Forumi Horizont Gjithsej 76 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 76 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Adhuruesit e gjakut.....por jo te Zotit! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13007)


Postuar nga tolstoy86 datë 16 Prill 2007 - 20:00:

Po vertet, qarkullim i vazhdueshem eshte kjo pune, qindra miliona njerez vine, ikin dhe vendin i zene qindra miliona te tjere, ka mijera vite ky muhabet, po per cfare dhe deri kur?? Kopete e deleve, nje dite te bukur merren nga lendina dhe dergohen ne thertore, te lendina, vazhdojne te rriten qengjat deri sa te vije dita qe te nisen edhe ato ne thertore. Po mire, kjo pune ngjan me punen e njeriut, po zhdukja e deleve e ka nje kuptim, ti sherbejne mireqenjese se njeriut. Po zhdukja e njeriut??? Po kuptimi i atij, qe ka permendur i pari dhe i fundit nga gjitha krijesat fjalen dhe konceptim 'kuptim', ckuptim ka, te ike sic iken bagetia. Delet te pakten nje kuptim ekzistence e paten, po njeriu, nuk ka??? Apo jemi me poshte se delet???
Po tani edhe te kthehesh nga nje njeri ne nje tjeter, apo gjallese tjeter, eshte budallellek me brire i atyre qe e kuptojne se te behesh hic nuk ka fare kuptimi, por edhe duan ta komplikojne ceshtjen. Ashtu sic e komplikon ceshtjen judaizmi me racizma si besimi qe parajsa i perket vetem hebrenjve, apo besimi i krishtereve se Zoti ka bir, se ekziston edhe nje shpirt i shenjte, te tre me fuqi te njejte, megjithese ka vetem nje Zot sipas tyre , islami eshte gje tjeter fare vella, megjithese vertet keto tri fe kane nje burim, se te trija nga Zoti kane zbritur, u jane zbritur njerezve, dhe per mijera vite kane ndodhur prishje qe kane shtyre ne humbje te identitetit te disa feve dhe te librave te tyre. Mbase do thuash, po cne qe islami nuk qenka prishur si keto 2 te tjerat..2 fete e tjera dhe librat e tyre te shenjte, u ishin lene amanet njerezve, pasi u prishen ato, u dergua nje fe qe do zbardhte shume te verteta dhe libri i kesaj feje ka fjalen e Zotit qe nuk do ti ndrydhohej asnje germe. E kete e pranon cdokush, edhe shpifesit me te medhenj nuk kane cthone per autenticitetin e Kur'anit..(sigurisht po e shpreh kete si besimin tim)
Muhabetin e opiumit si duket nuk e paskam shprehur mire.. Vdekjen jo vetem e pranojme, por e mendojme shpesh dhe mundohemi ti japim kuptim asaj dhe asaj qe vjen nga pas. Te mos mendoja vdekjen si gje normale, e qe do me coje dikund tjeter, apo qe thjesht do eleminoje cdo perde dhe limite te mendjes, syrit e zemre, e qe do jete porta e te vertetave, do isha me khajamistat 'derdh kupa e puth cupa'..po ja qe kam qellime me te medha. Edhe nuk ja vlen fundja, psh te mendosh james morrison-in, me shume cupa e kupa se ai, sputh e spi dot, .. po ja beri vetes nja bam..e sa jane si ai..po ckuptim ka gjoja, te jetosh pa kapur kuptimin e kesaj bote, e ardhmja eshte vetem nje dite e gjate me re, dhe vdekja nje humnere e madhe qe ka per te tperpire. Mos te behem shume poetik, por ti nuk me dhe shpjegime te besimeve te tua, shprehe se cbeson, ate po bej edhe une. Te lutem mund te shkruash arsyetimet qe te kane bere ty te besosh ato qe beson.
Riqarkullimi (i energjise, materjes e car te duash ti) qe thua eshte nje nga ato ligjet qe si cdo ligj tjeter ne fakt deshmon per ekzistencen e Zotit, se mundohu sa te duash, po kthen energji nga mekanike ne kimike, ben hi nga nje dru, po thyen nje xham, po zberthen perberje kimike, madje edhe forca nderatomike..po car behet hic..asgje, por car krijojne nga hici shpikesit, zbuluesit, shkencetaret..hic, gjithe ajo lende e pare ka qene, por te kete qene gjithmone, nuk ka kuptim, e ka krijuar dikush doemos. Gjithe kjo rregullesi, gjithe ajo perfektesi.. nuk ia vlen ti jepet ndonje vlere sado e vogel vec zeros, mundesise qe e gjithe ne, qe gjithesia te jete krijuar rastesisht. Po hajt te pranojme qe lenda e pare ka qene, po sa eshte mundesia qe te mblidhen ne nje vend ashtu, jo nga era e jo nga dielli, gjithe elementet dhe ne menyre ekzakte te formojne njeriun, apo qofte edhe kushtet qe lejojne jetesen e njeriut. E pra, ne kete pike kane ardhur pothuajse te gjithe shkencetaret, pjesa me e madhe e te cileve ka deshmuar qe ka nje krijues, e pjesa tjeter ka thene qe rastesi smund te jete, po edhe krijues nuk ka. (zdo te besoje eshte pune tjeter, i falte Zoti)
E kesaj i thua prove te dickaje, mendimin shkencor apo jo. Po sikur te provohej me vone edhe shkencerisht, sic provoi Ajnshtajni qe mund te shohesh gjyshin tek lind (pra qe koha eshte thjesht nje kufi qe mund te kapercehet disi, por si??? sigurisht qe me vdekje, nejse), disa nga provat me te medha te matematikes, jane provimi se ai lloj problemi nuk ka zgjidhje, dhe qe gjithesia nuk mund te jete krijuar rastesisht, kjo eshte provuar. Shpirtin e pranojne pjesa me e madhe e doktoreve, me te aftet per te folur per temen ne fjale mbase, nga aspekti shkencor. Per shume dite, embrioni i njeriut ngjason me ate te kafsheve, por car e ben ate ndryshe??? Pse nuk shpjegohen dot fluturimet ne endrra, ne kohe te qindra te sekondit, qe na duken qe zgjasin edhe me ore, cjane ato qindra miliona njerez qe besuan, qe deshmuan, qe thane qe kane pare gjera te mbinatyrshme..Cte ben ty ndryshe nga mua, megjithese mund te kemi tipare te njejta fizike, cben dy binjake edhe te nje veze te kene personalitete te ndryshem..jane provuar shume gjera..me ekuacione mbase jo, por po te behet nje dite, pse te jemi nga ato qe megjithe se shume njerez te mencur na shpjeguan se shpirti ekziston, ne te jemi nga ato qe kemi thene nuk i besoj gje tjeter vec asaj qe me sheh syri.. megjithese i besojme gravitetit, mendjes, ndjenjave, dashurise..
Para Ademit ka pasur krijesa joprimitive, por krijesa te larta si engjujt dhe gjindet. Ne krahasim me njeriun mund te jene edhe 'primitive' edhe te pakapshem.. kjo varet te njeriu.
E zgjata icik shume, por kete punen e dinosaurve nuk e kuptova. Versete te tilla Kur'anore nuk e di te kete. Por ne Kur'an permenden shume pak krijesa direkt.. Kur'ani nuk eshte as liber shkence, as historie dhe ndoj lloj libri tjeter qe dime..eshte liber i shenjte. Tani shume gjera permenden indirekt, ca jane hapur fare. Kur'ani ka qellim rritjen dhe shpetimin shpirteror te njerezve, por jepen shume mesazhe qe i sherbejne jeteses se njeriut, psh permendja e disa mrekullive te disa profeterve tregon se duke zbatuar urdherin dhe fjalen e pare te Kur'anit (lexo, pra kerko dije, kerko te verteten, etj etj, eshte nje fjale ne fakt qe shume dijetare e kane shpjeguar me qindra faqe me shpresen se mund te shpjegojne te pakten dicka rreth saj) njeriu mund te kuroje cdo semundje (sic bente Jezu krishti), mund te fluturoje (sic bente hz Sulejmani)..apo jep pershkrime fantastike te fazave te krijimit te bebes ne barkun e nenes, apo pershkrimin e modelit te rrotullimit e formes te planeteve..(kujto qe behet fjale per rreth para 1400 viteve) etj etj..Ne ate aspekt me versetet e tija Kur'ani eshte liber qe ka frymezuar Edisonin te shpiki llamben, e shume gjera qe marrin shume kohe per tu pershkruar..Por e perseris, ky nuk eshte qellimi i Kur'anit. Te permendte direkt nje nendetese psh, po pse te mos permendeshin direkt cilesi te Jupiterit psh?? Keto gjera i gjen ne librat e shkences, qe jane secili nga nje model i vogel i Kur'anit, pra qe na ndihmon te njohim Zotin dhe madheshtine e tij.
Mendimi im, nqs ka fakte qe kane ekzistuar dinosauret, perse jo o vella, qe budallelliqet e kafkave te njerezve te neandertalit, kane qene thjesht genjeshtra, jane provuar, per dinosauret qe i paske ne qejf, nuk kam degjuar gje. ka plot krijesa qe thuhet qe jane zhdukur, fundja secila e ka patur nje qellim dhe zhdukja e tyre, ka te ngjare te kete dore ne ato anamalitete klimaterike qe po shohim sot, jo arinjve spo u vjen gjumi, jo sa heret erdhe pelikanet kacurele..
nejse, gjithe te mirat sajmo


  Gjithsej 76 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 76 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.