Forumi Horizont | Gjithsej 401 faqe: « E parë ... « 192 193 194 195 196 197 198 199 200 [201] 202 203 204 205 206 207 208 209 210 » ... E fundit » Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)
neglect-i
Cod. B11112006
Nuk eshte e vertete qe disa njerez shkruajne majtas e disa djathtas. Deri me sot nuk kam degjuar te shkruaje njeri djathtas. Arabishtja eshte tjeter pune pastaj.
Mund te kete njerez te vecante qe bejne eksperimente te tilla si puna e Da Vicnit, ose ata qe duan te mbajne shkrimet sekret, por kjo s'ka te beje me ndonje preference te pergjithshme.
Nuk njihet ndonje qender ne tru per orientimin djathtas-majtas. Ka vetem nje sindrome qe implikon kete ndarje dhe e kam spjeguar me pare: NEGLECT (hemispatial neglect). Kjo vjen nga demtimi i lobit parietal te djathte dhe krijon nje deficit karakteristik ne anen e majte te pacientit. E cuditshmja eshte se kjo nuk ndodh anasjelltas, psh nga demtimi i hemisferes se majte dhe duke injoruar hapesiren e djathte. Personat qe kane Neglect injorojne sistematikisht vetem anen e majte, nuk hane ne pjesen e majte te pjates, nuk rruhen ne pjesen e majte te fytyres dhe injorojne objektet ne pjesen e majte. Disa studime interesante kane kostatuar se injorimi i anes se majte behet edhe ne imagjinate. Nje personi ju kerkua te vizatoje sheshin e Duomos duke e imagjinuar sikur ishte perballe kishes dhe vizatoi si zakonisht anen e djathte (injoroi te majten). Pastaj ju kerkua te vizatoje sheshin duke e imagjinuar se kishen e kishte pas shpatullave. Dhe kesaj rradhe pacienti vizatoi pjesen qe mungonte ne vizatim, duke injoruar prape pjesen e majte qe imagjinonte. Ky eshte i vetmi spostim djathtas majtas qe me shkon ne mendje. Thuhet qe ka dhe Neglect te anasjellte, dmth qe injoron anen e djathte, por kjo nuk eshte e sigurte dhe nese ekziston eshte shume e rralle. Ka disa teori per interpretimin e Neglect, por jane vetem teori dhe nuk kane rendesi per temen e ketushme.
Gjithsej 401 faqe: « E parë ... « 192 193 194 195 196 197 198 199 200 [201] 202 203 204 205 206 207 208 209 210 » ... E fundit » Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.