përfytyrimeve tua.

Me respekt Plloshtani


  Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 191 192 193 194 195 196 197 198 199 [200] 201 202 203 204 205 206 207 208 209 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.