Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 195 196 197 198 199 200 201 202 203 [204] 205 206 207 208 209 210 211 212 213 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 15 Korrik 2009 - 23:17:

Citatet e urtesise se mbledhur neper stuhi
si shkumba e dallgeve te detit u treten,
bashke me to dhe kembanat ligjeruese
shuan tingujt e pergjumur te se kaluares.
Vetem nje pusulle ne deren e hekurt,
prej diellit perendues te kuq si gjak,
zbulon fajtorin e kerkesave per clirim
tek nguroset ngadale si dragua alabastre
me veshtrimin drejt perendimit.

Hija fillon dhe zmadhohet derisa humb forme
nata dhe boshlleku kerkellimat shumefishojne.
Gjumi dhe enderrat vetmine largojne
duke shkaterruar embrionet e fundit
te pritjes se akullt qe nje emer te vetem peshperit.

Kembet e krevatit ngadale zhyten
nen dheun e bute te sapo germitur.
Kockat e vjetra te skeleteve te fshehur,
dergjen ne prehjen e varit te se kaluares.
Mengjesi buze te plasura vetem sjell.
Shikimi nga perendimi ngadale rrallohet.
Frymemarje shpirterore clirojne muskujt e ngurtesuar
nga alabastra e dragonjve dekorative.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 195 196 197 198 199 200 201 202 203 [204] 205 206 207 208 209 210 211 212 213 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.