Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 199 200 201 202 203 204 205 206 207 [208] 209 210 211 212 213 214 215 216 217 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Fajtori datë 27 Prill 2008 - 06:35:

Ne fakt te vish ketu domethene te DITAROSESH. Pak a shume i ngjan nje rrefimi tek prifti qe une e kam pare vetem neper filma. Ka dhe nga ata dallkauke qe e kane provuar realisht, por jam me fat te gjendem tek "ditari" dhe te mos gjykohem si ofendues nga fetaristet e rradhes.

Ne fakt e gjithe kjo jete eshte nje ekuacion i pazgjidhur qe avash avash i gjenden faktoret. Femrat zakonisht pelqejne meshkuj me ekuacione te zgjidhura, qe ti hyjne ne forme X-i dhe ti dalin matane me pjellje te perfunduara. Ah c'lumturi femerore te jesh nje Ypsilon i zgjidhur.

Por ka dhe femra ndryshe, ashtu sic ka dhe meshkuj ndryshe, ashtu sic ka edhe ekuacione te veshtira. Here pas here perballem me realitetin, me tregun e seksit tjeter. Kjo mund te qelloje ndonje party, pub apo diskoteke. Di vetem qe ciftet e martuara i evitojne keto ambjente sepse eshte e veshtire ti perballojne. Me se shumti jane njerezit plastike qe i hyjne ambjenteve te tilla. Te tille ka plot sot, madje modernizmi karakterizohet nga plasticiteti i te gjitha moshave. Ajo qe mungon eshte dialogu i qarte mes qirjeve okazionale dhe qirjeve tradicionale. Ketu qendron dhe klecka mes brezave, te cilen ne mundohemi te fshehim me bindjen se e dime cfare po bejme. Ne fakt e kuptojme shume vone qe jemi femije te rritur, qe si cdo femije nuk e di cfare ben dhe ku shkon. Ndjekim hormonet dhe nuhatjet spermo-vezore qe na cojne ne epshe te imagjinuara. E ne fund ato epshe mbajne gjalle raportet tona unike, gjoja besnike, ku perfundojne shumica prej nesh.

Qepare po vezhgoja nje femer. Me luhej me te. Jo per te tronditur raportin e saj me mashkullin fiks, sa per te shtuar nje pengese drejt njohjes se nje mashkulli tjeter. Me luhej nje hap me tutje sesa lojerat olimpike normale. Me luhej me deshiren e saj per tu tundur para nje mashkulli te paidentifikuar qe e bente te ndihej femer. Dhe te mendosh qe mashkulli fiks ishte para saj, ulur ne karrige. Sa me pelqente ajo ide, pra rritja e kufirit te saj per te dale nga ai mashkull fiks. Ose me sakte me luhej mashkullisht me deshiren e saj femerore per te qene e deshiruar. Prandaj cdo shikim qe merrte ishte nje ftese drejt nje bote tjeter, larg asaj qe kishte, nje hap me shume se mundesite e saj, tutje atij pelqimi bythesh qe ia vlenin vertet. Te mesosh ekuacionin tend eshte dhe keshtu, teksa luan me ekuacionin e ndonje femre te pazgjidhur qe mundohet te shperbehet/shkèrdhehet nga nje ligj "i forte" matematike.

Moderatori mund ta fshije nese ky mesazh eshte ie papershtatshem.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 199 200 201 202 203 204 205 206 207 [208] 209 210 211 212 213 214 215 216 217 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.