Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Nje grua e dorezuar! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15793)


Postuar nga Katilesha datë 23 Janar 2009 - 02:15:

Post

E merkure 6 tetor


Dje me derguan tryezen qe pata gjetur te dielen ne pazarin e vjetersirave,nje tryeze e vertete prej druri te kuq, pak e demtuar,e rende dhe e madhe. Dhoma e ndenjies eshte dhe me e bukur se dhoma jone e gjumit. Megjithe trishtimin qe me ka kapluar,mbreme vajta ne kinema,piva ilace,-nje ritem qe nuk e ndryshoj dot. Qysh mbreme gezohesha per kenaqesine qe do t’i jepja sot ne mengjes. Dhe natyrisht ai me uroi. Dhjete vjet me pare e rregullova kete dhome nderkohe qe ai i sherbente se emes qe qe e semure. Me kujtohet fytyra e tij, zeri i tij. “ Sa mire, ketu do te jemi te lumtur”. Ndeza nje zjarr te madh  ne  oxhak. Zbriti te blinte shampanje ,me solli edhe trendafila te kuq. E sot ne mengjes veshtronte-miratonte-si ta shpjegoj?-  sikur duhej ta bente kete gje. A thua te kete ndryshuar vertete? Ne nje kuptim pohimi i tij me kishte qetesuar : ai ka nje histori, gjithcka shpjegohet. Por a do te kishte nje histori sikur te kishte mbetur ai qe ka qene? Une e kisha parandjere dhe kjo eshte nje nga arsyet e thella te shqetesimit tim: njeriu nuk e ndryshon jeten e tij,pa ndryshuar me pare vetveten. Para plot, mjedis I shkelqyer; qe nginjur. Kur luftonim dikur me jeten, pafajsia ime e mahniste: “ Oh,je e mrekullueshme!”   Nje lule e vogel, nje frut I shijshem,pulovri qe I thurja ishin thesare te vertet. Kjo dhome e thjeshte ndenjeje , te cilen e rregullova me aq dashuri,oh , nuk i ben me pershtypje ne krahasim me apartamentin e Talboteve. E me ate te Noejise? Si e ka ajo dhomen e ndenjies? Sigurisht me luksoze se e jona.
 ...........
Mua me pelqen t'i rikthehem librave. Te rilexoj shprehjet apo paragrafet  qe i kam nenvizuar me pare dhe te kuptoj me shume prej tyre. Shpesh here me ka ndodhur qe e kam trajtuar nje shprehje  shume personalisht dhe aty mund te kem projektuar emocionet e momentit duke arritur edhe ne ndonje clirim emocional. Gjithnje eshte ngushelluese te dish qe ka edhe njerez te tjere qe i ndodhin "te njejtat" gjera.
 


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.