Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2051 2052 2053 2054 2055 2056 2057 2058 2059 [2060] 2061 2062 2063 2064 2065 2066 2067 2068 2069 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
Situata qe eshte krijuar ne Shqiperi eshte per te ardhe keq dhe kjo vjen si pasoje e faktit qe ata qe jane ne krye nuk duan tia dine per popullin. Populli eshte nje kope qe drejtohet sipas qejfit dhe per aq kohe sa nuk di per cfare po lufton eshte gati te jape jeten.
Duke mos mbajtur anen e askujt prej atyre qe kemi ne krye, gjithsesi, situates mund ti behet nje fare analize qe ndoshta ndokujt sdo ti pelqeje.
- Manifestimet nese kryhen duhet te kryen ne menyre paqesore dhe jo duke shkulur pllaka dhe duke u gjuajtur policeve e duke djegur makina. Ajo qe e dallon nje shtet nga nje grumbull personash pa pike drejtimi eshte qe gjithsesi ne keto situata nuk duhet te leshoje pe! Nuk merret drejtimi duke shkaterruar e duke u perleshur me policine. Nuk jane me kohet qe beheshin keto gjera!
- Kerkonim serish nje perseritje te 1997? Kerkonim serish nje kaos absolut qe do kishte jo pak efekte mbi politikat e jashtme, ekonomine, tregjet, cmimet, rregullin publik, bandat? Cfare mund te kerkohej duke shkaterruar Tiranen? Neser do jene po ato persona mbi te cilet do te rendojne taksat per rivendosjen e rregullit ne ate vend.
- Nga videot duken qe jane disa persona qe e drejtojne turmen dhe qe mund te quhen "aktiviste te forte"! Per ta mund te jete nje pune sepse ndoshta paguhen per kete gje por cfare faji ka pjesa tjeter e turmes qe mund te kete shkuar per te manifestuar ne menyre paqesore?
- NUK U GJUHET POLICEVE! Kur duhet ta kuptojme kete gje? Nese secili prej nesh mendon qe jemi nje copez shteti, atehere e di mire qe keto gjera nuk behen, na pelqen a nuk na pelqen neve. Mos harroni qe me mire nje lider i keq se sa pa lider fare (dhe besoj se kete gje e kemi provuar mbi lekuren tone).
- "Armiamoci e partite"..."armatosemi dhe nisuni" eshte nje thenie qe e perdorin italianet per te thene qe ata qe fillojne problemet gjithsesi jane te sigurte ne shtepite e tyre dhe nisin te tjere para duke i stimuluar per te kryer veprime te tilla. Do doja tia dija sa u rreh per ata qe dalin? Solidarizimi per viktimat eshte i kote sepse vdiqen nderkohe qe do mjaftonte te behej nje manifestim paqesor dhe mund te shmangeshin gjithe ato probleme.
- Eshte per te ardhur keq qe si shqiptare nuk jemi kurre te afte te bejme dicka sic duhet dhe perhere do vritemi njeri me tjetrin! Te gjithe e dime mire se cilet na drejtojne si nga njera ane si nga ana tjeter? Te gjithe e dime mire sa qeveri jane nderruar dhe se cilido ka ardhe ne qeveri ka bere po te njejten gje qe ka bere paraardhesi. Te mos harrojme te gjithe qe ata qe na drejtojne jane nxenes te Xhaxhit dhe i dine mire marifetet.
- Do vije dita qe do votojme por kujt do ja japim ate vote? Mendojme qe nese nderrohet kjo qeveri gjerat do shkojne njelloj? Kush prej atyre qe na drejtojne nuk ka vjedhur dhe ka pare interesin e vet? Do zgjedhim ate qe ka vjedhur me pak?
Secili prej nesh te beje bilancin e kesaj situata mbi mireqenien e cdo familje!
Vertet per te ardhur keq...
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2051 2052 2053 2054 2055 2056 2057 2058 2059 [2060] 2061 2062 2063 2064 2065 2066 2067 2068 2069 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.