Forumi Horizont | Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 194 195 196 197 198 199 200 201 202 [203] 204 205 206 207 208 209 210 211 » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)
Fjalet vazhdojne te na lene ne balte. Perpiqemi me kot ti japim ngjyren e duhur, format e duhura, kthesat e ashpra apo te buta, aromat delikate e esencen e paster te ndjenjave..., fjalet gjithemon bien pre e vetevetes e leshohen thatazi ne flete edhe thyhen. Gjitheseicili ka nje monster brenda vetes. Cdo monster ka nje tjeter emer, ose disa emra. Nje forem ose disa forma, nje trup ose disa trupa, nje gjymtyre ose me mijra. Nuk e njoh te tendin monster, nuk e njeh timin. Shpeshhere dikush shfaqet nga turma edhe perpiqet ti japi nje pergjigje te ceket nje problemi te thelle, nje shikim shpjegues nga ana e rruges nje endrre qe kaperthehet tek temthat e tu e nganjehere e ke te veshtire ta shkulesh prej lekures.Ti shikon, merr fryme thelle, edhe brinjet clirohen pakeza ne perpjekje per terhequr nga rrenjet e shpirtit fjalet e duhura. Ndonjehere teksa ndjen ajrin te arratiset lehtazi prej mushkrive pertyp pjeseza te shkeputura rrenjesh. Ne menyre qesharake zgjat gishtrinjte tek buzet, zhvat copezat e shpirtit me mollezat e gjishtrinjeve edhe fillon ti vendosesh mbi leter, i rrotullon verrdall, i forcon ne kavitetet e ndrydhura te rrenjeve perbri, i leviz djathtas, pak me lart, i shtyn pak ne te majte derisa me ne fund gjen pozicionin perfekt e formon nje shkronje. Vazhdon me kembengulje derisa formon nje fjale, me pas nje fjali, e nje paragraf, e nje monolog te tere. Te tjere sy e shohin, e lexojne...s'arrijne ta kuptojne aspak. Monstri nuk me sundon mua, monstri nuk me ka zene ne lak, monstri perkundrazi perpiqet gjithemon te me fitoj e nuk mundet. Perplaset me kokefortesin time, me kraharorin femeror qe merr fryme me shpejtesi, perplaset me shpirtin qe e thyhen e shperdredh cdo dite por qe rilind te nesermen. Sterzgjatet ne rrezet e para te diellit, shterhiqet si shkendije e verber e tij...edhe monstri hungerine si bisha qe eshte, mbllacitet si goja e shemtuar qe mbart...
Fjalet gjithesesi na lene ne balte.Shikimi i ceket e indiferent i kalimtarit perbri qe s'arrin te prek as siperfaqen e shendritshme te shpirtit tend, s'eshte asgje me teper se nje monster me shume. Nje monster i vockel, i parendesishem....hmmm...me mire mos ta nenvleftesosh mund te marri permasa monstruoze nje dite.
Gjithesesi, fjalet na lene ne balte. Pertyp ne vetevete mendimin qe me kthehet serish ndersa ngul thembrat ne balten e erret pertoke....
Hmmm...dimri mbjell kaq shume monstra...
I degjon?
Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 194 195 196 197 198 199 200 201 202 [203] 204 205 206 207 208 209 210 211 » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.