Forumi Horizont | Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)
Si te evitoni dhimbjet e nervit shiatik?
Cod. A08052006
Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhembjet e nervit shiatik mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera popullore. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej 6 muajve nga këto dhimbje ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin.
Për përmirësimin e dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme të rekomanduara nga mjekë popullorë.
Masazhet me Vaj dhe me Akull.
Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t’i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Për përmirësimin e dhimbjeve të nervit shiatik shërben edhe kura e përftuar nga përzierja e 100 gramë jodio, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirinë dhe një kuti rozmarinë të njomë. Të gjitha këto përzihen së bashku në një enë dhe lihen në qetësi për 5 orë. Pasi kjo përzierje ka marrë trajtën e pomadës, bëhet masazhi i këmbës për 15 deri në 20 minuta, atje ku nervi shiatik është i ngacmuar. Kjo kurë vazhdon për 7 deri në 10 ditë rresht. Mënjehërë pas përdorimit ju do të keni mundësi të shihni edhe efektet pozitive të kësaj kure.
Çajrat
Një tjetër mënyrë është edhe çaji i përgatitur nga gjethet e urthit. Gjetheve të njoma të urthit, u shtohen 4 gota me ujë dhe lihen për t’u zier për 20 minuta. Pasi kullohet, pihet nga 1 filxhan esëll në mëngjes dhe një filxhan tjetër para gjumit. Çaj pihet i ëmbëlsuar me mjaltë. Kjo kurë vazhdon për një muaj.
Një tjetër mënyrë për të lehtësuar dhimbjet e nervit shiatik përdoren koret e shelgut, gjethe dhe sythe mështekne, lulet e shtogut, lulet e blirit si dhe gjethet e hithrës dhe këputje. Pasi imtësohen mirë dhe përzihen, merret një lugë nga kjo përzierje dhe zihet në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta me 200 miligramë ujë. Më pas kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merren 4 lugë dhe vlohen për 5 minuta në gjysmë litri ujë. Më pas ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet çdo 2 orë, nga 1 gotë çaji, por që të jetë shumë i nxehtë. Dhe kura e fundit është ajo e përgatitur nga kallinjtë e bredhit të bardhë, të cilët zihen në 200 mililitër ujë. Pasi kalon 2 orë kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë. Ky çaj pihet i ngrohtë esëll çdo mëngjes dhe në mbrëmje vonë nga 1 gotë çaji.
Autori: Mimoza Kërmezi
Gjithsej 62 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.