Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 191 192 193 194 195 196 197 198 199 [200] 201 202 203 204 205 206 207 208 209 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 19 Qershor 2006 - 03:32:

Sot po flisja gjate me nje mikun tim nga Shqiperia,nje nga meshkujt me fantastike qe njoh dhe njekohesisht me "bastarde".Po flisnim per zgjedhjet qe ben nje njeri ne jete,ai po me fliste per komoditetin e pozites time...nje pozite me shume mundesira.C'di ai per nje jete jashte Shqiperie?E vertete ne fakt,nje pozite me shume mundesira,por besoj qe keto mundesi mund te kthehen ne nje arme te rrezikeshme;jetoj mes 3 realitetesh:ate te rrethit tim shoqeror te huaj,ate te familjes dhe ate te njerezve te mi ne Shqiperi.Te jemi te qarte qe ne fillim,sado qe te jem munduar gjate ketyre viteve s'kam arritur asnjehere ti sjell ne balance te plote.Edhepse njerezit e mi ne Shqiperi emancipimin e kane pritur me krahehapur sesa shumica e familjeve shqipetare atje,serish ndiej veten te huaj ne ate forme perceptimi gjerash.Ne njefare forme ndihem e frikesuar pasi nuk mund te influencoj dicka te tille pa "flijuar"ate qe jane prinderit dhe gjysherit e mi ne syte e njerezve qe i rrethojne.Dicka e tille do me vriste shpirterisht!Deri tani kam arritur te mos eci paralel me hipokrizine,e nese do dua te vazhdoj dicka te tille,do me duhet te pakten gjate atyre dy javeve te kafshoj gjuhen qe te mos them ate qe vertete mendoj.Kam vene re qe me mbulon heshtja ne pranine e disa njerezve te caktuar,me duket sikur cdo fjale e imja mund te kthehet ne ushqim per ulkonja...keshtu hesht!

Ne rrethin tim shoqeror te huaj ndihem e lire,ndihem vetevetja,jam rritur ne nje realitet te tille,e njoh me mire...jam aq larg hipokrizise.Me kane respektuar dhe dashur ne forme te pakushtezuar qe ne fillim,s'kishte rendesi nga vija,s'kishte rendesi asgje pervec te tashmes...Me vjen te vjell kur degjoj shqipot duke thene"jam i x-familje" "jam qytetar"...yeah,jam dhe une por me ke degjuar ndonjehere duke emfazuar dicka te tille 10 here ne nje bisede 1 oreshe ne nje caffé?Nuk te respektoj me teper nese e thua,perkundrazi,me turbullohet stomaku.

Pastaj eshte familja,njerezit me te dashur ne jeten time.Ato qe jane munduar te balancojne Shqiperine dhe vendin ku banoj ne mua.Ato qe me kane folur perhere  me aq dashuri per Shqiperine.Ato qe me sjellin telefonin dhe kur isha ne gjume qe te flas me goca/cuna tezesh/dajosh qe gati si kujtoj me.Ndoshta eshte per familjen qe nuk i sjell shpinen nje realiteti qe shpesh makes me sick,nje realiteti qe me ndalon te jem vetevetja...nje realiteti  qe pret gjera te caktuara nga une me njerez qe s'do mund te me kuptonin kurre.

Ne fund i them mikut tim:"nese njerezit shqipetare qe kam arritur te njoh une jane me te miret,si duhet te jene me te keqinjte?Si duhet te jene ato nese shpeshhere me "te miret"s'arrijne te komplementojne ate qe jam?Is that all there is?Elita shqipetare?Kjo s'me mjafton!S'do mund te isha e lumtur."

Jam aq e lumtur qe lundroj ne realitetin tend,shpirt,realitetin tone!Je aq  i paster nga ai pisllik shqipetar...dicka qe me ka bere keto dy vjete gati te le koken mbas teje.


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 191 192 193 194 195 196 197 198 199 [200] 201 202 203 204 205 206 207 208 209 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.