Forumi Horizont Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 199 200 201 202 203 204 205 206 207 [208] 209 210 211 212 213 214 215 216 217 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga déjà-vu datë 25 Qershor 2004 - 03:21:

Mikes time.


Ne Mundesh

Ne mundesh ta ruash arsyen kur bota humb fillin
E fajin ty ta hedh dhe vetes ti besosh
Sa here te ti besojne e s’te perfillin
Por edhe dyshimet drejt ti gjykosh…
Ne mundesh te rrish ne pristje nga pritja pa u lodhur
Pa kur t’urrejne, urrejtje mos t’ushqesh
Madje, ndaj shpifjeve te rrish pa folur
Me thjeshtesi me to pa rene ndesh
Ne mundesh te mendosh por jo gjer ne shkaterrim
Te enderrosh, por jo si rob enderrimesh
Dhe ti trajtosh njelloj pa dallim
Ngadhnjim dhe shpartallim, burim mashtrimesh
Ne durofsh dot qe theniet e tua te drejta
Ne kurthe per trutharet kopuket te ti kthejne
Ti shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta
E prap ti ndertosh me vegla qe nuk vlejne
Ne mundesh fitoren qe ke korrur ti flijosh
Si ne kumar, ne nje te vetme loje
Te rrezikosh te humbesh e prap t’ia fillosh
Dhe humbjen kurre te mos e zesh ne goje
Ne i detyrosh dot muskujt, puls e zemer
Te te sherbejne edhe kur gjithçka duket e kote
E te qendrosh kur s’ke asgje veç vullnetit
Qe veç nje fjale “qendro’’, gjithnje te thote...
Ne mundsh te flasesh me maskarenj,
Por nderin tend te ruash
A t’ecesh perkrah mbretit, pa krenari qe te verbon
Nese armiku apo miku s’te bejne dot te vuash
Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton
Ne mundesh t’i mbushesh ti minutat aq te renda
Me vepra qe peshojne, dije dhe mos ki asnje dyshim
Se jotja do te jete Bota me ç’ka Brenda
Dhe njeri do te jesh, o biri im.

Rudyard Kiplin
________________________________________________
________________________________________________

Cuditerisht,identifikohem ne pak rreshta sonte...



Jam mbi krevat ne dhomen time dhe eshte nje qetesi surreale.E vetmja gje qe degjohet lehte jane ''klithmat'' e modem-it ,shenje kjo qe me tregon qe jam ne web....

Enter!

Miremengjes nate!

________________________________________


  Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 199 200 201 202 203 204 205 206 207 [208] 209 210 211 212 213 214 215 216 217 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.