Forumi Horizont Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Kush ishte Skenderbeu ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16927)


Postuar nga Piktor datë 26 Mars 2009 - 03:41:

Mendoj se kur flet profesori te tjeret duhet te degjojne dhe mesojne.
Sapo lexova kete shkrim te profesorit te nderuar dhe te falenderoj edhe ty Cyborg per shkrimin qe ke sjelle.
Ne fakt Cyborg po te kesh lexuar temen e mesiperme qe bera link kam shkruar qe Skenderbeu nuk ishte i gjate aq sa e bejne gojdhenat por shtatmesatar qe natyrisht bemat dhe trimerite eshte normale qe ja rrisin pak. Kete konkluzion e kam pasur personal timin qe kur kam qene femije.
Isha rreth 10-11 vjeç kur kam viztuar per here te pare mazoleumin e varrit te Skenderbeut ne Lezhe. Ishim me baben dhe prisnim te vinte ndonje makine apo autobuz per ne Shkoder tek Ura e Lezhes aty ku ndahet rruga per Shnin (Shengjin) dhe Shkoder. Mbaj mend se erdhi nje autobus me turiste qe ishin te rradhe ne ate kohe ne Shqiperi dhe zbriten me aparate fotografike dhe pertypnin çemçakeza. Isha aq shume kurioz mbas tyre saqe i mbusha mendjen babes e filluam te shkonim mbas tyre. Ata u drejtuan per tek vari i Skenderbeut. Filluan te shkrepnin aparatet dhe ajo qe me beri kurioz si femi ishte se mu duk shume i vogel varri i nje njeriu aq te madh ne syte e mi. Mbaj mend qe kur shkova ne shtepi kam pyetur nje axhen tim se sa i gjate ishte Skenderbeu e ai qetesisht mu pergjigj narmal 170- 180.


  Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.