Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 197 198 199 200 201 202 203 204 205 [206] 207 208 209 210 211 212 213 214 215 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datë 20 Qershor 2008 - 07:33:

Lightbulb

Tani te gjithe flene gjume, pervec meje dhe henes e cila ka qendruar deshmitare besnike e cdo grimce lumturie timen , tonen sonte. Shtepine e ka mbuluar heshtja qe mbulohet me carcafet e lumturise dhe para pak minutash bera nje "kontroll" ne dhomat e gjithseclilit. Te gjithe me fytyra te edhe pse ne gjume. Mbulova nipcat , i putha ne balle lehte me friken se mos do i prishja gjumin engjellor. Sot jam munduar te jem ajo tezja qe i  ka munguar atyre , por qe nuk do i mungoje me ne ditet ne vazhdim. Tani jam mbyllur ne dhomen time dhe po mundohem te % ne librin e keshillimit , per t'u pregatitur per provimin e se shtundes.....

Nga dritarja gjysem e hapur fryen era e mengjesit te ri , nje ere e ftohte henore qe te mbush me hyjntesi dhe te sperkat me sterkalat e yjtesise qiellore. Kam aq fresk dhe trupin e kam aq te fresket ,saqe me duket vetja sikur kam persiper sterkala vese.Qielli ka filluar  te marre ngjyren e shpirtit tim sot, nje blue e celet qe te krijon idene e nje pafundesie dhe qetesie eterne. Degjohet ndonje zhurme "jete" tek -tuk ne shfryrjen e gomave te makinave dhe ndonje muzike kasetofoni qe kalon perrshqit.

Tani eshte ora e zgjimit , kurse une akoma nuk kam arritur te fle. 


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 197 198 199 200 201 202 203 204 205 [206] 207 208 209 210 211 212 213 214 215 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.