Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 195 196 197 198 199 200 201 202 203 [204] 205 206 207 208 209 210 211 212 213 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga dylan datë 23 Gusht 2009 - 18:30:

Mengjesi im

Hapa syte .Papritur me erdhe ne mendje .Shikova perqark ne dhomen time cfare zbrazetie.Pastaj nga dritarja ishte pothuajse erresire akoma frynte ere ,binte shi.Ah, mendova sikur nje nga keto pika shiu te ishe ti te me thoje vetem miremengjes te fundoseshim ne shikimet tona ashtu .Fillova te te imagjinoj pastaj fjalet kujtimet,te qeshurat qe s'kishin mbarim.Ne ate cast nje sms,pastaj nje zile qe ma prishi gjithe qetesine .U ngrita duhej te behesha gati te dilja .Hyra te laj fytyren nje grusht uje fytyres dhe veshtrimin ne pasqyre sikur shikoja veten nga aty ne gjithe brendesine dhe u fundosa ne lot .Se njifja me as veten,nje fytyre e panjohur genjeshtare e vetes nje qenie e urryer ja cfare me sillte kjo pamje .Kisha ate deshiren e cmendur te rrjepja fytyren time me thonje te ulerija te cirresha .Dhe lotet rridhnin  akoma me shume .U ula ne gjunje qava me denese .Po jo shume, nje moment u desh dhe sikur u qetesova fillova ti ve vetes tjera mendime ne kry tjera obligime i thashe vetes stop ndal mjaft ,u humbe .U ngrita rilava fytyren , u vesha dola .Su desh shume ndoshta nje ore me pas ,dhe pse para meje kisha me plot shkrime letra ,u desh nje note e vogel te me sillte serish ne boten me ty .I vendosa ne nje ane dhe hyra te kerkoj .S;te gjeta dhe nje zbrazetire e madhe u krijua  brenda meje .Thashe te pres pak po si duket s;doje te vije .Me mungoje tmerresisht sa filloja te shfletoj cdo faqe qe njifja te gjeja nje grimce nga ti .GJeta mjaft fjale,shkronja,lot e kuptova se po humbesha serish .I kujtova vetes premtimin e ktij mengjesi.Ngrihu nga endrrat zgjohu .PO per sa? Serish jam ketu.


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 195 196 197 198 199 200 201 202 203 [204] 205 206 207 208 209 210 211 212 213 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.